053. EN-NEXHM | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Sat, 16 Apr 2022 00:09:28 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 053. EN-NEXHM | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 62. Bini në sexhde për Allahun dhe adhurojeni Atë! https://www.tefsirkurani.al/62-bini-ne-sexhde-per-allahun-dhe-adhurojeni-ate/ https://www.tefsirkurani.al/62-bini-ne-sexhde-per-allahun-dhe-adhurojeni-ate/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:53:13 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24776 – “Bini në sexhde për Allahun dhe adhurojeni Atë!” – Edhe sexhdja është një adhurim, por Allahu i Lartësuar e përmend atë në mënyrë të veçantë, për të treguar rëndësinë e madhe të saj. Në fakt, sexhdja është vetë thelbi i adhurimit, sepse ajo shpreh drojën dhe nënshtrimin ndaj Allahut të Lartësuar, bindjen dhe përunjësinë ndaj Tij. Sexhdja shënon momentin më sublim të përuljes së robit, sepse gjatë saj nënshtrohet zemra, trupi dhe pjesët më të nderuara të njeriut, duke u vendosur në tokë, e cila shkelet me këmbë.

Pas urdhrit për sexhde, Allahu i Lartësuar jep një urdhër të përgjithshëm për adhurim. Kështu, Ai urdhëron për çdo fjalë dhe vepër që e do dhe e kënaq Atë, qofshin ato të dukshme apo të padukshme dhe të cilat Allahu i ka shpjeguar nëpërmjet Shpalljes së Tij. Këtu përfundon tefsiri i sures Nexhm, dhe për këtë falënderimi i plotë i takon vetëm Allahut, të Cilin kurrsesi nuk mund ta lavdërojmë ashtu sikurse e meriton. Ai është i lavdëruar ashtu sikurse e ka lavdëruar Veten e Vet dhe shumë më shumë i lavdëruar sesa mund ta lavdërojnë krijesat! Paqja, bekimet dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin (a.s.)!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/62-bini-ne-sexhde-per-allahun-dhe-adhurojeni-ate/feed/ 0
61. Madje, zhyteni me thellë në shkujdesje! https://www.tefsirkurani.al/61-madje-zhyteni-me-thelle-ne-shkujdesje/ https://www.tefsirkurani.al/61-madje-zhyteni-me-thelle-ne-shkujdesje/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:52:32 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24773 “… dhe po qeshni, e nuk po qani?! Madje, zhyteni me thellë në shkujdesje!” – Në vend që shpirti juaj të zbutet dhe të ndikohet nga madhështia e këtij Kur’ani, ju çuditërisht qeshni dhe talleni me mesazhet që ai përcjell?! Në vend që sytë tuaj të lotojnë kur të dëgjojnë urdhrat dhe ndalesat e tij, në vend që zemrat tuaja të jenë të vëmendshme dhe plot shpresë e drojë, kur dëgjojnë premtimet dhe kërcënimet e tij, me ju ndodh e kundërta: ju largoheni dhe zhyteni në kotësira.

Si është e mundur që ju të jeni të pavëmendshëm dhe mospërfillës ndaj këtij mesazhi të fuqishëm? Ky është tregues i dobësisë të mendjes, arsyes dhe besimit tuaj. Nëse ju do të adhuronit Allahun e Lartësuar dhe vazhdimisht do të synonit kënaqësinë e Tij në të gjitha gjendjet tuaja, nuk do të arrinit në këtë nivel kaq të ulët, të cilin kurrë nuk do ta dëshironin për veten e tyre të urtët dhe të mençurit. Më pas, i Lartësuari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/61-madje-zhyteni-me-thelle-ne-shkujdesje/feed/ 0
60. Dhe po qeshni, e nuk po qani?! https://www.tefsirkurani.al/60-dhe-po-qeshni-e-nuk-po-qani-2/ https://www.tefsirkurani.al/60-dhe-po-qeshni-e-nuk-po-qani-2/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:52:15 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24770 “… dhe po qeshni, e nuk po qani?! Madje, zhyteni me thellë në shkujdesje!” – Në vend që shpirti juaj të zbutet dhe të ndikohet nga madhështia e këtij Kur’ani, ju çuditërisht qeshni dhe talleni me mesazhet që ai përcjell?! Në vend që sytë tuaj të lotojnë kur të dëgjojnë urdhrat dhe ndalesat e tij, në vend që zemrat tuaja të jenë të vëmendshme dhe plot shpresë e drojë, kur dëgjojnë premtimet dhe kërcënimet e tij, me ju ndodh e kundërta: ju largoheni dhe zhyteni në kotësira.

Si është e mundur që ju të jeni të pavëmendshëm dhe mospërfillës ndaj këtij mesazhi të fuqishëm? Ky është tregues i dobësisë të mendjes, arsyes dhe besimit tuaj. Nëse ju do të adhuronit Allahun e Lartësuar dhe vazhdimisht do të synonit kënaqësinë e Tij në të gjitha gjendjet tuaja, nuk do të arrinit në këtë nivel kaq të ulët, të cilin kurrë nuk do ta dëshironin për veten e tyre të urtët dhe të mençurit. Më pas, i Lartësuari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/60-dhe-po-qeshni-e-nuk-po-qani-2/feed/ 0
59. Vallë, prej këtyre fjalëve po habiteni https://www.tefsirkurani.al/59-valle-prej-ketyre-fjaleve-po-habiteni/ https://www.tefsirkurani.al/59-valle-prej-ketyre-fjaleve-po-habiteni/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:51:57 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24767 – “Vallë, prej këtyre fjalëve po habiteni …” – Shpallja e sjellë nga Profeti i fundit është fjala më e lartë, më e mirë dhe më e përkryer. Ajo është fjala më e zgjedhur, fjala e Allahut të Lartësuar. Atëherë, si çuditeni dhe e mohoni këtë fjalë, duke pretenduar se ajo është në kundërshtim me realitetin? Ky pretendim i kotë e ka burimin tek padituria, devijimi dhe inati juaj, pasi kjo është fjala më e vërtetë. Nëse gjykon për diçka, në të gjen gjykimin më të drejtë.

Shpallja hyjnore nuk është fjalë që mund të merret me tallje. Kur’ani është fjalë e fuqishme, aq sa po të zbritej në ndonjë mal, mali do të strukej nga frika e Allahut të Madhëruar. Ky libër ua shton urtësinë të urtëve dhe besimtarët i udhëzon dhe i përforcon në rrugë të drejtë. Ai shton besimin dhe sigurinë në premtimet e Zotit. Çudi është vetëm me ata që mohojnë këtë libër, por kjo tregon sigurisht mendjelehtësinë dhe humbjen e tyre të thellë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/59-valle-prej-ketyre-fjaleve-po-habiteni/feed/ 0
58. Askush nuk mund ta largojë atë, veç Allahut! https://www.tefsirkurani.al/58-askush-nuk-mund-ta-largoje-ate-vec-allahut/ https://www.tefsirkurani.al/58-askush-nuk-mund-ta-largoje-ate-vec-allahut/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:51:40 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24761 – “E Afërta është afruar! Askush nuk mund ta largojë atë, veç Allahut!” – Kijameti është afruar dhe shenjat pararendëse të tij janë shfaqur. Kur ajo ditë të vijë, askush nuk do të mund ta pengojë ndëshkimin e Allahut të Lartësuar, që do të jetë shumë i ashpër. Pastaj Allahu i Lartësuar vijon që të kërcënojë të gjithë ata që mohojnë profetësinë e Muhamedit (a.s.) dhe refuzojnë Shpalljen që ai solli, Kur’anin e lavdishëm. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/58-askush-nuk-mund-ta-largoje-ate-vec-allahut/feed/ 0
57. E afërta është afruar! https://www.tefsirkurani.al/57-e-aferta-eshte-afruar-2/ https://www.tefsirkurani.al/57-e-aferta-eshte-afruar-2/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:51:21 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24753 – “E Afërta është afruar! Askush nuk mund ta largojë atë, veç Allahut!” – Kijameti është afruar dhe shenjat pararendëse të tij janë shfaqur. Kur ajo ditë të vijë, askush nuk do të mund ta pengojë ndëshkimin e Allahut të Lartësuar, që do të jetë shumë i ashpër. Pastaj Allahu i Lartësuar vijon që të kërcënojë të gjithë ata që mohojnë profetësinë e Muhamedit (a.s.) dhe refuzojnë Shpalljen që ai solli, Kur’anin e lavdishëm. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/57-e-aferta-eshte-afruar-2/feed/ 0
56. Ky (Muhammedi) është një paralajmërues, si gjithë paralajmëruesit e mëparshëm. https://www.tefsirkurani.al/56-ky-muhammedi-eshte-nje-paralajmerues-si-gjithe-paralajmeruesit-e-meparshem/ https://www.tefsirkurani.al/56-ky-muhammedi-eshte-nje-paralajmerues-si-gjithe-paralajmeruesit-e-meparshem/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:51:06 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24745 – “Ky është një paralajmërues, si gjithë paralajmëruesit e mëparshëm.” – Edhe ky i dërguar, Muhamedi, i biri i Abdullahit, Profeti nga mesi i Kurejshëve dhe Hashimijëve, nuk është profeti i parë i dërguar ndër njerëz. Ishin të shumtë profetët e dërguar para tij, të cilët i ftuan popujt e tyre në të njëjtën fe ku i fton dhe ai. Atëherë, cili është shkaku që ju e mohoni këtë profet dhe Shpalljen që atij iu dha?

Çfarë argumenti do të paraqisni para Zotit për mohimin e Shpalljes së Tij? A nuk është morali i tij i njëjtë me moralin e të gjithë profetëve? A nuk urdhëroi ai për çdo të mirë dhe ndaloi nga çdo e keqe, ashtu sikurse bënë vëllezërit e tij profetë? Madje, ky profet solli prej Zotit të tij edhe Kur’anin madhështor, një libër të cilit e pavërteta nuk mund t’i afrohet aspak, sepse ai është Shpallje e të Urtit, të Lavdëruarit.

Allahu i Lartësuar i shkatërroi ata popuj që mohuan profetët e tyre. Atëherë, mos e harroni këtë fakt, por ruajuni që të mos ju godasë edhe ju ajo që i goditi ata që ishin para jush. Asgjë nuk e pengon ndëshkimin e të Madhëruarit kundër atyre që mohojnë më të zgjedhurin e profetëve, Muhamedin (a.s.), i cili është imami i të devotshmëve dhe udhëheqësi i popullit më të zgjedhur.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/56-ky-muhammedi-eshte-nje-paralajmerues-si-gjithe-paralajmeruesit-e-meparshem/feed/ 0
55. Atëherë, për cilën mirësi të Zotit tënd ke dyshime? https://www.tefsirkurani.al/55-atehere-per-cilen-miresi-te-zotit-tend-ke-dyshime/ https://www.tefsirkurani.al/55-atehere-per-cilen-miresi-te-zotit-tend-ke-dyshime/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:50:48 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24738 “… edhe mutefikët, të cilët i përplasi prej së larti. Ata i përfshiu ajo që i përfshiu. Atëherë, për cilën mirësi të Zotit tënd ke dyshime?” – Mutefikët ishin populli i Lutit (a.s.). Këtij populli të prishur dhe të degjeneruar, Allahu i Lartësuar i dha një ndëshkim, që nuk ia kishte dhënë asnjë populli tjetër. Ai e përmbysi tërësisht vendbanimin e tyre, dhe më pas i goditi furishëm me gurë të ndezur dhe zjarr.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/55-atehere-per-cilen-miresi-te-zotit-tend-ke-dyshime/feed/ 0
54. Ata i përfshiu ajo që i përfshiu. https://www.tefsirkurani.al/54-ata-i-perfshiu-ajo-qe-i-perfshiu/ https://www.tefsirkurani.al/54-ata-i-perfshiu-ajo-qe-i-perfshiu/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:50:29 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24736 “… edhe mutefikët, të cilët i përplasi prej së larti. Ata i përfshiu ajo që i përfshiu. Atëherë, për cilën mirësi të Zotit tënd ke dyshime?” – Mutefikët ishin populli i Lutit (a.s.). Këtij populli të prishur dhe të degjeneruar, Allahu i Lartësuar i dha një ndëshkim, që nuk ia kishte dhënë asnjë populli tjetër. Ai e përmbysi tërësisht vendbanimin e tyre, dhe më pas i goditi furishëm me gurë të ndezur dhe zjarr.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/54-ata-i-perfshiu-ajo-qe-i-perfshiu/feed/ 0
53. Edhe mu’tefikët, të cilët i përplasi prej së larti. https://www.tefsirkurani.al/53-edhe-mutefiket-te-cilet-i-perplasi-prej-se-larti-2/ https://www.tefsirkurani.al/53-edhe-mutefiket-te-cilet-i-perplasi-prej-se-larti-2/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:50:03 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24734 “… edhe mutefikët, të cilët i përplasi prej së larti. Ata i përfshiu ajo që i përfshiu. Atëherë, për cilën mirësi të Zotit tënd ke dyshime?” – Mutefikët ishin populli i Lutit (a.s.). Këtij populli të prishur dhe të degjeneruar, Allahu i Lartësuar i dha një ndëshkim, që nuk ia kishte dhënë asnjë populli tjetër. Ai e përmbysi tërësisht vendbanimin e tyre, dhe më pas i goditi furishëm me gurë të ndezur dhe zjarr.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/53-edhe-mutefiket-te-cilet-i-perplasi-prej-se-larti-2/feed/ 0