036. JA SIN | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Sun, 10 Apr 2022 20:56:47 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 036. JA SIN | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 83. I madhëruar qoftë Ai në dorën e të Cilit është pushteti mbi gjithçka! Dhe vetëm tek Ai do të ktheheni ju (për tu gjykuar dhe shpërblyer me drejtësi). https://www.tefsirkurani.al/83-i-madheruar-qofte-ai-ne-doren-e-te-cilit-eshte-pushteti-mbi-gjithcka-dhe-vetem-tek-ai-do-te-ktheheni-ju-per-tu-gjykuar-dhe-shperblyer-me-drejtesi-2/ https://www.tefsirkurani.al/83-i-madheruar-qofte-ai-ne-doren-e-te-cilit-eshte-pushteti-mbi-gjithcka-dhe-vetem-tek-ai-do-te-ktheheni-ju-per-tu-gjykuar-dhe-shperblyer-me-drejtesi-2/#respond Sun, 19 Dec 2021 13:41:55 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25257 I madhëruar qoftë Ai në dorën e të Cilit është pushteti mbi gjithçka! Ky është argumenti i gjashtë. Allahu është Pronari dhe Mbretëruesi i gjithçkaje. Çdo krijesë në botën e sipërme dhe atë të poshtme është pronë dhe nën sundimin e Tij. Të gjithë janë rob e të nënshtruar nën pushtetin e Allahut dhe Ai vepron dhe administron veprat e tyre, me caktimin dhe urtësinë e Tij të krijimit, me ligjet e Tij të Sheriatit.

Mbi ta zbatohen edhe ligjet e Tij të shpërblimit dhe ndëshkimit. Ringjallja e tyre për t’u zbatuar mbi ta rregullat e Tij të shpërblimit dhe ndëshkimit është domosdoshmëri e sundimit dhe mbretërimit të Tij absolut, me të cilin është përshkruar.

Dhe vetëm tek Ai do të ktheheni ju (për tu gjykuar dhe shpërblyer me drejtësi). – Për këtë nuk duhet të ketë asnjë dyshim, sepse argumentet janë të plota dhe të qarta. I lavdëruar dhe i Lartësuar qoftë Allahu, që e bëri fjalën e Tij qartësuese të gjithçkaje, shërim dhe dritë!

Këtu përfundon tefsiri i sures Ja Sin. Allahut qoftë i përlëvduar, ashtu siç e meriton Lartësia e Tij! Ai qoftë i Madhëruar, siç e meriton Madhëria e Tij!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/83-i-madheruar-qofte-ai-ne-doren-e-te-cilit-eshte-pushteti-mbi-gjithcka-dhe-vetem-tek-ai-do-te-ktheheni-ju-per-tu-gjykuar-dhe-shperblyer-me-drejtesi-2/feed/ 0
82. Kur Ai dëshiron diçka, mjafton vetëm të thotë: “Bëhu!” Dhe ajo menjëherë bëhet. https://www.tefsirkurani.al/82-kur-ai-deshiron-dicka-mjafton-vetem-te-thote-behu-dhe-ajo-menjehere-behet-2/ https://www.tefsirkurani.al/82-kur-ai-deshiron-dicka-mjafton-vetem-te-thote-behu-dhe-ajo-menjehere-behet-2/#respond Sun, 19 Dec 2021 13:41:27 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25255 Kur Ai dëshiron diçka, mjafton vetëm të thotë: “Bëhu!” Dhe ajo menjëherë bëhet. – Fjala ‘diçka’ këtu përfshin çdo gjë pa përjashtim, sipas rregullave të gjuhës arabe. Kuptimi është: Çdo gjë pa përjashtim, nëse Ai dëshiron që të jetë, ajo do të jetë. Mjafton që t’i thotë: “Bëhu!”, e ajo menjëherë bëhet, pa asnjë pengesë dhe vështirësi.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/82-kur-ai-deshiron-dicka-mjafton-vetem-te-thote-behu-dhe-ajo-menjehere-behet-2/feed/ 0
81. A nuk mundet Ai, që krijoi qiejt e tokën t’i rikrijojë ata (njerëzit)? Po, Ai është Krijuesi, i Gjithëdituri. https://www.tefsirkurani.al/81-a-nuk-mundet-ai-qe-krijoi-qiejt-e-token-ti-rikrijoje-ata-njerezit-po-ai-eshte-krijuesi-i-gjithedituri-2/ https://www.tefsirkurani.al/81-a-nuk-mundet-ai-qe-krijoi-qiejt-e-token-ti-rikrijoje-ata-njerezit-po-ai-eshte-krijuesi-i-gjithedituri-2/#respond Sun, 19 Dec 2021 13:41:01 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25253 A nuk mundet Ai, që krijoi qiejt e tokën t’i rikrijojë ata (njerëzit)? A nuk është i Plotfuqishëm Ai që i krijoi qiejt e tokën me gjithë gjerësinë dhe madhështinë e tyre, që t’i rikrijojë ata (njerëzit) ashtu siç ishin? Po, pa dyshim, Ai është i Plotfuqishëm dhe ka pushtetin për këtë, sepse krijimi i qiejve dhe i Tokës është më i madh se krijimi i njerëzve.

Po, Ai është Krijuesi, i Gjithëdituri.” – Edhe ky është një argument, madje, i pesti i sjellë në këtë ajet. Ai është Krijuesi madhështor dhe çdo krijesë, nga i pari, deri tek i fundit, të gjitha janë gjurmë të krijimit, pushtetit dhe fuqisë së Tij. Nuk ka ndonjë gjë që të jetë e vështirë të krijohet nga Zoti. Çdo gjë që e dëshiron ta krijojë, Ai e krijon pa më të voglën vështirësi. Rikthimi i krijesave është thjesht një prej gjurmëve të krijimit dhe pushtetit të Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/81-a-nuk-mundet-ai-qe-krijoi-qiejt-e-token-ti-rikrijoje-ata-njerezit-po-ai-eshte-krijuesi-i-gjithedituri-2/feed/ 0
80. Ai nxjerr për ju zjarrin prej drurit të gjelëbr dhe ja, ju prej tij (drurit) ndizni (zjarre)” https://www.tefsirkurani.al/80-ai-nxjerr-per-ju-zjarrin-prej-drurit-te-gjelebr-dhe-ja-ju-prej-tij-drurit-ndizni-zjarre-2/ https://www.tefsirkurani.al/80-ai-nxjerr-per-ju-zjarrin-prej-drurit-te-gjelebr-dhe-ja-ju-prej-tij-drurit-ndizni-zjarre-2/#respond Sun, 19 Dec 2021 13:40:31 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25251 Ai nxjerr për ju zjarrin prej drurit të gjelëbr dhe ja, ju prej tij (drurit) ndizni (zjarre)”. Ai që e bën të dalë zjarr i nxehtë nga druri i njomë, edhe pse këto janë dy gjëra të kundërta dhe përjashtojnë njëra tjetrën, edhe për ringjalljen e të vdekurve ka fuqi dhe pushtet të plotë. Pastaj përmendi një argument të katërt:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/80-ai-nxjerr-per-ju-zjarrin-prej-drurit-te-gjelebr-dhe-ja-ju-prej-tij-drurit-ndizni-zjarre-2/feed/ 0
79. Thuaj: “Do t’i ngjallë Ai që i krijoi për herë të parë. Ai, për çdo krijim, është i Gjithëditur. https://www.tefsirkurani.al/79-thuaj-do-ti-ngjalle-ai-qe-i-krijoi-per-here-te-pare-ai-per-cdo-krijim-eshte-i-gjitheditur-2/ https://www.tefsirkurani.al/79-thuaj-do-ti-ngjalle-ai-qe-i-krijoi-per-here-te-pare-ai-per-cdo-krijim-eshte-i-gjitheditur-2/#respond Sun, 19 Dec 2021 13:40:10 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25249 Thuaj: “Do t’i ngjallë Ai që i krijoi për herë të parë.”! – Mjafton të mendosh për këtë përgjigje, për të krijuar siguri të plotë, që nuk të le asnjë dyshim se, Ai që e krijoi njeriun herën e parë është i plotfuqishëm për ta rikthyer edhe njëherë në jetë. Madje, nëse logjikon, kjo është më e thjeshtë.

Ai, për çdo krijim, është i Gjithëditur. – Edhe kjo është një cilësi tjetër e Allahut, që tregon se Ai ka fuqi të rikthejë në jetë të vdekurit. Ai është i Gjithëditur për të gjitha krijesat e Tij, në të gjitha gjendjet e tyre, në të gjitha kohët. Ai e di mirë se çfarë ha toka nga trupat e të vdekurve dhe çfarë lë pa tretur. Ai e di mirë atë që fshihet dhe atë që shfaqet.

Nëse robi e pranon se Allahu ka këtë dituri të gjerë, atëherë e kupton se Ai është shumë madhështor dhe i plotpushtetshëm për të ringjallur të vdekurit nga varret e tyre. Dituria e Tij është shumë më e madhe sesa thjesht ringjallja nga varri i të vdekurve. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend edhe një argument të tretë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/79-thuaj-do-ti-ngjalle-ai-qe-i-krijoi-per-here-te-pare-ai-per-cdo-krijim-eshte-i-gjitheditur-2/feed/ 0
78. Dhe Ai (njeriu) bën krahasime për Ne dhe e harron se si është krijuar. Ai thotë: “Kush i ngjall eshtrat pasi të jenë kalbur? “ https://www.tefsirkurani.al/78-dhe-ai-njeriu-ben-krahasime-per-ne-dhe-e-harron-se-si-eshte-krijuar-ai-thote-kush-i-ngjall-eshtrat-pasi-te-jene-kalbur-2/ https://www.tefsirkurani.al/78-dhe-ai-njeriu-ben-krahasime-per-ne-dhe-e-harron-se-si-eshte-krijuar-ai-thote-kush-i-ngjall-eshtrat-pasi-te-jene-kalbur-2/#respond Sun, 19 Dec 2021 13:39:39 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25247 Dhe Ai (njeriu) bën krahasime për Ne dhe e harron se si është krijuar. Ai thotë: “Kush i ngjall eshtrat pasi të jenë kalbur?“ – Ai na solli një shembull, gjë që askush nuk duhet ta bëjë, sepse është gabim i madh që të gjykosh duke krahasuar fuqinë e Krijuesit me atë të krijesës. Sipas kësaj logjike, ajo që është e pamundur për forcën e krijesës është e pamundur edhe për fuqinë dhe pushtetin e Zotit! Kjo është e gabuar dhe e papranueshme. Ai njeri solli këtë shembull: “Kush i ngjall eshtrat pasi të jenë kalbur? A ka ndonjë që mund t’i ringjallë? Kjo është një pyetje mohuese, që e mohon këtë mundësi kategorikisht. Domethënë, sipas saj, askush nuk mund t’i risjellë në jetë kockat, pasi janë tretur ose bërë pluhur. Meqenëse kjo është e pamundur për krijesat, atëherë duhet të jetë e pamundur edhe për Allahun. Por këto fjalë tregojnë se njeriu është fare i pavëmendshëm rreth fillesave të krijimit të tij. Nëse do të mendonte për faktin që Zoti e krijoi kur njeriu nuk ekzistonte fare, nuk do të sillte një shembull të tillë. Megjithatë, Allahu i Madhëruar jep për këtë dyshim një përgjigje të plotë e shteruese. Ai thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/78-dhe-ai-njeriu-ben-krahasime-per-ne-dhe-e-harron-se-si-eshte-krijuar-ai-thote-kush-i-ngjall-eshtrat-pasi-te-jene-kalbur-2/feed/ 0
77. A nuk e sheh njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike (fare)? Por, ja! Ai bëhet një kundërshtar i hapur. https://www.tefsirkurani.al/77-a-nuk-e-sheh-njeriu-se-ne-e-krijuam-ate-prej-nje-pike-fare-por-ja-ai-behet-nje-kundershtar-i-hapur-2/ https://www.tefsirkurani.al/77-a-nuk-e-sheh-njeriu-se-ne-e-krijuam-ate-prej-nje-pike-fare-por-ja-ai-behet-nje-kundershtar-i-hapur-2/#respond Sun, 19 Dec 2021 13:39:18 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25245 Në këto ajete jepet një nga dyshimet që hedhin ata që e mohojnë vërtetësinë e ringjalljes, por edhe përgjigjja ndaj tyre me formën më të mirë, më të bukur, më të qartë e më të kuptueshme. Allahu i Lartësuar thotë:

A nuk e sheh njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike (fare)? Por, ja! Ai bëhet një kundërshtar i hapur.” –A nuk e sheh ai që e mohon vërtetësinë e ringjalljes dhe është në dyshim rreth saj se si Allahu e filloi krijimin? Kjo është një çështje që, nëse mendon rreth saj, do të arrije siguri të plotë rreth ringjalljes dhe vërtetësisë së saj. Le të mendojë njeriu se si e krijon Allahu njeriun, duke e nisur krijimin nga një pikë lëngu, të cilën Ai e kalon nga një gjendje në tjetrën, derisa njeriu forcohet dhe plotësohet fuqia e tij trupore dhe mendore.

Por kur atij i kërkohet që të pendohet dhe të ndjekë rrugën e Zotit, “ai bëhet një kundërshtar i hapur.” Ai tregohet kryeneç dhe arrogant, edhe pse fillesa e tij është nga një pikë lëngu. Le të shohë njeriu ndryshimin mes këtyre dy rasteve dhe të bindet se Ai që e krijoi dhe e bëri të jetë kur nuk ishte fare, është i plotfuqishëm që ta rikthejë në jetë edhe pasi të jetë tretur dhe shpërndarë nëpër tokë, dhe kjo është edhe më e thjeshtë dhe më e pranueshme logjikisht.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/77-a-nuk-e-sheh-njeriu-se-ne-e-krijuam-ate-prej-nje-pike-fare-por-ja-ai-behet-nje-kundershtar-i-hapur-2/feed/ 0
76. Atëherë mos u brengos për fjalët e tyre! Ne dimë atë, që e mbajnë të fshehtë dhe atë, që e shfaqin haptas. https://www.tefsirkurani.al/76-atehere-mos-u-brengos-per-fjalet-e-tyre-ne-dime-ate-qe-e-mbajne-te-fshehte-dhe-ate-qe-e-shfaqin-haptas-2/ https://www.tefsirkurani.al/76-atehere-mos-u-brengos-per-fjalet-e-tyre-ne-dime-ate-qe-e-mbajne-te-fshehte-dhe-ate-qe-e-shfaqin-haptas-2/#respond Sun, 19 Dec 2021 13:38:55 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25243 Atëherë mos u brengos për fjalët e tyre!Mos u shqetëso dhe trishto për fjalët e mohuesve të së vërtetës! Sipas kontekstit, këtu është fjala për çdo lloj shpifjeje që ata trillonin kundër Profetit ose kundër Shpalljes që ai solli prej Zotit.

Ne dimë atë, që e mbajnë të fshehtë dhe atë, që e shfaqin haptas. Për këtë arsye, do t’i shpërblejmë ata sipas asaj që Ne e dimë mirë. Ndërsa fjalët e tyre nuk kanë për të të dëmtuar aspak ty.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/76-atehere-mos-u-brengos-per-fjalet-e-tyre-ne-dime-ate-qe-e-mbajne-te-fshehte-dhe-ate-qe-e-shfaqin-haptas-2/feed/ 0
75. Ata (idhujt) as që mund t’u vijnë në ndihmë dhe të gjithë bashkë do të sillen para Nesh si një trupë (për t’u dënuar). https://www.tefsirkurani.al/75-ata-idhujt-as-qe-mund-tu-vijne-ne-ndihme-dhe-te-gjithe-bashke-do-te-sillen-para-nesh-si-nje-trupe-per-tu-denuar-2/ https://www.tefsirkurani.al/75-ata-idhujt-as-qe-mund-tu-vijne-ne-ndihme-dhe-te-gjithe-bashke-do-te-sillen-para-nesh-si-nje-trupe-per-tu-denuar-2/#respond Sun, 19 Dec 2021 13:38:33 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25240 Ata (idhujt) as që mund t’u vijnë në ndihmë …Ata as veten e tyre nuk mund ta ndihmojnë. Atëherë, kur këta nuk mund të ndihmojnë as vetveten, si mund të shpresohet se do t’i ndihmojnë të tjerët? Të ndihmosh dikë duhet të plotësosh dy kushte:

1. Mundësi e forcë për të ndihmuar.

2. Dëshira për të bërë diçka të tillë, sepse mund të jesh i aftë dhe i fuqishëm për të ndihmuar, por nuk e dëshiron këtë gjë. Duke na treguar se këta idhuj nuk kanë mundësi që të ndihmojnë as vetveten e jo më të tjerët, Allahu i Madhëruar na tregon se asnjë nga kushtet nuk plotësohet, prandaj kurrë nuk ka për të patur ndihmë prej tyre.

dhe të gjithë bashkë do të sillen para Nesh si një trupë (për t’u dënuar). – Të gjithë, si lutësit, edhe idhujt do të jenë në Zjarr dhe do të mallkojnë njëri-tjetrin. A nuk është koha që të distancohen prej tyre që në këtë dynja e të largohen nga adhurimi i këtyre kotësive?

A nuk duhet të përkushtohen që tani me sinqeritet në adhurimin e Allahut, në dorë të të Cilit është i gjithë pushteti, e gjithë mirësia e ruajtja nga e keqja? Në dorën e Tij është të japë ose të privojë dhe Ai është më i miri Mbrojtës dhe Ndihmëtar, më i miri Kujdestar, në dorën e të Cilit duhet t’i lësh të gjitha çështjet e tua.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/75-ata-idhujt-as-qe-mund-tu-vijne-ne-ndihme-dhe-te-gjithe-bashke-do-te-sillen-para-nesh-si-nje-trupe-per-tu-denuar-2/feed/ 0
74. Ata adhurojnë zota të tjerë në vend të Allahut, me shpresë se do të mund të ndihmohen prej tyre. https://www.tefsirkurani.al/74-ata-adhurojne-zota-te-tjere-ne-vend-te-allahut-me-shprese-se-do-te-mund-te-ndihmohen-prej-tyre-2/ https://www.tefsirkurani.al/74-ata-adhurojne-zota-te-tjere-ne-vend-te-allahut-me-shprese-se-do-te-mund-te-ndihmohen-prej-tyre-2/#respond Sun, 19 Dec 2021 13:38:09 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25238 Ata adhurojnë zota të tjerë në vend të Allahut, me shpresë se do të mund të ndihmohen prej tyre. Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar na tregon për kotësinë e idhujve dhe të adhurimit të idhujtarëve për ta. Ata të mjerë shpresojnë ndihmën dhe ndërmjetësimin e tyre, edhe pse është e sigurt se ata janë të dobët dhe të mangët. Ata janë, siç thotë Allahu:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/74-ata-adhurojne-zota-te-tjere-ne-vend-te-allahut-me-shprese-se-do-te-mund-te-ndihmohen-prej-tyre-2/feed/ 0