057. EL HADID | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Wed, 27 Apr 2022 12:59:17 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 057. EL HADID | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 29. Le ta dinë ithtarët e Librit, se ata nuk kanë asgjë në dorë nga mirësia e Allahut. E gjithë mirësia është në dorë të Allahut dhe Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Dhurues i madh. https://www.tefsirkurani.al/29-le-ta-dine-ithtaret-e-librit-se-ata-nuk-kane-asgje-ne-dore-nga-miresia-e-allahut-e-gjithe-miresia-eshte-ne-dore-te-allahut-dhe-ai-ia-jep-kujt-te-doje-allahu-eshte-dhurues-i-madh/ https://www.tefsirkurani.al/29-le-ta-dine-ithtaret-e-librit-se-ata-nuk-kane-asgje-ne-dore-nga-miresia-e-allahut-e-gjithe-miresia-eshte-ne-dore-te-allahut-dhe-ai-ia-jep-kujt-te-doje-allahu-eshte-dhurues-i-madh/#respond Mon, 26 Jul 2021 15:08:00 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9897 – “Le ta dinë ithtarët e Librit, se ata nuk kanë asgjë në dorë nga mirësia e Allahut …” – Ne e bëjmë të qartë bujarinë Tonë ndaj atyre që kanë takua dhe besim të plotë, duke besuar edhe profetin Muhamed (a.s.), për t’u dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm ithtarëve të Librit: ata nuk kanë asnjë lloj mundësie që të përcaktojnë mirësinë e Allahut, se kujt t’i jepet ajo e kujt jo. Le ta mësojnë mirë, se nuk janë ata, me dëshirat e tyre të sëmura, që përcaktojnë se kujt duhet t’i jepet mëshira e Zotit e kujt jo.

Ata të mjerë, sikurse tregon i Madhëruari, thonë: “Ata (ithtarët e Librit) thonë: “Askush nuk do të hyjë në Xhenet nëqoftë se nuk është çifut ose i krishterë!”, por i Madhëruari tha: “Këto janë trille të tyre! Thuaju: “Sillni provat tuaja, nëse keni të drejtë!” Përkundrazi, ai që i është dorëzuar Allahut dhe është bamirës, e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij. Për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të brengosen.” [Bekare 111, 112].

Pra, të mos vazhdojnë me ëndrra të kota dhe me gjykimet e tyre të padrejta. Le ta dinë se vetëm ata që besojnë Muhamedin (a.s.) dhe kanë takua, Allahu do t’u japë dyfish nga mëshira e Tij, do t’u dhurojë dritë e falje gjynahesh, ndryshe nga ç’trillojnë ithtarët e Librit. Ai do t’i shpërblejë punëmirët, edhe nëse këtë e urrejnë arrogantët e pabindur. Le ta kuptojnë ata të vetëmashtruar se:

– “E gjithë mirësia është në dorë të Allahut dhe Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Dhurues i madh.” – Allahu e dhuron mirësinë e Tij sipas urtësisë dhe diturisë së Tij absolute. Bujaria e Tij është e madhe dhe askush nuk mund ta kufizojë atë.

Këtu përfundoi tefsiri i sures Hadidë, dhe kjo është vetëm mirësi dhe bujari prej Allahut. Vetëm Ai qoftë i lavdëruar!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/29-le-ta-dine-ithtaret-e-librit-se-ata-nuk-kane-asgje-ne-dore-nga-miresia-e-allahut-e-gjithe-miresia-eshte-ne-dore-te-allahut-dhe-ai-ia-jep-kujt-te-doje-allahu-eshte-dhurues-i-madh/feed/ 0
28. O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe besoni të Dërguarin e Tij! Allahu ju jep dyfish nga mëshira e Tij, ju dhuron dritë, që të ecni me të, dhe ju fal gjynahet. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. https://www.tefsirkurani.al/28-o-ju-qe-keni-besuar-kijeni-frike-allahun-dhe-besoni-te-derguarin-e-tij-allahu-ju-jep-dyfish-nga-meshira-e-tij-ju-dhuron-drite-qe-te-ecni-me-te-dhe-ju-fal-gjynahet-allahu-eshte-fales-i-madh-e/ https://www.tefsirkurani.al/28-o-ju-qe-keni-besuar-kijeni-frike-allahun-dhe-besoni-te-derguarin-e-tij-allahu-ju-jep-dyfish-nga-meshira-e-tij-ju-dhuron-drite-qe-te-ecni-me-te-dhe-ju-fal-gjynahet-allahu-eshte-fales-i-madh-e/#respond Mon, 26 Jul 2021 15:07:21 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9895 – “O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe besoni të Dërguarin e Tij! Allahu ju jep dyfish nga mëshira e Tij,” – Ka mundësi që këto fjalë t’u drejtohen ithtarëve të Librit, domethënë, atyre që besojnë dhe pasojnë Musain ose Isain (a.s.). Allahu i Madhëruar i urdhëron ata që të punojnë sipas besimit të vërtetë. Ai i urdhëron që të kenë drojë (takua) ndaj Tij, duke iu larguar gjynaheve dhe mosbindjes, dhe të besojnë të Dërguarin e Tij, Muhamedin (a.s.).

Nëse veprojnë kështu, Allahu ka për t’i shpërblyer dyfish, prej mëshirës së Tij: një shpërblim për besimin e tyre në profetët e shkuar dhe një shpërblim për besimin e tyre në Profetin e Fundit, Muhamedin (a.s.). Por ka mundësi, gjithashtu, që ky urdhër t’u drejtohet të gjithëve, qofshin ithtarë të Librit ose jo. Ky shpjegim është madje më i dukshëm. Kësisoj, Allahu i Madhëruar i urdhëron të gjithë njerëzit për besim dhe drojë (takua) ndaj Tij.

Ai i urdhëron për pasimin e plotë të fesë së drejtë, me themelet dhe degëzimet e saj, si në veprat e jashtme e të dukshme, ashtu edhe për veprat e fshehta dhe të padukshme. Nëse e zbatojnë këtë urdhër, i Lartësuari u premton dyfish prej mirësisë dhe mëshirës së Tij. Madhësinë e këtij shpërblimi nuk e di askush, veç Allahut të Lartësuar.

Një shpërblim është për besimin dhe një shpërblim për takua-në; ose një shpërblim për zbatimin e urdhrave dhe një shpërblim për lënien e harameve. Po ashtu, ka mundësi që “ju jep dyfish” të ketë kuptimin: “ju jep shpërblime të shtuara herë pas here”. Por jo vetëm kaq, sepse Allahu i Madhëruar thotë në vijim:

– “… ju dhuron dritë, që të ecni me të, dhe ju fal gjynahet.” – Përveç shpërblimit të shumëfishuar, Allahu i Lartësuar ka për t’ju dhënë dituri udhëzim dhe dritë, që të ecni mes territ të injorancës. Më shumë akoma, Ai do t’ju falë gjynahet dhe do t’ju mbulojë të metat.

– “Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Prandaj, asnjërit të mos i duken shumë këto premtime për Allahun, që zotëron mirësi të pakufishme, të cilat kanë përfshirë qiejt e Tokën dhe çfarë gjendet mes tyre. Çdo krijesë është rrethuar nga mirësitë e Tij dhe nuk bën dot pa to as sa një pulitje sysh, madje as më pak se kaq.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/28-o-ju-qe-keni-besuar-kijeni-frike-allahun-dhe-besoni-te-derguarin-e-tij-allahu-ju-jep-dyfish-nga-meshira-e-tij-ju-dhuron-drite-qe-te-ecni-me-te-dhe-ju-fal-gjynahet-allahu-eshte-fales-i-madh-e/feed/ 0
27. Pastaj, në gjurmët e tyre, vazhduam me të dërguarit Tanë e pas tyre dërguam Isain, të birin e Merjemes. Atij i dhamë Ungjillin, ndërsa në zemrat e ithtarëve të tij futëm butësi e mëshirë. Megjithatë, murgërinë ata e shpikën vetë. Ne nuk ua bëmë detyrim murgërinë, me të cilën edhe pse synuan të arrinin kënaqësinë e Allahut, ata nuk iu përmbajtën ashtu si duhet t’i përmbaheshin. Prandaj, atyre që besuan drejt, Ne ua dhamë shpërblimin, po shumë prej tyre janë të padrejtë https://www.tefsirkurani.al/27-pastaj-ne-gjurmet-e-tyre-vazhduam-me-te-derguarit-tane-e-pas-tyre-derguam-isain-te-birin-e-merjemes-atij-i-dhame-ungjillin-ndersa-ne-zemrat-e-ithtareve-te-tij-futem-butesi-e-meshire-megjitha/ https://www.tefsirkurani.al/27-pastaj-ne-gjurmet-e-tyre-vazhduam-me-te-derguarit-tane-e-pas-tyre-derguam-isain-te-birin-e-merjemes-atij-i-dhame-ungjillin-ndersa-ne-zemrat-e-ithtareve-te-tij-futem-butesi-e-meshire-megjitha/#respond Mon, 26 Jul 2021 15:06:55 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9893 – “Pastaj, në gjurmët e tyre, vazhduam me të dërguarit Tanë e pas tyre dërguam Isain, të birin e Merjemes. Atij i dhamë Ungjillin, …” – Allahu i Madhëruar e përmend në mënyrë të veçantë Isain (a.s.), sepse këto ajete flasin në përgjithësi për të krishterët, që pretendojnë se janë pasues të Isait (a.s.), të cilit iu dha Ungjilli, njëri nga librat më të rëndësishëm që Zoti ka shpallur për njerëzit.

– “… ndërsa në zemrat e ithtarëve të tij futëm butësi e mëshirë.” – Në një sure tjetër, i Madhëruari thotë: “Ti do të vëresh se njerëzit me armiqësinë më të fortë kundër besimtarëve janë judejtë dhe idhujtarët. Ndërsa më të butët me besimtarët janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”, sepse prej tyre ka të ditur dhe adhurues asketë, të cilët nuk tregohen kryeneçë. Kur e dëgjojnë atë që i është shpallur të Dërguarit, do të shohësh që prej syve të tyre rrjedhin lot, nga e vërteta që kanë kuptuar. Ata thonë: “Zoti ynë, ne kemi besuar, pra, na regjistro ndër ata që do të dëshmojnë!” “Përse të mos besojmë në Allahun dhe në të Vërtetën që na ka ardhur, kur ne duam që Zoti ynë të na bashkojë me njerëzit e mirë?” Për këtë thënie, Allahu i ka shpërblyer me kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për vepërmirët. [Maide 82 – 85].

Prandaj të krishterët ishin më zemërbutë se të tjerët, atëherë kur ishin pasues dhe udhëzues të Sheriatit të Isait (a.s.).

– “Megjithatë, murgërinë ata e shpikën vetë.” – Murgëria është një lloj adhurimi, të cilin të krishterët e shpikën vetë dhe ia bën detyrim vetes. Allahu i Madhëruar nuk i pati urdhëruar kurrë për murgëri. Ishin ata që ia bënë vetes detyrë diçka të tillë, duke pretenduar se kështu synonin kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. Por megjithëse kishin një qëllim të tillë, ata nuk iu përmbajtën atij, siç thotë i Madhëruari:

– “Ne nuk ua bëmë detyrim murgërinë, me të cilën edhe pse synuan të arrinin kënaqësinë e Allahut, ata nuk iu përmbajtën ashtu si duhet t’i përmbaheshin.” – Të krishterët nuk arritën ta plotësonin detyrimin që i ngarkuan vetes. Kësisoj, ata gabuan në dy drejtime: së pari, ata shpikën një adhurim që Zoti nuk e kishte caktuar dhe, së dyti, nuk e plotësuan detyrimin që i vunë vetes. Kështu vazhdon përsëri të veprojë shumica e të krishterëve. Sidoqoftë, disa prej tyre u përqendruan në fenë e Zotit, pa e shtrembëruar atë. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:

“Prandaj, atyre që besuan drejt, Ne ua dhamë shpërblimin…” – Ata që e besojnë Muhamedin (a.s.) ashtu si besojnë në Isain (a.s.), Allahu do t’i shpërblejë sipas veprave të bëra.

– “… po shumë prej tyre janë të padrejtë.” – Edhe këta do të marrin atë që meritojnë, sipas padrejtësisë së tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/27-pastaj-ne-gjurmet-e-tyre-vazhduam-me-te-derguarit-tane-e-pas-tyre-derguam-isain-te-birin-e-merjemes-atij-i-dhame-ungjillin-ndersa-ne-zemrat-e-ithtareve-te-tij-futem-butesi-e-meshire-megjitha/feed/ 0
26. Ne i zgjodhëm Nuhun dhe Ibrahimin si të dërguar dhe mes pasardhësve të tyre vendosëm profetësinë dhe Librin. Prej tyre pati të udhëzuar në Rrugën e Drejtë, por shumë prej tyre kanë qenë të shfrenuar. https://www.tefsirkurani.al/26-ne-i-zgjodhem-nuhun-dhe-ibrahimin-si-te-derguar-dhe-mes-pasardhesve-te-tyre-vendosem-profetesine-dhe-librin-prej-tyre-pati-te-udhezuar-ne-rrugen-e-drejte-por-shume-prej-tyre-kane-qene-te-shfrenu/ https://www.tefsirkurani.al/26-ne-i-zgjodhem-nuhun-dhe-ibrahimin-si-te-derguar-dhe-mes-pasardhesve-te-tyre-vendosem-profetesine-dhe-librin-prej-tyre-pati-te-udhezuar-ne-rrugen-e-drejte-por-shume-prej-tyre-kane-qene-te-shfrenu/#respond Mon, 26 Jul 2021 15:06:18 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9891 – “Ne i zgjodhëm Nuhun dhe Ibrahimin si të dërguar dhe mes pasardhësve të tyre vendosëm profetësinë dhe Librin.” – Profetët e parë dhe të fundit, të gjithë kanë qenë prej pasardhësve të Nuhut (a.s.) dhe Ibrahimit (a.s.). Të gjithë librat iu shpallën profetëve pasardhës të këtyre dy profetëvë të mëdhenj.

– “Prej tyre pati të udhëzuar në Rrugën e Drejtë, por shumë prej tyre kanë qenë të shfrenuar.” – Prej popujve ku u dërguan këta profetë, pati të udhëzuar, të cilët e pranuan ftesën e profetëve të tyre dhe u nënshtruan për të punuar sipas urdhrave e porosive që ata dhanë. Megjithatë, shumica e tyre ishin njerëz të prishur, sikurse thotë i Madhëruari: “Shumica e njerëzve nuk do të jenë besimtarë, sado të ngulësh këmbë ti.” [Jusuf 103].

]]>
https://www.tefsirkurani.al/26-ne-i-zgjodhem-nuhun-dhe-ibrahimin-si-te-derguar-dhe-mes-pasardhesve-te-tyre-vendosem-profetesine-dhe-librin-prej-tyre-pati-te-udhezuar-ne-rrugen-e-drejte-por-shume-prej-tyre-kane-qene-te-shfrenu/feed/ 0
25. Ne i çuam të dërguarit Tanë me shenja të qarta dhe Ne u shpallëm atyre Librin dhe drejtësinë, që njerëzit t’i përmbahen së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin, i cili është i fortë dhe i dobishëm për njerëzit, për t’u dalluar qartë para Allahut se kush e ndihmon Atë dhe të dërguarit e Tij, duke i besuar të fshehtës. Allahu është i Fuqishëm e Ngadhnjimtar. https://www.tefsirkurani.al/25-ne-i-cuam-te-derguarit-tane-me-shenja-te-qarta-dhe-ne-u-shpallem-atyre-librin-dhe-drejtesine-qe-njerezit-ti-permbahen-se-drejtes-ne-e-kemi-zbritur-edhe-hekurin-i-cili-eshte-i-forte-dh/ https://www.tefsirkurani.al/25-ne-i-cuam-te-derguarit-tane-me-shenja-te-qarta-dhe-ne-u-shpallem-atyre-librin-dhe-drejtesine-qe-njerezit-ti-permbahen-se-drejtes-ne-e-kemi-zbritur-edhe-hekurin-i-cili-eshte-i-forte-dh/#respond Mon, 26 Jul 2021 15:05:46 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9889 – “Ne i çuam të dërguarit Tanë me shenja të qarta …” – Profetët u dërguan me shenja të qarta, që dëshmonin vërtetësinë e tyre dhe të Shpalljes që përcillnin prej Allahut të Madhëruar.

– “dhe Ne u shpallëm atyre Librin dhe drejtësinë, …” – Fjala ‘Librin’ ka për qëllim të gjithë librat që Allahu i Madhëruar u shpalli profetëve, si udhëzues për krijesat. Këta libra do të ishin të mjaftueshëm për të mësuar e zbuluar gjithçka që u sjell dobi njerëzve në jetën dhe fenë e tyre. Allahu i Madhëruar u dhuroi profetëve edhe ‘el mizan’, pra, drejtësinë në fjalë dhe në vepra.

Feja që sollën të gjithë profetët ka qenë drejtësi, barazi e mbarësi në çdo urdhër dhe në çdo ndalesë të vendosur. Ato janë ligjet më të përkryera, që rregullojnë marrëdhëniet mes krijesave. Drejtësia është baza e çdo dispozite të ligjëruar nga Zoti, në të gjitha fushat e ligjit, si dënimet për krimin, kompensimin, trashëgiminë etj. Qëllimi i Librit dhe drejtësisë është:

– “… që njerëzit t’i përmbahen së drejtës.” – Që njerëzit të veprojnë drejt kur të përmbushin detyrimet e fesë dhe të jetës së përditshme, sepse kështu do të kenë shumë  mirësi. Ky ajet tregon se të gjithë profetët kanë patur themel të përbashkët të ligjit: vendosjen e drejtësisë, edhe pse mund të ketë patur ndryshime të caktuara në fusha të ndryshme të zbatimit të kësaj drejtësie, në varësi të kohës, vendeve dhe gjendjes së popujve.

– “Ne e kemi zbritur edhe hekurin, i cili është i fortë dhe i dobishëm për njerëzit …” – Me hekurin prodhohen mjetet luftarake, si armë, mburoja etj. Por ai ka edhe dobi të tjera për njerëzit. Për shembull, prej tij bëhen mjetet e punës, madje mund të thuhet se hekuri gjen përdorim thuajse në çdo fushë.

– “… për t’u dalluar qartë para Allahut se kush e ndihmon Atë dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës.” – Me Shpalljen që solli dhe me forcën e hekurit që vendosi në Tokë, Allahu i Madhëruar dëshiron që t’i sprovojë njerëzit, derisa të dallohen qartë ata që ndihmojnë fenë dhe profetët e Tij, thjesht duke besuar të fshehtën. Besimi në të fshehtën është besimi i vërtetë, ndërsa veprat e ndërtuara mbi këtë besim janë vepra të mira e të pranueshme.

Nga ana tjetër, të besosh atëherë kur do të ndodhë Kijameti dhe çdo gjë do të shfaqet haptazi, është besim i pavlefshëm, që nuk merret për bazë. Ata që e besojnë të fshehtën i përmirësojnë veprat e tyre, duke u nënshtruar sipas Librit dhe duke e përdorur forcën e hekurit me drejtësinë e kërkuar nga Zoti. Pikërisht këta e kalojnë provimin dhe fitojnë shpërblimin.

– “Allahu është i Fuqishëm e Ngadhnjimtar.” – Asgjë dhe askush nuk mund t’i shpëtojë apo t’i fshihet Allahut. Fuqinë e Tij e dëshmon edhe hekuri, të cilin Ai e ka zbritur për t’u prodhuar gjithëfarëlloj mjetesh të fuqishme. Allahu është i Plotfuqishëm të triumfojë mbi të gjithë armiqtë e Tij, por Ai dëshiron t’i sprovojë të dashurit e Tij me armiqtë e Tij, që të sipkasin ata që e besojnë të fshehtën dhe ndihmojnë fenë dhe profetët e Tij. Allahu i përmend bashkë Librin dhe hekurin, sepse Ai do ta ndihmojë fenë e Tij me të dyja mjetet.

Ai e qartëson të vërtetën e Tij me Libër, pra, me argumente të pakundërshtueshme, por Ai do ta ndihmojë fenë e Tij edhe me forcën e shpatës së hekurt. Që të dy mjetet, qoftë Libri, qoftë forca e hekurit, do të veprojnë me drejtësi dhe për të vendosur drejtësinë. Kështu do të shfaqet qartë urtësia absolute e Allahut dhe përsosmëria e fesë së Tij, të cilën Ai e vendosi nëpërmjet profetëve të Tij. Pasi u përmendën profetët në përgjithësi, përmenden në mënyrë të veçantë dy nga profetët më të zgjedhur të Tij, Nuhu dhe Ibrahimi (a.s.). Allahu i Madhëruar vendosi profetësinë në pasardhësit e tyre, duke i bërë ata etër të profetëve vijues.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/25-ne-i-cuam-te-derguarit-tane-me-shenja-te-qarta-dhe-ne-u-shpallem-atyre-librin-dhe-drejtesine-qe-njerezit-ti-permbahen-se-drejtes-ne-e-kemi-zbritur-edhe-hekurin-i-cili-eshte-i-forte-dh/feed/ 0
24. Që tregohet koprrac dhe po për koprraci i porosit njerëzit. E kush kthen shpinën (porosive të Zotit), le ta dijë se Allahu është i Pasur e i Lavdëruar. https://www.tefsirkurani.al/24-qe-tregohet-koprrac-dhe-po-per-koprraci-i-porosit-njerezit-e-kush-kthen-shpinen-porosive-te-zotit-le-ta-dije-se-allahu-eshte-i-pasur-e-i-lavderuar/ https://www.tefsirkurani.al/24-qe-tregohet-koprrac-dhe-po-per-koprraci-i-porosit-njerezit-e-kush-kthen-shpinen-porosive-te-zotit-le-ta-dije-se-allahu-eshte-i-pasur-e-i-lavderuar/#respond Mon, 26 Jul 2021 15:05:13 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9887 – “… Që tregohet koprrac dhe po për koprraci i porosit njerëzit.” – Ata bëjnë dy gjëra të shëmtuara, vetëm njëra prej të cilave do të mjaftonte për të kuptuar ligësinë e shpirtit të tyre: janë koprracë, duke mos kryer detyrimet që u takojnë, dhe porosisin edhe të tjerët për koprraci.

Nuk u mjafton që janë vetë koprracë, por inkurajojnë edhe të tjerët me fjalë e me vepra që të përvetësojnë këtë ves të ulët dhe të shëmtuar. Këto veprime janë mosbindje ndaj Allahut dhe devijim nga rruga e Tij. Por ata që refuzojnë t’i binden Allahut do të dëmtojnë veçse vetveten dhe aspak Allahun e Madhëruar, i Cili thotë:

– “E kush kthen shpinën (porosive të Zotit), le ta dijë se Allahu është i Pasur e i Lavdëruar.” – Allahu është i Pasur dhe nuk ka nevojë për askënd. Ai ka pushtetin dhe sundimin e qiejve dhe të Tokës. Është Ai që u jep pasuri robërve  të Tij, duke i kënaqur e ngopur ata me gjërat që u mundëson. Ai është El Hamidu – i Lavdëruari, që ka çdo emër të bukur e çdo cilësi të plotë. Emrat, cilësitë dhe veprat e Tij janë të bukura dhe të plota, për të cilat meriton lavdërimin, mirënjohjen dhe madhërimin.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/24-qe-tregohet-koprrac-dhe-po-per-koprraci-i-porosit-njerezit-e-kush-kthen-shpinen-porosive-te-zotit-le-ta-dije-se-allahu-eshte-i-pasur-e-i-lavderuar/feed/ 0
23. Kështu, të mos dëshpëroheni shumë për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzoheni shumë (e të mburreni) me atë që Ai ju ka dhënë. Allahu, me të vërtetë, nuk e do asnjë arrogant, që u lavdërohet të tjerëve. https://www.tefsirkurani.al/23-keshtu-te-mos-deshperoheni-shume-per-ate-qe-ju-ka-kaluar-e-as-te-mos-gezoheni-shume-e-te-mburreni-me-ate-qe-ai-ju-ka-dhene-allahu-me-te-vertete-nuk-e-do-asnje-arrogant-qe-u-lavderohet-te/ https://www.tefsirkurani.al/23-keshtu-te-mos-deshperoheni-shume-per-ate-qe-ju-ka-kaluar-e-as-te-mos-gezoheni-shume-e-te-mburreni-me-ate-qe-ai-ju-ka-dhene-allahu-me-te-vertete-nuk-e-do-asnje-arrogant-qe-u-lavderohet-te/#respond Mon, 26 Jul 2021 15:04:50 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9885 – “Kështu, të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzoheni  tepër (e të mburreni) me atë që Ai ju ka dhënë. Allahu, me të vërtetë, nuk e do asnjë arrogant, që u lavdërohet të tjerëve, …” – Allahu nuk i do ata që janë mendjemëdhenj të vrazhdë, që mburren e fryhen me mirësitë që i ka dhënë Ai, sikur t’i kenë fituar vetë ato, me forcën e aftësitë e tyre.

Në vend që t’ua shtojnë nënshtrimin dhe modestinë, ato mirësi i bëjnë të kalojnë kufijtë edhe më shumë, të harrohen edhe më shumë në gjynahe e shkujdesje, sikurse thotë i Madhëruari: “Kur njeriun e godet ndonjë e keqe, ai na lutet Neve. Por, kur Ne i japim ndonjë të mirë, ai thotë: “Këtë e kam arritur në saje të diturisë sime!” Jo! Ajo është veçse një sprovë, por shumica prej tyre nuk e dinë.” [Zumer 49].

]]>
https://www.tefsirkurani.al/23-keshtu-te-mos-deshperoheni-shume-per-ate-qe-ju-ka-kaluar-e-as-te-mos-gezoheni-shume-e-te-mburreni-me-ate-qe-ai-ju-ka-dhene-allahu-me-te-vertete-nuk-e-do-asnje-arrogant-qe-u-lavderohet-te/feed/ 0
22. Nuk ndodh asnjë sprovë në Tokë e as në veten tuaj, që të mos jetë (e rregjistruar) në Libër para se të ndodhë. Kjo për Allahun është e lehtë. https://www.tefsirkurani.al/22-nuk-ndodh-asnje-sprove-ne-toke-e-as-ne-veten-tuaj-qe-te-mos-jete-e-rregjistruar-ne-liber-para-se-te-ndodhe-kjo-per-allahun-eshte-e-lehte/ https://www.tefsirkurani.al/22-nuk-ndodh-asnje-sprove-ne-toke-e-as-ne-veten-tuaj-qe-te-mos-jete-e-rregjistruar-ne-liber-para-se-te-ndodhe-kjo-per-allahun-eshte-e-lehte/#respond Mon, 26 Jul 2021 15:03:58 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9883 Allahu i Madhëruar na tregon në këto ajete për kaderin e Tij, që përfshin gjithçka e çdo çështje:

– “Nuk ndodh asnjë sprovë në Tokë e as në veten tuaj, që të mos jetë (e rregjistruar) në Libër para se të ndodhë. Kjo për Allahun është e lehtë.” – Këtu bëhet fjalë për të gjithë sprovat që bien mbi krijesat, qofshin në formë mirësie apo fatkeqësie. Të gjitha janë shënuar në librin Leuhi Mahfudh, të vogla e të mëdha. Kjo është vërtet madhështore, që nuk mund ta perceptojnë mendjet dhe që i çorodit edhe më të mençurit. Por, gjithsesi, ajo për Allahun është e lehtë.

Allahu i Lartësuar i njoftoi robërit e Tij për këtë të vërtetë, që ata të jenë të qartë, të kthjellët dhe të dinë si të veprojnë e sillen në çdo situatë. Ata duhet të mos trishtohen dhe të mos humbasin tërësisht shpresat nëse u ikën ndonjë mirësi, të cilën aq shumë e kanë dashur. Për t’ia lehtësuar vetes diçka të tillë, le të kujtojnë se kështu ka qenë e shkruar në Leuhi Mahfudh, prandaj do të kryhej se s’bën dhe ishte e pamundur që të shmangej apo të ndalej.

Por edhe të mos gëzohen shumë, të shfrenuar e me arrogancë, për atë që Allahu u ka dhuruar. Për këtë, thjesht le të kujtojnë se asgjë nuk e kanë arritur me forcën dhe aftësinë e tyre, por vetëm me mirësinë dhe bujarinë e Allahut të Lartësuar. Kështu që, le të punojnë për t’i shprehur Atij mirënjohjen dhe lavdinë që e meriton! Le ta falënderojë Dhuruesin e çdo të mire dhe Shpëtuesin nga çdo e keqe, Allahun e Lartësuar!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/22-nuk-ndodh-asnje-sprove-ne-toke-e-as-ne-veten-tuaj-qe-te-mos-jete-e-rregjistruar-ne-liber-para-se-te-ndodhe-kjo-per-allahun-eshte-e-lehte/feed/ 0
21. Shpejtoni që të fitoni faljen prej Zotit tuaj dhe Xhenetin, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiellit dhe e Tokës dhe që është përgatitur për ata që i besojnë Allahut dhe të dërguarve të Tij! Ai është mirësia e Allahut, që ia jep kujt të dojë. Allahu është Dhurues i madh. https://www.tefsirkurani.al/21-shpejtoni-qe-te-fitoni-faljen-prej-zotit-tuaj-dhe-xhenetin-gjeresia-e-te-cilit-eshte-sa-gjeresia-e-qiellit-dhe-e-tokes-dhe-qe-eshte-pergatitur-per-ata-qe-i-besojne-allahut-dhe-te-derguarve-te-tij/ https://www.tefsirkurani.al/21-shpejtoni-qe-te-fitoni-faljen-prej-zotit-tuaj-dhe-xhenetin-gjeresia-e-te-cilit-eshte-sa-gjeresia-e-qiellit-dhe-e-tokes-dhe-qe-eshte-pergatitur-per-ata-qe-i-besojne-allahut-dhe-te-derguarve-te-tij/#respond Mon, 26 Jul 2021 15:02:58 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9881 “Shpejtoni që të fitoni faljen prej Zotit tuaj dhe Xhenetin, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiellit dhe e Tokës…” – Kjo arrihet duke plotësuar ato që Zoti i ka bërë si sebep për falje gjynahesh, si: pendimi i sinqertë, kërkimi i faljes në mënyrë të rregullt, largimi nga gjynahet dhe çdo shteg që të shpie te gjynahet. Ajo arrihet, gjithashtu, duke nxituar në kënaqësinë e Allahut nëpërmjet veprave të mira dhe duke i dhënë rëndësi në mënyrë të vazhdueshme çdo gjëje që e kënaq Allahun.

Gjithmonë duhet të përpiqesh për të qenë në shkallën më të lartë të ihsan-it qoftë në drejtim të adhurimit të Allahut, qoftë në drejtim të bamirësisë ndaj krijesave. Më pas, i Madhëruari tregon veprat që e bëjnë të mundur këtë mirësi të madhe:

“…dhe që është përgatitur për ata që i besojnë Allahut dhe të dërguarve të Tij!” – Besimi tek Allahu dhe profetët e Tij nënkupton bindjen ndaj porosive të tyre, ku bëjnë pjesë themelet e fesë dhe degëzimet e saj.

– “Ai është mirësia e Allahut, që ia jep kujt të dojë. Allahu është Dhurues i madh.” – Shpjegimi i qartë i këtyre çështjeve është mirësi e Allahut, që ia jep atij që Ai dëshiron. Në Kur’an, i Madhëruari qartësoi rrugën që të çon në Xhenet dhe rrugët që të çojnë në Xhehenem. Mundësia për t’i kuptuar e mësuar këto rrugë është mirësi e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dëshirojë.

Edhe shpërblimi i madh i Allahut është një dhuratë që Ai ia jep kujt të dëshirojë. Këto janë nga mirësitë më të mëdha të Allahut mbi robërit e Tij. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha. Atë askush nuk mund ta lavdërojë ashtu siç e meriton. Ai qoftë i lavdëruar ashtu si e ka lavdëruar vetë Veten e Tij! Allahu qëndron shumë më lart sesa lavdërimet që i bëjnë robërit e Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/21-shpejtoni-qe-te-fitoni-faljen-prej-zotit-tuaj-dhe-xhenetin-gjeresia-e-te-cilit-eshte-sa-gjeresia-e-qiellit-dhe-e-tokes-dhe-qe-eshte-pergatitur-per-ata-qe-i-besojne-allahut-dhe-te-derguarve-te-tij/feed/ 0
20. Dijeni se jeta e kësaj bote është veçse një lojë, kalim kohe në argëtim, stoli e krenari mes jush dhe përpjekje për shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve. Ajo i ngjan atij shiu, prej të cilit bima i habit bujqit, por pastaj ajo thahet dhe e sheh të verdhë, pastaj përthyhet dhe kalbet. Ndërsa në Botën Tjetër ka dënim të rëndë, por edhe falje gjynahesh dhe dhurim kënaqësie nga Allahu. Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër, vetëm se një përjetim mashtrues. https://www.tefsirkurani.al/20-dijeni-se-jeta-e-kesaj-bote-eshte-vecse-nje-loje-kalim-kohe-ne-argetim-stoli-e-krenari-mes-jush-dhe-perpjekje-per-shtimin-e-pasurise-dhe-te-femijeve-ajo-i-ngjan-atij-shiu-prej-te-cilit-bima-i/ https://www.tefsirkurani.al/20-dijeni-se-jeta-e-kesaj-bote-eshte-vecse-nje-loje-kalim-kohe-ne-argetim-stoli-e-krenari-mes-jush-dhe-perpjekje-per-shtimin-e-pasurise-dhe-te-femijeve-ajo-i-ngjan-atij-shiu-prej-te-cilit-bima-i/#respond Mon, 26 Jul 2021 15:02:30 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9879 “Dijeni se jeta e kësaj bote është veçse një lojë, kalim kohe në argëtim, stoli e krenari mes jush dhe përpjekje për shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve.” – Allahu i Madhëruar na tregon për dynjanë dhe realitetin e saj, na qartëson përfundimin e saj dhe të atyre që jetojnë në të. Ai na qartëson se ajo është thjesht lojë e dëfrim. Kjo dynja është vendi ku trupi kërkon të dëfrejë dhe zemra të harrohet me kotësira. Ky është realiteti i saj. Nëse dëshiron ta kuptosh këtë realitet, atëherë shiko banorët e kësaj dynjaje dhe mënyrën se si ata jetojnë në të.

Nëse do t’i vëresh me kujdes, do të shohësh se ata e kalojnë shumicën e kohës së tyre me argëtime dhe pakujdesi të gjatë ndaj kujtimit të Allahut. Ata janë të pakujdesshëm ndaj së ardhmes  që i pret përpara dhe shpërfillës të premtimeve e kërcënimeve të Zotit. Ata e trajtojnë fenë si diçka jo serioze, duke mos i dhënë rëndësinë që i takon. Ndryshe ndodh me të zgjedhurit, të vëmendshmit, punëtorët dhe kërkuesit e përjetësisë së ahiretit. Zemrat e tyre janë të mbushura me kujtimin e Allahut, me njohurinë për Allahun dhe dashurinë për Të. Ata e mbushin kohën e tyre me vepra të mira, që të afrojnë tek Allahu.

Ata i gjen vazhdimisht duke u marrë me punë të dobishme qoftë për veten e tyre, qoftë për të tjerët. Në këtë dynja, njerëzit përpiqen që të stolisen e lëvdohen me rroba të bukura, ushqime e pije të shtrenjta, me mjete, shtëpi, pallate, pushtet etj. Dashuruesit e dynjasë mburren mes tyre për luksin dhe pasurinë që zotërojnë. Çdokush  dëshiron të duket në sytë e tjetrit dhe të jetë ai më i larti, më i lëvduari dhe më i famshmi. Çdokush dëshiron që të jetë me më shumë pasuri e djem. Ja, kështu ndodh, sidomos me ata që e dashurojnë dynjanë dhe kanë gjetur prehje në të. Por ndryshe ndodh me ata që e njohin dynjanë me fytyrën e saj reale.

Ata e trajtojnë dynjanë ashtu sikurse është në të vërtetë, si vendkalim e jo si vendprehje. Ata garojnë për çdo fjalë e vepër që të afron tek Allahu. Ata marrin të gjitha masat dhe ndjekin të gjitha rrugët që të çojnë në kënaqësinë e Allahut. Nëse të tjerët u lëvdohen e garojnë për shtimin e pasurive të kësaj dynjaje, ata garojnë për të shtuar veprat e mira e për të kërkuar ahiretin. Pastaj Allahu i Madhëruar i bën një krahasim të goditur kësaj dynjaje dhe bukurive të saj të përkohshme dhe mashtruese:

“Ajo i ngjan atij shiu, prej të cilit bima i habit bujqit, por pastaj ajo thahet dhe e sheh të verdhë, pastaj përthyhet dhe kalbet.” – Dynjaja i ngjan shiut që bie prej qiellit, nga i cili del e zhvillohet bima, me të cilën ushqehen njerëzit dhe kafshët. Ajo lulëzon e zbukurohet, duke e habitur kultivuesin e saj dhe duke mashtruar njerëzit që e kanë gjetur prehjen dhe kënaqësinë veçse te kjo dynja. Por nuk zgjat shumë, dhe vjen diçka që e fanit këtë bukuri, që dukej sikur kurrë nuk do të zhdukej. Ajo e than dhe e shndërron ashtu siç ishte në fillim, pa rënë shiu, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë.

Bimës i humbet gjelbërimi dhe ngjyrat e saj mahnitëse. Ja kështu është dynjaja, me gjithë stolitë e saj. Edhe sikur të jetë në dorën e robit gjithçka që ka kjo dynja, kur të vijë momenti që ka caktuar Zoti, ajo do t’i largohet prej duarsh dhe robi do të largohet prej saj, duke marrë me vete veç qefinin. U poshtëroftë ai që jepet tërësisht kësaj jete dhe e harron punën për jetën e pasosur pranë Zotit! Vetëm puna për të fituar ahiretin është e frytshme. Ajo i mundëson robit kënaqësinë e përjetshme, prandaj i Lartësuari thotë:

– “Ndërsa në Botën Tjetër ka dënim të rëndë, por edhe falje gjynahesh dhe dhurim kënaqësie nga Allahu.” – Në ahiret ekzistojnë dy mundësi:

1. Ndëshkim i rëndë me zjarrin e Xhehenemit, prangat, zinxhirët dhe tmerret e tij. Ky ndëshkim është përgatitur për të gjithë ata që kanë patur dynjanë si pikësynim të vetëm dhe kanë guxuar të kryejnë poshtërsi ndaj Allahut, të mohojnë shpalljet e Tij dhe të jenë mosmirënjohës ndaj dhuratave të Tij.

2. Falje gjynahesh, mbulim të metash, largim prej ndëshkimit dhe arritje të kënaqësisë së Allahut. Këto do t’u dhurohen atyre që Allahu i Madhëruar do t’i fusë në Xhenet, në vendin e kënaqësisë dhe mëshirës së Tij. Ky është vendi i atyre që e kanë njohur dynjanë ashtu sikurse është në të vërtetë dhe kanë punuar për ahiretin ashtu si ai e meriton. Kjo mjafton që ne të bëhemi asketë në dynja dhe t’i përkushtohemi tërësisht ahiretit. Më pas, i Madhëruari thotë:

“Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër, vetëm se një përjetim mashtrues.” – Jeta në dynja është një kënaqësi që kalohet dhe mbaron, një kohë e shkurtër që përmbush vetëm pak nevoja e dëshira të njeriut. Për këtë arsye, kurrë nuk duhet të mashtrohesh dhe të gjesh prehje tek ajo. Ata që e gjejnë kënaqësinë vetëm tek jeta e dynjasë janë njerëzit e dobët, të cilët mashtrohen lehtë nga Shejtani. Në vijim, i Madhëruari na urdhëron që të garojmë drejt faljes së Tij, drejt kënaqësisë dhe Xhenetit të Tij. Ai thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/20-dijeni-se-jeta-e-kesaj-bote-eshte-vecse-nje-loje-kalim-kohe-ne-argetim-stoli-e-krenari-mes-jush-dhe-perpjekje-per-shtimin-e-pasurise-dhe-te-femijeve-ajo-i-ngjan-atij-shiu-prej-te-cilit-bima-i/feed/ 0