046. EL AHKAF | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Thu, 14 Apr 2022 23:45:49 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 046. EL AHKAF | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 35. Prandaj, t’i bëhu i durueshëm, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko shpejtimin e dënimit për ta! Ditën kur të shohin atë që u është premtuar, atyre do t’u duket sikur kanë jetuar (në Tokë) vetëm se një çast të ditës. Ky (Kur’an) është kumtim i qartë. E kush tjetër meriton të shkatërrohet, përveç atyre që janë të pabindur? https://www.tefsirkurani.al/35-prandaj-ti-behu-i-durueshem-ashtu-sikurse-duruan-te-derguarit-e-vendosur-dhe-mos-kerko-shpejtimin-e-denimit-per-ta-diten-kur-te-shohin-ate-qe-u-eshte-premtuar-atyre-do-tu-duk-2/ https://www.tefsirkurani.al/35-prandaj-ti-behu-i-durueshem-ashtu-sikurse-duruan-te-derguarit-e-vendosur-dhe-mos-kerko-shpejtimin-e-denimit-per-ta-diten-kur-te-shohin-ate-qe-u-eshte-premtuar-atyre-do-tu-duk-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:51:53 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17893 – “Prandaj, t’i bëhu i durueshëm, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur…” – Profetët ishin të gjithë të paepur. Durimi i tyre ushqehej vazhdimisht nga siguria në premtimin e Zotit. Ata ishin shembull e  dritë edhe për rrugën e Profetit të fundit. Dhe, me të vërtetë, Profeti (a.s.) e zbatoi me korrektësi porosinë e Zotit të tij. Ai bëri një durim, që askush para tij nuk e kishte bërë. Të gjithë armiqtë e të vërtetës u mblodhën si grusht i vetëm për ta gjunjëzuar dhe penguar nga përhapja e mesazhit të Zotit.

Ata përdorën çdo mënyrë dhe mjet luftimi për ta zbrapsur, ndërsa ai qëndronte i patundur në zbatimin e porosive të Zotit të tij dhe në luftën kundër të keqes. Ai nuk u lëkund asnjëherë nga mundimet dhe vuajtjet që i shkaktoheshin në rrugën e përhapjes së të vërtetës, derisa Zoti e bëri t’i vinte përfund armiqtë e tij. Kështu, mesazhi i Zotit u përhap në të gjithë botën anembanë dhe feja e Tij triumfoi mbi të gjitha fetë e tjera. Allahu i Madhëruar e bëri ymetin e Muhamedit më të mirin ymet të dalë për të mirën e njerëzimit. Paqja bekimet e mirësitë e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij!

“… dhe mos kërko shpejtimin e dënimit për ta!” – Mos u ngut për ndëshkimin e këtyre mohuesve, të cilët e kërkojnë vetë përshpejtimin e ndëshkimit, sepse kjo vjen nga injoranca dhe mendjelehtësia e tyre. Mos bjer në nivelin e këtyre të mjerëve dhe mos u nxito të lutesh kundër tyre! Ata janë krejt të parëndësishëm, aq sa edhe për t’u lutur kundër tyre nuk ia vlen. Çdo gjë që pritet të ndodhë, do të ndodhë, prandaj nuk ka nevojë të nxitohesh për ta.

– “Ditën kur të shohin atë që u është premtuar, atyre do t’u duket sikur kanë jetuar (në Tokë) vetëm se një çast të ditës.” – Kur ta shohin atë që u është premtuar, atëherë do ta kuptojnë se në dynja kanë kaluar veçse një kohë të shkurtër. Për këtë arsye, t’i mos u gënje nga luksi i tyre në këtë jetë! Këto kënaqësi të shkurtra të tyre janë të papërfillshme, në krahasim me ndëshkimin e rëndë që i pret, të cilin ata e shpërfillin, por nga i cili nuk do të shpëtojnë dot.

– “Ky (Kur’an) është kumtim i qartë.” – Kuptimi: Është njoftim i qartë se kjo dynja, me bukuritë e saj, është një kënaqësi që të ngec në fyt, e lodhshme për t’u arritur dhe brengosëse pasi arrihet. Ajo është thjesht harxhim ose humbje e kohës së shkurtër që të është dhënë për ta jetuar. Ky qe njëri nga kuptimet e kësaj fjalie. Kuptimi tjetër është: Kur’ani madhështor, në të cilin ju kemi shpjeguar gjithçka në mënyrë të plotë, është udhërrëfyesi dhe furnizimi juaj, që ju duhet për të arritur lumturinë në ahiret. Ai të çon në vendin e mirësive dhe të mbron nga ndëshkimi i dhembshëm. Ai është udhërrëfyesi dhe furnizimi më i mirë që kanë pasur ndonjëherë krijesat dhe mirësia më e madhe që Krijuesi u ka dhuruar atyre.

  “E kush tjetër meriton të shkatërrohet, përveç atyre që janë të pabindur?” – Ndëshkimet godasin veç të pabindurit, të cilët i kalojnë kufijtë e Allahut dhe nuk kanë asnjë të mirë. Ata i janë larguar bindjes ndaj Allahut dhe nuk e pranojnë të vërtetën që kanë përcjellë profetët. Allahu i Lartësuar u ka sjellë udhëzime e paralajmërime, por ata e shpërfillin thirrjen e Tij. E lusim Allahun të na ruajë dhe mbrojë nga çdo rrugë humbjeje e devijimi! Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/35-prandaj-ti-behu-i-durueshem-ashtu-sikurse-duruan-te-derguarit-e-vendosur-dhe-mos-kerko-shpejtimin-e-denimit-per-ta-diten-kur-te-shohin-ate-qe-u-eshte-premtuar-atyre-do-tu-duk-2/feed/ 0
34. Ditën kur jobesimtarët të përballen me Zjarrin, do t’u thuhet: “A nuk është ky (Zjarr që po shihni) i vërtetë?!” Ata do të thonë: “Po, për Zotin tonë!” Atëherë do t’u thuhet: “Vuani dënimin që e merituat për shkak të mohimit tuaj!” https://www.tefsirkurani.al/34-diten-kur-jobesimtaret-te-perballen-me-zjarrin-do-tu-thuhet-a-nuk-eshte-ky-zjarr-qe-po-shihni-i-vertete-ata-do-te-thone-po-per-zotin-tone-ateh/ https://www.tefsirkurani.al/34-diten-kur-jobesimtaret-te-perballen-me-zjarrin-do-tu-thuhet-a-nuk-eshte-ky-zjarr-qe-po-shihni-i-vertete-ata-do-te-thone-po-per-zotin-tone-ateh/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:51:36 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17891 “Ditën kur jobesimtarët të përballen me Zjarrin, …” – Allahu i Madhëruar na njofton për gjendjen e tmerrshme dhe të shëmtuar të qafirëve kur përballen me Zjarrin dhe dënimin, të cilin nuk e besonin se do të ndodhte dhe madje talleshin me ata që i këshillonin për t’u ruajtur prej tij. Atyre do t’u shtohet dëshpërimi dhe dhimbja kur t’u thuhet:

  “do t’u thuhet: “A nuk është ky (Zjarr që po shihni) i vërtetë?!”” – Kuptimi: Si ju duket ky dënim, të cilin e merrnit për tallje? A e besoni tani, që e shihni dhe e vuani me gjithë qenien tuaj?!

– “Ata do të thonë: “Po, për Zotin tonë!”” – Kështu i pranojnë ata gjynahet dhe krimet e tyre. Kështu del në pah edhe mashtrimi i tyre. Atëherë u thuhet:

– “Atëherë do t’u thuhet: “Vuani dënimin që e merituat për shkak të mohimit tuaj!”” – Ky ndëshkim nuk do t’ju ndahet kurrë. Ashtu sikurse mohimi juaj i të vërtetës në jetën e dynjasë ishte i përhershëm nga ana juaj, ashtu do të jetë edhe ndëshkimi juaj në ahiret. Në vijim, Allahu i Madhëruar e porosit Profetin e Tij që të tregojë durim ndaj mundimeve dhe fyerjeve që i bëjnë mohuesit dhe armiqtë e të vërtetës, si edhe të mos reshtë së ftuari në rrugën e Tij.

Ai e porosit, gjithashtu, që të marrë shembull durimin e profetëve më të zgjedhur dhe të dalluar, të krijesave më të përkryera dhe më të mira.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/34-diten-kur-jobesimtaret-te-perballen-me-zjarrin-do-tu-thuhet-a-nuk-eshte-ky-zjarr-qe-po-shihni-i-vertete-ata-do-te-thone-po-per-zotin-tone-ateh/feed/ 0
33. A nuk e dinë ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën dhe nuk u lodh me krijimin e tyre, është i Plotfuqishëm që t’i ngjallë të vdekurit?! Po, Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. https://www.tefsirkurani.al/33-a-nuk-e-dine-ata-se-allahu-i-cili-krijoi-qiejt-dhe-token-dhe-nuk-u-lodh-me-krijimin-e-tyre-eshte-i-plotfuqishem-qe-ti-ngjalle-te-vdekurit-po-ai-eshte-i-plotfuqishem-per-gjithcka-2/ https://www.tefsirkurani.al/33-a-nuk-e-dine-ata-se-allahu-i-cili-krijoi-qiejt-dhe-token-dhe-nuk-u-lodh-me-krijimin-e-tyre-eshte-i-plotfuqishem-qe-ti-ngjalle-te-vdekurit-po-ai-eshte-i-plotfuqishem-per-gjithcka-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:51:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17889 Ky është një argumentim shumë i bukur dhe i kuptueshëm i Allahut i Madhëruar për vërtetësinë e ringjalljes pas vdekjes. Ai që është i Plotfuqishëm që të krijojë qiejt dhe Tokën, aq madhështore, të përsosura e të rregullta, pa u lodhur dhe pa pasur vështirësi, si mund të mendohet se e ka të vështirë që t’i rikthejë në jetë njerëzit, pas vdekjes së tyre?! Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/33-a-nuk-e-dine-ata-se-allahu-i-cili-krijoi-qiejt-dhe-token-dhe-nuk-u-lodh-me-krijimin-e-tyre-eshte-i-plotfuqishem-qe-ti-ngjalle-te-vdekurit-po-ai-eshte-i-plotfuqishem-per-gjithcka-2/feed/ 0
32. Ata, që nuk i përgjigjen thirrësit në rrugën e Allahut, nuk kanë për t’i shpëtuar dënimit në Tokë dhe askush nuk mund t’u mbrojë nga ndëshkimi i Tij. Këta janë në humbje të sigurt.” https://www.tefsirkurani.al/32-ata-qe-nuk-i-pergjigjen-thirresit-ne-rrugen-e-allahut-nuk-kane-per-ti-shpetuar-denimit-ne-toke-dhe-askush-nuk-mund-tu-mbroje-nga-ndeshkimi-i-tij-keta-jane-ne-humbje-te-sigurt-2/ https://www.tefsirkurani.al/32-ata-qe-nuk-i-pergjigjen-thirresit-ne-rrugen-e-allahut-nuk-kane-per-ti-shpetuar-denimit-ne-toke-dhe-askush-nuk-mund-tu-mbroje-nga-ndeshkimi-i-tij-keta-jane-ne-humbje-te-sigurt-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:50:36 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17886 “Ata, që nuk i përgjigjen thirrësit në rrugën e Allahut, nuk kanë për t’i shpëtuar dënimit në Tokë dhe askush nuk mund t’u mbrojë nga ndëshkimi i Tij.” – Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. Asgjë nuk mund t’i shpëtojë pushtetit të Tij. Askush nuk mund të arratiset e të fshihet prej Tij dhe askush nuk mund të përballet e të fitojë kundër Tij.

– “Këta janë në humbje të sigurt.” – E ku ka më të humbur se ata që ftohen në rrugën e Zotit, që e dëgjojnë dhe kanë të qartë mesazhin e Tij, që vihen përballë argumenteve të pakundërshtueshme të Tij, që mësojnë premtimet e Tij, dhe pastaj me arrogancë e refuzojnë këtë ftesë?!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/32-ata-qe-nuk-i-pergjigjen-thirresit-ne-rrugen-e-allahut-nuk-kane-per-ti-shpetuar-denimit-ne-toke-dhe-askush-nuk-mund-tu-mbroje-nga-ndeshkimi-i-tij-keta-jane-ne-humbje-te-sigurt-2/feed/ 0
31. O populli ynë! Përgjigjjuni thirrësit të Allahut dhe besojini atij! Allahu ju fal gjynahet dhe ju shpëton prej ndëshkimit të dhembshëm. https://www.tefsirkurani.al/31-o-populli-yne-pergjigjjuni-thirresit-te-allahut-dhe-besojini-atij-allahu-ju-fal-gjynahet-dhe-ju-shpeton-prej-ndeshkimit-te-dhembshem-2/ https://www.tefsirkurani.al/31-o-populli-yne-pergjigjjuni-thirresit-te-allahut-dhe-besojini-atij-allahu-ju-fal-gjynahet-dhe-ju-shpeton-prej-ndeshkimit-te-dhembshem-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:50:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17884 “O populli ynë! Përgjigjjuni thirrësit të Allahut dhe besojini atij!” – Bindjuni atij që ju fton në adhurimin e Allahut si Një të vetëm dhe që nuk ka asnjë interes personal ndaj jush. Ai thjesht ju fton që të lidheni fort me Zotin tuaj dhe të arrini shpërblimin që fal bujaria e Tij. Ai ju thërret që të fitoni të mirat dhe të largoni nga vetja të gjitha të këqijat e ligësitë.

– “Allahu ju fal gjynahet dhe ju shpëton prej ndëshkimit të dhembshëm.” – Nëse Allahu ju fal gjynahet, të cilët janë shkaktarë të shumë sprovave, dhe nëse ju shpëtoni nga ndëshkimi i dhembshëm, atëherë mbetet të vijnë veç të mirat dhe lumturia e përjetshme. Ky është shpërblimi për këdo që i përgjigjet ftuesit të Allahut për në rrugën e drejtë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/31-o-populli-yne-pergjigjjuni-thirresit-te-allahut-dhe-besojini-atij-allahu-ju-fal-gjynahet-dhe-ju-shpeton-prej-ndeshkimit-te-dhembshem-2/feed/ 0
30. Ata thanë: “O populli ynë! Ne dëgjuam një Libër të shpallur pas Musait, që vërteton Shpalljet para tij, që udhëzon tek e Vërteta dhe tregon rrugën e drejtë! https://www.tefsirkurani.al/30-ata-thane-o-populli-yne-ne-degjuam-nje-liber-te-shpallur-pas-musait-qe-verteton-shpalljet-para-tij-qe-udhezon-tek-e-verteta-dhe-tregon-rrugen-e-drejte-2/ https://www.tefsirkurani.al/30-ata-thane-o-populli-yne-ne-degjuam-nje-liber-te-shpallur-pas-musait-qe-verteton-shpalljet-para-tij-qe-udhezon-tek-e-verteta-dhe-tregon-rrugen-e-drejte-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:49:50 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17881 – “Ata thanë: “O populli ynë! Ne dëgjuam një Libër të shpallur pas Musait, …” – Ata përmendën Librin e Musait, sepse ai ishte në themel edhe të Ungjillit. Gjithashtu, ai ishte libri bazë, ku bijtë e Israilit mbështeteshin për marrjen e dispozitave ligjore. Ndërsa Ungjilli ishte plotësues i Teuratit, ashtu sikurse edhe lehtësues për disa dispozita. Pastaj, ata e përshkruajnë Kur’anin duke thënë:

– “… që vërteton Shpalljet para tij, që udhëzon tek e Vërteta dhe tregon rrugën e drejtë! ” – Kuptimi: Libri që e dëgjuam nga ky profet është vërtetues i librave të parë hyjnorë dhe udhëzues në rrugën e drejtë. Ai tregon rrugën që të çon tek Allahu dhe Xheneti i Tij.

Ky libër udhëzon nëpërmjet diturisë së jashtëzakonshme mbi Allahun e Madhëruar, diturisë rreth dispozitave ligjore dhe rregullave të jetës dhe të adhurimit, si dhe diturisë për shpërblimin dhe ndëshkimin e Allahut të Madhëruar. Pasi lavdëruan Kur’anin, duke treguar gradën dhe rëndësinë e lartë të tij, xhindët filluan të ftonin popullin e tyre që ta besonin këtë libër dhe mesazhet e këtij profeti, duke thënë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/30-ata-thane-o-populli-yne-ne-degjuam-nje-liber-te-shpallur-pas-musait-qe-verteton-shpalljet-para-tij-qe-udhezon-tek-e-verteta-dhe-tregon-rrugen-e-drejte-2/feed/ 0
29. Kujto, kur drejtuam disa xhinde tek ti, që të dëgjonin Kur’anin. Kur u afruan (të dëgjojnë) thanë: “Heshtni!” Në përfundim, ata u kthyen te populli i vet si këshillues. https://www.tefsirkurani.al/29-kujto-kur-drejtuam-disa-xhinde-tek-ti-qe-te-degjonin-kuranin-kur-u-afruan-te-degjojne-thane-heshtni-ne-perfundim-ata-u-kthyen-te-populli-i-vet-si-keshillues-2/ https://www.tefsirkurani.al/29-kujto-kur-drejtuam-disa-xhinde-tek-ti-qe-te-degjonin-kuranin-kur-u-afruan-te-degjojne-thane-heshtni-ne-perfundim-ata-u-kthyen-te-populli-i-vet-si-keshillues-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:49:18 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17878 “Kujto, kur drejtuam disa xhinde tek t’i, që të dëgjonin Kur’anin.” – Allahu i Madhëruar e dërgoi profetin e Tij të dashur e të zgjedhur, Muhamedin (a.s.) si mëshirë dhe udhëzues për të gjitha krijesat, për njerëzit dhe për xhindët. Ishte detyra e Profetit që t’i ftonte të gjithë në rrugën e Zotit dhe t’ua përcillte qartë të vërtetën e shpallur nga Zoti.

Sa u përket njerëzve, Profeti (a.s) i ftonte dhe paralajmëronte ata haptazi, pasi kjo ishte diçka e mundshme. Ndërsa sa u përket xhindëve, Allahu i Madhëruar, me pushtetin e Tij, i solli ata te Profeti (a.s.), që të dëgjonin mesazhin e përcjellë nga ai. Thotë i Lartësuari:

– “Kur u afruan (të dëgjojnë) thanë: “Heshtni!”” – Kur ata iu afruan Profetit (a.s.), që ishte duke kënduar Kur’anin, porositën njëri-tjetrin për të qëndruar të bashkuar dhe në heshtje, me qëllim që të dëgjonin më mirë dhe më qartë.

“Në përfundim, ata u kthyen te populli i vet si këshillues.” – Në përfundim të këndimit të Kur’anit, ata e kishin kuptuar mirë mesazhin e tij, prandaj shkuan menjëherë te populli i tyre, tani si këshillues e udhëzues. Allahu i Madhëruar i bëri muslimanë dhe u mundësoi atyre të bëheshin përhapës së ftesës së Profetit (a.s.) ndër xhindë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/29-kujto-kur-drejtuam-disa-xhinde-tek-ti-qe-te-degjonin-kuranin-kur-u-afruan-te-degjojne-thane-heshtni-ne-perfundim-ata-u-kthyen-te-populli-i-vet-si-keshillues-2/feed/ 0
28. Përse nuk u erdhën në ndihmë idhujt, të cilët i adhuronin veç Allahut dhe u përkushtonin flijime? Idhujt nuk kanë për t’iu përgjigjur (kurrë) atyre. Ata (idhujt) janë veçse sajesa dhe mashtrime të tyre. https://www.tefsirkurani.al/28-perse-nuk-u-erdhen-ne-ndihme-idhujt-te-cilet-i-adhuronin-vec-allahut-dhe-u-perkushtonin-flijime-idhujt-nuk-kane-per-tiu-pergjigjur-kurre-atyre-ata-idhujt-jane-vecse-sajesa-dhe-mash/ https://www.tefsirkurani.al/28-perse-nuk-u-erdhen-ne-ndihme-idhujt-te-cilet-i-adhuronin-vec-allahut-dhe-u-perkushtonin-flijime-idhujt-nuk-kane-per-tiu-pergjigjur-kurre-atyre-ata-idhujt-jane-vecse-sajesa-dhe-mash/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:49:02 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17874 – “Përse nuk u erdhën në ndihmë idhujt, të cilët i adhuronin veç Allahut dhe u përkushtonin flijime?” – Kuptimi: Për t’iu afruar idhujve, ata i adhuronin e u kushtonin flijime, duke shpresuar ndihmë dhe begati prej tyre. Përse, atëherë, nuk u ndihmuan?!

– “Idhujt nuk kanë për t’iu përgjigjur (kurrë) atyre. Ata (idhujt) janë veçse sajesa dhe mashtrime të tyre.” – Idhujt nuk u përgjigjen atyre, duke mos i mbrojtur dot nga dënimi në ahiret, ashtu sikurse edhe në dynja nuk kanë asnjë mundësi për t’i ndihmuar. Çdo gjë është nën pushtetin e Allahut.

Idhujt janë thjesht sajime të politeistëve, me të cilët ata gënjejnë veten dhe justifikojnë mosbesimin e tyre. Ata e ushqejnë veten me ëndrra të pabaza, duke pandehur se janë në të vërtetën dhe se adhurimet që ua përkushtojnë idhujve do t’u bëjnë dobi e do t’i shpëtojnë. Por këto iluzione e shpresa të kota tashmë u shuhen dhe shkatërrohen njëherë dhe përgjithmonë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/28-perse-nuk-u-erdhen-ne-ndihme-idhujt-te-cilet-i-adhuronin-vec-allahut-dhe-u-perkushtonin-flijime-idhujt-nuk-kane-per-tiu-pergjigjur-kurre-atyre-ata-idhujt-jane-vecse-sajesa-dhe-mash/feed/ 0
27. Edhe më parë Ne kemi shkatërruar vendbanimet përreth jush dhe ua kemi shpjeguar Shpalljet Tona që ata të mund të ktheheshin (në rrugën e drejtë). https://www.tefsirkurani.al/27-edhe-me-pare-ne-kemi-shkaterruar-vendbanimet-perreth-jush-dhe-ua-kemi-shpjeguar-shpalljet-tona-qe-ata-te-mund-te-ktheheshin-ne-rrugen-e-drejte-2/ https://www.tefsirkurani.al/27-edhe-me-pare-ne-kemi-shkaterruar-vendbanimet-perreth-jush-dhe-ua-kemi-shpjeguar-shpalljet-tona-qe-ata-te-mund-te-ktheheshin-ne-rrugen-e-drejte-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:48:45 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17871 – “Ne kemi shkatërruar qytete përreth jush edhe më parë, duke ua shpjeguar fillimisht Shpalljen Tonë …” – Duke paralajmëruar arabët, por edhe çdo popull tjetër, Allahu i Madhëruar u kujton shkatërrimin e popujve të mëparshëm, që kishin mohuar profetët, popuj të cilët jetonin rreth e rrotull vendbanimeve të arabëve.

Madje, shumë prej tyre jetonin në Gadishullin Arabik, si populli i Adit, i Themudit e të tjerë. Por para se t’i shkatërronte, Allahu i Madhëruar u solli një larmi shenjash dhe mrekullish, dhe të gjitha këto me një qëllim:

– “… që ata të mund të ktheheshin (në rrugën e drejtë).” – Kjo u bë me qëllimin që ata t’i largoheshin rrugës së kufrit, rrugës së mohimit të profetëve dhe shpalljeve të Zotit. Por kur ata nuk e bënë këtë, Allahu i ndëshkoi, ashtu siç di të ndëshkojë i Plotfuqishmi, dhe atyre nuk u erdhën në ndihmë idhujt, që ata i adhuronin krahas Allahut. I Madhëruari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/27-edhe-me-pare-ne-kemi-shkaterruar-vendbanimet-perreth-jush-dhe-ua-kemi-shpjeguar-shpalljet-tona-qe-ata-te-mund-te-ktheheshin-ne-rrugen-e-drejte-2/feed/ 0
26. Ne u patëm mundësuar atyre gjëra që nuk jua mundësuam juve. Ne u dhamë atyre dëgjim, shikim dhe zemër, por as dëgjimi, as shikimi e as zemrat e tyre nuk u bënë dobi, sepse ata i rrefuzonin ajetet e (Shpalljeve të) Allahut. Ata i përfshiu dënimi me të cilin talleshin. https://www.tefsirkurani.al/26-ne-u-patem-mundesuar-atyre-gjera-qe-nuk-jua-mundesuam-juve-ne-u-dhame-atyre-degjim-shikim-dhe-zemer-por-as-degjimi-as-shikimi-e-as-zemrat-e-tyre-nuk-u-bene-dobi-sepse-ata-i-rrefuzonin-ajetet-2/ https://www.tefsirkurani.al/26-ne-u-patem-mundesuar-atyre-gjera-qe-nuk-jua-mundesuam-juve-ne-u-dhame-atyre-degjim-shikim-dhe-zemer-por-as-degjimi-as-shikimi-e-as-zemrat-e-tyre-nuk-u-bene-dobi-sepse-ata-i-rrefuzonin-ajetet-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:48:21 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17868   “Ne u patëm mundësuar atyre gjëra që nuk jua mundësuam juve.” – Kuptimi: Ne u mundësuam atyre të kishin komoditet dhe pushtet, duke shfrytëzuar mirësitë Tona. Ne u mundësuam që të kënaqnin të gjitha dëshirat e pasionet, duke u dhënë edhe jetë të mjaftueshme për këtë. Të gjitha këto shërbejnë që të marrin mësim të udhëzuarit në rrugën e drejtë.

Ne i dhamë popullit të Adit gjithë ato mirësi, ashtu sikurse edhe juve, të cilëve po ju shpallet ky Kur’an. Mos mendoni se këto të mira që ju keni, në pasuri apo në pushtet qofshin, janë të veçanta për ju. Kurrsesi mos mendoni se ato do t’ju shpëtojnë apo do t’ju ndihmojnë të shpëtoni nga ndëshkimi i Allahut! Madje, popujt paraardhës kanë qenë më të fuqishëm se ju, por pasuria, pushteti, fëmijët e ushtritë e tyre nuk i ndihmuan dhe as nuk i mbrojtën dot prej Allahut të Madhëruar.

– “Ne u dhamë atyre dëgjim, shikim dhe zemër, …” – Ata nuk ishin aspak të mangët në të dëgjuar, të shikuar apo në logjikë, që të pretendonin se e braktisën të vërtetën nga paaftësia, pamundësia apo nga padituria. Logjika dhe aftësitë e tyre nuk ishin të mangëta, por është Allahu i Madhëruar dhe i Urtë që i jep sukses të gjejë udhën e drejtë atij që Ai dëshiron.

– “… por as dëgjimi, as shikimi e as zemrat e tyre nuk u bënë dobi, sepse ata i rrefuzonin ajetet e (Shpalljeve të) Allahut. …” – Këto rrugë të marrjes dhe perceptimit të së vërtetës nuk u bënë aspak dobi atyre. Sidoqoftë, kjo u shkaktua nga vetë ata, sepse qenë ata që refuzuan, mohuan dhe shpërfillën padrejtësisht faktet e Allahut, që vërtetonin pa lënë asnjë dyshim njëshmërinë e Allahut të Madhëruar në meritën e adhurimit.

– “… Ata i përfshiu dënimi me të cilin talleshin.” – Ata i goditi pikërisht ai dënim, të cilin nuk e besonin dhe me të cilin talleshin. Ata talleshin edhe me Profetin, i cili i paralajmëronte për afrimin e dënimit të Allahut.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/26-ne-u-patem-mundesuar-atyre-gjera-qe-nuk-jua-mundesuam-juve-ne-u-dhame-atyre-degjim-shikim-dhe-zemer-por-as-degjimi-as-shikimi-e-as-zemrat-e-tyre-nuk-u-bene-dobi-sepse-ata-i-rrefuzonin-ajetet-2/feed/ 0