042. EL SHURA | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Tue, 14 Dec 2021 19:57:26 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 042. EL SHURA | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 53. Në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç’ka në qiej dhe ç’ka në Tokë. Ta dini, se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet https://www.tefsirkurani.al/53-ne-rrugen-e-allahut-te-cilit-i-takon-cka-ne-qiej-dhe-cka-ne-toke-ta-dini-se-tek-allahu-kthehen-te-gjitha-ceshtjet-2/ https://www.tefsirkurani.al/53-ne-rrugen-e-allahut-te-cilit-i-takon-cka-ne-qiej-dhe-cka-ne-toke-ta-dini-se-tek-allahu-kthehen-te-gjitha-ceshtjet-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 19:57:26 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24332 “… Në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç’ka në qiej dhe ç’ka në Tokë.” – Rruga e drejtë është rruga që Allahu, Krijuesi dhe Sunduesi i qiejve dhe Tokës e solli dhe e bëri të qartë për njerëzit, nëpërmjet profetëve të Tij dhe librave të shenjtë. Vetëm kjo është rruga që të çon tek Ai dhe të fut në Xhenetin e mirësive. Për këtë arsye, le të zgjedhë gjithësecili rrugën dhe fjalët ku bazohet. Por le të kujtojë edhe një fakt shumë të rëndësishëm:

– “Ta dini, se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” – Le të kujtojmë vazhdimisht se, do të vijë një ditë, kur të gjitha veprat tona do të llogariten nga i Drejti e i Gjithëdituri. Nëse kemi punuar mirë dhe sipas besimit të drejtë të bazuar në Librin e Allahut, shpërblimi ynë do të jetë Xheneti dhe kënaqësia e përjetshme pranë Krijuesit. Por nëse kemi shpërfillur Shpalljen e Allahut dhe nuk kemi punuar me sinqeritet, atëherë fundi do të jetë Xhehenemi – Allahu na ruajtë prej tij!

Këtu përfundon tefsiri i sures Esh-shûrâ. Falënderimi dhe lavdia e plotë i qoftë Allahut të Madhërishëm, fillim e mbarim, haptas dhe fshehtas, për lehtësimet dhe dhuratat e Tij bujare!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/53-ne-rrugen-e-allahut-te-cilit-i-takon-cka-ne-qiej-dhe-cka-ne-toke-ta-dini-se-tek-allahu-kthehen-te-gjitha-ceshtjet-2/feed/ 0
52. Po kështu Ne të shpallëm ty Libër (jetëdhënës) prej Nesh. Ti nuk dije çfarë ishte Libri dhe as ç’ishte imani, por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmë në rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robërve Tanë. Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë https://www.tefsirkurani.al/52-po-keshtu-ne-te-shpallem-ty-liber-jetedhenes-prej-nesh-ti-nuk-dije-cfare-ishte-libri-dhe-as-cishte-imani-por-ne-e-beme-ate-drite-me-te-cilen-e-udhezojme-ne-rruge-te-drejte-ate-qe-ne-2/ https://www.tefsirkurani.al/52-po-keshtu-ne-te-shpallem-ty-liber-jetedhenes-prej-nesh-ti-nuk-dije-cfare-ishte-libri-dhe-as-cishte-imani-por-ne-e-beme-ate-drite-me-te-cilen-e-udhezojme-ne-rruge-te-drejte-ate-qe-ne-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 19:56:58 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24329 “Po kështu Ne të shpallëm ty Libër (jetëdhënës) prej Nesh.” – Kuptimi: Ashtu sikurse u dhamë mesazhe profetëve para teje, edhe ty po të shpallim këtë Kur’an madhështor. Allahu i Lartësuar e ka quajtur Kur’anin Rûh – Shpirt, sepse ashtu sikurse trupi nuk jeton dot pa shpirtin, ashtu edhe zemrat e njerëzve nuk mund të jetojnë pa Kur’anin. Ky libër u jep jetë zemrave dhe, nëpërmjet tij, njerëzit përfitojnë nga mirësitë e dynjasë dhe të fesë. Kur’ani është një mirësi thjesht e dhuruar nga Zoti për profetin e Tij dhe për besimtarët, pa asnjë përpjekje prej tyre, prandaj i Lartësuari thotë:

“Ti nuk dije çfarë ishte Libri dhe as ç’ishte imani, …” – Kuptimi: Para Shpalljes së Kur’anit, ti nuk dije gjë rreth librave të mëparshëm të shpallur nga Allahu i Lartësuar. Ti nuk kishe dijeni për imanin dhe as për ligjet fetare të kaluara, të përcaktuara nga Zoti për profetë dhe popuj të ndryshëm. Ti ishe thjesht një ummij, që nuk dinte shkrim e lexim. Megjithatë, është Allahu Ai që të përzgjodhi ty për të të dhuruar këtë libër madhështor, këtë dritë, me të cilën njerëzit shohin dhe gjejnë rrugën e drejtë të adhurimit të një Zoti të vetëm.

– “… por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmë në rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robërve  Tanë.” – Nëpërmjet Kur’anit, njerëzit shohin të ndriçuar rrugën për të shkuar tek Allahu i Dashur dhe i Lartësuar. Drita e Kur’anit largon errësirat e kufrit, të idhujtarisë dhe të çdo lloj devijimi. Ai është drita që e shpëton robin nga errësirat dhe greminat e dëshirave të shfrenuara dhe të poshtra, që sjellin veçse shkatërrim dhe dëshpërim. Nëpërmjet Kur’anit, adhuruesit e Allahut shohin qartë realitetin e kësaj bote dhe e trajtojnë gjithçka ashtu sikurse e meriton. Ai është rruga e drejtë e Allahut, dhe nuk ka rrugë tjetër që të afron tek Ai, veç asaj që është e ndriçuar nga ky libër.

“Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë, …” – Allahu i Lartësuar e përgëzon dhe inkurajon Profetin e Tij, duke i kujtuar se edhe ai si profet është udhëzues për në rrugën e drejtë. Udhëzimi që bën një profet është qartësimi i plotë i rrugës së drejtë, me fakte dhe argumente të pakundërshtueshme, duke nxitur njerëzit për ta ndjekur këtë rrugë. Pjesë e udhëzimit që bën profeti është, gjithashtu, edhe sqarimi i rrugëve të së keqes dhe thirrja për t’u larguar prej tyre. Pastaj Allahu i Lartësuar përcakton më mirë se cila është rruga e drejtë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/52-po-keshtu-ne-te-shpallem-ty-liber-jetedhenes-prej-nesh-ti-nuk-dije-cfare-ishte-libri-dhe-as-cishte-imani-por-ne-e-beme-ate-drite-me-te-cilen-e-udhezojme-ne-rruge-te-drejte-ate-qe-ne-2/feed/ 0
51. Allahu nuk i ka folur njerëzve përveçse me anë të (frymëzimit të) shpalljes, ose pas një perdeje, ose me anë të një të dërguari (meleku), që i shpall – me lejen e Tij – atë që Ai do. Vërtet, Ai është më i Larti, më i Urti https://www.tefsirkurani.al/51-allahu-nuk-i-ka-folur-njerezve-pervecse-me-ane-te-frymezimit-te-shpalljes-ose-pas-nje-perdeje-ose-me-ane-te-nje-te-derguari-meleku-qe-i-shpall-me-lejen-e-tij-ate-qe-ai-d/ https://www.tefsirkurani.al/51-allahu-nuk-i-ka-folur-njerezve-pervecse-me-ane-te-frymezimit-te-shpalljes-ose-pas-nje-perdeje-ose-me-ane-te-nje-te-derguari-meleku-qe-i-shpall-me-lejen-e-tij-ate-qe-ai-d/#respond Tue, 14 Dec 2021 19:56:36 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24325   Mohuesit e Zotit dhe të profetëve të Tij thoshin: “Pse të mos na flasë vetë Zoti, ose të na sjellë ndonjë shenjë të madhe?!” Kjo qe vërtet një arrogancë nga ana e tyre. Kësaj kërkese të paturpshme, Allahu i Lartësuar i përgjigjet duke treguar se cilat janë format e ardhjes së Shpalljes hyjnore:

– “Allahu nuk i ka folur njerëzve përveçse me anë të (frymëzimit të) shpalljes, …” – Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar e jep mesazhin e Tij duke e hedhur atë drejt e në zemrën e profetit, pa i folur drejtpërdrejt dhe pa ndërmjetësinë e Melekut të Shpalljes (Xhibrilit a.s.) apo të melekëve të tjerë. Kjo është njëra formë e Shpalljes. Forma e dytë është:

“…ose pas një perdeje…” – Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar i flet vetë profetit, por pas perdes. Pra, profeti e dëgjon Krijuesin e tij, por nuk e sheh Atë. Kështu iu shpall revelata Musait (a.s.), i cili u quajt edhe “Kelîmur-rahmân” (ai të cilit Mëshiruesi i foli). Po këtë mënyrë iu shpall Muhamedit (a.s.) detyrimi i pesë namazeve ditore, kur u ngjit në qiell Natën e Israsë dhe të Mi’râxhit. Mënyra e tretë e Shpalljes është:

“… ose me anë të një të dërguari (meleku), që i shpall – me lejen e Tij – atë që Ai do..” – Allahu i Lartësuar dërgon te profeti një lajmëtar prej melekëve, si Xhibrili apo ndonjë melek tjetër, dhe i përcjell atij çfarë Ai dëshiron. Këtu, Allahu i Lartësuar bën dy cilësime shumë të rëndësishme, kur thotë, së pari: “me lejen e Tij”, pra, jo kur dhe si dëshiron meleku apo njeriu, por kur dhe si dëshiron Allahu. Së dyti, Ai cilëson: “atë që Ai do”, pra, atë që do Zoti dhe jo atë që do meleku apo njeriu.

“Vërtet, Ai është më i Larti, më i Urti.” – Allahu i Madhërishëm është më i Larti në Qenien e Tij, më i Larti dhe i Madhërishmi në cilësitë dhe emrat e Tij, më i Larti dhe i Urti në veprat e Tij. Para krenarisë dhe madhështisë së Tij është nënshtruar çdo krijesë. Të gjithë janë krijesa të varfra, të nënshtruara dhe nevojtare për mëshirën dhe përkujdesin e Tij dhe vetëm Allahu është i Lartësuari, i Madhërishmi, që nuk ka nevojë për asgjë. Askush nuk është i përafërt apo i ngjashëm me Allahun. Ai është Urti, që gjithçka e vendos në vendin që i takon. Urtësia e Tij është absolutisht e plotë si në aspektin e krijimit, ashtu edhe në aspektin e ligjeve, që Ai u solli njerëzve përmes librave dhe profetëve të Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/51-allahu-nuk-i-ka-folur-njerezve-pervecse-me-ane-te-frymezimit-te-shpalljes-ose-pas-nje-perdeje-ose-me-ane-te-nje-te-derguari-meleku-qe-i-shpall-me-lejen-e-tij-ate-qe-ai-d/feed/ 0
50. Ose fal edhe djem, edhe vajza. Ndërsa atë, që Ai dëshiron, e lë pa fëmijë. Ai është i Gjithëditur, i Plotpushtetshëm https://www.tefsirkurani.al/50-ose-fal-edhe-djem-edhe-vajza-ndersa-ate-qe-ai-deshiron-e-le-pa-femije-ai-eshte-i-gjitheditur-i-plotpushtetshem-2/ https://www.tefsirkurani.al/50-ose-fal-edhe-djem-edhe-vajza-ndersa-ate-qe-ai-deshiron-e-le-pa-femije-ai-eshte-i-gjitheditur-i-plotpushtetshem-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 19:56:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24323 – “Vetëm Allahut i takon pushteti i qiejve e i Tokës..” – Pushteti i qiejve e i tokës është në dorë të Allahut. Ai krijon çfarë të dojë dhe vepron në krijimin e Tij si të dëshirojë. Nuk ndodh asgjë në këtë gjithësi pa lejen dhe fuqinë e Tij. Është Allahu që rregullon çështjet e krijesave, me urtësinë dhe mëshirën e Tij, qoftë për gjërat më të vogla në dukje. Madje, Ai ka nën kontroll edhe ato çështje, sebepet e të cilave i ka lënë në dorë të krijesave. Është e vërtetë që njerëzit martohen me njëri-tjetrin për të bërë fëmijë, por është i Gjithëdituri e i Urti Ai që përcakton se çfarë do t’u japë ose nuk do t’u japë atyre. Kështu, i Madhërishmi thotë:

– “Ai krijon çfarë të dojë. Ai i fal vajza atij që Ai do, e i fal djem, atij që Ai do. Ose fal edhe djem, edhe vajza. Ndërsa atë, që Ai dëshiron, e lë pa fëmijë.” – Me urtësinë e Tij, Allahu i Lartësuar i fal vetëm vajza dikujt që Ai dëshiron, ndërsa dikujt tjetër i fal vetëm meshkuj; ose i fal edhe djem, edhe vajza. Po ashtu, dikë tjetër, – siç Allahu dëshiron, – e lë pa fëmijë. Çdo përcaktim i Allahut fsheh urtësi që ne nuk i dimë. Ai është i Urtë e i Gjithëditur, prandaj ne duhet të kënaqemi gjithmonë me përcaktimin e Tij dhe t’i shprehim mirënjohjen tonë për çdo gjë. Mirënjohësit janë të lumtur në çdo gjendje, ndërsa përçmuesit kurrë nuk kënaqen.

“Ai është i Gjithëditur, i Plotpushtetshëm.” – Allahu është i Gjithëditur për krijesat e tij dhe i Plotpushtetshëm për gjithçka që dëshiron. Ai ka përcaktuar çdo gjë me përpikmëri dhe saktësi.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/50-ose-fal-edhe-djem-edhe-vajza-ndersa-ate-qe-ai-deshiron-e-le-pa-femije-ai-eshte-i-gjitheditur-i-plotpushtetshem-2/feed/ 0
49. Vetëm Allahut i takon pushteti i qiejve e i Tokës. Ai krijon çfarë të dojë. Ai i fal vajza atij që Ai do, e i fal djem, atij që Ai do https://www.tefsirkurani.al/49-vetem-allahut-i-takon-pushteti-i-qiejve-e-i-tokes-ai-krijon-cfare-te-doje-ai-i-fal-vajza-atij-qe-ai-do-e-i-fal-djem-atij-qe-ai-do/ https://www.tefsirkurani.al/49-vetem-allahut-i-takon-pushteti-i-qiejve-e-i-tokes-ai-krijon-cfare-te-doje-ai-i-fal-vajza-atij-qe-ai-do-e-i-fal-djem-atij-qe-ai-do/#respond Tue, 14 Dec 2021 19:55:36 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24320 – “Vetëm Allahut i takon pushteti i qiejve e i Tokës..” – Pushteti i qiejve e i tokës është në dorë të Allahut. Ai krijon çfarë të dojë dhe vepron në krijimin e Tij si të dëshirojë. Nuk ndodh asgjë në këtë gjithësi pa lejen dhe fuqinë e Tij. Është Allahu që rregullon çështjet e krijesave, me urtësinë dhe mëshirën e Tij, qoftë për gjërat më të vogla në dukje. Madje, Ai ka nën kontroll edhe ato çështje, sebepet e të cilave i ka lënë në dorë të krijesave. Është e vërtetë që njerëzit martohen me njëri-tjetrin për të bërë fëmijë, por është i Gjithëdituri e i Urti Ai që përcakton se çfarë do t’u japë ose nuk do t’u japë atyre. Kështu, i Madhërishmi thotë:

– “Ai krijon çfarë të dojë. Ai i fal vajza atij që Ai do, e i fal djem, atij që Ai do. Ose fal edhe djem, edhe vajza. Ndërsa atë, që Ai dëshiron, e lë pa fëmijë.” – Me urtësinë e Tij, Allahu i Lartësuar i fal vetëm vajza dikujt që Ai dëshiron, ndërsa dikujt tjetër i fal vetëm meshkuj; ose i fal edhe djem, edhe vajza. Po ashtu, dikë tjetër, – siç Allahu dëshiron, – e lë pa fëmijë. Çdo përcaktim i Allahut fsheh urtësi që ne nuk i dimë. Ai është i Urtë e i Gjithëditur, prandaj ne duhet të kënaqemi gjithmonë me përcaktimin e Tij dhe t’i shprehim mirënjohjen tonë për çdo gjë. Mirënjohësit janë të lumtur në çdo gjendje, ndërsa përçmuesit kurrë nuk kënaqen.

“Ai është i Gjithëditur, i Plotpushtetshëm.” – Allahu është i Gjithëditur për krijesat e tij dhe i Plotpushtetshëm për gjithçka që dëshiron. Ai ka përcaktuar çdo gjë me përpikmëri dhe saktësi.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/49-vetem-allahut-i-takon-pushteti-i-qiejve-e-i-tokes-ai-krijon-cfare-te-doje-ai-i-fal-vajza-atij-qe-ai-do-e-i-fal-djem-atij-qe-ai-do/feed/ 0
48. Nëse ata refuzojnë, dije (o Muhammed) se Ne nuk të kemi dërguar ty si përgjegjës të tyre. Ti ke për detyrë vetëm kumtimin (e shpalljes). Vërtet, kur Ne i dhurojmë njeriut nga ana Jonë ndonjë të mirë, ai gëzohet për të e kur e godet ndonjë e keqe, që e ka merituar vetë, atëherë njeriu bëhet mohues (i të mirave të Zotit) https://www.tefsirkurani.al/48-nese-ata-refuzojne-dije-o-muhammed-se-ne-nuk-te-kemi-derguar-ty-si-pergjegjes-te-tyre-ti-ke-per-detyre-vetem-kumtimin-e-shpalljes-vertet-kur-ne-i-dhurojme-njeriut-nga-ana-jone-ndonje-te-mi-2/ https://www.tefsirkurani.al/48-nese-ata-refuzojne-dije-o-muhammed-se-ne-nuk-te-kemi-derguar-ty-si-pergjegjes-te-tyre-ti-ke-per-detyre-vetem-kumtimin-e-shpalljes-vertet-kur-ne-i-dhurojme-njeriut-nga-ana-jone-ndonje-te-mi-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 19:55:13 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24317 “Nëse ata refuzojnë, dije (o Muhammed) se Ne nuk të kemi dërguar ty si përgjegjës të tyre.” – Kuptimi: Nëse ata, pas qartësimit të plotë të së vërtetës, të kthejnë shpinën dhe shpërfillin ftesën tënde për në rrugën e Allahut, kujto që Allahu nuk të ka dërguar ty që të jesh përgjegjës për veprimet e tyre. Nuk është përgjegjësia jote që ata nuk e pranojnë udhëzimin e Allahut. Detyra jote është vetëm kumtimi dhe qartësimi i të vërtetës për ta.

“Ti ke për detyrë vetëm kumtimin (e shpalljes).– Nëse t’i bën detyrën tënde të transmetimit të plotë të së vërtetës, do të marrësh shpërblimin tënd tek Allahu i Lartësuar, pavarësisht a i përgjigjen njerëzit ftesës tënde apo nuk i përgjigjen, e pranojnë atë apo nuk e pranojnë. Llogaria e veprave të tyre është tek Allahu i Drejtë, i Cili do të shpërblejë gjithësecilin për çfarë ka bërë në këtë jetë, të vogël a të madhe, të dukshme a të fshehur. Më poshtë, Allahu i Lartësuar flet për gjendjet në të cilat kalon njeriu dhe për mënyrën se si ai sillet në këto gjendje:

– “Vërtet, kur Ne i dhurojmë njeriut nga ana Jonë ndonjë të mirë, ai gëzohet për të …” – Kur Allahu i Lartësuar, nga bujaria e Tij, i dhuron njeriut mirësi të ndryshme, si: shëndet, qetësi, pasuri, fëmijë, famë, pushtet, etj., njeriu gëzohet. Allahu i Lartësuar thotë: “… ai gëzohet për të”, pra, gëzohet me mirësinë që ka, dhe vetëm kaq. Me fjalë të tjera, kënaqësia e tij lidhet veçse me mirësinë e dhënë, ndërkohë që njeriu duhet ta gjejë gëzimin, kënaqësinë dhe lumturinë veçse me Zotin e tij, me Allahun e Lartësuar. Vetëm duke u afruar pranë të Gjithëmëshirshmit me adhurime dhe vepra të mira, vjen qetësia dhe lumturia. Edhe mirësitë e shumta që njeriu ka, nuk janë gjë tjetër veçse dhurata të Allahut të Lartësuar, prandaj ato duhet që ta shtojnë më shumë dashurinë dhe madhërimin për Të. Nëse ne gëzohemi thjesht dhe vetëm me mirësitë që kemi, duke harruar Allahun e Lartësuar që na i ka falur, kjo është vërtet një mosmirënjohje ndaj Tij, që patjetër do të sjellë trishtim dhe vuajtje.

– “…e kur e godet ndonjë e keqe, që e ka merituar vetë, atëherë njeriu bëhet mohues (i të mirave të Zotit).” – Kur njeriu goditet me ndonjë fatkeqësi, si sëmundje, varfëri, etj., ai menjëherë i harron të gjitha mirësitë që gëzonte para kësaj fatkeqësie. Sprovat vijnë si pasojë e vetë punëve të këqija të robit. Madje, për shumë gjynahe, i Madhërishmi fal dhe afatizon. Sikur Zoti ta dënonte njeriun për çdo gjynah që bën, atëherë nuk do të mbetej askush mbi faqen e dheut, por Zoti i Lartësuar është Mëshirues dhe Falës. Allahu e sprovon njeriun, me qëllim që ai të kthejë rrugë dhe të reflektojë për mosmirënjohjen e treguar deri në atë çast, para se të vijë dita kur nuk bën më dobi reflektimi dhe pendimi. Por sërish, njeriu ka një natyrë mosmirënjohëse, prandaj sapo goditet nga një fatkeqësi, i harron të gjitha mirësitë që Zoti i ka dhuruar. Në vend të durimit dhe falënderimit, ai shpreh zemërimin dhe pakënaqësinë për caktimin e Zotit të Urtë dhe të Gjithëmëshirshëm.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/48-nese-ata-refuzojne-dije-o-muhammed-se-ne-nuk-te-kemi-derguar-ty-si-pergjegjes-te-tyre-ti-ke-per-detyre-vetem-kumtimin-e-shpalljes-vertet-kur-ne-i-dhurojme-njeriut-nga-ana-jone-ndonje-te-mi-2/feed/ 0
47. Përgjigjjuni thirrjes së Zotit tuaj, para se të vijë Dita kur Allahu nuk do të lejojë më kthim prapa. Atë ditë, ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund të mohoni (padrejtësitë tuaja) https://www.tefsirkurani.al/47-pergjigjjuni-thirrjes-se-zotit-tuaj-para-se-te-vije-dita-kur-allahu-nuk-do-te-lejoje-me-kthim-prapa-ate-dite-ju-nuk-do-te-gjeni-strehim-dhe-as-nuk-do-te-mund-te-mohoni-padrejtesite-tuaja-2/ https://www.tefsirkurani.al/47-pergjigjjuni-thirrjes-se-zotit-tuaj-para-se-te-vije-dita-kur-allahu-nuk-do-te-lejoje-me-kthim-prapa-ate-dite-ju-nuk-do-te-gjeni-strehim-dhe-as-nuk-do-te-mund-te-mohoni-padrejtesite-tuaja-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 19:54:38 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24314 – “Përgjigjjuni thirrjes së Zotit tuaj,…” – Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i përgjigjemi plotësisht dhe me përkushtim ftesës së Tij plot jetë dhe mirësi. Pranimi i kësaj ftese nënkupton kryerjen me sinqeritet të porosive të Allahut të Lartësuar dhe largimin nga ndalesat e Tij me durim dhe këmbëngulje. Gjithashtu, ky pranim duhet të bëhet menjëherë dhe të mos shtyhet me: “Do të…”.

“…para se të vijë Dita kur Allahu nuk do të lejojë më kthim prapa.” – Ne duhet të nxitojmë të zbatojmë porositë dhe udhëzimet e Tij, para se të vijë dita që nuk ka dyshim në vërtetësinë e saj. Ajo është Dita e Kijametit, ditë kur nuk mund të arrihet më çfarë është lënë pas dhe nuk mund të rregullohet çfarë është shkatërruar.

“Atë ditë, ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund të mohoni (padrejtësitë tuaja). – Atë ditë nuk mund të gjesh strehim dhe mbrojtje nga drejtësia e të Drejtit. Atë ditë nuk mund t’i shpëtosh llogarisë, por çdokush do të marrë atë që meriton. Atë ditë, melekët do t’i rrethojnë krijesat nga të gjitha drejtimet dhe do t’u thonë: “O turmë e xhindëve dhe e njerëzve! Nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, dilni! Por ju nuk mund ta bëni këtë, pa patur fuqi.” Atë ditë, robi nuk mund t’i mohojë padrejtësitë dhe krimet që ka bërë. Edhe sikur ta bënte, do të dilnin t’i dëshmonin të kundërtën vetë gjymtyrët e tij. Ky ajet, e të tjerë të ngjashëm me të, kritikon vonesën e të vetëmashtruarve, të cilët nuk shpejtojnë për zbatimin e porosive të Zotit, por gjithmonë justifikohen duke thënë: “Do të …, do të …”. Allahu i Lartësuar na urdhëron që të nxitojmë për zbatimin e urdhëresave të Tij dhe të shfrytëzojmë sa më shpejt çdo mundësi që Ai na ofron për punë të mira.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/47-pergjigjjuni-thirrjes-se-zotit-tuaj-para-se-te-vije-dita-kur-allahu-nuk-do-te-lejoje-me-kthim-prapa-ate-dite-ju-nuk-do-te-gjeni-strehim-dhe-as-nuk-do-te-mund-te-mohoni-padrejtesite-tuaja-2/feed/ 0
46. Ata nuk do të gjejnë ndonjë mbrojtës që t’i shpëtojë prej (ndëshkimit të) Allahut. Për atë që Allahu e lë në humbje, nuk ka asnjë rrugë shpëtimi https://www.tefsirkurani.al/46-ata-nuk-do-te-gjejne-ndonje-mbrojtes-qe-ti-shpetoje-prej-ndeshkimit-te-allahut-per-ate-qe-allahu-e-le-ne-humbje-nuk-ka-asnje-rruge-shpetimi-2/ https://www.tefsirkurani.al/46-ata-nuk-do-te-gjejne-ndonje-mbrojtes-qe-ti-shpetoje-prej-ndeshkimit-te-allahut-per-ate-qe-allahu-e-le-ne-humbje-nuk-ka-asnje-rruge-shpetimi-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 19:53:00 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24306 “Ata nuk do të gjejnë ndonjë mbrojtës që t’i shpëtojë prej (ndëshkimit të) Allahut.” – Në dynja, ata gjejnë mbështetje te forca, pasuria dhe aleatët e tyre. Por në atë ditë që nuk do të ketë fund, ata nuk do t’i gjejnë pranë ndihmuesit e tyre dhe do të kuptojnë se çdo lidhje ka marrë fund. Tashmë ndëshkimi i Zotit është i pashmangshëm dhe askush nuk mund t’i mbrojë ata. Këta të mjerë janë në humbje të sigurt, kur mendojnë se ndihmësit dhe aleatët e tyre mund t’u sjellin dobi apo t’i mbrojnë nga të këqijat.

“Për atë që Allahu e lë në humbje, nuk ka asnjë rrugë shpëtimi.” – Ata që nuk e pranojnë udhëzimin e Allahut askush nuk mund t’i udhëzojë në rrugën e drejtë. Atë ditë do të shfaqen qartë të udhëzuarit nga të humburit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/46-ata-nuk-do-te-gjejne-ndonje-mbrojtes-qe-ti-shpetoje-prej-ndeshkimit-te-allahut-per-ate-qe-allahu-e-le-ne-humbje-nuk-ka-asnje-rruge-shpetimi-2/feed/ 0
45. Do t’i shohësh ata duke iu afruar Zjarrit të përulur nga nënshtrimi, se si e shikojnë tinëz me bisht të syrit. Ata që kanë besuar do të thonë: “Vërtet, të humbur në Ditën e Kijametit janë ata që e humbën veten dhe familjen e tyre!” Ta dini, se të padrejtët do të jenë në dënim të përhershëm https://www.tefsirkurani.al/45-do-ti-shohesh-ata-duke-iu-afruar-zjarrit-te-perulur-nga-nenshtrimi-se-si-e-shikojne-tinez-me-bisht-te-syrit-ata-qe-kane-besuar-do-te-thone-vertet-te-humbur-ne-diten-e-kijamet-2/ https://www.tefsirkurani.al/45-do-ti-shohesh-ata-duke-iu-afruar-zjarrit-te-perulur-nga-nenshtrimi-se-si-e-shikojne-tinez-me-bisht-te-syrit-ata-qe-kane-besuar-do-te-thone-vertet-te-humbur-ne-diten-e-kijamet-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 19:52:40 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24301 “Do t’i shohësh ata duke iu afruar Zjarrit të përulur nga nënshtrimi, se si e shikojnë tinëz me bisht të syrit.” – Kur ata të tërhiqen zvarrë për t’u flakur në Zjarr, do të shohësh tmerr të madh. Trupat dhe fytyrat e tyre janë shumë të frikësuara, sepse të tilla janë edhe zemrat e tyre. Të tmerruar, ata do vështrojnë tinëz Zjarrin, por nuk kanë më shpresë se do mund të shpëtojnë prej tij. E si mund ta shohin Zjarrin e frikshëm drejtpërdrejt?! Por, gjithsesi, kjo nuk u vlen aspak, sepse nuk ua lehtëson frikën që i ka pushtuar dhe që kurrë nuk do t’i lëshojë.

“Ata që kanë besuar do të thonë: “Vërtet, të humbur në Ditën e Kijametit janë ata që e humbën veten dhe familjen e tyre!” – Kjo është dita kur do të shfaqet hapur përfundimi i krijesave: do të dallohen qartë të sinqertët nga gënjeshtarët. Në këtë ditë, besimtarët do të thonë: ‘Të dështuarit e vërtetë janë ata që humbën vetveten dhe familjen e tyre, në këtë ditë të fitores ose humbjes së madhe. Atyre u iku përfundimisht shpërblimi i madh i të Gjithëmëshirshmit, sepse zgjodhën për veten e tyre ndëshkimin e dhimbshëm dhe poshtërues. Kësaj vuajtjeje i shtohet edhe dhimbja e ndarjes nga familjet e tyre, me të cilat kurrë nuk do të bashkohen!’ Fundi i këtyre është i trishtueshëm, siç thotë i Drejti:

– “Ta dini, se të padrejtët do të jenë në dënim të përhershëm.” – Ata që kanë dëmtuar vetveten me gjynahe, mosbindje dhe mohim, do të jenë të zhytur në mes të Zjarrit: kurrë nuk kanë për të dalë prej andej dhe kurrë nuk do t’u lehtësohet ndëshkimi. Atje do të mbesin përgjithmonë dhe të pashpresë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/45-do-ti-shohesh-ata-duke-iu-afruar-zjarrit-te-perulur-nga-nenshtrimi-se-si-e-shikojne-tinez-me-bisht-te-syrit-ata-qe-kane-besuar-do-te-thone-vertet-te-humbur-ne-diten-e-kijamet-2/feed/ 0
44. Atë që Allahu e lë të humbur, nuk ka kush ta udhëzojë përveç Atij. Do t’i shohësh keqbërësit që, kur ta vërejnë dënimin, do të thonë: “A ka ndonjë rrugë për t’u kthyer (në jetën tokësore)?” https://www.tefsirkurani.al/44-ate-qe-allahu-e-le-te-humbur-nuk-ka-kush-ta-udhezoje-pervec-atij-do-ti-shohesh-keqberesit-qe-kur-ta-verejne-denimin-do-te-thone-a-ka-ndonje-rruge-per-tu-kthyer-ne/ https://www.tefsirkurani.al/44-ate-qe-allahu-e-le-te-humbur-nuk-ka-kush-ta-udhezoje-pervec-atij-do-ti-shohesh-keqberesit-qe-kur-ta-verejne-denimin-do-te-thone-a-ka-ndonje-rruge-per-tu-kthyer-ne/#respond Tue, 14 Dec 2021 19:52:21 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24298 “Atë që Allahu e lë të humbur, nuk ka kush ta udhëzojë përveç Atij.” – Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është i vetmi që e mundëson udhëzimin. Nëse Ai nuk të udhëzon në rrugën e drejtë, je i humbur dhe kurrë nuk mund ta gjesh udhëzimin pa ndihmën e Tij. Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur dhe i Urtë, prandaj udhëzon në rrugën e drejtë veçse ata që e meritojnë të udhëzohen, ndërsa të padrejtët dhe të pabindurit e kërkojnë humbjen vetë dhe e refuzojnë udhëzimin e Tij. Ata që refuzojnë udhëzimin e të Madhëruarit dhe e shpërfillin ftesën e Tij, askush nuk mund t’i ndihmojë për të dalë nga humbja dhe të gjejnë udhën e drejtë.

– “Do t’i shohësh keqbërësit që, kur ta vërejnë dënimin, do të thonë: …” – Ajo është një skenë e frikshme, e trishtueshme dhe e pashpresë. Kur ata të shohin ndëshkimin që po u afrohet, do të pendohen shumë për çfarë kanë bërë në dynja. Ata do të brengosen për shpërfilljen e ftesës bujare të të Madhërishmit, por tashmë çdo gjë ka marrë fund dhe nuk kthehet më pas. Në një gjendje të tillë tmerri dhe dëshpërimi, ata do të thonë:

“A ka ndonjë rrugë për t’u kthyer (në jetën tokësore)?” – Kuptimi: A ka ndonjë mënyrë për t’u kthyer në dynja, që të veprojmë ndryshe nga ato që bëmë dhe që na futën këtu në Xhehenem? Kjo është një kërkesë e dëshpëruar, që kurrë nuk do t’u plotësohet.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/44-ate-qe-allahu-e-le-te-humbur-nuk-ka-kush-ta-udhezoje-pervec-atij-do-ti-shohesh-keqberesit-qe-kur-ta-verejne-denimin-do-te-thone-a-ka-ndonje-rruge-per-tu-kthyer-ne/feed/ 0