041. FUS-SILET | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Fri, 15 Apr 2022 22:06:02 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 041. FUS-SILET | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 54. Vërtet, ata janë në dyshim për takimin me Zotin e tyre, por le ta dinë se pushteti i Tij përfshin gjithçka. https://www.tefsirkurani.al/54-vertet-ata-jane-ne-dyshim-per-takimin-me-zotin-e-tyre-por-le-ta-dine-se-pushteti-i-tij-perfshin-gjithcka-2/ https://www.tefsirkurani.al/54-vertet-ata-jane-ne-dyshim-per-takimin-me-zotin-e-tyre-por-le-ta-dine-se-pushteti-i-tij-perfshin-gjithcka-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 19:31:01 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24142 “Vërtet, ata janë në dyshim për takimin me Zotin e tyre, …” – Ata janë të pasigurt për ringjalljen dhe për llogarinë në Ditën e Gjykimit. Për sytë e tyre ekziston veçse jeta e kësaj bote, prandaj ata nuk punojnë aspak për ahiretin dhe nuk i kushtojnë fare rëndësi atij. Por të mos harrojnë:

– “… por le ta dinë se pushteti i Tij përfshin gjithçka.” – Allahu i Madhërishëm përfshin gjithçka me dijen, pushtetin dhe krenarinë e Tij. Askush nuk del jashtë kësaj diturie dhe askush nuk mund t’i shmanget pushtetit të Fuqiplotit.

Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Fussilet, me mirësinë e Allahut të Lartësuar!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/54-vertet-ata-jane-ne-dyshim-per-takimin-me-zotin-e-tyre-por-le-ta-dine-se-pushteti-i-tij-perfshin-gjithcka-2/feed/ 0
53. Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin Shenjat Tona në horizont dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se Ai (Kur’ani) është i Vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është Dëshmues për çdo gjë? https://www.tefsirkurani.al/53-ne-do-tua-bejme-atyre-te-mundshme-qe-ti-shohin-shenjat-tona-ne-horizont-dhe-ne-veten-e-tyre-derisa-tu-behet-e-qarte-se-ai-kurani-eshte-i-vertete-a-nuk-mjaft/ https://www.tefsirkurani.al/53-ne-do-tua-bejme-atyre-te-mundshme-qe-ti-shohin-shenjat-tona-ne-horizont-dhe-ne-veten-e-tyre-derisa-tu-behet-e-qarte-se-ai-kurani-eshte-i-vertete-a-nuk-mjaft/#respond Tue, 14 Dec 2021 19:30:38 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24140 – “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin Shenjat Tona në horizont dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se Ai (Kur’ani) është i Vërtetë.” – Kuptimi: Nëse pretendoni se keni dyshime për saktësinë e kësaj Shpalljeje, atëherë dijeni se Allahu i Lartësuar ka për t’ju bërë të shihni shenjat e Tij në gjithësi, në qiell dhe në tokë, ose në ngjarjet madhështore, të cilat i japin dritë kujtdo që kërkon ta shohë të vërtetën. Gjithashtu, Allahu ju ka sjellë shenja e fakte edhe në vetet tuaja.

Çdokush mund të shohë te vetja çuditë e krijimit të Allahut të Madhëruar, që të bindet për madhështinë dhe fuqinë e Tij. Nga ana tjetër, duke parë ndëshkimet me të cilat ai ka goditur mohuesit e të vërtetës, si dhe suksesin e mirësitë që u ka dhuruar besimtarëve, ju do të bindeni se Kur’ani dhe gjithçka që ai përmban është e vërteta e sigurt nga Zoti i Madhëruar.

Allahu i Lartësuar u ka dhënë gjithmonë shenja dhe argumente të shumta adhuruesve të Tij, nëpërmjet të cilave u jepet siguri e plotë se Kur’ani është i vërtetë nga Zoti. Allahu i Lartësuar është i vetmi që jep dritën e imanit. Ai udhëzon atë që Ai dëshiron, me mëshirën dhe bujarinë e Tij, dhe e lë jashtë rruge Atë që Ai dëshiron, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij.

– “A nuk mjafton që Zoti yt është Dëshmues për çdo gjë?” – Kuptimi: A nuk u mjafton atyre që të binden se Kur’ani është i vërtetë dhe se njeriu që e përcolli atë është besnik, fakti që vetë Allahu dëshmon për një gjë të tillë? Vetë Allahu i Madhëruar dëshmon për vërtetësinë e Profetit (a.s.) dhe të Kur’anit, dhe dihet se Allahu është Dëshmuesi i vërtetë. Përveç kësaj, për të provuar vërtetësinë e Kur’anit dhe besnikërinë e Muhamedit (a.s.), Allahu i Lartësuar e ndihmoi dhe i dhuroi atij fitoren në botë. Kjo qe një shenjë e fortë dhe dëshmi e gjallë dhe e prekshme, për ata që meditojnë pak në historinë e Profetit dhe të kësaj feje madhështore.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/53-ne-do-tua-bejme-atyre-te-mundshme-qe-ti-shohin-shenjat-tona-ne-horizont-dhe-ne-veten-e-tyre-derisa-tu-behet-e-qarte-se-ai-kurani-eshte-i-vertete-a-nuk-mjaft/feed/ 0
52. Thuaj: “Më tregoni! Nëse ky (Kur’an) është vërtet prej Allahut, por ju e mohoni atë, atëherë, kush është në humbje më të madhe se ata që janë në kundërshtim të hapur me të?” https://www.tefsirkurani.al/52-thuaj-me-tregoni-nese-ky-kuran-eshte-vertet-prej-allahut-por-ju-e-mohoni-ate-atehere-kush-eshte-ne-humbje-me-te-madhe-se-ata-qe-jane-ne-kundershtim-te-hapur-me-te-2/ https://www.tefsirkurani.al/52-thuaj-me-tregoni-nese-ky-kuran-eshte-vertet-prej-allahut-por-ju-e-mohoni-ate-atehere-kush-eshte-ne-humbje-me-te-madhe-se-ata-qe-jane-ne-kundershtim-te-hapur-me-te-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 19:30:13 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24138 – “Thuaj: “Më tregoni! Nëse ky (Kur’an) është vërtet prej Allahut, por ju e mohoni atë, atëherë, kush është në humbje më të madhe se ata që janë në kundërshtim të hapur me të?”.” – Thuaju atyre që e mohojnë Kur’anin dhe që nxitojnë të mohojnë Zotin, profetët dhe shpalljet e Tij: “Më tregoni! Nëse ky Kur’an është Shpallje e Allahut të Lartësuar, – gjë për të cilën nuk ka asnjë dyshim, – dhe ju zgjidhni që ta mohoni atë, atëherë, a nuk është ky tregues i qartë për humbjen e thellë, ku keni rënë?!

Pa dyshim, kjo është shprehje e mohimit dhe armiqësisë ndaj Allahut dhe Profetit, sepse ju keni devijuar nga e vërteta pasi ajo ju është bërë plotësisht e qartë. Ju e keni braktisur Shpalljen e Zotit jo për shkak se synoni të vërtetën dhe të drejtën, ashtu siç pretendoni, por për hir të së kotës dhe injorancës, prandaj, me këtë veprim, meritoni të jeni njerëzit më të humbur, më të devijuar dhe më të padrejtë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/52-thuaj-me-tregoni-nese-ky-kuran-eshte-vertet-prej-allahut-por-ju-e-mohoni-ate-atehere-kush-eshte-ne-humbje-me-te-madhe-se-ata-qe-jane-ne-kundershtim-te-hapur-me-te-2/feed/ 0
51. Kur Ne e begatojmë njeriun, ai nuk falënderon, por kthen shpinën. Por, kur e godet e keqja, ai përulet dhe lutet shumë. https://www.tefsirkurani.al/51-kur-ne-e-begatojme-njeriun-ai-nuk-falenderon-por-kthen-shpinen-por-kur-e-godet-e-keqja-ai-perulet-dhe-lutet-shume-2/ https://www.tefsirkurani.al/51-kur-ne-e-begatojme-njeriun-ai-nuk-falenderon-por-kthen-shpinen-por-kur-e-godet-e-keqja-ai-perulet-dhe-lutet-shume-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 19:29:54 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24136 – “Kur Ne e begatojmë njeriun, ai nuk falënderon, por kthen shpinën.” – Allahu i Madhëruar e begaton njeriun me shëndet të mirë, me furnizim të bollshëm e me shumë mirësi të tjera, kurse ai i kthen shpinën Allahut dhe mirënjohjes ndaj Tij. Madje, Allahu i Madhëruar thotë: “ue ne’â bi xhanibih”, që, fjalë për fjalë, do të thotë: “kthen shpinën, me arrogancë e vetëkënaqësi”.

“Por kur e godet e keqja, ai përulet dhe lutet shumë.” – Por kur e godet sëmundja, skamja apo ndonjë sprovë tjetër, njeriu lutet e përgjërohet gjatë, për shkak të padurimit të tij. Ai është i padurueshëm gjatë vështirësive dhe mosmirënjohës gjatë mirësive, ndryshe nga ata që Zoti i ka udhëzuar dhe i ka privilegjuar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/51-kur-ne-e-begatojme-njeriun-ai-nuk-falenderon-por-kthen-shpinen-por-kur-e-godet-e-keqja-ai-perulet-dhe-lutet-shume-2/feed/ 0
50. Nëse pas të këqijave që e godasin, Ne i dhurojmë mëshirë nga ana Jonë, ai padrejtësisht thotë: “Këtë e kam merituar vetë. Nuk besoj se do të ndodhë ndonjëherë Kijameti. Por edhe sikur të kthehem te Zoti im, sigurisht që Ai do të më japë mua më shumë të mira.” Por Ne, patjetër, do t’ua tregojmë mohuesve se çfarë kanë bërë dhe do ti bëjmë të vuajnë një ndëshkim të rëndë. https://www.tefsirkurani.al/50-nese-pas-te-keqijave-qe-e-godasin-ne-i-dhurojme-meshire-nga-ana-jone-ai-padrejtesisht-thote-kete-e-kam-merituar-vete-nuk-besoj-se-do-te-ndodhe-ndonjehere-kijameti-por-edhe-sikur-te-k-2/ https://www.tefsirkurani.al/50-nese-pas-te-keqijave-qe-e-godasin-ne-i-dhurojme-meshire-nga-ana-jone-ai-padrejtesisht-thote-kete-e-kam-merituar-vete-nuk-besoj-se-do-te-ndodhe-ndonjehere-kijameti-por-edhe-sikur-te-k-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 19:29:33 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24132 – “Nëse pas të këqijave që e godasin, Ne i dhurojmë mëshirë nga ana Jonë, …” – Kur njeriut të padurueshëm, i cili lutet pa pushim vetëm për të mira, Allahu i Lartësuar i dhuron të mira ose e mëshiron duke ia larguar të këqijat, ai nuk e falënderon Allahun e Lartësuar, por tregon mospërfillje dhe i kalon kufijtë, duke thënë:

– “… ai padrejtësisht thotë: “Këtë e kam merituar vetë.” – Kuptimi: Kjo e mirë më erdhi sepse unë e meritoja atë. E kujt tjetër, veç meje, duhej t’i jepej kjo e mirë?! Kështu bëjnë mosmirënjohësit.

“Nuk besoj se do të ndodhë ndonjëherë Kijameti.” – Ky është, së pari, mohim i Ditës së Gjykimit nga ana e tij, pastaj është mosmirënjohje për mëshirën dhe mirësitë që Zoti i ka dhuruar.

“Por edhe sikur të kthehem te Zoti im, sigurisht që Ai do të më japë mua më shumë të mira.” – Kuptimi: Edhe nëse e pranojmë se ringjallja është e vërtetë dhe unë dal para Zotit tim, atëherë sigurisht që kam për të gjetur sërish të mira. Ashtu sikurse po kënaqem me të gjitha këto mirësi në dynja, po ashtu do t’i kem edhe në ahiret. Këto fjalë janë tregues i paturpësisë dhe i guximit të tyre për të folur rreth Zotit pa dije. Prandaj i Madhëruari i kërcënon, duke thënë:

“Por Ne, patjetër, do t’ua tregojmë mohuesve se çfarë kanë bërë dhe do t’u japim të vuajnë një ndëshkim të rëndë.” – Allahu i Madhëruar e përshkruan ndëshkimin e tyre si ‘ĝaliđh’, pra, shumë të ashpër.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/50-nese-pas-te-keqijave-qe-e-godasin-ne-i-dhurojme-meshire-nga-ana-jone-ai-padrejtesisht-thote-kete-e-kam-merituar-vete-nuk-besoj-se-do-te-ndodhe-ndonjehere-kijameti-por-edhe-sikur-te-k-2/feed/ 0
49. Njeriu nuk lodhet së luturi për mirë, por, kur atë e godet e keqja, ai ligështohet shumë dhe e humb shpresën. https://www.tefsirkurani.al/49-njeriu-nuk-lodhet-se-luturi-per-mire-por-kur-ate-e-godet-e-keqja-ai-ligeshtohet-shume-dhe-e-humb-shpresen-2/ https://www.tefsirkurani.al/49-njeriu-nuk-lodhet-se-luturi-per-mire-por-kur-ate-e-godet-e-keqja-ai-ligeshtohet-shume-dhe-e-humb-shpresen-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 19:29:10 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24129 Këto ajete na zbulojnë natyrën e njeriut, që është i paduruar, i paqëndrueshëm dhe i dobët. Ai është i paduruar qoftë në kryerjen e veprave të mira, qoftë në largimin nga të këqijat. Kjo është natyra e njerëzve në përgjithësi, përveç atyre që Zoti i nxjerr nga kjo gjendje, për t’u plotësuar me besim dhe punë të mira.

– “Njeriu nuk lodhet së luturi për mirë …” – Njeriu nuk resht asnjëherë së luturi për kërkesat dhe synimet e tij. Ai gjithmonë e lut Allahun për pasuri, mall, fëmijë e bukuri të tjera të kësaj dynjaje. Ai punon dhe shpenzon të gjithë energjitë e veta për t’ia arritur këtyre synimeve dhe gjithmonë është i pakënaqur, sado që të arrijë, pak apo shumë. Sado e madhe të jetë pasuria e dynjasë që ai zotëron, gjithmonë do të kërkojë shtesë.

– “… por kur atë e godet e keqja, ai ligështohet shumë dhe humb e shpresën.” – Por kur goditet nga ndonjë e keqe, si sëmundje, varfëri etj., ai e humbet shpresën nga mëshira e Zotit dhe mendon se i ka ardhur fundi, duke e lëshuar veten e duke hequr dorë nga përpjekjet. Kështu janë njerëzit në përgjithësi, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira.

Ata, nëse u vijnë të mira dhe gjëra që i duan, falënderojnë Allahun, madje druhen se mos ndoshta këto mirësi bëhen gradualisht shkak për t’u kënaqur me këtë dynja dhe për të gjetur prehjen në të. Ndërsa kur i godet ndonjë sprovë në veten, pasuritë apo fëmijët e tyre, ata bëjnë durim, shpresojnë mëshirën dhe çlirimin nga Zoti i tyre dhe kurrë nuk e lëshojnë veten. Pastaj i Lartësuari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/49-njeriu-nuk-lodhet-se-luturi-per-mire-por-kur-ate-e-godet-e-keqja-ai-ligeshtohet-shume-dhe-e-humb-shpresen-2/feed/ 0
48. Kështu zhduken ata që adhuroheshin më parë e ata binden se nuk kanë më shpëtim. https://www.tefsirkurani.al/48-keshtu-zhduken-ata-qe-adhuroheshin-me-pare-e-ata-binden-se-nuk-kane-me-shpetim-2/ https://www.tefsirkurani.al/48-keshtu-zhduken-ata-qe-adhuroheshin-me-pare-e-ata-binden-se-nuk-kane-me-shpetim-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 19:28:47 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24127 “Kështu zhduken ata që adhuroheshin më parë …” – Çdo gjë që ata kanë adhuruar veç Allahut do të zhduket. Çdo besim, për hir të së cilit kanë harxhuar jetën e tyre, do të zhduket. Çdo gjë që kanë adhuruar veç Allahut dhe mendonin se do t’u sillte dobi apo do t’i ruante, do të zhduket sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Kështu, do të dështojnë përpjekjet e tyre, do të shuhen shpresat dhe ëndrrat e tyre. Idhujt e tyre nuk do t’u vlejnë për asgjë. Në këto momente:

“… e ata binden se nuk kanë më shpëtim.” – Për ta nuk ka më ndihmës apo shpëtimtarë, nuk ka më strehë, ku mund të futen e të mbrohen. Ky do të jetë përfundimi për ata që adhurojnë diçka tjetër veç Zotit.  Allahu i Lartësuar i sjell këto paralajmërime, që robërit të ruhen nga idhujtaria dhe t’i përkushtohen vetëm Atij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/48-keshtu-zhduken-ata-qe-adhuroheshin-me-pare-e-ata-binden-se-nuk-kane-me-shpetim-2/feed/ 0
47. Vetëm tek Ai është dituria për Orën e Kijametit. Asnjë fryt nuk del prej lëvozhgës së vet dhe asnjë femër nuk mbetet shtatzanë e as nuk lind pa dijen e Tij. Ditën, kur Ai t’i thërrasë njerëzit e t’u thotë: “Ku janë ata që i konsideronit si ortakët e Mi?”, ata do thonë: “Ne të kemi njohur vetëm Ty, e nuk ka ndonjë që dëshmon se ke shok.” https://www.tefsirkurani.al/47-vetem-tek-ai-eshte-dituria-per-oren-e-kijametit-asnje-fryt-nuk-del-prej-levozhges-se-vet-dhe-asnje-femer-nuk-mbetet-shtatzane-e-as-nuk-lind-pa-dijen-e-tij-diten-kur-ai-ti-therrase-nje-2/ https://www.tefsirkurani.al/47-vetem-tek-ai-eshte-dituria-per-oren-e-kijametit-asnje-fryt-nuk-del-prej-levozhges-se-vet-dhe-asnje-femer-nuk-mbetet-shtatzane-e-as-nuk-lind-pa-dijen-e-tij-diten-kur-ai-ti-therrase-nje-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 19:28:22 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24125 “Vetëm tek Ai është dituria për Orën e Kijametit.” – Ky ajet na mëson rreth diturisë së gjerë të Allahut të Madhërishëm. Ai është i vetmi që di të fshehtat, siç është, për shembull, koha kur do të ndodhë Kijameti. Të gjitha krijesat, kur flasin për Kijametin, nuk mund të japin kohën e tij, por thonë se atë e di veç Zoti. As profetët, as melekët dhe askush tjetër nuk di gjë për këtë ngjarje të madhe.

“Asnjë fryt nuk del prej lëvozhgës së vet …” – Allahu i Lartësuar di për çdo fryt që del nga sythi, nga çdo lloj bime që Ai ka krijuar. Dituria e Tij rreth çdo gjëje është e plotë dhe e imtësishme.

– “… dhe asnjë femër nuk mbetet shtatzanë e as nuk lind pa dijen e Tij.” – Çdo kafshë e çdo krijesë që bart është në diturinë e Zotit. Qoftë mbarsja, qoftë lindja e krijesave ndodh me dijen e Zotit. Ai di në imtësi për të dhe për gjithçka tjetër në dynja dhe ahiret. Atëherë, si është e mundur që idhujtarët përzgjedhin zota të tjerë, për t’i barazuar me Allahun e Gjithëditur e të Gjithfuqishëm?!

Si munden të barazojnë idhujt pa dije dhe të verbër, me Allahun e Lartësuar, që di dhe sheh gjithçka? Për ta shfaqur qartë refuzimin e padrejtë të idhujtarëve ndaj të vërtetës dhe për të treguar dëshpërimin e tyre Ditën e Kijametit, Allahu i Lartësuar thotë:

“Ditën, kur Ai t’i thërrasë njerëzit e t’u thotë: “Ku janë ata që i konsideronit si ortakët e Mi?”,” – Kuptimi: Ku janë idhujt tuaj, për të cilët pretendonit se janë ortakët e Allahut? Ku janë ata të cilët i adhuronit, madje prej tyre ju u kundërviheshit edhe profetëve!

– “… ata do thonë: “Ne të kemi njohur vetëm Ty, e nuk ka ndonjë që dëshmon se ke shok.” ” –  Ata do thonë: Ne tashmë të pranojmë vetëm Ty. Askush prej nesh nuk beson më në “hyjninë” e atyre idhujve të kotë. Ne e mohojmë adhurimin tonë “të kotë”, që ua përkushtonim idhujve, dhe distancohemi nga ky krim.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/47-vetem-tek-ai-eshte-dituria-per-oren-e-kijametit-asnje-fryt-nuk-del-prej-levozhges-se-vet-dhe-asnje-femer-nuk-mbetet-shtatzane-e-as-nuk-lind-pa-dijen-e-tij-diten-kur-ai-ti-therrase-nje-2/feed/ 0
46. Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve. https://www.tefsirkurani.al/46-kush-ben-mire-ben-mire-per-veten-e-vet-e-kush-ben-keq-ai-vepron-kunder-vetes-se-vet-zoti-yt-nuk-u-ben-padrejtesi-roberve-2/ https://www.tefsirkurani.al/46-kush-ben-mire-ben-mire-per-veten-e-vet-e-kush-ben-keq-ai-vepron-kunder-vetes-se-vet-zoti-yt-nuk-u-ben-padrejtesi-roberve-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 19:28:00 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24122 “Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet.” – Vepër e mirë është ajo që Zoti dhe Profeti i Tij e kanë porositur dhe urdhëruar. Pra, çdokush që bën një vepër të tillë do të marrë shpërblimin për të në dynja dhe në ahiret. Po kështu, çdokush që bën një punë të keqe, ai dëmton vetveten me të dhe bën të meritueshëm ndëshkimin e tij në dynja dhe në ahiret. 

Sigurisht, ky ajet është një nxitje për të kryer vepra të mira dhe për t’u larguar nga të këqijat. Gjithashtu, ai tregon se veprat e mira janë dobiprurëse dhe lumturuese për atë që i bën, ndërsa veprat e këqija janë dëmprurëse dhe dëshpëruese për atë që i bën. Dobia dhe dëmi i veprave të robit shfaqet si në dynja, edhe në ahiret. Përveç kësaj, ajeti tregon se askush nuk mban përgjegjësinë e tjetrit.

“Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve .” – Askush nuk do të merret në përgjegjësi për gjynahet e të tjerëve, ashtu si nuk do t’i llogariten më shumë gjynahe sesa ka bërë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/46-kush-ben-mire-ben-mire-per-veten-e-vet-e-kush-ben-keq-ai-vepron-kunder-vetes-se-vet-zoti-yt-nuk-u-ben-padrejtesi-roberve-2/feed/ 0
45. Ne i dhamë edhe Musait një libër, për të cilin pati kundërshtime. Sikur të mos ishte vendimi i Zotit tënd, i vendosur më parë, gjykimi ndaj tyre do të kryhej menjëherë. Me të vërtetë, ata janë në një dyshim të thellë rreth tij. https://www.tefsirkurani.al/45-ne-i-dhame-edhe-musait-nje-liber-per-te-cilin-pati-kundershtime-sikur-te-mos-ishte-vendimi-i-zotit-tend-i-vendosur-me-pare-gjykimi-ndaj-tyre-do-te-kryhej-menjehere-me-te-vertete-ata-jane-ne-2/ https://www.tefsirkurani.al/45-ne-i-dhame-edhe-musait-nje-liber-per-te-cilin-pati-kundershtime-sikur-te-mos-ishte-vendimi-i-zotit-tend-i-vendosur-me-pare-gjykimi-ndaj-tyre-do-te-kryhej-menjehere-me-te-vertete-ata-jane-ne-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 19:27:37 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24118 “Ne i dhamë edhe Musait një libër, për të cilin pati kundërshtime.” – Kuptimi: Ashtu sikurse të dhamë ty një Libër, ashtu i dhamë edhe Musait, por njerëzit vepruan me të ashtu sikurse vepruan me ty. Ata u kundërshtuan mes tyre rreth Shpalljes së Zotit. Prej tyre pati që e besuan Shpalljen e Zotit, dhe kjo u bëri dobi dhe u udhëzuan. Por pati shumë që e refuzuan, dhe kështu ajo nuk u bëri dobi.

“Sikur të mos ishte vendimi i Zotit tënd, i vendosur më parë, gjykimi ndaj tyre do të kryhej menjëherë.” – Me butësinë dhe mëshirën e Tij, Allahu i Lartësuar u la afat atyre. Sikur të mos ishte vendimi i Tij për vonimin e ndëshkimit të Ditës së Gjykimit deri në afatin e përcaktuar, pa e shpejtuar dhe pa e vonuar atë, çështja e këtyre të mjerëve do të kishte përfunduar.

Me t’u bërë dallimi mes besimtarëve dhe mohuesve, këta të fundit do të ndëshkoheshin menjëherë, sepse e kanë plotësuar kushtin. Duke mohuar dhe refuzuar Shpalljen e Zotit, për ta bëhet i detyrueshëm ndëshkimi.

“Me të vërtetë, ata janë në një dyshim të thellë rreth tij.” – Kuptimi: Dyshimet e tyre janë të thella e të mëdha, prandaj mohojnë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/45-ne-i-dhame-edhe-musait-nje-liber-per-te-cilin-pati-kundershtime-sikur-te-mos-ishte-vendimi-i-zotit-tend-i-vendosur-me-pare-gjykimi-ndaj-tyre-do-te-kryhej-menjehere-me-te-vertete-ata-jane-ne-2/feed/ 0