048. EL FET’H | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Fri, 15 Apr 2022 13:07:48 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 048. EL FET’H | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 29. Muhamedi është profet i Allahut. Ata që e shoqërojnë atë janë të ashpër me jobesimtarët dhe të mëshirshëm me njëri-tjetrin. Ata i sheh të bëjnë ruku dhe sexhde, duke kërkuar mirësi prej Allahut dhe kënaqësinë e Tij. Në fytyrat e tyre shihen gjurmët e sexhdes. Këto janë cilësitë e tyre, që përshkruhen në Teurat. Ndërsa në Ungjill ata përshkruhen si një farë e mbjellë, nga e cila shpërthen filizi. Kur ai trashet, përforcohet dhe qëndron vetë në kërcellin e tij, ai e mahnit mbjellësin. Kështu, u shtohet dëshpërimi jobesimtarëve. Atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu u premton falje të gjynaheve dhe shpërblim të madh. https://www.tefsirkurani.al/29-muhamedi-eshte-profet-i-allahut-ata-qe-e-shoqerojne-ate-jane-te-ashper-me-jobesimtaret-dhe-te-meshirshem-me-njeri-tjetrin-ata-i-sheh-te-bejne-ruku-dhe-sexhde-duke-kerkuar-miresi-prej-allahut-dh-2/ https://www.tefsirkurani.al/29-muhamedi-eshte-profet-i-allahut-ata-qe-e-shoqerojne-ate-jane-te-ashper-me-jobesimtaret-dhe-te-meshirshem-me-njeri-tjetrin-ata-i-sheh-te-bejne-ruku-dhe-sexhde-duke-kerkuar-miresi-prej-allahut-dh-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:58:59 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16934 Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar flet për Profetin dhe shokët e tij muhaxhirë dhe ensarë, duke na thënë se ata ishin njerëzit me cilësitë më të plota dhe virtytet më të larta. I Madhëruari thotë:

“Muhamedi është profet i Allahut. Ata që e shoqërojnë atë janë të ashpër me jobesimtarët dhe të mëshirshëm me njëri-tjetrin.” – Sahabët ishin të rreptë e të ashpër ndaj qafirëve. Mohuesit e Zotit panë prej tyre veçse ashpërsi dhe vrazhdësi, prandaj u nënshtruan dhe u mundën. Ndërsa mes njëri-tjetrit, besimtarët ishin të mëshirshëm, të dashur, të butë e të dhembshur. Ata ishin si një trup i vetëm. Çdokush nga ata dëshironte për vëllain besimtar atë që dëshironte për veten e vet. Të tillë ishin ata në lidhje me krijesat, ndërsa në lidhje me Krijuesin e tyre:

– “Ata i sheh të bëjnë ruku dhe sexhde, duke kërkuar mirësi prej Allahut dhe kënaqësinë e Tij.” – Ata shquheshin për faljen e shumë namazeve, që kanë si shtylla kryesore sexhden dhe rukunë. Me adhurimin e tyre, ata synonin të kënaqnin Allahun dhe të fitonin shpërblimin e kënaqësinë e Tij.

– “Në fytyrat e tyre shihen gjurmët e sexhdes. Këto janë cilësitë e tyre, që përshkruhen në Teurat.” – Sexhdet e shumta që bënin kishin lënë gjurmë në fytyrat e tyre. Pas ndriçimit të zemrës me dritën e besimit te Zoti, tani shndriste edhe fytyra e tyre. Kështu përshkruheshin ata në Teurat. Ndërsa në Ungjill, ata kanë një tjetër përshkrim:

– “Ndërsa në Ungjill ata përshkruhen si një farë e mbjellë, nga e cila shpërthen filizi. Kur ai trashet, përforcohet dhe qëndron vetë në kërcellin e tij, ai e mahnit mbjellësin.” – Në Ungjill, shokët e profetit Muhamed (a.s.) përshkruhen si fara, nga mbin filizi i ri, i cili forcohet, lulëzon dhe rritet, për të qëndruar vetë në kërcellin e tij. Me forcën dhe bukurinë e tij, ai e çudit mbjellësin. Të tillë ishin sahabët, – Allahu qoftë i kënaqur me ta! Ata ishin si bimët, për sa i përket dobisë së tyre për krijesat.

Forca e imanit dhe veprave të tyre të mira ishin si kërcelli i një bime, që ushqehet dhe mbahet nga rrënjë të thella. Ndërsa ata që erdhën pas sahabëve ishin filizat e rinj, që dolën nga ky kërcell i qëndrueshëm, të cilët u zhvilluan duke e fuqizuar më shumë bimën dhe duke i dhënë asaj pamje më të plotë. Pasardhësit e sahabëve, që trashëguan diturinë profetike dhe besimin e patundur, ashtu sikurse mësuesit e tyre, e ndihmuan dhe përhapën këtë fe duke i mësuar njerëzit se si të jetonin sipas saj. Në fund, kjo bimë e kënaq mbjellësin e saj dhe i trishton armiqtë e tij, siç thotë i Lartësuari:

– “Kështu, u shtohet dëshpërimi jobesimtarëve.” – Ata ligështohen kur shohin forcën dhe unitetin që kanë muslimanët në fe. Ndërsa kur ballafaqohen me muslimanët në sheshin e luftës, atyre iu hyn tmerri.

  “Atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu u premton falje të gjynaheve dhe shpërblim të madh.” – Kështu sahabët, – Allahu qoftë i kënaqur me ta! –  patën si besimin e sinqertë, ashtu edhe veprat e mira, prandaj Allahu u premtoi atyre dy gjëra: së pari, falje gjynahesh, që nënkupton se do të ishin të mbrojtur dhe të shpëtuar nga të këqijat në dynja dhe në ahiret; së dyti, shpërblim të madh në dynja dhe ahiret.

Le të sjellim këtu  historinë  e plotë të marrveshjes së Hudejbijes  ashtu siç e ka sjellë Imam Shemsudin  Ibnul Kajim  në librin e tij “El hadju nebeuij,“ ose siç quhet ndryshe “Zadul miad”,  “furnizimi për ditën e premtimit”.  Kuptimi i kësaj  historie  na jep një kuptim  më të plotë të kësaj  sureje. Ai ka  sjellë në këtë  histori  shumë  kuptime të fshehta  dhe  dobi të detajuara  prej xhevahireve të fshehura    këto sure. Ka thënë  Ibnul Kajimi,  Allahu e mëshiroftë: 

Marrëveshja e Hudejbijes

    Nafiu thotë se kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 6, në muajin dhul kide, dhe ky është qëndrimi më i saktë. Ky është edhe mendimi i Zuhriut, Katades, Musa Ibn Ukbes, Muhamed Ibn Ishakut etj. Hisham Ibn Urve përcjell nga i ati se: “Profeti a.s. u nis për në Hudejbije në muajin ramazan dhe, si marrëveshje, ajo përfundoi në sheval.” Por këtu kemi të bëjmë me një ngatërrim, sepse ajo që ndodhi në ramazan ishte Lufta e Çlirimit. Ebu Esuedi, duke përcjellë prej Urves, thotë se nisja për në Hudejbije u bë në muajin dhul kide, sipas mendimit më të saktë dhe të pranueshëm. Tek Sahih-ët e Buhariut dhe Muslimit, është hadithi i Enesit, sipas të cilit Profeti a.s. kreu gjithsej katër umre, të gjitha në muajin dhul kide. Mes tyre ai përmendi edhe umren e kryer gjatë Hudejbijes.

Sa vetë morën pjesë në Hudejbije

Së bashku me Profetin a.s., në atë udhëtim ishin 1500 vetë, sipas dy Sahih-ëve, të Buhariut dhe Muslimit, ku tregon Xhabiri r.a. Megjithatë, po nga Xhabiri r.a., në të njëjtat referenca, thuhet se kanë qenë 1400 vetë. Në të njëjtët libra, sillet gjithashtu hadithi i Abdullah Ibn Ebu Eufai, që thotë: “Ishim 1300 vetë.” Katadeja tregon: “Pyeta Seid Ibn Musejibin: “Sa ishin ata që dëshmuan “Besëlidhjen e Kënaqësisë?” Ai tha: “Një mijë e pesëqind.” Atëherë i thashë përsëri: “Por Xhabir Ibn Abdullahi ka thënë se atje ishin 1400 vetë?!” Ai u përgjigj: “Allahu e mëshiroftë! Ka qenë një ngatërrim nga ana e tij, sepse pikërisht ai më ka treguar se ishin një mijë e pesëqind vetë.”166

Prej Xhabirit kanë ardhur në mënyrë të saktë të dyja versionet. Gjithashtu është përcjellë saktësisht prej tij se atë vit ata kanë bërë kurban 70 deve; çdo deve mjaftonte në emër të shtatë vetave, dhe kur është pyetur: “Sa ishit ju atë ditë?” Xhabiri është përgjigjur: “Ishim 1400 vetë, kalorës dhe këmbësorë.”167 Dhe zemra na anon më shumë drejt këtij varianti. Ky është edhe mendimi i Bera Ibn Azibit, Malik Ibn Jesarit dhe Seleme Ibn Ekuait – sipas transmetimit më të saktë të ardhur prej tij. Gjithashtu, ky është edhe mendimi i Musejib Ibn Hazmit.

Kështu Shejbei përcjell prej Katades, ky prej Seid Ibn Musejibit, e ky prej të atit: “Së bashku me Profetin a.s., poshtë pemës (ku u bë Besëlidhja e Kënaqësisë), kemi qenë 1400 vetë.” Ndërsa ata që thonë se pjesëmarrës në Hudejbije ishin vetëm 700 vetë, kanë gabuar shumë qartë. Ajo që i ka shtyrë në këtë mendim ishte pikërisht rrëfimi që tregon se atë ditë u bënë kurban 70 deve, dhe, duke qenë se një deve mund të jetë e mjaftueshme si kurban në emër të 10 vetëve, arritën në përfundimin se gjithsej kanë qenë 700 vetë. Kjo nuk mund të pranohet, sepse, së pari, në hadith thuhet shprehimisht se një deve qe e mjaftueshme për shtatë vetë, prandaj, sipas kësaj logjike, duhet të ishin 4900 vetë; por, në përfundim të të njëjtit hadith ai thotë vetë se kanë qenë 1400 persona.

***

Me të mbërritur në Dhul Hulejfe, Profeti a.s. shënoi bagëtitë e përgatitura për kurban dhe veshi ihram-in e bëri nijetin për të kryer umren. Ai dërgoi para tij një patrullues, prej fisit Huza, për të mbledhur informacione rreth kurejshëve. E kështu, kur Profeti a.s. ishte pranë Usfanit, vjen informatori që e lajmëron dhe i thotë: “Lashë pas Kab Ibn Luejin, që ka thirrur në luftë Ahbashët kundër teje. Shumë njerëz janë grumbulluar kundër teje. Ata janë të vendosur të të luftojnë dhe të të përzënë nga Shtëpia e Shenjtë.” Atëherë Profeti a.s. këshillohet me shokët e tij, duke u thënë: “Si mendoni, a u drejtohemi këtyre fiseve që shkojnë në ndihmë të tyre (kurejshëve), dhe ua tregojmë vendin? Nëse tërhiqen dhe nuk dalin në luftë, le të kthehen të mposhtur dhe, nëse dalin në luftë, atëherë le ta gjejnë fundin e tyre! Apo mendoni të vazhdojmë drejt Qabes dhe, kush na del përpara, ta luftojmë?” Ebu Bekri tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë! Ne dolëm nga vendi ynë veçse për të kryer umren.

Nuk kemi dalë të luftojmë ndonjë, por ama kush na pengon nga Shtëpia e Allahut, le ta luftojmë!” Atëherë Profeti a.s. tha: “Nisuni pra, marshoni!” E kështu ecën dhe, pasi kishin bërë një pjesë të rrugës, Profeti a.s. tha: “Halid Ibn Uelidi është në El Gamim, në krye të një kalorësie pararojë e kurejshëve. Merrni djathtas!” Për Allah, Halidi nuk i vuri re aspak, derisa muslimanët u afruan pranë ushtrisë së tij. Atëherë Halidi menjëherë nxitoi të lajmëronte kurejshët. Profeti a.s. eci derisa mbërriti në grykë.168 Pikërisht aty u ul deveja e Profetit a.s. “Ec, ec!” filluan t’i bërtisnin njerëzit. Kur ajo nuk po lëvizte, njerëzit thanë: “U ndal Kasuaja (emri i deves së Profetit a.s.), u ndal Kasuaja.” Por Profeti a.s. tha: “Jo, nuk u ndal Kasuaja, dhe as s’e ka huq këtë gjë, por atë e pengon Ai që pengoi dhe elefantin.” 169

Pastaj Profeti a.s. vazhdoi: “Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im! Çfarëdo propozimi të më parashtrojnë, që përmban madhërimin e gjërave që Allahu i ka bërë të paprekshme, unë kam për ta pranuar!” Pastaj i bërtiti deves së tij dhe ajo u çua. Kështu, e ndryshoi drejtimin dhe vazhdoi të ecte derisa arriti në qosh të Hudejbijes, dhe aty zbriti te një hurdhë me shumë pak ujë, prej së të cilit njerëzit filluan të merrnin pak e nga pak, me shumë kursim. Por pa kaluar shumë kohë uji i hurdhës shteroj, dhe tani njerëzit po ankoheshin prej etjes. Profeti a.s. mori një shigjetë prej trastës së vetë dhe urdhëroi njerëzit që ta vendosnin në atë burim. Për Zotin! Burimi vazhdoi të nxirrte ujë, derisa i ngopi të gjithë dhe derisa kaluan të gjithë.170  

Kurejshët u tmerruan kur menduan se ai po synonte trojet e tyre. Profeti a.s. po kërkonte të dërgonte një nga njerëzit e tij tek ata. Në fillim ftoi Omer Ibn Hatabin, për ta ngarkuar me këtë detyrë, por ai i tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë nuk kam në Mekë asnjë prej fisit Benu Kab, që të më mbrojë nëse dikush merr guximin të më prekë! Dërgo më mirë Othman Ibn Afanin sepse fisi i tij është atje dhe ai ka për ta përçuar më së miri atë që dëshiron. Atëherë Profeti a.s. e ftoi Othman Ibn Afanin për ta dërguar tek kurejshët, duke i thënë: “Lajmëroji ata se ne nuk kemi ardhur për luftë, por për të vizituar Shtëpinë e Allahut, dhe ftoji të pranojnë Islamin!” Më pas Profeti a.s. e porositi që të shkonte tek ata muslimanë të mbetur në Mekë, burra dhe gra besimtarë, dhe t’i përgëzonte ata me çlirimin e afërt që po i priste; t’i lajmëronte se Allahu i Lartësuar do ta shfaqte fenë e Tij dhe do ta bënte që ajo të triumfonte edhe në Mekë; do të bënte që edhe në Mekë Islami të mos fshihej, por të shfaqej haptazi dhe plot krenari.

Othmani u nis. Duke kaluar pranë disa kurejshëve, në Beldah, ata e pyetën: “Për ku je drejtuar?” Ai u përgjigj: “Më ka dërguar Profeti i Allahut që t’ju ftoj në rrugën e Allahut dhe t’ju ftoj të pranoni Islamin. Ai më dërgoi t’ju lajmëroj se ne nuk kemi ardhur për luftë, por kemi ardhur si vizitorë të shtëpisë së Allahut.” – “E morëm vesh përse ke ardhur, – thanë ata – vazhdo rrugën tani.” Madje Eban Ibn Seid Ibn Asi shkon, i uron mirëseardhjen, i vë shalën kalit të vet dhe e hipën mbi kalë. Kështu ai e mori Othmanin pas, në kalë, dhe i doli edhe dorëzanë gjatë futjes në Mekë. Muslimanët, para se Othmani të kthehej po thoshin: “Othmani shkoi përpara nesh te Shtëpia, dhe po bën tavafin.” Por Profeti a.s. i kundërshtoi: “Nuk mendoj se ai do të bëjë tavafin kur ne jemi ende të penguar këtu.” Ata i thanë: “E përse të mos e bëjë tavafin, o i Dërguari i Allahut, kur është aq pranë tij?!” Profeti a.s. u përgjigj: “Ky është mendimi im për Othmanin. Ai kurrë nuk do ta bënte tavafin i vetëm, pa qenë edhe ne me të.”

Ndërkohë muslimanët (e Mekes) i hynë një konflikti me idhujtarët rreth çështjes së marrëveshjes me Profetin a.s., pasi një anëtar i njërës palë kishte goditur një anëtar të palës tjetër, e kështu filloi një shkëmbim shigjetash e gurësh mes tyre. Secila filloi të thërriste në ndihmë mbështetësit e saj dhe çështja u mbyll me kërcënimin me anë të pengjeve, që mbaheshin nga të dyja palët. Në këto çaste u hap me të shpejtë një lajm se Othmanin e kishin vrarë. Menjëherë pas këtij lajmi, Profeti a.s. i ftoi sahabët në një besëlidhje për jetë a vdekje. Të gjithë u mblodhën rreth Profetit (a.s)i cili ndodhej poshtë një peme dhe atje i dhanë besën që kurrë nuk do të largoheshin nga fushë-beteja dhe kurrë nuk do të dezertonin. Në fund Profeti a.s. kapi dorën tjetër të tij dhe tha. “Kjo dorë është në vend të dorës së Othmanit” .171

Pasi përfundoi besëlidhja, nuk vonoi dhe mbërriti Othmani r.a. Muslimanët i thanë: “Të lumtë, o Ebu Abdullah, se ia arrite ta bësh tavafin rreth Shtëpisë. Othmani ua kthen: “Shumë mendim të keq paskeni për mua! Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim! Sikur edhe një vit të qëndroja në Mekë, dhe Profeti a.s. në Hudejbije, nuk do t’ia lejoja kurrë vetes të bëja tavaf i vetëm, pa e bërë fillimisht Profeti i Allahut a.s. Madje vetë kurejshët më ftuan që të bëja tavafin, dhe isha unë ai që refuzova.” Atëherë muslimanët thanë: “Profeti i Allahut a.s. ishte më i dituri rreth Allahut të Lartësuar dhe më i miri në gjykim.” Ishte Omeri ai që i mbante dorën Profetit a.s., kur muslimanët po i jepnin besën nën pemë. Ata ia dhanë besën të gjithë me radhë, përveç El Xhedd Ibn Kajsit. 172 Ndërkohë, Ma’kil Ibn Jesari largonte një degë nga Profeti a.s., duke e ngritur lart atë.173 I pari që i dha besën Profetit a.s. ishte Ebu Sinan el Esedi. Ndërsa Seleme Ibn Ekua ia dha besën Pejg amberit a.s. tri herë, një herë në fillim, një herë në mes dhe një herë në fund.174

Gjatë kësaj kohe, te Profeti a.s. vjen Budejl Ibn Uerka el Huzai, së bashku me një grup burrash nga fisi Huza’. Ata e informonin shpesh Profetin a.s. me çiltërsi për shumë ngjarje. Ata i drejtohen Profetit a.s. dhe i thonë: “Ne i pamë Kab Ibn Luejin dhe Amër Ibn Luejin që po zbrisnin pranë burimeve të Hudejbijes, e me vete kishin edhe deve me qumësht, edhe deve me pjellat e tyre. Kështu, ata kanë marrë masat dhe janë bërë gati të përleshen me ty. Ata synojnë të luftojnë kundra teje dhe që të pengojnë nga vizita e Qabes, për ku je drejtuar.” Profeti a.s. u thotë: “Ne nuk kemi ardhur për të luftuar kundër kujt, por synojmë të kryejmë umren. Ne jemi të sigurt që kurejshët janë shumë të lodhur dhe të dobësuar nga lufta. Nëse ata dëshirojnë, unë mund të bëj marrëveshje armpushimi të përkohshme me ta, me qëllim që të më lejojnë dorë të lirë me njerëzit. Pas marrëveshjes, nëse dëshirojnë të pranojnë atë që pranuan njerëzit, le ta bëjnë, në të kundërt do të rehatoheshin nga mundimi i luftës.

Por nëse me patjetër duan luftën, betohem në Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, unë do të luftoj kundër tyre për hir të çështjes sime derisa të vdes, ose derisa Allahu i Lartësuar të çojë në vend çështjen e Vet!” Budejli i thotë Profetit a.s.: “Do t’ua përcjell të qartë këtë që më the!” Dhe vërtet, ai u largua për të shkuar tek kurejshët. U thotë atyre: “Po vij tek ju prej atij burri. Betohem në Allah, se unë dëgjova prej tij disa fjalë, të cilat, nëse keni interes t’i dëgjoni, do t’jua përcjell.” Disa mendjelehtë të pranishëm nxituan të thonin: “Nuk kemi nevojë të dëgjojmë gjë prej tij.” Por menjëherë ndërhyjnë ata më të maturit dhe më të urtët: “Na e trego atë që dëgjove!” Ai ua tregon fill e për pe, gjithçka që kishte dëgjuar prej Profetit a.s. Pas pak, Urve Ibn Mesud el Thekafiu thotë: “Ai po ju ofron një zgjidhje të arsyeshme, që ju duhet ta pranoni. Më lejoni mua që të shkoj tek ai.” – “Po, – thanë ata, – mund të shkosh.” Urvei shkoi te Profeti a.s. dhe filloi t’i fliste.

Atëherë Profeti a.s. edhe atij i tha fjalë të ngjashme me ato që i tha Budejlit. Urvei, pasi e dëgjoi, i thotë Profetit a.s.: “O Muhamed! A ke dëgjuar ndonjë para teje që të ketë shfarosur popullin e vet?! Veç kësaj, unë shoh rreth teje ca fytyra vulgarësh, ca fundërrina njerëzish që nuk e kanë për gjë të të braktisin dhe të të lënë në mes të rrugës.” Ebu Bekri, i cili po e dëgjonte, në këtë moment e shan rëndë atë dhe i thotë: “Shko ore thithja Lat-it!175  Ne t’ia mbathim prej tij dhe ta braktisim?!” Urvei, i shokuar nga kjo fyerje e rëndë, u hodh: “Kush qe ai që foli?” – “Ebu Bekri!” – thanë njerëzit. – “Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim! Sikur të mos ishin nderet e tua ndaj meje, që ende nuk t’i kam shpërblyer, do të të ktheja tjetër përgjigje!” – tha Urvei dhe vazhdoi bisedën me Profetin a.s. Gjatë bisedës, ai vazhdimisht e afronte dorën e tij për të luajtur me mjekrën e Profetit a.s. Por në këmbë qëndronte i veshur në hekur Mugira Ibn Shu’ba, i cili, me këllëfin e shpatës së tij godiste dorën e Urveit sa herë që guxonte ta prekte mjekrën e Profetit a.s., duke i thënë: “Largoje dorën nga mjekra e Profetit a.s.!” Urvei ngriti kokën dhe pyeti: “Kush është ky?” –“Mugira Ibn Shuba.”

Atëherë Urvei i drejtohet Mugiras: “O i pabesë, a nuk ta kam mbuluar mjaft tradhtinë tënde?” Mugira, para se të pranonte Islamin, ishte duke u shoqëruar njëherë me disa kurejshë, të cilët, pabesisht i vrau dhe ua grabiti pasuritë. Pas kësaj, ai shkoi te Profeti a.s. dhe pranoi Islamin. Por Profeti a.s. i tha: “Islamin ta pranoj, por pasuritë që ke grabitur s’mund t’i pranoj kurrsesi.” Pastaj Urvei po vërente shokët e Profetit a.s. Ai shihte se sa i respektuar dhe i nderuar ishte ai në mesin e tyre. Pështyma e tij kurrë nuk binte në tokë, por të gjithë nxitonin ta kapnin atë pa rënë përdhe dhe me të fërkonin fytyrat dhe lëkurën. Nëse urdhëronte për diçka, të gjithë nxitonin ta çonin në vend urdhrin e tij. Kur ai merrte abdes, ata gati sa s’vriteshin për të marrë ujin e abdesit të tij. Nëse ai fliste, zërat e të gjithëve uleshin. Kurrë nuk i ngrinin shikimet e tyre drejt tij, për shkak të respektit të madh që kishin.

Pas këtyre skenave, Urvei kthehet te shokët e vet dhe u thotë: “O njerëz, vallahi, shumë mbretër kam vizituar; kam vizituar Kisranë, Kajzerin, Nexhashiun, por betohem në Allah, se nuk kam parë ndonjë mbret që të respektohet nga rrethi i tij ashtu siç respektohet Muhamedi nga shokët e tij. Për Zotin, pështyma e tij përfundonte gjithmonë në dorën e ndonjërit, me të cilën do të fërkonte fytyrën dhe lëkurën. Nëse jepte një urdhër, nxitonin të gjithë ta zbatonin atë. Kur merrte abdes gati sa s’vriteshin për të marrë ujin e abdesit të tij. Kurrë nuk e vështronin drejtpërdrejt në sy, nga respekti i madh që kishin për të. Ai ju ka propozuar një ftesë të mirë dhe të drejtë. Pranojeni atë!” Në këtë çast, ngrihet një burrë prej fisit Benu Kinane dhe thotë: “A më lejoni mua të shkoj tek ai?” – “Shko” – i thanë, dhe ai iku. Kur u afrua te Profeti a.s. dhe shokët e tij, Profeti a.s. e njohu atë dhe u tha shokëve të tij: “Ky është filani. Ai është nga një vend ku i madhërojnë shumë kurbanet.

Shfaqini bagëtitë e kurbanit para tij, shfaqini ato para tij!” Gjithashtu njerëzit filluan të ngrenë zërin, duke thënë refrenin e haxhinjve: “Ty të përgjigjemi, o Allah…” Kur i pa dhe i dëgjoi, burri tha: “Subhan-Allah! Këta nuk duhet të ndalohen assesi nga vizita e Shtëpisë së Shenjtë!” U kthye te shokët e vet dhe u tha: “Unë pashë bagëtitë e shënuara për kurban, prandaj mendoj që të mos i pengojmë nga vizita e Shtëpisë së Shenjtë.” Pas tij u ngrit Mikrez Ibn Hafsi dhe tha: “A më lejoni mua të shkoj tek ai?” – “Shko!” – i thanë. Kur u afrua te kampi i muslimanëve, Profeti a.s. u tha sahabëve: “Ky është Mikrez Ibn Hafsi, një burrë i poshtër .” Edhe Mikrezi foli me Profetin a.s. Gjatë kësaj kohe, nga larg u duk Suhejl Ibn Amri, i cili po i afrohej kampit. Profeti a.s., kur e pa, tha: “Me sa duket, çështja juaj do të lehtësohet.”176

Ndërsa Suhejlit i tha: “Eja pra, të nënshkruajmë një marrëveshje mes nesh!” Profeti a.s. ftoi shkruesin, protokollistin, dhe i tha: “Shkruaj: Bismilahi Rrahmani Rrahim” Suhejli ndërhyn: “Rrahmanin nuk e njohim, por shkruaj: “Me emrin Tënd, o Allah!”, ashtu siç shkruanim më parë.” Muslimanët filluan të flisnin: “Për Zotin, ne kështu e shkruajmë: Bismilahi Rrahmani Rrahim!” Profeti a.s. ndërhyri dhe i tha shkruaj: “Me emrin Tënd, o Allah!”. Pas kësaj tha: Shkruaj: “Ky është marrëveshja që nënshkroi Muhamedi, i Dërguarit i Allahut…” Suhejli i thotë: “Për Zotin, nëse ne do ta dinim se ti je i Dërguari i Allahut, atëherë nuk do të të pengonim prej Shtëpisë së Shenjtë dhe nuk do të luftonim kundër teje. Kështu pra, shkruaj: Muhamed Ibn Abdilah.” Profeti a.s. ia kthen: “Unë jam i Dërguari i Allahut, edhe nëse ju e mohoni këtë fakt; shkruaj: Muhamed Ibn Abdilah!”

Pas kësaj, Profeti a.s. parashtroi kushtet e tij për marrëveshjen: “Së pari, ju duhet të na lejoni të shkojmë drejt Shtëpisë së Shenjtë dhe të bëjmë tavaf atje.” Suhejli e kundërshtoi pjesërisht këtë kërkesë të Profetit a.s., duke thënë: “Për Zotin, nëse bëhet një gjë e tillë tani, arabët do të thonë që ne u frikësuam në shtëpinë tonë. Ne do t’ju lejojmë ta kryeni një gjë të tillë, por vitin që vjen, jo tani.” Pastaj Suhejli paraqiti një kusht nga ana e kurejshëve: “Nëse tek ti vjen ndonjë i arratisur prej nesh, ti duhet të na i kthesh neve, edhe nëse ka pranuar fenë tënde!” Muslimanët u acaruan nga ky kusht i kurejshëve dhe ngritën zërat duke thënë: “Subhan-Allah! E si t’ua kthejmë mbrapsht ata që kanë pranuar Islamin?!”

Pikërisht në këto çaste, mes muslimanëve mbërrin Ebu Xhendeli, biri i Suhejl Ibni Amrit, një i arratisur prej kurejshëve, që kishte pranuar Islamin. Ai del nga fundi i Mekës, duke ecur ngadalë me pranga në këmbë dhe hidhet mu përpara muslimanëve. Këtë rast, Suhejli nuk mund ta linte t’i shpëtonte, prandaj i thotë Profetit a.s.: “Ky është rasti i parë për të cilin të kërkoj të zbatosh marrëveshjen, domethënë ta kthesh tek ne.” Profeti a.s., i cili nuk dëshironte ta kthente Ebu Xhendelin, i thotë: “Por ne ende nuk e kemi nënshkruar marrëveshjen tonë.” Suhejli, me të shpejtë, ia kthen: “Atëherë kurrë nuk do të bëj marrëveshje me ty.”

Profeti a.s. ngul këmbë dhe i thotë: “Atëherë bëj një përjashtim dhe lejoje këtë rast për mua.” Por Suhejli këmbëngul: “Nuk kam për të toleruar dhe nuk kam për ta lejuar ta bësh këtë.” – “Po po, do të ma lejosh kësaj radhe…” – “Jo, nuk do ta bëj…” Këtu ndërhyn Mikrezi, që thotë: “Mirë pra, do ta lejojmë kësaj radhe.” Ndërkohë Ebu Xhendeli, i dërrmuar nga torturat e rënda që kishte hequr në kurriz nga kurejshët për hir të Allahut, u drejtohet muslimanëve dhe u thotë: “O vëllezër! Si mund të kthehem tek idhujtarët, kur unë erdha tek ju si musliman?! A nuk e shihni ç’kam hequr prej tyre?!” Për këtë ngjarje, Omer Ibn Khatabi tregon: “Për Zotin, kurrë nuk isha luhatur që kur kisha pranuar Islamin, para asaj dite. Unë shkova te Profeti a.s. dhe i thashë: O i Dërguari i Allahut! A nuk je vërtet Profeti i Allahut?

– Unë jam Profeti i Allahut – tha ai.

– A nuk jemi me të Vërtetën dhe armiku pra është në të kotën? – Po, – tha. – Atëherë, përse duhet të zbrapsemi, të përulemi e të nënshtrohemi në punët që i përkasin fesë sonë? Përse duhet të kthehemi para se Allahu të sjellë ndarjen mes nesh dhe armiqve tanë?

– Unë jam i Dërguari i Allahut, – thotë Profeti a.s., – dhe Ai është Ndihmëtari im. Unë kurrë nuk e kundërshtoj udhëzimin e Tij. – Unë vazhdova t’i flisja: A nuk na ke thënë që do të shkojmë në Shtëpinë e Shenjtë dhe do të bëjmë tavaf rreth saj?!

– Po, kështu kam thënë. Po a mos të kam thënë gjë që do ta bëjmë në këtë vit? – më pyeti. – Jo, – i thashë.

– E pra, ti do të vish dhe do të bësh tavaf – më tha. Më pas, shkova tek Ebu Bekri dhe i thashë atij të njëjtat fjalë që i kisha thënë Profetit a.s. Ai më ktheu të njëjtën përgjigje, sikurse dhe Profeti a.s. duke shtuar: “Kapu fort për litarin e tij, derisa të vdesësh! Betohem në Allah, se nuk ka asnjë dyshim që ai është i udhëzuar në Rrugën e Drejtë.” Pas asaj dite – rrëfen Omeri – kam punuar shumë për të shlyer gabimin tim të asaj dite.” Pasi nënshkruan marrëveshjen, Profeti a.s. urdhëroi dhe tha: “Çohuni dhe therni kurbanet, pastaj rruani kokat!” Por, për Zotin! Nuk u ngrit qoftë dhe një burrë i vetëm, edhe pse urdhri u përsërit tri herë. Kur pa që askush nuk u çua për të zbatuar urdhrin, Profeti a.s. u ngrit dhe hyri në çadrën e Ummu Selemes.

Atje i tregon bashkëshortes për sjelljen e njerëzve ndaj tij. Ummu Selemeja i thotë: “O i Dërguari i Allahut! A e dëshiron vërtet një gjë të tillë? Atëherë dil dhe, pa i folur askujt, asnjë fjalë, bëj kurbanin tënd dhe thirr dikë që të të rruajë flokët.” Profeti a.s. u ngrit dhe doli jashtë. Ai, pa i folur askujt, theri kurbanet dhe rruajti flokët. E kështu, kur njerëzit e panë këtë, u ngritën, prenë kurbanet e tyre dhe filluan të rruajnë kokat e njëri-tjetrit. Nga marazi (kundër kurejshëve), gati sa s’po gjakosnin njëri-tjetrin gjatë rruajtjes. Më vonë, te besimtarët mbërrijnë një grup grash besimtare, të cilat ishin larguar nga Meka. Në këtë kohë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin që sqaron dispozitat për një situatë të tillë, në suren Mumtehine (10): “O ju që keni besuar! Kur t’ju vijnë besimtaret e shpërngulura, provojeni besimin e tyre, ndonëse Allahu e di më së miri se çfarë besimi kanë! Nëse vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë mos i ktheni ato te jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to! Por kthejuani atyre shpenzimet që kanë bërë për to! Ju nuk jeni të ndaluar të martoheni me to, pasi t’u keni dhënë (mehr-in) dhuratën martesore. Mos i mbani si bashkëshorte idhujtaret, por kërkoni t’ju kthehen shpenzimet që keni bërë për to! Edhe ata le të kërkojnë prej jush t’u ktheni shpenzimet që kanë bërë për to! Këto janë ligjet e Allahut, me të cilat Ai ju gjykon. Allahu është di gjithçka e Njeh imtësisht çdo çështje.”

Pas këtij ajeti, Omeri i ndau dy gra të tijat që ende ishin në idhujtari. Njëra prej tyre u martua me Muavijen, ndërsa tjetra u martua me Safuan Ibn Umejen. Pastaj Profeti a.s. mori rrugën e kthimit për në Medinë. Gjatë kthimit të tij për në Medinë, Allahu i Lartësuar i shpall atij ajetet e sures Fet’h (1-3): “Ne të dhamë ty një fitore të qartë, për të t’i falur ty Allahu gabimet e mëparshme dhe të ardhshme, për ta plotësuar dhuntinë e Vet ndaj teje dhe për të të udhëzuar në Rrugën e Drejtë, dhe që Allahu të të japë ndihmë të madhe.” Omeri e pyet: “Çlirim quhet ky, o i Dërguari i Allahut?” – “Po” – u përgjigj Profeti a.s. Sahabët thanë: “E gëzofsh dhuratën dhe mirësinë e Allahut, o i Dërguari i Allahut! Po për ne çfarë ka?” Atëherë zbret ajeti tjetër: “Është Ai, që zbriti qetësi në zemrat e besimtarëve, për t’ua forcuar besimin, krahas besimit që patën. Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë.” (Fet’h 4) (fundi i fjalës së ibnul kajimit.)

166 Këto të dhëna i sjell dhe Ismaili, siç e ka përmendur Hafidhi në librin e tij “Fet’ĥul Bârî” vëll. 7, prej Amër Ibn Ali el Felasit, ky prej Ebu Daud el Tajalisit që thotë: “Na ka treguar Kurate, prej Katades…” Buhariu sjell prej Esalt Ibni Muhamed që thotë se na  ka  treguar Jezid Ibnu Zeri’i, prej Seid,  prej Katades, i cili tregon se i ka thënë Seid ibni  Museid: “Më ka mbëritur një lajm se Xhabir ibni Abdilah gjithmonë thoshte se ata ishin 1400. Seidi mu përgjigj: ” Xhabiri më ka treguar se ata të cilët i dhanë besën  Profetit a.s ditën e Hudejbijes ishin 1500.

167 Ahmedi vëll. 3; Ibn Sadi, vëll. 2/100, përafërsisht si më lart, me sened të fortë. E sjell Muslimi, me nr. 1318 dhe Maliku vëll. 2, prej Xhabir Ibn Abullahit, që thotë: “Kemi therur me Pejgamberin a.s. në Hudejbije nga Në Hudejbije ne therëm 70 deve, dhe një deve ishte e mjaftueshme për 7 veta.”

168 Një grykë mali, që të çonte drejt e në Hudejbije.

169 Flitet për elefantin e Abrahasë, që përmendet në Kuran, në suren Fil. 

170 Buhariu vëll. 5; Abdurrezaku, me nr. 9720; Ahmedi vëll. 4.

171 Buhariu vëll. 7; Ahmedi vëll. 1. dhe në të përmendet se Profeti a.s  tregoi dorën e tij të djathtë dhe tha: “Kjo është dora e Othmanit. Pastaj e shtrëngoi me dorën tjetër të tij, duke thënë: “Kjo është për Othmanin”.

172 Muslimi, nr 1856, 69 prej Xhabirit.

173 Muslimi, nr. 1858.

174 Muslimi, nr. 1807.

175 Lati ishte një idhull.

176 Emri “Suhejl” d.m.th. “i lehtë, i thjeshtë”.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/29-muhamedi-eshte-profet-i-allahut-ata-qe-e-shoqerojne-ate-jane-te-ashper-me-jobesimtaret-dhe-te-meshirshem-me-njeri-tjetrin-ata-i-sheh-te-bejne-ruku-dhe-sexhde-duke-kerkuar-miresi-prej-allahut-dh-2/feed/ 0
28. Është Ai që e dërgoi Profetin e Tij me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fé. Mjafton Allahu si dëshmitar. https://www.tefsirkurani.al/28-eshte-ai-qe-e-dergoi-profetin-e-tij-me-udhezim-te-plote-dhe-me-fene-e-vertete-qe-te-triumfoje-mbi-cdo-fe-mjafton-allahu-si-deshmitar-2/ https://www.tefsirkurani.al/28-eshte-ai-qe-e-dergoi-profetin-e-tij-me-udhezim-te-plote-dhe-me-fene-e-vertete-qe-te-triumfoje-mbi-cdo-fe-mjafton-allahu-si-deshmitar-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:58:25 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16931   “Është Ai që e dërgoi Profetin e Tij me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fé. Mjafton Allahu si dëshmitar.” – Allahu i Madhëruar e dërgoi Profetin e Tij me dy dhurata të mrekullueshme:

– El Huda, e cila është dituria e saktë, e vërtetë dhe e dobishme, e cila të ndriçon rrugën dhe të nxjerr nga errësira në dritë. Ajo të bën të dallosh rrugën e mirësisë nga rrugët e ligësisë.

– Dinul Hak, që është feja e vërtetë dhe e drejtë. Kjo fe udhëzon në drejtësi, bamirësi dhe mëshirë. Kjo fe ndërtohet nga veprat e mira, pastron zemrat, përsos shpirtrat dhe edukon virtytet e larta. Allahu i Madhëruar e bëri me gjithë këto mirësi, që të triumfojë mbi çdo fé tjetër. Ajo do t’i nënshtrojë të gjitha besimet e tjera, me të vërtetën e saj, me forcën e argumentit dhe me forcën e shpatës.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/28-eshte-ai-qe-e-dergoi-profetin-e-tij-me-udhezim-te-plote-dhe-me-fene-e-vertete-qe-te-triumfoje-mbi-cdo-fe-mjafton-allahu-si-deshmitar-2/feed/ 0
27. Allahu e vërtetoi ëndrrën e të Dërguarit të Tij dhe e bëri realitet: “Do të hyni në Shtëpinë e Shenjtë të sigurt, me vullnetin e Allahut. Kokat tuaja do të jenë të rruara ose të qethura dhe nuk do të keni frikë.” Ai dinte atë që ju nuk e dinit. Para kësaj, Ai ju dha një fitore të shpejtë. https://www.tefsirkurani.al/27-allahu-e-vertetoi-endrren-e-te-derguarit-te-tij-dhe-e-beri-realitet-do-te-hyni-ne-shtepine-e-shenjte-te-sigurt-me-vullnetin-e-allahut-kokat-tuaja-do-te-jene-te-rruara-ose-te-qethura-dh-2/ https://www.tefsirkurani.al/27-allahu-e-vertetoi-endrren-e-te-derguarit-te-tij-dhe-e-beri-realitet-do-te-hyni-ne-shtepine-e-shenjte-te-sigurt-me-vullnetin-e-allahut-kokat-tuaja-do-te-jene-te-rruara-ose-te-qethura-dh-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:57:58 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16927 “Allahu e vërtetoi ëndrrën e të Dërguarit të Tij…” – Profeti (a.s.) pa një ëndërr në Medinë, të cilën ua tregoi edhe shokëve të tij. Ai pa sikur po hynin në Mekë dhe po bënin tavaf rreth Qabes. Por pas ngjarjes në Hudejbije, kur muslimanët u kthyen pa hyrë dot në Mekë dhe pa bërë tavaf, mes muslimanëve po qarkullonin fjalë.

Madje, disa ju drejtuan Profetit (a.s.) duke i thënë: “A nuk na kishe thënë se do të hynim në Mekë e do të bënim tavaf?!” Profeti (a.s.) u tha: “Vallë, a mos ju thashë se do të ndodhte këtë vit? – “Jo” – u përgjigjën ata. Atëherë, Profeti (a.s.) u tha: “Ju patjetër që do të hyni atje dhe do të bëni tavaf.”  Allahu i Madhëruar thotë më pas:

“… dhe e bëri realitet: …” – Kjo është një ëndërr që do të ekzekutohet patjetër. Nuk ka asnjë mundësi që ajo të mos realizohet, edhe pse kjo gjë mund të vonojë.

“Do të hyni në Shtëpinë e Shenjtë të sigurt, me vullnetin e Allahut. Kokat tuaja do të jenë të rruara ose të qethura dhe nuk do të keni frikë!” – Do të hyni në Mekë me përunjësi të thellë, duke e nderuar dhe respektuar Shtëpinë e Zotit dhe duke kryer adhurimet e umres. Ju do të plotësoni adhurimin e umres, duke rruajtur kokat apo duke i qethur flokët, dhe nuk do t’i frikësoheni asgjëje veç Zotit.

– “Ai dinte atë që ju nuk e dinit! Para kësaj, Ai ju dha një fitore të shpejtë.” – Kuptimi: Allahu dinte atë që ju nuk e dinit, për sa i përket dobisë që do të sillte Marrëveshja e Hudejbijes. Ai ju bëri të arrinit një fitore shumë të shpejtë. Në fakt, shumë sahabë u ngushtuan nga kjo ngjarje dhe patën vesvese në zemër, për shkak se nuk arrinin të kuptonin urtësinë që fshihej në atë gjykim.

Por Allahu i Madhëruar, ashtu si me të gjitha dispozitat e Tij, e qartësoi urtësinë e Tij dhe qëllimet që synoheshin me atë ngjarje. Ajo ngjarje, nëpërmjet së cilës u arritën të plotësoheshin shumë urtësi dhe qëllime të larta të Zotit, ishte e gjitha mëshirë dhe udhëzim i qartë për besimtarët. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon për një vendim të përgjithshëm të Tij:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/27-allahu-e-vertetoi-endrren-e-te-derguarit-te-tij-dhe-e-beri-realitet-do-te-hyni-ne-shtepine-e-shenjte-te-sigurt-me-vullnetin-e-allahut-kokat-tuaja-do-te-jene-te-rruara-ose-te-qethura-dh-2/feed/ 0
26. Kur në zemrat e jobesimtarëve u ndez fodullëku pagan, Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi besimtarët. Për ata zgjodhi Fjalën e Devotshmërisë, sepse ata dhe njerëzit e saj e meritonin më shumë dhe ishin më të denjë për të. Allahu di gjithçka. https://www.tefsirkurani.al/26-kur-ne-zemrat-e-jobesimtareve-u-ndez-fodulleku-pagan-allahu-zbriti-qetesine-e-vet-mbi-te-derguarin-e-tij-dhe-mbi-besimtaret-per-ata-zgjodhi-fjalen-e-devotshmerise-sepse-ata-dhe-njerezit-e-saj-e-2/ https://www.tefsirkurani.al/26-kur-ne-zemrat-e-jobesimtareve-u-ndez-fodulleku-pagan-allahu-zbriti-qetesine-e-vet-mbi-te-derguarin-e-tij-dhe-mbi-besimtaret-per-ata-zgjodhi-fjalen-e-devotshmerise-sepse-ata-dhe-njerezit-e-saj-e-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:56:52 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16923 “Kur në zemrat e jobesimtarëve u ndez fodullëku pagan …” – Si fillim, jobesimtarët refuzuan që të shkruanin në hapje të dokumentit të Marrëveshjes së Hudejbijes: “Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim”. Pastaj, ata vendosën si kusht që Profeti (a.s.) dhe sahabët, të cilët kishin ardhur për umre në Qabe, të mos hynin në Mekë atë vit, me qëllim që njerëzit të mos thoshin: “Muslimanët hynë në Mekë duke poshtëruar kurejshët”. Të tilla kushte, që ishin shprehëse të injorancës dhe mendjemadhësisë së tyre, i bënë ata të zhyteshin në shumë gjynahe e padrejtësi.

– “Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi besimtarët.” Me këtë qetësi të dhuruar nga Allahu, besimtarët nuk i pushtoi ndjenja e zemërimit, që t’ju përgjigjeshin idhujtarëve me të njëjtën monedhë. Përkundrazi, ata u treguan të durueshëm dhe të nënshtruar ndaj gjykimit të Allahut, duke iu përmbajtur kushteve, të cilat, sigurisht, i ruanin të paprekshme simbolet e Allahut, edhe pse kjo gjë kërkonte që ata të nënshtronin egoizmin e tyre. Ata iu bindën Allahut të Madhëruar dhe nuk iu kushtuan aspak rëndësi fjalëve të injorantëve e as qortimit të dashakeqësve.

– “Për ata zgjodhi Fjalën e Devotshmërisë …” – Fjala e Devotshmërisë është deklarata: “La ilahe il-l’Allah”. Pra, Allahu i Madhëruar i urdhëroi që t’i përmbaheshin kësaj fjale, të drejtave dhe përgjegjësive që lidhen me të, si dhe veprave që ajo kërkon. Dhe ata iu përmbajtën kësaj fjale, duke zbatuar me durim të madh të gjitha detyrimet që vinin prej saj. Për këtë sjellje të tyre, Zoti i lëvdoi duke thënë:

– “… sepse ata dhe njerëzit e saj e meritonin më shumë dhe ishin më të denjë për të. Allahu di gjithçka.” – Ata ishin njerëzit më të denjë për zbatimin dhe bartjen e përgjegjësisë së kësaj fjale. Allahu i Madhëruar dëshmon se ata e meritonin të ishin shërbëtorë të kësaj fjale. Ajo u bë fjala e tyre dhe ata njerëzit e saj, sepse Allahu e dinte mirësinë që gjendej në zemrat e tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/26-kur-ne-zemrat-e-jobesimtareve-u-ndez-fodulleku-pagan-allahu-zbriti-qetesine-e-vet-mbi-te-derguarin-e-tij-dhe-mbi-besimtaret-per-ata-zgjodhi-fjalen-e-devotshmerise-sepse-ata-dhe-njerezit-e-saj-e-2/feed/ 0
25. Janë mohuesit e besimit të drejtë që ju pengojnë t’i afroheni Shtëpisë së Shenjtë, duke ndaluar edhe kurbanet të arrijnë në vendin e vet. Sikur të mos ishin ata besimtarë dhe ato besimtare, që ju nuk i njihnit e që mund t’i sulmonit duke mos e ditur, duke u turpëruar kështu me vrasjen e ndonjërit prej tyre, Allahu do t’ju urdhëronte për t’i luftuar ata (mosbesimtarët e Mekes), me qëllim që Allahu ta merrte në mëshirën e Vet atë që Ai do. Po të ishin ata (banorët e Mekës) të ndarë veç e veç, Ne do t’i ndëshkonim jobesimtarët me një dënim të rëndë. https://www.tefsirkurani.al/25-jane-mohuesit-e-besimit-te-drejte-qe-ju-pengojne-ti-afroheni-shtepise-se-shenjte-duke-ndaluar-edhe-kurbanet-te-arrijne-ne-vendin-e-vet-sikur-te-mos-ishin-ata-besimtare-dhe-ato-besimtare-2/ https://www.tefsirkurani.al/25-jane-mohuesit-e-besimit-te-drejte-qe-ju-pengojne-ti-afroheni-shtepise-se-shenjte-duke-ndaluar-edhe-kurbanet-te-arrijne-ne-vendin-e-vet-sikur-te-mos-ishin-ata-besimtare-dhe-ato-besimtare-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:56:28 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16920 – “Janë mohuesit e besimit të drejtë që ju pengojnë t’i afroheni Shtëpisë së Shenjtë, duke ndaluar edhe kurbanet të arrijnë në vendin e vet.” – Këto arsye ishin: 1. Mohimi nga ana e tyre i Allahut dhe refuzimi i Profetit të Tij. 2. Pengimi i njerëzve nga feja e Allahut. 3. Pengimi i Profetit dhe i besimtarëve për të vizituar Shtëpinë e Zotit, ku të adhuronin Zotin, nëpërmjet haxhit dhe umres. 4. Pengimi i bagëtive të kurbanit që të mbërrinin në vendin e kurbanit, në Mekë. Të gjitha këto vepra të tyre ishin arsye të mjaftueshme që t’i luftoje. Por ekzistonte një pengesë: prania në Mekë, mes idhujtarëve, e shumë burrave dhe grave muslimane, që nuk ishin të veçuar diku, ku mund të ishin të mbrojtur nga lufta dhe vrasja. I Madhëruari thotë:

– “Sikur të mos ishin ata besimtarë dhe ato besimtare, që ju nuk i njihnit e që mund t’i sulmonit duke mos e ditur, duke u turpëruar kështu me vrasjen e ndonjërit prej tyre, Allahu do t’ju urdhëronte për t’i luftuar ata (mosbesimtarët e Mekes), me qëllim që Allahu ta merrte në mëshirën e Vet atë që Ai do.” – Atëherë, lufta u ndalua me qëllim që, nga pamundësia për t’u dalluar, të mos dëmtoheshin edhe besimtarët që jetonin në Mekë.

Gjithashtu, ekzistonte edhe një shkak tjetër për të mos zhvilluar luftë në Meke. Allahu i Madhëruar dëshiroi që shumë prej banorëve të Mekës të pranonin Islamin dhe, me mëshirën e Tij, të bëheshin muslimanë të dorëzuar tërësisht ndaj Tij. Ai dëshiroi t’i udhëzonte shumë prej tyre në fenë e pastër, pasi ishin të harruar e të zhytur në kufër. Ai dëshiroi t’u dhuronte udhëzimin e qartë, pasi ishin në një humbje të thellë. Edhe kjo arsye ishte shumë e fortë për të penguar luftën në Mekë.

– “Po të ishin ata (banorët e Mekës) të ndarë veç e veç, Ne do t’i ndëshkonim jobesimtarët me një dënim të rëndë.” – Nëse besimtarët e Mekës do të mund të largoheshin e veçoheshin nga idhujtarët, Allahu i Madhëruar do t’i ndëshkonte mohuesit kryeneçë, duke e lejuar luftën kundër tyre dhe do t’u dhuronte fitoren besimtarëve.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/25-jane-mohuesit-e-besimit-te-drejte-qe-ju-pengojne-ti-afroheni-shtepise-se-shenjte-duke-ndaluar-edhe-kurbanet-te-arrijne-ne-vendin-e-vet-sikur-te-mos-ishin-ata-besimtare-dhe-ato-besimtare-2/feed/ 0
24. Është Ai që, brenda në Mekë, pengoi duart e tyre kundër jush dhe duart tuaja kundër tyre, pasi ju dhuroi fitoren kundër tyre. Allahu shikon gjithçka që veproni. https://www.tefsirkurani.al/24-eshte-ai-qe-brenda-ne-meke-pengoi-duart-e-tyre-kunder-jush-dhe-duart-tuaja-kunder-tyre-pasi-ju-dhuroi-fitoren-kunder-tyre-allahu-shikon-gjithcka-qe-veproni-2/ https://www.tefsirkurani.al/24-eshte-ai-qe-brenda-ne-meke-pengoi-duart-e-tyre-kunder-jush-dhe-duart-tuaja-kunder-tyre-pasi-ju-dhuroi-fitoren-kunder-tyre-allahu-shikon-gjithcka-qe-veproni-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:56:06 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16917 Allahu i Madhëruar u kujton edhe një herë besimtarëve mirësinë e Tij të madhe kur i ruajti nga e keqja e qafirëve:

– “Është Ai që, brenda në Mekë, pengoi duart e tyre kundër jush dhe duart tuaja kundër tyre, pasi ju dhuroi fitoren kundër tyre.” – Ishte Allahu i Madhëruar që i ruajti besimtarët nga sherri i qafirëve të Mekës. Por ishte, gjithashtu, Allahu i Madhëruar që i ruajti besimtarët të mos bënin luftë në Mekë me qafirët, edhe pse e kishin mundësinë t’i luftonin e asgjësonin.

Rasti i dytë flet konkretisht për një grup qafirësh prej tetëdhjetë burrash nga Meka, që planifikuan të godisnin muslimanët në pabesi e befasi. Muslimanët arritën që t’i kapnin këta qafirë dhe nuk i vranë, por i lëshuan. Ishte mëshira e Allahut që nuk i lejoi muslimanët ta asgjësonin atë grup.

– “Allahu shikon gjithçka që veproni.” – Allahu sheh dhe do ta shpërblejë çdo njeri sipas punës që ka bërë. Për besimtarët, Ai përkujdeset në mënyrë të veçantë, duke i udhëzuar në veprat më të mira dhe më të dashura për Të. Në vijim, Allahu i Madhëruar tregon arsyet për luftën kundër idhujtarëve:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/24-eshte-ai-qe-brenda-ne-meke-pengoi-duart-e-tyre-kunder-jush-dhe-duart-tuaja-kunder-tyre-pasi-ju-dhuroi-fitoren-kunder-tyre-allahu-shikon-gjithcka-qe-veproni-2/feed/ 0
23. I tillë ka qenë ligji i Allahut edhe më herët. Në ligjin e Allahut nuk ke për të gjetur ndryshime. https://www.tefsirkurani.al/23-i-tille-ka-qene-ligji-i-allahut-edhe-me-heret-ne-ligjin-e-allahut-nuk-ke-per-te-gjetur-ndryshime-2/ https://www.tefsirkurani.al/23-i-tille-ka-qene-ligji-i-allahut-edhe-me-heret-ne-ligjin-e-allahut-nuk-ke-per-te-gjetur-ndryshime-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:55:36 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16913   Këtu është premtimi i Allahut të Madhëruar për adhuruesit e Tij besimtarë: fitore kundër armiqve të tyre qafirë. Edhe sikur qafirët të nisin ndonjë luftë me besimtarët, ata do të tërhiqen, duke mos gjetur pastaj as mbrojtës, as ndihmëtarë. Ata nuk kanë për të gjetur ndonjë mik, që të marrë përsipër të mbrojë kauzën e tyre, dhe as aleatë që t’i ndihmojnë për fitoren në luftën e tyre. Përkundrazi, ata do të mposhten dhe do të zbrapsen. Ky ka qenë ligji i Allahut edhe në popujt e mëparshëm: “Ushtria dhe luftëtarët e Allahut janë gjithmonë fitimtarët.” Ky rregull i Allahut nuk ka për të ndryshuar kurrë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/23-i-tille-ka-qene-ligji-i-allahut-edhe-me-heret-ne-ligjin-e-allahut-nuk-ke-per-te-gjetur-ndryshime-2/feed/ 0
22. Nëse jobesimtarët ju hapin luftë, do të jenë ata që do të sprapsen, pa mundur të gjejnë më pas as mbrojtës e as ndihmëtarë. https://www.tefsirkurani.al/22-nese-jobesimtaret-ju-hapin-lufte-do-te-jene-ata-qe-do-te-sprapsen-pa-mundur-te-gjejne-me-pas-as-mbrojtes-e-as-ndihmetare/ https://www.tefsirkurani.al/22-nese-jobesimtaret-ju-hapin-lufte-do-te-jene-ata-qe-do-te-sprapsen-pa-mundur-te-gjejne-me-pas-as-mbrojtes-e-as-ndihmetare/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:54:58 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16909   Këtu është premtimi i Allahut të Madhëruar për adhuruesit e Tij besimtarë: fitore kundër armiqve të tyre qafirë. Edhe sikur qafirët të nisin ndonjë luftë me besimtarët, ata do të tërhiqen, duke mos gjetur pastaj as mbrojtës, as ndihmëtarë. Ata nuk kanë për të gjetur ndonjë mik, që të marrë përsipër të mbrojë kauzën e tyre, dhe as aleatë që t’i ndihmojnë për fitoren në luftën e tyre. Përkundrazi, ata do të mposhten dhe do të zbrapsen. Ky ka qenë ligji i Allahut edhe në popujt e mëparshëm: “Ushtria dhe luftëtarët e Allahut janë gjithmonë fitimtarët.” Ky rregull i Allahut nuk ka për të ndryshuar kurrë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/22-nese-jobesimtaret-ju-hapin-lufte-do-te-jene-ata-qe-do-te-sprapsen-pa-mundur-te-gjejne-me-pas-as-mbrojtes-e-as-ndihmetare/feed/ 0
21. Por do të keni edhe të tjera, të cilat nuk keni pasur mundësi t’i arrinit, sepse Allahu i ka të gjithë nën sundim. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. https://www.tefsirkurani.al/21-por-do-te-keni-edhe-te-tjera-te-cilat-nuk-keni-pasur-mundesi-ti-arrinit-sepse-allahu-i-ka-te-gjithe-nen-sundim-allahu-eshte-i-plotfuqishem-per-gjithcka-2/ https://www.tefsirkurani.al/21-por-do-te-keni-edhe-te-tjera-te-cilat-nuk-keni-pasur-mundesi-ti-arrinit-sepse-allahu-i-ka-te-gjithe-nen-sundim-allahu-eshte-i-plotfuqishem-per-gjithcka-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:53:42 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16905 – “Por do të keni edhe të tjera, të cilat nuk keni pasur mundësi t’i arrinit, sepse Allahu i ka të gjithë nën sundim..” – Allahu ju premton edhe plaçkë tjetër, që ende nuk e keni shtënë në dorë. Të jeni të sigurt se Allahu është i Plotfuqishëm për t’jua dhuruar, sepse gjithçka është nën sundimin dhe pronësinë e Tij, aq më shumë që Ai jua ka premtuar ato, dhe premtimi i Tij duhet të shkojë patjetër në vend.

Premtimi i Allahut nuk mund të shkelet kurrë, sepse Ai është i Plotë në pushtetin dhe mbretërimin e Tij, siç thotë vetë Ai më pas:

– “Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka.”      

]]>
https://www.tefsirkurani.al/21-por-do-te-keni-edhe-te-tjera-te-cilat-nuk-keni-pasur-mundesi-ti-arrinit-sepse-allahu-i-ka-te-gjithe-nen-sundim-allahu-eshte-i-plotfuqishem-per-gjithcka-2/feed/ 0
20. Allahu ju premton plaçkë të madhe, që do ta fitoni, kurse këtë jua dha më shpejt. Ai i pengoi duart e njerëzve kundër jush, që të shihej si shenjë e mirë nga besimtarët dhe që t’ju udhëzonte në Rrugë të Drejtë. https://www.tefsirkurani.al/20-allahu-ju-premton-placke-te-madhe-qe-do-ta-fitoni-kurse-kete-jua-dha-me-shpejt-ai-i-pengoi-duart-e-njerezve-kunder-jush-qe-te-shihej-si-shenje-e-mire-nga-besimtaret-dhe-qe-tju-udhezo-2/ https://www.tefsirkurani.al/20-allahu-ju-premton-placke-te-madhe-qe-do-ta-fitoni-kurse-kete-jua-dha-me-shpejt-ai-i-pengoi-duart-e-njerezve-kunder-jush-qe-te-shihej-si-shenje-e-mire-nga-besimtaret-dhe-qe-tju-udhezo-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:53:14 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16901 – “Allahu ju premton plaçkë të  madhe, që do ta fitoni, kurse këtë jua dha më shpejt.” – Ky premtim përmbledh të gjithë plaçkën e luftës dhe betejat që do të fitojnë muslimanët, deri në Ditën e Kijametit.  Fragmenti: “…kurse këtë jua dha më shpejt” ka për qëllim plaçkën e Hajberit. Kështu, ajeti do të thotë: Mos mendoni se shpërblimi i Allahut mbaron me plaçkën e Hajberit! Përkundrazi, pasuri të mëdha ju presin edhe në të ardhmen. Atëherë, lavdërojeni dhe falënderojeni Allahun për këtë!

“Ai i pengoi duart e njerëzve kundër jush, që të shihej si shenjë e mirë nga besimtarët …” – Allahu i ndali njerëzit që ishin të aftë dhe të gatshëm t’ju luftonin! Kjo qe një ndihmë e madhe për ju. Gjithashtu, plaçka e luftës e fituar nga ju le të jetë si dëshmi se premtimi i Allahut është i vërtetë dhe shpërblimi i Tij për besimtarët është i madh. Ai që caktoi për ju pasurinë e Hajberit është i Plotfuqishmi, i Cili do t’ju dhurojë edhe të tjera si ajo.

“… dhe që t’ju udhëzonte në Rrugë të Drejtë.” – Nëpërmjet rrugëve dhe shkaqeve të përcaktuara nga Ai, Allahu do t’ju udhëzojë në rrugën e drejtë. Kjo rrugë e drejtë është dija e saktë dhe e vërtetë, besimi i sinqertë, si edhe veprat e mira, sipas dijes së saktë dhe besimit të sinqertë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/20-allahu-ju-premton-placke-te-madhe-qe-do-ta-fitoni-kurse-kete-jua-dha-me-shpejt-ai-i-pengoi-duart-e-njerezve-kunder-jush-qe-te-shihej-si-shenje-e-mire-nga-besimtaret-dhe-qe-tju-udhezo-2/feed/ 0