058. EL MUXHADELE | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Sat, 16 Apr 2022 15:42:08 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 058. EL MUXHADELE | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 22. Nuk gjen popull që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit e të dojë ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe sikur ata të jenë prindërit, fëmijët, vëllezërit ose farefisi i tyre. Të tillë janë ata, në zemrat e të cilëve Ai ka shkruar besimin, e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe do t’i futë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Këta janë pala e Allahut. Ta dini se pala e Allahut janë të shpëtuarit. https://www.tefsirkurani.al/22-nuk-gjen-popull-qe-beson-allahun-dhe-diten-e-gjykimit-e-te-doje-ata-qe-e-kundershtojne-allahun-dhe-te-derguarin-e-tij-edhe-sikur-ata-te-jene-prinderit-femijet-vellezerit-ose-farefisi-i-tyre-te-2/ https://www.tefsirkurani.al/22-nuk-gjen-popull-qe-beson-allahun-dhe-diten-e-gjykimit-e-te-doje-ata-qe-e-kundershtojne-allahun-dhe-te-derguarin-e-tij-edhe-sikur-ata-te-jene-prinderit-femijet-vellezerit-ose-farefisi-i-tyre-te-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:39:22 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16821   Nëse njeriu beson vërtet Allahun dhe Ditën e Gjykimit, patjetër që do të kryejë veprat që ia kërkon besimi i tij i sinqertë. Ndër veprat më të rëndësishme që lypsen nga besimi është dashuria për ata që besojnë Allahun dhe mbështetja e plotë e tyre, nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, urrejtja dhe armiqësia ndaj atyre që nuk i nënshtrohen fesë së vërtetë, edhe sikur këta të jenë njerëzit më të afërt të tij. Ky është besimi i vërtetë: ai që ka fryte e rezultate konkrete. Njerëzve që i arrijnë këto rezultate, Allahu ua ka shkruar imanin në zemrat e tyre, domethënë, e ka bërë atë të patundur, larg çdo pasigurie e dyshimi.

Të tilla sëmundje nuk ndikojnë tek imani i tyre. Allahu i ndihmon ata me “ruh” prej Tij. El Ruh quhet shpirti, por po kështu quhet edhe Shpallja e Zotit. Pra, këta janë ata të cilët Allahu i Madhëruar i ndihmon me Shpalljen e Tij, me forcën e saj ndikuese në shpirt. Ai i forcon e i mbështet me të gjitha mënyrat, ashtu siç përkujdeset për të zgjedhurit e Tij. Atyre u takon jeta e këndshme në këtë botë dhe Xheneti i mirësisë në botën tjetër. Në ahiret do të kenë gjithçka që ua dëshiron shpirti dhe çdo gjë që ua pëlqen syri. Për ta janë përgatitur mirësitë më të mëdha.

Allahu do t’i mbulojë me kënaqësinë Tij dhe kurrë nuk do të zemërohet prej tyre. Ata do të mrekullohen nga gjithë ato privilegje të dhuruara prej Zotit të tyre. Të shumta do të jenë surprizat për këta fatlumë! Të larta do të jenë gradat ku do të ngrihen! Kurrë nuk do të ëndërrojnë atje mirësi më të mëdha se ato që u ka falur i Lavdëruari. Ata nuk do t’ia gjejnë kurrë fundin mirësive të përjetshme të Allahut. Ndërsa ata që pretendojnë se e duan Allahun dhe e besojnë Ditën e Gjykimit, por kanë dashuri, miqësi dhe aleancë me qafirët, të cilët e shpërfillin besimin dhe shprehin armiqësi ndaj Allahut, ata nuk kanë besim të vërtetë, por thjesht pretendojnë.

Çdo pretendim ka nevojë për argumente e fakte për t’u vërtetuar dhe pranuar. Thjesht të pretendosh se ke iman nuk vlen asgjë dhe nuk sjell asnjë përfitim. Këtu përfundon tefsiri i “Kad semiallahu”, me ndihmën dhe udhëzimin e Allahut të Lavdëruar. Vetëm Allahut i takon lavdia e plotë e falënderimi! Ai është Zoti i botëve! Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi Muhamedin (a.s.).

]]>
https://www.tefsirkurani.al/22-nuk-gjen-popull-qe-beson-allahun-dhe-diten-e-gjykimit-e-te-doje-ata-qe-e-kundershtojne-allahun-dhe-te-derguarin-e-tij-edhe-sikur-ata-te-jene-prinderit-femijet-vellezerit-ose-farefisi-i-tyre-te-2/feed/ 0
21. Allahu e ka shkruar: “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë.” Allahu është i Fuqishëm e Ngadhënjimtar. https://www.tefsirkurani.al/21-allahu-e-ka-shkruar-une-dhe-te-derguarit-e-mi-patjeter-do-te-ngadhenjejme-allahu-eshte-i-fuqishem-e-ngadhenjimtar-2/ https://www.tefsirkurani.al/21-allahu-e-ka-shkruar-une-dhe-te-derguarit-e-mi-patjeter-do-te-ngadhenjejme-allahu-eshte-i-fuqishem-e-ngadhenjimtar-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:39:02 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16817   Këto ajete janë kërcënim dhe premtim. Kërcënimi është për të gjithë ata që shfaqin armiqësi ndaj Allahut dhe Profetit të Tij duke bërë kufër, duke mos u bindur dhe duke kryer vepra të këqija. Këta do të jenë të braktisur dhe të përçmuar. Ata kurrë nuk do të fitojnë dhe nuk do të ndihmohen. Ndërsa premtimi e përgëzimi është për ata që besojnë Allahun dhe profetët e Tij, duke jetuar sipas porosive që profetët sollën nga Zoti i tyre.

Ata janë pala e Allahut, që do të fitojnë çdo të mirë e do të shpëtojnë nga çdo e keqe. Allahu i Madhëruar premton atyre sukses, fitore dhe ndihmë në dynja dhe në ahiret. Ky është një premtim që nuk thyhet kurrë, sepse është dhënë nga më i Vërteti në premtimet e Tij, më i Fuqishmi, Krenari dhe i Pamposhturi, të Cilit nuk mund t’i shpëtojë asgjë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/21-allahu-e-ka-shkruar-une-dhe-te-derguarit-e-mi-patjeter-do-te-ngadhenjejme-allahu-eshte-i-fuqishem-e-ngadhenjimtar-2/feed/ 0
20. S’ka dyshim se ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ata do të jenë më të poshtëruarit. https://www.tefsirkurani.al/20-ska-dyshim-se-ata-qe-e-kundershtojne-allahun-dhe-te-derguarin-e-tij-ata-do-te-jene-me-te-poshteruarit/ https://www.tefsirkurani.al/20-ska-dyshim-se-ata-qe-e-kundershtojne-allahun-dhe-te-derguarin-e-tij-ata-do-te-jene-me-te-poshteruarit/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:38:39 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16808   Këto ajete janë kërcënim dhe premtim. Kërcënimi është për të gjithë ata që shfaqin armiqësi ndaj Allahut dhe Profetit të Tij duke bërë kufër, duke mos u bindur dhe duke kryer vepra të këqija. Këta do të jenë të braktisur dhe të përçmuar. Ata kurrë nuk do të fitojnë dhe nuk do të ndihmohen. Ndërsa premtimi e përgëzimi është për ata që besojnë Allahun dhe profetët e Tij, duke jetuar sipas porosive që profetët sollën nga Zoti i tyre.

Ata janë pala e Allahut, që do të fitojnë çdo të mirë e do të shpëtojnë nga çdo e keqe. Allahu i Madhëruar premton atyre sukses, fitore dhe ndihmë në dynja dhe në ahiret. Ky është një premtim që nuk thyhet kurrë, sepse është dhënë nga më i Vërteti në premtimet e Tij, më i Fuqishmi, Krenari dhe i Pamposhturi, të Cilit nuk mund t’i shpëtojë asgjë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/20-ska-dyshim-se-ata-qe-e-kundershtojne-allahun-dhe-te-derguarin-e-tij-ata-do-te-jene-me-te-poshteruarit/feed/ 0
19. Ata i ka vënë poshtë Shejtani dhe i ka bërë që të harrojnë porositë e Allahut. Ata janë palë me Shejtanin, e dijeni se palë me Shejtanin janë vetëm të humburit. https://www.tefsirkurani.al/19-ata-i-ka-vene-poshte-shejtani-dhe-i-ka-bere-qe-te-harrojne-porosite-e-allahut-ata-jane-pale-me-shejtanin-e-dijeni-se-pale-me-shejtanin-jane-vetem-te-humburit-2/ https://www.tefsirkurani.al/19-ata-i-ka-vene-poshte-shejtani-dhe-i-ka-bere-qe-te-harrojne-porosite-e-allahut-ata-jane-pale-me-shejtanin-e-dijeni-se-pale-me-shejtanin-jane-vetem-te-humburit-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:37:41 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16803 – “Ata i ka vënë poshtë Shejtani dhe i ka bërë që të harrojnë porositë e Allahut. Ata janë palë me Shejtanin, e dijeni se palë me Shejtanin janë vetëm të humburit.” – Duke harruar dhe shpërfillur porositë e Allahut, ata shkatërruan dhe humbën fenë, dynjanë, veten dhe familjet e tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/19-ata-i-ka-vene-poshte-shejtani-dhe-i-ka-bere-qe-te-harrojne-porosite-e-allahut-ata-jane-pale-me-shejtanin-e-dijeni-se-pale-me-shejtanin-jane-vetem-te-humburit-2/feed/ 0
18. Ditën kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, ata do t’i betohen Atij, sikurse ju betohen juve, duke pandehur se kështu do të arrijnë diçka. Në fakt, ata janë veç gënjeshtarë. https://www.tefsirkurani.al/18-diten-kur-allahu-ti-ringjalle-te-gjithe-ata-do-ti-betohen-atij-sikurse-ju-betohen-juve-duke-pandehur-se-keshtu-do-te-arrijne-dicka-ne-fakt-ata-jane-vec-genjeshtare-2/ https://www.tefsirkurani.al/18-diten-kur-allahu-ti-ringjalle-te-gjithe-ata-do-ti-betohen-atij-sikurse-ju-betohen-juve-duke-pandehur-se-keshtu-do-te-arrijne-dicka-ne-fakt-ata-jane-vec-genjeshtare-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:37:06 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16796 – “Ditën kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, ata do t’i betohen Atij, sikurse ju betohen juve, duke pandehur se kështu do të arrijnë diçka. Në fakt, ata janë veç gënjeshtarë.” – Ai që jeton në një mënyrë, ashtu do të vdesë. Kështu, munafikët në jetën e dynjasë u betohen besimtarëve se janë me ta. Po kështu, edhe Ditën e Gjykimit, kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, ata do t’i betohen Atij ashtu sikurse u betohen besimtarëve, duke pandehur se edhe atje do t’u vlejnë betimet. Mohimi, hipokrizia dhe besimi i prishur iu nguliten në zemër, aq sa vetëmashtrohen se vërtet mund të arrijnë diçka me betimet e tyre.

Por ata gënjejnë, dhe dihet që gënjeshtra nuk funksionon tek Allahu, te Njohësi i të dukshmes dhe i të fshehtave. Ky është, gjithashtu, roli i Shejtanit të mallkuar, që i ka vënë nën vete. I Mallkuari, duke ua zbukuruar veprat e tyre, i bën që të harrojnë kujtimin e Allahut. Shejtani është armik i hapur dhe i përbetuar i njeriut, pasi synon veçse ligësinë për të, sikurse thotë i Madhëruari: “Shejtani është armiku juaji. Prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! Ai i fton ithtarët e vet, për t’i bërë banorë të zjarrit.” [Fatir 6].

]]>
https://www.tefsirkurani.al/18-diten-kur-allahu-ti-ringjalle-te-gjithe-ata-do-ti-betohen-atij-sikurse-ju-betohen-juve-duke-pandehur-se-keshtu-do-te-arrijne-dicka-ne-fakt-ata-jane-vec-genjeshtare-2/feed/ 0
17. Para Allahut atyre nuk do t’u bëjë dobi as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata janë banorët e Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë. https://www.tefsirkurani.al/17-para-allahut-atyre-nuk-do-tu-beje-dobi-as-pasuria-e-as-femijet-e-tyre-ata-jane-banoret-e-xhehenemit-ku-do-te-jene-pergjithmone-2/ https://www.tefsirkurani.al/17-para-allahut-atyre-nuk-do-tu-beje-dobi-as-pasuria-e-as-femijet-e-tyre-ata-jane-banoret-e-xhehenemit-ku-do-te-jene-pergjithmone-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:36:35 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16792 – “Para Allahut, atyre nuk do t’u bëjë dobi as pasuria e as fëmijët e tyre.” – Pasuria e fëmijët nuk mund ta largojnë asnjë fije ndëshkimin e ahiretit dhe as nuk mund të ndihmojnë me ndopak shpërblim.

– “Ata janë banorët e Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë.” – Munafikët nuk do të dalin kurrë nga zjarri i Xhehenemit. Atje do të jenë përgjithmonë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/17-para-allahut-atyre-nuk-do-tu-beje-dobi-as-pasuria-e-as-femijet-e-tyre-ata-jane-banoret-e-xhehenemit-ku-do-te-jene-pergjithmone-2/feed/ 0
16. Ata i përdorin betimet si mburojë, teksa pengojnë të tjerët prej Rrugës së Allahut, prandaj i pret një dënim poshtërues. https://www.tefsirkurani.al/16-ata-i-perdorin-betimet-si-mburoje-teksa-pengojne-te-tjeret-prej-rruges-se-allahut-prandaj-i-pret-nje-denim-poshterues-2/ https://www.tefsirkurani.al/16-ata-i-perdorin-betimet-si-mburoje-teksa-pengojne-te-tjeret-prej-rruges-se-allahut-prandaj-i-pret-nje-denim-poshterues-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:36:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16786 – “Ata i përdorin betimet si mburojë, teksa pengojnë të tjerët prej Rrugës së Allahut, …” – Ata i përdorin betimet si mburojë nga qortimet e Profetit dhe besimtarëve. Kështu largohen nga rruga e Allahut, madje pengojnë edhe të tjerët nga kjo rrugë e drejtë, që të çon drejt Xhenetit të mirësisë. Ata që pengojnë nga rruga e Zotit e kanë përfundimin në Zjarr, siç thotë i Lartësuari më pas:

“… prandaj i pret një dënim poshtërues.” – Ata tregohen fodullë kundrejt fesë së Allahut dhe nënshtrimit sipas Shpalljes së Tij, prandaj meritojnë dënimin poshtërues e të përhershëm, i cili asnjë çast nuk do t’u lehtësohet dhe askush nuk do të mund t’i ndihmojë apo t’u japë afat e mundësi që të kthehen e të ndryshojnë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/16-ata-i-perdorin-betimet-si-mburoje-teksa-pengojne-te-tjeret-prej-rruges-se-allahut-prandaj-i-pret-nje-denim-poshterues-2/feed/ 0
15. Allahu ka përgatitur për ta ndëshkim të ashpër. Vërtet, ajo çfarë veprojnë ata është shumë e keqe. https://www.tefsirkurani.al/15-allahu-ka-pergatitur-per-ta-ndeshkim-te-ashper-vertet-ajo-cfare-veprojne-ata-eshte-shume-e-keqe-2/ https://www.tefsirkurani.al/15-allahu-ka-pergatitur-per-ta-ndeshkim-te-ashper-vertet-ajo-cfare-veprojne-ata-eshte-shume-e-keqe-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:34:46 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16778 – “A nuk i sheh ata (hipokritët) që miqësohen me njerëz, me të cilët Allahu është i zemëruar? Ata nuk janë as prej jush (o besimtarë), as prej atyre (idhujtarëve) dhe me vetëdije betohen në mënyrë të gënjeshtër. Allahu ka përgatitur për ta ndëshkim të ashpër. Vërtet, ajo çfarë veprojnë ata është shumë e keqe.” – Allahu i Madhëruar na përshkruan sjelljen e poshtër të munafikëve, të cilët miqësohen dhe ndihmojnë qafirët kundër besimtarëve. Ata bëjnë aleancë me jehudët, të krishterët dhe mohues të tjerë, me të cilët Zoti është zemëruar, prandaj kanë mallkimin më të rëndë të Tij.

Por i Madhëruari na tregon se këta të mjerë janë të çoroditur dhe, në fakt, nuk i përkasin asnjërës palë. Ata nuk janë as me besimtarët, as me qafirët, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ata luhaten në mëdyshje: nuk janë as me këta, as me ata. Për ata që Allahu i shpie në humbje, ti nuk do të mund të gjesh (rrugë për) shpëtim.” [Nisa 143]. Munafikët nuk janë me besimtarët me zemër dhe me vepra, sepse e brendshmja e tyre është me qafirët, edhe pse e dukshmja është me muslimanët. Por ata nuk janë as me qafirët, sepse e dukshmja e tyre është me besimtarët.

Ky është përshkrimi që Allahu i Madhëruar u ka bërë atyre. Ata betohen duke gënjyer për diçka që nuk ekziston në zemrat e tyre. Ata betohen se janë besimtarë, por ata janë të bindur se nuk janë të tillë. Atëherë, shpërblimi për këta tradhtarë, intrigantë, mohues e të pabesë është ndëshkimi i ashpër që Allahu i Drejtë ka përgatitur për ta. Madhësinë dhe dhimbjet e këtij ndëshkimi mund t’i përshkruajë veçse Allahu i Plotfuqishëm. Ata e meritojnë këtë ndëshkim, sepse sjella e tyre është shumë e shëmtuar. Veprat e tyre e zemërojnë Allahun e Madhëruar dhe e bëjnë të pakthyeshëm mallkimin e Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/15-allahu-ka-pergatitur-per-ta-ndeshkim-te-ashper-vertet-ajo-cfare-veprojne-ata-eshte-shume-e-keqe-2/feed/ 0
14. A nuk i sheh ata (hipokritët) që miqësohen me njerëz, me të cilët Allahu është i zemëruar? Ata nuk janë as prej jush (o besimtarë), as prej atyre (idhujtarëve) dhe me vetëdije betohen në mënyrë të gënjeshtër. https://www.tefsirkurani.al/14-a-nuk-i-sheh-ata-hipokritet-qe-miqesohen-me-njerez-me-te-cilet-allahu-eshte-i-zemeruar-ata-nuk-jane-as-prej-jush-o-besimtare-as-prej-atyre-idhujtareve-dhe-me-vetedije-betohen-ne-menyre-te/ https://www.tefsirkurani.al/14-a-nuk-i-sheh-ata-hipokritet-qe-miqesohen-me-njerez-me-te-cilet-allahu-eshte-i-zemeruar-ata-nuk-jane-as-prej-jush-o-besimtare-as-prej-atyre-idhujtareve-dhe-me-vetedije-betohen-ne-menyre-te/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:34:21 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16773 – “A nuk i sheh ata (hipokritët) që miqësohen me njerëz, me të cilët Allahu është i zemëruar? Ata nuk janë as prej jush (o besimtarë), as prej atyre (idhujtarëve) dhe me vetëdije betohen në mënyrë të gënjeshtër. Allahu ka përgatitur për ta ndëshkim të ashpër. Vërtet, ajo çfarë veprojnë ata është shumë e keqe.” – Allahu i Madhëruar na përshkruan sjelljen e poshtër të munafikëve, të cilët miqësohen dhe ndihmojnë qafirët kundër besimtarëve. Ata bëjnë aleancë me jehudët, të krishterët dhe mohues të tjerë, me të cilët Zoti është zemëruar, prandaj kanë mallkimin më të rëndë të Tij.

Por i Madhëruari na tregon se këta të mjerë janë të çoroditur dhe, në fakt, nuk i përkasin asnjërës palë. Ata nuk janë as me besimtarët, as me qafirët, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ata luhaten në mëdyshje: nuk janë as me këta, as me ata. Për ata që Allahu i shpie në humbje, ti nuk do të mund të gjesh (rrugë për) shpëtim.” [Nisa 143]. Munafikët nuk janë me besimtarët me zemër dhe me vepra, sepse e brendshmja e tyre është me qafirët, edhe pse e dukshmja është me muslimanët. Por ata nuk janë as me qafirët, sepse e dukshmja e tyre është me besimtarët.

Ky është përshkrimi që Allahu i Madhëruar u ka bërë atyre. Ata betohen duke gënjyer për diçka që nuk ekziston në zemrat e tyre. Ata betohen se janë besimtarë, por ata janë të bindur se nuk janë të tillë. Atëherë, shpërblimi për këta tradhtarë, intrigantë, mohues e të pabesë është ndëshkimi i ashpër që Allahu i Drejtë ka përgatitur për ta. Madhësinë dhe dhimbjet e këtij ndëshkimi mund t’i përshkruajë veçse Allahu i Plotfuqishëm. Ata e meritojnë këtë ndëshkim, sepse sjella e tyre është shumë e shëmtuar. Veprat e tyre e zemërojnë Allahun e Madhëruar dhe e bëjnë të pakthyeshëm mallkimin e Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/14-a-nuk-i-sheh-ata-hipokritet-qe-miqesohen-me-njerez-me-te-cilet-allahu-eshte-i-zemeruar-ata-nuk-jane-as-prej-jush-o-besimtare-as-prej-atyre-idhujtareve-dhe-me-vetedije-betohen-ne-menyre-te/feed/ 0
13. A mos po frikësoheni (nga varfëria) të jepni sadaka në prag të bisedës suaj (me Profetin)? Kur ju nuk e bëtë këtë, e Allahu jua pranoi pendimin, atëherë, përkryeni namazin, jepni zekatin dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij! Allahu i di në hollësi veprat tuaja. https://www.tefsirkurani.al/13-a-mos-po-frikesoheni-nga-varferia-te-jepni-sadaka-ne-prag-te-bisedes-suaj-me-profetin-kur-ju-nuk-e-bete-kete-e-allahu-jua-pranoi-pendimin-atehere-perkryeni-namazin-jepni-zekatin-dhe-bindj-2/ https://www.tefsirkurani.al/13-a-mos-po-frikesoheni-nga-varferia-te-jepni-sadaka-ne-prag-te-bisedes-suaj-me-profetin-kur-ju-nuk-e-bete-kete-e-allahu-jua-pranoi-pendimin-atehere-perkryeni-namazin-jepni-zekatin-dhe-bindj-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:33:49 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16770 – “A mos po frikësoheni (nga varfëria) të jepni sadaka në prag të bisedës suaj (me Profetin)? Kur ju nuk e bëtë këtë, e Allahu jua pranoi pendimin, atëherë, përkryeni namazin, jepni zekatin …” – Nëse nuk e kishin zbatuar urdhrin për sadaka para komunikimit me Profetin (a.s.), të mos mendonin se ishte gjë e vogël, sepse Allahu tha që jua pranoi pendimin.

Ata duhej të ishin mirënjohës për faljen dhe mëshirën e Allahut, duke plotësuar porositë madhore të Tij, si falja e namazit, me rregullat e tij, dhe dhënia e zekatit atyre që Zoti i ka përcaktuar. Këto janë dy adhurime që kryhen me trup e me pasuri. Kush i kryen me përpikmëri dhe përkushtim ato, ka përmbushur detyrimet ndaj Allahut dhe ndaj robërve  të Tij. Pas kësaj, i Madhëruari jep një urdhër gjithëpërfshirës, madje më gjithëpërfshirësin e urdhrave, duke thënë:

– “… dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij.” – Ky është urdhri më gjithëpërfshirës, që udhëzon për t’iu bindur Allahut dhe të Dërguarit të Tij, duke zbatuar detyrimet dhe duke iu larguar harameve, duke besuar fjalën e tyre dhe duke qëndruar brenda kufijve të vendosura nga Zoti. Mbi të gjitha, për bazë merret sinqeriteti dhe bamirësia (ihsan), prandaj i Lartësuari thotë:

– “Allahu i di në hollësi veprat tuaja.” – Ai është i Gjithëditur për çfarë veproni dhe për qëllimet tuaja. Allahu do t’ju shpërblejë sipas qëllimit që ju fshihni në zemër, sepse Ai di edhe të fshehtat e kraharorit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/13-a-mos-po-frikesoheni-nga-varferia-te-jepni-sadaka-ne-prag-te-bisedes-suaj-me-profetin-kur-ju-nuk-e-bete-kete-e-allahu-jua-pranoi-pendimin-atehere-perkryeni-namazin-jepni-zekatin-dhe-bindj-2/feed/ 0