Select Page

7. E kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra për Allahun, ndërkohë që ai ftohet në fenë Islame?! Por Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të padrejtë.

– “E kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra për Allahun, ndërkohë që ai ftohet në fenë Islame?! – Këta mohues të së vërtetës janë zullumqarët më të mëdhenj dhe nuk kanë asnjë justifikim për këtë padrejtësi që kryejnë. Ata vazhdimisht ftohen në...

6. Kujto dhe kur Isai, biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Israilit! Unë jam i dërguar i Allahut për ju. Unë jam vërtetues i Teuratit, që ishte para meje; jam lajmëtar për një Profet që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed.” Por, kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapur.”

Allahu i Madhëruar na tregon për arrogancën dhe refuzimin e bijve të Israilit ndaj ftesës së Isait (a.s.): – “Kujto dhe kur Isai, biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Israilit! Unë jam i dërguar i Allahut për ju.” –  Allahu i Madhëruar më dërgoi tek ju që t’ju...

5. Kujto kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im! Pse më mundoni, kur e dini me siguri se, me të vërtetë, unë jam i Dërguari i Allahut për ju!” Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë.

– “Kujto kur Musai i tha popullit të vet: …” – Musai (a.s.), duke qortuar popullin e tij për veprat e ulëta dhe për mundimin që i shkaktonin, edhe pse e dinin se ai ishte i dërguar i Allahut, tha: – “O populli im! Pse më mundoni, kur e dini me...