059. EL HASHR | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Sat, 30 Apr 2022 22:47:25 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 059. EL HASHR | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 24. Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi! Atij i takojnë emrat më të bukur. Atë e madhëron çfarë ka në qiej e në Tokë. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti! https://www.tefsirkurani.al/24-ai-eshte-allahu-krijuesi-shpikesi-formesuesi-atij-i-takojne-emrat-me-te-bukur-ate-e-madheron-cfare-ka-ne-qiej-e-ne-toke-ai-eshte-ngadhenjimtari-i-urti/ https://www.tefsirkurani.al/24-ai-eshte-allahu-krijuesi-shpikesi-formesuesi-atij-i-takojne-emrat-me-te-bukur-ate-e-madheron-cfare-ka-ne-qiej-e-ne-toke-ai-eshte-ngadhenjimtari-i-urti/#respond Mon, 26 Jul 2021 16:55:04 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9985 – “Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi!” – Allahu është Krijuesi dhe Shpikësi i të gjitha krijesave, pa asnjë shembull paraprirës. Ai çdo krijese i dha formën e saj.  Këta tre emra kanë lidhje me krijimin, përcaktimin dhe rregullimin e çështjeve të krijesave dhe janë cilësi vetëm të Allahut të Lartësuar.

– “Atij i takojnë emrat më të bukur!” – Allahu ka shumë emra, të cilët mund t’i dijë tërësisht veçse Ai. Të gjithë emrat e Tij janë të bukur dhe tregues të cilësive më të plota dhe absolute. Në emrat dhe cilësitë e Tij nuk mund të gjesh asnjë lloj mangësie, në çdo lloj aspekti dhe këndvështrimi. Për bukurinë e tyre tregon edhe fakti që Allahu i Lartësuar i do këta emra, i do krijesat që i duan ata dhe kënaqet që adhuruesit e Tij t’i drejtohen me lutje duke e thirrur me këta emra.

“Atë e madhëron çfarë ka në qiej e në Tokë!” – Allahu është i Plotë dhe Absolut në të gjithë emrat, përshkrimet dhe cilësitë e Tij të larta, dhe këtë e tregon fakti që gjithçka në qiej dhe në Tokë, në mënyrë të pandërprerë të vazhdueshme, është e varur dhe nevojtare për të. Gjithçka në qiej dhe në Tokë e falënderon dhe lavdëron Allahun, vetëm Atij i drejtohen për nevojat e tyre, dhe Ai u dhuron me bujarinë e Tij.

– “Ai është Ngadhënjimtari, i Urti!” – Gjithçka që dëshiron Allahu të ekzistojë, do të ekzistojë, për shkak të një urtësie të madhe.

Këtu përfundon tefsiri i sures Hashër. Vetëm Allahut i takon lavdërimi, falënderimi, bujaria dhe mirësia!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/24-ai-eshte-allahu-krijuesi-shpikesi-formesuesi-atij-i-takojne-emrat-me-te-bukur-ate-e-madheron-cfare-ka-ne-qiej-e-ne-toke-ai-eshte-ngadhenjimtari-i-urti/feed/ 0
23. Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është Sunduesi i përgjithshëm, i Pastër nga çdo e metë, Shpëtimtari, Siguruesi, Mbikëqyrësi, Ngadhënjimtari, Mbizotëruesi, Krenari. I Lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë. https://www.tefsirkurani.al/23-ai-eshte-allahu-vec-te-cilit-nuk-ka-te-adhuruar-tjeter-me-merite-ai-eshte-sunduesi-i-pergjithshem-i-paster-nga-cdo-e-mete-shpetimtari-siguruesi-mbikeqyresi-ngadhenjimtari-mbizoteruesi-kre/ https://www.tefsirkurani.al/23-ai-eshte-allahu-vec-te-cilit-nuk-ka-te-adhuruar-tjeter-me-merite-ai-eshte-sunduesi-i-pergjithshem-i-paster-nga-cdo-e-mete-shpetimtari-siguruesi-mbikeqyresi-ngadhenjimtari-mbizoteruesi-kre/#respond Mon, 26 Jul 2021 16:54:28 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9983 – “Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është Sunduesi i përgjithshëm, i Pastër nga çdo e metë, Shpëtimtari, Siguruesi, Mbikëqyrësi, Ngadhënjimtari, Mbizotëruesi, Krenari.” – Allahu është i vetmi që meriton adhurimin me dashuri dhe përunjësi të plotë, sepse Ai është El Melik – Sunduesi i përgjithshëm, Pronari i gjithçkaje. Bota e sipërme dhe e poshtme, me banorët e shpërndarë mes tyre, të gjithë pa përjashtim, janë pronë dhe nën pushtetin e Allahut të Lartësuar. Të gjithë janë të varfër, të nënshtruar dhe nevojtarë ndaj Tij.

Allahu është El Kuddus – i Pastër nga çdo e metë, dhe El Mukadesu – i Pastërti dhe i Lartësuari nga çdo cilësi e ulët. Allahu është Esselam – Shpëtimtari. Ai është El Mu’minu – Siguruesi, Ai që garantoi besnikërinë e profetëve të Tij dhe vërtetësinë e saktësinë e Shpalljeve që ata sollën ndër njerëz prej Tij. Ai e vërtetoi vërtetësinë dhe saktësinë e tyre me shenja të qarta, të prera dhe të pakundërshtueshme. Allahu është El Muhejminu – Mbikëqyrësi. Ai është El Azizu – Ngadhënjimtari, Krenari dhe i Pamposhturi. Ai nënshtron gjithçka me krenarinë e Tij dhe askush nuk mund të përballet me Ngadhënjimtarin.

Të gjithë qëndrojnë kokulur dhe të frikësuar përpara Allahut. Allahu është El Xhebbar – Mbizotëruesi, sepse pushteti i Tij madhështor ka nënshtruar dhe përfshirë të gjitha krijesat. Askush dhe asgjë nuk mund të dalë jashtë pushtetit të Tij. Ai, gjithashtu, i jep fuqi të pafuqishmit dhe i jep pasuri të varfërit. Allahu është El Mutekebbir – i Madhëruari Krenar. Atij i takon krenaria dhe madhështia. Por me gjithë krenarinë dhe madhështinë e Tij, Allahu është i pastër nga të gjitha mangësitë dhe padrejtësitë, sepse Ai është gjithmonë i drejtë.

– “I Lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë!” – Allahu është i Lartësuar dhe i Pastër nga çdo e metë që ia përshkruajnë idhujtarët dhe mohuesit e shpalljeve të Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/23-ai-eshte-allahu-vec-te-cilit-nuk-ka-te-adhuruar-tjeter-me-merite-ai-eshte-sunduesi-i-pergjithshem-i-paster-nga-cdo-e-mete-shpetimtari-siguruesi-mbikeqyresi-ngadhenjimtari-mbizoteruesi-kre/feed/ 0
22. Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është i Gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen. Ai është i Gjithmëshirëshmi Mëshirëploti https://www.tefsirkurani.al/22-ai-eshte-allahu-vec-te-cilit-nuk-ka-te-adhuruar-tjeter-me-merite-ai-eshte-njohesi-i-te-fshehtes-dhe-te-dukshmes-ai-eshte-i-gjithmeshireshmi-meshireploti/ https://www.tefsirkurani.al/22-ai-eshte-allahu-vec-te-cilit-nuk-ka-te-adhuruar-tjeter-me-merite-ai-eshte-njohesi-i-te-fshehtes-dhe-te-dukshmes-ai-eshte-i-gjithmeshireshmi-meshireploti/#respond Mon, 26 Jul 2021 16:53:47 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9981 – “Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë!” – Këto ajete të mrekullueshme përmbajnë disa nga emrat e bukur dhe cilësitë e larta të Allahut, që nxisin robin për adhurim e devotshmëri. Prej tyre nxirren shumë mësime të mëdha. Kështu, i Lartësuari na tregon se Ai është Allahu, i Dashuri, i Adhuruari. Ai është i vetmi që meriton adhurimin. Askush tjetër nuk meriton të adhurohet bashkë me Allahun, sepse Ai është i plotë në madhështinë e Tij, gjithëpërfshirës në bujarinë, bamirësinë dhe përkujdesin që tregon ndaj krijesave.

Çdo gjë që adhurohet veç Allahut është e kotë dhe nuk meriton asnjë thërrmijë adhurimi, sepse çdo gjë veç Tij është e varfër, e pafuqishme dhe e mangët. Çdo gjë tjetër, veç Allahut, nuk zotëron për veten apo për të tjerët asnjë lloj dobie dhe nuk mund të sjellë asnjë lloj dëmi. Pastaj i Lartësuari e përshkruan Veten e Vet me dituri absolute.

– “Ai është i Gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen. Ai është i Gjithmëshirëshmi Mëshirëploti.” – Allahu është Alimul gajbi ue shehadeh – i Gjithëditur për çdo gjë, qoftë për ato që duken dhe krijesat i dëshmojnë, qoftë për ato gjëra që nuk i sheh dhe dëshmon askush tjetër, veç Tij. Allahu është gjithashtu i Gjithmëshirëshmi Mëshirëploti. Mëshira e Tij ka përfshirë çdo gjallesë. Pastaj Allahu deklaron përsëri njëshmërinë e Tij në meritën e adhurimit:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/22-ai-eshte-allahu-vec-te-cilit-nuk-ka-te-adhuruar-tjeter-me-merite-ai-eshte-njohesi-i-te-fshehtes-dhe-te-dukshmes-ai-eshte-i-gjithmeshireshmi-meshireploti/feed/ 0
21. Sikur ta zbrisnim këtë Kur’an mbi ndonjë mal, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga Allahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë. https://www.tefsirkurani.al/21-sikur-ta-zbrisnim-kete-kuran-mbi-ndonje-mal-do-ta-shihje-ate-te-strukur-e-te-care-prej-frikes-nga-allahu-keta-jane-shembuj-qe-ua-shkoqisim-njerezve-qe-ata-te-mendojne/ https://www.tefsirkurani.al/21-sikur-ta-zbrisnim-kete-kuran-mbi-ndonje-mal-do-ta-shihje-ate-te-strukur-e-te-care-prej-frikes-nga-allahu-keta-jane-shembuj-qe-ua-shkoqisim-njerezve-qe-ata-te-mendojne/#respond Mon, 26 Jul 2021 16:53:24 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9979 – “Sikur ta zbrisnim këtë Kur’an mbi ndonjë mal, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga Allahu.” – Kjo do të thotë që ndikimi i Kur’anit në zemra është shumë i fuqishëm. Urdhërat dhe ndalesat që ai përmban janë gjithë urtësi. Ato i ofrojnë robit çdo mirësi dhe e ruajnë nga çdo e keqe, në formën më të plotë dhe me rrugët më të thjeshta. Kur’ani e pushton lehtë zemrën. Në Librin e Allahut nuk mund të gjesh asnjë kundërthënie, vështirësi apo teprim.

Ligjet e Tij mund të rregullojnë çështjet e krijesave në çdo kohë dhe vend. Madje janë të vetmet rregulluese. Çdokush  gjen veten e vet në këshillat e Kur’anit dhe e ndien se i drejtohen atij. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon se Ai ka sjellë shembuj në Kur’an për t’u qartësuar adhuruesve të Tij hallallin, haramin dhe çdo çështje për të cilën kanë nevojë. Për këtë arsye, njerëzit duhet të meditojnë thellë rreth ajeteve të Librit të Zotit.

– “Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.” – Pa dyshim, meditimi mbi ajetet Kur’anore i hap robit thesare diturie, i sqaron atij të mirën dhe të keqen, e nxit atë drejt virtyteve më të larta dhe e shtyn që të largohet nga çdo ves i keq. Nuk ka gjë më të dobishme për robin sesa thellimi në ajetet e Kur’anit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/21-sikur-ta-zbrisnim-kete-kuran-mbi-ndonje-mal-do-ta-shihje-ate-te-strukur-e-te-care-prej-frikes-nga-allahu-keta-jane-shembuj-qe-ua-shkoqisim-njerezve-qe-ata-te-mendojne/feed/ 0
20. Nuk janë njëlloj banorët e Xhenetit me banorët e Xhehenemit! Banorët e Xhenetit janë të fituarit. https://www.tefsirkurani.al/20-nuk-jane-njelloj-banoret-e-xhenetit-me-banoret-e-xhehenemit-banoret-e-xhenetit-jane-te-fituarit/ https://www.tefsirkurani.al/20-nuk-jane-njelloj-banoret-e-xhenetit-me-banoret-e-xhehenemit-banoret-e-xhenetit-jane-te-fituarit/#respond Mon, 26 Jul 2021 16:53:02 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9977 – “Nuk janë njëlloj banorët e Xhenetit me banorët e Xhehenemit! Banorët e Xhenetit janë të fituarit.” – A janë njëlloj ata që kujdesen për t’u pajisur me devotshmëri ndaj Allahut dhe në mënyrë të vazhdueshme kontrollojnë e llogarisin veten për çfarë kanë përgatitur për të nesërmen, me ata të mjerë, të çoroditur dhe të humbur mes errësirave të ligësisë? Sigurisht që jo! Të parët meritojnë Xhenetin e mirësisë dhe jetën e lumtur, në shoqërinë e profetëve, të sinqertëve, dëshmorëve dhe punëmirëve, që Zoti i begatoi me të mira.

Ndërsa ata që nuk kujtojnë Allahun, ata që shpërfillin të drejtat dhe detyrimet ndaj Tij, ata janë të dëshpëruar në dynja dhe meritojnë ndëshkimin në ahiret. Banorët e Xhenetit janë fituesit e çdo të mire dhe të shpëtuarit nga çdo e keqe. Ndërsa banorët e Zjarrit janë të humburit dhe të privuarit.

Pas qartësimit të plotë të urdhrave dhe ndalesave nga Allahu i Lartësuar, është e detyrueshme që robërit të nxitojnë në zbatimin e tyre. Nëse robërit do t’i lexonin ajetet Kur’anore me vëmendje dhe dëshirë për të mësuar të vërtetën dhe për t’iu nënshtruar Zotit sipas saj, atyre do t’u zbuteshin zemrat, edhe sikur të ishin të forta sa malet. Allahu i Lartësuar thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/20-nuk-jane-njelloj-banoret-e-xhenetit-me-banoret-e-xhehenemit-banoret-e-xhenetit-jane-te-fituarit/feed/ 0
19. Mos u bëni si ata që e harruan Allahun e prandaj Allahu i bëri që të harrojnë vetveten! Ata janë të shfrenuarit. https://www.tefsirkurani.al/19-mos-u-beni-si-ata-qe-e-harruan-allahun-e-prandaj-allahu-i-beri-qe-te-harrojne-vetveten-ata-jane-te-shfrenuarit/ https://www.tefsirkurani.al/19-mos-u-beni-si-ata-qe-e-harruan-allahun-e-prandaj-allahu-i-beri-qe-te-harrojne-vetveten-ata-jane-te-shfrenuarit/#respond Mon, 26 Jul 2021 16:52:36 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9975 – “Mos u bëni si ata që e harruan Allahun e prandaj Allahu i bëri që të harrojnë vetveten! Ata janë të shfrenuarit.” – Me të vërtetë nuk ka fatkeqësi më të madhe sesa kur njeriu tregohet i pakujdesshëm ndaj këtyre porosive. Kush bën një gjë të tillë iu përngjan njerëzve që harrojnë Allahun e Lartësuar, duke shpërfillur detyrimet ndaj Tij. Ata nuk i japin hakun plotësimit të të drejtave të Allahut të Lartësuar, por angazhohen tërësisht për të plotësuar dëshirat e tyre pa fre.

Sidoqoftë, me këto veprime, ata nuk arrijnë kurrë sukses. Përkundrazi, ato janë shkak që Allahu i Madhëruar t’i bëjë të harrojnë mirësitë për veten e tyre. Ashtu të rrëmujshëm, ata koten pas epshit të vet, duke humbur në këtë mënyrë qetësinë dhe lumturinë në të dyja jetët. Dështimi i tyre është i pariparueshëm dhe nuk mund të përshkruhet me fjalë. Këta janë të shfrenuarit, të cilët shkelin kufijtë e Zotit të tyre, duke mos iu bindur Atij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/19-mos-u-beni-si-ata-qe-e-harruan-allahun-e-prandaj-allahu-i-beri-qe-te-harrojne-vetveten-ata-jane-te-shfrenuarit/feed/ 0
18. O ju që keni besuar! Jini të devotshëm ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çfarë ka përgatitur për nesër! Kini frikë Allahun! Nuk ka dyshim se Allahu di në detaje gjithçka që ju bëni. https://www.tefsirkurani.al/18-o-ju-qe-keni-besuar-jini-te-devotshem-ndaj-allahut-dhe-le-te-shikoje-njeriu-se-cfare-ka-pergatitur-per-neser-kini-frike-allahun-nuk-ka-dyshim-se-allahu-di-ne-detaje-gjithcka-qe-ju-beni/ https://www.tefsirkurani.al/18-o-ju-qe-keni-besuar-jini-te-devotshem-ndaj-allahut-dhe-le-te-shikoje-njeriu-se-cfare-ka-pergatitur-per-neser-kini-frike-allahun-nuk-ka-dyshim-se-allahu-di-ne-detaje-gjithcka-qe-ju-beni/#respond Mon, 26 Jul 2021 16:52:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9973 “O ju që keni besuar! Jini të devotshëm ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çfarë ka përgatitur për nesër! Kini frikë Allahun! Nuk ka dyshim se Allahu di në detaje gjithçka që ju bëni!” – Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij besimtarë që të kryejnë çdo punë që u dikton imani i tyre, si edhe për devotshmëri ndaj Tij, haptazi dhe fshehtazi, në të gjitha gjendjet. Sipas këtij urdhri, ata duhet të përpiqen të realizojnë sa më mirë çdo porosi të Allahut. Ata duhet të jenë gjithmonë të kujdesshëm për të ruajtur të paprekura kufijtë e vendosura nga Ai.

Për këtë, ata duhet të kenë dituri të plotë për të drejtat e tyre, por edhe për përgjegjësitë që rëndojnë mbi ta. Gjithashtu, ata duhet të llogarisin vetveten vazhdimisht, duke e mbajtur atë nën mbikëqyrje të rreptë, për të vëzhguar se çfarë të mirash dhe të këqijash kanë bërë. Qëllimi kryesor i tyre duhet të jetë kënaqja e Allahut dhe arritja e lumturisë në jetën e përjetshme. Nëse ata vendosin ahiretin në plan të parë, sigurisht që do të angazhohen maksimalisht për të bërë punë të mira dhe të mbara. Nëse e kujtojnë vazhdimisht qëndrimin para Allahut të Lartësuar, do t’u shtohet dëshira dhe vullneti për të kryer vepra të mira dhe për t’u larguar nga të këqijat.

Në këtë mënyrë, ata do të pastrojnë veprat e tyre dhe do të kapërcejnë çdo pengesë që i ndalon ose devijon nga qëllimi i lartë. Ky vullnet u shtohet akoma më shumë nëse kujtojnë dhe binden se Allahu i Lartësuar është i Ditur për gjithçka që ata punojnë. Allahut nuk i fshihet asgjë prej veprave të tyre, sado të imta dhe të fshehura qofshin ato. Ai kurrë nuk ka për t’i shpërfillur dhe nuk ka për t’i lënë pa i shpërblyer për punët e tyre.

Ky ajet është një bazë e fuqishme, që e ndihmon robin në vetëkontroll dhe vetëllogaritje. Adhuruesi duhet ta kontrollojë vazhdimisht veten, në çdo mendim, fjalë apo punë që kryen. Nëse shikon mangësi dhe gabime, përpiqet seriozisht për t’u larguar prej tyre dhe për t’u penduar me sinqeritet. Ai i mbështetet e i kërkon ndihmë Zotit të tij, që ta plotësojë atë urdhër. Besimtari vazhdimisht krahason mirësitë që Allahu i Lartësuar i ka dhuruar, me mangësitë e tij. Kjo i ngjall në zemër atij turpin ndaj Allahut të Madhëruar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/18-o-ju-qe-keni-besuar-jini-te-devotshem-ndaj-allahut-dhe-le-te-shikoje-njeriu-se-cfare-ka-pergatitur-per-neser-kini-frike-allahun-nuk-ka-dyshim-se-allahu-di-ne-detaje-gjithcka-qe-ju-beni/feed/ 0
17. Dhe kështu, përfundimi i të dyja palëve është në Zjarr, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është ndëshkimi i zullumqarëve. https://www.tefsirkurani.al/17-dhe-keshtu-perfundimi-i-te-dyja-paleve-eshte-ne-zjarr-ku-do-te-jene-pergjithmone-ky-eshte-ndeshkimi-i-zullumqareve/ https://www.tefsirkurani.al/17-dhe-keshtu-perfundimi-i-te-dyja-paleve-eshte-ne-zjarr-ku-do-te-jene-pergjithmone-ky-eshte-ndeshkimi-i-zullumqareve/#respond Mon, 26 Jul 2021 16:51:44 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9971 “Dhe kështu, përfundimi i të dy palëve është në Zjarr, ku do të jenë përgjithmonë.” – Qoftë ftuesi, domethënë Shejtani i mallkuar, qoftë i ftuari, domethënë njeriu i cili i përgjigjet ftesës së Shejtanit, që të dy do të ndëshkohen, që të dy do të jenë përjetësisht bashkë në zjarrin e Xhehenemit. Allahu i Lartësuar thotë: “Shejtani është armiku juaji. Prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! Ai i fton ithtarët e vet, për t’i bërë banorë të zjarrit.” [Fatir 6].

– “Ky është ndëshkimi i zullumqarëve!” – Ky është ndëshkimi i atyre që, së bashku bënë padrejtësi dhe së bashku mohuan të vërtetën, edhe sikur ashpërsia e ndëshkimit të jetë e ndryshme nga njëra palë te tjetra. Kjo është sjellja e Shejtanit të mallkuar kundrejt të gjithë miqve të tij. Ai i fton dhe inkurajon vazhdimisht ata në çdo rrugë që u sjell dëm, duke i devijuar nga e vërteta.

Më pas, kur ata bien në rrjetat e tij dhe ndëshkimi bëhet i pakthyeshëm, ai distancohet dhe i braktis, duke i lënë të vetëm të vuajnë ndëshkimin dhe dëshpërimin. Ky është një paralajmërim shumë i fortë për të gjithë ata që i binden Shejtanit. Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar na i ka bërë të ditura qëllimet e poshtra të të Mallkuarit. Gjithashtu, Ai na e ka qartësuar plotësisht përfundimin e hidhur të atyre që i binden dhe pasojnë hapat e tij. Në këtë mënyrë, ata që preferojnë t’i binden Shejtanit të mallkuar, e bëjnë këtë me bindje e vetëdije të plotë, prandaj nuk kanë justifikim para Allahut të Lartësuar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/17-dhe-keshtu-perfundimi-i-te-dyja-paleve-eshte-ne-zjarr-ku-do-te-jene-pergjithmone-ky-eshte-ndeshkimi-i-zullumqareve/feed/ 0
16. Ata i përngjajnë Shejtanit, që i thotë njeriut “Moho (Zotin)!”, e kur ky mohon, ai tërhiqet duke thënë: “Unë distancohem prej teje. Unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë!” https://www.tefsirkurani.al/16-ata-i-perngjajne-shejtanit-qe-i-thote-njeriut-moho-zotin-e-kur-ky-mohon-ai-terhiqet-duke-thene-une-distancohem-prej-teje-une-i-frikesohem-allahut-zotit-te-gjith/ https://www.tefsirkurani.al/16-ata-i-perngjajne-shejtanit-qe-i-thote-njeriut-moho-zotin-e-kur-ky-mohon-ai-terhiqet-duke-thene-une-distancohem-prej-teje-une-i-frikesohem-allahut-zotit-te-gjith/#respond Mon, 26 Jul 2021 16:51:17 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9969 – “Ata i përngjajnë Shejtanit, që i thotë njeriut “Moho (Zotin)!”, – Shejtani ia zbukuron kufrin njeriut dhe e fton në të. Kur njeriu i mashtruar e mohon Zotin e tij, duke nënshkruar në këtë mënyrë dëshpërimin e vet, Shejtani i mallkuar distancohet prej tij dhe nuk e ndihmon ashtu sikurse i ka premtuar. Allahu i Lartësuar thotë:

“… e kur ky mohon, ai tërhiqet duke thënë: “Unë distancohem prej teje. Unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë!” – Unë nuk kam asnjë fuqi e mundësi që të largoj ndëshkimin prej teje. Unë nuk kam asnjë fuqi e mundësi që të ofroj ndonjë të mirë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/16-ata-i-perngjajne-shejtanit-qe-i-thote-njeriut-moho-zotin-e-kur-ky-mohon-ai-terhiqet-duke-thene-une-distancohem-prej-teje-une-i-frikesohem-allahut-zotit-te-gjith/feed/ 0
15. Ashtu si populli jo shumë larg më parë, të cilët vuajtën pasojat e veprimeve të tyre, edhe ata do të kenë një dënim të rëndë. https://www.tefsirkurani.al/15-ashtu-si-populli-jo-shume-larg-me-pare-te-cilet-vuajten-pasojat-e-veprimeve-te-tyre-edhe-ata-do-te-kene-nje-denim-te-rende/ https://www.tefsirkurani.al/15-ashtu-si-populli-jo-shume-larg-me-pare-te-cilet-vuajten-pasojat-e-veprimeve-te-tyre-edhe-ata-do-te-kene-nje-denim-te-rende/#respond Mon, 26 Jul 2021 16:50:25 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9967 “Ashtu si populli jo shumë larg më parë, të cilët vuajtën pasojat e veprimeve të tyre, edhe ata do të kenë një dënim të rëndë.” – Ata ngjajnë me kurejshët, kur Shejtani i mallkuar ua zbukuroi veprat e tyre. Duke treguar se si i Mallkuari ua zbukuroi veprat e tyre, Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Shejtani ua zbukuroi atyre veprat e këqija dhe u tha: “Askush nuk mund t’ju mposhtë ju sot, sepse do të jem unë mbrojtësi juaj.” Por kur u ndeshën dy ushtritë, ai iku me të katra e tha: “Unë nuk kam të bëj me ju. Unë shoh atë që ju nuk e shihni. Unë i frikësohem Allahut. Allahu ka, vërtet ndëshkim të ashpër”.”. [Enfal 48].

Kështu, ata u tradhtuan pabesisht nga aleatët, të cilët nuk u sollën asnjë ndihmë dhe nuk mundën t’i mbronin nga ndëshkimi. Kurejshët shkuan në Bedër plot fodullëk, të bindur se do të arrinin qëllimet e tyre kundër Profetit dhe besimtarëve. Por Allahu i Lartësuar e ndihmoi Profetin e Tij dhe besimtarët, duke u dhënë fitoren kundër mohuesve. Në këtë betejë u vranë krerët e qafirëve, disa u robëruan të tjerët ia mbathën. Kështu, ata korrën çfarë mbollën. Në të njëjtën mënyrë ngjau edhe me jehudët pak më vonë. Ndërsa munafikët, të cilët tradhtuan vëllezërit e tyre jehudë, krahasohen me dikë tjetër. I Lartësuari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/15-ashtu-si-populli-jo-shume-larg-me-pare-te-cilet-vuajten-pasojat-e-veprimeve-te-tyre-edhe-ata-do-te-kene-nje-denim-te-rende/feed/ 0