060. EL MUMTEHANEH | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Sun, 01 May 2022 00:20:29 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 060. EL MUMTEHANEH | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 13. O ju që keni besuar, mos zini miqësi me njerëz që kanë zemëruar Allahun. Ata e kanë humbur shpresën për ahiretin, ashtu sikurse jobesimtarët nuk kanë shpresë për të vdekurit. https://www.tefsirkurani.al/13-o-ju-qe-keni-besuar-mos-zini-miqesi-me-njerez-qe-kane-zemeruar-allahun-ata-e-kane-humbur-shpresen-per-ahiretin-ashtu-sikurse-jobesimtaret-nuk-kane-shprese-per-te-vdekurit/ https://www.tefsirkurani.al/13-o-ju-qe-keni-besuar-mos-zini-miqesi-me-njerez-qe-kane-zemeruar-allahun-ata-e-kane-humbur-shpresen-per-ahiretin-ashtu-sikurse-jobesimtaret-nuk-kane-shprese-per-te-vdekurit/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:04:04 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10011 – “O ju që keni besuar! Mos zini miqësi me njerëz që kanë zemëruar Allahun!” – O ju besimtarë, nëse e besoni vërtet Zotin tuaj, nëse vërtet synoni ta kënaqni Atë dhe të largoheni nga çdo gjë që e zemëron Atë, atëherë mos u miqësoni me njerëz të cilët i ka përfshirë zemërimi i Allahut të Lartësuar. Allahu i Madhëruar është zemëruar me ta, për shkak të kufrit të tyre.

– “Ata e kanë humbur shpresën për ahiretin, ashtu sikurse jobesimtarët që nuk kanë shpresë për të vdekurit (se do të ringjallen).” – Ata janë të privuar nga mirësitë e ahiretit, të cilat as nuk kanë për t’i parë me sy. Prandaj, bëhuni të kujdesshëm, që të mos afroheni me ta, duke i miratuar dhe i mbështetur në ligësinë e tyre, e në këtë mënyrë të privoheni edhe ju nga mirësitë e ahiretit, ashtu sikurse ata. Kur ata të kalojnë në ahiret dhe të shohin të vërtetën, do ta kuptojnë qartë se nuk kanë pjesë në shpërblimin e atjeshëm.

Kështu, ky ajet tregon se jobesimtarët nuk shpresojnë asnjë shpërblim në ahiret, ashtu sikurse do të ndodhë kjo realisht kur ata të kalojnë në ahiret. Ky është njëri nga kuptimet e ajetit. Sipas një këndvështrimi tjetër, ajeti tregon që jobesimtarët e mohojnë ahiretin dhe refuzojnë ta besojnë se ai është i vërtetë.  Gjithsesi, duke qenë se ata nuk besojnë në jetën tjetër dhe as për shpërblimin në të, mos u çudit aspak me përkushtimin e tyre ndaj veprave të këqija, që e zemërojnë Allahun dhe bëjnë të meritueshëm ndëshkimin e Tij.

Këto vepra, që e kanë burimin nga mosbesimi në Ditën e Llogarisë, do t’i bëjnë ata të mjerë që të mbeten të pashpresë gjatë dhënies së shpërblimit në ahiret. Ashtu sikurse mohuesit e shohin të pamundur që të vdekurit do të ringjallen një ditë dhe do të llogariten me drejtësi para Zotit të tyre, ashtu ata do të mbeten të pashpresë në Ditën e Gjykimit për të marrë nga shpërblimi i Allahut. Përfundoi edhe tefsiri i sures Mumtehine. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/13-o-ju-qe-keni-besuar-mos-zini-miqesi-me-njerez-qe-kane-zemeruar-allahun-ata-e-kane-humbur-shpresen-per-ahiretin-ashtu-sikurse-jobesimtaret-nuk-kane-shprese-per-te-vdekurit/feed/ 0
12. O Profet, kur të vijnë tek ty besimtaret e të japin besën se nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë, nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë imoralitet, nuk do t’i vrasin fëmijët e tyre, nuk do të gënjejnë e nuk do të shpifin dhe nuk do të të kundërshtojnë në atë që është e drejtë dhe e arsyeshme, atëherë ti pranoje zotimin e tyre dhe lute Allahun t’i falë ato! Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. https://www.tefsirkurani.al/12-o-profet-kur-te-vijne-tek-ty-besimtaret-e-te-japin-besen-se-nuk-do-ti-shoqerojne-allahut-asgje-nuk-do-te-vjedhin-nuk-do-te-bejne-imoralitet-nuk-do-ti-vrasin-femijet-e-tyre-n/ https://www.tefsirkurani.al/12-o-profet-kur-te-vijne-tek-ty-besimtaret-e-te-japin-besen-se-nuk-do-ti-shoqerojne-allahut-asgje-nuk-do-te-vjedhin-nuk-do-te-bejne-imoralitet-nuk-do-ti-vrasin-femijet-e-tyre-n/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:03:35 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10009 – “O Profet, kur të vijnë tek ty besimtaret e të japin besën …” – Këtu flitet për gratë, të cilat jepnin besën për plotësimin e disa detyrimeve, që, në fakt, duhet të plotësohen nga të gjithë, burra apo gra qofshin dhe në çdo kohë. Për sa i përket burrave detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre shtohen dhe pakësohen në varësi të gjendjes dhe nivelit të tyre.

Kështu, Profeti (a.s.), në zbatim të urdhrit të Allahut të Lartësuar, kur vinin gratë për t’i dhënë besën për t’ju përmbajtur atyre kushteve, ai e pranonte fjalën e tyre, duke ua qetësuar zemrën dhe duke i kërkuar falje Allahut për çdo mangësi që mund të vinte prej tyre. Profeti (a.s.) i konsideronte ato si besimtare muslimane, me kusht që:

“… se nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë …” – Pra, së pari, të adhuronin Allahun si Një të vetëm, duke ia përkushtuar vetëm Atij të gjitha adhurimet dhe duke u larguar nga çdo lloj idhujtarie.

– “… nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë imoralitet, nuk do t’i vrasin fëmijët e tyre, …” – Të largoheshin nga këto vepra të tmerrshme dhe krime të pashembullta, që kryheshin normalisht në kohën e injorancës.

– “… nuk do të bëjnë imoralitet …” – Të largoheshin tërësisht nga kjo vepër shkatërrimtare për familjen dhe shoqërinë. Në kohën e injorancës, para Islamit, laviret dhe shtëpitë e poshtërsisë ishin të përhapura, ndërsa tradhtia bashkëshortore ishte një plagë shumë e thellë.

“… nuk do të gënjejnë e nuk do të shpifin …” – Të mos shpifnin kurrën e kurrës, qoftë në lidhje me burrat e tyre, qoftë për të tjerët.

  “… dhe nuk do të të kundërshtojnë në atë që është e drejtë dhe e arsyeshme, …” – Të mos kundërshtonin kurrë porositë e Profetit (a.s.), të cilat të gjitha janë të mira dhe të dobishme. Ndër porositë e veçanta të Profetit (a.s.) për gratë ishte për të hequr dorë nga disa zakone të injorancës në rastet e pikëllimit dhe tragjedive, si nga vajtimi me zë, çjerrja e fytyrës, grisja e rrobave atj., që tregonin pakënaqësi ndaj caktimit të Zotit.

“… atëherë ti pranoje zotimin e tyre dhe lute Allahun t’i falë ato!” – Nëse ato i përmbahen të gjitha këtyre kushteve, atëherë pranojua besën dhe kërkoji falje Allahut për mangësitë e tyre, duke i qetësuar dhe gëzuar.

– “Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Allahu fal shumë dhe i mbulon gjynahet e robërve . Ai është Falës i Madh për gjynahqarët, që pendohen sinqerisht. Ai është, gjithashtu, Rrahim – Mëshirëplotë, mëshira e të Cilit ka përfshirë gjithçka, ashtu sikurse edhe mirësia e Tij ka përfshirë të gjitha krijesat.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/12-o-profet-kur-te-vijne-tek-ty-besimtaret-e-te-japin-besen-se-nuk-do-ti-shoqerojne-allahut-asgje-nuk-do-te-vjedhin-nuk-do-te-bejne-imoralitet-nuk-do-ti-vrasin-femijet-e-tyre-n/feed/ 0
11. Në qoftë se ndonjëra prej grave tuaja shkon tek idhujtarët, e më vonë ju fitoni plaçkë lufte prej tyre, atëherë, atyre që u kanë shkuar gratë tek ju jepuni aq sa ata kanë shpenzuar për to! Kijeni frikë Allahun, të Cilin e besoni. https://www.tefsirkurani.al/11-ne-qofte-se-ndonjera-prej-grave-tuaja-shkon-tek-idhujtaret-e-me-vone-ju-fitoni-placke-lufte-prej-tyre-atehere-atyre-qe-u-kane-shkuar-grate-tek-ju-jepuni-aq-sa-ata-kane-shpenzuar-per-to-kijeni/ https://www.tefsirkurani.al/11-ne-qofte-se-ndonjera-prej-grave-tuaja-shkon-tek-idhujtaret-e-me-vone-ju-fitoni-placke-lufte-prej-tyre-atehere-atyre-qe-u-kane-shkuar-grate-tek-ju-jepuni-aq-sa-ata-kane-shpenzuar-per-to-kijeni/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:02:59 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10007 – “Në qoftë se ndonjëra prej grave tuaja shkon tek idhujtarët, e më vonë ju fitoni plaçkë lufte prej tyre, atëherë, atyre që u kanë shkuar gratë tek ju jepuni aq sa ata kanë shpenzuar për to!” – Ashtu siç u përmend më sipër, nëse gratë e muslimanëve tradhtonin fenë dhe u bashkëngjiteshin mohuesve, këta të fundit duhet t’u kthenin kompensimin burrave muslimanë. Por nëse mohuesit nuk e kthenin kompensimin, atëherë ai merrej nga pasuria e plaçkës së luftës e u jepej ish-bashkëshortëve.

– “Kijeni frikë Allahun, të Cilin e besoni!” – Besimi i vërtetë kërkon që ju të jeni gjithnjë të devotshëm në zbatimin e ligjeve të Allahut të Lartësuar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/11-ne-qofte-se-ndonjera-prej-grave-tuaja-shkon-tek-idhujtaret-e-me-vone-ju-fitoni-placke-lufte-prej-tyre-atehere-atyre-qe-u-kane-shkuar-grate-tek-ju-jepuni-aq-sa-ata-kane-shpenzuar-per-to-kijeni/feed/ 0
10. O ju që keni besuar! Kur t’ju vijnë besimtaret e shpërngulura, provojeni besimin e tyre, ndonëse Allahu e di më së miri se çfarë besimi kanë! Nëse vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë mos i ktheni ato te jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to! Por kthejuani atyre shpenzimet që kanë bërë për to! Ju nuk jeni të ndaluar të martoheni me to, pasi t’u keni dhënë (mehr-in) dhuratën martesore. Mos i mbani si bashkëshorte idhujtaret, por kërkoni t’ju kthehen shpenzimet që keni bërë për to! Edhe ata le të kërkojnë prej jush t’u ktheni shpenzimet që kanë bërë për to! Këto janë ligjet e Allahut, me të cilat Ai ju gjykon. Allahu është i Gjithëditur i Urtë. https://www.tefsirkurani.al/10-o-ju-qe-keni-besuar-kur-tju-vijne-besimtaret-e-shperngulura-provojeni-besimin-e-tyre-ndonese-allahu-e-di-me-se-miri-se-cfare-besimi-kane-nese-vertetoni-se-ato-jane-besimtare-atehere/ https://www.tefsirkurani.al/10-o-ju-qe-keni-besuar-kur-tju-vijne-besimtaret-e-shperngulura-provojeni-besimin-e-tyre-ndonese-allahu-e-di-me-se-miri-se-cfare-besimi-kane-nese-vertetoni-se-ato-jane-besimtare-atehere/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:02:19 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10005 – “O ju që keni besuar! Kur t’ju vijnë besimtaret e shpërngulura, provojeni besimin e tyre, ndonëse Allahu e di më së miri se çfarë besimi kanë!” – Në marrëveshjen e paqes të nënshkruar në Hudejbije, një ndër pikat për të cilat Profeti (a.s.) ra dakord me idhujtarët ishte që, nëse një musliman vinte nga Meka dhe rrethinat e saj (e cila asokohe kontrollohej ende nga idhujtarët), e kërkonte strehim në shtetin islam, në Medinë, ai duhej të kthehej përsëri mbrapsht në vendin e tij, tek idhujtarët.

Kjo pikë e marrëveshjes nuk përcaktonte kategori të veçanta, por ishte e përgjithshme për burrat dhe për gratë. Për sa u përket burrave, Allahu i Lartësuar nuk e ndaloi Profetin e Tij që t’i kthente ata përsëri tek idhujtarët, për t’ju përmbajtur kushtit të vendosur. Por për sa u përket grave, duke qenë se kthimi dhe dorëzimi i tyre tek idhujtarët kishte pasoja të rënda, Allahu i Lartësuar i urdhëroi besimtarët që, së pari, të provonin besimin e tyre. Kjo mund të bëhej me mënyra të ndryshme: me pyetje, informacione të marra, betime etj.

Ky hetim duhej të bëhej sepse ekzistonte edhe mundësia që gratë të mos ishin të sinqerta në pretendimin se ishin larguar për shkak të besimit, por mund të ishin larguar për ndonjë arsyeje tjetër, për shembull, për t’u martuar me ndonjë burrë, ngase parapëlqenin të jetonin në një vend tjetër apo të tjera qëllime të kësaj dynjaje. Nëse vërtetohej që ato nuk ishin besimtare, por kishin të tilla qëllime, bëhej detyrë rikthimi në vendin e tyre, pa shkaktuar në këtë mënyrë asnjë dëmtim. Por nëse pas provimit dhe hetimit vërtetohej se ato ishin besimtare, atëherë nuk lejohej riatdhesimi i tyre. Allahu i Lartësuar thotë:

– “Nëse vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë mos i ktheni ato te jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to! Por kthejuani atyre shpenzimet që kanë bërë për to! Ju nuk jeni të ndaluar të martoheni me to, pasi t’u keni dhënë (mehr-in) dhuratën martesore.– Plotësimi i marrëveshjeve është kusht i rëndësishëm, prandaj i Lartësuari urdhëroi që idhujtarëve t’u ktheheshin mbrapsht shpenzimet që ata kishin bërë për gratë e tyre, që tashmë ishin emigrante në shtetin islam.

Këtu futej mehri dhe gjithçka tjetër që ishte shpenzuar për ato gra. Pas këtij kompensimi, besimtarët në Medinë nuk e kishin më të ndaluar që të martoheshin me gratë e saposhpërngulura, edhe pse ato kishin qenë të martuara me idhujtarë në vendin e shirkut. Kusht tjetër, gjithashtu, ishte që këtyre grave t’u sigurohej nga bashkëshorti i ri mehri dhe shpenzimet e nevojshme, sipas rregullave.  Ashtu sikurse një muslimane nuk është e lejuar të martohet me një qafir, po ashtu nuk është e lejuar që një musliman të martohet me një qafire. Përjashtim nga ky ligj bëjnë vetëm gratë çifute dhe të krishtere, me kushtet e vendosura nga sheriati. I Lartësuari thotë:

– “Mos i mbani si bashkëshorte idhujtaret …” – Nëse Allahu i Lartësuar na ndalon që t’i mbajmë si bashkëshorte mohueset, ndalesa për lidhjen e një martese të re me to është më parësore.

– “… por kërkoni t’ju kthehen shpenzimet që keni bërë për to! Edhe ata le të kërkojnë prej jush t’u ktheni shpenzimet që kanë bërë për to!” – Këtu, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që, nëse gratë e tyre tradhtonin fenë dhe shkonin në vendin e kufrit, ata të kërkonin prej mohuesve mehrin dhe shpenzimet që kishin dhënë për gratë e tyre, njëlloj siç veprohej në rastin e kundërt. Ky ajet tregon se privimi nga të drejtat mbi gruan duhet të kompensohet. Me fjalë të tjera, burri duhet të kompensohet për humbjen e të drejtës së bashkëjetesës me të shoqen. Për shembull, nëse dikush bëhet shkak që ta privojë burrin nga të drejtat mbi gruan e tij, si nëpërmjet gjidhënies apo me ndonjë mënyrë tjetër (duke futur përçarje e konflikt mes tyre), ai ka detyrë që ta kompensojë burrin duke i kthyer atij mehrin.

– “Këto janë ligjet e Allahut, me të cilat Ai ju gjykon. Allahu është i Gjithëditur i Urtë.– Allahu është i Gjithëditur. Ai di shumë mirë se çfarë ligjesh janë të dobishme për ju. Të gjitha ligjet që Allahu ka vendosur vijnë prej diturisë dhe urtësisë së Tij të gjerë dhe absolute.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/10-o-ju-qe-keni-besuar-kur-tju-vijne-besimtaret-e-shperngulura-provojeni-besimin-e-tyre-ndonese-allahu-e-di-me-se-miri-se-cfare-besimi-kane-nese-vertetoni-se-ato-jane-besimtare-atehere/feed/ 0
9. Allahu ju ndalon t’u afroheni vetëm atyre që ju luftojnë për shkak të fesë, që ju nxjerrin prej shtëpive tuaja dhe që ndihmojnë në dëbimin tuaj. Ai ju ndalon të miqësoheni me ta. Kushdo që miqësohet me ta, është zullumqar. https://www.tefsirkurani.al/9-allahu-ju-ndalon-tu-afroheni-vetem-atyre-qe-ju-luftojne-per-shkak-te-fese-qe-ju-nxjerrin-prej-shtepive-tuaja-dhe-qe-ndihmojne-ne-debimin-tuaj-ai-ju-ndalon-te-miqesoheni-me-ta-kushdo-qe/ https://www.tefsirkurani.al/9-allahu-ju-ndalon-tu-afroheni-vetem-atyre-qe-ju-luftojne-per-shkak-te-fese-qe-ju-nxjerrin-prej-shtepive-tuaja-dhe-qe-ndihmojne-ne-debimin-tuaj-ai-ju-ndalon-te-miqesoheni-me-ta-kushdo-qe/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:01:51 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10003 “Allahu ju ndalon t’u afroheni vetëm atyre që ju luftojnë për shkak të fesë, që ju nxjerrin prej shtëpive tuaja dhe që ndihmojnë në dëbimin tuaj. Ai ju ndalon të miqësoheni me ta.” – Porosia e Allahut për distancim, urrejtje dhe armiqësi iu referohet:

– atyre që ju luftojnë për shkak të fesë tuaj, në emër të urrejtjes dhe armiqësisë ndaj Allahut dhe besimtarëve të Tij;

– atyre që ju dëbojnë nga shtëpitë dhe pronat tuaja, për shkak të fesë.

– atyre që ndihmojnë të tjerët që t’ju luftojnë për fenë tuaj dhe që t’ju nxjerrin nga shtëpitë dhe pronat tuaja. Kështu, Allahu i Lartësuar na ndalon që t’u japim dashuri dhe mbështetje të tillë njerëzve, me vepra ose me fjalë. Ndërsa për sa i përket mirësjelljes me të afërmit apo me njerëzit në përgjithësi, ajo kurrsesi nuk është e ndaluar. Madje, atë e përfshin urdhri i përgjithshëm i Allahut të Lartësuar për bamirësi, bujari dhe moral të mirë.

– “Kushdo që miqësohet me ta, është zullumqar!” – Madhësia e kësaj padrejtësie është e lidhur me nivelin e përkrahjes dhe bashkëpunimit me ta në padrejtësinë e tyre. Nëse përkrahja ose bashkëpunimi me ta në luftën kundër muslimanëve është i plotë, atëherë kjo vepër konsiderohet kufër që të përjashton nga Islami. Poshtë këtij niveli ka vepra të tjera, që mund të jenë shumë pranë kufrit ose larg tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/9-allahu-ju-ndalon-tu-afroheni-vetem-atyre-qe-ju-luftojne-per-shkak-te-fese-qe-ju-nxjerrin-prej-shtepive-tuaja-dhe-qe-ndihmojne-ne-debimin-tuaj-ai-ju-ndalon-te-miqesoheni-me-ta-kushdo-qe/feed/ 0
8. Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftojnë për shkak të fesë e që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë. https://www.tefsirkurani.al/8-allahu-nuk-ju-ndalon-te-beni-mire-dhe-te-mbani-drejtesi-me-ata-qe-nuk-ju-luftojne-per-shkak-te-fese-e-qe-nuk-ju-debojne-prej-shtepive-tuaja-allahu-i-do-ata-qe-mbajne-drejtesine/ https://www.tefsirkurani.al/8-allahu-nuk-ju-ndalon-te-beni-mire-dhe-te-mbani-drejtesi-me-ata-qe-nuk-ju-luftojne-per-shkak-te-fese-e-qe-nuk-ju-debojne-prej-shtepive-tuaja-allahu-i-do-ata-qe-mbajne-drejtesine/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:01:23 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10001 – “Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftojnë për shkak të fesë e që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë.” – Allahu i Lartësuar nuk ju ndalon nga bamirësia, komunikimi dhe mirësjellja ndaj farefisit. Ai nuk ju ndalon nga mbajtja e drejtësisë dhe barazisë me idhujtarët, qofshin ata farefisi juaj apo jo, nëse ata nuk luftojnë kundër jush dhe nuk ju dëbojnë nga shtëpitë tuaja. Ruajtja e marrëdhënieve me ta në të tilla kushte nuk është e ndaluar dhe as e dëmshme.

Në lidhje me marrëdhëniet që duhet të ketë muslimani me prindërit idhujtarë, Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Dhe Ne e kemi urdhëruar njeriun që të jetë bamirës ndaj prindërve të tij. Nëna e vet e barti atë mund pas mundi dhe pas dy vjetësh ia ndau gjirin. (E porositëm) “Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu. Vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy të shtyjnë që ti të më bësh Mua shok (në adhurimin për Mua), për çka ti nuk ke kurrfarë dijeje, atëherë mos iu bind atyre, por në çështjet e jetës së kësaj bote të sillesh mirë me ta. Pasoje (me përkushtim) rrugën e atij që është kthyer (i penduar e i nënshtruar) drejt Meje. Në fund, ju tek Unë do të ktheheni të gjithë dhe Unë do t’jua tregoj atë që keni bërë.” [Lukman 14, 15].

]]>
https://www.tefsirkurani.al/8-allahu-nuk-ju-ndalon-te-beni-mire-dhe-te-mbani-drejtesi-me-ata-qe-nuk-ju-luftojne-per-shkak-te-fese-e-qe-nuk-ju-debojne-prej-shtepive-tuaja-allahu-i-do-ata-qe-mbajne-drejtesine/feed/ 0
7. Ndoshta Allahu do të vendosë miqësi ndërmjet jush dhe atyre me të cilët kishit armiqësi. Allahu është i Plotfuqishëm. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. https://www.tefsirkurani.al/7-ndoshta-allahu-do-te-vendose-miqesi-ndermjet-jush-dhe-atyre-me-te-cilet-kishit-armiqesi-allahu-eshte-i-plotfuqishem-allahu-eshte-fales-i-madh-e-meshireplote/ https://www.tefsirkurani.al/7-ndoshta-allahu-do-te-vendose-miqesi-ndermjet-jush-dhe-atyre-me-te-cilet-kishit-armiqesi-allahu-eshte-i-plotfuqishem-allahu-eshte-fales-i-madh-e-meshireplote/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:00:59 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9999 – “Ndoshta Allahu do të vendosë miqësi ndërmjet jush dhe atyre me të cilët kishit armiqësi. Allahu është i Plotfuqishëm. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Mos e humbisni shpresën, o besimtarë, se ata edhe mund të kthehen në besim, dhe nëse ata kthehen në besim, Allahu i Lartësuar do të bëjë që mes jush të vendoset dashuria për hir të fesë. Allahu është Kadir – i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Pjesë e pushtetit të Tij është udhëzimi i zemrave dhe ndryshimi i tyre nga një gjendje në një gjendje tjetër. Gjithashtu, Allahu është Gafuru Rahim – Falës i Madh e Mëshirëplotë. Me pendimin e sinqertë dhe të vërtetë, asnjë gjynah nuk mund të jetë shumë i madh për Të që Ai ta falë dhe asnjë mangësi dhe turp nuk është e pamundur për Të që ta mbulojë dhe ta fshijë.

I Lartësuari thotë në një ajet: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar shpirtin tuaj me shumë gjynahe! Mos e humbni shpresën në Mëshirën e Allahut! Allahu i fal të gjitha gjynahet. Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. Kthehuni te Zoti juaj (me pendim) dhe dorëzojuni Atij para se t’ju vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë! Dhe ndiqni më të mirën e asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi – krejt papritur e pa e marrë vesh.

Dhe askush të mos thotë: “Ah i mjeri unë që e shpërfilla adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut dhe qeshë nga ata që talleshin (me besimin dhe besimtarët)!” Ose të mos thotë: “Sikur të më kishte udhëzuar Allahu (në rrugë të drejtë), unë me siguri do të kisha qenë prej të devotshmëve.” Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë (në dynja) unë me siguri do të isha prej vepërmirëve.” Jo. Ty të patën ardhur argumentet e Mia dhe ti i përgënjeshtrove ato, u tregove kryeneç dhe u bëre prej atyre që e mohojnë Besimin (e vërtetë).” [Zumer 53 – 59].

Ky ajet paralajmëronte se shumë nga ata që ishin fillimisht idhujtarë dhe armiq të besimtarëve, do të pranonin Islamin më vonë. Dhe, vërtet, ashtu ndodhi, dhe të gjitha lavdërimet i qofshin Zotit! Sapo u shpallën këto ajeteve të mrekullueshme, që nxisnin urrejtjen dhe armiqësinë ndaj qafirëve, besimtarët i zbatuan me përpikmëri. Madje, shumë prej tyre u ndien në faj edhe për mbajtjen e lidhjeve farefisnore me të afërmit e tyre idhujtarë, duke menduar gabimisht se e tillë ishte porosia e Allahut të Lartësuar. Por Allahu i Madhëruar i sqaroi më tej besimtarët, duke u thënë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/7-ndoshta-allahu-do-te-vendose-miqesi-ndermjet-jush-dhe-atyre-me-te-cilet-kishit-armiqesi-allahu-eshte-i-plotfuqishem-allahu-eshte-fales-i-madh-e-meshireplote/feed/ 0
6. Vërtet, këta njerëz janë një shembull i mirë për ata që shpresojnë tek Allahu dhe Dita e Fundit. Kushdo që kthen shpinën, le ta dijë se Allahu është Jonevojtari e i Lavdëruari. https://www.tefsirkurani.al/6-vertet-keta-njerez-jane-nje-shembull-i-mire-per-ata-qe-shpresojne-tek-allahu-dhe-dita-e-fundit-kushdo-qe-kthen-shpinen-le-ta-dije-se-allahu-eshte-jonevojtari-e-i-lavderuari/ https://www.tefsirkurani.al/6-vertet-keta-njerez-jane-nje-shembull-i-mire-per-ata-qe-shpresojne-tek-allahu-dhe-dita-e-fundit-kushdo-qe-kthen-shpinen-le-ta-dije-se-allahu-eshte-jonevojtari-e-i-lavderuari/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:00:31 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9997 – “Vërtet, këta njerëz janë një shembull i mirë …” – Por pasimi i këtij shembulli do të jetë i lehtë jo për të gjithë. Ai do të jetë i lehtë vetëm për ata që kanë një cilësi shumë të rëndësishme:

– “… për ata që shpresojnë tek Allahu dhe Dita e Fundit.” – Besimi në jetën tjetër, te dhënia e llogarisë, te shpërblimi dhe ndëshkimi në varësi të veprave, ia lehtëson robit çdo gjë të vështirë. Besimi në takimin me Allahun dhe shpërblimi për veprat e mira është një inkurajim i fortë për të marrë si shembull profetët e Allahut dhe adhuruesit e sinqertë të Tij. Madje, siguria e plotë në takimin me Allahun dhe shpresa e madhe për shpërblimin e Tij bën që robi ta ndiejë si detyrë pasimin e rrugës së këtyre të zgjedhurve.

– “Kushdo që kthen shpinën, le ta dijë se Allahu është Jonevojtari e i Lavdëruari!” – Ai që i kthen shpinën bindjes ndaj Allahut dhe rrugës së profetëve të Tij ka për të dëmtuar veçse veten e vet. Ai nuk mund të dëmtojë aspak Allahun e Lartësuar, sepse Ai është El Ganij – i Pasuri, që nuk ka asnjë nevojë për krijesat e Tij. Atij i takon pasuria absolute e pavarësia në çdo aspekt.

Allahu nuk ka nevojë për asgjë të krijesave të Tij. Ai është El Hamid – i Lavdishmi dhe i Lavdëruari në Qenien, emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Allahut i takon falënderimi, mirënjohja, lavdërimi dhe lavdia e plotë! Është e vërtetë që Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që t’i urrejmë dhe t’i konsiderojmë armiq qafirët dhe idhujtarët, për sa kohë ata vazhdojnë në kufrin dhe idhujtarinë e tyre. Por nëse ata kthehen në besimin e drejtë dhe të saktë, atëherë gjykimi për ta ndryshon: vendin e urrejtjes dhe armiqësisë e zë dashuria dhe vëllazëria e besimit. Allahu i Lartësuar na tregon se edhe kjo mund të ndodhë, kur thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/6-vertet-keta-njerez-jane-nje-shembull-i-mire-per-ata-qe-shpresojne-tek-allahu-dhe-dita-e-fundit-kushdo-qe-kthen-shpinen-le-ta-dije-se-allahu-eshte-jonevojtari-e-i-lavderuari/feed/ 0
5. Zoti ynë, mos na bëj sprovë të atyre që nuk besojnë dhe falna, o Zoti ynë! Ti je Ngadhënjimtari, i Urti. https://www.tefsirkurani.al/5-zoti-yne-mos-na-bej-sprove-te-atyre-qe-nuk-besojne-dhe-falna-o-zoti-yne-ti-je-ngadhenjimtari-i-urti/ https://www.tefsirkurani.al/5-zoti-yne-mos-na-bej-sprove-te-atyre-qe-nuk-besojne-dhe-falna-o-zoti-yne-ti-je-ngadhenjimtari-i-urti/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:00:03 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9995 – “Zoti ynë, mos na bëj sprovë të atyre që nuk besojnë dhe falna, o Zoti ynë!“ – Mos u jep jobesimtarëve pushtet mbi ne, për shkak të gjynaheve tona, që ata të na nënshtrojnë dhe poshtërojnë, të na sprovojnë në besimin tonë dhe të na ndalojnë me ç’të munden nga feja jonë. Mos na bëj sprovë për ta, sepse nëse ata e shohin veten fitimtarë mbi ne, do të mashtrohen e do të mendojnë se janë me të vërtetën, kurse ne me të kotën dhe, në këtë mënyrë, do të shtohet mohimi i tyre dhe do të shfrenohen edhe më tej në kalimin e kufijve.

– “Ti je Ngadhënjimtari, i Urti!” – Ata thanë: “Ti je El Aziz – Krenari, Ngadhënjimtari, Mposhtësi i gjithçkaje. Ti je El Hakim – i Urti, i Cili e vendos çdo gjë në vendin e vet. Me krenarinë dhe urtësinë Tënde, na ndihmo dhe na jep fitore kundër armiqve tanë! Na i mbulo dhe i fal gjynahet tona! Na i rregullo të metat dhe mangësitë tona!” Pastaj Allahu i Lartësuar e përsërit inkurajimin e marrjes si shembull të Ibrahimit dhe besimtarëve që ishin me të, duke thënë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/5-zoti-yne-mos-na-bej-sprove-te-atyre-qe-nuk-besojne-dhe-falna-o-zoti-yne-ti-je-ngadhenjimtari-i-urti/feed/ 0
4. Një shembull i mirë për ju janë Ibrahimi dhe ata që ishin me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne distancohemi prej jush dhe prej çfarë adhuroni ju veç Allahut. Ne ju mohojmë dhe armiqësia ndërmjet nesh është e hapur, derisa ju ta besoni Allahun si Një e të Vetëm!”. Por mos e merni si shembull fjalën e Ibrahimit drejtuar babait të vet (mosbesimtar) “Unë do të kërkoj falje për ty, por nuk kam asnjë mundësi për ty para Allahut!”. (Thoni) “Zoti ynë, vetëm Ty të mbështetemi, vetëm para Teje pendohemi dhe vetëm tek Ti është kthimi ynë. https://www.tefsirkurani.al/4-nje-shembull-i-mire-per-ju-jane-ibrahimi-dhe-ata-qe-ishin-me-te-kur-i-thane-popullit-te-vet-ne-distancohemi-prej-jush-dhe-prej-cfare-adhuroni-ju-vec-allahut-ne-ju-mohojme-dhe-armiqesia/ https://www.tefsirkurani.al/4-nje-shembull-i-mire-per-ju-jane-ibrahimi-dhe-ata-qe-ishin-me-te-kur-i-thane-popullit-te-vet-ne-distancohemi-prej-jush-dhe-prej-cfare-adhuroni-ju-vec-allahut-ne-ju-mohojme-dhe-armiqesia/#respond Mon, 26 Jul 2021 16:59:37 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9993 – “Një shembull i mirë për ju janë Ibrahimi dhe ata që ishin me të, …”  Për ju, o besimtarë, shembulli më i mirë, nga i cili mund të mësoni shumë, është Ibrahimi (a.s.) dhe besimtarët që e shoqëronin atë. Ju jeni urdhëruar që të pasoni fenë e Ibrahimit, i cili ishte “hanifa” – besimdrejtë, që besonte një Zot të vetëm dhe i distancuar nga adhurimi dhe adhuruesit e gjithçkaje tjetër veç Allahut. Ibrahimi (a.s.) dhe besimtarët që ishin me të u distancuan nga populli i tyre idhujtar dhe nga çdo adhurim tjetër, veç adhurimit të Allahut. Madje, ata e deklaruan hapur distancimin e tyre kundër mohuesve, duke thënë:

– “… kur i thanë popullit të vet: “Ne distancohemi prej jush dhe prej çfarë adhuroni ju veç Allahut. Ne ju mohojmë dhe armiqësia ndërmjet nesh është e hapur, …” – Ne distancohemi tërësisht prej jush dhe prej atyre që ju adhuroni krahas Allahut. Tashmë armiqësia mes nesh është e shpallur. Zemra e besimtarit nuk duhet të ketë asnjë lloj dashurie apo animi ndaj mohuesve, ndërsa armiqësia duhet të shfaqet me veprime konkrete. Kjo urrejtje dhe armiqësi nuk ka kufizim kohe dhe vendi, porse vazhdon për sa kohë ata vazhdojnë me mohimin e tyre, siç thuhet më pas:

– “… derisa ju ta besoni Allahun si Një e të Vetëm!” – Nëse e besoni Allahun si Një të vetëm, duke kryer adhurimin e kërkuar, atëherë vendin e urrejtjes dhe armiqësisë ndaj jush do ta zerë dashuria, miqësia dhe mbështetja. Ky është shembulli për ju, o besimtarë! Shikoni dhe mësoni nga Ibrahimi (a.s.) dhe besimtarët që ishin me të, që të përsosni imanin dhe teuhidin. Prej shembullit të Ibrahimit (a.s.) do të mësoni të plotësoni të gjitha veprat dhe adhurimet tuaja.

– “Por mos e merni si shembull fjalën e Ibrahimit drejtuar babait të vet (mosbesimtar)...” – Përjashtim bën vetëm një gjë. Ju nuk duhet ta merrni si shembull atë për fjalët që i tha Azerit, babait të tij idhujtar, i cili ishte mohues dhe armik i së vërtetës. Ibrahimi (a.s.) e ftoi atë në besim dhe në teuhid, por ai refuzoi me forcë. Atëherë, Ibrahimi tha:

– ““Unë do të kërkoj falje për ty, por nuk kam asnjë mundësi për ty para Allahut!”.” – Unë do të kërkoj falje për ty, edhe pse e di mirë se nuk kam asnjë mundësi që të të mbroj prej Allahut dhe ndëshkimit të Tij. Gjithsesi, po e lus Zotin Tim, duke shpresuar që të mos gjej kurrë dëshpërim. Pra, nuk duhet të merret si shembull Ibrahimi (a.s.) për të kërkuar falje për një mushrik. Askush të mos lutet për idhujtarët dhe të pretendojë që po ndjek traditën e Ibrahimit.

Allahu i Lartësuar e përmend arsyen e Ibrahimit (a.s.) për këtë veprim në një ajet tjetër: “Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet u bë veçse për shkak të një premtimi, që ai kishte bërë më parë. Por kur iu bë e qartë se ai ishte armik i Allahut, ai u largua prej tij. Me të vërtetë, Ibrahimi ishte shumë i ndjeshëm dhe i butë.”[Teube 114]. Ibrahimi (a.s.) dhe besimtarët që ishin me të, le të jenë shembull për ju edhe për lutjen e mrekullueshme që ata i drejtuan Allahut, për mbështetjen e tyre të plotë tek Ai, për kthimin e tyre të penduar e të nënshtruar tek Allahu i Lartësuar, si edhe për shprehjen e dobësisë dhe nevojës së tyre tek Allahu i Lartësuar, kur thanë:

(Thoni) “Zoti ynë, vetëm Ty të mbështetemi, vetëm para Teje pendohemi dhe vetëm tek Ti është kthimi ynë. – Ata u lutën: “O Zoti ynë, vetëm Ty të mbështetemi për arritjen e çdo gjëje që na sjell të mira dhe për largimin e çdo gjëje që na dëmton dhe është e keqe. Vetëm tek Ti kemi besim, o Zoti ynë, dhe të gjitha çështjet tona i kemi lënë në dorën Tënde. Vetëm tek Ti kthehemi të penduar e të nënshtruar, për t’iu bindur porosive të Tua, për të kryer çdo gjë që të kënaq Ty dhe që na afron drejt Teje. Ky është qëllimi ynë, për të cilin ne nxitojmë, garojmë dhe bëjmë punë të mira. Ne jemi të bindur se tek Ti do të kthehemi një ditë, prandaj përgatitemi duke kryer çdo vepër që na afron pranë Teje.”  Lutja e tyre vazhdon:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/4-nje-shembull-i-mire-per-ju-jane-ibrahimi-dhe-ata-qe-ishin-me-te-kur-i-thane-popullit-te-vet-ne-distancohemi-prej-jush-dhe-prej-cfare-adhuroni-ju-vec-allahut-ne-ju-mohojme-dhe-armiqesia/feed/ 0