049. EL HUXHURAT | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Fri, 15 Apr 2022 13:21:54 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 049. EL HUXHURAT | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 18. S’ka dyshim se Allahu i di të fshehtat e qiejve e të Tokës. Allahu sheh gjithçka që ju punoni. https://www.tefsirkurani.al/18-ska-dyshim-se-allahu-i-di-te-fshehtat-e-qiejve-e-te-tokes-allahu-sheh-gjithcka-qe-ju-punoni/ https://www.tefsirkurani.al/18-ska-dyshim-se-allahu-i-di-te-fshehtat-e-qiejve-e-te-tokes-allahu-sheh-gjithcka-qe-ju-punoni/#respond Mon, 26 Jul 2021 09:02:34 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9166 – “S’ka dyshim se Allahu i di të fshehtat e qiejve e të Tokës.” – Allahu është i Gjithëditur për çështjet e fshehta, që krijesat nuk i dëshmojnë dhe as i dinë. Ai e di çfarë fshihet në thellësitë e errëta të oqeanit, Ai e di çfarë fsheh nata dhe çfarë zbulon dita. Allahu di për çdo pikë shiu, madje edhe ku ajo zbret. Ai di edhe për çdo thërrmijë rëre.

Allahu e di çfarë fshihen në gjokse dhe çdo çështje të fshehtë tjetër, sikurse thotë në një ajet tjetër: “Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtësive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të Tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë.” [El en’am 59].

– “Allahu sheh gjithçka që ju punoni.” – Allahu që ju vështron në çdo gjendje e punë, do t’jua japë shpërblimin për to të plotë, ashtu siç e gjykon Ai, me mëshirën e Tij të gjerë dhe me urtësinë e Tij të madhe. Përfundoi edhe tefsiri i sures Huxhurat, me ndihmën dhe suksesin e dhuruar prej Allahut. Ty, o Allah, dhe vetëm Ty të takon lavdia! Ti je Bujari dhe Bamirësi më i madh e Mëshirëplotë!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/18-ska-dyshim-se-allahu-i-di-te-fshehtat-e-qiejve-e-te-tokes-allahu-sheh-gjithcka-qe-ju-punoni/feed/ 0
17. Ata të lavdërohen ty që u bënë muslimanë. Thuaju: “Me pranimin tuaj të Islamit, mos m’u lavdëroni mua, sepse Ai që e meriton falënderimin tuaj për udhëzimin në besim, është vetëm Allahu, nëse jeni të sinqertë.” https://www.tefsirkurani.al/17-ata-te-lavderohen-ty-qe-u-bene-muslimane-thuaju-me-pranimin-tuaj-te-islamit-mos-mu-lavderoni-mua-sepse-ai-qe-e-meriton-falenderimin-tuaj-per-udhezimin-ne-besim-eshte-vetem-allahu/ https://www.tefsirkurani.al/17-ata-te-lavderohen-ty-qe-u-bene-muslimane-thuaju-me-pranimin-tuaj-te-islamit-mos-mu-lavderoni-mua-sepse-ai-qe-e-meriton-falenderimin-tuaj-per-udhezimin-ne-besim-eshte-vetem-allahu/#respond Mon, 26 Jul 2021 09:01:39 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9163 – “Ata të lavdërohen ty që u bënë muslimanë. Thuaju: “Me pranimin tuaj të Islamit, mos m’u lavdëroni mua, …” – Ata që dëshmojnë për veten se kanë iman të plotë, ndërkohë nuk janë të tillë, mund ta bëjnë për disa arsye, një prej të cilave është pandehma se kështu do t’ia bëjnë të njohur besimin e tyre Allahut të Madhëruar, ndërkohë që Allahu është i Gjithëditur për gjithçka, prandaj kjo sjellje e tyre është e ulët dhe e panevojshme. Arsye tjetër është që t’i tregojnë Profetit (a.s.) se kanë besuar jo për të fituar ndonjë gjë për veten e tyre, por për t’i bërë nder Profetit.

Me fjalët e tyre, ata sikur po ia kujtonin Profetit nderin që po i bënin duke e besuar dhe u bërë pasues të fesë së tij. Kjo sigurisht qe diçka jo e këndshme, që nuk u takonte ta bënin përpara Profetit të Zotit. Në fund të fundit, nëse imani qe i vërtetë në zemrat e tyre, kjo ishte bamirësi e Allahut për ta. Ishte vetëm Allahu që ua dhuroi atë mirësi e çdo mirësi tjetër që kishin.

Ashtu sikurse është Allahu i vetmi që i krijon, i furnizon dhe u dhuron njerëzve mirësi të dukshme e të padukshme, po ashtu Ai është i vetmi që u dhuron atyre imanin dhe udhëzimin në rrugën e drejtë. Mirësia e Islamit, e të besuarit dhe e udhëzimit në rrugën e drejtë është mirësia më e madhe dhe më e rëndësishme që Ai u dhuron njerëzve. Prandaj vetëm Atij i duhet shprehur falënderimi dhe mirënjohja e plotë, siç thotë i Madhëruari:

– “… sepse Ai që e meriton falënderimin tuaj për udhëzimin në besim, është vetëm Allahu, nëse jeni të sinqertë”. – Pastaj i Madhëruari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/17-ata-te-lavderohen-ty-qe-u-bene-muslimane-thuaju-me-pranimin-tuaj-te-islamit-mos-mu-lavderoni-mua-sepse-ai-qe-e-meriton-falenderimin-tuaj-per-udhezimin-ne-besim-eshte-vetem-allahu/feed/ 0
16. Thuaju: “Vallë, ju do t’i tregoni Allahut për fenë tuaj, ndërkohë që Allahu di ç’ka në qiej dhe ç’ka në Tokë dhe kur Allahu Di gjithçka?!” https://www.tefsirkurani.al/16-thuaju-valle-ju-do-ti-tregoni-allahut-per-fene-tuaj-nderkohe-qe-allahu-di-cka-ne-qiej-dhe-cka-ne-toke-dhe-kur-allahu-di-gjithcka/ https://www.tefsirkurani.al/16-thuaju-valle-ju-do-ti-tregoni-allahut-per-fene-tuaj-nderkohe-qe-allahu-di-cka-ne-qiej-dhe-cka-ne-toke-dhe-kur-allahu-di-gjithcka/#respond Mon, 26 Jul 2021 09:01:03 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9161 “Thuaju: “Vallë, ju do t’i tregoni Allahut për fenë tuaj, ndërkohë që Allahu di ç’ka në qiej dhe ç’ka në Tokë dhe kur Allahu Di gjithçka?!”” – Dija e Allahut ka përfshirë gjithçka, pa përjashtim, mes të cilave edhe ato që fsheh zemra, besim apo mohim qoftë, mirësi apo ligësi. I Lartësuari i di të gjitha ato me imtësi dhe do t’i shpërblejë me drejtësi. Nëse ke punuar mirë, do të fitosh mirësi, e nëse ke punuar keq, do të marrësh atë që meriton.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/16-thuaju-valle-ju-do-ti-tregoni-allahut-per-fene-tuaj-nderkohe-qe-allahu-di-cka-ne-qiej-dhe-cka-ne-toke-dhe-kur-allahu-di-gjithcka/feed/ 0
15. Besimtarë janë vetëm ata që i besojnë Allahut, të Dërguarit e Tij, e pastaj nuk luhaten, por luftojnë me pasurinë dhe me jetën e tyre në Rrugën e Allahut. Këta janë besimtarët e vërtetë. https://www.tefsirkurani.al/15-besimtare-jane-vetem-ata-qe-i-besojne-allahut-te-derguarit-e-tij-e-pastaj-nuk-luhaten-por-luftojne-me-pasurine-dhe-me-jeten-e-tyre-ne-rrugen-e-allahut-keta-jane-besimtaret-e-vertete/ https://www.tefsirkurani.al/15-besimtare-jane-vetem-ata-qe-i-besojne-allahut-te-derguarit-e-tij-e-pastaj-nuk-luhaten-por-luftojne-me-pasurine-dhe-me-jeten-e-tyre-ne-rrugen-e-allahut-keta-jane-besimtaret-e-vertete/#respond Mon, 26 Jul 2021 09:00:40 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9159 – “Besimtarë janë vetëm ata që i besojnë Allahut, të Dërguarit e Tij, e pastaj nuk luhaten, por luftojnë me pasurinë dhe me jetën e tyre në Rrugën e Allahut.” – Besimtarë të vërtetë janë ata që plotësojnë dy kushte:

1. Kanë besimin e plotë dhe të sinqertë tek Allahu, që sjell punë të mira dhe largon nga të këqijat.

2. Luftojnë dhe përpiqen në rrugën e Allahut, pasi çdokush që lufton jobesimtarët dëshmon për iman të plotë, që ka zënë vend në zemrën e tij. Ai që lufton për përhapjen e Islamit dhe fton të tjerët për të zbatuar ligjin e Zotit në jetën e tyre, pa dyshim që, së pari, i ka plotësuar këto kërkesa për veten e vet. Ndërsa ai që nuk ka fuqi të luftojë për përhapjen e fesë së Zotit dëshmon për dobësinë e imanit të tij. Duke treguar një kusht të domosdoshëm për një besim të saktë, Allahu i Madhëruar thotë: … e mandej nuk luhaten”. Zemrën dhe veprat e robit i rregullon vetëm besimi i sigurt dhe i patundur në çdo gjë që Zoti ka urdhëruar të besohet, pa pasur as më të voglin dyshim.

“Këta janë besimtarët e vërtetë.” – Të vërtetët janë ata të cilët besimin e tyre e pasqyrojnë me vepra të mira, ashtu si e kërkon besimi i pastër dhe i vërtetë. Vërtetësia e besimit është një pretendim shumë serioz. Në fakt, çdokush që ka një pretendim duhet që ta mbrojë atë me fakte, nëse është i vërtetë. Edhe kur bëhet fjalë për besimin, i cili është porta e lumturisë në dynja dhe në ahiret, jo çdokush që e pretendon, e ka arritur vërtet. Vetëm ai që kryen detyrimet që kërkon besimi, me vepra e fjalë, vetëm ai ka pretendim të pranueshëm ose vetëm ai është besimtar i vërtetë.

Nëse dikush nuk i plotëson këto kushte, atëherë pretendimi i tij se ka besim nuk qëndron. Pretendimi i tij nuk ka asnjë vlerë për krijesat, sepse besimin në zemër e vlerëson veçse Allahu i Madhëruar. Në fakt, pretendimi se ke apo jo besim në zemër është një lloj mungese edukate me Allahun e Lartësuar. A thua se po i mëson Allahut se çfarë ke në zemër! Ky është një mendim i gabuar për Allahun.180 Kështu, i Madhëruari thotë:

180 Dijetarët selefë dhe të tjerë kanë shprehur mendime të ndryshme për rastin kur njeriu deklaron besimin e tij. Disa kanë qenë të mendimit se nuk lejohet të thuash për veten: “Unë jam besimtar”, pa e shoqëruar me: “…në dashtë Allahu” nga pas. Disa deklarojnë se ky ka qenë mendimi i shumicës së dijetarëve filozofë (mutekel-limin) të medhhebit Shafiij. 

Disa të tjerë mendojnë se është e lejueshme të thuash: “Unë jam besimtar” edhe pa thënë nga pas: “…në dashtë Allahu”. Ky është mendimi më i përzgjedhur, që mbështetet edhe nga dijetarët analistë kritikë “muhakkikin”. 

Ndërsa El Euzaijju dhe të tjerë kanë qenë të mendimit se që të dyja mënyrat janë të lejuara, në varësi të këndvështrimit apo të qëllimit. Pra, lejohet të thuash thjesht: “Unë jam besimtar”, nëse ke për qëllim gjendjen aktuale, përderisa konsiderohesh nga Sheriati si “besimtar”. Por, gjithashtu, mund të thuash: “Unë jam besimtar, në dashtë Allahu!”, nëse ke për qëllim lutjen për begati dhe sukses nga Allahu, ose nëse shpreh shpresën për përfundimin tënd, pasi ne nuk e dimë a do të jemi të qëndrueshëm në besimin tonë deri në vdekje apo jo. Edhe ky mendim është i pranueshëm, nëse duam që t’u largohemi sa më shumë përplasjeve të mendimeve.

Për sa i përket deklarimit se dikush është jobesimtar, ka gjithashtu mendime të ndryshme të dijetarëve. Kështu, disa janë të mendimit se mund të thuhet: “Ai është qafir” edhe pa thënë: “…në dashtë Allahu”. Disa të tjerë thonë se me këtë rast veprohet njëlloj si për deklarimin e besimit. Pra, në varësi të qëllimit, mund të themi: “…në dashtë Allahu“, ose jo. Kjo do të thotë që, nëse kemi qëllim të tregojmë se si do të jetë përfundimi i tij, duhet të themi: “…në dashtë Allahu“, pasi ne nuk e dimë se si do të jetë përfundimi i tij. Ky mendim është parapëlqyer nga disa prej dijetarëve muhakkikin. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur për gjithçka. [Shih “Komentari i Sahihut të Muslimit” nga imam Neveviu, vëllimi 1].

]]>
https://www.tefsirkurani.al/15-besimtare-jane-vetem-ata-qe-i-besojne-allahut-te-derguarit-e-tij-e-pastaj-nuk-luhaten-por-luftojne-me-pasurine-dhe-me-jeten-e-tyre-ne-rrugen-e-allahut-keta-jane-besimtaret-e-vertete/feed/ 0
14. Beduinët thanë: “Ne kemi besuar.” Thuaju: “Ju ende nuk keni besuar, prandaj thoni ‘Hymë në Islam’, sepse besimi nuk ka hyrë ende në zemrat tuaja. Nëse i bindeni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” https://www.tefsirkurani.al/14-beduinet-thane-ne-kemi-besuar-thuaju-ju-ende-nuk-keni-besuar-prandaj-thoni-hyme-ne-islam-sepse-besimi-nuk-ka-hyre-ende-ne-zemrat-tuaja-nese-i-bin/ https://www.tefsirkurani.al/14-beduinet-thane-ne-kemi-besuar-thuaju-ju-ende-nuk-keni-besuar-prandaj-thoni-hyme-ne-islam-sepse-besimi-nuk-ka-hyre-ende-ne-zemrat-tuaja-nese-i-bin/#respond Mon, 26 Jul 2021 09:00:00 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9157 – “Beduinët thanë: “Ne kemi besuar.”” – Allahu i Madhëruar na tregon se çfarë thanë beduinët, të cilët hynë në Islam në kohën e Profetit (a.s.), por pa qenë të qartë dhe pa bërë ato vepra që kërkon imani i vërtetë. Megjithatë, ata përsëri deklaronin se kishin një besim të plotë. Atëherë, Allahu e urdhëroi Profetin e Tij që t’ua hidhte poshtë këtë pretendim të madh, duke u thënë:

“Thuaju: “Ju ende nuk keni besuar, prandaj thoni ‘Hymë në Islam’, sepse besimi nuk ka hyrë ende në zemrat tuaja.” – Kuptimi: Mos pretendoni se keni arritur gradën e imanit të plotë, me të gjithë elementët e tij. Por mund të thoni “Hymë në Islam” dhe mjaftohuni me këtë, sepse besimi ende nuk ka zënë vend në zemrat tuaja. Ju thjesht keni besuar nga frika, nga ndonjë shpresë apo për arsye të tjera si këto. E tillë ishte gjendja e beduinëve, të cilët më pas u pajisën me besim të plotë, madje luftuan në rrugën e Zotit.

– “Nëse i bindeni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja. …”. – Nëse i bindeni Allahut dhe Profetit të Tij, me kryerjen e veprave të mira dhe largimin nga veprat e këqija, Allahu i Madhëruar nuk ka për t’jua pakësuar veprat tuaja, as sa një thërrmijë. Përkundrazi, Ai ka për t’jua dhënë shpërblimin të plotë, të vogla apo të mëdha qofshin veprat tuaja.

“… Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë”.” – Allahu është Gafurun – Falës i Madh për ata që pendohen dhe kthehen tek Ai të nënshtruar dhe të bindur. Ai është, gjithashtu, Rrahim – Mëshirëplotë me ta, sepse u jep sukses të pendohen dhe ua pranon pendimin e tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/14-beduinet-thane-ne-kemi-besuar-thuaju-ju-ende-nuk-keni-besuar-prandaj-thoni-hyme-ne-islam-sepse-besimi-nuk-ka-hyre-ende-ne-zemrat-tuaja-nese-i-bin/feed/ 0
13. O njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, që të njiheni mes jush. Nuk ka dyshim se më i miri tek Allahu është më i devotshmi mes jush. Pa dyshim, Allahu është i Gjithëditur dhe Njohës i çdo gjëje. https://www.tefsirkurani.al/13-o-njerez-ne-ju-krijuam-prej-nje-mashkulli-dhe-nje-femre-dhe-ju-beme-popuj-e-fise-qe-te-njiheni-mes-jush-nuk-ka-dyshim-se-me-i-miri-tek-allahu-eshte-me-i-devotshmi-mes-jush-pa-dyshim-allahu-es/ https://www.tefsirkurani.al/13-o-njerez-ne-ju-krijuam-prej-nje-mashkulli-dhe-nje-femre-dhe-ju-beme-popuj-e-fise-qe-te-njiheni-mes-jush-nuk-ka-dyshim-se-me-i-miri-tek-allahu-eshte-me-i-devotshmi-mes-jush-pa-dyshim-allahu-es/#respond Mon, 26 Jul 2021 08:59:21 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9155 – “O njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, që të njiheni mes jush.” – Allahu i Madhëruar na tregon se Ai e krijoi njerëzimin prej një origjine të vetme. Gjithë njerëzimi e ka zanafillën nga Ademi dhe Havaja. Prej atyre të dyve, Allahu i Madhëruar nxori shumë burra e gra. Ai i bëri ata të shpërndahen nëpër tokë, të ndarë në kombe e fise, disa të vegjël e disa të mëdhenj.

Ai i bëri në fise e kombe, që ata të njohin njëri-tjetrin. Nëse do t’i bënte që secili njeri të jetonte i vetëm, atëherë nuk do të kishte lidhje mes tyre, nuk do të kishte ndihmë dhe mbështetje për njëri-tjetrin, nuk do të kishte trashëgimi, lidhje gjaku apo plotësim të të drejtave të familjes e të farefisit.

– “Nuk ka dyshim se më i miri tek Allahu është më i devotshmi mes jush.” – Kriteri vlerësues për njerëzit është devotshmëria. Më i nderuar tek Allahu është ai që është më i devotshmi, pra, njeriu më i përkushtuar në bindjen ndaj Tij dhe më i ruajturi nga gjynahet. Kjo do të thotë që nuk është më i nderuari ai që ka më shumë njerëz e farefis, apo prejardhje më të ndritur.

– “Pa dyshim, Allahu është i Gjithëditur dhe Njohës i çdo gjëje.” – Allahu është i Gjithëditur. Ai e di se cili prej robërve  është i devotshëm haptazi dhe fshehtazi dhe cili është vetëm haptazi e jo fshehtazi. Allahu do t’i japë secilit atë që meriton. Ky ajet tregon se njohja e gjenealogjisë së familjes është e ligjshme, sepse Allahu i Lartësuar na ndau në fise e kombe që ne të njohim njëri-tjetrin dhe prejardhjen tonë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/13-o-njerez-ne-ju-krijuam-prej-nje-mashkulli-dhe-nje-femre-dhe-ju-beme-popuj-e-fise-qe-te-njiheni-mes-jush-nuk-ka-dyshim-se-me-i-miri-tek-allahu-eshte-me-i-devotshmi-mes-jush-pa-dyshim-allahu-es/feed/ 0
12. O ju që keni besuar! Largohuni nga paragjykimet! Vërtet paragjykimet (e pabaza) janë padrejtësi. Mos rrëmoni për zbulimin e të metave të tjetrit dhe mos përgojoni! Vallë, a ka ndonjë prej jush që dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht, për ju kjo është e neveritshme. Ruhuni nga ndëshkimi i Allahut! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i madh i pendimit e Mëshirëplotë. https://www.tefsirkurani.al/12-o-ju-qe-keni-besuar-largohuni-nga-paragjykimet-vertet-paragjykimet-e-pabaza-jane-padrejtesi-mos-rremoni-per-zbulimin-e-te-metave-te-tjetrit-dhe-mos-pergojoni-valle-a-ka-ndonje-prej-jush-qe/ https://www.tefsirkurani.al/12-o-ju-qe-keni-besuar-largohuni-nga-paragjykimet-vertet-paragjykimet-e-pabaza-jane-padrejtesi-mos-rremoni-per-zbulimin-e-te-metave-te-tjetrit-dhe-mos-pergojoni-valle-a-ka-ndonje-prej-jush-qe/#respond Mon, 26 Jul 2021 08:58:54 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9153 – “O ju që keni besuar! Largohuni nga paragjykimet! Vërtet paragjykimet (e pabaza) janë padrejtësi.” – Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na ndalon të paragjykojmë e të mendojmë keq për besimtarët, pasi disa paragjykime të tilla janë gjynah. Këtu bëhet fjalë për hamendësimet e pabazuara në fakte, të cilat të shtyjnë më shumë fjalë të këqija e në vepra të padrejta. Nëse në zemër ekzistojnë mendime të këqija, ato nuk mbeten gjatë të tilla, por forcohen dhe e bëjnë bartësin e tyre që të flasë e të veprojë padrejtësisht. Paragjykimet dhe mendimet e këqija për muslimanin janë nxitëse të urrejtjes dhe e përçarjes, ndërkohë që jemi urdhëruar për të kundërtën.

– “Mos rrëmoni për zbulimin e të metave të tjetrit …” – Mos hetoni të zbuloni sekretet dhe intimitetin e muslimanit! Lëreni të qetë muslimanin dhe mos u merrni me çështjet delikate të tij, që nuk duhet të përhapen e të zbulohen.

“… dhe mos përgojoni!”  Përgojimi (gibet), ashtu sikurse e ka përkufizuar Profeti (a.s.), është: “Të thuash rreth vëllait tënd besimtar diçka që ai nuk e dëshiron të përmendet, edhe nëse vërtet e ka atë gjë.” Allahu i Madhëruar bën një krahasim të përgojimit, për të treguar se sa vepër e shëmtuar është:

– “Vallë, a ka ndonjë prej jush që dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht, për ju kjo është e neveritshme.” – Allahu i Lartësuar e ka krahasuar gibet-in me ngrënien e mishit të njeriut të vdekur, që është gjëja më e shëmtuar dhe më e neveritshme nga njeriu. Pra, ashtu sikurse ai e urren që të hajë mishin e njeriut, në mënyrë të veçantë kur është i vdekur, ashtu duhet ta urrejë përgojimin e tij, që, në njëfarë mënyre, është si ta hash mishin e tij për së gjalli!

“Ruhuni nga ndëshkimi i Allahut! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i madh i pendimit e Mëshirëplotë.” – Allahu është El Teuab, Ai që lejon dhe u jep sukses robërve  të Tij që të pendohen, dhe pastaj ua pranon pendimin. Ai është, gjithashtu, El Rahim – Mëshirëplotë për robërit e Tij. Prej mëshirës së Tij është edhe fakti që Ai i fton e ndihmon ata që të arrijnë më të dobishmen për ta dhe e pranon prej tyre pendimin, kur gabojnë. Ky ajet është një kërcënim i rëndë për ata që merren me përgojim. Ai tregon se përgojimi është gjynah i madh, sepse Allahu e ka krahasuar me ngrënien e mishit të njeriut të vdekur, gjë e cila është e ndaluar dhe prej gjynaheve të mëdha.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/12-o-ju-qe-keni-besuar-largohuni-nga-paragjykimet-vertet-paragjykimet-e-pabaza-jane-padrejtesi-mos-rremoni-per-zbulimin-e-te-metave-te-tjetrit-dhe-mos-pergojoni-valle-a-ka-ndonje-prej-jush-qe/feed/ 0
11. O ju që keni besuar! Nuk është mirë të tallet një popull me një popull tjetër, sepse të tallurit mund të jenë më të mirë nga ata që tallin; as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që ato të jenë më të mira se ato që tallin. Mos tallni veten tuaj e mos i vini njëri-tjetrit nofka tallëse! Sa e shëmtuar është të vësh nofka tallëse, pasi ke besuar! Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës https://www.tefsirkurani.al/11-o-ju-qe-keni-besuar-nuk-eshte-mire-te-tallet-nje-popull-me-nje-popull-tjeter-sepse-te-tallurit-mund-te-jene-me-te-mire-nga-ata-qe-tallin-as-grate-me-grate-e-tjera-sepse-mund-te-ndodhe-qe-ato-t/ https://www.tefsirkurani.al/11-o-ju-qe-keni-besuar-nuk-eshte-mire-te-tallet-nje-popull-me-nje-popull-tjeter-sepse-te-tallurit-mund-te-jene-me-te-mire-nga-ata-qe-tallin-as-grate-me-grate-e-tjera-sepse-mund-te-ndodhe-qe-ato-t/#respond Mon, 26 Jul 2021 08:58:28 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9151 – “O ju që keni besuar! Nuk është mirë të tallet një popull me një popull tjetër, sepse të tallurit mund të jenë më të mirë nga ata që tallin; as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që ato të jenë më të mira se ato që tallin.” – Edhe ky është një nga detyrimet e ndërsjellta të muslimanëve: ata nuk lejohet të tallen me njëri-tjetrin, qoftë me fjalë apo me vepra e gjeste. Ky është një veprim që Zoti e ka bërë haram. Sjellja e tillë tregon që tallësi ka rënë në vetëkënaqësi. Ndoshta i talluri është më i mirë se tallësi, ashtu siç ndodh në shumicën e rasteve, pasi tallja buron nga zemra që është e mbushur me vese të ulëta. Për këtë, Profeti (a.s.) ka thënë: “I mjafton njeriut si gjynah, përçmimi i vëllait të tij besimtar.”

– “Mos tallni veten tuaj…” – Mos tejkaloni caqet, duke përmendur të metat e njëri-tjetrit! Kjo mund të bëhet me fjalë ose me veprime. Që të dyja janë haram, madje për vepruesin e tyre ka kërcënim për ndëshkim në Zjarr, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Mjerë për atë që tall e përqesh (njerëzinë),” [Humeze 1]. Vëreni me kujdes! Allahu i Madhëruar thotë: “Mos tallni veten tuaj!” Pra, vëllai besimtar duhet trajtuar si vetja. Kështu duhet të jenë besimtarët: si një trup i vetëm! Gjithashtu, nëse tall të tjerët, edhe ata do të veprojnë njëlloj me ty, e në këtë rast, njeriu është vetë shkaktar për talljen e vetvetes.

“…e mos i vini njëri-tjetrit nofka tallëse!” – Muslimani nuk duhet ta tallë vëllain e tij duke e thirrur me nofka që ai nuk dëshiron ta thërrasin. Ky veprim është haram. Ndërsa nofkat jo fyese, të cilat njeriu i pranon, nuk hyjnë në këtë ndalesë.

– “Sa e shëmtuar është të vësh nofka tallëse, pasi ke besuar!” – Kthimi pas në injorancë, mosbindje dhe gjynahe, pasi ke besuar dhe ke bërë vepra të mira sipas ligjit të Zotit, është diçka shumë e shëmtuar. Kjo do të thotë që përdorimi i nofkave fyese e tallëse për tjetrin është kthim në injorancën paraislame dhe një vepër e shëmtuar.

– “Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës.” – Ky është detyrim i besimtarit musliman. Ai duhet të pendohet tek Allahu i Lartësuar dhe t’i japë hakun vëllait të tij musliman. Ai duhet t’i kërkojë falje vëllait të tij, dhe duhet t’i kërkojë falje Zotit të tij. Gjithashtu, duhet që, nëse e ka ofenduar, sharë dhe mbajtur nëpër gojë për keq vëllain musliman, tani le ta lëvdojë atë dhe të çojë në vend nderin e tij. Nga ky ajet kuptohet se njerëzit ndahen dy grupe: 1. Të padrejtët ndaj vetes, të cilët nuk pendohen për gjynahet e tyre. 2.  Ata që bëjnë gjynahe, por që pendohen për gjynahet e tyre. Këta të fundit përfitojnë mirësinë e shpëtojnë nga çdo e keqe. Nuk ka grup të tretë, veç këtyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/11-o-ju-qe-keni-besuar-nuk-eshte-mire-te-tallet-nje-popull-me-nje-popull-tjeter-sepse-te-tallurit-mund-te-jene-me-te-mire-nga-ata-qe-tallin-as-grate-me-grate-e-tjera-sepse-mund-te-ndodhe-qe-ato-t/feed/ 0
10. Besimtarët janë vëllezër. Prandaj pajtojini vëllezërit tuaj dhe kini frikë Allahun, që të mëshiroheni! https://www.tefsirkurani.al/10-besimtaret-jane-vellezer-prandaj-pajtojini-vellezerit-tuaj-dhe-kini-frike-allahun-qe-te-meshiroheni/ https://www.tefsirkurani.al/10-besimtaret-jane-vellezer-prandaj-pajtojini-vellezerit-tuaj-dhe-kini-frike-allahun-qe-te-meshiroheni/#respond Mon, 26 Jul 2021 08:58:05 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9149 – “Besimtarët janë vëllezër. Prandaj pajtojini vëllezërit tuaj …” – Vëllazëria është një lidhje e fortë dhe e pazgjidhshme, që Zoti ka bërë mes besimtarëve. Çdo njeri në lindje apo perëndim të botës, që e beson drejt Allahun, melekët, librat e Tij, profetët e Tij, Ditën e Gjykimit dhe çdo gjë tjetër që duhet besuar, ai është vëlla i besimtarëve. Për këtë vëllazëri mes tyre, çdo musliman duhet të dëshirojë për vëllain e tij atë që dëshiron për veten e vet dhe të urrejë për vëllain e tij atë që e urren për veten e vet. Prandaj edhe Profeti (a.s.), duke treguar detyrimet e plotësimit të vëllazërisë në besim, thotë: “Mos kini smirë njëri-tjetrin, mos bëni hile ndaj njeri-tjetrit, mos urreni njëri-tjetrin dhe askush të mos bëjë tregti mbi tregtinë e vëllait të tij besimtar! Jini robër të Zotit, vëllezër të njëri-tjetrit!

Besimtari është vëlla i besimtarit! Ai nuk i bën padrejtësi atij, nuk e tradhton, nuk e lë në baltë dhe nuk e përçmon atë.” Profeti (a.s.), gjithashtu, ka thënë: “Besimtari për besimtarin është si ndërtesa që forcon dhe mban vetveten”, – dhe, duke thënë këtë, ka gërshetuar gishtat. Allahu dhe Profeti i Tij na kanë urdhëruar që të përpiqemi e të punojmë për të kryer detyrimet ndaj besimtarëve dhe çdo gjë tjetër që sjell harmoni, dashuri, dhembshuri e afrimitet mes tyre.

Kështu për shembull, nëse mes disa besimtarëve ndodhin keqkuptime e konflikte, të cilat shkaktojnë urrejtje, përçarje dhe largim zemrash, besimtarët e tjerë janë të urdhëruar që t’i pajtojnë vëllezërit e tyre. Ata duhet të përpiqen me çdo mënyrë, për të larguar urrejtjen dhe përçarjen mes tyre. Pastaj Allahu i Madhëruar urdhëron për devotshmëri, për plotësim të urdhëresave dhe largim nga ndalesat, në emër të dashurisë për Të dhe si bindje, nënshtrim e madhërim të Tij. Nëse ne plotësojmë urdhrin për devotshmëri dhe porosinë për detyrimet ndaj muslimanëve, Allahu i Lartësuar na premton mëshirë. Në fund të ajetit, Ai thotë:

– “… dhe kini frikë Allahun, që të mëshiroheni!” – Nëse të përfshin mëshira e Zotit, ke gjetur gjithë mirësinë e dynjasë dhe të ahiretit. Kjo tregon se shpërfillja e të drejtave të besimtarëve është një nga shkaqet më të mëdha të privimit nga mëshira e Allahut. Nga këto ajete nxirren edhe dobi të tjera:

1. Lufta mes besimtarëve bie ndesh me vëllazërinë e tyre në besim, prandaj konsiderohet si një nga gjynahet më të mëdha.

2. Vëllazëria në Islam nuk asgjësohet tërësisht, edhe nëse mes besimtarëve ka luftë e vrasje. Allahu i Madhëruar i quan ata besimtarë kur thotë: “Nëse dy grupe besimtarësh luftojnë mes njëri-tjetrit…”. Pra, ata vazhdojnë të jenë besimtarë muslimanë dhe mes tyre qëndron ende lidhja e besimit, por ata kanë rënë në një gjynah shumë të madh. Po kështu trajtohet çdo gjynah i madh, poshtë idhujtarisë e mohimit të Zotit: vepruesi i tyre nuk del nga Islami. Vepruesi i gjynaheve, veç shirkut e kufrit, konsiderohet si vëlla në Islam, por është i rrezikuar nga ndëshkimi për gjynahet e tij. Ky është besimi i pasuesve të Traditës profetike dhe i Xhematit.

3.Rregullimi i marrëdhënieve mes muslimanëve dhe pajtimi i tyre, duke respektuar drejtësinë, është detyrë që duhet plotësuar.

4. Në rast konflikti mes muslimanëve është detyrë lufta kundër palës që nuk pranon të ulet në bisedime për vendosjen e drejtësisë sipas ligjit të Zotit dhe porosive të Profetit të Tij, derisa ata të nënshtrohen. Nëse ata gjykojnë jo me ligjin e Zotit, por propozojnë ndonjë zgjidhje e cila nuk mund të pranohet fetarisht, Ajo refuzohet e u kthehet mbrapsht.

5. Ajeti lejon që t’i luftojmë ata muslimanë që nuk shtrohen për të gjykuar sipas ligjit të Zotit në konfliktet e tyre, ndoshta edhe t’i vrasim ata, por nuk na lejohet të prekim gjë prej pasurive të tyre. Pra, edhe pse na është lejuar luftimi e vrasja e tyre, kur e drejta arrihet veçse në këtë mënyrë, përsëri pasuritë e tyre janë të paprekshme, sepse ata vazhdojnë të trajtohen si muslimanë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/10-besimtaret-jane-vellezer-prandaj-pajtojini-vellezerit-tuaj-dhe-kini-frike-allahun-qe-te-meshiroheni/feed/ 0
9. Nëse dy grupe besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, ju pajtojini ata! Nëse njëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë ju luftoni atë grup që ka sulmuar pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të Allahut! Nëse kthejnë rrugë, atëherë bëni pajtimin e tyre me drejtësi dhe paanësi! Allahu i do të drejtët. https://www.tefsirkurani.al/9-nese-dy-grupe-besimtaresh-bejne-lufte-midis-tyre-ju-pajtojini-ata-nese-njeri-prej-tyre-e-sulmon-tjetrin-atehere-ju-luftoni-ate-grup-qe-ka-sulmuar-pa-te-drejte-derisa-ti-bindet-udhezimi/ https://www.tefsirkurani.al/9-nese-dy-grupe-besimtaresh-bejne-lufte-midis-tyre-ju-pajtojini-ata-nese-njeri-prej-tyre-e-sulmon-tjetrin-atehere-ju-luftoni-ate-grup-qe-ka-sulmuar-pa-te-drejte-derisa-ti-bindet-udhezimi/#respond Mon, 26 Jul 2021 08:57:35 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=9147 – “Nëse dy grupe besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, ju pajtojini ata!” – Kjo është një dispozitë që i ndalon besimtarët nga padrejtësia apo lufta ndaj njëri-tjetrit. Nëse dy grupe besimtarësh nisin luftë kundër njëri-tjetrit, është detyrë për besimtarët e tjerë që ta shuajnë këtë sherr të madh. Të gjithë e kanë detyrë që të pajtojnë palët në konflikt, duke shfrytëzuar çdo rrugë e mjet të lejuar për arritjen e këtij qëllimi të lartë. Nëse ia arrijnë t’i pajtojnë, kjo është mirësi e madhe. Por:

– “Nëse njëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë ju luftoni atë grup që ka sulmuar pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të Allahut!” – Luftoni atë grup që ka sulmuar pa të drejtë, derisa të kthehen në kufijtë e vendosur nga Zoti dhe të sqaruar nga Profeti i Tij. Allahu i Madhëruar urdhëron gjithmonë për të bërë mirë dhe për t’iu larguar të ligës dhe, pa dyshim, një ndër ligësitë më të mëdha është lufta mes besimtarëve dhe përçarja e tyre.

– “Nëse kthejnë rrugë, atëherë bëni pajtimin e tyre me drejtësi dhe paanësi!” – Ky është urdhër për rregullim të marrëdhënieve mes besimtarëve, por duke mbajtur drejtësinë e pa cenuar asnjë palë. Allahu i Madhëruar e ka theksuar një kusht të marrëveshjes, duke thënë: “me drejtësi”, sepse shpesh palët mund të bien dakord dhe të pajtohen, por duke shkelur të drejtën e njërës palë. Të tilla marrëveshje nuk janë të porositura nga Allahu i Drejtë dhe i Urtë. Drejtësia e kërkon që të mos i jepet përparësi njërës palë, në kurriz të tjetrës, për çfarëdolloj shkaku, si mund të jetë afërsia farefisnore apo ndonjë tjetër, që sjell devijimin nga drejtësia.

– “Allahu i do të drejtët. ” – Allahu i do të drejtët në gjykimet e tyre mes njerëzve, në çdo çështje që u ngarkohet apo për të cilën u kërkohet gjykim. Madje, këtu mund të hyjë edhe drejtësia në familje apo në trajtimin e fëmijëve. Në një hadith të saktë të Profetit (a.s.) thuhet: “Të drejtët do të jenë tek Allahu në poltrona prej drite. Këta janë njerëzit që gjykojnë me drejtësi në familjet e tyre dhe për çdo çështje me të cilën ngarkohen.”

]]>
https://www.tefsirkurani.al/9-nese-dy-grupe-besimtaresh-bejne-lufte-midis-tyre-ju-pajtojini-ata-nese-njeri-prej-tyre-e-sulmon-tjetrin-atehere-ju-luftoni-ate-grup-qe-ka-sulmuar-pa-te-drejte-derisa-ti-bindet-udhezimi/feed/ 0