038. SAD | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Mon, 11 Apr 2022 16:44:50 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 038. SAD | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 88. Dhe ju do ta shihni shumë shpejt gjithë të vërtetën e tij. https://www.tefsirkurani.al/88-dhe-ju-do-ta-shihni-shume-shpejt-gjithe-te-verteten-e-tij-2/ https://www.tefsirkurani.al/88-dhe-ju-do-ta-shihni-shume-shpejt-gjithe-te-verteten-e-tij-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 19:33:05 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23392 Dhe ju do ta shihni shumë shpejt gjithë të vërtetën e tij.Ju do të mësoni dhe do ta shihni të realizohet kjo në ahiret. Ajo do të jetë Dita kur dënimi t’i mbulojë ata, kur çdo ndihmë dhe lidhje mes robërve  do të ndërpritet dhe kur askujt nuk do t’i bëjë dobi asgjë, përveç besimit të pastër te Zoti, Profeti dhe shpalljet e Tij.

Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Sad, me mirësinë dhe ndihmën e Allahut!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/88-dhe-ju-do-ta-shihni-shume-shpejt-gjithe-te-verteten-e-tij-2/feed/ 0
87. Ky (Kur’ani) nuk është tjetër veç një Mesazh për Botët. https://www.tefsirkurani.al/87-ky-kurani-nuk-eshte-tjeter-vec-nje-mesazh-per-botet-2/ https://www.tefsirkurani.al/87-ky-kurani-nuk-eshte-tjeter-vec-nje-mesazh-per-botet-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 19:32:47 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23391 Ky (Kur’ani) nuk është tjetër veç një Mesazh për Botët.Ky libër madhështor dhe Shpallja që më është dhënë është: “… veçse një Mesazh për Botët.” Nëpërmjet tij, ata mësojnë dhe kërkojnë gjithçka që u sjell dobi, qoftë në drejtim të fesë dhe besimit të pastër, qoftë në çështjet e kësaj jete. Kjo shpallje ka për të qenë lartësim dhe nderim për ata që punojnë dhe jetojnë sipas saj. Nga ana tjetër, ajo do të jetë dëshpërim dhe nuk do t’u lërë asnjë justifikim atyre që e refuzojnë atë.

Kjo sure madhështore përmban brenda saj këshilla dhe kujtime madhështore, si dhe urtësi të shumta. Ajo sjell lajme të mëdha, argumente, fakte e shenja, që nuk i lënë më kujt asnjë justifikim për mosbesim dhe mosbindje ndaj Zotit. Të gjithë ata që mohojnë Kur’anin dhe refuzojnë të pasojnë Profetin që e solli atë, nuk do të kenë asnjë justifikim dhe arsye para Zotit, nëse vazhdojnë dhe vdesin në mohimin e tyre. Në këtë sure bëhet edhe një lavdërim i atyre që janë të sinqertë me Zotin e tyre dhe tregohet shpërblimi i mrekullueshëm që i pret të bindurit dhe të devotshmit.

Në fillim, Allahu u betua në këtë Kur’an dhe e përshkroi atë si “Dhudhikër“. Ndërsa në fund të kësaj sureje e cilëson si kujtim dhe këshillë për të gjithë botët. Madje, gjatë gjithë sures e përsëriti fjalën ‘kujto’, si p.sh.: “Kujto robin Tonë” ose: “Kjo është si mëshirë dhe si kujtim”, ose edhe: “Ky është një kujtim dhe këshillë”. O Zoti ynë! Na mëso prej Kur’anit atë që nuk e dimë dhe na kujto nëse harrojmë, qoftë kur harrojmë nga pakujdesia, qoftë kur harrojmë nga gjynahet tona dhe dobësimi ynë!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/87-ky-kurani-nuk-eshte-tjeter-vec-nje-mesazh-per-botet-2/feed/ 0
86. Thuaj (o Muhamed): “Unë nuk kërkoj prej jush për këtë (Kur’an) ndonjë shpërblim dhe unë nuk jam prej atyre që hiqen për çfarë nuk janë.” https://www.tefsirkurani.al/86-thuaj-o-muhamed-une-nuk-kerkoj-prej-jush-per-kete-kuran-ndonje-shperblim-dhe-une-nuk-jam-prej-atyre-qe-hiqen-per-cfare-nuk-jane-2/ https://www.tefsirkurani.al/86-thuaj-o-muhamed-une-nuk-kerkoj-prej-jush-per-kete-kuran-ndonje-shperblim-dhe-une-nuk-jam-prej-atyre-qe-hiqen-per-cfare-nuk-jane-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 19:32:32 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23390 Thuaj (o Muhamed): “Unë nuk kërkoj prej jush për këtë (Kur’an) ndonjë shpërblim …” – Thuaju atyre, o Profet, se për këtë ftesë në rrugën e Zotit dhe kërkimin e së vërtetës, unë nuk po ju kërkoj asnjë shpërblim.

“… dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime. Unë kurrë nuk pretendoj për veten diçka që nuk është e imja dhe të flas diçka për të cilën nuk kam dituri nga Zoti. Unë ndjek veçse atë që më shpallet nga Zoti. Ajo është rruga ime, që unë e pasoj dhe i përmbahem.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/86-thuaj-o-muhamed-une-nuk-kerkoj-prej-jush-per-kete-kuran-ndonje-shperblim-dhe-une-nuk-jam-prej-atyre-qe-hiqen-per-cfare-nuk-jane-2/feed/ 0
85. Se Unë do ta mbush xhehenemin me ty dhe me të gjithë ata që të vijnë pas! https://www.tefsirkurani.al/85-se-une-do-ta-mbush-xhehenemin-me-ty-dhe-me-te-gjithe-ata-qe-te-vijne-pas-2/ https://www.tefsirkurani.al/85-se-une-do-ta-mbush-xhehenemin-me-ty-dhe-me-te-gjithe-ata-qe-te-vijne-pas-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 19:32:16 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23389 Unë do ta mbush Xhehenemin me ty dhe me të gjithë ata që të vijnë pas!Kur Profeti (a.s) ua qartësoi njerëzve me argumente të qarta të vërtetën dhe ua tregoi rrugën e drejtë, Allahu i Madhëruar i tha atij:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/85-se-une-do-ta-mbush-xhehenemin-me-ty-dhe-me-te-gjithe-ata-qe-te-vijne-pas-2/feed/ 0
84. Allahu Tha: “Betohem në të vërtetën dhe Unë them vetëm të vërtetën https://www.tefsirkurani.al/84-allahu-tha-betohem-ne-te-verteten-dhe-une-them-vetem-te-verteten-2/ https://www.tefsirkurani.al/84-allahu-tha-betohem-ne-te-verteten-dhe-une-them-vetem-te-verteten-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 19:32:02 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23388 Allahu Tha: “Betohem në të vërtetën dhe Unë them vetëm të vërtetën: …Vërtetësia është atributi Im dhe Unë them veçse të vërtetën!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/84-allahu-tha-betohem-ne-te-verteten-dhe-une-them-vetem-te-verteten-2/feed/ 0
83. Përveç atyre robërve të Tu, që janë të sinqertë. https://www.tefsirkurani.al/83-pervec-atyre-roberve-te-tu-qe-jane-te-sinqerte-2/ https://www.tefsirkurani.al/83-pervec-atyre-roberve-te-tu-qe-jane-te-sinqerte-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 19:31:46 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23387 Ai (Iblisi) tha: “Betohem në Fuqinë Tënde se kam për t’i humbur që të gjithë prej rrugës së drejtë, përveç atyre robërve  të Tu, që janë të sinqertë.” – Iblisi u betua në krenarinë e fuqinë e Zotit, se do t’i devijonte që të gjithë pasardhësit e Ademit. Pastaj tha: “… përveç atyre robërve  të Tu, që janë të sinqertë.” Pra, e dinte mirë i mallkuari se është vetë Allahu Ai që i ruan ata nga kurthet dhe ligësia e tij. Iblisi u betua në krenarinë e Allahut, se do ta bënte diçka të tillë.

Por ka mundësi që ai të ketë thenë “bi izetil-lah / Betohem në Fuqinë e Allahut“, për t’ia arritur qëllimit të tij, edhe pse është armik dhe refuzoi t’i nënshtrohej Allahut. Pra, duke e ditur se ishte i dobët nga çdo aspekt dhe se nuk mund të devijonte asnjë pa lejen dhe vullnetin e Allahut, vendosi që të gjente ndihmë e mbështetje në Fuqinë e Allahut për këtë qëllim. Kurse ne, o Zoti ynë, jemi kaq të pafuqishëm, të varfër, të dobët dhe shumë të mangët në punët tona dhe adhurimet për Ty!

Ne jemi të vetëdijshëm dhe i pohojmë me përunjësi të gjitha mirësitë që na i ke dhuruar dhe të jemi mirënjohës që jemi nga pasardhësit e atij (Ademit) që e nderove dhe dallove me mirësi. Ne po të lutemi dhe mbështetemi në krenarinë dhe fuqinë e madhështinë Tënde. Ne kërkojmë strehim në pushtetin dhe mëshirën Tënde të gjerë, që ka përfshirë çdo krijesë. Ne të lutemi me mëshirën Tënde të pakufishme, nëpërmjet së cilës na ke dhuruar çdo mirësi të dynjasë dhe ahiretit dhe ke larguar prej nesh çdo ligësi dhe fatkeqësi.

Ne të lutemi që të na mbrosh dhe të na japësh forcë në luftën kundër armiqësisë dhe urrejtjes së këtij armiku të përbetuar dhe të vjetër. Të lutemi të na shpëtosh nga ligësia dhe kurthet e këtij të mallkuari. Ne kemi shpresë të madhe dhe mendim të mirë për mëshirën Tënde, o Zot, se do t’i përgjigjesh lutjes tonë dhe besojmë me gjithë shpirt në premtimin Tënd të bukur, kur the: “M’u lutni Mua, që Unë t’ju përgjigjem!” [Gafir 60]. Ja, o Zoti ynë! Ne po të lutemi siç na premtove. Përgjigjju lutjeve tona, ashtu siç na ke premtuar! “Zoti ynë! Na e dhuro atë që na e ke premtuar nëpërmjet të dërguarve të Tu dhe mos na turpëro Ditën e Kijametit! Vërtet Ti nuk e shkel premtimin!” [Al imran 194]. 

]]>
https://www.tefsirkurani.al/83-pervec-atyre-roberve-te-tu-qe-jane-te-sinqerte-2/feed/ 0
82. Ai (Iblisi) tha: “Betohem në Fuqinë Tënde se kam për t’i humbur që të gjithë prej rrugës së drejtë, https://www.tefsirkurani.al/82-ai-iblisi-tha-betohem-ne-fuqine-tende-se-kam-per-ti-humbur-qe-te-gjithe-prej-rruges-se-drejte/ https://www.tefsirkurani.al/82-ai-iblisi-tha-betohem-ne-fuqine-tende-se-kam-per-ti-humbur-qe-te-gjithe-prej-rruges-se-drejte/#respond Mon, 13 Dec 2021 19:31:30 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23386 Ai (Iblisi) tha: “Betohem në Fuqinë Tënde se kam për t’i humbur që të gjithë prej rrugës së drejtë, përveç atyre robërve  të Tu, që janë të sinqertë.” – Iblisi u betua në krenarinë e fuqinë e Zotit, se do t’i devijonte që të gjithë pasardhësit e Ademit. Pastaj tha: “… përveç atyre robërve  të Tu, që janë të sinqertë.” Pra, e dinte mirë i mallkuari se është vetë Allahu Ai që i ruan ata nga kurthet dhe ligësia e tij. Iblisi u betua në krenarinë e Allahut, se do ta bënte diçka të tillë.

Por ka mundësi që ai të ketë thenë “bi izetil-lah / Betohem në Fuqinë e Allahut“, për t’ia arritur qëllimit të tij, edhe pse është armik dhe refuzoi t’i nënshtrohej Allahut. Pra, duke e ditur se ishte i dobët nga çdo aspekt dhe se nuk mund të devijonte asnjë pa lejen dhe vullnetin e Allahut, vendosi që të gjente ndihmë e mbështetje në Fuqinë e Allahut për këtë qëllim. Kurse ne, o Zoti ynë, jemi kaq të pafuqishëm, të varfër, të dobët dhe shumë të mangët në punët tona dhe adhurimet për Ty!

Ne jemi të vetëdijshëm dhe i pohojmë me përunjësi të gjitha mirësitë që na i ke dhuruar dhe të jemi mirënjohës që jemi nga pasardhësit e atij (Ademit) që e nderove dhe dallove me mirësi. Ne po të lutemi dhe mbështetemi në krenarinë dhe fuqinë e madhështinë Tënde. Ne kërkojmë strehim në pushtetin dhe mëshirën Tënde të gjerë, që ka përfshirë çdo krijesë. Ne të lutemi me mëshirën Tënde të pakufishme, nëpërmjet së cilës na ke dhuruar çdo mirësi të dynjasë dhe ahiretit dhe ke larguar prej nesh çdo ligësi dhe fatkeqësi. Ne të lutemi që të na mbrosh dhe të na japësh forcë në luftën kundër armiqësisë dhe urrejtjes së këtij armiku të përbetuar dhe të vjetër.

Të lutemi të na shpëtosh nga ligësia dhe kurthet e këtij të mallkuari. Ne kemi shpresë të madhe dhe mendim të mirë për mëshirën Tënde, o Zot, se do t’i përgjigjesh lutjes tonë dhe besojmë me gjithë shpirt në premtimin Tënd të bukur, kur the: “M’u lutni Mua, që Unë t’ju përgjigjem!” [Gafir 60]. Ja, o Zoti ynë! Ne po të lutemi siç na premtove. Përgjigjju lutjeve tona, ashtu siç na ke premtuar! “Zoti ynë! Na e dhuro atë që na e ke premtuar nëpërmjet të dërguarve të Tu dhe mos na turpëro Ditën e Kijametit! Vërtet Ti nuk e shkel premtimin!” [Al imran 194]. 

]]>
https://www.tefsirkurani.al/82-ai-iblisi-tha-betohem-ne-fuqine-tende-se-kam-per-ti-humbur-qe-te-gjithe-prej-rruges-se-drejte/feed/ 0
81. Deri në Ditën e Kohës së Caktuar. https://www.tefsirkurani.al/81-deri-ne-diten-e-kohes-se-caktuar-2/ https://www.tefsirkurani.al/81-deri-ne-diten-e-kohes-se-caktuar-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 19:31:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23385 Deri në Ditën e Kohës së Caktuar.” – Deri në atë kohë, pasi të kenë dalë në jetë të gjithë pasardhësit e Ademit dhe sprova e Zotit të jetë përmbushur për njerëzit dhe xhindët. Pasi mësoi që atij iu dha afat, Iblisi i mallkuar, ngaqë ishte i mbushur me ligësi dhe nga armiqësia dhe urrejtja e madhe për Ademin dhe pasardhësit e tij, duke u nxituar dhe pa vonuar, tha:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/81-deri-ne-diten-e-kohes-se-caktuar-2/feed/ 0
80. Allahu tha: “Ti je prej të afatizuarve, https://www.tefsirkurani.al/80-allahu-tha-ti-je-prej-te-afatizuarve-2/ https://www.tefsirkurani.al/80-allahu-tha-ti-je-prej-te-afatizuarve-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 19:29:28 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23354 Allahu tha: “Ti je prej të afatizuarve,” – Kështu vendosi Zoti, me urtësinë e Tij, që t’ia jepte këtë afat, dhe ky qe caktimi i Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/80-allahu-tha-ti-je-prej-te-afatizuarve-2/feed/ 0
79. Ai (Iblisi) tha: “O Zoti im! Më jep afat deri në ditën kur (të vdekurit) do të ringjallen!” https://www.tefsirkurani.al/79-ai-iblisi-tha-o-zoti-im-me-jep-afat-deri-ne-diten-kur-te-vdekurit-do-te-ringjallen-2/ https://www.tefsirkurani.al/79-ai-iblisi-tha-o-zoti-im-me-jep-afat-deri-ne-diten-kur-te-vdekurit-do-te-ringjallen-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 19:29:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23353 Ai (Iblisi) tha: “O Zoti im! Më jep afat deri në ditën kur (të vdekurit) do të ringjallen!” – Ai e kërkoi kot afatin, sepse ishte i mbushur me armiqësi e urrejtje të madhe për Ademin dhe pasardhësit e tij. Ai dëshironte që t’i largojë edhe ata nga mëshira dhe rruga e Zotit. Atëherë, Allahu i Madhëruar, duke iu përgjigjur kërkesës së tij, tha:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/79-ai-iblisi-tha-o-zoti-im-me-jep-afat-deri-ne-diten-kur-te-vdekurit-do-te-ringjallen-2/feed/ 0