061. ES-SAFF | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Wed, 04 May 2022 15:56:31 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 061. ES-SAFF | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 14. O ju që keni besuar! Bëhuni ndihmëtarë të (rrugës së) Allahut, sikurse Isai, biri i Merjemes, u tha dishepujve: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?” Dishepujt i thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarët e Rrugës së Allahut!” Disa prej bijve të Israilit besuan e disa të tjerë kundërshtuan. Ata që besuan, Ne i përkrahëm kundër armiqve të tyre dhe ata fituan. https://www.tefsirkurani.al/14-o-ju-qe-keni-besuar-behuni-ndihmetare-te-rruges-se-allahut-sikurse-isai-biri-i-merjemes-u-tha-dishepujve-kush-do-te-jete-ndihmetari-im-ne-rrugen-e-allahut-dishepujt-i-tha-2/ https://www.tefsirkurani.al/14-o-ju-qe-keni-besuar-behuni-ndihmetare-te-rruges-se-allahut-sikurse-isai-biri-i-merjemes-u-tha-dishepujve-kush-do-te-jete-ndihmetari-im-ne-rrugen-e-allahut-dishepujt-i-tha-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:31:02 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16755 – “O ju që keni besuar! Bëhuni ndihmëtarë të (rrugës së) Allahut,…” – Jini ndihmues dhe mbështetës së fesë së Allahut, me fjalët dhe me veprat tuaja, duke u përpjekur seriozisht dhe me sinqeritet për të realizuar dhe plotësuar fenë e Tij në veten tuaj, por edhe për përhapjen e saj tek të tjerët. Kjo detyrë kërkon që të pajiseni me dituri, të punoni sipas saj dhe të bëni durim në përhapjen e saj. Ju do të hasni në vështirësi të shumta, që do të kërkojnë edhe të luftoni me armiqtë e kësaj feje, të cilët e pengojnë përhapjen e saj.

Ju do t’ju duhet të sakrifikoni pasurinë dhe jetën tuaj. Do t’ju duhet ta luftoni të kotën me dituri dhe argumente të qarta, por edhe me shpatë, kur e përcakton urtësia e Zotit. Kështu, me dituri dhe fjalë të qarta, do ta ndriçoni të vërtetën për njerëzit, do t’u tregoni kotësinë dhe mashtrimin e të padrejtëve dhe do t’i paralajmëroni për rrezikun e rrugës së humbjes.

Atëherë, të ndihmosh fenë e Allahut do të thotë, së pari, të mësosh e studiosh Librin e Allahut dhe Traditën e Profetit të Allahut, dhe pastaj të nxisësh edhe të tjerët që ta bëjnë një gjë të tillë, duke i urdhëruar për të mira dhe duke i ndaluar nga të këqijat, ashtu siç i  ka përcaktuar feja e Zotit. Më pas, Allahu i Madhëruar i nxit besimtarët që të ndjekin shembullin e vëllezërve të tyre të mëparshëm, duke thënë:

“… sikurse Isai, biri i Merjemes, u tha dishepujve: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?”” – Isai (a.s.) i ftoi dishepujt të bëheshin ndihmuesit e tij në rrugën e Zotit dhe ata menjëherë i dhanë besën duke i thënë:

“Dishepujt i thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarët e Rrugës së Allahut!” – Kështu, bashkë me dishepujt e tij, Isai (a.s.) sakrifikoi për të ndihmuar dhe përhapur fenë e Zotit, duke duruar në të gjitha vështirësitë që i dolën.

– “Disa prej bijve të Israilit besuan e disa të tjerë kundërshtuan. Ata që besuan, Ne i përkrahëm kundër armiqve të tyre dhe ata fituan.” – Si rezultat i përpjekjeve dhe thirrjes së Isait dhe dishepujve të tij, besuan disa prej bijve të Israilit, por pjesa tjetër refuzuan t’i përgjigjeshin ftesës së tij. Atëherë, besimtarët e sinqertë luftuan kundër mohuesve dhe Zoti u dha fitoren.

Kështu, edhe ju, o populli i Muhamedit, bëhuni ndihmues të fesë së Allahut dhe ftues të njerëzve në rrugën e drejtë, që Allahu i Madhëruar t’ju ndihmojë dhe forcojë këmbët tuaja, ashtu sikurse veproi me besimtarët e sinqertë para jush. Kjo është rruga e fitores mbi armikun tuaj. Këtu mbyllet tefsiri i sures Saff, dhe për këtë falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/14-o-ju-qe-keni-besuar-behuni-ndihmetare-te-rruges-se-allahut-sikurse-isai-biri-i-merjemes-u-tha-dishepujve-kush-do-te-jete-ndihmetari-im-ne-rrugen-e-allahut-dishepujt-i-tha-2/feed/ 0
13. Edhe të tjera që ju i dëshironi, si, ndihmë prej Allahut dhe fitore të afërt. Atëherë, përgëzoji besimtarët! https://www.tefsirkurani.al/13-edhe-te-tjera-qe-ju-i-deshironi-si-ndihme-prej-allahut-dhe-fitore-te-afert-atehere-pergezoji-besimtaret-2/ https://www.tefsirkurani.al/13-edhe-te-tjera-qe-ju-i-deshironi-si-ndihme-prej-allahut-dhe-fitore-te-afert-atehere-pergezoji-besimtaret-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:30:37 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16752 – “Edhe të tjera që ju i dëshironi, si …” – Përveç shpërblimit të madh në ahiret, ju do t’ju jepet edhe një shpërblim i shpejtë në dynja, të cilin ju e dëshironi shumë:

“… ndihmë prej Allahut dhe fitore të afërt.” – Allahu do t’ju japë fitore mbi armiqtë tuaj, e cila do t’ju sjellë krenari dhe gëzim. Kështu do të hapet rrethi i Islamit dhe do të shtohen begatitë. Ky është shpërblimi i premtuar besimtarëve që luftojnë dhe përpiqen në rrugën e Zotit. Por edhe besimtarëve të tjerë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në xhihad, Allahu i Lartësuar nuk ua pret shpresën për mirësitë e Tij. Duke dhënë një premtim gjithëpërfshirës, Ai thotë:

– “Atëherë, përgëzoji besimtarët!” – Përgëzoji ata me një shpërblim të madh në jetën e dynjasë dhe në jetën tjetër. Secili do të shpërblehet sipas gradës së imanit, edhe pse nuk do të jetë në të njëjtin nivel me ata që kanë luftuar në rrugën e Zotit. Profeti (a.s.) ka thënë: “Me të vërtetë, në Xhenet ka njëqind grada, hapësira mes çdonjërës prej të cilave është sa hapësira mes qiellit dhe Tokës. Këto, Allahu i Lartësuar i ka përgatitur për luftëtarët në rrugën e tij”.186 Pastaj i Lartësuari thotë:

186 Në një kopje tjetër të këtij Tefsir-i, në vend të këtij hadithi, autori shkruan: “Profeti (a.s) ka thënë: “Për atë që është i kënaqur me Allahun si Zotin e tij, me Islamin si fenë e tij, me Muhamedin (a.s.) si profetin e tij, për atë është bërë detyrë Xheneti.” Ebu Seid el Hudriu (transmetuesi i këtij hadithi) u çudit nga këto fjalë dhe tha: “Ma thuaj edhe një herë, o i Dërguari i Allahut!” Ai ia përsëriti dhe pastaj tha: “Por është edhe diçka tjetër, nëpërmjet së cilës robi ngrihet nëpër 100 gradat e Xhenetit, hapësira mes çdonjërës prej të cilave është sa largësia mes qiellit dhe Tokës.” – “Cila është ajo vepër, o i Dërguar i Allahut?” – pyeti Ebu Seid el Hudriu. Profeti (a.s.) tha: “Xhihadi në rrugën e Zotit, xhihadi në rrugën e Zotit”. Këtë hadith e ka shënuar Muslimi.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/13-edhe-te-tjera-qe-ju-i-deshironi-si-ndihme-prej-allahut-dhe-fitore-te-afert-atehere-pergezoji-besimtaret-2/feed/ 0
12. Ai jua fal gjynahet tuaja, ju fut në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, dhe në pallate të bukura, në xhenetet e amshuar. Ky është fitimi i madh. https://www.tefsirkurani.al/12-ai-jua-fal-gjynahet-tuaja-ju-fut-ne-kopshte-neper-te-cilet-rrjedhin-lumenj-dhe-ne-pallate-te-bukura-ne-xhenetet-e-amshuar-ky-eshte-fitimi-i-madh-2/ https://www.tefsirkurani.al/12-ai-jua-fal-gjynahet-tuaja-ju-fut-ne-kopshte-neper-te-cilet-rrjedhin-lumenj-dhe-ne-pallate-te-bukura-ne-xhenetet-e-amshuar-ky-eshte-fitimi-i-madh-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:30:02 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16748 – “Ai jua fal gjynahet tuaja …” – Kjo falje përfshin të gjitha gjynahet, të mëdhatë dhe të voglat. Kështu, besimi i plotë dhe i vërtetë tek Allahu dhe xhihadi në rrugën e Tij i falin të gjitha gjynahet, edhe ato të mëdhatë.

“… ju fut në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj …” – Poshtë ndërtesave dhe kështjellave, poshtë tendave dhe dhomave të tyre të zbukuruara, mes pemëve të Xhenetit, rrjedhin lumenj, të cilët Allahu i Lartësuar i përshkruan si: “lumenj me ujë të kristaltë, lumenj qumështi me shije të paprishur, lumenj vere të këndshme për ata që pinë dhe lumenj mjalti të kulluar.” [Muhamed 15].

“… dhe në pallate të bukura, në xhenetet e amshuar. Ky është fitimi i madh!” – Në Xhenet ka çdo mirësi dhe begati që të gëzon shpirtin dhe të kënaq syrin. Banorët e tij lumturohen duke kundruar ndërtesat e larta e të stolisura në mënyrë të mrekullueshme. Madje, banorët e Ilijin-it, që ndodhet në gradën më të lartë të Xhenetit, shihen nga banorët e tjerë të Xhenetit, ashtu sikurse shohim sot yjet vezullues në qiellin e dynjasë. Disa ndërtesa të Xhenetit janë të ndërtuara me tulla floriri, ndërsa disa të tjera me tulla argjendi.

Tendat e fshehura mes bimësisë së dendur dhe lumenjve janë prej diamanti dhe prej koralesh. Disa vende pushimesh janë prej xhevahiresh me ngjyra të larmishme e të kristalta, aq sa që nga jashtë duket çfarë ka brenda dhe nga brenda mund të shikosh çfarë ka jashtë. Në Xhenet ka aroma të freskëta dhe të mrekullueshme, ka kënaqësi të llojllojshme, që edhe më oratori nuk di t’i përshkruajë. Asnjë prej krijesave të kësaj bote nuk mund ta dijë realisht se si janë ato të mira. Sikur Allahu të mos i krijojë banorët e Xhenetit të pavdekshëm dhe sikur të mos i bëjë në një krijim të ri, që nuk pranon shkatërrimin dhe vdekjen, ata do të vdisnin nga lumturia e madhe, me të cilën do të përballen.

I lavdëruar, i madhëruar dhe i lartësuar larg çdo të mete është Allahu, të Cilin askush nga krijesat e Tij nuk mund ta lavdërojë e falënderojë ashtu siç i takon. Allahu është ashtu sikurse e ka lavdëruar Veten e Vet. Ai është shumë e shumë më i lavdëruar, i madhëruar e i lavdishëm sesa mund ta lavdërojnë robërit e Tij. I lavdëruar dhe i mbushur plot mirësi është Allahu i Gjithëmëshirshëm! I bukur është Ai dhe të bukur janë emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Allahu e krijoi vendin e paqes dhe të mirësisë së përjetshme dhe vendosi brenda tij mrekulli, që çudisin mendjet e krijesave dhe mbushin me mall shpirtin e tyre. I lartësuar qoftë Allahu, të Cilit i takon urtësia e plotë!

Nëse Allahu i Madhëruar do t’i bënte robërit që ta shihnin Xhenetin kur Ai e krijoi atë, atëherë, pasi të kishin parë mirësitë dhe mrekullitë e tij, askush nuk do të gjente më qetësi dhe kënaqësi me jetën e kësaj bote, por do të pushtohej tërësisht nga malli i papërballueshëm për Xhenetin e Allahut të Lartësuar. Të gjithë nuk do të reshtnin së punuari vetëm për arritjen e atyre mirësive. E si mund të hutoheshin e mashtroheshin këta të përmalluar nga jeta e kësaj dynjaje të shkurtër, mirësitë e të cilës janë të përziera me dhimbje e frikë?!

Xheneti është quajtur ‘Adn’ – ‘i Përhershëm’, për të treguar vazhdimësinë dhe përjetësinë e tij, për të treguar që banorët e tij nuk kanë për t’u larguar kurrë prej tij dhe kurrë nuk kanë për ta ndërruar ketë shpërblim të madh. Ky sukses nuk mund të krahasohet dhe shkëmbehet me asnjë fitore tjetër. Ky ishte shpërblimi i pashembullt i ahiretit për këtë tregti. Ndërsa për sa i përket shpërblimit në jetën e dynjasë, Allahu i Lartësuar thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/12-ai-jua-fal-gjynahet-tuaja-ju-fut-ne-kopshte-neper-te-cilet-rrjedhin-lumenj-dhe-ne-pallate-te-bukura-ne-xhenetet-e-amshuar-ky-eshte-fitimi-i-madh-2/feed/ 0
11. Besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe veten tuaj! Kjo është shumë herë më e dobishme për ju, sikur ta dinit. https://www.tefsirkurani.al/11-besoni-allahun-dhe-te-derguarin-e-tij-dhe-luftoni-ne-rrugen-e-allahut-me-pasurine-dhe-veten-tuaj-kjo-eshte-shume-here-me-e-dobishme-per-ju-sikur-ta-dinit-2/ https://www.tefsirkurani.al/11-besoni-allahun-dhe-te-derguarin-e-tij-dhe-luftoni-ne-rrugen-e-allahut-me-pasurine-dhe-veten-tuaj-kjo-eshte-shume-here-me-e-dobishme-per-ju-sikur-ta-dinit-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:29:34 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16744 – “Besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij …” – Fillimisht, të besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij! Dihet mirë që besimi i vërtetë është bindja e plotë në gjithçka që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të besohet. Nëse ky besim është i sinqertë, ai e shtyn robin të shfaqë vepra e fjalë të mira. Sigurisht, ndër veprat më të spikatura, që shfaqet në praktikë dhe që dëshmon për sinqeritetin në besim, është xhihadi në rrugën e Zotit. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:

“… dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe veten tuaj!” – Jepni për hir të Allahut pasurinë, madje edhe shpirtin tuaj, për të mposhtur armiqtë e Islamit! Kjo bëhet duke patur një qëllim të vetëm: lartësimin e fjalës së Allahut dhe triumfin e fesë së Tij, që i fton njerëzit në adhurimin e Allahut si Një i vetëm dhe i pashoq. Luftoni me shpirtin dhe pasurinë tuaja për hir të këtij qëllimi të madh, sepse një vepër e tillë, edhe pse është e vështirë, të jeni të sigurt se:

“Kjo është shumë herë më e dobishme për ju, sikur ta dinit.” – Kjo vepër sjell lumturinë dhe begatinë në dynja dhe në ahiret. Për sa i përket lumturisë së dynjasë, është shumë e qartë se nëpërmjet xhihadit arrihet fitorja kundër armiqve të Allahut, realizohen qëllimet e larta të fesë së Allahut, arrihet epërsia e të mirës kundër së keqes, ndërsa besimtarët fitojnë pasuri, siguri dhe qetësi në zemra. Ndërsa në ahiret, premtimi i pakthyeshëm për këta të zgjedhur është shpërblimi i madh dhe i pashembullt i Allahut të Lartësuar dhe shpëtimi nga ndëshkimi i Tij. I Lartësuari e thekson shpërblimin e tyre në ahiret, duke thënë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/11-besoni-allahun-dhe-te-derguarin-e-tij-dhe-luftoni-ne-rrugen-e-allahut-me-pasurine-dhe-veten-tuaj-kjo-eshte-shume-here-me-e-dobishme-per-ju-sikur-ta-dinit-2/feed/ 0
10. O ju që keni besuar! A t’ju tregoj për një pakt (madhështor), që ju shpëton prej dënimit të dhembshëm. https://www.tefsirkurani.al/10-o-ju-qe-keni-besuar-a-tju-tregoj-per-nje-pakt-madheshtor-qe-ju-shpeton-prej-denimit-te-dhembshem-2/ https://www.tefsirkurani.al/10-o-ju-qe-keni-besuar-a-tju-tregoj-per-nje-pakt-madheshtor-qe-ju-shpeton-prej-denimit-te-dhembshem-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:29:03 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16738 – “O ju që keni besuar! A t’ju tregoj për një pakt (madhështor), që ju shpëton prej dënimit të dhembshëm?…” – Ky është një propozim i mrekullueshëm, që më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve u bën robërve  të Tij besimtarë. Me bujarinë e Tij, Ai i fton ata në tregtinë më të madhe, në objektivin më të lartë, që të shpëtojnë nga ndëshkimi i dhembshëm dhe të arrijnë lumturinë e përjetshme.

Allahu i Lartësuar nuk e bën këtë ftesë në formë urdhërore, por në formën e një propozimi shumë të butë dhe dashamirës, për të treguar se çdo i urtë dhe i mençur mund ta arrijë këtë mirësi. Ajo është një ftesë e hapur për të gjithë, sepse është e arritshme për të gjithë, nëse do të gjykonin me urtësi dhe mençuri. Nëse dikush pyet për mënyrën se si arrihet kjo e mirë, Allahu i Lartësuar thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/10-o-ju-qe-keni-besuar-a-tju-tregoj-per-nje-pakt-madheshtor-qe-ju-shpeton-prej-denimit-te-dhembshem-2/feed/ 0
9. Është Ai që e çoi të Dërguarin e Vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë të epërme mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë këtë. https://www.tefsirkurani.al/9-eshte-ai-qe-e-coi-te-derguarin-e-vet-me-udhezim-te-qarte-e-fe-te-vertete-per-ta-bere-te-eperme-mbi-te-gjitha-fete-edhe-pse-idhujtaret-e-urrejne-kete-2/ https://www.tefsirkurani.al/9-eshte-ai-qe-e-coi-te-derguarin-e-vet-me-udhezim-te-qarte-e-fe-te-vertete-per-ta-bere-te-eperme-mbi-te-gjitha-fete-edhe-pse-idhujtaret-e-urrejne-kete-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:28:38 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16733 “Është Ai që e çoi të Dërguarin e Vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë të epërme mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë këtë.” – Islami do të triumfojë mbi të gjitha fetë, sepse Allahu i Lartësuar e pajisi Profetin e kësaj feje me udhëzim të qartë, domethënë, me dituri të madhe dhe vepra të mira, sipas kësaj diturie. Në këtë mënyrë, robërit njohin rrugën drejt mëshirës dhe Xhenetit të Allahut të Lartësuar. Ata mësojnë veprat dhe virtytet me të cilat kënaqet Allahu i Lartësuar. Me Islamin, ata inkurajohen dhe aftësohen për t’u pajisur me këtë dituri dhe për të punuar sipas saj. Kështu, atyre u lehtësohet rruga për të arritur lumturinë në dynja dhe në ahiret.

Gjithashtu, Allahu i Madhëruar e pajisi profetin Muhamed (a.s.) me ‘dinul hak’ – fenë e vërtetë. Kjo është feja që u është ngarkuar robërve , që ta adhurojnë Allahun sipas saj. Kjo është fe e vërtetë dhe e plotë. Në të nuk mund të gjesh asnjë lloj mangësie apo defekti, asnjë lloj padrejtësie, në çdo aspekt që ta shohësh, qoftë në detyrimet ndaj Zotit, qoftë në ligjet që rregullojnë marrëdhëniet ndërnjerëzore. Porositë e kësaj feje janë ushqim për zemrën dhe kënaqësi për trupin. Largimi nga ndalesat e kësaj feje është çlirim dhe siguri nga çdo ligësi dhe shkatërrim. Atëherë, udhëzimi i qartë dhe feja e vërtetë janë dëshmitë më të qarta, që tregojnë se Muhamedi (a.s.) ishte vërtet i dërguari i Zotit të botëve.

Forca ndikuese e Kur’anit në zemrat e njerëzve, dituria që përmban ai, këshillat e tij dhe feja që përshkruan ky libër, e cila rregullon jetën njerëzore në të gjitha aspektet e saj, të gjitha përbëjnë mrekullinë më të madhe që Zoti ka sjellë për njerëzit. Për sjelljen e kësaj mrekullie, Allahu i Madhëruar zgjodhi më të mirin e profetëve, Muhamedin (a.s.), dhe për ta zbatuar atë solli më të mirin e umeteve, umetin Islam. Ndryshe nga të gjithë mrekullitë e tjera, të cilat ishin të kufizuara për popuj, vende dhe periudha të caktuara, kjo mrekulli përfshin të gjithë njerëzit dhe xhindët dhe të gjithë kohërat, deri në Ditën e Gjykimit.

Sa më shumë të thellohet njeriu në meditimin dhe studimin e këtij libri, aq më shumë do t’ia shtojë ai gëzimin dhe kthjelltësinë në rrugën që ka zgjedhur, për të jetuar sipas kënaqësisë së Krijuesit dhe për të fituar përjetësinë në Xhenetin pranë Tij. Me të tillë mrekulli, është i pashmangshëm përfundimi triumfues i kësaj feje. Allahu i Lartësuar thotë: “…për ta bërë të epërme mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë këtë.” Fitorja e Islamit do të arrihet me argumente dhe fakte të qarta, mbi të cilat është ndërtuar kjo fe. Allahu i Lartësuar do të bëjë që pasuesit e kësaj feje të triumfojnë në përballjen me të kotën dhe gënjeshtrën.

Shtrirja dhe epërsia e fesë së Zotit janë cilësi të pandashme të saj në çdo kohë dhe vend. Askush dhe asgjë nuk mund të dalë mbi këtë fe. Gjithmonë, nëse dikush përpiqet të polemizojë kundër fesë së vërtetë, do të përfundojë i humbur, i poshtëruar dhe i pashpresë. Gjithmonë e vërteta do ta mposhtë të kotën dhe do të shfaqet e qartë dhe e kuptueshme për të gjithë. Ndërsa për sa i përket pasuesve të fesë së vërtetë, nëse ata do t’i përkushtohen plotësisht asaj, nëse do të ndriçohen me dritën e saj, nëse do të udhëzohen me parimet e saj për arritjen e mirësive të dynjasë dhe ahiretit, atëherë do të jenë pa dyshim ngadhënjimtarë para çdokujt.

Ata do të fitojnë gjithmonë, duke e lartësuar fenë e tyre mbi të gjitha fetë dhe besimet e njerëzve. Por nëse ata i neglizhojnë porositë e kësaj feje, nëse nuk e zbatojnë tërësisht atë, në të gjitha aspektet e jetës së tyre, por do të mjaftohen vetëm me përkatësinë e tyre në Islam, atëherë kjo nuk do t’u sjellë dobi dhe nuk do t’i bëjë kurrë të ngadhënjejnë. Neglizhenca në zbatimin e fesë së Zotit është shkak që armiqtë të sundojnë mbi besimtarët. Për të vërtetuar këtë, mjafton të shohësh dallimin mes muslimanëve të parë dhe të atyre që erdhën më vonë, mjafton të shohësh lulëzimin e shteteve islame dhe më pas rënien e tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/9-eshte-ai-qe-e-coi-te-derguarin-e-vet-me-udhezim-te-qarte-e-fe-te-vertete-per-ta-bere-te-eperme-mbi-te-gjitha-fete-edhe-pse-idhujtaret-e-urrejne-kete-2/feed/ 0
8. Duan që të shuajnë dritën e Allahut, me gojën e tyre, por Allahu e forcon dritën e vet, edhe pse jobesimtarët e urrejnë këtë. https://www.tefsirkurani.al/8-duan-qe-te-shuajne-driten-e-allahut-me-gojen-e-tyre-por-allahu-e-forcon-driten-e-vet-edhe-pse-jobesimtaret-e-urrejne-kete-2/ https://www.tefsirkurani.al/8-duan-qe-te-shuajne-driten-e-allahut-me-gojen-e-tyre-por-allahu-e-forcon-driten-e-vet-edhe-pse-jobesimtaret-e-urrejne-kete-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:28:08 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16729 “Duan që të shuajnë dritën e Allahut, me gojën e tyre, …” – Nëpërmjet argumenteve të pabaza dhe arsyetimeve të shtrembra, ata synojnë të shuajnë dritën e Allahut. Por kjo është gjëja më e pamundur që ekziston, madje të tilla përpjekje fatkeqe dhe të pashpresa veçse ua shtojnë besimin dhe qartësinë pasuesve të të vërtetës dhe i bëjnë të kuptojnë më thellë kotësinë e fjalëve të atyre të mjerëve.

“… por Allahu e forcon dritën e vet, edhe pse jobesimtarët e urrejnë këtë.” – Është Allahu i Lartësuar Ai që ka premtuar dhe ka marrë përsipër ta bëjë këtë fe të triumfojë mbi të gjitha fetë. Allahu do ta çojë në vend të vërtetën, me të cilën dërgoi të gjithë profetët e Tij. Është Allahu i Lartësuar Ai që do ta bëjë dritën e Tij të shkëlqejë në çdo cep të botës, edhe pse mohuesit e urrejnë këtë gjë.

Ata fatkeqë, për shkak të urrejtjes së madhe që kanë ndaj të vërtetës, shfrytëzojnë çdo mundësi dhe rrugë për të shuar dritën e Allahut, por përfundimi i pashmangshëm është që ata do të mposhten të turpëruar. Ata janë si ai njeriu që i fryn diellit, për ta shuar atë me frymë. Me veprimet e tyre, jo vetëm që nuk do t’ia arrijnë qëllimit, por tregojnë edhe se sa mendjelehtë që janë. Në vijim, Allahu i Lartësuar na bën të ditur shkakun e epërsisë së fesë islame, duke thënë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/8-duan-qe-te-shuajne-driten-e-allahut-me-gojen-e-tyre-por-allahu-e-forcon-driten-e-vet-edhe-pse-jobesimtaret-e-urrejne-kete-2/feed/ 0
7. E kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra për Allahun, ndërkohë që ai ftohet në fenë Islame?! Por Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të padrejtë. https://www.tefsirkurani.al/7-e-kush-eshte-me-keqberes-se-ai-qe-shpif-genjeshtra-per-allahun-nderkohe-qe-ai-ftohet-ne-fene-islame-por-allahu-nuk-e-udhezon-ne-rruge-te-drejte-nje-popull-te-padrejte-2/ https://www.tefsirkurani.al/7-e-kush-eshte-me-keqberes-se-ai-qe-shpif-genjeshtra-per-allahun-nderkohe-qe-ai-ftohet-ne-fene-islame-por-allahu-nuk-e-udhezon-ne-rruge-te-drejte-nje-popull-te-padrejte-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:27:42 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16727 “E kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra për Allahun, ndërkohë që ai ftohet në fenë Islame?! – Këta mohues të së vërtetës janë zullumqarët më të mëdhenj dhe nuk kanë asnjë justifikim për këtë padrejtësi që kryejnë. Ata vazhdimisht ftohen në Islam nga muslimanët, duke iu sqaruar tërësisht argumentet dhe faktet, duke mos u lënë asnjë shteg dyshimeve.

“Por Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të padrejtë.” – Për sa kohë vazhdojnë në padrejtësi, atyre nuk ka për t’u bërë dobi asnjë qortim e këshillë. Ata nuk do të binden nga asnjë lloj argumenti. Këta të mjerë janë të pashpresë, sepse kanë marrë përsipër që të kundërshtojnë të vërtetën, duke të nxjerrë lloj-lloj arsyetimesh apo “argumente” – siç i quajnë ata. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/7-e-kush-eshte-me-keqberes-se-ai-qe-shpif-genjeshtra-per-allahun-nderkohe-qe-ai-ftohet-ne-fene-islame-por-allahu-nuk-e-udhezon-ne-rruge-te-drejte-nje-popull-te-padrejte-2/feed/ 0
6. Kujto dhe kur Isai, biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Israilit! Unë jam i dërguar i Allahut për ju. Unë jam vërtetues i Teuratit, që ishte para meje; jam lajmëtar për një Profet që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed.” Por, kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapur.” https://www.tefsirkurani.al/6-kujto-dhe-kur-isai-biri-i-merjemes-tha-o-bijte-e-israilit-une-jam-i-derguar-i-allahut-per-ju-une-jam-vertetues-i-teuratit-qe-ishte-para-meje-jam-lajmetar-per-nje-profet-qe-do-te-vij-2/ https://www.tefsirkurani.al/6-kujto-dhe-kur-isai-biri-i-merjemes-tha-o-bijte-e-israilit-une-jam-i-derguar-i-allahut-per-ju-une-jam-vertetues-i-teuratit-qe-ishte-para-meje-jam-lajmetar-per-nje-profet-qe-do-te-vij-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:27:13 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16723 Allahu i Madhëruar na tregon për arrogancën dhe refuzimin e bijve të Israilit ndaj ftesës së Isait (a.s.):

“Kujto dhe kur Isai, biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Israilit! Unë jam i dërguar i Allahut për ju.”  Allahu i Madhëruar më dërgoi tek ju që t’ju urdhëroj për të mira dhe t’ju ndaloj nga veprat e këqija. Allahu më pajisi me mrekulli të shumta, që dëshmojnë vërtetësinë time si profet i Tij. Ndër faktet që dëshmojnë për vërtetësinë time është edhe që:

– “Unë jam vërtetues i Teuratit, që ishte para meje; …” – Unë kam ardhur me të njëjtat ligje si profetët e tjerë të Zotit dhe si miratues e përforcues i ligjeve të Musait. Nëse do të isha thjesht një gënjeshtar, atëherë fjalët e mia do të binin ndesh me mësimet e të gjithë profetëve të tjerë. Unë e miratoj Shpalljen para meje, pra, Teuratin, dhe unë vërtetoj çfarë është thënë në Teurat për mua. Gjithashtu, unë u dërgova që të jap edhe një sihariq tjetër të madh:

“… jam lajmëtar për një Profet që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed.” – Ky profet, për të cilin dha sihariqin  Isai (a.s.) ishte Muhamed Ibn Abdil-lah Ibn Abdul Mutalib, Profeti Hashimij, pasardhës i Ismailit, birit të Ibrahimit. Ai do të ishte vula e të gjithë të dërguarve të Zotit. Kështu, Isai (a.s.) ashtu si të gjithë profetët e vërtetë, pohoi vërtetësinë e profetëve dhe Shpalljeve hyjnore paraardhëse, dhe lajmëroi për ardhjen e Profetit pasardhës.

Ndryshe veprojnë profetët e rremë, të cilët i kundërshtojnë të gjithë profetët e tjerë. Sharlatanët ndryshojnë tërësisht nga profetët e vërtetë, qoftë në cilësitë dhe moralin e tyre, qoftë në urdhëresat, ndalesat dhe ligjet që u caktojnë njerëzve.

– “Por, kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapur.”. – Kur atyre u erdhi Muhamedi (a.s.), profeti i paralajmëruar nga Isai, ata e mohuan, ndonëse ai u paraqiti shumë mrekulli, që nuk linin asnjë dyshim. Ardhja e profetit Muhamed (a.s.) u paralajmërua jo vetëm nga Isai (a.s.), por edhe nga profetë të tjerë para tij, në mënyrë që askush të mos dyshonte se ai ishte profet i vërtetë i Zotit.

Duke refuzuar me inat të vërtetën dhe duke e konsideruar padrejtësisht dhe me vetëdije të plotë Shpalljen e Zotit si gënjeshtër, ata e përshkruan atë si “magji e hapur”. Ky është një nga qëndrimet më të habitshme dhe më të padrejta: ta quash magji Shpalljen e Zotit, e cila është e qartë si drita e diellit dhe të cilën e solli Profeti. A ka vetëmashtrim më të madh dhe më të pashpresë se ky “justifikim”, për të refuzuar Vulën e të gjithë vargut të profetëve të Zotit?! Kjo, pa dyshim, është shpifja më e madhe dhe më e ndëshkueshme, prandaj i Lartësuari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/6-kujto-dhe-kur-isai-biri-i-merjemes-tha-o-bijte-e-israilit-une-jam-i-derguar-i-allahut-per-ju-une-jam-vertetues-i-teuratit-qe-ishte-para-meje-jam-lajmetar-per-nje-profet-qe-do-te-vij-2/feed/ 0
5. Kujto kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im! Pse më mundoni, kur e dini me siguri se, me të vërtetë, unë jam i Dërguari i Allahut për ju!” Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë. https://www.tefsirkurani.al/5-kujto-kur-musai-i-tha-popullit-te-vet-o-populli-im-pse-me-mundoni-kur-e-dini-me-siguri-se-me-te-vertete-une-jam-i-derguari-i-allahut-per-ju-por-kur-ata-devijuan-edhe-allahu-2/ https://www.tefsirkurani.al/5-kujto-kur-musai-i-tha-popullit-te-vet-o-populli-im-pse-me-mundoni-kur-e-dini-me-siguri-se-me-te-vertete-une-jam-i-derguari-i-allahut-per-ju-por-kur-ata-devijuan-edhe-allahu-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:26:46 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16719 – “Kujto kur Musai i tha popullit të vet: …” – Musai (a.s.), duke qortuar popullin e tij për veprat e ulëta dhe për mundimin që i shkaktonin, edhe pse e dinin se ai ishte i dërguar i Allahut, tha:

“O populli im! Pse më mundoni, kur e dini me siguri se, me të vërtetë, unë jam i Dërguari i Allahut për ju!” – Përse më mundoni me fjalët dhe veprat tuaja, kur ju e dini mirë se unë jam i Dërguari i Allahut për ju. Është detyrim që i Dërguari të nderohet, të respektohet e t’i bindesh urdhrave të tij. Mirësia që Profeti i sjell umetit qëndron mbi të gjitha mirësitë, pas mirësisë së Allahut. Të mundosh të zgjedhurit e Allahut është kulmi i poshtërsisë, injorancës dhe devijimit nga rruga e drejtë. Bijtë e Israilit e dinin shumë mirë se Musai (a.s.) ishte Profeti i Zotit, por e shpërfillnin atë me vetëdije, prandaj i Madhëruari tha:

“Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat.” – Kur ata u shmangën nga e vërteta dhe e braktisën atë me vetëdije të plotë, Allahu i Madhëruar ua shmangu zemrat e tyre nga kjo e vërtetë, si ndëshkim për shpërfilljen e tyre. Allahu i Madhëruar nuk u dha sukses për të pasuar rrugën e drejtë, sepse ata nuk e meritonin atë. Ata meritonin veçse humbjen.

  Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë.” – Shkelja e kufijve të Zotit ishte karakteristikë e tyre. Ata as që nuk e dëshironin udhëzimin. Humbja që Allahu i Madhëruar u shkakton të prishurve, nuk është aspak një padrejtësi nga Ai. Ata nuk mund të kapen kurrsesi pas këtij fakti. Kjo humbje vjen, së pari, nga ata vetë. Janë ata që ia mbyllin vetes së tyre portën e udhëzimit, pasi ajo është tërësisht e hapur para tyre. Pas shpërfilljes së të vërtetës nga ana e tyre, Allahu i Drejtë dhe i Gjithëditur për qëllimet dhe dëshirat e robërve , i “shpërblen” duke i larguar nga e vërteta dhe duke i lënë në humbjen e tyre.

Ata nuk kanë më mundësi pas kësaj që të ndryshojnë zemrat e tyre. Kjo vjen si formë ndëshkimi nga i Drejti dhe i Urti, që çdo gjë e vendos në vendin që i takon, sikurse thotë i Madhëruari në suren En’am, ajeti 110: “Ne do t’ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t’i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre.”.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/5-kujto-kur-musai-i-tha-popullit-te-vet-o-populli-im-pse-me-mundoni-kur-e-dini-me-siguri-se-me-te-vertete-une-jam-i-derguari-i-allahut-per-ju-por-kur-ata-devijuan-edhe-allahu-2/feed/ 0