Select Page

12. Nëse ata do të dëbohen, këta nuk do të dalin së bashku me ta; edhe sikur ata të luftohen, këta nuk do t’i ndihmojnë. Por edhe sikur t’i ndihmojnë, shpejt do të kthejnë shpinën e kështu, miqtë e tyre do të mbeten pa ndihmë.

– “Nëse ata do të dëbohen, këta nuk do të dalin së bashku me ta; edhe sikur ata të luftohen, këta nuk do t’i ndihmojnë.” – Nëse jehudët do të dëbohen nga vendbanimet e tyre, munafikët nuk kanë për t’i ndjekur pas, ashtu sikurse iu betuan me mendjemadhësi....

11. A i ke parë ata dyfytyrësha, se si u thanë vëllezërve të vet nga ithtarët e Librit, që nuk besonin: “Nëse ju dëboheni, edhe ne do të dalim me ju dhe nuk do t’i bindemi askujt kundër jush. Nëse luftoheni prej dikujt, të jeni të sigurt se ne do t’ju ndihmojmë.” Por Allahu dëshmon se ata janë gënjeshtarë.

– “A i ke parë ata dyfytyrësha, se si u thanë vëllezërve të vet nga ithtarët e Librit, që nuk besonin:” – Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për gjendjen e çuditshme të munafikëve, të cilët u jepnin kurajo ithtarëve të Librit, vëllezërve të tyre në...

10. Edhe atyre që kanë ardhur më pas e thonë: “Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë, që u pajisën me besim para nesh, dhe mos lejo në zemrat tona urrejtje ndaj atyre që besojnë! Zoti ynë, Ti je i Butë e Mëshirëplotë!”

– “Edhe atyre që kanë ardhur më pas e thonë…” – Brezi që erdhi pas muhaxhirëve dhe ensarëve, duke këshilluar vetveten dhe të gjithë besimtarët, luteshin e thoshin: – “Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë, që u pajisën me besim para nesh, dhe...

9. Edhe atyre që përgatitën vendin dhe besimin para tyre, të cilët i duan ata që emigruan tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoks smirë për çfarë u jepet atyre. Madje ata u japin përparësi atyre para vetvetes, edhe sikur të kenë vetë nevojë të domosdoshme. Kush u ruajt prej koprracisë së vetes, ata janë të fituarit.

– “Edhe atyre që përgatitën vendin dhe besimin para tyre…” – Këta ishin ensarët, fiset Eus dhe Hazrexh në Medinë, të cilët e besuan Allahun dhe Profetin e Tij me bindje të plotë, me dashuri dhe zgjedhje të lirë. Ata e strehuan Profetin (a.s.) dhe i...

8. Ajo u takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive dhe pasurisë së tyre, për shkak se kërkonin mirësinë e kënaqësinë e Allahut dhe që të ndihmonin Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pikërisht këta janë të drejtët.

  Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon arsyen pse u përcaktoi kategorive të mësipërme pjesë nga el fej’u: – “Ajo u takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive dhe pasurisë së tyre, për shkak se kërkonin mirësinë e kënaqësinë e Allahut dhe që...

7. Çfarëdo pasurie që Allahu ia dhuroi pa luftë të Dërguarit të Tij si plaçkë nga jobesimtarët, i takon Allahut, të Dërguarit, farefisit të tij, jetimëve, të varfërve e udhëtarëve të mbetur në rrugë, që ajo të mos mbetet vetëm ndërmjet pasanikëve tuaj. Çfarë t’ju japë Profeti, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, largojuni prej saj dhe kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Ndëshkues i ashpër.

–  “Çfarëdo pasurie që Allahu ia dhuroi pa luftë të Dërguarit të Tij si plaçkë nga jobesimtarët, i takon Allahut, të Dërguarit, farefisit të tij, jetimëve, të varfërve e udhëtarëve të mbetur në rrugë, …” – Ky gjykim është i njëjtë si për kohën kur...