Select Page

42. Kështu, atë ditë ata nuk do të kenë asgjë në dorë t’i bëjnë dobi e as dëm njëri–tjetrit. Dhe keqbërësve do t’u themi: “Shijojeni dënimin e zjarrit – atë që e quanit gënjeshtër!”

– ”Kështu, atë ditë ata nuk do të kenë asgjë në dorë t’i bëjnë dobi e as dëm njëri-tjetrit. – Tashmë nuk ka asnjë mundësi lidhjeje dhe dobie mes jush. Asnjë dobi nuk mund t’i sillni njëri-tjetrit! – ”Dhe keqbërësve do t’u themi:...

41. Ata (melekët) do të thonë: “I Madhëruar qofsh Ti! Ti je Zoti ynë, dhe ne distancohemi prej tyre. Jo. Por ata adhuronin xhindet dhe shumica e tyre besonin në to.”

– ”Ata (melekët) do të thonë: “I Madhëruar qofsh Ti!” – Ti je i Pastër, i Lavdëruar dhe i Lartësuar nga çdo mangësi dhe nga kjo që shpifin të padrejtët, pra, se Ti paske shokë e partnerë në pushtetin Tënd! – ”Ti je Zoti ynë, dhe ne distancohemi prej...

39. Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im është Ai që ia shton rizkun kujt të dojë nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson kujt të dojë. Dhe çdo gjë që jepni (për Hir të Tij), Ai do ta kompensojë. Ai është më i Miri Furnizues.”

– ”Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im është Ai që ia shton rizkun kujt të dojë nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson kujt të dojë.”  – Allahu i Madhëruar e përsërit këtë fakt, duke dashur që të na nxisë për të shpenzuar për të afërmit, për fqinjin, të varfërit,...

37. Nuk janë pasuria juaj dhe as fëmijët tuaj që mund t’ju afrojnë te Ne. Afër Nesh janë vetëm ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira.”. Këta janë ata që do të shpërblehen shumëfish për veprat e tyre dhe ata janë në banesa të larta, të sigurt (e të shpëtuar) nga çdo e keqe.

– ”Nuk janë pasuria juaj dhe as fëmijët  tuaj  që mund t’ju afrojnë te Ne.” – Nuk janë pasuritë dhe fëmijët ata që ju afrojnë tek Zoti dhe ju bëjnë të fitoni kënaqësinë e Tij. Ai që ju afron tek Zoti është besimi tek mesazhi që sollën profetët dhe...