039. EZ-ZUMER | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Tue, 12 Apr 2022 03:24:07 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 039. EZ-ZUMER | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 75. Dhe ti do t’i shohësh melekët të rreshtuar përreth Arshit, duke madhëruar me lavdërime Zotin e vet. Mes tyre (robërve ) do të gjykohet me drejtësi të plotë dhe do të thuhet: “Të gjitha Lavdërimet qofshin vetëm për Allahun, Zotin e botëve!” https://www.tefsirkurani.al/75-dhe-ti-do-ti-shohesh-meleket-te-rreshtuar-perreth-arshit-duke-madheruar-me-lavderime-zotin-e-vet-mes-tyre-roberve-do-te-gjykohet-me-drejtesi-te-plote-dhe-do-te-thuhet-te-gj-2/ https://www.tefsirkurani.al/75-dhe-ti-do-ti-shohesh-meleket-te-rreshtuar-perreth-arshit-duke-madheruar-me-lavderime-zotin-e-vet-mes-tyre-roberve-do-te-gjykohet-me-drejtesi-te-plote-dhe-do-te-thuhet-te-gj-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 20:04:27 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23502 Dhe ti do t’i shohësh melekët të rreshtuar përreth Arshit, … Atë ditë të madhe, do t’i shohësh melekët të rreshtuar përreth Fronit. Që të gjithë janë në këmbë për t’i shërbyer Zotit të tyre, të grumbulluar dhe rreshtuar rreth Fronit të Tij, të përulur para madhështisë së Tij, të bindur përpara Atij që është Absolut në të gjitha aspektet. Ata do të jenë të mahnitur përpara bukurisë së Tij.

… duke madhëruar me lavdërime Zotin e vet.  Ata e përlëvdojnë Allahun, duke dëshmuar pastërtinë e dëlirësinë e Tij nga ato që shpifin dhe trillojnë idhujtarët dhe nga çdo mangësi tjetër.

Mes tyre (robërve ) do të gjykohet me drejtësi të plotë … Allahu do të gjykojë përfundimisht të parët dhe të fundit dhe ky gjykim do të jetë me drejtësi, që nuk lë asnjë dyshim apo refuzim nga të gjithë ata që kërkojnë hakun e tyre. Çdo e drejtë do të shkojë në vend dhe…

“… dhe do të thuhet: “Të gjitha Lavdërimet qofshin vetëm për Allahun, Zotin e botëve!” – Ajeti nuk e përmend se kush e thotë këtë fjalë, për të treguar se të gjitha krijesat do ta lavdërojnë Allahun për urtësinë dhe drejtësinë me të cilën i ka gykuar, për atë që u jep banorëve të Xhenetit dhe për atë që u jep banorëve të Zjarrit. Kështu, ata e lavdërojnë Allahun për mirësitë dhe mëshirën eTij, si edhe për drejtësinë dhe urtësinë e Tij.

Këtu përfundon edhe surja Zumer, me mirësinë dhe ndihmën e Allahut!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/75-dhe-ti-do-ti-shohesh-meleket-te-rreshtuar-perreth-arshit-duke-madheruar-me-lavderime-zotin-e-vet-mes-tyre-roberve-do-te-gjykohet-me-drejtesi-te-plote-dhe-do-te-thuhet-te-gj-2/feed/ 0
74. Ata (të Xhenetit) do të thonë: “Lavdëruar qoftë Allahu që e përmbushi premtimin e Vet për ne dhe na bëri trashëgimtarë të xhenetit! Ne mund të banojmë në Xhenet ku të duam. Sa i mrekullueshëm është shpërblimi për ata që bëjnë punë të mira!” https://www.tefsirkurani.al/74-ata-te-xhenetit-do-te-thone-lavderuar-qofte-allahu-qe-e-permbushi-premtimin-e-vet-per-ne-dhe-na-beri-trashegimtare-te-xhenetit-ne-mund-te-banojme-ne-xhenet-ku-te-duam-sa-i-mrekullues-2/ https://www.tefsirkurani.al/74-ata-te-xhenetit-do-te-thone-lavderuar-qofte-allahu-qe-e-permbushi-premtimin-e-vet-per-ne-dhe-na-beri-trashegimtare-te-xhenetit-ne-mund-te-banojme-ne-xhenet-ku-te-duam-sa-i-mrekullues-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 20:04:09 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23501 rrugën e drejtë dhe për mirësinë që u dhuroi duke i futur në Xhenet, ata thonë gjatë hyrjes në të: “Lavdëruar qoftë Allahu, i Cili premtimin e Vet e bëri realitet! Ai na e premtoi Xhenetin nëpërmjet profetëve. Ai na premtoi se do të na fuste në Xhenet nëse besonim sinqerisht dhe bënim punë të mira. Dhe tani, Zoti ynë e plotësoi atë që na premtoi dhe e përkreu mirësinë që na dhuroi!”

“… dhe na bëri trashëgimtarë të xhenetit! Ne mund të banojmë në Xhenet ku të duam. Ai na e la në trashëgim tokën e Xhenetit, që të vendosemi aty ku të duam. Ne mund të shkojmë në çdo vend që të dëshirojmë në Xhenet dhe do të shijojmë në të çdo mirësi që e kërkojmë dhe e dëshirojmë. Në Xhenet nuk ka asgjë të ndaluar.

Sa i mrekullueshëm është shpërblimi për ata që bëjnë punë të mira!”. – Ata janë pëpjekur shumë në bindje ndaj Zotit të tyre përgjatë kohës së dynjasë, që ishte e shkurtër dhe përfundoi shpejt, por me këtë fituan shumë mirësi dhe shpërblime të përjetshme e të pandërprera. Ky është vendi që meriton çdo admirim. Ky është vendi kur Allahu do të nderojë të dashurit dhe të zgjedhurit e Tij dhe që e pëlqen që të jetë vendqëndrimi dhe shpërblimi i tyre.

Ai Vetë e ndërtoi pjesën më të lartë të Xhenetit dhe e mbolli me duart e Veta, e rrethoi me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Vetëm një pjesë e vogël e këtij vendi largon çdo trishtim të dynjasë dhe të bën të harrrosh çdo dhimbje e vuajtje.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/74-ata-te-xhenetit-do-te-thone-lavderuar-qofte-allahu-qe-e-permbushi-premtimin-e-vet-per-ne-dhe-na-beri-trashegimtare-te-xhenetit-ne-mund-te-banojme-ne-xhenet-ku-te-duam-sa-i-mrekullues-2/feed/ 0
73. Kurse ata që kanë qenë të devotshëm ndaj Zotit të tyre, do sillen në Xhenet grupe-grupe. Kur të arrijnë aty, dhe dyert e tij të hapen, roja e tij do të thotë: “Selamun alejkum (Paqja qoftë mbi ju)! Të mira ishin veprat tuaja. Hyni në të! Aty do të banoni përgjithmonë.” https://www.tefsirkurani.al/73-kurse-ata-qe-kane-qene-te-devotshem-ndaj-zotit-te-tyre-do-sillen-ne-xhenet-grupe-grupe-kur-te-arrijne-aty-dhe-dyert-e-tij-te-hapen-roja-e-tij-do-te-thote-selamun-alejkum-paqja-qofte-2/ https://www.tefsirkurani.al/73-kurse-ata-qe-kane-qene-te-devotshem-ndaj-zotit-te-tyre-do-sillen-ne-xhenet-grupe-grupe-kur-te-arrijne-aty-dhe-dyert-e-tij-te-hapen-roja-e-tij-do-te-thote-selamun-alejkum-paqja-qofte-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 20:03:51 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23500 Kurse ata që kanë qenë të devotshëm ndaj Zotit të tyre, do sillen në Xhenet grupe-grupe. Këta janë ata të cilët i ruhen dënimit dhe zemërimit të Zotit të tyre, duke e plotësuar dhe ruajtur të pacenuar teuhidin e Tij dhe duke bërë vepra të mira, në bindje ndaj Tij. Këta mirëpriten e nderohen në portat e Xhenetit. Ata mirëpriten si një delegacion i nderuar dhe respektuar. Këta fatlumë ” … do të sillen në Xhenet grupe-grupe.” Ashtu, grupe-grupe, do të ecin plot lumturi. Ata do të tubohen së bashku, sipas veprave në këtë dynja.

Kur të arrijnë aty, dhe dyert e tij të hapen, rojat e tij do të thonë: “Selamun alejkum (Paqja qoftë mbi ju)! Do të ecin derisa të mbërrijnë në atë vend të mahnitshëm, me ndërtesa të hijshme. Atëherë, një fllad ere i përkëdhel fytyrat e tyre dhe një aromë e këndëshme ua shton edhe më shumë lumturinë. Tashmë e ndiejnë se ka ardhur koha e përjetësisë dhe lumturisë së pafundme.

Mendoni pak për momentin kur dyert e Xhenetit të hapen para tyre! Kjo do të bëhet plot respekt e nderim për ta. E si të ndodhë ndryshe, kur ata janë krijesat më të mira, të cilët do të jenë të lëvduar dhe nderuar përgjithmonë! Roja i Xhenetit i përshëndet dhe iu uron gjithë të mirat. Ai u thotë: “Selamun alejkum! Ju do të jeni gjithmonë në paqe dhe të sigurt nga çdo mangësi e pakënaqësi në Xhenet!”

Të mira ishin veprat tuaja. Hyni në të! Aty do të banoni përgjithmonë.”. Të pastra dhe të mira ishin zemrat tuaja, sepse u pastruan përmes diturisë për Zotin, dashurisë dhe frikërespektit për Të. Të mira ishin edhe fjalët tuaja, sepse gjuha juaj nuk reshti së përmenduri Allahun. Të mira ishin edhe veprat që i kryet me gjymtyrët tuaja, sepse ato u nënshtruan në bindje ndaj Allahut. Atëherë, për shkak të kësaj mirësie e pastërtie, hyni në Xhenet! Aty do të jeni përgjithmonë. Ai është vendi i mirësive, i të mirëve dhe të pastërve. Në të mund të hyjnë veçse të pastërtit.

Kur foli për banorët e Zjarrit, Allahu na tregoi se sapo ata mbërrijnë para portave të Xhehenemit, ato hapen menjëherë, që të përjetojnë më fort dhimbjen dhe frikën e hyrjes në zjarr. Ndërsa kur flet për banorët e Xhenetit, na tregon se hapja do të vonohet pak, duke shtuar gërmën (arabe) “uau“. Domethënë, Xheneti është vendi i mirësive dhe ka një çmim shumë të shtrenjtë, të cilin jo çdokush mund ta arrijë, që të hyjë në të. Atje do të hyjnë veçse ata që kryejnë ato punë që Zoti i bëri si mënyrë për t’u futur në Xhenet.

Megjithatë, kur të jenë përpara portave të mrekullueshme dhe madhështore të Xhenetit, njerëzit do të qëndrojnë pak, që të ndërmjetësojë Muhamedi (a.s) tek Zoti. Është ai i pari që do të hapë portat e Xhenetit. Ai është më i nderuari ndërmjetësues, që Zoti do ta nderojë atë ditë. Domethënë, portat e Xhenetit nuk hapen me të mbërritur njerëzit në to. Njëherë, ata do t’i luten Allahut që të pranojë ndërmjetësimin e Muhamedit (a.s) për të filluar hyrja në Xhenet.

Kur Muhamedi (a.s.) të ndërmjetësojë tek Zoti, Ai do ta nderojë duke ia pranuar ndërmjetësimin dhe duke urdhëruar të hapen portat. Gjithashtu, në këto ajete ka dëshmi se Xhehenemi dhe Xheneti kanë porta, të cilat hapen dhe mbyllen dhe në secilën prej tyre ka roje. Ato janë vende ku do të hyjnë ata që i kanë merituar, ndryshe nga vendet e tjera në këtë botë, ku mund të hyjnë fshehurazi edhe të tjerë, që nuk e meritojnë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/73-kurse-ata-qe-kane-qene-te-devotshem-ndaj-zotit-te-tyre-do-sillen-ne-xhenet-grupe-grupe-kur-te-arrijne-aty-dhe-dyert-e-tij-te-hapen-roja-e-tij-do-te-thote-selamun-alejkum-paqja-qofte-2/feed/ 0
72. Atyre do t’u thuhet: “Hyni në dyert e Xhehenemit! Aty do të jeni përgjithmonë. Eh, sa vendbanim i keq është ai për kryeneçët!” https://www.tefsirkurani.al/72-atyre-do-tu-thuhet-hyni-ne-dyert-e-xhehenemit-aty-do-te-jeni-pergjithmone-eh-sa-vendbanim-i-keq-eshte-ai-per-kryenecet-2/ https://www.tefsirkurani.al/72-atyre-do-tu-thuhet-hyni-ne-dyert-e-xhehenemit-aty-do-te-jeni-pergjithmone-eh-sa-vendbanim-i-keq-eshte-ai-per-kryenecet-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 20:03:34 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23499 Atyre do t’u thuhet: “Hyni në dyert e Xhehenemit! Këto fjalë u thuhen për t’i poshtëruar më shumë dhe për ta përjetuar nënçmimin. Çdo grup do të hyjë në Xhehenem nga ajo portë që i shkon për shtat, sipas veprave të tyre.

Aty do të jeni përgjithmonë! Nuk kanë për t’u larguar ndonjëherë nga ai vend dhe as do t’u lehtësohet ndonjë çast dënimi.

Eh, sa vend i keq është ai për kryeneçët! Sa i keq është vendi i tyre! Kështu do të shpërblehen, sepse janë treguar kryeneçë e arrogantë ndaj së vërtetës. Allahu i shpërblen sipas punës së tyre, duke i poshtëruar, nënçmuar dhe turpëruar para njerëzve. Më pas, Allahu i Madhëruar na tregon për banorët e Xhenetit dhe pritjen e tyre. Ai thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/72-atyre-do-tu-thuhet-hyni-ne-dyert-e-xhehenemit-aty-do-te-jeni-pergjithmone-eh-sa-vendbanim-i-keq-eshte-ai-per-kryenecet-2/feed/ 0
71. Jobesimtarët do të sillen në Xhehenem turma-turma. Kur mbërrijnë atje, dyert e tij hapen dhe roja e tij do të thotë: “A nuk ju erdhën të dërguar nga mesi juaj, që t’jua përcillnin shpalljet e Zotit tuaj dhe t’ju paralajmëronin për takimin tuaj në këtë ditë?!” Ata do të thonë: “Po, (patën ardhur)”. Por vendimi për dënimin e jobesimtarëve tashmë është bërë realitet. https://www.tefsirkurani.al/71-jobesimtaret-do-te-sillen-ne-xhehenem-turma-turma-kur-mberrijne-atje-dyert-e-tij-hapen-dhe-roja-e-tij-do-te-thote-a-nuk-ju-erdhen-te-derguar-nga-mesi-juaj-qe-tjua-percillnin/ https://www.tefsirkurani.al/71-jobesimtaret-do-te-sillen-ne-xhehenem-turma-turma-kur-mberrijne-atje-dyert-e-tij-hapen-dhe-roja-e-tij-do-te-thote-a-nuk-ju-erdhen-te-derguar-nga-mesi-juaj-qe-tjua-percillnin/#respond Mon, 13 Dec 2021 20:03:18 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23498 Allahu është Ai që i krijoi të gjitha krijesat dhe kujdeset për furnizimin dhe administrimin e punëve të tyre. Kjo është e përbashkët për të gjitha krijesat. Ata janë të njëjtë në këtë dynja në aspektin e krijimit, furnizimit dhe administrimit. Edhe në Ditën e Gjykimit, të gjitha krijesat do të ringjallen dhe do të dalin para Zotit, por Zoti do të bëjë dallimin mes tyre në shpërblimet që do t’u japë. Ai gjykon me drejtësi mes tyre, prandaj ashtu siç janë të ndryshëm në dynja, në lidhje me besimin ose mohimin e Tij, ashtu do të shpërblehen ndryshe në Ditën e Gjykimit. Nuk janë njëlloj atë ditë besimtari e jobesimtari, i devotshmi e keqbërësi e gjynahqari.

Jobesimtarët do të sillen në Xhehenem turma-turma. Ata do të shtyhen me forcë për në Xhehenem duke u goditur me shkopinj që shkaktojnë dhimbje nga zebanitë e ashpër të Xhehenemit. Ata shtyhen dhe goditen për t’u futur në burgun më të tmerrshëm. Ai është Xhehenemi, vendi ku janë bashkuar më të dhimbshmet dënime të çdo lloji dhe vendi ku është mbledhur çdo dëshpërim dhe dhimbje shpirtërore. Atje largohet nga shpirti çdo lloj gëzimi Allahu thotë: “Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit, të cilët, të zhytur në gënjeshtra, argëtohen. Ditë, kur me rrëmbim, do tërhiqen për në zjarrin e Xhehenemit.” [Tur 11 – 13.]

Edhe pse ata përpiqen të mos hyjnë, do të shtyhen me forcë në të. Allahu i Madhëruar na njofton se “Jobesimtarët do të sillen në Xhehenem turma-turma.” Pra, grupe-grupe, të ndarë nga njëri tjetri. Çdo grup përbëhet nga njerëz që i kanë pasur punët të ngjashme me njëri-tjetrin. Çdo grup mallkon tjetrin dhe distancohen nga njëri tjetri.

Kur mbërrijnë atje, dyert e tij hapen dhe roja e tij do të thotë: “A nuk ju erdhën të dërguar nga mesi juaj, që t’jua përcillnin shpalljet e Zotit tuaj dhe t’ju paralajmëronin për takimin tuaj në këtë ditë?!” – Kur të mbërrijnë para dyerve të Xhehenemit, “…dyert e tij hapen…”, për t’i pritur dhe përgatitur hyrjen në të. Në atë kohë, “…roja e tij do t’u thotë..” Ai do t’u drejtohet me fjalë torturuese, për t’i “uruar mirëseardhjen” në dëshpërimin e përjetshëm dhe dënimin e pafund, duke i qortuar e poshtëruar për ato vepra të këqija, që janë bërë shkak të hyjnë në Xhehenem.

Ata u thonë: “A nuk ju erdhën të dërguar nga mesi juaj, që t’jua përcillnin shpalljet e Zotit tuaj.” Pra, a nuk ju erdhën profetë nga mesi juaj, nga lloji juaj, që t’ua njihnit besnikërinë dhe sinqeritetin? A nuk ju dha mundësia që të merrnit mësime dhe të kuptonit mesazhin prej tyre?! A nuk jua lexuan mesazhin e Zotit, që sqaronte të vërtetën e sigurt me argumentet më të qarta dhe të sigurta?! A nuk ju erdhën paralajmërues, që “…t’ju paralajmëronin për takimin tuaj në këtë ditë?” Kjo duhet t’ju bënte ju që të nënshtroheshit dhe të pasonit rrugën e tyre dhe të ruheshit nga dënimi i Allahut dhe tmerri i kësaj dite! Ju duhet të përpiqeshit për t’u pajisur me takua, për të qenë nga të shpëtuarit dhe të ruajturit. Por gjendja juaj ishte e kundërt.

Ata do të thonë: “Po, (patën ardhur)”.  Në këto momente, kur janë para hyrjes, ata do t’i pranojnë gjynahet dhe mohimin e tyre dhe do të pranojnë se nuk kanë asnjë justifikim para Zotit. Ata do të thonë: “Po. Profetët e Zotit na erdhën me shpallje dhe argumente të qarta, duke na e sqaruar dhe kumtuar plotësisht të vërtetën. Ata na paralajmëruan dhe kërcënuan për këtë ditë.”

Por vendimi për dënimin e jobesimtarëve tashmë është bërë realitet. Për shkak se ata refuzuan besimin e vërtetë, dënimi u bë i meritueshëm dhe i pashmangshëm. Kështu do të përfundojë çdokush që mohon shpalljet e Allahut dhe i refuzon ato me forcë. Kështu do t’i pranojnë gjynahet e tyre, duke mos patur asnjë arsyetim para Zotit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/71-jobesimtaret-do-te-sillen-ne-xhehenem-turma-turma-kur-mberrijne-atje-dyert-e-tij-hapen-dhe-roja-e-tij-do-te-thote-a-nuk-ju-erdhen-te-derguar-nga-mesi-juaj-qe-tjua-percillnin/feed/ 0
70. Çdo kush do të shpërblehet për veprat e tij. Dhe Ai (Allahu) e di më së miri se çfarë bëjnë ata (robërit). https://www.tefsirkurani.al/70-cdo-kush-do-te-shperblehet-per-veprat-e-tij-dhe-ai-allahu-e-di-me-se-miri-se-cfare-bejne-ata-roberit-2/ https://www.tefsirkurani.al/70-cdo-kush-do-te-shperblehet-per-veprat-e-tij-dhe-ai-allahu-e-di-me-se-miri-se-cfare-bejne-ata-roberit-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 20:03:00 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23497 Çdo kush do të shpërblehet për veprat e tij. Dhe Ai (Allahu) e di më së miri se çfarë bëjnë ata (robërit). Kështu, për çdo gjë jepet një gjykim, që të gjithë i nënshtrohen dhe e pranojnë, madje e lavdërojnë Allahun për drejtësinë e Tij. Atë ditë do të shohin dhe njohin shumë nga madhështia e Allahut, dituria, urtësia dhe mëshira e Tij e gjerë. Zemrat dhe mendjet e tyre kurrë nuk e kanë menduar këtë mëshirë e madhështi dhe as që mund ta shprehin me fjalë atë, prandaj Allahu i Madhëruar thotë: Çdo kush do të shpërblehet për veprat e tij. Dhe Ai (Allahu) e di më së miri se çfarë bëjnë ata (robërit).

]]>
https://www.tefsirkurani.al/70-cdo-kush-do-te-shperblehet-per-veprat-e-tij-dhe-ai-allahu-e-di-me-se-miri-se-cfare-bejne-ata-roberit-2/feed/ 0
69. Toka do të ndriçohet me dritën e Zotit të saj dhe Libri (i veprave) do të hapet. Atëherë do të sillen për të dëshmuar profetët e dëshmitarët. Mes robërve do të gjykohet me të vërtetën dhe atyre nuk do t’u bëhet asnjë padrejtësi. https://www.tefsirkurani.al/69-toka-do-te-ndricohet-me-driten-e-zotit-te-saj-dhe-libri-i-veprave-do-te-hapet-atehere-do-te-sillen-per-te-deshmuar-profetet-e-deshmitaret-mes-roberve-do-te-gjykohet-me-te-verteten-dhe-atyre-n-2/ https://www.tefsirkurani.al/69-toka-do-te-ndricohet-me-driten-e-zotit-te-saj-dhe-libri-i-veprave-do-te-hapet-atehere-do-te-sillen-per-te-deshmuar-profetet-e-deshmitaret-mes-roberve-do-te-gjykohet-me-te-verteten-dhe-atyre-n-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 20:02:41 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23496 Toka do të ndriçohet me dritën e Zotit të saj … Nga kjo kuptohet se të gjitha llojet e ndriçimit në tokë do të zhduken Ditën e Gjykimit. Kështu do të ndodhë, sepse Allahu na ka treguar se Dielli do të mbështillet e shuhet, Hëna do të humbasë dritën e saj, ndërsa yjet do të rrëzohen e shuhen. Ditën e Ringjalljes, Toka do të ndriçohet nga drita e Zotit të saj, kur Ai të shfaqet dhe të zbresë për të gjykuar me drejtësinë e Tij.

Atë ditë, Allahu do t’i ngjallë njerëzit nga varret dhe do t’i bëjë që të shohin këtë dritë dhe të mos digjen. Madje, besimtarëve do t’u mundësohet të shohin Zotin e tyre. Kjo ndodh, sepse Allahu ua mundëson. Sikurse na njofton Profeti (a.s), drita e Allahut është madhështore, aq sa nëse Allahu do ta zbulonte atë në këtë dynja, atëherë drita e fytyrës së Tij do të digjte gjithçka.

“… dhe Libri (i veprave) do të hapet. Ky është libri i veprave, që do të vendoset dhe shpërndahet për të lexuar veprat e mira dhe ato të këqija, siç ka thënë i Lartësuari: “Kur libri (i punëve) t’u vihet përpara, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër, të madhe apo të vogël, pa e shënuar?” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” [Kehf 49].

Nga drejtësia e madhe, çdo njeriu do t’i thuhet atë ditë: “Lexoje librin tënd! Sot mjafton të jesh vetë gjykues i vetvetes”. [Isra 14]. Atë ditë do të sillen edhe profetët për t’u pyetur: a e kumtuan Shpalljen e Zotit?

Atëherë do të sillen për të dëshmuar profetët e dëshmitarët.  Profetët do të pyeten edhe për popujt e tyre, se si ju përgjigjën ftesës së Allahut. Përveç profetëve, do të pyeten edhe dëshmitarë të tjerë, si melekët, gjymtyrët e njeriut, toka ku njeriu ka vepruar të mirat dhe të këqijat e tij, etj.

Mes robërve  do të gjykohet me të vërtetën dhe atyre nuk do t’u bëhet asnjë padrejtësi.Atë ditë do të gjykohet me drejtësi dhe barazi absolute, sepse është gjykimi i Atij që nuk bën asnjë padrejtësi dhe Ai është i gjithëpërfshirës me diturinë e Tij. Ai e ka shkruar çdo punë të robërve  në librin ku është shkruar gjithçka, pra, në Leuhi Mahfudh. Veprat e robërve  janë të shkruara edhe në shkrimet dhe regjistrat e melekëve të nderuar e besnikë, që kurrë nuk e thyejnë urdhërin e Allahut.

Për këto vepra dëshmojnë edhe dëshmitarët më të drejtë, e mbi të gjitha, Ai që gjykon është Allahu i Lartësuar, i Cili i di hollësisht masën dhe gradën e punëve të kryera nga robërit dhe meritën e shpërblimit ose ndëshkimit për çdo punë dhe punues.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/69-toka-do-te-ndricohet-me-driten-e-zotit-te-saj-dhe-libri-i-veprave-do-te-hapet-atehere-do-te-sillen-per-te-deshmuar-profetet-e-deshmitaret-mes-roberve-do-te-gjykohet-me-te-verteten-dhe-atyre-n-2/feed/ 0
68. Kur t’i fryhet Surit do të vdesin të gjithë, çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin). Pastaj do t’i fryhet atij për së dyti, dhe ja, të gjithë do të qëndrojnë në këmbë duke pritur (urdhrin e Zotit). https://www.tefsirkurani.al/68-kur-ti-fryhet-surit-do-te-vdesin-te-gjithe-cka-ka-ne-qiej-dhe-cka-ka-ne-toke-pervec-atyre-qe-do-allahu-te-mos-vdesin-pastaj-do-ti-fryhet-atij-per-se-dyti-dhe-ja-te-gjithe/ https://www.tefsirkurani.al/68-kur-ti-fryhet-surit-do-te-vdesin-te-gjithe-cka-ka-ne-qiej-dhe-cka-ka-ne-toke-pervec-atyre-qe-do-allahu-te-mos-vdesin-pastaj-do-ti-fryhet-atij-per-se-dyti-dhe-ja-te-gjithe/#respond Mon, 13 Dec 2021 20:02:24 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23495 Kur t’i fryhet Surit do të vdesin të gjithë, çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin). Ai është një bri i madh, që askush veç Krijuesit nuk ia di madhështinë, ose mund të dinë edhe ata melekë që Zoti ua ka treguar. Israfili është meleku që do t’i fryjë bririt. Ai është një nga melekët më të afërt të Zotit dhe njëri prej mbajtësve të Fronit. Pasi t’i fryjë bririt, ai do të rrëzohet pa ndjenja ose do të vdesë, sipas dy mendimeve të njohura.

Allahu i lartësuar thotë: “…do të vdesin të gjithë, çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin).” Kur të dëgjojnë zërin e bririt, ata do të bien poshtë, nga madhështia dhe fortësia e atij zëri dhe nga frika e asaj që pritet të ndodhë më pas. Por Allahu i Madhëruar thotë: “…përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin).” Këta janë ata që Allahu i forcon të mos bien kur t’i fryet surit, si shehidët ose disa prej tyre etj. Kjo është fryrja e parë, që bëhet për vdekjen ose siç quhet ‘Fryrja e Tmerrit.’

Pastaj do t’i fryhet atij për së dyti, …Kjo është fryrja e dytë ose Fryrja e Ringjalljes.

“… dhe ja, të gjithë do të qëndrojnë në këmbë duke pritur (urdhrin e Zotit). Ata do të ngrihen nga vendet e tyre për ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi para Zotit. Ata dalin jashtë varrit të plotësuar me trup dhe me shpirt, por sytë i kanë të shqyer nga tmerri. Ata shikojnë sipër tyre të tmerruar, duke pritur (urdhrin e Zotit) se  çfarë do të bëjë Zoti me ta.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/68-kur-ti-fryhet-surit-do-te-vdesin-te-gjithe-cka-ka-ne-qiej-dhe-cka-ka-ne-toke-pervec-atyre-qe-do-allahu-te-mos-vdesin-pastaj-do-ti-fryhet-atij-per-se-dyti-dhe-ja-te-gjithe/feed/ 0
67. Ata nuk e madhëruan Allahun me madhërinë që i takon dhe në Ditën e Kijametit e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, kurse qiejt do jenë të mbështjellë në Dorën e Tij të djathtë. I lavdëruar dhe i lartësuar qoftë Ai nga ajo që ata i shoqërojnë!” https://www.tefsirkurani.al/67-ata-nuk-e-madheruan-allahun-me-madherine-qe-i-takon-dhe-ne-diten-e-kijametit-e-tere-toka-do-te-jete-ne-grushtin-e-tij-kurse-qiejt-do-jene-te-mbeshtjelle-ne-doren-e-tij-te-djathte-i-lavderuar-dhe-2/ https://www.tefsirkurani.al/67-ata-nuk-e-madheruan-allahun-me-madherine-qe-i-takon-dhe-ne-diten-e-kijametit-e-tere-toka-do-te-jete-ne-grushtin-e-tij-kurse-qiejt-do-jene-te-mbeshtjelle-ne-doren-e-tij-te-djathte-i-lavderuar-dhe-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 20:02:04 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23494 Ata nuk e madhëruan Allahun me madhërinë që i takon … Këta idhujtarë nuk e vlerësojnë Allahun ashtu siç Ai e meriton, në pushtetin dhe fuqinë e Tij, dhe nuk e madhërojnë ashtu siç e meriton madhëria e Tij. Madje, bëjnë të kundërtën e kësaj. Ata i shoqërojnë Atij shokë e partnerë, të cilët janë të mangët dhe të ulët në cilësitë dhe veprat e tyre. Nëse shikon cilësitë e tyre, ato janë tërësisht të mangëta, në çdo aspekt.

Nëse sheh veprat e tyre, ato nuk sjellin asnjë dobi apo të të mbrojnë nga ndonjë e keqe. Ata nuk mund të japin dhe as të privojnë dhe nuk kanë në dorë asgjë. Idhujtari e barazon me Allahun e Madhëruar këtë krijesë të dobët, të mangët dhe nevojtare nga çdo këndvështrim. Prej madhështisë dhe pushtetit të Allahut është edhe fakti që:

“… dhe në Ditën e Kijametit e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, kurse qiejt do jenë të mbështjellë në Dorën e Tij të djathtë. Ditën e Gjykimit, Toka do të jetë në Dorën e Rrahmanit. Qiejt, me gjithë gjerësinë dhe madhështinë e tyre,  do të jenë të palosur në të djathtën e Tij.  Kështu, ai njeri që e barazon Zotin me këto krijesa nuk e ka madhëruar Zotin ashtu siç i takon madhështisë së Tij. Ky është nga njerëzit më të padrejtë dhe keqbërës.

I lavdëruar dhe i lartësuar qoftë Ai nga ajo që ata i shoqërojnë!” – Allahu është i dëlirë dhe i lartësuar nga çfarë ata i shoqërojnë dhe nga përshkrimet e tyre të ulta. Pasi i paralajmëron dhe frikëson ata, duke u treguar madhështinë e Tij, Allahu i Madhëruar vijon t’i frikësojë edhe duke përshkruar Ditën e Gjykimit, por edhe që t’i nxisë për punë të mira dhe për  shpërblimin e madh që i pret.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/67-ata-nuk-e-madheruan-allahun-me-madherine-qe-i-takon-dhe-ne-diten-e-kijametit-e-tere-toka-do-te-jete-ne-grushtin-e-tij-kurse-qiejt-do-jene-te-mbeshtjelle-ne-doren-e-tij-te-djathte-i-lavderuar-dhe-2/feed/ 0
66. Prandaj, vetëm Allahun adhuroje dhe ji mirënjohës!” https://www.tefsirkurani.al/66-prandaj-vetem-allahun-adhuroje-dhe-ji-mirenjohes-2/ https://www.tefsirkurani.al/66-prandaj-vetem-allahun-adhuroje-dhe-ji-mirenjohes-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 20:01:48 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23493 Prandaj, vetëm Allahun adhuroje dhe ji mirënjohës!” – Duke qenë se injorantët ftojnë në shirk dhe Allahu i Madhëruar na tregon për shëmtinë dhe dënimin e madh të tij, Ai e urdhëron Profetin e Tij të dashur për sinqeritet, duke thënë: “Prandaj, vetëm Allahun adhuroje! Bëhu i sinqertë në adhurimet që i përkushton Allahut si një i vetëm e i pashoq.” Pastaj jep një porosi tjetër të rëndësishme: “… ji mirënjohës!” Bëhu mirënjohës për Allahun, sepse është Ai që ta bëri mbarë për të besuar me sinqeritet.

Ashtu siç duhet ta falënderosh Allahun e Madhëruar për mirësitë e kësaj dynjaje, si shëndeti trupor e mendor, pasuria etj., po kështu duhet t’i shprehësh mirënjohjen dhe ta përlëvdosh pa pushim për mirësitë fetare dhe të besimit. Në fakt, vetëm mirësitë e besimit janë reale dhe të vërteta. Nëse mediton se ato vijnë prej Allahut dhe përpiqesh të tregosh mirënjohjen ndaj Tij për ato, kjo të shëron dhe të ruan nga sëmundja e vetëkënaqësisë dhe vetëpëlqimit, që i trazon shpirtrat e shumë njerëzve aktivë. Kjo ndodh për shkak të injorancës së tyre. Nëse njeriu arrin të kuptojë realitetin e gjendjes së tij, kurrë nuk do të lëvdohej dhe vetëkënaqej me ndonjë mirësi që i është dhënë e që, në fakt, e ngarkon që ai të jetë edhe më shumë mirënjohës për të.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/66-prandaj-vetem-allahun-adhuroje-dhe-ji-mirenjohes-2/feed/ 0