051. EL DHARIJAT | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Fri, 15 Apr 2022 16:26:27 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 051. EL DHARIJAT | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 60. Mjerë ata që nuk e besojnë ditën që u është premtuar! https://www.tefsirkurani.al/60-mjere-ata-qe-nuk-e-besojne-diten-qe-u-eshte-premtuar-2/ https://www.tefsirkurani.al/60-mjere-ata-qe-nuk-e-besojne-diten-qe-u-eshte-premtuar-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:37:48 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16397 “Mjerë ata që nuk e besojnë ditën që u është premtuar!” – Ajo është Dita e Gjykimit, kur mohuesit e profetëve i pret ndëshkimi i premtuar. Atë ditë, për ata nuk do të ketë ndihmues dhe as shpëtues nga ndëshkimi i Zotit. E lus Allahun të na ruajë nga ky ndëshkim!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/60-mjere-ata-qe-nuk-e-besojne-diten-qe-u-eshte-premtuar-2/feed/ 0
59. Sigurisht, ata që bëjnë padrejtësi meritojnë të njëjtin lloj dënimi si sivëllezërit e tyre. Prandaj të mos e kërkojnë shpejtimin e tij. https://www.tefsirkurani.al/59-sigurisht-ata-qe-bejne-padrejtesi-meritojne-te-njejtin-lloj-denimi-si-sivellezerit-e-tyre-prandaj-te-mos-e-kerkojne-shpejtimin-e-tij-2/ https://www.tefsirkurani.al/59-sigurisht-ata-qe-bejne-padrejtesi-meritojne-te-njejtin-lloj-denimi-si-sivellezerit-e-tyre-prandaj-te-mos-e-kerkojne-shpejtimin-e-tij-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:37:29 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16396 – “Sigurisht, ata që bëjnë padrejtësi meritojnë të njëjtin lloj dënimi si sivëllezërit e tyre. Prandaj të mos e kërkojnë shpejtimin e tij!” – Ata që mohojnë Muhamedin (a.s.) dhe mesazhin e tij do të kenë ndëshkim si popujt e tjerë të ngjashëm, që mohuan të dërguarit e tjerë të Zotit. Ata të mos nguten, sepse Allahu i Lartësuar ka vendosur një rregull të pandryshueshëm: çdo mohues, i cili vazhdon të mos pendohet dhe të mos bindet, patjetër që do të ndëshkohet, edhe nëse mund të vonohet ky ndëshkim për njëfarë kohe. Më pas, i Lartësuari i kërcënon të tillë njerëz me Ditën e Gjykimit:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/59-sigurisht-ata-qe-bejne-padrejtesi-meritojne-te-njejtin-lloj-denimi-si-sivellezerit-e-tyre-prandaj-te-mos-e-kerkojne-shpejtimin-e-tij-2/feed/ 0
58. Allahu, Ai është Furnizuesi i madh e Fuqiploti. https://www.tefsirkurani.al/58-allahu-ai-eshte-furnizuesi-i-madh-e-fuqiploti-2/ https://www.tefsirkurani.al/58-allahu-ai-eshte-furnizuesi-i-madh-e-fuqiploti-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:37:13 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16395   “Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as kërkoj që të më ushqejnë. Allahu, Ai është Furnizuesi i madh e Fuqiploti.” – Çdo kafshë në tokë, në qiell dhe kudo qoftë, e ka të siguruar rizkun nga Allahu i Lartësuar; Ai kujdeset për çdo nevojë të tyre. Allahu është Fuqiploti. Në dorën e Tij është gjithçka. Me fuqinë dhe pushtetin e Tij, Allahu krijoi këtë madhështi në botën qiellore dhe tokësore. Me pushtetin e Tij, Ai përkujdeset për botën dhe gjithçka ka në të.

Çdo gjë ekziston dhe funksionon sipas dëshirës së Tij. Ajo që Allahu ka dëshiruar është, ndërsa ajo që Allahu nuk e ka dëshiruar nuk është. Askush nuk mund t’i fshihet Atij dhe askush nuk mund t’i shmanget pushtetit dhe sundimit të Tij. Me fuqinë e Tij, Allahu ushqen dhe furnizon çdo krijesë. Me fuqinë e Tij, Ai do t’i ringjallë trupat, pasi ata të jenë tretur e të jenë bërë pluhur në tokë apo të kenë humbur nëpër dete e oqeane. Askush nuk i shpëton dot llogarisë së të Drejtit. I Lartësuar qoftë i Allahu i Plotfuqishëm!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/58-allahu-ai-eshte-furnizuesi-i-madh-e-fuqiploti-2/feed/ 0
57. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as kërkoj që të më ushqejnë. https://www.tefsirkurani.al/57-une-nuk-kerkoj-prej-tyre-ndonje-furnizim-e-as-kerkoj-qe-te-me-ushqejne/ https://www.tefsirkurani.al/57-une-nuk-kerkoj-prej-tyre-ndonje-furnizim-e-as-kerkoj-qe-te-me-ushqejne/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:37:00 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16394   “Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as kërkoj që të më ushqejnë. Allahu, Ai është Furnizuesi i madh e Fuqiploti.” – Çdo kafshë në tokë, në qiell dhe kudo qoftë, e ka të siguruar rizkun nga Allahu i Lartësuar; Ai kujdeset për çdo nevojë të tyre. Allahu është Fuqiploti. Në dorën e Tij është gjithçka. Me fuqinë dhe pushtetin e Tij, Allahu krijoi këtë madhështi në botën qiellore dhe tokësore. Me pushtetin e Tij, Ai përkujdeset për botën dhe gjithçka ka në të.

Çdo gjë ekziston dhe funksionon sipas dëshirës së Tij. Ajo që Allahu ka dëshiruar është, ndërsa ajo që Allahu nuk e ka dëshiruar nuk është. Askush nuk mund t’i fshihet Atij dhe askush nuk mund t’i shmanget pushtetit dhe sundimit të Tij. Me fuqinë e Tij, Allahu ushqen dhe furnizon çdo krijesë. Me fuqinë e Tij, Ai do t’i ringjallë trupat, pasi ata të jenë tretur e të jenë bërë pluhur në tokë apo të kenë humbur nëpër dete e oqeane. Askush nuk i shpëton dot llogarisë së të Drejtit. I Lartësuar qoftë i Allahu i Plotfuqishëm!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/57-une-nuk-kerkoj-prej-tyre-ndonje-furnizim-e-as-kerkoj-qe-te-me-ushqejne/feed/ 0
56. Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, por veç që të më adhurojnë. https://www.tefsirkurani.al/56-une-nuk-i-krijova-xhindet-dhe-njerezit-per-gje-tjeter-por-vec-qe-te-me-adhurojne-2/ https://www.tefsirkurani.al/56-une-nuk-i-krijova-xhindet-dhe-njerezit-per-gje-tjeter-por-vec-qe-te-me-adhurojne-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:36:47 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16393 “Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, por veç që të më adhurojnë.” – Ky është qëllimi përse Zoti i krijoi xhindët dhe njerëzit. Pikërisht në funksion të këtij qëllimi, i Lartësuari i dërgoi të gjithë profetët. Adhurimi i Allahut mund të realizohet veçse duke e njohur Atë ashtu si është, dhe kjo sjell dashurinë për Të. Sa më mirë ta njohësh Zotin, aq më shumë do ta duash Atë, aq më shumë do të kthehesh tek Ai i penduar dhe i nënshtruar, aq më shumë do të largohesh nga çdo gjë tjetër e kotë. Sa më mirë ta njohësh Zotin, aq më i plotë do të jetë adhurimi kushtuar Atij.

Për këtë qëllim i bëri Zoti krijesat e përgjegjshme ligjërisht: që ta njohin, ta duan dhe ta adhurojnë vetëm Atë, me madhërim e frikërespekt. Allahu nuk i krijoi ata për ndonjë nevojë të Tijën. Ai nuk kërkon prej tyre ndonjë lloj furnizimi, ashtu si nuk do që ata ta ushqejnë. Ai është i Lartësuar dhe nuk ka nevojë për ndonjë gjë prej krijesave të Tij. Ai është i Pasur dhe i Plotfuqishëm. Të gjithë kanë nevojë për Të dhe mëshirën e Tij, kurse Ai nuk ka nevojë për asgjë, siç thotë më pas:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/56-une-nuk-i-krijova-xhindet-dhe-njerezit-per-gje-tjeter-por-vec-qe-te-me-adhurojne-2/feed/ 0
55. Por t’i këshillo, sepse këshilla u bën dobi besimtarëve! https://www.tefsirkurani.al/55-por-ti-keshillo-sepse-keshilla-u-ben-dobi-besimtareve-2/ https://www.tefsirkurani.al/55-por-ti-keshillo-sepse-keshilla-u-ben-dobi-besimtareve-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:36:37 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16392 “Por t’i këshillo, sepse këshilla u bën dobi besimtarëve!” – Këshilla e kujtimi është dy llojesh:

1. Kujtim për diçka që njeriu nuk e di nga ana fetare. Nëpërmjet natyrës së pastër dhe logjikës së papërlyer, njeriu e dëshmon, e do dhe e preferon të mirën. Kështu i ka gatuar Zoti natyrën dhe logjikën e pastër të njeriut: që ta duan e zgjedhin të mirën dhe ta urrejnë e largojnë të keqen. Edhe feja është në përputhje me këtë rregull. Çdo urdhër dhe ndalesë e saj është si një kujtim për natyrën dhe logjikën e pastër, për të pranuar të mirën, të këndshmen, të dobishmen dhe për të larguar të keqen, të dëmshmen dhe të pistën. Një kujtim i mirë është ai që sqaron mirë dobitë dhe mirësitë që gjenden në urdhrat e Zotit, si dhe dëmet dhe të këqijat që gjenden në të ndaluarat e Zotit.

2. Kujtim për ato gjëra që njihen prej besimtarëve, por për shkak të pakujdesisë dhe shpërqendrimit, ato janë harruar. Allahu i Lartësuar na porosit që të kujtojmë vazhdimisht, me qëllim që porositë e Tij të mësohen dhe nguliten mirë në zemrën tonë, që të kemi gjithnjë forcë, gjallëri dhe vullnet për të punuar dhe për të arritur shpërblimin. Nëpërmjet kujtimit, besimtari fiton mirësi dhe sevape të shumta dhe lartësohet në dynja dhe në ahiret. Kur besimtari ka imanin, frikërespektin e dashurinë për Zotin, ai gjithmonë kthehet i penduar dhe me dëshirë për t’iu nënshtruar sërish Zotit dhe për ta kënaqur Atë.

Njeriut me këto cilësi gjithmonë i bën dobi kujtimi. Ndërsa në mungesë të këtyre cilësive, kujtimi nuk bën dobi ose dobia është e mangët, në varësi të gjendjes së cilësive. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Këshillo aty ku këshilla bën dobi! Do ta pranojë këshillën ai që ka devotshmëri. E do ta refuzojë atë ai që është shumë i keq, I cili do të hyjë në Zjarrin e madh. Aty ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.” [A’la 9 – 13]. Jobesimtarët janë si puna e tokës shkëmbore, së cilës nuk i vlen aspak uji që i hidhet. Këta lloj njerëzish, çfarëdo argumenti t’u sjellësh, nuk kanë për të besuar, derisa ta shohin ndëshkimin me sytë e tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/55-por-ti-keshillo-sepse-keshilla-u-ben-dobi-besimtareve-2/feed/ 0
54. Atëherë, largohu prej tyre, sepse t’i nuk fajsohesh për ta! https://www.tefsirkurani.al/54-atehere-largohu-prej-tyre-sepse-ti-nuk-fajsohesh-per-ta-2/ https://www.tefsirkurani.al/54-atehere-largohu-prej-tyre-sepse-ti-nuk-fajsohesh-per-ta-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:36:18 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16391 “Atëherë, largohu prej tyre, sepse t’i nuk fajsohesh për ta!” – Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin e Tij që t’u kthente shpinën dhe të largohej nga mohuesit. Ai duhej t’i shpërfillte ata, duke u përqendruar tërësisht në misionin e tij. Profeti nuk mbante përgjegjësi për gjynahet dhe mohimin e tyre. Ai ishte thjesht një përcjellës dhe sqarues i së vërtetës dhe, si i tillë, ai e plotësoi amanetin e ngarkuar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/54-atehere-largohu-prej-tyre-sepse-ti-nuk-fajsohesh-per-ta-2/feed/ 0
53. A mos kishin mësuar njëri-tjetrin kështu? Jo, por ata ishin njerëz që kalonin kufijtë. https://www.tefsirkurani.al/53-a-mos-kishin-mesuar-njeri-tjetrin-keshtu-jo-por-ata-ishin-njerez-qe-kalonin-kufijte-2/ https://www.tefsirkurani.al/53-a-mos-kishin-mesuar-njeri-tjetrin-keshtu-jo-por-ata-ishin-njerez-qe-kalonin-kufijte-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:36:03 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16389 “A mos kishin mësuar njëri-tjetrin kështu? Jo, por ata ishin njerëz që kalonin kufijtë.” – Ata ngjajnë në zemrat e tyre, sepse i kanë të mbushura me kufër dhe poshtërsi, prandaj i kanë të ngjashme edhe fjalët e veprat e tyre, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Ata që nuk dinë, thonë: “Përse Allahu nuk flet me ne, ose përse nuk na sjell ndonjë shenjë?!” Po kështu thoshin edhe ata që ishin para tyre. Të ngjashme janë fjalët e tyre. Të ngjashme janë edhe zemrat e tyre. Ne i sqaruam argumentet për një popull që është i sigurt (në besimin në Zotin).” [Bekare 118].

Nga ana tjetër, të gjithë besimtarët, duke qenë se zemrat e tyre i nënshtrohen të vërtetës pasi e kërkojnë atë, i besojnë menjëherë profetët e Zotit, i respektojnë e i nderojnë ata, iu binden dhe iu nënshtrohen porosive të sjella nga ata prej Zotit të gjithësisë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/53-a-mos-kishin-mesuar-njeri-tjetrin-keshtu-jo-por-ata-ishin-njerez-qe-kalonin-kufijte-2/feed/ 0
52. Po kështu, edhe ata që ishin më parë, sa herë që u shkonte ndonjë profet, thoshin: “Është magjistar ose i çmendur.” https://www.tefsirkurani.al/52-po-keshtu-edhe-ata-qe-ishin-me-pare-sa-here-qe-u-shkonte-ndonje-profet-thoshin-eshte-magjistar-ose-i-cmendur-2/ https://www.tefsirkurani.al/52-po-keshtu-edhe-ata-qe-ishin-me-pare-sa-here-qe-u-shkonte-ndonje-profet-thoshin-eshte-magjistar-ose-i-cmendur-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:35:40 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16388 – “Po kështu, edhe ata që ishin më parë, sa herë që u shkonte ndonjë profet, thoshin: “Është magjistar ose i çmendur.”’ – Idhujtarët dhe mohuesit e Zotit gjithmonë i kanë mohuar profetët e Zotit. Ata kanë fyer dhe shpifur për Zotin dhe profetët e Tij. Ky është zakon i pandryshueshëm i tyre. Prandaj Allahu i Lartësuar e sjell këtë fakt në vëmendjen e Profetit të Tij të dashur, për ta ngushëlluar atë nga trajtimi i vrazhdë dhe jo i denjë që i bëhej nga populli i tij.

Çdo profet është fyer dhe trajtuar si magjistar ose si i çmendur. Allahu i Lartësuar bën një pyetje: Për këto fjalë që përsëriten nga të parët dhe të fundit,  a mos ka ndonjë marrëveshje mes tyre, që t’i trajtojnë njëlloj profetët e Zotit?! Por nuk është çudi që ndodh diçka të tillë, sepse ata janë njerëz të prishur.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/52-po-keshtu-edhe-ata-qe-ishin-me-pare-sa-here-qe-u-shkonte-ndonje-profet-thoshin-eshte-magjistar-ose-i-cmendur-2/feed/ 0
51. Mos adhuroni veç Allahut zot tjetër! Unë vij te ju si paralajmërues i qartë prej Tij. https://www.tefsirkurani.al/51-mos-adhuroni-vec-allahut-zot-tjeter-une-vij-te-ju-si-paralajmerues-i-qarte-prej-tij-2/ https://www.tefsirkurani.al/51-mos-adhuroni-vec-allahut-zot-tjeter-une-vij-te-ju-si-paralajmerues-i-qarte-prej-tij-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:35:23 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16387 “Mos adhuroni veç Allahut zot tjetër! Unë vij te ju si paralajmërues i qartë prej Tij.” – Unë ju paralajmëroj për një ndëshkim të dhembshëm prej Zotit, nëse nuk dëgjoni dhe bindeni! Qortimi im është i qartë dhe i kuptueshëm. Të vraposh tek Allahu do të thotë të largohesh nga çdo gjë tjetër që adhurohet veç Tij, çfarëdo qofshin ato: puta, idhuj, varre etj.

Vrapimi drejt Zotit kërkon që çdo adhurim që Zoti e ka përcaktuar si të tillë t’i përkushtohet Atij dhe vetëm Atij, e askujt tjetër. Vetëm Ai duhet adhuruar me fjalë, vepra dhe ndjenja, duke i shprehur dashurinë, madhërimin dhe nënshtrimin e plotë. Dashuria, frikërespekti, shpresa, pendimi i sinqertë, mbështetja e plotë, lutjet, kurbani dhe çdo lloj adhurimi tjetër duhet t’i kushtohen e drejtohen vetëm Allahut, dhe askujt tjetër.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/51-mos-adhuroni-vec-allahut-zot-tjeter-une-vij-te-ju-si-paralajmerues-i-qarte-prej-tij-2/feed/ 0