056. EL UAKIAH | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Sat, 16 Apr 2022 15:08:12 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 056. EL UAKIAH | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 96. Lartësoje Zotin tënd të Madhëruar! https://www.tefsirkurani.al/96-lartesoje-zotin-tend-te-madheruar-2/ https://www.tefsirkurani.al/96-lartesoje-zotin-tend-te-madheruar-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 19:57:06 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17053 “Lartësoje Zotin tënd të Madhëruar!” – I pastër nga çdo e metë e i lavdëruar qoftë Zoti ynë i Madhëruar! I lartësuar dhe larg çdo mangësie është Ai nga ajo që trillojnë e shpifin për Të zullumqarët! Lavdia e plotë i takon vetëm Allahut!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/96-lartesoje-zotin-tend-te-madheruar-2/feed/ 0
95. Nuk ka dyshim se kjo është e Vërteta e sigurt. https://www.tefsirkurani.al/95-nuk-ka-dyshim-se-kjo-eshte-e-verteta-e-sigurt-2/ https://www.tefsirkurani.al/95-nuk-ka-dyshim-se-kjo-eshte-e-verteta-e-sigurt-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 19:56:39 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17050 “Nuk ka dyshim se kjo është e Vërteta e sigurt.” – Ky shpërblim i robërve  sipas veprave të tyre, me të mirë apo me të keq, është e vërteta e sigurt, tek e cila nuk ka dyshime e pasiguri. Allahu i Madhëruar u tregoi robërve  argumente të prera për vërtetësinë e kësaj dite, aq sa të urtët dhe të mençurit e përjetojnë atë sikur ta dëshmonin që në këtë botë, kur lexojnë për të. Ata e lavdërojnë Allahun e Madhëruar për këtë mirësi të madhe që u dhuroi, domethënë për sigurinë e besimit në të fshehtën e në jetën tjetër, prandaj i Madhëruari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/95-nuk-ka-dyshim-se-kjo-eshte-e-verteta-e-sigurt-2/feed/ 0
94. Dhe djegie nga zjarri i Xhehenemit. https://www.tefsirkurani.al/94-dhe-djegie-nga-zjarri-i-xhehenemit-2/ https://www.tefsirkurani.al/94-dhe-djegie-nga-zjarri-i-xhehenemit-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 19:56:10 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17048 “… mirëseardhja e tyre është “gosti” me ujë të valë dhe djegie nga zjarri i Xhehenemit.” – Mikpritja për ta do të jetë hedhja në Xhehenem, në zjarrin e ndezur fort, i cili do t’i përfshijë tërësisht, me një nxehtësi që do t’u arrijë deri në zemër. Nëse kërkojnë lehtësim për etjen e madhe, i Lartësuari thotë: “Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Për jobesimtarët, Ne kemi përgatitur një Zjarr muret e të cilit do t’i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, do t’u jepet ujë (i nxehtë) si bakër i shkrirë që do t’ua përvëlojë fytyrat. Sa e tmershme është ajo pije! Sa vend i keq është ai!”.”. [Kehf 29].

]]>
https://www.tefsirkurani.al/94-dhe-djegie-nga-zjarri-i-xhehenemit-2/feed/ 0
93. Mirëseardhja e tij është “gosti” me ujë të valë https://www.tefsirkurani.al/93-mireseardhja-e-tij-eshte-gosti-me-uje-te-vale/ https://www.tefsirkurani.al/93-mireseardhja-e-tij-eshte-gosti-me-uje-te-vale/#respond Wed, 08 Dec 2021 19:55:41 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17044 “… mirëseardhja e tyre është “gosti” me ujë të valë dhe djegie nga zjarri i Xhehenemit.” – Mikpritja për ta do të jetë hedhja në Xhehenem, në zjarrin e ndezur fort, i cili do t’i përfshijë tërësisht, me një nxehtësi që do t’u arrijë deri në zemër. Nëse kërkojnë lehtësim për etjen e madhe, i Lartësuari thotë: “Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Për jobesimtarët, Ne kemi përgatitur një Zjarr muret e të cilit do t’i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, do t’u jepet ujë (i nxehtë) si bakër i shkrirë që do t’ua përvëlojë fytyrat. Sa e tmershme është ajo pije! Sa vend i keq është ai!”.”. [Kehf 29].

]]>
https://www.tefsirkurani.al/93-mireseardhja-e-tij-eshte-gosti-me-uje-te-vale/feed/ 0
92. E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur https://www.tefsirkurani.al/92-e-ne-qofte-se-eshte-prej-genjeshtareve-te-humbur-2/ https://www.tefsirkurani.al/92-e-ne-qofte-se-eshte-prej-genjeshtareve-te-humbur-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 19:55:06 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17042 – “E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur …” – Domethënë, nëse është prej atyre që kanë mohuar të vërtetën, madje e kanë konsideruar atë si mashtrim.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/92-e-ne-qofte-se-eshte-prej-genjeshtareve-te-humbur-2/feed/ 0
91. “Selam të qoftë ty prej të djathtëve!” https://www.tefsirkurani.al/91-selam-te-qofte-ty-prej-te-djathteve-2/ https://www.tefsirkurani.al/91-selam-te-qofte-ty-prej-te-djathteve-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 19:54:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17040 – “Selam të qoftë ty prej të djathtëve!” – Ke selam nga vëllezërit besimtarë prej të djathtëve. Miqtë do ta përshëndesin me selam dhe do t’i urojnë mirëseardhjen. Atyre do t’u thuhet: “Paqja ju shoqëroftë gjithmonë! Tashmë do të jeni në paqe e siguri të plotë nga mangësitë, sprovat dhe fatkeqësitë, nga ndëshkimi e vuajtjet, sepse ju jeni prej të djathtëve, të cilët do ta marrin librin e veprave të tyre nga e djathta. Ju jeni të tillë, sepse u ruajtët nga gjynahet e mëdha shkatërruese (el mubikat).

]]>
https://www.tefsirkurani.al/91-selam-te-qofte-ty-prej-te-djathteve-2/feed/ 0
90. Në qoftë se është nga të djathtët (i thuhet). https://www.tefsirkurani.al/90-ne-qofte-se-eshte-nga-te-djathtet-i-thuhet-2/ https://www.tefsirkurani.al/90-ne-qofte-se-eshte-nga-te-djathtet-i-thuhet-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 19:53:33 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17038 “Në qoftë se është nga të djathtët …” – Të djathtët janë ata që i kanë kryer detyrimet fetare dhe u janë larguar harameve, por ndoshta kanë thyer ndonjë prej detyrimeve, pa e cenuar teuhidin dhe imanin e tyre. Këtyre u thuhet:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/90-ne-qofte-se-eshte-nga-te-djathtet-i-thuhet-2/feed/ 0
89. Atëherë do të ketë mëshirë, kënaqësi dhe (përjetësi në) Xhenetin e mirësive. https://www.tefsirkurani.al/89-atehere-do-te-kete-meshire-kenaqesi-dhe-perjetesi-ne-xhenetin-e-miresive-2/ https://www.tefsirkurani.al/89-atehere-do-te-kete-meshire-kenaqesi-dhe-perjetesi-ne-xhenetin-e-miresive-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 19:52:54 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17036 Në fillim të sures, Allahu i Madhëruar përshkroi se si do të jenë tri grupet në ahiret: të zgjedhurit, të djathtët dhe mohuesit. Tashmë përshkruhet se si është fundi i jetës së tyre në dynja, e pikërisht në momentin e vdekjes:

“E nëse ai është prej të zgjedhurve, atëherë do të ketë mëshirë, kënaqësi dhe (përjetësi në) Xhenetin e mirësive.” – Nëse i vdekuri është prej të zgjedhurve (mukarabin), ai do të ketë një pritje të mrekullueshme. Të zgjedhurit janë ata që i kanë plotësuar të gjitha detyrimet fetare e veprat e pëlqyeshme dhe u janë larguar harameve e veprave të papëlqyeshme. Gjithashtu, ata nuk e kanë tepruar me të lejuarat, duke u treguar të përmbajtur me to. Si rezultat, Allahu i Madhëruar tregon se ata do të priten me mirësi të mrekullueshme.

Ata do të kenë kënaqësi të zemrës dhe të shpirtit, si lumturi, qetësi e prehje. Gjithashtu, do të kenë edhe “rejhan”, domethënë çdo lloj kënaqësie fizike, qoftë ajo prej ushqimeve, pijeve etj. Disa kanë thënë se fjala ‘rejhan’ në ajet tregon bimën e njohur aromatike të borzilokut. Me këtë kuptim, një mirësi tjetër që do të kenë në Xhenet të përzgjedhurit, do të jetë aroma e mirë. Për ata është përgatitur edhe Xheneti i mirësive, ku do të shijojnë të gjitha mirësitë trupore dhe shpirtërore. Në të do të gjejnë atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe zemra e robit kurrë nuk e ka imagjinuar.

Për përgëzimin e kësaj kategorie njerëzish në momentet e agonisë së vdekjes, i Madhëruari thotë: “S’ka dyshim se atyre që thonë “Allahu është Zoti ynë” dhe pastaj qëndrojnë të palëkundur në këtë, do t’u zbresin melekët (e do t’u thonë): “Mos u frikësoni e mos u pikëlloni, por gëzohuni me Xhenetin, që ju është premtuar! Ne jemi miqtë tuaj, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Botën Tjetër. Atje ju do të keni atë që dëshirojnë shpirtrat tuaja dhe gjithçka që kërkoni. Kjo është dhuratë nga Ai që është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” [Fussilet 30 – 32].

Ose: “Nuk ka dyshim se të dashurit e Allahut nuk kanë aspak frikë dhe as brengosje; Ata besojnë dhe janë të devotshëm. Atyre u jepen përgëzime në jetën e kësaj bote dhe në Jetën Tjetër. Premtimet e Allahut nuk mund të ndryshohen. Kjo është fitorja e madhe.” Junus 62 – 64. Është shpjeguar se ky përgëzim u jepet atyre që në jetën e dynjasë, para ahiretit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/89-atehere-do-te-kete-meshire-kenaqesi-dhe-perjetesi-ne-xhenetin-e-miresive-2/feed/ 0
88. E nëse ai është prej të zgjedhurve, https://www.tefsirkurani.al/88-e-nese-ai-eshte-prej-te-zgjedhurve/ https://www.tefsirkurani.al/88-e-nese-ai-eshte-prej-te-zgjedhurve/#respond Wed, 08 Dec 2021 19:52:21 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17034 Në fillim të sures, Allahu i Madhëruar përshkroi se si do të jenë tri grupet në ahiret: të zgjedhurit, të djathtët dhe mohuesit. Tashmë përshkruhet se si është fundi i jetës së tyre në dynja, e pikërisht në momentin e vdekjes:

“E nëse ai është prej të zgjedhurve, atëherë do të ketë mëshirë, kënaqësi dhe (përjetësi në) Xhenetin e mirësive.” – Nëse i vdekuri është prej të zgjedhurve (mukarabin), ai do të ketë një pritje të mrekullueshme. Të zgjedhurit janë ata që i kanë plotësuar të gjitha detyrimet fetare e veprat e pëlqyeshme dhe u janë larguar harameve e veprave të papëlqyeshme. Gjithashtu, ata nuk e kanë tepruar me të lejuarat, duke u treguar të përmbajtur me to. Si rezultat, Allahu i Madhëruar tregon se ata do të priten me mirësi të mrekullueshme.

Ata do të kenë kënaqësi të zemrës dhe të shpirtit, si lumturi, qetësi e prehje. Gjithashtu, do të kenë edhe “rejhan”, domethënë çdo lloj kënaqësie fizike, qoftë ajo prej ushqimeve, pijeve etj. Disa kanë thënë se fjala ‘rejhan’ në ajet tregon bimën e njohur aromatike të borzilokut. Me këtë kuptim, një mirësi tjetër që do të kenë në Xhenet të përzgjedhurit, do të jetë aroma e mirë. Për ata është përgatitur edhe Xheneti i mirësive, ku do të shijojnë të gjitha mirësitë trupore dhe shpirtërore. Në të do të gjejnë atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe zemra e robit kurrë nuk e ka imagjinuar.

Për përgëzimin e kësaj kategorie njerëzish në momentet e agonisë së vdekjes, i Madhëruari thotë: “S’ka dyshim se atyre që thonë “Allahu është Zoti ynë” dhe pastaj qëndrojnë të palëkundur në këtë, do t’u zbresin melekët (e do t’u thonë): “Mos u frikësoni e mos u pikëlloni, por gëzohuni me Xhenetin, që ju është premtuar! Ne jemi miqtë tuaj, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Botën Tjetër. Atje ju do të keni atë që dëshirojnë shpirtrat tuaja dhe gjithçka që kërkoni. Kjo është dhuratë nga Ai që është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” [Fussilet 30 – 32].

Ose: “Nuk ka dyshim se të dashurit e Allahut nuk kanë aspak frikë dhe as brengosje; Ata besojnë dhe janë të devotshëm. Atyre u jepen përgëzime në jetën e kësaj bote dhe në Jetën Tjetër. Premtimet e Allahut nuk mund të ndryshohen. Kjo është fitorja e madhe.” Junus 62 – 64. Është shpjeguar se ky përgëzim u jepet atyre që në jetën e dynjasë, para ahiretit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/88-e-nese-ai-eshte-prej-te-zgjedhurve/feed/ 0
87. Nuk e ktheni atë mbrapsht? https://www.tefsirkurani.al/87-nuk-e-ktheni-ate-mbrapsht-2/ https://www.tefsirkurani.al/87-nuk-e-ktheni-ate-mbrapsht-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 19:51:44 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17032 – “Përse atëherë, nëse nuk besoni se do të gjykoheni, nuk e ktheni atë  mbrapsht?” – Nëse mendoni se kurrë nuk do të ringjalleni të llogariteni dhe të shpërbleheni për veprat tuaja, atëherë kthejeni shpirtin e tij dhe shpëtojeni nga vdekja! Por ju jeni të bindur që nuk mund ta arrini një gjë të tillë. Atëherë, ose nënshtrohuni dhe besojeni ringjalljen, ose mësojeni se si do të jetë përfundimi juaj i dhembshëm.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/87-nuk-e-ktheni-ate-mbrapsht-2/feed/ 0