045. EL XHATHIJE | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Thu, 14 Apr 2022 13:03:40 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 045. EL XHATHIJE | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 37. Vetëm Atij i takon gjithë Krenia në qiej e në Tokë. Ai është Ngadhënjimtari e i Urti. https://www.tefsirkurani.al/37-vetem-atij-i-takon-gjithe-krenia-ne-qiej-e-ne-toke-ai-eshte-ngadhenjimtari-e-i-urti-2/ https://www.tefsirkurani.al/37-vetem-atij-i-takon-gjithe-krenia-ne-qiej-e-ne-toke-ai-eshte-ngadhenjimtari-e-i-urti-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 18:46:45 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18260 – “Vetëm Atij i takon gjithë Krenia në qiej e në Tokë.” – Allahut i takon madhështia, lartësia e krenaria më e plotë. Falënderimi ndaj Allahut kryhet duke thurur lavde për Të, duke e përmendur me cilësitë e Tij të plota dhe absolute, duke i shprehur dashurinë e plotë, duke treguar frikërespekt ndaj Tij dhe nderim për atributet e mrekullueshme të Tij.

Nëpërmjet lavdërimit, shprehet dashuria, lavdia, respekti e admirimi për të Madhërishmin. Më pas vihet në dukje madhështia, pushteti e mbretërimi absolut i Allahut, që duhet të kultivojë tek ne frikërespektin, madhërimin e përunjësinë ndaj Tij, sepse adhurimi, – për hir të të cilit Allahu na krijoi, – ndërtohet mbi këto dy shtylla kryesore: dashuria për Të dhe nënshtrimi ndaj Tij. Por këto të dyja nuk mund t’i kesh pa patur diturinë e nevojshme për Allahun, për madhështinë, krenarinë dhe lavdinë e Tij.

“Ai është Ngadhënjimtari e i Urti.” – Allahu është Ngadhënjimtari, që mposht gjithçka. Ai është i Urti, që vendos çdo gjë në vendin e vet. Nëse Allahu vendos për diçka, këtë e bën për dobi të mëdha. Nëse Ai krijon diçka, edhe këtë e bën në funksion të mirësisë dhe dobisë. Përfundoi edhe tefsiri i sures Xhathije.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/37-vetem-atij-i-takon-gjithe-krenia-ne-qiej-e-ne-toke-ai-eshte-ngadhenjimtari-e-i-urti-2/feed/ 0
36. E gjithë Lavdia i qoftë vetëm Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës, Zotit të gjithësisë! https://www.tefsirkurani.al/36-e-gjithe-lavdia-i-qofte-vetem-allahut-zotit-te-qiejve-zotit-te-tokes-zotit-te-gjithesise-2/ https://www.tefsirkurani.al/36-e-gjithe-lavdia-i-qofte-vetem-allahut-zotit-te-qiejve-zotit-te-tokes-zotit-te-gjithesise-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 18:46:17 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18255 “E gjithë Lavdia i qoftë vetëm Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës, Zotit të gjithësisë!” – Allahut i takon lavdia, lavdërimet dhe mirënjohja, ashtu si i shkon madhërisë së Tij dhe madhështisë së pushtetit të Tij. Atij i takon lavdërimi i krijesave e mirënohja e tyre, për shkak se Ai është Krijuesi dhe Kujdestari i tyre, që u dhuron mirësi të panumërta, të dukshme e të fshehta dhe që u rregullon çdo çështje. Gjithçka është nën pushtetin dhe mbretërimin e Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/36-e-gjithe-lavdia-i-qofte-vetem-allahut-zotit-te-qiejve-zotit-te-tokes-zotit-te-gjithesise-2/feed/ 0
35. Kjo, për shkak se ju u tallët me shpalljet e Allahut dhe u mashtruat me jetën e kësaj bote.” Atë ditë nuk do të nxirren prej tij e as nuk do t’u jepet mundësi që të kthehen (në dynja). https://www.tefsirkurani.al/35-kjo-per-shkak-se-ju-u-tallet-me-shpalljet-e-allahut-dhe-u-mashtruat-me-jeten-e-kesaj-bote-ate-dite-nuk-do-te-nxirren-prej-tij-e-as-nuk-do-tu-jepet-mundesi-qe-te-kthehen-ne-dyn-2/ https://www.tefsirkurani.al/35-kjo-per-shkak-se-ju-u-tallet-me-shpalljet-e-allahut-dhe-u-mashtruat-me-jeten-e-kesaj-bote-ate-dite-nuk-do-te-nxirren-prej-tij-e-as-nuk-do-tu-jepet-mundesi-qe-te-kthehen-ne-dyn-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 18:45:52 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18251   “Kjo, për shkak se ju u tallët me shpalljet e Allahut dhe u mashtruat me jetën e kësaj bote.” – Kuptimi: Ky ndëshkim është shpagimi i drejtë, për shkak se ju i keni marrë me tallje argumentet dhe shpalljet e Allahut të Madhëruar, ndërkohë që ato duhej të trajtoheshin ashtu si e meritojnë: me rrespekt, seriozitet dhe përkushtim të plotë.

Ju duhej t’i pranonit ato me kënaqësi dhe të jetonit sipas tyre, e jo të të talleshit me to. Por kjo ndodhi sepse ju u mashtruat nga bukuritë e dynjasë dhe gjetët prehje në të, duke u përkushtuar tërësisht pas saj. Kështu, ju braktisët punën për ahiretin, që është i përjetshëm dhe do të mbetet gjithmonë.

– “Atë ditë nuk do të nxirren prej tij e as nuk do t’u jepet mundësi që të kthehen (në dynja).” – Atyre nuk u jepet më afat që të reflektojnë dhe as mundësi për t’u kthyer në dynja, që të bëjnë vepra të mira.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/35-kjo-per-shkak-se-ju-u-tallet-me-shpalljet-e-allahut-dhe-u-mashtruat-me-jeten-e-kesaj-bote-ate-dite-nuk-do-te-nxirren-prej-tij-e-as-nuk-do-tu-jepet-mundesi-qe-te-kthehen-ne-dyn-2/feed/ 0
34. Atyre (që nuk besojnë) do t’u thuhet: “Sot po ju lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj Dite. Vendi juaj është Zjarri dhe nuk ka se kush t’ju shpëtojë. https://www.tefsirkurani.al/34-atyre-qe-nuk-besojne-do-tu-thuhet-sot-po-ju-leme-te-harruar-ashtu-sikurse-ju-e-harruat-takimin-e-kesaj-dite-vendi-juaj-eshte-zjarri-dhe-nuk-ka-se-kush-tju-shpetoje-2/ https://www.tefsirkurani.al/34-atyre-qe-nuk-besojne-do-tu-thuhet-sot-po-ju-leme-te-harruar-ashtu-sikurse-ju-e-harruat-takimin-e-kesaj-dite-vendi-juaj-eshte-zjarri-dhe-nuk-ka-se-kush-tju-shpetoje-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 18:45:27 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18248 “Atyre (që nuk besojnë) do t’u thuhet: “Sot po ju lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj Dite.” – Kuptimi: Sot do t’ju lëmë të harruar në ndëshkim, ashtu sikurse ju e shpërfillët dhe e latë të harruar takimin e kësaj dite. Shpërblimi jepet sipas punës që ke bërë.

– “Vendi juaj është Zjarri dhe nuk ka se kush t’ju shpëtojë.” – Vendqëndrimi dhe përfundimi juaj është zjarri i Xhehenemit. Askush nuk mund t’ju ndihmojë të shpëtoni nga ndëshkimi i Allahut.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/34-atyre-qe-nuk-besojne-do-tu-thuhet-sot-po-ju-leme-te-harruar-ashtu-sikurse-ju-e-harruat-takimin-e-kesaj-dite-vendi-juaj-eshte-zjarri-dhe-nuk-ka-se-kush-tju-shpetoje-2/feed/ 0
33. Atyre (që nuk besojnë) do t’u dalin në shesh të këqijat që kanë bërë dhe do t’i përfshijë ai (dënimi i Zotit) me të cilin talleshin. https://www.tefsirkurani.al/33-atyre-qe-nuk-besojne-do-tu-dalin-ne-shesh-te-keqijat-qe-kane-bere-dhe-do-ti-perfshije-ai-denimi-i-zotit-me-te-cilin-talleshin-2/ https://www.tefsirkurani.al/33-atyre-qe-nuk-besojne-do-tu-dalin-ne-shesh-te-keqijat-qe-kane-bere-dhe-do-ti-perfshije-ai-denimi-i-zotit-me-te-cilin-talleshin-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 18:45:02 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18244 – “Atyre (që nuk besojnë) do t’u dalin në shesh të këqijat që kanë bërë dhe do t’i përfshijë ai (dënimi i Zotit) me të cilin talleshin.” – Ditën e Gjykimit, atyre do t’u tregohen veprat e këqija që kanë bërë dhe mbi ta do të godasë ndëshkimi me të cilin talleshin, sepse nuk e besonin se do të ndodhte. Ata tallen në dynja me Ditën e Llogarisë dhe me ata që e paralajmërojnë këtë ditë, por për këtë do ta vuajnë të plotë ndëshkimin e të Drejtit. Atë ditë, atyre do t’u thuhet:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/33-atyre-qe-nuk-besojne-do-tu-dalin-ne-shesh-te-keqijat-qe-kane-bere-dhe-do-ti-perfshije-ai-denimi-i-zotit-me-te-cilin-talleshin-2/feed/ 0
32. Edhe kur ju thuhej: “Premtimi i Allahut është i vërtetë, Ora (e Kjametit) do të vijë dhe për të s’ka dyshim.”, ju përgjigjeshit: “Ne nuk e dimë se ç’është Ora (e Kjametit)! Ne mendojmë se është vetëm një hamendje dhe nuk jemi të bindur.” https://www.tefsirkurani.al/32-edhe-kur-ju-thuhej-premtimi-i-allahut-eshte-i-vertete-ora-e-kjametit-do-te-vije-dhe-per-te-ska-dyshim-ju-pergjigjeshit-ne-nuk-e-dime-se-ceshte-o-2/ https://www.tefsirkurani.al/32-edhe-kur-ju-thuhej-premtimi-i-allahut-eshte-i-vertete-ora-e-kjametit-do-te-vije-dhe-per-te-ska-dyshim-ju-pergjigjeshit-ne-nuk-e-dime-se-ceshte-o-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 18:44:35 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18240 – “Edhe kur ju thuhej: “Premtimi i Allahut është i vërtetë, Ora (e Kjametit) do të vijë dhe për të s’ka dyshim.”, ju përgjigjeshit: “Ne nuk e dimë se ç’është Ora (e Kjametit)!”” – Pra kur ju përmendej se dita e ringjalljes dhe e gjykimit është e vërtetë dhe se premtimi i Zotit për shpërblim dhe ndëshkim sipas punëve është i pakthyeshën, ju, duke i mohuar dhe shpërfillur këto paralajmërime, thoshit: “Ne nuk e dimë se ç’është Ora (e Kjametit)

– “Ne nuk e dimë se ç’është Ora (e Kjametit). Ne mendojmë se është vetëm një hamendje dhe nuk jemi të bindur.” – Kjo ishte gjendja e tyre në dynja. Ata e mohonin dhe nuk e besonin ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi para Zotit. Ata mohuan dhe i quanin gënjeshtarë ata që i paralajmëronin për ditën e llogarisë me drejtësi, dhe nuk e pranonin vërtetësinë dhe besnikërinë e tyre. I Madhëruari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/32-edhe-kur-ju-thuhej-premtimi-i-allahut-eshte-i-vertete-ora-e-kjametit-do-te-vije-dhe-per-te-ska-dyshim-ju-pergjigjeshit-ne-nuk-e-dime-se-ceshte-o-2/feed/ 0
31. Ndërsa atyre që nuk besojnë (do t’u thuhet): “A nuk ju janë lexuar shpalljet e Mia? Por ju tregonit arrogancë dhe ishit një popull keqbërës.” https://www.tefsirkurani.al/31-ndersa-atyre-qe-nuk-besojne-do-tu-thuhet-a-nuk-ju-jane-lexuar-shpalljet-e-mia-por-ju-tregonit-arrogance-dhe-ishit-nje-popull-keqberes-2/ https://www.tefsirkurani.al/31-ndersa-atyre-qe-nuk-besojne-do-tu-thuhet-a-nuk-ju-jane-lexuar-shpalljet-e-mia-por-ju-tregonit-arrogance-dhe-ishit-nje-popull-keqberes-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 18:44:01 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18237 – “Ndërsa atyre që nuk besojnë (do t’u thuhet): …” – Këtyre u drejtohen fjalë për t’i dëshpëruar dhe për t’ua shtuar vuajtjen, për mohimin e tyre të së vërtetës. Këtyre të mjerëve u thuhet:

– “A nuk ju janë lexuar shpalljet e Mia? Por ju tregonit arrogancë dhe ishit një popull keqbërës.” – Shpalljet e Mia jua qartësuan të vërtetën dhe jua treguan atë duke ju udhëzuar kështu në rrugën e mirësisë dhe lumturisë tuaj. Shpalljet e Allahut ju urdhëruan për çdo mirësi dhe ju ndaluan nga çdo e keqe që është në dëmin tuaj. Shpalljet e Zotit janë mirësia më e madhe që Zoti solli ndër njerëz nëse do të dinin t’i respektonin, t’i besonin e të nënshtroheshin sipas saj.

Por ju u treguat kryeneçë ndaj mesazhit dhe porosive të Tij dhe i kthyet shpinën Shpalljes së Tij. Duke i mohuar Shpalljet e Zotit dhe duke refuzuar të nënshtroheni për të jetuar e punuar sipas tyre ju kryet krimin më të madh. Sot do të shpërbleheni për atë që punuat. Gjithashtu për t’i dëshpëruar u thuhet:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/31-ndersa-atyre-qe-nuk-besojne-do-tu-thuhet-a-nuk-ju-jane-lexuar-shpalljet-e-mia-por-ju-tregonit-arrogance-dhe-ishit-nje-popull-keqberes-2/feed/ 0
30. Për sa u përket atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Zoti i tyre do t’i përfshijë ata në mëshirën e Vet. Ky është shpëtimi më i madh. https://www.tefsirkurani.al/30-per-sa-u-perket-atyre-qe-besojne-dhe-bejne-vepra-te-mira-zoti-i-tyre-do-ti-perfshije-ata-ne-meshiren-e-vet-ky-eshte-shpetimi-me-i-madh-2/ https://www.tefsirkurani.al/30-per-sa-u-perket-atyre-qe-besojne-dhe-bejne-vepra-te-mira-zoti-i-tyre-do-ti-perfshije-ata-ne-meshiren-e-vet-ky-eshte-shpetimi-me-i-madh-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 18:43:37 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18235 “Për sa u përket atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Zoti i tyre do t’i përfshijë ata në mëshirën e Vet.” – Ata që besojnë me besim të saktë të ndërtuar mbi dituri të saktë dhe të vërtetë nga Zoti dhe veç kësaj e vërtetuan sinqeritetin e  besimit të tyre me punë të mira për të cilat nxit ky besim, punë të detyrueshme apo vullnetare e të pëlqyeshme, këta Zoti do t’i fusë në mëshirën e Tij, vendi i të cilës është Xheneti.

Mëshira e Zotit është në Xhenet dhe atje, të lumturit, do të përjetojnë çdo mirësi të dhuruar nga mëshira e Allahut të lavdëruar, mirësi e lumturi që do të vazhdojë e pafundme në përjetësi. Aty do të jetojnë një jetë të lumtur dhe të sigurt nga çdo e keqe e shqetësim.

– “Ky është shpëtimi më i madh.” – Kjo është fitorja, shpëtimi dhe arritja e çdo mirësije. Ai është suksesi i qartë, i dukshëm, madhështor dhe i vërtetë, sukses i cili nëse arrihet nga robi, ose më saktë, nëse i dhurohet robit, atëherë ai ka arritur çdo të mirë dhe ka shpëtuar nga çdo e keqe.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/30-per-sa-u-perket-atyre-qe-besojne-dhe-bejne-vepra-te-mira-zoti-i-tyre-do-ti-perfshije-ata-ne-meshiren-e-vet-ky-eshte-shpetimi-me-i-madh-2/feed/ 0
29. Ky është Libri Ynë, që dëshmon të vërtetën rreth jush. Ne kemi urdhëruar të shkruhet gjithçka që ju vepronit. https://www.tefsirkurani.al/29-ky-eshte-libri-yne-qe-deshmon-te-verteten-rreth-jush-ne-kemi-urdheruar-te-shkruhet-gjithcka-qe-ju-vepronit-2/ https://www.tefsirkurani.al/29-ky-eshte-libri-yne-qe-deshmon-te-verteten-rreth-jush-ne-kemi-urdheruar-te-shkruhet-gjithcka-qe-ju-vepronit-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 18:43:06 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18233 – “Ky është Libri Ynë, që dëshmon të vërtetën rreth jush.” – Ky është libri Ynë, të cilin Ne e shpallëm për t’ju qartësuar të vërtetën dhe për t’ju përshkruar drejtësinë që Zoti do të vendosë mes krijesave. Pastaj thotë:

– “Ne kemi urdhëruar të shkruhet gjithçka që ju vepronit.” – Ja ku flitet edhe për librin e veprave. Më pas, i Madhëruari sjell gjykimin e Tij të drejtë në lidhje me dy grupet e njerëzve, sipas trajtimit që ata i kanë bërë librit hyjnor, të shpallur nga Ai, dhe sipas veprave të regjistruara në librin e gjithësecilit. Kështu, i Allahu i Madhëruar thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/29-ky-eshte-libri-yne-qe-deshmon-te-verteten-rreth-jush-ne-kemi-urdheruar-te-shkruhet-gjithcka-qe-ju-vepronit-2/feed/ 0
28. (Atë Ditë) Çdo popull do ta shohësh të gjunjëzuar (në pritje të llogarisë). Çdo popull do të thirret (për t’u tubuar) te Libri i vet (i veprave). Sot do të shpërbleheni për ato që keni punuar. https://www.tefsirkurani.al/28-ate-dite-cdo-popull-do-ta-shohesh-te-gjunjezuar-ne-pritje-te-llogarise-cdo-popull-do-te-thirret-per-tu-tubuar-te-libri-i-vet-i-veprave-sot-do-te-shperbleheni-per-ato-qe-keni-pun-2/ https://www.tefsirkurani.al/28-ate-dite-cdo-popull-do-ta-shohesh-te-gjunjezuar-ne-pritje-te-llogarise-cdo-popull-do-te-thirret-per-tu-tubuar-te-libri-i-vet-i-veprave-sot-do-te-shperbleheni-per-ato-qe-keni-pun-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 18:42:38 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18231 (Atë Ditë) Çdo popull do ta shohësh të gjunjëzuar (në pritje të llogarisë).” – Çdo njeri të krijuar në këtë botë, do ta shohësh atë ditë në gjunjë, të tmerruar e duke pritur në ankth gjykimin dhe vendimin e Mbretëruesit të Gjithëmëshirshëm.

– “Çdo popull do të thirret (për t’u tubuar) te  Libri i vet (i veprave). Sot do të shpërbleheni për ato që keni punuar.” – Çdo popull do të pyetet për Shpalljen hyjnore që profeti i tyre u ka përcjellë nga Zoti. Ata do të merren në llogari: a e kanë pranuar dhe zbatuar atë, për të përfituar shpërblimin dhe shpëtimin nga ndëshkimi? Apo e kanë shpërfillur atë, duke merituar ndëshkimin dhe humbjen e mirësive të premtuara nga Zoti? Për shembull, ymeti i Musait (a.s) do të thirret të japë llogari në lidhje me Shpalljen e Musait.

Ymeti i Isait do të japë llogari për Shpalljen e Isait (a.s), ashtu si edhe ymeti i Muhamedit (a.s.) do të llogaritet për Shpalljen e Muhamedit (a.s). Pra, çdo popull do të pyetet në lidhje me Librin hyjnor me të cilin është ngarkuar që ta besojë dhe ta zbatojë. Ky është njëri nga shpjegimet e ajetit, i cili është, pa dyshim, një kuptim i saktë. Por ka, gjithashtu, mundësi që fjala “libri” në ajet të ketë kuptimin ‘libri i veprave”. Në këtë mënyrë, çdo njeri do të gjykohet sipas shënimeve në librin e veprave, ku janë regjistruar të gjitha veprat e tij të mira apo të këqija.

Çdokush do të shpërblehet sipas veprave që ka bërë vetë, sikurse thotë i Madhëruari në suren Fusilet, ajeti 46: “Kush bën mirë, e bën mirë për veten e vet, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk bën padrejtësi ndaj robërve .” Por ka mundësi që ajeti t’i përmbajë të dyja këto kuptime, të cilat nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Këtë e mbështet edhe ajeti në vijim:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/28-ate-dite-cdo-popull-do-ta-shohesh-te-gjunjezuar-ne-pritje-te-llogarise-cdo-popull-do-te-thirret-per-tu-tubuar-te-libri-i-vet-i-veprave-sot-do-te-shperbleheni-per-ato-qe-keni-pun-2/feed/ 0