044. ED-DUHAN | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Thu, 14 Apr 2022 12:11:16 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 044. ED-DUHAN | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 59. Prandaj ti prit, sepse edhe ata janë duke pritur! https://www.tefsirkurani.al/59-prandaj-ti-prit-sepse-edhe-ata-jane-duke-pritur-2/ https://www.tefsirkurani.al/59-prandaj-ti-prit-sepse-edhe-ata-jane-duke-pritur-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 21:11:33 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18954 “Prandaj ti prit, sepse edhe ata janë duke pritur!” – Kuptimi: Ti prit, se do ta shohësh fitoren që Zoti të ka premtuar, e t’i do të lumturohesh. Edhe ata le të presin, se do ta shikojnë shpejt ndëshkimin, që do t’i godasë ashpër. Pra, ka ndryshim të madh mes këtyre dy pritjeve. Profeti i Zotit dhe pasuesit e rrugës së tij presin të mirën në dynja dhe në ahiret. Ndërsa kundërshtarët e tyre presin të keqen dhe dëshpërimin e madh në dynja dhe në ahiret. Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Duhan. Falënderimi dhe mirënjohja e plotë i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/59-prandaj-ti-prit-sepse-edhe-ata-jane-duke-pritur-2/feed/ 0
58. Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur’anin) në gjuhën tënde, që të mund të kujtojnë (mësimet e Zotit). https://www.tefsirkurani.al/58-ne-ua-beme-te-lehte-ate-kuranin-ne-gjuhen-tende-qe-te-mund-te-kujtojne-mesimet-e-zotit-2/ https://www.tefsirkurani.al/58-ne-ua-beme-te-lehte-ate-kuranin-ne-gjuhen-tende-qe-te-mund-te-kujtojne-mesimet-e-zotit-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 21:10:55 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18949 – “Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur’anin) në gjuhën tënde, që të mund të kujtojnë (mësimet e Zotit).” – Allahu e lehtësoi përfitimin prej Kur’anit, duke e shpallur në gjuhën arabe, e cila është absolutisht gjuha më shprehëse, më e pasur dhe më e bukura e të gjitha gjuhëve. Ai lehtësoi shqiptimin dhe këndimin e Kur’anit, ashtu siç lehtësoi edhe të kuptuarit e tij. I Madhëruari e bëri këtë, sikurse thotë: “…që të mund të kujtojnë”. Pra, të kujtojnë porositë e Tij, duke kryer ato gjëra që Ai ka urdhëruar dhe duke u ruajtur nga ato gjëra që Ai i ka ndaluar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/58-ne-ua-beme-te-lehte-ate-kuranin-ne-gjuhen-tende-qe-te-mund-te-kujtojne-mesimet-e-zotit-2/feed/ 0
57. Kjo është dhuratë nga Zoti yt. Ky është shpëtimi i madh. https://www.tefsirkurani.al/57-kjo-eshte-dhurate-nga-zoti-yt-ky-eshte-shpetimi-i-madh-2/ https://www.tefsirkurani.al/57-kjo-eshte-dhurate-nga-zoti-yt-ky-eshte-shpetimi-i-madh-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 21:10:31 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18943 “Kjo është dhuratë nga Zoti yt.” – Të gjitha mirësitë e dhëna dhe ruajtja nga ndëshkimi janë thjesht mëshirë, bujari e dhuratë nga Allahu i Madhëruar. Është Allahu i Madhëruar Ai që i mëson të bëjnë vepra të mira dhe të sinqerta, nëpërmjet të cilave arrihen mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit. Është po Ai që, pastaj, i shpërblen dhe u dhuron mirësi,  të cilat nuk mund t’i mendojnë kurrë apo t’i arrijnë me forcat e tyre.

– “Ky është shpëtimi i madh.” – E ku ka fitore më të madhe se arritja e kënaqësisë së Allahut, futja në Xhenetin e bujarisë së Tij, si dhe shpëtimi nga zemërimi dhe dënimi i Allahut.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/57-kjo-eshte-dhurate-nga-zoti-yt-ky-eshte-shpetimi-i-madh-2/feed/ 0
56. Atje nuk do ta provojnë më vdekjen, përveç vdekjes së parë. Ai (Allahu) i ka ruajtur ata prej dënimit të Xhehenemit. https://www.tefsirkurani.al/56-atje-nuk-do-ta-provojne-me-vdekjen-pervec-vdekjes-se-pare-ai-allahu-i-ka-ruajtur-ata-prej-denimit-te-xhehenemit-2/ https://www.tefsirkurani.al/56-atje-nuk-do-ta-provojne-me-vdekjen-pervec-vdekjes-se-pare-ai-allahu-i-ka-ruajtur-ata-prej-denimit-te-xhehenemit-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 21:10:06 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18939 “Atje nuk do ta provojnë më vdekjen, përveç vdekjes së parë. Ai (Allahu) i ka ruajtur ata prej dënimit të Xhehenemit.” – Atje nuk do të provojnë më vdekje, kurrën e kurrës, sepse përndryshe i Madhëruari nuk do ta përjashtonte vdekjen e provuar në jetën e dynjasë. Me këtë përgëzim, mirësitë mbi ta do të përkryhen, pasi për ta do të jetë e përjetshme çdo gjë të cilën ata e pëlqejnë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/56-atje-nuk-do-ta-provojne-me-vdekjen-pervec-vdekjes-se-pare-ai-allahu-i-ka-ruajtur-ata-prej-denimit-te-xhehenemit-2/feed/ 0
55. Atje do të kërkojnë që t’ju sjellin çdolloj frute e do të ndihen të sigurt. https://www.tefsirkurani.al/55-atje-do-te-kerkojne-qe-tju-sjellin-cdolloj-frute-e-do-te-ndihen-te-sigurt-2/ https://www.tefsirkurani.al/55-atje-do-te-kerkojne-qe-tju-sjellin-cdolloj-frute-e-do-te-ndihen-te-sigurt-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 21:09:42 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18936 “Atje do të kërkojnë që t’ju sjellin çdolloj frute e do të ndihen të sigurt.”– Atje ata do të kërkojnë fruta, të cilat kanë nga një shembull përkatës në dynja, por edhe fruta që nuk kanë shembull në dynja. Sa herë që dëshirojnë ndonjë lloj frute, ajo u serviret pa lodhje dhe pa vështirësi. Kur të shijojnë këto mirësi, ata do të jenë – ashtu sikurse i përshkruan Allahu i Lartësuar – të sigurt, të patrazuar nga meraku apo frika se kjo gjendje ndoshta do të përfundojë. Ata janë të sigurt, gjithashtu, nga frika se mos dëbohen jashtë atyre mirësive apo se mos u vjen sërish vdekja, siç thotë i Madhëruari më pas:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/55-atje-do-te-kerkojne-qe-tju-sjellin-cdolloj-frute-e-do-te-ndihen-te-sigurt-2/feed/ 0
54. Ja, kështu do të jetë. Ne do t’i martojmë ata me hyri symëdha. https://www.tefsirkurani.al/54-ja-keshtu-do-te-jete-ne-do-ti-martojme-ata-me-hyri-symedha-2/ https://www.tefsirkurani.al/54-ja-keshtu-do-te-jete-ne-do-ti-martojme-ata-me-hyri-symedha-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 21:09:18 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18931 – “Ja, kështu do të jetë. Ne do t’i martojmë ata me hyri symëdha.” – Ato janë aq tërheqëse, saqë sytë mbërthehen tek ato dhe nuk shqiten më prej tyre. Teksa i vështron, mendja turbullohet dhe frymëmarrja shpeshtohet. Ato janë të përkryera dhe të magjepsin me çdo detaj të bukurisë së tyre. Allahu i Madhëruar i ka cilësuar si ‘hyri symëdha’, sepse sytë e tyre janë të mëdhenj dhe shumë të bukur.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/54-ja-keshtu-do-te-jete-ne-do-ti-martojme-ata-me-hyri-symedha-2/feed/ 0
53. Ata do të veshin rroba mëndafshi të hollë dhe të trashë e do të qëndrojnë ulur ballë për ballë njëri-tjetrit. https://www.tefsirkurani.al/53-ata-do-te-veshin-rroba-mendafshi-te-holle-dhe-te-trashe-e-do-te-qendrojne-ulur-balle-per-balle-njeri-tjetrit-2/ https://www.tefsirkurani.al/53-ata-do-te-veshin-rroba-mendafshi-te-holle-dhe-te-trashe-e-do-te-qendrojne-ulur-balle-per-balle-njeri-tjetrit-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 21:08:55 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18927 “Ata do të veshin rroba mëndafshi të hollë dhe të trashë e do të qëndrojnë ulur ballë për ballë njëri-tjetrit.” – Veshjet e tyre do të jenë prej mëndafshi jeshil, të punuar trashë ose hollë, ashtu si e dëshirojnë. Kështu do të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, tërësisht të kënaqur, të qetë e të rehatuar, të mbushur me dashuri, me komunikim të këndshëm dhe edukatë të lartë. Mes këtyre mirësive të plota dhe kënaqësive të mrekullueshme, Allahu i Madhëruar do t’i martojë ata me gra të bukura dhe të hijshme, shumë tërheqëse dhe të dashura. Ai thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/53-ata-do-te-veshin-rroba-mendafshi-te-holle-dhe-te-trashe-e-do-te-qendrojne-ulur-balle-per-balle-njeri-tjetrit-2/feed/ 0
52. Në kopshte e burime që rrjedhin. https://www.tefsirkurani.al/52-ne-kopshte-e-burime-qe-rrjedhin-2/ https://www.tefsirkurani.al/52-ne-kopshte-e-burime-qe-rrjedhin-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 21:08:30 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18923 – “Të devotshmit  do të jenë në një vend të sigurt, Në kopshte e burime që rrjedhin.” – Ky është shpërblimi i të devotshmëve, të cilët i ruhen zemërimit dhe ndëshkimit të Allahut të Madhëruar. Ata zbatojnë urdhrat dhe nuk cenojnë kufijtë e Tij. Të gjitha këto i kryejnë me sinqeritet për Krijuesin e tyre dhe sipas traditës së Profetit të Tij. Për këtë meritojnë jo vetëm shpëtimin nga zemërimi dhe ndëshkimi i Zotit, por edhe shpërblime të mëdha. Allahu i Madhëruar është i kënaqur me ta, prandaj u dhuron begati të pafundme.

Ata do të pushojnë të lumtur nën hije të dendura, mes pemëve plot fruta, pranë burimeve gurgulluese të mrekullueshme e çlodhëse. Lumenjtë do të rrjedhin pranë ndërtesave e kopshteve të tyre dhe kudo ku ata i dëshirojnë që të jenë. I Madhëruari i ka përshkruar kopshtet e Xhenetit si “kopshte mirësie”, për të treguar se çdo gjë në to është e mrekullueshme dhe lumturisjellëse. Kopshtet e atjeshme janë vetë mirësia, në çdo aspekt, dhe nuk mund të cenohen nga asgjë e keqe, që mund të dëmtonte sadopak atë mrekulli.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/52-ne-kopshte-e-burime-qe-rrjedhin-2/feed/ 0
51. Të devotshmit do të jenë në një vend të sigurt, https://www.tefsirkurani.al/51-te-devotshmit-do-te-jene-ne-nje-vend-te-sigurt/ https://www.tefsirkurani.al/51-te-devotshmit-do-te-jene-ne-nje-vend-te-sigurt/#respond Thu, 09 Dec 2021 21:08:05 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18919 – “Të devotshmit  do të jenë në një vend të sigurt, Në kopshte e burime që rrjedhin.” – Ky është shpërblimi i të devotshmëve, të cilët i ruhen zemërimit dhe ndëshkimit të Allahut të Madhëruar. Ata zbatojnë urdhrat dhe nuk cenojnë kufijtë e Tij. Të gjitha këto i kryejnë me sinqeritet për Krijuesin e tyre dhe sipas traditës së Profetit të Tij. Për këtë meritojnë jo vetëm shpëtimin nga zemërimi dhe ndëshkimi i Zotit, por edhe shpërblime të mëdha. Allahu i Madhëruar është i kënaqur me ta, prandaj u dhuron begati të pafundme.

Ata do të pushojnë të lumtur nën hije të dendura, mes pemëve plot fruta, pranë burimeve gurgulluese të mrekullueshme e çlodhëse. Lumenjtë do të rrjedhin pranë ndërtesave e kopshteve të tyre dhe kudo ku ata i dëshirojnë që të jenë. I Madhëruari i ka përshkruar kopshtet e Xhenetit si “kopshte mirësie”, për të treguar se çdo gjë në to është e mrekullueshme dhe lumturisjellëse. Kopshtet e atjeshme janë vetë mirësia, në çdo aspekt, dhe nuk mund të cenohen nga asgjë e keqe, që mund të dëmtonte sadopak atë mrekulli.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/51-te-devotshmit-do-te-jene-ne-nje-vend-te-sigurt/feed/ 0
50. Ky është ai (dënim) për të cilin ishit në dyshim. https://www.tefsirkurani.al/50-ky-eshte-ai-denim-per-te-cilin-ishit-ne-dyshim-2/ https://www.tefsirkurani.al/50-ky-eshte-ai-denim-per-te-cilin-ishit-ne-dyshim-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 21:07:42 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18916 “Ky është ai (dënim)  për të cilin ishit në dyshim.” – Ky është ndëshkimi i madh, rreth të cilit ju kishit dyshime, pasi ju dukej i pavërtetë. Sot do ta kuptoni plotësisht se ai është një e vërtetë e padiskutueshme.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/50-ky-eshte-ai-denim-per-te-cilin-ishit-ne-dyshim-2/feed/ 0