037. ES-SAFFAT | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Mon, 11 Apr 2022 12:09:39 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 037. ES-SAFFAT | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 182. Dhe të gjitha lavdërimet qofshin për Allahut, Zotin e gjithësisë! https://www.tefsirkurani.al/182-dhe-te-gjitha-lavderimet-qofshin-per-allahut-zotin-e-gjithesise-2/ https://www.tefsirkurani.al/182-dhe-te-gjitha-lavderimet-qofshin-per-allahut-zotin-e-gjithesise-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 17:51:48 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23755 Dhe të gjitha lavdërimet qofshin për Allahut, Zotin e gjithësisë!Të gjitha lavdërimet pa përjashtim, me të gjitha shkaqet dhe me të gjitha rrugët e tregimit të tyre, i përkasin Allahut! Ai është i lavdëruar për të gjitha cilësitë e Tij të plota dhe madhështore, për të gjitha veprat e Tij të mrekullueshme, me të cilat Ai kujdeset për të gjithë botën dhe rregullon çështjet e saj.

Ai është i lavdëruar për të gjitha mirësitë që dhuron dhe për të gjitha fatkeqësitë dhe ligësitë që largon e nga të cilat na ruan. Allahu kujdeset për krijimin e Tij dhe për të gjitha çështjet e tyre, sa herë që ato lëvizin ose qëndrojnë në prehje dhe në çdo gjendje e kohë. Allahu është Ai që i bën të gjitha dhe kujdeset për gjithçka. Ai është i pastër, i dëlirë dhe i lartësuar nga çdo mangësi e cenim.

Ai është i Lavdëruari, sepse është i Plotë dhe Absolut në çdo aspekt. Atë e duan dhe e madhërojnë krijesat e zgjedhura. Profetët e Tij janë të dorëzuar ndaj Tij dhe Ai i ka siguruar nga çdo e keqe. Edhe ata që pasojnë profetët e Tij dhe shpalljet e Tij do të jenë të sigurt në këtë jetë dhe në ahiret, kurse armiqtë e tyre do të jenë të shkatërruar dhe të kërcënuar në të dyja jetët.

Këtu përfundon tefsiri i sures Safat, që u shkrua nga dora e Abdurahman ibn Nasir el Sadi, në 6 Sheual të vitit 1343.Paqja, bekimet dhe mëshira e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhamed! Të gjitha lavdërimet qofshin për Allahun, me bujarinë e të Cilit përkryhen veprat e mira!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/182-dhe-te-gjitha-lavderimet-qofshin-per-allahut-zotin-e-gjithesise-2/feed/ 0
181. Paqja (e çdo mirësi) qoftë mbi të Dërguarit (e Allahut). https://www.tefsirkurani.al/181-paqja-e-cdo-miresi-qofte-mbi-te-derguarit-e-allahut-2/ https://www.tefsirkurani.al/181-paqja-e-cdo-miresi-qofte-mbi-te-derguarit-e-allahut-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 17:51:25 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23753 Paqja (e çdo mirësi) qoftë mbi të Dërguarit (e Allahut).Paqja qoftë mbi të dërguarit, sepse ata janë të pastër dhe të ruajtur nga gjynahet dhe padrejtësitë. Ata janë të ruajtur në gjithçka me të cilën e përshkruajnë Krijuesin e qiejve dhe të Tokës.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/181-paqja-e-cdo-miresi-qofte-mbi-te-derguarit-e-allahut-2/feed/ 0
180. I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i gjithfuqishëm! Ai është i pastër nga ajo çfarë i përshkruajnë ata. https://www.tefsirkurani.al/180-i-lartesuar-qofte-zoti-yt-zoti-i-gjithfuqishem-ai-eshte-i-paster-nga-ajo-cfare-i-pershkruajne-ata-2/ https://www.tefsirkurani.al/180-i-lartesuar-qofte-zoti-yt-zoti-i-gjithfuqishem-ai-eshte-i-paster-nga-ajo-cfare-i-pershkruajne-ata-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 17:50:59 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23751 I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i gjithfuqishëm! Ai është i pastër nga ajo çfarë i përshkruajnë ata.Pra, u dëlirësoftë dhe lartësoftë Zoti i krenarisë, Ngadhënjimtari, i Cili ka nënshtruar gjithçka nën pushtetin dhe fuqinë e Tij. Allahu i Madhëruar qëndron lart dhe larg çdo përshkrimi të padenjë dhe të pavërtetë që idhujarët bëjnë për Të.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/180-i-lartesuar-qofte-zoti-yt-zoti-i-gjithfuqishem-ai-eshte-i-paster-nga-ajo-cfare-i-pershkruajne-ata-2/feed/ 0
179. Dhe vështro (kur t’i përfshijë ndëshkimi) se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë për besimtarët). https://www.tefsirkurani.al/179-dhe-veshtro-kur-ti-perfshije-ndeshkimi-se-edhe-ata-do-ta-shohin-ndihmen-tone-per-besimtaret-2/ https://www.tefsirkurani.al/179-dhe-veshtro-kur-ti-perfshije-ndeshkimi-se-edhe-ata-do-ta-shohin-ndihmen-tone-per-besimtaret-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 17:50:30 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23749 Prandaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe! Dhe vështro (kur t’i përfshijë ndëshkimi) se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë për besimtarët).Për këtë arsye, ju mbetet veçse të shihni, sepse edhe ata të mjerë do të shohin atë që do t’i godasë. Në këtë sure u përmendën shumë nga fjalët e shëmtuara dhe trillimet e idhujtarëve për përshkrimin e Allahut. Për këtë arsye, në fund të kësaj sureje, Allahu i Madhëruar e dëlirëson Veten e vet nga ato shpifje e trillime dhe thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/179-dhe-veshtro-kur-ti-perfshije-ndeshkimi-se-edhe-ata-do-ta-shohin-ndihmen-tone-per-besimtaret-2/feed/ 0
178. Prandaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe! https://www.tefsirkurani.al/178-prandaj-largohu-prej-tyre-per-njefare-kohe/ https://www.tefsirkurani.al/178-prandaj-largohu-prej-tyre-per-njefare-kohe/#respond Tue, 14 Dec 2021 17:49:58 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23747 Prandaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe! Dhe vështro (kur t’i përfshijë ndëshkimi) se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë për besimtarët).Për këtë arsye, ju mbetet veçse të shihni, sepse edhe ata të mjerë do të shohin atë që do t’i godasë. Në këtë sure u përmendën shumë nga fjalët e shëmtuara dhe trillimet e idhujtarëve për përshkrimin e Allahut. Për këtë arsye, në fund të kësaj sureje, Allahu i Madhëruar e dëlirëson Veten e vet nga ato shpifje e trillime dhe thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/178-prandaj-largohu-prej-tyre-per-njefare-kohe/feed/ 0
177. Kur, ai (dënimi) të zbresë, i keq do të jetë mëngjesi i atyre që qenë paralajmëruar. https://www.tefsirkurani.al/177-kur-ai-denimi-te-zbrese-i-keq-do-te-jete-mengjesi-i-atyre-qe-qene-paralajmeruar-2/ https://www.tefsirkurani.al/177-kur-ai-denimi-te-zbrese-i-keq-do-te-jete-mengjesi-i-atyre-qe-qene-paralajmeruar-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 17:49:25 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23745 Mos vallë, ata duan ta shpejtojnë ndëshkimin tonë (për ta)? Kur, ai (dënimi) të zbresë, i keq do të jetë mëngjesi i atyre që qenë paralajmëruar.Kur ai dënim të zbresë në vendin e tyre ose pranë tyre, ai do të jetë një agim i tmerrshëm, sepse është agimi i ligësisë, dënimit dhe shfarosjes. Më pas, Allahu i Lartësuar e porosit për t’u larguar prej tyre, duke paralajmëruar se koha e ndëshkimit po afron dhe shpejt do të përmbushet.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/177-kur-ai-denimi-te-zbrese-i-keq-do-te-jete-mengjesi-i-atyre-qe-qene-paralajmeruar-2/feed/ 0
176. Mos vallë, ata duan ta shpejtojnë ndëshkimin tonë (për ta). https://www.tefsirkurani.al/176-mos-valle-ata-duan-ta-shpejtojne-ndeshkimin-tone-per-ta/ https://www.tefsirkurani.al/176-mos-valle-ata-duan-ta-shpejtojne-ndeshkimin-tone-per-ta/#respond Tue, 14 Dec 2021 17:48:55 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23743 Mos vallë, ata duan ta shpejtojnë ndëshkimin tonë (për ta)? Kur, ai (dënimi) të zbresë, i keq do të jetë mëngjesi i atyre që qenë paralajmëruar.Kur ai dënim të zbresë në vendin e tyre ose pranë tyre, ai do të jetë një agim i tmerrshëm, sepse është agimi i ligësisë, dënimit dhe shfarosjes. Më pas, Allahu i Lartësuar e porosit për t’u larguar prej tyre, duke paralajmëruar se koha e ndëshkimit po afron dhe shpejt do të përmbushet.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/176-mos-valle-ata-duan-ta-shpejtojne-ndeshkimin-tone-per-ta/feed/ 0
175. Dhe vështro (kur t’i përfshijë ndëshkimi) se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë për besimtarët). https://www.tefsirkurani.al/175-dhe-veshtro-kur-ti-perfshije-ndeshkimi-se-edhe-ata-do-ta-shohin-ndihmen-tone-per-besimtaret-2/ https://www.tefsirkurani.al/175-dhe-veshtro-kur-ti-perfshije-ndeshkimi-se-edhe-ata-do-ta-shohin-ndihmen-tone-per-besimtaret-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 17:48:34 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23741 Dhe vështro (kur t’i përfshijë ndëshkimi) se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë për besimtarët).Le të presin dhe të shohin se si do t’i godasë dënimi i Allahut. Pa dyshim që ai do të bjerë i ashpër mbi ta.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/175-dhe-veshtro-kur-ti-perfshije-ndeshkimi-se-edhe-ata-do-ta-shohin-ndihmen-tone-per-besimtaret-2/feed/ 0
174. Prandaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe, https://www.tefsirkurani.al/174-prandaj-largohu-prej-tyre-per-njefare-kohe-2/ https://www.tefsirkurani.al/174-prandaj-largohu-prej-tyre-per-njefare-kohe-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 17:48:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23738 Prandaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe, …Ky është një urdhër drejtuar Profetit të Tij, që të distancohej nga ata që tregoheshin kokëfortë e nuk e pranonin të vërtetën, sepse tashmë nuk kishte mbetur gjë tjetër për ta, veçse t’u zbriste dënimi i Zotit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/174-prandaj-largohu-prej-tyre-per-njefare-kohe-2/feed/ 0
173. Dhe se Forcat Tona – ato me siguri do të jenë ngadhënjimtare. https://www.tefsirkurani.al/173-dhe-se-forcat-tona-ato-me-siguri-do-te-jene-ngadhenjimtare-2/ https://www.tefsirkurani.al/173-dhe-se-forcat-tona-ato-me-siguri-do-te-jene-ngadhenjimtare-2/#respond Tue, 14 Dec 2021 17:47:36 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23736 Tashmë, Fjala Jonë u është dhënë më parë robërve  tanë të dërguar se ata, pa dyshim do të ndihmohen (nga Ne) dhe se Forcat Tona ato me siguri do të jenë ngadhënjimtare.Ky është premtimi i Allahut, që kurrë nuk mund të thyhet. Të dërguarit dhe adhuruesit e Tij të sinqertë kanë për të triumfuar gjithmonë! Ata do të arrijnë çdo mirësi e do të shpëtojnë nga çdo ligësi. Ata do të dalin fitimtarë mbi të gjithë të tjerët, sepse është Allahu Ai që u jep fitoren dhe i mbështet me ndihmën e Tij të fuqishme.

Kështu, atyre u mundësohet që ta përkryejnë dhe shfaqin haptas fenë e tyre. Ky është një përgëzim i mrekullueshëm për të gjithë ata që përshkruhen si “xhundu-Allah” – ushtri e Allahut. Nëse i përmbahen dhe zbatojnë fenë e Allahut në veten e tyre dhe luftojnë kundër atyre që Allahu ka urdhëruar që të luftohen, atëherë ta dinë se fitorja është e tyre dhe Allahu është me ta.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/173-dhe-se-forcat-tona-ato-me-siguri-do-te-jene-ngadhenjimtare-2/feed/ 0