043. EZ-ZUHRUF | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Thu, 14 Apr 2022 11:33:18 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 043. EZ-ZUHRUF | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 89. Largohu prej tyre dhe thuaj: “Selam!” Ata do ta kuptojnë më vonë. https://www.tefsirkurani.al/89-largohu-prej-tyre-dhe-thuaj-selam-ata-do-ta-kuptojne-me-vone-2/ https://www.tefsirkurani.al/89-largohu-prej-tyre-dhe-thuaj-selam-ata-do-ta-kuptojne-me-vone-2/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:44:08 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24663 – “Largohu prej tyre dhe thuaj: “Selam!”” – Domethënë, ji tolerant dhe falës ndaj tyre, kundrejt mundimeve që të shkaktojnë me fjalët, sjelljet dhe veprimet e tyre. Kundërpërgjigjja jote ndaj tyre të jetë veçse me selam, ashtu siç dinë të sillen të mençurit me të paditurit. Vepro ashtu siç dinë të reagojnë adhuruesit e Rahmanit, siç thuhet në një ajet tjetër: “Adhuruesit e të Gjithmëshirshmit janë ata që ecin nëpër Tokë të qetë, e kur injorantët u drejtohen atyre me fjalë (fyese), ata thonë: “Paqe (selâm)!”” [Furkan 63].

Dhe, me të vërtetë, Profeti (a.s.) e zbatoi porosinë e Zotit të tij. Ai u tregua tolerant, falës dhe i mëshirshëm, me gjithë mundimet e gjata dhe të dhimbshme që i shkaktoi populli i tij. Ai iu kundërpërgjigj këtij trajtimi të ashpër veçse me fjalët më të bukura dhe më të zgjedhura. Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi Profetin (a.s.), mbi njeriun me moralin më të lartë, mbi atë që Zoti e dalloi me dhunti të veçanta, me të cilat ai i tejkaloi gradat e banorëve të qiellit dhe të Tokës, madje duke qëndruar më lart se yjet.

– “Ata do ta kuptojnë më vonë.” – Më vonë do ta mësojnë përfundimin e gjynaheve dhe ndëshkimin për krimet e tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/89-largohu-prej-tyre-dhe-thuaj-selam-ata-do-ta-kuptojne-me-vone-2/feed/ 0
88. Ai (Muhamedi) tha: “O Zoti im! Vërtet, këta janë njerëz që nuk besojnë.” https://www.tefsirkurani.al/88-ai-muhamedi-tha-o-zoti-im-vertet-keta-jane-njerez-qe-nuk-besojne-2/ https://www.tefsirkurani.al/88-ai-muhamedi-tha-o-zoti-im-vertet-keta-jane-njerez-qe-nuk-besojne-2/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:43:53 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24662 “Ai (Muhamedi) tha: “O Zoti im! Vërtet, këta janë njerëz që nuk besojnë.”” – Ky ajet ka lidhje me fjalinë e mësipërme: “Vetëm Ai e di çastin e Kijametit.”. Domethënë, vetëm Ai ka dijeni për Kijametin, ashtu si edhe për fjalët e Profetit (a.s), kur tha: “Këta janë njerëz që nuk besojnë”. Pra, Allahu i Madhëruar e ka dëgjuar edhe ankesën e Profetit, që flet me shqetësim për refuzimin e popullit të tij. Allahu ka dijeni të plotë për gjendjen e tyre dhe është i Plotfuqishëm që t’ua përshpejtojë ndëshkimin, por Ai tregohet Halim – i Butë e Tolerues, që nuk nxitohet të ndëshkojë, por afatizon, që robërit të mund të pendohen dhe të kthehen në udhën e drejtë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/88-ai-muhamedi-tha-o-zoti-im-vertet-keta-jane-njerez-qe-nuk-besojne-2/feed/ 0
87. Nëse ti i pyet se kush i krijoi, ata, me siguri, do të thonë: “Allahu.” Përse, atëherë, i kthejnë shpinën Atij? https://www.tefsirkurani.al/87-nese-ti-i-pyet-se-kush-i-krijoi-ata-me-siguri-do-te-thone-allahu-perse-atehere-i-kthejne-shpinen-atij-2/ https://www.tefsirkurani.al/87-nese-ti-i-pyet-se-kush-i-krijoi-ata-me-siguri-do-te-thone-allahu-perse-atehere-i-kthejne-shpinen-atij-2/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:43:39 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24661   “Nëse ti i pyet se kush i krijoi, ata, me siguri, do të thonë: “Allahu.”” – Po t’i pyesje idhujtarët se kush është Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi dhe Kujdestari i krijesave, ata do të dëshmonin se Ai është vetëm Allahu.

– “Përse, atëherë, i kthejnë shpinën Atij?” – Kuptimi: Kur ata dëshmojnë se është vetëm Allahu Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi dhe Kujdestari i krijesave, atëherë si është e mundur që adhurimet, dashurinë dhe përuljen ia përkushtojnë dikujt tjetër veç Tij?! Nëse pranojnë teuhidin në rububije, ata duhet që të pranojnë edhe njëshmërinë e Allahut në meritën e adhurimit. Ky argument konsiderohet si nga më të fuqishmit në hedhjen poshtë të idhujtarisë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/87-nese-ti-i-pyet-se-kush-i-krijoi-ata-me-siguri-do-te-thone-allahu-perse-atehere-i-kthejne-shpinen-atij-2/feed/ 0
86. Ata të cilëve u luteni në vend të Allahut nuk kanë në dorë ndonjë mundësi për ndërmjetësim (tek Zoti), përveçse për ata (besimdrejtë) që dëshmuan të vërtetën dhe ishin të ditur (rreth saj). https://www.tefsirkurani.al/86-ata-te-cileve-u-luteni-ne-vend-te-allahut-nuk-kane-ne-dore-ndonje-mundesi-per-ndermjetesim-tek-zoti-pervecse-per-ata-besimdrejte-qe-deshmuan-te-verteten-dhe-ishin-te-ditur-rreth-saj-2/ https://www.tefsirkurani.al/86-ata-te-cileve-u-luteni-ne-vend-te-allahut-nuk-kane-ne-dore-ndonje-mundesi-per-ndermjetesim-tek-zoti-pervecse-per-ata-besimdrejte-qe-deshmuan-te-verteten-dhe-ishin-te-ditur-rreth-saj-2/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:43:24 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24660 – “Ata të cilëve u luteni në vend të Allahut nuk kanë në dorë ndonjë mundësi për ndërmjetësim (tek Zoti), …” – Të gjithë ata që janë adhuruar në dynja, qofshin profetë, melekë etj., nuk do të kenë asnjë mundësi tek Allahu i Madhëruar pa lejen e Tij. Edhe ata që do të lejohen, do të mund të ndërmjetësojnë vetëm për ata me të cilët Zoti është i kënaqur. I Madhëruari thotë:

– “… përveçse për ata (besimdrejtë) që dëshmuan të vërtetën dhe ishin të ditur (rreth saj).” – Përveç atyre që dëshmojnë të vërtetën, duke e pranuar me zemër, duke qenë të qartë dhe të ditur për atë të vërtetë. Kjo është dëshmia për njëshmërinë e Allahut të Madhëruar në çdo aspekt, për vërtetësinë e të dërguarve si profetë të Zotit dhe të shpalljeve hyjnore.

Ajo është dëshmia për vërtetësinë e themeleve e fesë dhe të degëzimeve të saj. Vetëm për këta do të vlejë ndërmjetësimi i profetëve, i melekëve dhe i të tjerëve që do t’u jepet leja. Këta do të jenë të shpëtuarit nga ndëshkimi i Allahut të Lartësuar. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/86-ata-te-cileve-u-luteni-ne-vend-te-allahut-nuk-kane-ne-dore-ndonje-mundesi-per-ndermjetesim-tek-zoti-pervecse-per-ata-besimdrejte-qe-deshmuan-te-verteten-dhe-ishin-te-ditur-rreth-saj-2/feed/ 0
85. I Lartësuar qoftë Ai, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i Tokës dhe i çfarë gjendet ndërmjet tyre! Vetëm Ai e di çastin e Kijametit dhe tek Ai do të ktheheni. https://www.tefsirkurani.al/85-i-lartesuar-qofte-ai-ne-doren-e-te-cilit-eshte-sundimi-i-qiejve-e-i-tokes-dhe-i-cfare-gjendet-ndermjet-tyre-vetem-ai-e-di-castin-e-kijametit-dhe-tek-ai-do-te-ktheheni-2/ https://www.tefsirkurani.al/85-i-lartesuar-qofte-ai-ne-doren-e-te-cilit-eshte-sundimi-i-qiejve-e-i-tokes-dhe-i-cfare-gjendet-ndermjet-tyre-vetem-ai-e-di-castin-e-kijametit-dhe-tek-ai-do-te-ktheheni-2/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:43:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24658 – “I Lartësuar qoftë Ai, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i Tokës dhe i çfarë gjendet ndërmjet tyre!” – U madhëroftë dhe u lartësoftë Allahu, u shtofshin begatitë dhe mirësitë e Tij, u lavdëroftë për cilësitë e Tij, për pushtetin e Tij dhe mbretërimin e Tij! Jo më kot sundimi i Tij gjithëpërfshirës mbi qiejt, Tokën e gjithçka mes tyre përmendet bashkë me faktin se Allahu është i Ditur për gjithçka. Madje, Allahu i Madhëruar është i vetmi që ka dituri mbi shumë çështje, për të cilat nuk di askush tjetër, qofshin profetë apo melekë, si për shembull:

“Vetëm Ai e di çastin e Kijametit …” – Dituria për çastin e Kijametit i takon vetëm Zotit. Askush tjetër nuk e di se kur do të ndodhë Kijameti. Tregues i mbretërimit dhe i pushtetit të Tij absolut është edhe fakti se Ai është Sunduesi i dynjasë dhe ahiretit, prandaj thuhet më pas:

“… dhe tek Ai do të ktheheni.” – Kur të ktheheni tek Ai, në ahiret, Ai do të japë gjykimin e Tij të drejtë për veprat tuaja. Tregues i pushtetit dhe i sundimit të plotë të Allahut është edhe fakti se askush tjetër nuk ka në dorë ndonjë çështje të caktuar, madje edhe për të ndërmjetësuar tek Ai nevojitet patjetër leja e Tij, të cilën Allahu ia jep atij që Ai dëshiron. I Plotpushtetshmi dhe Sunduesi i vetëm i dynjasë dhe i ahiretit thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/85-i-lartesuar-qofte-ai-ne-doren-e-te-cilit-eshte-sundimi-i-qiejve-e-i-tokes-dhe-i-cfare-gjendet-ndermjet-tyre-vetem-ai-e-di-castin-e-kijametit-dhe-tek-ai-do-te-ktheheni-2/feed/ 0
84. Ai është i vetmi Zot (që e meriton të adhurohet) në qiell dhe i vetmi Zot (që e meriton të adhurohet) në Tokë. Ai është i Urti e i Gjithëdituri. https://www.tefsirkurani.al/84-ai-eshte-i-vetmi-zot-qe-e-meriton-te-adhurohet-ne-qiell-dhe-i-vetmi-zot-qe-e-meriton-te-adhurohet-ne-toke-ai-eshte-i-urti-e-i-gjithedituri-2/ https://www.tefsirkurani.al/84-ai-eshte-i-vetmi-zot-qe-e-meriton-te-adhurohet-ne-qiell-dhe-i-vetmi-zot-qe-e-meriton-te-adhurohet-ne-toke-ai-eshte-i-urti-e-i-gjithedituri-2/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:42:56 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24657 – “Ai është i vetmi Zot (që e meriton të adhurohet) në qiell dhe i vetmi Zot (që e meriton të adhurohet) në Tokë.” – Allahu i Madhëruar na tregon se Ai është Një dhe i Vetëm në meritën e adhurimit, në qiej dhe në Tokë. Të gjithë banorët e qiellit dhe besimtarët në Tokë e adhurojnë Atë, e madhërojnë, i nënshtrohen lartësisë së Tij, tregojnë dobësinë, varfërinë dhe nevojën e tyre të plotë ndaj pushtetit, bujarisë dhe mëshirës së të Plotit e Absolutit.

Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “Atë e madhërojnë (me tesbih) shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë (me tesbih), duke e lavdëruar, por ju nuk e kuptoni madhërimin (tesbihun) e tyre. Ai është i Butë dhe Falës i madh.” [Isra 44]. Ose: “Gjithçka në qiej e në Tokë i bën sexhde vetëm Allahut, me hir a me pahir, e po kështu edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje.” [Ra’d 15].

Allahu i Lartësuar është Zoti i vetëm me meritë, të Cilit duhet t’i përkushtohen adhurimet, në shenjë dashurie, madhërimi e nënshtrimi ndaj Tij. Atij i përulen të gjitha krijesat: ose me dëshirë dhe vullnet, ose të detyruara. Në një ajet të ngjashëm thuhet: “Ai është Allahu (i vetmi i adhuruar) në qiej dhe në Tokë. Ai i di të gjitha fshehtësitë tuaja dhe ato që i shfaqni haptazi; Ai di gjithçka që ju veproni.” [En’am 3].

Adhurimi dhe dashuria për Të kanë mbushur qiejt dhe Tokën, ndërsa Ai është sipër Fronit të Tij, i veçuar nga krijesat e Tij, i Vetëm në madhështinë e Tij, i Vetmi, i Lartësuari, i Lavdishmi dhe i Ploti në çdo aspekt.

– “Ai është i Urti e i Gjithëdituri.” – Allahu është El Hakim, Ai që përsosi me urtësinë e Tij gjithçka që krijoi dhe çdo ligj që përcaktoi. Krijimi i Tij, ligjet për krijesat e Tij dhe shpërblimi që premtoi për ta, janë bërë të gjitha me urtësi të padiskutueshme. Allahu është, gjithashtu, El Alim – i Ditur për gjithçka. Ai di në imtësi dhe thellësisht çdo të fshehtë dhe jo të fshehtë. Atij nuk mund t’i fshihet gjë, as sa grima më e vogël, në botën qiellore dhe atë tokësore.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/84-ai-eshte-i-vetmi-zot-qe-e-meriton-te-adhurohet-ne-qiell-dhe-i-vetmi-zot-qe-e-meriton-te-adhurohet-ne-toke-ai-eshte-i-urti-e-i-gjithedituri-2/feed/ 0
83. Lëri ata të zhyten më thellë (në padrejtësitë e tyre) dhe të argëtohen, derisa të arrijnë ditën (e dënimit) që u është kërcënuar. https://www.tefsirkurani.al/83-leri-ata-te-zhyten-me-thelle-ne-padrejtesite-e-tyre-dhe-te-argetohen-derisa-te-arrijne-diten-e-denimit-qe-u-eshte-kercenuar-2/ https://www.tefsirkurani.al/83-leri-ata-te-zhyten-me-thelle-ne-padrejtesite-e-tyre-dhe-te-argetohen-derisa-te-arrijne-diten-e-denimit-qe-u-eshte-kercenuar-2/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:42:42 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24656 “Lëri ata të zhyten më thellë (në padrejtësitë e tyre) dhe të argëtohen, …” – Lëri ata të zhyten në të kotën dhe të luajnë me gjëra të paqena e të pavërteta. Njohuritë e tyre janë të dëmshme dhe aspak të dobishme. Ata merren me dituri të dëmshme, nëpërmjet së cilës synojnë të përmbysin të vërtetën, që profetët sollën.

Ndërsa veprat e adhurimet e tyre janë me të vërtetë mendjelehtësira. Ato janë vepra nëpërmjet të cilave shpirti nuk mund të pastrohet dhe vepra që nuk prodhojnë dituri e mirësi. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar i paralajmëron për atë që i pret në Ditën e Gjykimit:

– “… derisa të arrijnë ditën (e dënimit) që u është kërcënuar.” – Atë ditë do të shohin realisht se çfarë kanë arritur me gjynahet dhe padrejtësitë e tyre. Atë ditë do të vuajnë ndëshkimin dhe dëshpërimin e pafund.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/83-leri-ata-te-zhyten-me-thelle-ne-padrejtesite-e-tyre-dhe-te-argetohen-derisa-te-arrijne-diten-e-denimit-qe-u-eshte-kercenuar-2/feed/ 0
82. I Lartësuar dhe larg të metave është Zoti i qiejve e i Tokës, Zoti i Fronit, nga ajo që ata i përshkruajnë. https://www.tefsirkurani.al/82-i-lartesuar-dhe-larg-te-metave-eshte-zoti-i-qiejve-e-i-tokes-zoti-i-fronit-nga-ajo-qe-ata-i-pershkruajne-2/ https://www.tefsirkurani.al/82-i-lartesuar-dhe-larg-te-metave-eshte-zoti-i-qiejve-e-i-tokes-zoti-i-fronit-nga-ajo-qe-ata-i-pershkruajne-2/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:42:26 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24655 – “I Lartësuar dhe larg të metave është Zoti i qiejve e i Tokës, Zoti i Fronit, nga ajo që ata i përshkruajnë.” – Allahu i Madhëruar është i pastër dhe shumë lart pasjes së të barabartëve apo të njëjtëve me Të, shumë lart pasjes së ndihmuesve e aleatëve, shumë lart pasjes së fëmijëve e çdo lloj përshkrimi të ngjashëm që i kanë bërë idhujtarët.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/82-i-lartesuar-dhe-larg-te-metave-eshte-zoti-i-qiejve-e-i-tokes-zoti-i-fronit-nga-ajo-qe-ata-i-pershkruajne-2/feed/ 0
81. Thuaju (o Muhammed): “Sikur i Gjithmëshirshmi të kishte fëmijë, unë do të isha i pari adhurues i tij.” https://www.tefsirkurani.al/81-thuaju-o-muhammed-sikur-i-gjithmeshirshmi-te-kishte-femije-une-do-te-isha-i-pari-adhurues-i-tij-2/ https://www.tefsirkurani.al/81-thuaju-o-muhammed-sikur-i-gjithmeshirshmi-te-kishte-femije-une-do-te-isha-i-pari-adhurues-i-tij-2/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:42:12 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24653 – “Thuaju (o Muhammed): “Sikur i Gjithmëshirshmi të kishte fëmijë, unë do të isha i pari adhurues i tij.” – Kuptimi: O i Dërguari besnik! Ata shpifin se Zoti ka fëmijë, ata shpifin për Atë që është Një, i Vetëm, i Pashoq dhe i Pakrahasueshëm, për Atë që çdokush i drejtohet për nevojat e veta, për Atë që është i Plotë, Jonevojtar e Absolut në çdo drejtim. Atij nuk i takon që të ketë grua e as fëmijë. Askush nuk mund të jetë i barabartë apo i njëjtë me Allahun dhe as mund t’i afrohet madhërisë së Tij.

Thuaju këtyre mjeranëve: “Nëse vërtetë Zoti do të kishte fëmijë, unë do të isha i pari adhurues i këtij fëmije, sepse ai do të ishte pjesë e të atit. Nëse kjo do të ishte e vërtetë dhe diçka e dashur për Zotin, unë do ta zbatoja me korrektësi, sepse unë jam i pari zbatues i asaj që Zoti e dëshiron dhe e do. Por çështja nuk është kështu, prandaj unë jam i pari që e mohoj një paturpësi të tillë!” Kjo teori e stisur nga injorantët është diçka e papranueshme për profetët e Zotit. Ata janë njerëzit më të përkushtuar në bindjen dhe adhurimin e Zotit, si dhe në zbatimin e urdhrave dhe veprave të dashura për Të.

Po ashtu, ata janë njerëzit më të kujdesshëm për t’u larguar nga çdo gjë e keqe dhe për të qortuar njerëzit nga ato. Nëse Mëshiruesi vërtet do të kishte bir, Muhamedi (a.s.) do të ishte i pari adhurues i tij dhe nuk do të ishin idhujtarët ata që do të mund t’ia kalonin atij në këtë çështje. Por duke qenë se Profeti nuk e bëri këtë gjë, pra, nuk e pranoi se Zoti ka fëmijë, atëherë kjo është diçka jo e vërtetë. Ka mundësi që ajeti të kuptohet edhe në një mënyrë tjetër: “Nëse Mëshiruesi do të kishte fëmijë, atëherë unë do të isha përsëri i pari që do të adhuroja Mëshiruesin.

Mënyra kryesore e shprehjes së adhurimit për Allahun është që të pohoj për Të gjithçka që Ai ka pohuar për Veten e Vet dhe të mohoj çdo gjë që Ai e ka mohuar për Veten e Vet, kur flitet për cilësitë, emrat dhe atributet e Tij.” Në këtë rast, pranimi i fëmijës për Zotin do të ishte një prej adhurimeve të shprehura thjesht me fjalë dhe me zemër.  Përfundimisht, pretendimet e idhujtarëve janë të gabuara dhe të papranueshme, qoftë nga ana logjike, qoftë nga ana e fakteve hyjnore.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/81-thuaju-o-muhammed-sikur-i-gjithmeshirshmi-te-kishte-femije-une-do-te-isha-i-pari-adhurues-i-tij-2/feed/ 0
80. A mendojnë ata se Ne nuk ua dëgjojmë të fshehtat dhe bisedat mes tyre? Po, i dëgjojmë, ndërsa të dërguarit Tanë, që janë pranë tyre, i mbajnë shënim ato. https://www.tefsirkurani.al/80-a-mendojne-ata-se-ne-nuk-ua-degjojme-te-fshehtat-dhe-bisedat-mes-tyre-po-i-degjojme-ndersa-te-derguarit-tane-qe-jane-prane-tyre-i-mbajne-shenim-ato-2/ https://www.tefsirkurani.al/80-a-mendojne-ata-se-ne-nuk-ua-degjojme-te-fshehtat-dhe-bisedat-mes-tyre-po-i-degjojme-ndersa-te-derguarit-tane-qe-jane-prane-tyre-i-mbajne-shenim-ato-2/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:41:58 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24652 – “A mendojnë ata se Ne nuk ua dëgjojmë të fshehtat dhe bisedat mes tyre?” – Me paditurinë dhe padrejtësinë që i karakterizon, ata mendojnë se Allahu nuk i di dhe nuk i dëgjon gjërat që i mbajnë fshehur në zemrat e tyre ose që i bisedojnë fshehtas mes njëri-tjetrit. Për këtë arsye, ata mendojnë se nuk do të merren në përgjegjësi dhe nuk do të ndëshkohen për gjërat që i thonë dhe i bëjnë fshehtas. Por Allahu i Madhëruar ua kthen përgjigjen, kur thotë:

– “Po, i dëgjojmë, ndërsa të dërguarit Tanë, që janë pranë tyre, i mbajnë shënim ato.” – Allahu i di imtësisht të fshehtat e tyre dhe bisedat sekrete që zhvillojnë me njëri-tjetrin. Ndërsa melekët e Allahut, të cilët Ai i ka ngarkuar për regjistrimin e veprave të tyre, shkruajnë me përpikmëri çdo fjalë e veprim të robërve . Ato mbahen shënim e ruhen të pandryshuara deri kur të dalin para Zotit, Ditën e Gjykimit. Atë ditë, ata do të gjejnë gjithçka që kanë bërë në dynja, për të cilat do të japin llogari. Allahu i Madhëruar nuk i bën padrejtësi askujt.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/80-a-mendojne-ata-se-ne-nuk-ua-degjojme-te-fshehtat-dhe-bisedat-mes-tyre-po-i-degjojme-ndersa-te-derguarit-tane-qe-jane-prane-tyre-i-mbajne-shenim-ato-2/feed/ 0