050. KAF | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Fri, 15 Apr 2022 15:59:06 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 050. KAF | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 45. Ne e dimë shumë mirë se çfarë thonë ata, ndërsa ti nuk mund t’i detyrosh dot. Ti kujto me këtë Kur’an atë që i druhet kërcënimit Tim. https://www.tefsirkurani.al/45-ne-e-dime-shume-mire-se-cfare-thone-ata-ndersa-ti-nuk-mund-ti-detyrosh-dot-ti-kujto-me-kete-kuran-ate-qe-i-druhet-kercenimit-tim-2/ https://www.tefsirkurani.al/45-ne-e-dime-shume-mire-se-cfare-thone-ata-ndersa-ti-nuk-mund-ti-detyrosh-dot-ti-kujto-me-kete-kuran-ate-qe-i-druhet-kercenimit-tim-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:03:08 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16265 – “Ne e dimë shumë mirë se çfarë thonë ata …” – Allahu i Lartësuar ka dijeni të plotë rreth çdo fjale me të cilat idhujtarët të mundojnë ty! Por mjafton që ti, o i Dërguar, të kujtosh kujdesin Tonë të madh për ty, lehtësimin e punëve të tua dhe fitoret që të kemi dhuruar kundër armiqve të tu, në mënyrë që zemra jote të gëzohet dhe shpirti yt të gjejë prehje dhe qetësi.

Kujtoje faktin që Allahu i Lartësuar është më i mëshirshëm dhe më i dashur për ty sesa ti për veten tënde! Për ty nuk mbetet gjë tjetër, veçse të plotësohet premtimi i Allahut dhe pasimi i traditës së profetëve më të zgjedhur.

“… ndërsa ti nuk mund t’i detyrosh dot.” – Ti nuk ke fuqi detyruese mbi ta. Ti nuk mund t’i bësh ata të besojnë. Ti je thjesht një këshillues dhe kujtues.

“Ti kujto me këtë Kur’an atë që i druhet kërcënimit Tim!” – Kujtimi bëhet për diçka që është e njohur dhe e pranuar nga natyra njerëzore. Njeriu kujtohet që të bëjë ato vepra që janë të mira dhe që natyra e pastër e tij i pranon si të tilla. Por ata që kujtohen realisht, janë ata që i frikësohen kërcënimit të Allahut të Madhëruarit.

Ndërsa për ata që nuk i frikësohen Allahut nuk bën dobi asnjë lloj kujtimi e këshille. Këtyre njerëzve, kujtimi thjesht ua zhvlerëson justifikimin ndaj Zotit, prandaj Ditën e Gjykimit nuk mund të thonë që nuk dinin gjë. Ky ishte edhe fundi i tefsirit të sures Kaf. Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar, në fillim dhe në mbarim, haptazi dhe fshehtazi!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/45-ne-e-dime-shume-mire-se-cfare-thone-ata-ndersa-ti-nuk-mund-ti-detyrosh-dot-ti-kujto-me-kete-kuran-ate-qe-i-druhet-kercenimit-tim-2/feed/ 0
44. Ditën kur toka të çahet e ata të nguten për të dalë, tubimi do të jetë i lehtë për Ne. https://www.tefsirkurani.al/44-diten-kur-toka-te-cahet-e-ata-te-nguten-per-te-dale-tubimi-do-te-jete-i-lehte-per-ne-2/ https://www.tefsirkurani.al/44-diten-kur-toka-te-cahet-e-ata-te-nguten-per-te-dale-tubimi-do-te-jete-i-lehte-per-ne-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:02:50 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16264 – “Ditën kur toka të çahet e ata të nguten për të dalë …” – Të vdekurit do të dalin me nxitim nga varret e tyre, për të shkuar në vendin ku do të gjykohen. Ai që i krijoi dhe ua dha jetën, Ai ua solli edhe vdekjen, dhe në ditën e caktuar do t’i tubojë para Tij, për llogarinë dhe shpërblimin me drejtësi. Allahu është i Plotpushtetshmi për gjithçka.

“… tubimi do të jetë i lehtë për Ne.” – Kjo është diçka e thjeshtë për të Plotfuqishmin dhe nuk e lodh aspak Atë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/44-diten-kur-toka-te-cahet-e-ata-te-nguten-per-te-dale-tubimi-do-te-jete-i-lehte-per-ne-2/feed/ 0
43. Sigurisht, Ne e japim jetën dhe vdekjen dhe vetëm tek Ne është kthimi. https://www.tefsirkurani.al/43-sigurisht-ne-e-japim-jeten-dhe-vdekjen-dhe-vetem-tek-ne-eshte-kthimi-2/ https://www.tefsirkurani.al/43-sigurisht-ne-e-japim-jeten-dhe-vdekjen-dhe-vetem-tek-ne-eshte-kthimi-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:02:33 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16262 – “Sigurisht, Ne e japim jetën dhe vdekjen dhe vetëm tek Ne është kthimi.” – Vetëm Allahu mund të japë jetën dhe vdekjen dhe të gjithë tek Ai do të kthehen një ditë. Ajo është dita kur toka do të çahet, që prej saj të dalin ata që janë varrosur në të, siç thotë i Lartësuari:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/43-sigurisht-ne-e-japim-jeten-dhe-vdekjen-dhe-vetem-tek-ne-eshte-kthimi-2/feed/ 0
42. Dita kur të dëgjohet thirrja për të vërtetën, është dita e daljes. https://www.tefsirkurani.al/42-dita-kur-te-degjohet-thirrja-per-te-verteten-eshte-dita-e-daljes-2/ https://www.tefsirkurani.al/42-dita-kur-te-degjohet-thirrja-per-te-verteten-eshte-dita-e-daljes-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:02:14 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16260 “Dita kur të dëgjohet thirrja për të vërtetën, është dita e daljes.” – Atë ditë, të gjithë do ta dëgjojnë atë zë rrëqethës, që lajmëron për të vërtetën, që është Dita e Llogarisë. Kjo është dita e daljes nga varret. Vetëm i Madhëruari është Ai që ka pushtetin për të bërë ringjalljen, askush tjetër. Prandaj i Madhëruari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/42-dita-kur-te-degjohet-thirrja-per-te-verteten-eshte-dita-e-daljes-2/feed/ 0
41. Dëgjo thirrësin, kur ai të thërrasë nga ndonjë vend i afërt! https://www.tefsirkurani.al/41-degjo-thirresin-kur-ai-te-therrase-nga-ndonje-vend-i-afert-2/ https://www.tefsirkurani.al/41-degjo-thirresin-kur-ai-te-therrase-nga-ndonje-vend-i-afert-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:01:57 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16259 – “Dëgjo thirrësin, kur ai të thërrasë nga ndonjë vend i afërt!” – Dëgjo me zemrën tënde, kur Israfili t’i fryjë Surit. Kjo do të ndodhë në një vend pranë krijesave, jo larg tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/41-degjo-thirresin-kur-ai-te-therrase-nga-ndonje-vend-i-afert-2/feed/ 0
40. Edhe në një pjesë të natës madhëroje Atë, ashtu si edhe pas namazeve! https://www.tefsirkurani.al/40-edhe-ne-nje-pjese-te-nates-madheroje-ate-ashtu-si-edhe-pas-namazeve-2/ https://www.tefsirkurani.al/40-edhe-ne-nje-pjese-te-nates-madheroje-ate-ashtu-si-edhe-pas-namazeve-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:01:42 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16258 Por ti ji i durueshëm ndaj fjalëve të tyre dhe madhëroje Zotin tënd në agim dhe në muzg! Edhe në një pjesë të natës madhëroje Atë, ashtu si edhe pas namazeve!” – Ji i durueshëm ndaj fyerjeve që të bëjnë, si dhe ndaj mohimit të fesë që solle prej Zotit tënd! Përqendrohu në adhurime dhe tesbih për Zotin tënd, në fillim të ditës dhe në fund të saj.

Po kështu vepro edhe gjatë natës dhe në përfundim të çdo namazi. Pa dyshim, kujtimi dhe angazhimi me adhurimin e Allahut e ngushëllon dhe i sjell qetësi shpirtit. Adhurimet e lehtësojnë dhe forcojnë durimin.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/40-edhe-ne-nje-pjese-te-nates-madheroje-ate-ashtu-si-edhe-pas-namazeve-2/feed/ 0
39. Por ti ji i durueshëm ndaj fjalëve të tyre dhe madhëroje Zotin tënd në agim dhe në muzg! https://www.tefsirkurani.al/39-por-ti-ji-i-durueshem-ndaj-fjaleve-te-tyre-dhe-madheroje-zotin-tend-ne-agim-dhe-ne-muzg/ https://www.tefsirkurani.al/39-por-ti-ji-i-durueshem-ndaj-fjaleve-te-tyre-dhe-madheroje-zotin-tend-ne-agim-dhe-ne-muzg/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:01:27 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16255 Por ti ji i durueshëm ndaj fjalëve të tyre dhe madhëroje Zotin tënd në agim dhe në muzg! Edhe në një pjesë të natës madhëroje Atë, ashtu si edhe pas namazeve!” – Ji i durueshëm ndaj fyerjeve që të bëjnë, si dhe ndaj mohimit të fesë që solle prej Zotit tënd! Përqendrohu në adhurime dhe tesbih për Zotin tënd, në fillim të ditës dhe në fund të saj.

Po kështu vepro edhe gjatë natës dhe në përfundim të çdo namazi. Pa dyshim, kujtimi dhe angazhimi me adhurimin e Allahut e ngushëllon dhe i sjell qetësi shpirtit. Adhurimet e lehtësojnë dhe forcojnë durimin.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/39-por-ti-ji-i-durueshem-ndaj-fjaleve-te-tyre-dhe-madheroje-zotin-tend-ne-agim-dhe-ne-muzg/feed/ 0
38. Ne krijuam qiejt e Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, pa ndier aspak lodhje. https://www.tefsirkurani.al/38-ne-krijuam-qiejt-e-token-dhe-gjithcka-qe-gjendet-ndermjet-tyre-brenda-gjashte-ditesh-pa-ndier-aspak-lodhje-2/ https://www.tefsirkurani.al/38-ne-krijuam-qiejt-e-token-dhe-gjithcka-qe-gjendet-ndermjet-tyre-brenda-gjashte-ditesh-pa-ndier-aspak-lodhje-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:01:13 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16254 “Ne krijuam qiejt e Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh …” – Allahu i Lartësuar na tregon për pushtetin e Tij madhështor dhe të padiskutueshëm, me të cilin i krijoi të gjitha krijesat. Ai i krijoi ato për gjashtë ditë. Dita e parë e krijimit ishte e diela dhe e fundit ishte dita e xhuma.

“… pa ndier aspak lodhje.” – Me gjithë madhështinë e këtyre krijesave, Allahu i Lartësuar nuk pati lodhje dhe aspak vështirësi. Atëherë, Ai që i bëri këto krijime madhështore pa asnjë vështirësi dhe lodhje, Ai është i Plotfuqishëm që t’i ringjallë të vdekurit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/38-ne-krijuam-qiejt-e-token-dhe-gjithcka-qe-gjendet-ndermjet-tyre-brenda-gjashte-ditesh-pa-ndier-aspak-lodhje-2/feed/ 0
37. Të gjitha këto janë fakte për cilindo që ka zemër, që dëgjon me vëmendje dhe dëshmon. https://www.tefsirkurani.al/37-te-gjitha-keto-jane-fakte-per-cilindo-qe-ka-zemer-qe-degjon-me-vemendje-dhe-deshmon-2/ https://www.tefsirkurani.al/37-te-gjitha-keto-jane-fakte-per-cilindo-qe-ka-zemer-qe-degjon-me-vemendje-dhe-deshmon-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:00:55 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16251 “Të gjitha këto janë fakte për cilindo që ka zemër, që dëgjon me vëmendje dhe dëshmon.” – Këto fakte janë të vlefshme për çdo njeri që ka zemër të gjallë, të madhe, të pastër e të shëndetshme. Të tillë njerëz, kur dëgjojnë faktet e Zotit, reflektojnë, kujtojnë, nxjerrin mësime dhe lartësohen në grada te Zoti i tyre.

Këto fakte janë të vlefshme edhe për njerëzit që i dëgjojnë me vëmendje ato, të përqendruar me zemrën e tyre. Për të gjithë këta, ky Kur’an është mësim, shërim, kujtim, udhëzim dhe mëshirë. Ndërsa ata që i kthejnë shpinën udhëzimit dhe nuk iu vënë veshin ajeteve të Zotit, ata nuk përfitojnë gjë prej tyre. Të tillët nuk e pranojnë udhëzimin dhe urtësia e Allahut nuk e ka përcaktuar që ata të udhëzohen.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/37-te-gjitha-keto-jane-fakte-per-cilindo-qe-ka-zemer-qe-degjon-me-vemendje-dhe-deshmon-2/feed/ 0
36. Sa e sa breza kemi shkatërruar para tyre, të cilët ishin shumë më të fortë e më të pushtetshëm se këta. Ata u përhapën nëpër Tokë, por a gjetën shpëtim?! https://www.tefsirkurani.al/36-sa-e-sa-breza-kemi-shkaterruar-para-tyre-te-cilet-ishin-shume-me-te-forte-e-me-te-pushtetshem-se-keta-ata-u-perhapen-neper-toke-por-a-gjeten-shpetim-2/ https://www.tefsirkurani.al/36-sa-e-sa-breza-kemi-shkaterruar-para-tyre-te-cilet-ishin-shume-me-te-forte-e-me-te-pushtetshem-se-keta-ata-u-perhapen-neper-toke-por-a-gjeten-shpetim-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:00:36 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16250 Allahu i Lartësuar u drejton një kërcënim të gjithë idhujtarëve, që mohojnë dhe nuk pasojnë udhëzimin e sjellë prej profetëve:

– “Sa e sa breza kemi shkatërruar para tyre, të cilët ishin shumë më të fortë e më të pushtetshëm se këta!” – Sa popuj kanë kaluar para këtyre, të cilët ishin edhe më të fuqishëm dhe të pushtetshëm se këta të sotmit. Ata lanë gjurmë të shumta, më të dukshme dhe më të mëdha në këtë botë.

– “Ata u përhapën nëpër tokë, por a gjetën shpëtim?!” – Ata pushtuan shumë vende, ndërtuan kështjella e ndërtesa të larta, me plantacione dhe lumenj. Por ata përhapën edhe shkatërrimin. Kështu, kur mohuan profetët e Zotit dhe shpërfillën udhëzimet e Tij, ata u goditën nga ndëshkimi i rëndë e poshtërues.

As pushteti dhe pasuria, as fëmijët dhe ushtritë e tyre nuk mundën t’i shpëtonin nga vdekja dhe ndëshkimi i të Madhëruarit. Asgjë nuk mund ta ndalonte ndëshkimin e të Plotfuqishmit mbi ta. Kësisoj, le të shërbejnë ata si shembull për çdo brez që vjen në këtë botë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/36-sa-e-sa-breza-kemi-shkaterruar-para-tyre-te-cilet-ishin-shume-me-te-forte-e-me-te-pushtetshem-se-keta-ata-u-perhapen-neper-toke-por-a-gjeten-shpetim-2/feed/ 0