052. ET-TUR | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Fri, 15 Apr 2022 23:04:38 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 052. ET-TUR | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 49. Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si edhe kur yjet nuk duken më. https://www.tefsirkurani.al/49-edhe-gjate-nates-adhuroje-ate-si-edhe-kur-yjet-nuk-duken-me-2/ https://www.tefsirkurani.al/49-edhe-gjate-nates-adhuroje-ate-si-edhe-kur-yjet-nuk-duken-me-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:13:48 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16632 “Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si edhe kur yjet nuk duken më.” – Adhuroje Allahun në fundin e natës, ku bën pjesë edhe namazi i sabahut. Sidoqoftë, Allahu është më i dituri për gjithçka.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/49-edhe-gjate-nates-adhuroje-ate-si-edhe-kur-yjet-nuk-duken-me-2/feed/ 0
48. Bëj durim me gjykimin e Zotit tënd, se t’i je nën mbikëqyrjen Tonë! Madhëroje me falënderim Zotin tënd, kur të ngrihesh! https://www.tefsirkurani.al/48-bej-durim-me-gjykimin-e-zotit-tend-se-ti-je-nen-mbikeqyrjen-tone-madheroje-me-falenderim-zotin-tend-kur-te-ngrihesh-2/ https://www.tefsirkurani.al/48-bej-durim-me-gjykimin-e-zotit-tend-se-ti-je-nen-mbikeqyrjen-tone-madheroje-me-falenderim-zotin-tend-kur-te-ngrihesh-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:13:30 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16630 – “Bëj durim me gjykimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë!” – Ti je nën vëzhgimin, përkujdesjen dhe ruajtjen Tonë. Është Allahu i Madhëruar Ai që të mbështet dhe të udhëzon ty në çdo çështje, prandaj bëhu i durueshëm me vendimet e Tij! Gjithashtu, Allahu i Lartësuar e urdhëron të shtojë dhikr-in dhe adhurimet e tjera:

– “Madhëroje me falënderim Zotin tënd, kur të ngrihesh!” – Ky është urdhër për namaz nate. Pra, kur të ngrihesh për të falur namaz nate, përmende Zotin tënd duke i bërë tesbih. Ose ka kuptimin: Kur ngrihesh për të falur pesë namazet farze. Mbase ky është më i saktë, sepse i Lartësuari përmend në vijim edhe dhikr-in gjatë natës, kur thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/48-bej-durim-me-gjykimin-e-zotit-tend-se-ti-je-nen-mbikeqyrjen-tone-madheroje-me-falenderim-zotin-tend-kur-te-ngrihesh-2/feed/ 0
47. Është e vërtetë se për ata që bëjnë padrejtësi, ka një dënim më të afërt se ai, por shumica e tyre nuk e dinë. https://www.tefsirkurani.al/47-eshte-e-vertete-se-per-ata-qe-bejne-padrejtesi-ka-nje-denim-me-te-afert-se-ai-por-shumica-e-tyre-nuk-e-dine-2/ https://www.tefsirkurani.al/47-eshte-e-vertete-se-per-ata-qe-bejne-padrejtesi-ka-nje-denim-me-te-afert-se-ai-por-shumica-e-tyre-nuk-e-dine-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:13:14 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16628 “Është e vërtetë se për ata që bëjnë padrejtësi, ka një dënim më të afërt se ai, por shumica e tyre nuk e dinë.” – Pasi foli për ndëshkimin që i pret zullumqarët Ditën e Kijametit, Allahu i Lartësuar tregon se ata do të përballen me ndëshkimin qysh në jetën e berzah-ut, në varr, para se të ndodhë Kijameti. Madje kjo thënie përfshin edhe vuajtjet që Zoti u jep në jetën e dynjasë, me katastrofa, luftëra dhe dënime të ndryshme.

Megjithatë, shumica e njerëzve nuk e dinë, prandaj vazhdojnë rrugën e tyre të humbjes dhe mosbesimit, e cila e ka përfundimin në ndëshkim të rëndë. Kështu, i Lartësuari pasi argumentoi me fakte kotësinë e fjalëve dhe besimeve të mohuesve, urdhëron Profetin e Tij që të mos u kushtojë vëmendje atyre të humburve, por të bëjë durim dhe të presë për gjykimin e Zotit dhe urdhrat e Tij. Ai duhej të përkushtohej në zbatimin e porosive të Zotit, i Cili i premtonte ndihmë dhe sukses, siç thuhet më pas:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/47-eshte-e-vertete-se-per-ata-qe-bejne-padrejtesi-ka-nje-denim-me-te-afert-se-ai-por-shumica-e-tyre-nuk-e-dine-2/feed/ 0
46. Ditën kur dredhitë e tyre nuk u bëjnë më asnjë dobi e kur nuk do të ndihmohen. https://www.tefsirkurani.al/46-diten-kur-dredhite-e-tyre-nuk-u-bejne-me-asnje-dobi-e-kur-nuk-do-te-ndihmohen-2/ https://www.tefsirkurani.al/46-diten-kur-dredhite-e-tyre-nuk-u-bejne-me-asnje-dobi-e-kur-nuk-do-te-ndihmohen-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:12:56 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16626 “… ditën kur dredhitë e tyre nuk u bëjnë më asnjë dobi e kur nuk do të ndihmohen.” – Atyre nuk do t’u bëjnë më asnjë dobi dredhitë e nuk do të ndihmohen aspak. Në dynja, ata mund t’i mundësojnë vetes ndonjë të mirë dhe të shpëtojnë nga ndonjë e keqe nëpërmjet intrigave dhe hileve të tyre, por kjo nuk ka për të funksionuar Ditën e Kijametit. Atë ditë, dredhitë e tyre nuk kanë për t’u bërë dobi dhe nuk mund t’i shpëtojnë dot nga ndëshkimi i Allahut.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/46-diten-kur-dredhite-e-tyre-nuk-u-bejne-me-asnje-dobi-e-kur-nuk-do-te-ndihmohen-2/feed/ 0
45. Prandaj, lëri ata derisa të përjetojnë Ditën kur ata të shtangin https://www.tefsirkurani.al/45-prandaj-leri-ata-derisa-te-perjetojne-diten-kur-ata-te-shtangin-2/ https://www.tefsirkurani.al/45-prandaj-leri-ata-derisa-te-perjetojne-diten-kur-ata-te-shtangin-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:12:36 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16625 – “Prandaj, lëri ata derisa të përjetojnë ditën kur ata të shtangin …” – Ajo është Dita e Kijametit, kur ata do të ballafaqohen me ndëshkimin, dhimbjen dhe dëshpërimin, që kurrë nuk mund të përshkruhen me fjalë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/45-prandaj-leri-ata-derisa-te-perjetojne-diten-kur-ata-te-shtangin-2/feed/ 0
44. Edhe sikur të shihnin ndonjë send duke rënë nga qielli, ata do të thoshin: “Është veç një grumbull resh.” https://www.tefsirkurani.al/44-edhe-sikur-te-shihnin-ndonje-send-duke-rene-nga-qielli-ata-do-te-thoshin-eshte-vec-nje-grumbull-resh-2/ https://www.tefsirkurani.al/44-edhe-sikur-te-shihnin-ndonje-send-duke-rene-nga-qielli-ata-do-te-thoshin-eshte-vec-nje-grumbull-resh-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:12:20 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16623 Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na bën të ditur se idhujtarët, të cilët e mohuan të vërtetën e qartë, edhe sikur t’u sillje çfarëdolloj argumenti e prove, kurrë nuk do ta pranonin dhe nuk do ta pasonin atë. Përkundrazi, ata do të vazhdonin me kokëfortësi në kotësinë e tyre dhe do të përdornin çdo lloj justifikimi për të mos e pranuar. Kështu, i Lartësuari thotë:

– “Edhe sikur të shihnin ndonjë send duke rënë nga qielli, ata do të thoshin: “Është veç një grumbull resh!”” – Edhe sikur nga qielli të lëshoheshin sende të mëdha ndëshkuese, ata përsëri nuk do të besonin, por do të vazhdonin në verbërinë e tyre e do të thoshin: “Është veç një grumbull resh! Janë thjesht disa re të mëdha dhe të zakonshme.” Ata do t’i kalonin si pa të keq këto shenja, duke mos nxjerrë mësime prej tyre. Për të tillët, ilaçi i vetëm është ndëshkimi, siç thotë i Lartësuari më pas:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/44-edhe-sikur-te-shihnin-ndonje-send-duke-rene-nga-qielli-ata-do-te-thoshin-eshte-vec-nje-grumbull-resh-2/feed/ 0
43. A mos kanë ata ndonjë zot tjetër, veç Allahut? I lartë është Allahu nga gjithçka që ata i shoqërojnë. https://www.tefsirkurani.al/43-a-mos-kane-ata-ndonje-zot-tjeter-vec-allahut-i-larte-eshte-allahu-nga-gjithcka-qe-ata-i-shoqerojne-2/ https://www.tefsirkurani.al/43-a-mos-kane-ata-ndonje-zot-tjeter-vec-allahut-i-larte-eshte-allahu-nga-gjithcka-qe-ata-i-shoqerojne-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:12:01 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16621 – “A mos kanë ata ndonjë zot tjetër, veç Allahut? I lartë është Allahu nga gjithçka që ata i shoqërojnë!” – A kanë ata ndonjë zot tjetër, të cilit i luten, sepse shpresojnë shpërblim dhe ndihmë prej tij dhe i frikësohen ndëshkimit të tij?! I lartë është Allahu nga gjithçka që ata i shoqërojnë! Ai nuk ka shok dhe partner në pushtetin dhe mbretërimin e Tij. Ai nuk ka shok edhe në meritën e adhurimit.

Këto fjalë janë në vazhdim të kontekstit të përgjithshëm të sures dhe përforcuese të tij. Këto ajete tregojnë për pavlefshmërinë e adhurimit të çdo gjëje tjetër veç Allahut dhe se çdo adhurim që kryejnë idhujtarët është i papranueshëm, madje i dënueshëm nga i Madhëruari. I vetmi të Cilit duhet t’i përkushtohen adhurimet, namazi, sexhdeja dhe nënshtrimi është Allahu  i Pashoq. Çdo adhurim duhet t’i përkushtohet vetëm Allahut, me sinqeritet të plotë dhe sipas porosive të Tij dhe të Profetit të Tij.

Vetëm Allahut i drejtohen lutjet e drejtpërdrejta dhe lutjet e shprehura nëpërmjet adhurimeve. Vetëm Ai është Zoti në qiell dhe në Tokë, sepse vetëm Ai është i ploti në emrat dhe cilësitë e Tij. Të mrekullueshme, të bukura dhe të urta janë veprat e Tij! Ai është i Madhëruari e Bujari. Ai është Krenari, Ngadhënjimtari e i Pamposhturi. Ai është Një! Allahu është Samed, Ai që çdo krijesë i drejtohet për çdo nevojë. Ai është i Madhëruari, i Lavdishmi, i Lartësuari!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/43-a-mos-kane-ata-ndonje-zot-tjeter-vec-allahut-i-larte-eshte-allahu-nga-gjithcka-qe-ata-i-shoqerojne-2/feed/ 0
42. A mos po kurdisin kurthe kundër teje? Le ta dinë atëherë se në kurth do të bien vetëm ata që nuk besojnë. https://www.tefsirkurani.al/42-a-mos-po-kurdisin-kurthe-kunder-teje-le-ta-dine-atehere-se-ne-kurth-do-te-bien-vetem-ata-qe-nuk-besojne-2/ https://www.tefsirkurani.al/42-a-mos-po-kurdisin-kurthe-kunder-teje-le-ta-dine-atehere-se-ne-kurth-do-te-bien-vetem-ata-qe-nuk-besojne-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:11:45 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16619 “A mos njohin ata fshehtësitë, që të mund t’i shkruajnë?! A mos po kurdisin kurthe kundër teje? Le ta dinë atëherë, se në kurth do të bien vetëm ata që nuk besojnë.” – Kurthet që ata ngrejnë rëndojnë veç mbi kurrizin e tyre, sepse nuk dëmtojnë njeri tjetër. Dhe, vërtet, i Madhëruari e çoi në vend këtë premtim ndaj të Dërguarit të Tij, prandaj vetëm Allahut i takon falënderimi dhe lavdia për këtë. Edhe pse qafirët nuk lanë asnjë mjet dhe rrugë për të luftuar dhe shfarosur Profetin dhe fenë e tij, Allahu i Madhëruar e ndihmoi të zgjedhurin e vet, duke bërë që feja e tij të triumfojë mbi të gjithë armiqtë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/42-a-mos-po-kurdisin-kurthe-kunder-teje-le-ta-dine-atehere-se-ne-kurth-do-te-bien-vetem-ata-qe-nuk-besojne-2/feed/ 0
41. A mos njohin ata fshehtësitë, që të mund t’i shkruajnë?! https://www.tefsirkurani.al/41-a-mos-njohin-ata-fshehtesite-qe-te-mund-ti-shkruajne/ https://www.tefsirkurani.al/41-a-mos-njohin-ata-fshehtesite-qe-te-mund-ti-shkruajne/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:11:27 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16617 “A mos njohin ata fshehtësitë, që të mund t’i shkruajnë?! A mos po kurdisin kurthe kundër teje? Le ta dinë atëherë, se në kurth do të bien vetëm ata që nuk besojnë.” – Kurthet që ata ngrejnë rëndojnë veç mbi kurrizin e tyre, sepse nuk dëmtojnë njeri tjetër. Dhe, vërtet, i Madhëruari e çoi në vend këtë premtim ndaj të Dërguarit të Tij, prandaj vetëm Allahut i takon falënderimi dhe lavdia për këtë. Edhe pse qafirët nuk lanë asnjë mjet dhe rrugë për të luftuar dhe shfarosur Profetin dhe fenë e tij, Allahu i Madhëruar e ndihmoi të zgjedhurin e vet, duke bërë që feja e tij të triumfojë mbi të gjithë armiqtë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/41-a-mos-njohin-ata-fshehtesite-qe-te-mund-ti-shkruajne/feed/ 0
40. A mos po u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të rënduar nga shpenzimet? https://www.tefsirkurani.al/40-a-mos-po-u-kerkon-atyre-shperblim-e-ata-jane-te-renduar-nga-shpenzimet-2/ https://www.tefsirkurani.al/40-a-mos-po-u-kerkon-atyre-shperblim-e-ata-jane-te-renduar-nga-shpenzimet-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:11:10 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16614 – “A mos po u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të rënduar nga shpenzimet?” – A mos po u kërkon atyre ndonjë shpërblim për kumtimin e plotë të Shpalljes së Zotit, dhe kështu ata janë të rënduar nga shpenzimet kundrejt teje? Jo, aspak. Përkundrazi, angazhimi yt i vetëm është që ata të udhëzohen, madje je ti ai që u jep atyre pasuri të shumta, me qëllim që zemrat e tyre të zbuten dhe të pranojnë ftesën tënde, që dituria dhe imani të zenë vend në zemrat e tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/40-a-mos-po-u-kerkon-atyre-shperblim-e-ata-jane-te-renduar-nga-shpenzimet-2/feed/ 0