Select Page

18. Paralajmëroji ata për Ditën që afrohet gjithnjë e më shumë, kur zemrat do të vijnë në fyt për t’u zënë frymën. Për keqbërësit nuk ka mik të afërt e as ndërmjetësues që i shkon fjala.

Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit të Tij, Muhamedit (a.s.), që t’i këshillojë dhe paralajmërojë njerëzit për t’u përgatitur për Ditën e Kijametit, e cila – ashtu sikurse e përshkruan Allahu – afrohet gjithnjë e më shumë. Tronditja, tmerret dhe...

16. Për Ditën kur ata do të dalin në shesh e kur Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë e tyre. I kujt është Sundimi Sot?, – (Do të thotë Zoti në ditën e gjykimit) – I Allahut, të Vetmit, Ngadhnjimtarit, – (Do të përgjigjet po Vetë Zoti).

– “… për Ditën kur ata do të dalin në shesh …” – Ata do të jenë të dukshëm mbi tokë. Të gjithë të tubuar në një vend të sheshtë, ku nuk ka as gropa, as male. Ata do thirren nga zëri i Ftuesit dhe të gjithë do të dalin sheshazi atje. –...

15. Ai është Zotëruesi i pozitës më të lartë dhe Zoti i Fronit (Arshit). Ai, me Urdhrin e Vet, ia jep shpalljen atij që Ai do nga robërit e Vet, për t’i paralajmëruar (njerëzinë) për Ditën e Takimit.

– “Ai është Zotëruesi i pozitës më të lartë dhe Zoti i Fronit (Arshit).” – Ai është më i Lartësuari, i Cili qëndron mbi Fron, të cilin e ka veçuar për Veten. Allahu është El Alijju – i Larti, El ea’lâ – më i Lartësuari, i ndarë qartë nga...