035. FATIR | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Sun, 10 Apr 2022 13:26:02 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 035. FATIR | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 45. Nëse Allahu do t’i dënonte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë. Por, Ai i lë ata deri në afatin e caktuar. Por kur të vijë afati i tyre, (le ta dinë se) Allahu Shikon gjithçka nga robërit e vet. https://www.tefsirkurani.al/45-nese-allahu-do-ti-denonte-njerezit-sipas-veprave-te-keqija-te-tyre-nuk-do-te-linte-mbi-faqen-e-dheut-asnje-gjallese-por-ai-i-le-ata-deri-ne-afatin-e-caktuar-por-kur-te-vije-afati-i/ https://www.tefsirkurani.al/45-nese-allahu-do-ti-denonte-njerezit-sipas-veprave-te-keqija-te-tyre-nuk-do-te-linte-mbi-faqen-e-dheut-asnje-gjallese-por-ai-i-le-ata-deri-ne-afatin-e-caktuar-por-kur-te-vije-afati-i/#respond Wed, 08 Dec 2021 13:08:57 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15681 Nëse Allahu do t’i dënonte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë. – Dënimi do të ishte gjithëpërfshirës, që nuk do të linte jashtë as edhe kafshët, të cilat janë jo të përgjegjshme ligjërisht. Por Allahu i Lartësuar është i Mëshirshëm dhe i Butë. Për këtë arsye:

Por, Ai i lë ata deri në afatin e caktuar. – Ai i afatizon, por kurrë nuk i harron dhe nuk i lë pa marrë në përgjegjësi.

Por kur të vijë afati i tyre, (le ta dinë se) Allahu Shikon gjithçka nga robërit e vet. – Dituria e Tij për veprat e tyre është e plotë, prandaj do t’i shpërblejë për çdo të mirë dhe të keqe që kanë bërë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/45-nese-allahu-do-ti-denonte-njerezit-sipas-veprave-te-keqija-te-tyre-nuk-do-te-linte-mbi-faqen-e-dheut-asnje-gjallese-por-ai-i-le-ata-deri-ne-afatin-e-caktuar-por-kur-te-vije-afati-i/feed/ 0
44. A nuk udhëtojnë ata nëpër tokë e të shohin se si qe fundi i atyre që ishin më parë? Ata ishin më të fuqishëm se këta (të sotmit). Allahut kurrë nuk mund t’i shmanget asgjë në qiej dhe as në tokë. Ai është i Gjithëditur, i Gjithëfuqishëm. https://www.tefsirkurani.al/44-a-nuk-udhetojne-ata-neper-toke-e-te-shohin-se-si-qe-fundi-i-atyre-qe-ishin-me-pare-ata-ishin-me-te-fuqishem-se-keta-te-sotmit-allahut-kurre-nuk-mund-ti-shmanget-asgje-ne-qiej-dhe-as-n-2/ https://www.tefsirkurani.al/44-a-nuk-udhetojne-ata-neper-toke-e-te-shohin-se-si-qe-fundi-i-atyre-qe-ishin-me-pare-ata-ishin-me-te-fuqishem-se-keta-te-sotmit-allahut-kurre-nuk-mund-ti-shmanget-asgje-ne-qiej-dhe-as-n-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 13:08:16 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15677 A nuk udhëtojnë ata nëpër tokë e të shohin se si qe fundi i atyre që ishin më parë? Ata ishin më të fuqishëm se këta (të sotmit). – Allahu i Lartësuar na nxit që të udhëtojmë nëpër Tokë me zemrat dhe trupin tonë, me qëllimin që të nxjerrim mësime e jo thjesht për t’u sorollatur dhe për parë botën me sy. Ai na nxit që të shohim dhe meditojmë për përfundimin e brezave të parë, të cilët refuzuan të besonin dhe ndiqnin profetët e dërguar nga Zoti dhe shpalljet e sjella prej Tij.

Ata kishin edhe më shumë pasuri, pasardhës dhe ushtri. Ata e populluan tokën dhe ndërtuan më shumë sesa këta të sotmit. Por kur erdhi dënimi i Zotit, atyre nuk u vleu aspak forca e tyre. Asnjë dobi nuk u bëri tek Allahu pasuria dhe pasardhësit e shumtë. Mbi ta u përmbush dëshira dhe caktimi i Zotit dhe u zbatua ligji i Tij.

Allahut kurrë nuk mund t’i shmanget asgjë në qiej dhe as në tokë. – E si mund të ndodhë kjo, kur Allahu është Absolut në diturinë, pushtetin dhe fuqinë e Tij?!

Ai është i Gjithëditur, i Gjithëfuqishëm. – Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon madhështinë e faljes dhe mëshirës së Tij dhe për afatizimin që u ofron atyre që bëjnë padrejtësi e krime të mëdha. Ai thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/44-a-nuk-udhetojne-ata-neper-toke-e-te-shohin-se-si-qe-fundi-i-atyre-qe-ishin-me-pare-ata-ishin-me-te-fuqishem-se-keta-te-sotmit-allahut-kurre-nuk-mund-ti-shmanget-asgje-ne-qiej-dhe-as-n-2/feed/ 0
43. Për shkak të mendjemadhësisë së tyre dhe të dredhive të tyre për të keqen. Por, dredhia për të keqen nuk godet askënd tjetër veç atyre që e kurdisën. A janë duke pritur ata ndonjë ligj tjetër veç ligjit të Allahut ndër popujt e hershëm? Në ligjin e Allahut nuk do të gjesh asnjë ndryshim. https://www.tefsirkurani.al/43-per-shkak-te-mendjemadhesise-se-tyre-dhe-te-dredhive-te-tyre-per-te-keqen-por-dredhia-per-te-keqen-nuk-godet-askend-tjeter-vec-atyre-qe-e-kurdisen-a-jane-duke-pritur-ata-ndonje-ligj-tjeter-vec/ https://www.tefsirkurani.al/43-per-shkak-te-mendjemadhesise-se-tyre-dhe-te-dredhive-te-tyre-per-te-keqen-por-dredhia-per-te-keqen-nuk-godet-askend-tjeter-vec-atyre-qe-e-kurdisen-a-jane-duke-pritur-ata-ndonje-ligj-tjeter-vec/#respond Wed, 08 Dec 2021 13:07:35 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15673 Ata u betuan me betimin më të fortë në Allahun se, nëse do t’u vinte ndonjë Profet, ata do të ishin më të udhëzuar (më besimtarë) se çdo popull tjetër (jehudët e krishterët). Ata që refuzuan të besonin dhe që të quajtën gënjeshtar, të betohen ty, o Profet, se: “… nëse do t’u vinte ndonjë profet, ata do të ishin më të udhëzuar (më besimtarë) se ata dy popuj (jehudë e krishterë).” Ata betohen solemnisht se, nëse do të ndodhte kjo, do të ishin edhe më të udhëzuar se jehudët dhe krishterët. Megjithatë, ata nuk i mbajtën premtimet e tyre:

Por, kur atyre u erdhi Profeti, kjo u shtoi veçse largimin (nga e Vërteta). Për shkak të mendjemadhësisë së tyre dhe të dredhive të tyre për të keqen.Ata nuk e pranuan udhëzimin dhe nuk u nënshtruan të ndiqnin rrugën e Profetit (a.s.). Madje, ligësinë në të cilën ishin zhytur e shtuan edhe më shumë pas ardhjes së Shpalljes. Për këtë arsye, Allahu tha: “Kur atyre u erdhi Profeti, kjo u shtoi veçse largimin (nga e vërteta).”

Ata e shtuan edhe më shumë inatin, kokëfortësinë dhe refuzimin e së vërtetës, derisa kjo i shtyu në luftë të ashpër kundër saj. Në fakt, betimet nuk u bënë duke pasur qëllim të vërtetën, por si shprehje e arrogancës ndaj të vërtetës. Nëse do të kishin si qëllim të vërtetën, Allahu do t’ua bënte mbarë që ta gjenin dhe ta pranonin atë. Ata thjesht lëvdoheshin me fjalët dhe betimet e tyre, duke dashur të mashtronin njerëzit, për t’i bërë të mendonin se ata e donin të vërtetën dhe i trajtonin me urtësi dhe kujdes ftesat e mira. Kështu, pasuesit e tyre mashtroheshin me këto fjalë të bukura dhe merrnin ata si shembull dhe justifikim për të refuzuar të vërtetën.

Por, dredhia për të keqen nuk godet askënd tjetër veç atyre që e kurdisën. A janë duke pritur ata ndonjë ligj tjetër veç  ligjit të Allahut ndër popujt e hershëm? Në ligjin e Allahut nuk do të gjesh asnjë ndryshim.Planet e këqija do të rëndojnë veçse mbi autorët e tyre. Edhe në këtë rast, Allahu i Lavdëruar i zbuloi betimet dhe qëllimet që ata fshihnin, prandaj besimtarët u ruajtën dhe nuk u dëmtan aspak nga intrigat e mohuesve.

Të vetmit të dëmtuar ishin ata vetë, sepse u rënduan me peshën e gabimeve dhe u poshtëruarn, pasi Allahu i Madhëruar ua nxori të palarat në shesh. Intrigat e mohuesve ranë mbi kokat e vetë atyre, ndërsa zemrat e tyre u mbushën me mllef. Tashmë mbetet veçse që dënimi t’i gllabërojë, ashtu siç është ligji i pandryshueshëm i Zotit me të parët dhe të fundit. Ky rregull kurrë nuk ndryshon dhe nuk zhvlerësohet. Çdokush që tregohet i padrejtë, kokëfortë e kryeneç me njerëzit, do të përfshihet nga zemërimi e dënimi i Zotit dhe do t’i hiqen mirësitë e Tij. Për këtë arsye, le të presin dhe të shohin këta të mjerë se çfarë do të ndodhë me ta, se do të jetë e ngjashme me atë që ndodhi me brezat e shkuar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/43-per-shkak-te-mendjemadhesise-se-tyre-dhe-te-dredhive-te-tyre-per-te-keqen-por-dredhia-per-te-keqen-nuk-godet-askend-tjeter-vec-atyre-qe-e-kurdisen-a-jane-duke-pritur-ata-ndonje-ligj-tjeter-vec/feed/ 0
42. Ata u betuan me betimin më të fortë në Allahun se, nëse do t’u vinte ndonjë Profet, ata do të ishin më të udhëzuar (më besimtarë) se çdo popull tjetër (jehudët e krishterët). Por, kur atyre u erdhi Profeti, kjo u shtoi veçse largimin (nga e Vërteta). https://www.tefsirkurani.al/42-ata-u-betuan-me-betimin-me-te-forte-ne-allahun-se-nese-do-tu-vinte-ndonje-profet-ata-do-te-ishin-me-te-udhezuar-me-besimtare-se-cdo-popull-tjeter-jehudet-e-krishteret-por-kur-atyr-2/ https://www.tefsirkurani.al/42-ata-u-betuan-me-betimin-me-te-forte-ne-allahun-se-nese-do-tu-vinte-ndonje-profet-ata-do-te-ishin-me-te-udhezuar-me-besimtare-se-cdo-popull-tjeter-jehudet-e-krishteret-por-kur-atyr-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 13:07:04 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15668 Ata u betuan me betimin më të fortë në Allahun se, nëse do t’u vinte ndonjë Profet, ata do të ishin më të udhëzuar (më besimtarë) se çdo popull tjetër (jehudët e krishterët). Ata që refuzuan të besonin dhe që të quajtën gënjeshtar, të betohen ty, o Profet, se: “… nëse do t’u vinte ndonjë profet, ata do të ishin më të udhëzuar (më besimtarë) se ata dy popuj (jehudë e krishterë).” Ata betohen solemnisht se, nëse do të ndodhte kjo, do të ishin edhe më të udhëzuar se jehudët dhe krishterët. Megjithatë, ata nuk i mbajtën premtimet e tyre:

Por, kur atyre u erdhi Profeti, kjo u shtoi veçse largimin (nga e Vërteta). Për shkak të mendjemadhësisë së tyre dhe të dredhive të tyre për të keqen.Ata nuk e pranuan udhëzimin dhe nuk u nënshtruan të ndiqnin rrugën e Profetit (a.s.). Madje, ligësinë në të cilën ishin zhytur e shtuan edhe më shumë pas ardhjes së Shpalljes. Për këtë arsye, Allahu tha: “Kur atyre u erdhi Profeti, kjo u shtoi veçse largimin (nga e vërteta).” Ata e shtuan edhe më shumë inatin, kokëfortësinë dhe refuzimin e së vërtetës, derisa kjo i shtyu në luftë të ashpër kundër saj.

Në fakt, betimet nuk u bënë duke pasur qëllim të vërtetën, por si shprehje e arrogancës ndaj të vërtetës. Nëse do të kishin si qëllim të vërtetën, Allahu do t’ua bënte mbarë që ta gjenin dhe ta pranonin atë. Ata thjesht lëvdoheshin me fjalët dhe betimet e tyre, duke dashur të mashtronin njerëzit, për t’i bërë të mendonin se ata e donin të vërtetën dhe i trajtonin me urtësi dhe kujdes ftesat e mira. Kështu, pasuesit e tyre mashtroheshin me këto fjalë të bukura dhe merrnin ata si shembull dhe justifikim për të refuzuar të vërtetën.

Por, dredhia për të keqen nuk godet askënd tjetër veç atyre që e kurdisën. A janë duke pritur ata ndonjë ligj tjetër veç  ligjit të Allahut ndër popujt e hershëm? Në ligjin e Allahut nuk do të gjesh asnjë ndryshim.Planet e këqija do të rëndojnë veçse mbi autorët e tyre. Edhe në këtë rast, Allahu i Lavdëruar i zbuloi betimet dhe qëllimet që ata fshihnin, prandaj besimtarët u ruajtën dhe nuk u dëmtan aspak nga intrigat e mohuesve. Të vetmit të dëmtuar ishin ata vetë, sepse u rënduan me peshën e gabimeve dhe u poshtëruarn, pasi Allahu i Madhëruar ua nxori të palarat në shesh. Intrigat e mohuesve ranë mbi kokat e vetë atyre, ndërsa zemrat e tyre u mbushën me mllef.

Tashmë mbetet veçse që dënimi t’i gllabërojë, ashtu siç është ligji i pandryshueshëm i Zotit me të parët dhe të fundit. Ky rregull kurrë nuk ndryshon dhe nuk zhvlerësohet. Çdokush që tregohet i padrejtë, kokëfortë e kryeneç me njerëzit, do të përfshihet nga zemërimi e dënimi i Zotit dhe do t’i hiqen mirësitë e Tij. Për këtë arsye, le të presin dhe të shohin këta të mjerë se çfarë do të ndodhë me ta, se do të jetë e ngjashme me atë që ndodhi me brezat e shkuar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/42-ata-u-betuan-me-betimin-me-te-forte-ne-allahun-se-nese-do-tu-vinte-ndonje-profet-ata-do-te-ishin-me-te-udhezuar-me-besimtare-se-cdo-popull-tjeter-jehudet-e-krishteret-por-kur-atyr-2/feed/ 0
41. Është Allahu Ai që i mban qiejt dhe tokën që të mos bien. Po të binin, s’ka asnjë veç Tij që mund t’i mbajë; Ai është i Butë dhe Falës i Madh. https://www.tefsirkurani.al/41-eshte-allahu-ai-qe-i-mban-qiejt-dhe-token-qe-te-mos-bien-po-te-binin-ska-asnje-vec-tij-qe-mund-ti-mbaje-ai-eshte-i-bute-dhe-fales-i-madh/ https://www.tefsirkurani.al/41-eshte-allahu-ai-qe-i-mban-qiejt-dhe-token-qe-te-mos-bien-po-te-binin-ska-asnje-vec-tij-qe-mund-ti-mbaje-ai-eshte-i-bute-dhe-fales-i-madh/#respond Wed, 08 Dec 2021 13:06:34 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15663 Allahu i Madhëruar na tregon për pushtetin e Tij absolut dhe për mëshirën, butësinë dhe faljen e Tij të gjerë e gjithëpërfshirëse. Ai na tregon se i mban qiejt dhe Tokën që të mos bien nga aty ku janë. Nëse ato do të binin, askush prej krijesave nuk do të mund t’i mbante, sepse janë të pafuqishëm për këtë. Por është Allahu që e caktoi që të jenë ashtu siç Ai ka vendosur. Kështu, krijesat jetojnë në qetësi dhe përfitojnë nga mirësitë që Zoti vendosi në qiej dhe në Tokë.

Nga ana tjetër, ata mund të nxjerrin mësime të shumta dhe të kuptojnë se sa madhështor është pushteti dhe fuqia e Zotit, dhe kështu zemrat e tyre të mbushen me madhërim, frikërespekt, dashuri e përunjësi për Atë. Në  këtë mënyrë, ata mund të njohin mëshirën, faljen dhe përkujdesjen e Tij të madhe për krijesat. A nuk e shohin se si Zoti i afatizon gjynahqarët dhe nuk nxitohet që të dënojë ata që nuk i binden Atij?! Po të dëshironte Ai, urdhëronte qiellin dhe tokën që t’i përpinin gjynahqarët. Qielli do të lëshonte dënimin dhe toka do të hapej e do t’i përpinte brenda saj. Por ata janë nën mëshirën dhe faljen e Allahut, që thotë: “Ai është El ĥalim i Butë dhe Falës i madh.”

]]>
https://www.tefsirkurani.al/41-eshte-allahu-ai-qe-i-mban-qiejt-dhe-token-qe-te-mos-bien-po-te-binin-ska-asnje-vec-tij-qe-mund-ti-mbaje-ai-eshte-i-bute-dhe-fales-i-madh/feed/ 0
40. Thuaj: “A i keni parë (këta) zotat tuaj që ju i adhuroni veç Allahut? Më tregoni çfarë është ajo që kanë krijuar ata në Tokë? Apo mos kanë ndonjë pjesë në qiej? Mos vallë u kemi dhënë atyre ndonjë Libër dhe ata mbështeten në të?” Jo. Keqbërësit i premtojnë njëri-tjetrit veçse mashtrime. https://www.tefsirkurani.al/40-thuaj-a-i-keni-pare-keta-zotat-tuaj-qe-ju-i-adhuroni-vec-allahut-me-tregoni-cfare-eshte-ajo-qe-kane-krijuar-ata-ne-toke-apo-mos-kane-ndonje-pjese-ne-qiej-mos-valle-u-kemi-dhene-atyr/ https://www.tefsirkurani.al/40-thuaj-a-i-keni-pare-keta-zotat-tuaj-qe-ju-i-adhuroni-vec-allahut-me-tregoni-cfare-eshte-ajo-qe-kane-krijuar-ata-ne-toke-apo-mos-kane-ndonje-pjese-ne-qiej-mos-valle-u-kemi-dhene-atyr/#respond Wed, 08 Dec 2021 13:06:04 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15661 Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar na tregon se sa të pafuqishëm dhe të mangët janë idhujt dhe sa e kotë dhe e padrejtë është idhujtaria, nga të gjitha aspektet.

Thuaj: “A i keni parë (këta) zotat tuaj që ju i adhuroni veç Allahut? Më tregoni çfarë është ajo që kanë krijuar ata në Tokë? Apo mos kanë ndonjë pjesë në qiej? – Thuaju atyre, o i Dërguar: “A i shikoni zotat tuaj, që ju i adhuroni veç Allahut? Më thoni, a e meritojnë ata që t’u lutesh dhe t’ua dedikosh adhurimet? Më tregoni çfarë kanë krijuar ata idhuj? A kanë krijuar dete, male, kafshë apo ndonjë send tjetër?” Ata sigurisht që do të pohojnë se i vetmi Krijues i të gjitha këtyre është Allahu i Lartësuar.

Pastaj pyeti: “Mos, vallë, jeni pjesëmarrës në ndonjë prej krijesave qiellore? Vallë, ju i keni krijuar qiejt dhe merrni pjesë në administrimin e çështjeve të tyre?!” Sigurisht që do të thonë se ata nuk kanë asnjë pjesë apo ndikim në to. Atëherë, – thuaju – nëse ata as nuk kanë krijuar gjë dhe as kanë marrë pjesë në krijimin e ndonjë grimce në këtë gjithësi, përse i adhuroni së bashku me Allahun? Ata janë të pafuqishëm dhe të dobët. Ky është një argument logjik, që tregon kotësinë e idhujtarisë dhe dëmin e madh të saj. Pastaj i Lartësuari sjell edhe një argument tekstual për kotësinë e idhujtarisë. Ai na tregon se ata nuk kanë asnjë argument nga Shpallja e Zotit, që të mbrojnë idhujtarinë e tyre. Ai thotë:

Mos vallë u kemi dhënë atyre ndonjë Libër dhe ata mbështeten në të?” – Le të sjellin ndonjë libër qiellor, që i urdhëron për të bërë këtë vepër të ulët, që t’u përkushtohen putave dhe idhujve. Le të sjellin këtë argument nga Zoti, që i bën ata jenë të qartë dhe të qetë në idhujtarinë e tyre! Por çështja nuk qëndron aspak kështu. Para Muhamedit, tek ata nuk kishte shkuar asnjë profet dhe para Kur’anit nuk patën asnjë libër qiellor ku të mbështeteshin. Por edhe nëse pretendojnë se u ka ardhur libër a profet, që i ka urdhëruar për shirk, ne u themi se kjo është një gënjeshtër e sigurt dhe trillim nga shejtani i mallkuar, sepse Allahu thotë: “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Meje, prandaj vetëm Mua më adhuroni!” [Enbija 25].

Kështu, të gjitha shpalljet e Zotit dhe të gjithë profetët e Tij janë unanimë në urdhrin për njësimin e Zotit dhe sinqeritetin e adhurimit veçse për Të. Të gjithë ata ndaluan idhujtarinë dhe urdhëruan për adhurim të sinqertë veçse të Tij, siç thotë i Lartësuari: “Ata nuk qenë urdhëruar për gjë tjetër, përveçse që të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë e me përkushtim ndaj Tij duke qenë besimdrejtë (hunefae), si dhe të falnin namazin dhe të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.” [Bejjine 5]. Një pyetje tjetër është dhe kjo: Nëse argumentet logjike dhe tekstuale tregojnë për kotësinë dhe vërtetësinë e idhujtarisë, atëherë, çfarë i shtyn idhujtarët që t’i përkushtohen dhe ta mbrojnë këtë rrugë, kur mes tyre ka edhe njerëz të zgjuar dhe të mprehtë?! Allahu i Madhëruar i përgjigjet kësaj pyetje duke thënë:

Jo. Keqbërësit i premtojnë njëri-tjetrit veçse mashtrime.Ajo rrugë në të cilën vazhdojnë të ecin dhe ta mbrojnë nuk është e mbështetur në ndonjë argument, por ata ia trashëgojnë atë njëri-tjetrit, duke ia stolisur me çdo mënyrë. Me këtë ide rriten brezat dhe thinjen të vjetrit. Ata ua lënë trashëgim njëri-tjetrit, duke u përcjellë edhe gënjeshtra që shejtani u inspiron. Ai ua zbukuron veprat e këqija, dhe kështu ata rriten me to. derisa bëhen zakon i tyre. Në këtë gjendje, është vështirë që t’ua largosh dhe t’i ndash ata nga rruga dhe zakoni i të parëve të tyre. Ata vazhdojnë të qëndrojnë në idhujtarinë e dënueshme me kokëfortësi dhe pa u menduar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/40-thuaj-a-i-keni-pare-keta-zotat-tuaj-qe-ju-i-adhuroni-vec-allahut-me-tregoni-cfare-eshte-ajo-qe-kane-krijuar-ata-ne-toke-apo-mos-kane-ndonje-pjese-ne-qiej-mos-valle-u-kemi-dhene-atyr/feed/ 0
39. Është Ai që ju bëri ju trashëgimtarë (të njëri-tjetrit) në Tokë. Kush nuk besoi (në Allahun), mosbesimin e ka kundër vetvetes dhe mosbesimi nuk u shton jobesimtarëve asgjë tjetër te Zoti, vetëm se urrejtje. Dhe mosbesimi, nuk u shton jobesimtarëve asgjë tjetër, vetëm se dëshpërim. https://www.tefsirkurani.al/39-eshte-ai-qe-ju-beri-ju-trashegimtare-te-njeri-tjetrit-ne-toke-kush-nuk-besoi-ne-allahun-mosbesimin-e-ka-kunder-vetvetes-dhe-mosbesimi-nuk-u-shton-jobesimtareve-asgje-tjeter-te-zoti-vetem-se/ https://www.tefsirkurani.al/39-eshte-ai-qe-ju-beri-ju-trashegimtare-te-njeri-tjetrit-ne-toke-kush-nuk-besoi-ne-allahun-mosbesimin-e-ka-kunder-vetvetes-dhe-mosbesimi-nuk-u-shton-jobesimtareve-asgje-tjeter-te-zoti-vetem-se/#respond Wed, 08 Dec 2021 13:05:31 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15658 Është Ai që ju bëri ju trashëgimtarë (të njëri-tjetrit) në Tokë. Kush nuk besoi (në Allahun), mosbesimin e ka kundër vetvetes dhe mosbesimi nuk u shton jobesimtarëve asgjë tjetër te Zoti, vetëm se urrejtje. – Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar na tregon për urtësinë dhe mëshirën e Tij të plotë e gjithpërfshirëse për robërit. Ai e përcaktoi në ligjin e Tij të krijimit që lloji njerëzor të zëvendësojë njëri-tjetrin në Tokë. Në çdo popull, Ai dërgoi profetë e paralajmërues dhe u dha mundësinë që të tregojnë veprat e tyre.

Ata të cilët refuzojnë të besojnë e t’i nënshtrohen Zotit, që nuk pasojnë Shpalljet që Ai solli përmes profetëve dhe që nuk pranojnë të jetojnë sipas ligjit të Tij, le ta dinë se ky refuzim ka për të rënduar dhe dëmtuar pikërisht ata vetë. Askush nuk mund t’i shpëtojë e të mbajë peshën e tyre. Le ta dijë mohuesi i Zotit se me këtë mohim shton veçse dënimin dhe zemërimin e Zotit kundër tij. E ku ka ndëshkim më të madh se zemërimi i Zotit?! Nëse ke logjikë që të mendosh, ta dish se nuk ka dëshpërim më të madh sesa zemërimi i atij Zoti, që është Bujar dhe Bamirës.

Dhe mosbesimi, nuk u shton jobesimtarëve asgjë tjetër, vetëm se dëshpërim.Ata do të privohen nga mirësitë e Xhenetit, veprat e tyre do të asgjësohen dhe ata do të humbasin vetveten dhe familjet e tyre në Ditën e Gjykimit. Mohuesi i Zotit zhytet thellë e më thellë në dëshpërim, humbje dhe në poshtërim. Ai është poshtëruar tek Zoti dhe tek njerëzit, dhe gjithmonë është i privuar nga mirësitë dhe lumturia.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/39-eshte-ai-qe-ju-beri-ju-trashegimtare-te-njeri-tjetrit-ne-toke-kush-nuk-besoi-ne-allahun-mosbesimin-e-ka-kunder-vetvetes-dhe-mosbesimi-nuk-u-shton-jobesimtareve-asgje-tjeter-te-zoti-vetem-se/feed/ 0
38. Nuk ka dyshim se Allahu e di gjithë të fshehtën e qiejve e të tokës dhe Ai e Di mirë gjithçka që fshihet në zemrat (e njerëzve). https://www.tefsirkurani.al/38-nuk-ka-dyshim-se-allahu-e-di-gjithe-te-fshehten-e-qiejve-e-te-tokes-dhe-ai-e-di-mire-gjithcka-qe-fshihet-ne-zemrat-e-njerezve/ https://www.tefsirkurani.al/38-nuk-ka-dyshim-se-allahu-e-di-gjithe-te-fshehten-e-qiejve-e-te-tokes-dhe-ai-e-di-mire-gjithcka-qe-fshihet-ne-zemrat-e-njerezve/#respond Wed, 08 Dec 2021 13:04:06 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15656 Pasi përmendi shpërblimin e banorëve të dy vendeve, bashkë me veprat e tyre, me të cilat e merituan atë shpërblim, Allahu i Lartësuar na njofton rreth diturisë së Tij të gjerë. Ai na tregon se i di në detaje edhe fshehtësitë më të mëdha të qiejve dhe të Tokës, që krijesat as nuk i shohin e as nuk i dinë. Ai është i Gjithëdituri për të gjitha fshehtësitë dhe Ai e di mirë atë që fshihet brenda gjoksit, ligësi ose mirësi qoftë. Ai di për çdo gjë që kalon nëpër mendjen dhe shpirtin e njeriut. Ai do t’i japë çdokujt atë që meriton.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/38-nuk-ka-dyshim-se-allahu-e-di-gjithe-te-fshehten-e-qiejve-e-te-tokes-dhe-ai-e-di-mire-gjithcka-qe-fshihet-ne-zemrat-e-njerezve/feed/ 0
37. Dhe atje (në Zjarr) ata do të klithin (për ndihmë): “O Zoti ynë! Na nxirr (prej këtu). Ne do të bëjmë vepra të mira, jo si ato që bënim më parë.” Por, a nuk ju dhamë Ne jetë aq sa të mund të merrte mësim cilido që dëshironte të merrete mësim dhe ju pati ardhur edhe paralajmëruesi i qartë? Shijojini frytet e veprave tuaja! Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar. https://www.tefsirkurani.al/37-dhe-atje-ne-zjarr-ata-do-te-klithin-per-ndihme-o-zoti-yne-na-nxirr-prej-ketu-ne-do-te-bejme-vepra-te-mira-jo-si-ato-qe-benim-me-pare-por-a-nuk-ju-dhame-ne-jete-aq-sa/ https://www.tefsirkurani.al/37-dhe-atje-ne-zjarr-ata-do-te-klithin-per-ndihme-o-zoti-yne-na-nxirr-prej-ketu-ne-do-te-bejme-vepra-te-mira-jo-si-ato-qe-benim-me-pare-por-a-nuk-ju-dhame-ne-jete-aq-sa/#respond Wed, 08 Dec 2021 13:03:31 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15654 Dhe atje (në Zjarr) ata do të klithin (për ndihmë): “O Zoti ynë! Na nxirr (prej këtu). Ne do të bëjmë vepra të mira, jo si ato që bënim më parë.” – Ata ulërasin me dhimbje dhe thonë: “O Zoti ynë! Na nxirr që të bëjmë vepra të mira, jo si ato që bënim më parë!” Ata e pranojnë se kanë gabuar dhe se dënimi i Allahut është i drejtë, por luten që të kthehen edhe njëherë, për të bërë vepra të mira. Atyre do t’u thuhet:

Por, a nuk ju dhamë Ne jetë aq sa të mund të merrte mësim cilido që dëshironte të merrete mësim dhe ju pati ardhur edhe paralajmëruesi i qartë? Ne ju dhamë jetë të jetonit mjaftueshëm që të merrte mësim cilido që dëshironte të merrte mësim. Gjatë kësaj kohe, çdokush që dëshironte të merrte mësim dhe të përfitonte, mund ta bënte këtë. Në jetën e dynjasë, ju mundësuam një jetë të mirë dhe ju furnizuam me mirësi, komoditet dhe rehati. Gjatë jetës së dynjasë, ju erdhi edhe paralajmëruesi i qartë.

Gjatë asaj kohe, ju sollëm shenja dhe paralajmërime të shumta, që të gjenit rrugën e drejtë. Madje, ju vumë në provë me mirësi dhe fatkeqësi, me rehati e vështirësi, që gjithmonë të ktheheshit tek Ne të penduar dhe të nënshtruar, por asgjë nga këto paralajmërime e shenja nuk ju bëri dobi. Këshillat nuk gjetën rrugë brenda zemrave tuaja. Kështu, Allahu ju dha afat gjatë gjithë jetës suaj dhe jua vonoi dënimin.

Por kur koha e jetës suaj në dynja përfundoi dhe ditët tuaja morën fund, ju ishit në gjendjen më të keqe të mundshme, për të vazhduar rrugën në jetën e përtejshme, e cila është jeta ku ju do të shpërbleheni për atë që bëtë në dynja. Ndërsa ju, pikërisht tani kur është koha e llogarisë me drejtësi, kërkoni që të ktheheni pas në dynja?!

Kjo që kërkoni është e pamundur dhe tashmë nuk ka më kohë për justifikim e shpëtim! Mëshirëploti i Gjithëmëshirshëm është sot i zemëruar me ju, ndërsa zjarri i Xhehenemit është i ndezur flakë e mezi pret që t’ju përvëlojë brenda tij. Banorët e Xhenetit ju kanë harruar dhe as që ju sjellin ndër mend dhe ju do të qëndroni në Zjarr përjetësisht. Ju do të vuani dënimin poshtërues e përçmues:

Shijojini frytet e veprave tuaja! Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar. – Askush nuk mund t’ju ndihmojë e t’ju nxjerrë prej Zjarrit dhe as t’jua lehtësojë sado pak atë dhimbje e poshtërim.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/37-dhe-atje-ne-zjarr-ata-do-te-klithin-per-ndihme-o-zoti-yne-na-nxirr-prej-ketu-ne-do-te-bejme-vepra-te-mira-jo-si-ato-qe-benim-me-pare-por-a-nuk-ju-dhame-ne-jete-aq-sa/feed/ 0
36. Ata që mohuan (Allahun) i pret zjarri i xhehenemit. Atyre as nuk u jepet fund e të vdesin (të rehatohen), e as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë Ne çdo mohues. https://www.tefsirkurani.al/36-ata-qe-mohuan-allahun-i-pret-zjarri-i-xhehenemit-atyre-as-nuk-u-jepet-fund-e-te-vdesin-te-rehatohen-e-as-nuk-u-lehtesohet-ndeshkimi-keshtu-e-ndeshkojme-ne-cdo-mohues-3/ https://www.tefsirkurani.al/36-ata-qe-mohuan-allahun-i-pret-zjarri-i-xhehenemit-atyre-as-nuk-u-jepet-fund-e-te-vdesin-te-rehatohen-e-as-nuk-u-lehtesohet-ndeshkimi-keshtu-e-ndeshkojme-ne-cdo-mohues-3/#respond Wed, 08 Dec 2021 13:02:21 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15652 Pasi përmendi banorët e Xhenetit dhe gjendjen, shpërblimet dhe kënaqësitë e tyre të shumta Allahu i Lartësuar vijon të përmendë edhe banorët e Xhehenemit, cilësitë e tyre dhe ndëshkimin që i pret. Ai thotë:

Ata që mohuan (Alahun) i pret zjarri i xhehenemit.Cilësia e tyre është mohimi i besimit. Ata refuzojnë me inat e kokëfortësi Shpalljet që profetët i sollën prej Zotit ose i shpërfillin ato dhe e quajnë gënjeshtër takimin me Allahun dhe llogarinë para Tij. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë: “Ata që mohuan (Allahun) i pret zjarri i xhehenemit.”. Ata do të ndëshkohen me dënimet më të rënda e më të dhimbshme.

Atyre as nuk u jepet fund e të vdesin (të rehatohen), e as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë Ne çdo mohues. As u jepet fund që të vdesin dhe të asgjësohen, e kështu të përfundojnë vuajtjet e tyre, dhe as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Dhimbjet, vuajtjet dhe dënimet do të jenë të vazhdueshme përgjithmonë. Ky është dënimi i merituar për çdo mohues. I Lartësuari thotë: “Kështu i ndëshkojmë Ne të gjithë mohuesit.”

]]>
https://www.tefsirkurani.al/36-ata-qe-mohuan-allahun-i-pret-zjarri-i-xhehenemit-atyre-as-nuk-u-jepet-fund-e-te-vdesin-te-rehatohen-e-as-nuk-u-lehtesohet-ndeshkimi-keshtu-e-ndeshkojme-ne-cdo-mohues-3/feed/ 0