040. EL GAFIR | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Tue, 12 Apr 2022 12:26:56 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 040. EL GAFIR | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 85. Por besimi i tyre pasi panë dënimin Tonë, nuk u bëri dobi. I tillë është ligji i Allahut që ka vepruar ndaj robërve të Tij. Dhe kështu u shkatërruan mohuesit e Allahut.” https://www.tefsirkurani.al/85-por-besimi-i-tyre-pasi-pane-denimin-tone-nuk-u-beri-dobi-i-tille-eshte-ligji-i-allahut-qe-ka-vepruar-ndaj-roberve-te-tij-dhe-keshtu-u-shkaterruan-mohuesit-e-allahut-2/ https://www.tefsirkurani.al/85-por-besimi-i-tyre-pasi-pane-denimin-tone-nuk-u-beri-dobi-i-tille-eshte-ligji-i-allahut-qe-ka-vepruar-ndaj-roberve-te-tij-dhe-keshtu-u-shkaterruan-mohuesit-e-allahut-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 18:56:26 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23940 – “Por besimi i tyre pasi panë dënimin Tonë, nuk u bëri dobi. I tillë është ligji i Allahut që ka vepruar ndaj robërve  të Tij.” – Por besimi dhe pendimi i tyre nuk u vlen në atë çast. Ky është rregulli i pandryshueshëm, që ka vendosur Zoti. Besimi i mohuesve në momentet e zbritjes së ndëshkimit është i pavlefshëm. Ai tashmë nuk i shpëton më nga ndëshkimi i Zotit, sepse është besim i detyruar, dhe jo besim me zgjedhje të lirë.

Ai është tashmë besim i diçkaje të dukshme nga shqisat. Ndërsa besimi i vërtetë dhe i saktë, që i sjell dobi njeriut, është besimi me zgjedhje të lirë dhe besimi në gjërat dhe çështjet që nuk dëshmohen nga shqisat. Gjithashtu, kusht për vlefshmërinë e imanit është që të ndodhë para se të vijnë shenjat e dukshme të ndëshkimit dhe para se të vijë Dita e Gjykimit (ose disa nga shenjat e afrimit të saj).

– “Dhe kështu u shkatërruan mohuesit e Allahut.” – Pikërisht në këtë kohë, kur të vuajnë ndëshkimin e madh, qafirët do të binden për humbjen dhe dështimin e tyre. Ata tashmë kanë humbur fenë, dynjanë dhe ahiretin e tyre. Por humbja e mirësive nuk do të jetë e vetmja gjë që i pret. Ata do të hidhen në ndëshkimin më të rëndë, që do ta vuajnë në përjetësi.

Këtu përfundon edhe tefsiri i sures “El mu’min” (besmtari)161 , me mirësinë, butësinë dhe ndihmën e Allahut të Madhëruar.  Asgjë nuk arrihet me forcën dhe punën tonë. Vetëm Allahut i takon lavdia, mirënjohja dhe të gjitha lavdërimet. 

161Kështu quhet ndryshe surja “Gafir”

]]>
https://www.tefsirkurani.al/85-por-besimi-i-tyre-pasi-pane-denimin-tone-nuk-u-beri-dobi-i-tille-eshte-ligji-i-allahut-qe-ka-vepruar-ndaj-roberve-te-tij-dhe-keshtu-u-shkaterruan-mohuesit-e-allahut-2/feed/ 0
84. Dhe kur e panë Dënimin Tonë, thanë: “Ne i besojmë Allahut, që është Një dhe i mohojmë ata që i adhuronim veç Tij.” https://www.tefsirkurani.al/84-dhe-kur-e-pane-denimin-tone-thane-ne-i-besojme-allahut-qe-eshte-nje-dhe-i-mohojme-ata-qe-i-adhuronim-vec-tij-2/ https://www.tefsirkurani.al/84-dhe-kur-e-pane-denimin-tone-thane-ne-i-besojme-allahut-qe-eshte-nje-dhe-i-mohojme-ata-qe-i-adhuronim-vec-tij-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 18:55:58 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23938 – “Dhe kur e panë Dënimin Tonë, thanë: “Ne i besojmë Allahut, që është Një  dhe i mohojmë ata që i adhuronim veç Tij”.”. – Kur të tillët të shohin ndëshkimin, ata do të pranojnë besimin e drejtë në Allahun, por kjo nuk do t’ju vlejë, sepse koha për pendim dhe besim përfundon me vdekjen. Ata do të distancohen nga idhujt ose gjithçka që kanë adhuruar në dynja, veç Allahut të Madhëruar. Po ashtu, ata do të pendohen për çdo dituri e vepër që binte ndesh me mësimet dhe udhëzimet e profetëve të Zotit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/84-dhe-kur-e-pane-denimin-tone-thane-ne-i-besojme-allahut-qe-eshte-nje-dhe-i-mohojme-ata-qe-i-adhuronim-vec-tij-2/feed/ 0
83. Kur u erdhën të dërguarit me Shenja të qarta, ata u mburën me diturinë e vet, por atëherë i goditi ai (dënimi i Zotit) me të cilin talleshin. https://www.tefsirkurani.al/83-kur-u-erdhen-te-derguarit-me-shenja-te-qarta-ata-u-mburen-me-diturine-e-vet-por-atehere-i-goditi-ai-denimi-i-zotit-me-te-cilin-talleshin-2/ https://www.tefsirkurani.al/83-kur-u-erdhen-te-derguarit-me-shenja-te-qarta-ata-u-mburen-me-diturine-e-vet-por-atehere-i-goditi-ai-denimi-i-zotit-me-te-cilin-talleshin-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 18:55:34 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23936 “Kur u erdhën të dërguarit me Shenja të qarta, ata u mburën me diturinë e vet, …” – Kur profetët e Zotit sollën libra hyjnorë, mrekullitë madhështore dhe diturinë e dobishme, nëpërmjet së cilës mund të dallonin udhëzimin e drejtë nga devijimi dhe të vërtetën nga e kota, pabesimtarët u vetëkënaqën me diturinë që kishin, edhe pse ajo ishte në kundërshtim me fenë e Zotit dhe me diturinë e sjellë nga profetët.

Kuptohet lehtë se ky gëzim i tyre me njohuritë që kishin ishte vetëkënaqësi e tepruar. Nga ana tjetër, ajo tregonte për armiqësinë dhe urrejtjen e madhe të tyre për të vërtetën me të cilën erdhën profetët. Ata i trumbetonin idetë e tyre sikur ishin e vërteta e sigurt, që duhet mbrojtur e pasuar. Këtu futen edhe idetë e filozofisë greke, nëpërmjet të cilave disa njerëz përpiqen që të hedhin poshtë ajetet kuranore ose që të zbehin rëndësinë dhe vlerën e Librit të Allahut në zemrat e robërve.

Sipas tyre, dituria e sigurt e Kur’anit mund të vihet në dyshim. Për ta është më e pranueshme që të pranosh logjikën e mendjelehtëve, të cilët mbështeten në rregulla të kota, që i vendosin vetë dhe i besojnë si të mirëqena. Ky këmbim konsiderohet si mohimi më i madh i Shpalljes së Allahut dhe si armiqësi e hapur ndaj saj. Por Allahu është Mbrojtësi dhe Ndihmëtari më i mirë kundër mohuesve e refuzuesve të së vërtetës.

– “… por atëherë i goditi ai (dënimi i Zotit) me të cilin talleshin.” – Mbi ta zbriti ndëshkimi, për shkak të shpërfilljes dhe talljes me shenjat dhe Shpalljen e Zotit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/83-kur-u-erdhen-te-derguarit-me-shenja-te-qarta-ata-u-mburen-me-diturine-e-vet-por-atehere-i-goditi-ai-denimi-i-zotit-me-te-cilin-talleshin-2/feed/ 0
82. A nuk udhëtojnë ata nëpër Tokë dhe të shohin se si qe fundi i atyre që jetuan më parë? Ata qenë më shumë dhe më të fortë për gjurmët që kanë lënë në tokë, por atyre nuk u bënë aspak dobi ato që kishin fituar. https://www.tefsirkurani.al/82-a-nuk-udhetojne-ata-neper-toke-dhe-te-shohin-se-si-qe-fundi-i-atyre-qe-jetuan-me-pare-ata-qene-me-shume-dhe-me-te-forte-per-gjurmet-qe-kane-lene-ne-toke-por-atyre-nuk-u-bene-aspak-dobi-ato-qe-k-2/ https://www.tefsirkurani.al/82-a-nuk-udhetojne-ata-neper-toke-dhe-te-shohin-se-si-qe-fundi-i-atyre-qe-jetuan-me-pare-ata-qene-me-shume-dhe-me-te-forte-per-gjurmet-qe-kane-lene-ne-toke-por-atyre-nuk-u-bene-aspak-dobi-ato-qe-k-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 18:55:15 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23934 – “A nuk udhëtojnë ata nëpër Tokë …” – Allahu i Madhëruar u drejtohet mohuesve të profetëve dhe të shpalljeve hyjnore e u thotë që të udhëtojnë nëpër botë ose të studiojnë për historinë e saj. Le të pyesin njerëzit e dijshëm apo të shikojnë vetë shenjat e lëna nga Zoti në vende të ndryshme. Le t’i shohin me kujdes ato, për të nxjerrë mësime dhe me synimin e mirë për të kuptuar të vërtetën.

“… dhe të shohin se si qe fundi i atyre që jetuan më parë? Ata qenë më shumë dhe më të fortë për gjurmët që kanë lënë në tokë, …” – Të tillë ishin popujt e Adit, Themudit etj. Ata ishin më të mëdhenj, më të fuqishëm dhe më të pasur se ata të mëvonshmit. Ata lanë shumë gjurmë të dukshme në këtë botë, si ndërtesa të mëdha dhe kështjella të larta. Ata lanë pas pasuri e toka të begatshme.

  “… por atyre nuk u bënë aspak dobi ato që kishin fituar.” – Kur u zbatua vendimi i Zotit për të ndëshkuar ata, atyre nuk iu bëri aspak dobi fuqia dhe pushteti i tyre. Ata nuk mund të shpëtonin kurrsesi nga ndëshkimi duke dhënë pasuritë e tyre. Edhe kështjellat apo ushtritë që kishin nuk mundën t’i mbronin nga ndëshkimi i Zotit. Pastaj i Madhëruari përmend krimin e tyre, për shkak të të cilit merituan atë që merituan:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/82-a-nuk-udhetojne-ata-neper-toke-dhe-te-shohin-se-si-qe-fundi-i-atyre-qe-jetuan-me-pare-ata-qene-me-shume-dhe-me-te-forte-per-gjurmet-qe-kane-lene-ne-toke-por-atyre-nuk-u-bene-aspak-dobi-ato-qe-k-2/feed/ 0
81. Ai ju mundëson t’i shihni gjithmonë Shenjat e Tij. Atëherë cilën shenjë të Allahut mohoni ju? https://www.tefsirkurani.al/81-ai-ju-mundeson-ti-shihni-gjithmone-shenjat-e-tij-atehere-cilen-shenje-te-allahut-mohoni-ju-2/ https://www.tefsirkurani.al/81-ai-ju-mundeson-ti-shihni-gjithmone-shenjat-e-tij-atehere-cilen-shenje-te-allahut-mohoni-ju-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 18:54:55 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23931 – “Ai ju mundëson t’i shihni gjithmonë Shenjat e Tij.” – Ai na mundëson të shohim shenjat që tregojnë për njëshmërinë e Tij në meritën e adhurimit, ashtu si edhe për emrat e cilësitë e Tij të mrekullueshme. Pa dyshim, sjellja dhe ekzistenca e këtyre shenjave përreth nesh dhe në vetet tona është nga mirësitë më të mëdha që na i ka dhuruar Allahu i Madhëruar. Të gjitha mirësitë që na i ka lehtësuar dhe dhuruar Allahu janë të mjaftueshme që ne të jemi mirënjohës dhe lavdërues të Tij.

Por kur Allahu i Madhëruar na udhëzon që ne t’i vështrojmë dhe të meditojmë në to, kur na i numëron dhe vë më në dukje, atëherë edhe kjo është një mirësi shumë e madhe, sepse na bën të mendojmë, të shtojmë njohuritë tona rreth Zotit, dhe si rrjedhim do ta kujtojmë më shumë e do ta duam e adhurojmë ashtu sikurse Ai na mëson.

– “Atëherë cilën shenjë të Allahut mohoni ju?” – Cilën shenjë a mirësi të Allahut po mohoni?! Ju edhe në veten tuaj jeni të bindur se të gjitha mrekullitë dhe mirësitë vijnë prej Allahut. Atëherë, mospranimi i kësaj të vërtete është i pakuptimtë, dhe po ashtu është edhe mosmirënjohja juaj dhe mosnënshtrimi ndaj Atij që jua dhuroi. Njerëzit e mençur duhet të bëjnë maksimumin për ta adhuruar Allahun, Dhuruesin e çdo mirësie, duke iu bindur dhe duke iu përkushtuar vetëm Atij dhe shërbimit ndaj Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/81-ai-ju-mundeson-ti-shihni-gjithmone-shenjat-e-tij-atehere-cilen-shenje-te-allahut-mohoni-ju-2/feed/ 0
80. Ju keni edhe dobi të tjera nga ato dhe përmes tyre plotësoni ndonjë nevojë. Nëpërmjet tyre dhe anijeve ju udhëtoni. https://www.tefsirkurani.al/80-ju-keni-edhe-dobi-te-tjera-nga-ato-dhe-permes-tyre-plotesoni-ndonje-nevoje-nepermjet-tyre-dhe-anijeve-ju-udhetoni-2/ https://www.tefsirkurani.al/80-ju-keni-edhe-dobi-te-tjera-nga-ato-dhe-permes-tyre-plotesoni-ndonje-nevoje-nepermjet-tyre-dhe-anijeve-ju-udhetoni-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 18:54:35 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23927 – “Ju keni edhe dobi të tjera nga ato dhe përmes tyre plotësoni ndonjë nevojë.” – Kafshët shërbejnë për transport, për të udhëtuar në vende të largëta. Kështu, ato plotësojnë nevojat dhe dëshirat e njerëzve.

– “Nëpërmjet tyre dhe anijeve ju udhëtoni.” – Kuptimi: Ju lëvizni e bartni mirësitë e Zotit nëpërmjet mjeteve tokësore dhe atyre detare. Është Ai që i lehtësoi për ju kushtet për funksionimin e atyre mjeteve.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/80-ju-keni-edhe-dobi-te-tjera-nga-ato-dhe-permes-tyre-plotesoni-ndonje-nevoje-nepermjet-tyre-dhe-anijeve-ju-udhetoni-2/feed/ 0
79. Është Allahu Ai që i krijoi kafshët për ju, që disa t’i përdorni për ngarkesë e disa të tjera për ushqim. https://www.tefsirkurani.al/79-eshte-allahu-ai-qe-i-krijoi-kafshet-per-ju-qe-disa-ti-perdorni-per-ngarkese-e-disa-te-tjera-per-ushqim-2/ https://www.tefsirkurani.al/79-eshte-allahu-ai-qe-i-krijoi-kafshet-per-ju-qe-disa-ti-perdorni-per-ngarkese-e-disa-te-tjera-per-ushqim-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 18:54:13 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23924 – “Është Allahu Ai që i krijoi kafshët për ju, që disa t’i përdorni për ngarkesë e disa të tjera për ushqim.” – Allahu i Madhëruar u përkujton robërve  mirësitë e Tij, mes të cilave edhe kafshët që u ka vënë në zotërim. Ato përdoren si kafshë shpine, për të mbajtur peshat e rënda e për transport, por edhe si ushqim, duke konsumuar mishin, qumështin apo vezët e tyre. Po ashtu, lëkura, leshi apo pendët përdoren për veshje apo për të mbajtur trupin ngrohtë. Njerëzit shfrytëzojnë në dobi të tyre çdo gjë të kafshëve.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/79-eshte-allahu-ai-qe-i-krijoi-kafshet-per-ju-qe-disa-ti-perdorni-per-ngarkese-e-disa-te-tjera-per-ushqim-2/feed/ 0
78. Ne, edhe para teje kemi dërguar Profetë. Për disa prej tyre të kemi treguar, e për disa prej tyre nuk të kemi treguar. Asnjë profet nuk mund të sillte ndonjë argument përveçse me lejen e Allahut. Por kur vinte urdhri i Allahut, çështja vendosej me drejtësi e atëherë, ithtarët e së kotës shkatërroheshin. https://www.tefsirkurani.al/78-ne-edhe-para-teje-kemi-derguar-profete-per-disa-prej-tyre-te-kemi-treguar-e-per-disa-prej-tyre-nuk-te-kemi-treguar-asnje-profet-nuk-mund-te-sillte-ndonje-argument-pervecse-me-lejen-e-allahut-2/ https://www.tefsirkurani.al/78-ne-edhe-para-teje-kemi-derguar-profete-per-disa-prej-tyre-te-kemi-treguar-e-per-disa-prej-tyre-nuk-te-kemi-treguar-asnje-profet-nuk-mund-te-sillte-ndonje-argument-pervecse-me-lejen-e-allahut-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 18:53:48 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23922 – “Ne, edhe para teje kemi dërguar Profetë. Për disa prej tyre të kemi treguar, e për disa prej tyre nuk të kemi treguar.” – Kuptimi: Janë të shumtë profetët që u dërguan, me qëllim që t’i ftonin popujt e tyre në adhurimin e Allahut si të Vetëm e të Pashoq, duke iu nënshtruar e përkushtuar vetëm Atij. Ata duruan edhe përballë mundimeve më të mëdha prej popujve të tyre. Historitë e shumë prej tyre iu rrëfyen Muhamedit (a.s.), ashtu siç pati edhe histori të të dërguarve të tjerë, që atij nuk iu rrëfyen. Të gjithë profetët ishin thjesht zbatues të urdhrave e porosive të Zotit; ata ishin përcjellës besnikë të mesazhit të Tij. Ata ishin thjesht njerëz që Zoti i ngarkoi me detyrën e profetësisë. Ata nuk kishin në dorë asnjë lloj pushteti, ndërsa mrekullitë që u shfaqën në duart e tyre ishin thjesht shenja të dhëna nga Zoti, sikurse thotë i Madhëruari më pas:

– “Asnjë profet nuk mund të sillte ndonjë argument përveçse me lejen e Allahut.” – Të gjitha mrekullitë dhe shenjat madhështore, të shikueshme apo të dëgjueshme, të gjitha argumentet tekstuale e logjike janë vetëm nga Allahu i Madhëruar. Ato jepen si mbështetje për Profetin dhe si shenja që ai flet me urdhër nga Allahu. Ato janë mëse të mjaftueshme që popujt të besojnë, por zullumqarët, të cilët thjesht donin të refuzonin besimin, kërkonin argumente, shenja e mrekulli të veçanta, sipas dëshirave të tyre. Ata i kërkonin mrekullitë jo për të besuar dhe për t’u bindur, por thjesht për të refuzuar të vërtetën dhe për të justifikuar mosbesimin e tyre.

Për këtë arsye, mbi ta goditi fort ndëshkimi i Allahut. Mrekullitë e profetëve janë tregues i mjaftueshëm për besnikërinë e tyre dhe vërtetësinë e mesazhit të tyre. Ato janë shenja të jashtëzakonshme të dhëna nga Zoti. Vetë profetët nuk kanë në dorë asnjë fuqi për të sjellë ndonjë mrekulli. Ai që nuk do të besojë, nuk ka për të besuar, edhe sikur t’i jepen të gjitha shenjat që kërkon, por të mos harrojë se do të vijë dita kur të bëhet ndarja e drejtë mes profetëve dhe popujve. I Madhëruari thotë:

– “Por kur vinte urdhri i Allahut, çështja vendosej me drejtësi e atëherë, ithtarët e së kotës shkatërroheshin.” – Pra, kur të vijë dita që do të bëhet gjykimi i drejtë mes profetëve dhe popujve të tyre, e vërteta do të dalë në shesh. Pas këtij gjykimi të drejtë, i Madhëruari do të shpërblejë profetët dhe pasuesit e tyre, ndërsa mohuesit do të humbasin dhe do të dëshpërohen shumë. Këta të fundit i Madhëruari i ka përshkruar si “ithtarët e të kotës”. Dituria dhe veprat e tyre janë të kota, ashtu sikurse edhe qëllimet e tyre. Le të kenë kujdes ata që dëgjojnë këtë Kur’an, ata të cilët dëgjojnë dhe dinë për Shpalljen që solli Muhamedi (a.s.), dhe të mos vazhdojnë në rrugën e të shkatërruarve e të humburve.

Nëse vazhdojnë në kotësinë e tyre, edhe këta do t’i presë i njëjti ndëshkim dhe dëshpërim si popujt e shkuar. Nëse nuk pasojnë të vërtetën, atëherë nuk ka më mirësi tek ta. Të tillët nuk kanë ndonjë premtim nga Zoti se do të jenë të shpëtuar dhe të ruajtur nga ndëshkimi.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/78-ne-edhe-para-teje-kemi-derguar-profete-per-disa-prej-tyre-te-kemi-treguar-e-per-disa-prej-tyre-nuk-te-kemi-treguar-asnje-profet-nuk-mund-te-sillte-ndonje-argument-pervecse-me-lejen-e-allahut-2/feed/ 0
77. Bëhu durimtar sepse Premtimi i Allahut është i Vërtetë! Ne ose do të bëjmë të shohësh (ne këtë jetë) diçka nga dënimi që u kemi premtuar atyre, ose do ta marrim shpirtin tënd (para ndëshkimit të tyre). Sidoqoftë, ata tek Ne do të kthehen. https://www.tefsirkurani.al/77-behu-durimtar-sepse-premtimi-i-allahut-eshte-i-vertete-ne-ose-do-te-bejme-te-shohesh-ne-kete-jete-dicka-nga-denimi-qe-u-kemi-premtuar-atyre-ose-do-ta-marrim-shpirtin-tend-para-ndeshkimit-te-t-2/ https://www.tefsirkurani.al/77-behu-durimtar-sepse-premtimi-i-allahut-eshte-i-vertete-ne-ose-do-te-bejme-te-shohesh-ne-kete-jete-dicka-nga-denimi-qe-u-kemi-premtuar-atyre-ose-do-ta-marrim-shpirtin-tend-para-ndeshkimit-te-t-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 18:53:26 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23920 – “Bëhu durimtar sepse Premtimi i Allahut është i Vërtetë!” – Kuptimi: Bëj durim, o i Dërguar! Bëj durim gjatë ftesës së popullit tënd dhe qëndro i patundur përballë mundimeve që ata të sjellin. Për të forcuar durimin, mbështetu te besimi yt. Besimi është ndihma dhe ushqimi kryesor për durimin, sidomos besimi në premtimin e vërtetë të Allahut. Përqendrohu në fjalën e Allahut: “Pa dyshim, premtimi i Allahut është i vërtetë.” Atëherë, le të jetë ky premtim i vërtetë i Allahut lehtësim dhe qetësim për zemrën tënde, le të jetë ilaç për plagët dhe vështirësitë e rrugës.

Ky besim të lehtëson që të jesh i qëndrueshëm dhe i durueshëm në rrugën e vështirë të davetit. Allahu i Lartësuar premton se do ta ndihmojë Profetin e Tij, do të bëjë që të triumfojë feja e Tij dhe do ta lartësojë Fjalën e Tij. Ai do t’u dhurojë fitore Profetit dhe pasuesve të tij si në dynja, edhe në ahiret. Le të jetë, gjithashtu, si lehtësim e mbështetje edhe ndëshkimi i armiqve të tyre në dynja dhe në ahiret. Ndëshkimi që Zoti u jep jobesimtarëve dhe armiqve të Islamit le të jetë qetësim për zemrat e besimtarëve, le të jetë lehtësim për të qenë të durueshëm në rrugën e drejtë, si dhe tregues i qartë se i Madhëruari kujdeset për besimtarët dhe i mbështet ata në rrugën e tyre. Më tej, i Lartësuari thotë:

– “Ne ose do të bëjmë të shohësh (ne këtë jetë) diçka nga dënimi që u kemi premtuar atyre, ose do ta marrim shpirtin tënd (para ndëshkimit të tyre). Sidoqoftë, ata tek Ne do të kthehen.” – Ky është premtimi i Allahut, që duhet t’i qetësojë zemrat tuaja. I Madhëruari premton se ose do t’i godasë me ndonjë ndëshkim, që do të dëshmohet nga Profeti, ose do ta marrë Profetin para ndëshkimit të tyre. Por gjithsesi ata: “… tek Ne do të kthehen”. Dhe kur të kthehen tek Zoti, Ai do t’i japë secilit atë që meriton, sipas veprave të tyre. Ata kurrë nuk mund t’i shpëtojnë llogarisë së të Drejtit, të Gjithëditurit, të Plotpushtetshmit, që thotë: “Kurrsesi mos mendo se Allahu është i pakujdesshëm ndaj veprimeve të keqbërësve! Ai vetëm është duke u dhënë afat deri në Ditën, kur sytë të shtangen nga tmerri.” [Ibrahim 42].

Pas këtyre porosive të mrekullueshme dhe pas premtimeve qetësuese dhe inkurajuese për të qenë i patundur në rrugën e davetit, i Madhëruari vijon përsëri ta qetësojë dhe t’i japë forcë Profetit të Tij, duke i kujtuar vëllezërit e tij profetë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/77-behu-durimtar-sepse-premtimi-i-allahut-eshte-i-vertete-ne-ose-do-te-bejme-te-shohesh-ne-kete-jete-dicka-nga-denimi-qe-u-kemi-premtuar-atyre-ose-do-ta-marrim-shpirtin-tend-para-ndeshkimit-te-t-2/feed/ 0
76. Hyni tani në dyert e Xhehenemit! Aty do të jeni përgjithmonë. Sa i shëmtuar është vendi i kryeneçëve! https://www.tefsirkurani.al/76-hyni-tani-ne-dyert-e-xhehenemit-aty-do-te-jeni-pergjithmone-sa-i-shemtuar-eshte-vendi-i-kryeneceve-2/ https://www.tefsirkurani.al/76-hyni-tani-ne-dyert-e-xhehenemit-aty-do-te-jeni-pergjithmone-sa-i-shemtuar-eshte-vendi-i-kryeneceve-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 18:53:02 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23918 – “Hyni tani në dyert e Xhehenemit! Aty do të jeni përgjithmonë. Sa i shëmtuar është vendi i kryeneçëve!” – Secili grup të dënuarish, në varësi të padrejtësive që ka bërë, do të hyjë në shtresën e Zjarrit që meriton prej shtresave. Allahu i Madhëruar thekson: “Aty do të jeni përgjithmonë”, pra, nuk kanë për të dalë kurrë prej tij! Sa i keq është përfundimi i qafirëve kryeneçë e arrogantë! Ai është një fund poshtërues e përçmues! Atje do të burgosen dhe do të ndëshkohen, duke vuajtur sa në zjarrin përvëlues, e sa në të ftohtin e acartë të Xhehenemit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/76-hyni-tani-ne-dyert-e-xhehenemit-aty-do-te-jeni-pergjithmone-sa-i-shemtuar-eshte-vendi-i-kryeneceve-2/feed/ 0