Select Page

23. Dhe asnjë ndërmjetësim nuk bën dobi te Ai përveç atyre që Ai u jep leje (për të ndërmjetësuar). Dhe, kur të largohet frika nga zemrat e tyre (melekëve), ata do të thonë: “Çfarë tha (e urdhëroi) Zoti juaj?”. Ata (melekët e lartë) do të thonë: “Të vërtetën (dhe të drejtën).” Ai është më i Larti, më i Madhi.

– ”Dhe asnjë ndërmjetësim nuk bën dobi te Ai përveç atyre që Ai u jep leje (për të ndërmjetësuar).” – Këto janë arsyet kryesore për të cilat lidhen idhujtarët me idhujt e tyre prej putave, njerëzve, pemëve, gurëve etj. Por Allahu i Lartësuar i hodhi poshtë...

22. Thuaj (o Muhamed): “Thërrisni ata, të cilët i menduat për zota veç Allahut!” Ata nuk kanë pushtet as sa një grimë as në qiej e as në tokë dhe as kanë pjesë në to. Dhe Ai nuk ka nevojë për ndonjë ndihmëtar prej tyre.

Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që t’u drejtohet me këtë mesazh ndërgjegjësues idhujtarëve, që adhuronin edhe krijesat, që nuk kanë asnjë fuqi e mundësi për të sjellë asnjë dobi apo dëm: Le të mendojnë këta të mjerë në këtë mesazh, që, nëse e...

21. Ai (Iblisi) nuk kishte asnjë pushtet mbi ta por, Ne dëshiruam që të dallohet ai që beson në botën tjetër, prej atij që ka dyshim për të. E Zoti yt është Mbikëqyrës mbi gjithçka.

– ”Ai (Iblisi) nuk kishte asnjë pushtet mbi ta …” – Ai i mallkuar nuk është se kishte ndonjë pushtet imponues e nënshtrues, në lidhje me atë që dëshironte prej tyre. Por ishte urtësia e Allahut që e lejoi atë t’u bëjë vesvese, t’ua...

19. Por ata (të velur nga mirësitë) thanë: “Zoti ynë! Bëji udhëtimet tona më të largëta!” dhe kështu e ngarkuan veten me padrejtësi. Ne i bëmë ata rrefenja (që tregohen gojë më gojë) dhe i përndamë plotësisht. Në këtë ka argumente për çdo durimtar e mirënjohës.

– ”Por ata (të velur nga mirësitë) thanë: “O Zoti ynë! Bëji udhëtimet tona më të largëta!” – Ata i kthyen shpinën mirënjohjes ndaj Zotit dhe adhurimit të Tij. Ata shprehën pakënaqësi dhe i nënçmuan ato mirësi, madje dëshironin që udhëtimet të ishin të...