034. EL SEBE’ | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Sun, 10 Apr 2022 11:46:45 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 034. EL SEBE’ | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 54. Ata do të privohen nga ajo që e dëshironin, ashtu sikurse ndodhi më parë me të ngjashmit e tyre. Vërtet, ata ishin plot dyshime e pasiguri. https://www.tefsirkurani.al/54-ata-do-te-privohen-nga-ajo-qe-e-deshironin-ashtu-sikurse-ndodhi-me-pare-me-te-ngjashmit-e-tyre-vertet-ata-ishin-plot-dyshime-e-pasiguri-2/ https://www.tefsirkurani.al/54-ata-do-te-privohen-nga-ajo-qe-e-deshironin-ashtu-sikurse-ndodhi-me-pare-me-te-ngjashmit-e-tyre-vertet-ata-ishin-plot-dyshime-e-pasiguri-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 16:10:32 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17516 Dhe ata do të privohen nga ajo që e dëshironin, …Tashmë u janë larguar kënaqësitë e kësaj dynjaje, dëshirat, pasuritë, përjetimet, fëmijët, shërbëtorët dhe ushtritë e tyre. Tashmë janë të vetmuar dhe do të dalin para Zotit veçse me veprat e tyre. Çdokush do të dalë para Zotit i vetmuar ashtu siç Zoti e krijoi, dhe do të lerë pas gjithçka që zotëron.

”… ashtu sikurse ndodhi më parë me të ngjashmit e tyre.Kështu ka ndodhur me gjithë brezat që kanë kaluar, kur atyre u zbriti vdekja dhe shkatërrimi. Ata u privuan nga të gjitha kënaqësitë e kësaj dynjaje.

Vërtet, ata ishin plot dyshime e pasiguri.Zemrat e tyre ishin të mbushura me pasiguri dhe dyshime të shumta, prandaj besimi nuk hynte në to dhe ata nuk u nënshtruan kur dëgjuan udhëzimin dhe kur u paralajmëruan nga Zoti.

Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Seb’e. Allahut i qoftë lavdërimi e mirësitë dhe vetëm prej Tij vjen ndihma! Vetëm Atij i jemi mbështetur dhe vetëm me Të e kemi lidhur zemrën me besim të plotë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/54-ata-do-te-privohen-nga-ajo-qe-e-deshironin-ashtu-sikurse-ndodhi-me-pare-me-te-ngjashmit-e-tyre-vertet-ata-ishin-plot-dyshime-e-pasiguri-2/feed/ 0
53. Kur ata më parë e mohonin (tërësisht) atë (Besimin) dhe hamendësonin (se s’ka ringjallje) duke u endur larg (së vërtetës). https://www.tefsirkurani.al/53-kur-ata-me-pare-e-mohonin-teresisht-ate-besimin-dhe-hamendesonin-se-ska-ringjallje-duke-u-endur-larg-se-vertetes-2/ https://www.tefsirkurani.al/53-kur-ata-me-pare-e-mohonin-teresisht-ate-besimin-dhe-hamendesonin-se-ska-ringjallje-duke-u-endur-larg-se-vertetes-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 16:09:53 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17514 Kur ata më parë e mohonin (tërësisht) atë (Besimin) dhe hamendësonin (se s’ka ringjallje) duke u endur larg (së vërtetës). – Në jetën e dynjasë, ata e mohonin të vërtetën, duke u përpjekur ta shuanin dritën e saj nëpërmjet të kotës. Por kjo ishte diçka e kotë dhe nuk u solli dobi. Ata nuk mund t’ia arrinin qëllimit, ashtu sikurse ai që godet me shigjetë prej së largu që nuk e qëllon dot shënjestrën që do. Edhe në jetën e kësaj dynjaje, e kota mund të shfaqet dhe të mbizotërojë veçse në rastet kur e vërteta zbehet dhe dobësohet, por kur e vërteta shkëlqen dhe shfaqet, atëherë kotësia zhduket dhe errësira e saj largohet.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/53-kur-ata-me-pare-e-mohonin-teresisht-ate-besimin-dhe-hamendesonin-se-ska-ringjallje-duke-u-endur-larg-se-vertetes-2/feed/ 0
52. Dhe ata do të thonë: “Ne besojmë (tani) në të (Kur’anin, Muhamedin).” Por si mund ta arrijnë ata (Besimin) prej këtij vendi (kaq) të largët https://www.tefsirkurani.al/52-dhe-ata-do-te-thone-ne-besojme-tani-ne-te-kuranin-muhamedin-por-si-mund-ta-arrijne-ata-besimin-prej-ketij-vendi-kaq-te-larget-2/ https://www.tefsirkurani.al/52-dhe-ata-do-te-thone-ne-besojme-tani-ne-te-kuranin-muhamedin-por-si-mund-ta-arrijne-ata-besimin-prej-ketij-vendi-kaq-te-larget-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 16:09:21 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17512 Dhe ata do të thonë: “Ne besojmë (tani) në të (Kur’anin, Muhamedin).” Por si mund ta arrijnë ata (Besimin) prej këtij vendi (kaq) të largët,Tani e besojmë Allahun dhe gjithçka që më parë e mohonim dhe e konsideronim si gënjeshtër. Por çfarë mundësie kanë tani ata të mjerë që të përqafojnë imanin e pastër?! Tashmë kjo është diçka e pamundur. Nëse do të kishin besuar në dynja, besimi i tyre do të ishte i pranuar, por ata refuzuan të besonin në dynja, prandaj tani do të hidhen në Zjarr.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/52-dhe-ata-do-te-thone-ne-besojme-tani-ne-te-kuranin-muhamedin-por-si-mund-ta-arrijne-ata-besimin-prej-ketij-vendi-kaq-te-larget-2/feed/ 0
51. Eh sikur vetëm t’i shihje ata kur të dridhen nga tmerri! Ata nuk kanë për të gjetur asnjë shpëtim dhe do të rrembehen prej një vendi të afërt. https://www.tefsirkurani.al/51-eh-sikur-vetem-ti-shihje-ata-kur-te-dridhen-nga-tmerri-ata-nuk-kane-per-te-gjetur-asnje-shpetim-dhe-do-te-rrembehen-prej-nje-vendi-te-afert-2/ https://www.tefsirkurani.al/51-eh-sikur-vetem-ti-shihje-ata-kur-te-dridhen-nga-tmerri-ata-nuk-kane-per-te-gjetur-asnje-shpetim-dhe-do-te-rrembehen-prej-nje-vendi-te-afert-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 16:08:50 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17510 Eh sikur vetëm t’i shihje ata kur të dridhen nga tmerri! Ata nuk kanë për të gjetur asnjë shpëtim dhe do të rrembehen prej një vendi të afërt.Shumë e frikshme është pamja e atyre që mohojnë të dërguarit, kur ata të shohin me sytë e tyre dënimin e Allahut dhe atë për të cilën i njoftuan të dërguarit. Ai është momenti kur mbi ata fillon të ekzekutohet ndëshkimi dhe ata nuk gjejnë asnjë rrugë shpëtimi e largimi. Allahu thotë: “… rrëmbehen prej një vendi të afërt!” Domethënë, ai vend nga i cili do të rrëmbehen dhe do të ndëshkohen nuk është larg nga vendi i dënimit, por është afër. Kështu, ata do të rrëmbehen dhe hidhen në zjarr.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/51-eh-sikur-vetem-ti-shihje-ata-kur-te-dridhen-nga-tmerri-ata-nuk-kane-per-te-gjetur-asnje-shpetim-dhe-do-te-rrembehen-prej-nje-vendi-te-afert-2/feed/ 0
50. Thuaj: “Nëse unë kam humbur, atëherë kjo do të ishte vetëm në dëmin tim, por nëse e kam gjetur të vërtetën, atëherë ajo është me ndihmën e Zotit tim. Ai dëgjon gjithçka dhe është afër.” https://www.tefsirkurani.al/50-thuaj-nese-une-kam-humbur-atehere-kjo-do-te-ishte-vetem-ne-demin-tim-por-nese-e-kam-gjetur-te-verteten-atehere-ajo-eshte-me-ndihmen-e-zotit-tim-ai-degjon-gjithcka-dhe-eshte-afer-2/ https://www.tefsirkurani.al/50-thuaj-nese-une-kam-humbur-atehere-kjo-do-te-ishte-vetem-ne-demin-tim-por-nese-e-kam-gjetur-te-verteten-atehere-ajo-eshte-me-ndihmen-e-zotit-tim-ai-degjon-gjithcka-dhe-eshte-afer-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 16:07:58 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17508 Allahu i Madhëruar e qartësoi të vërtetën përmes Shpalljes, që e solli me Profetin e Tij. Ata që e refuzuan këtë të vërtetë, shpifën dhe trilluan mashtrime për Profetin, duke mëtuar se ai ishte i humbur dhe ftonte në kotësira. Megjithatë, Allahu i Lartësuar i njoftoi njerëzit për të vërtetën e sigurt dhe ua solli atë të qartë, duke u treguar se ata janë të pafuqishëm që ta pengojnë dhe luftojnë të vërtetën.

Ai i njoftoi ata se shpifjet që mëtojnë se ftesa e Profetit ishte e pavërtetë, nuk kanë për t’u sjellë asnjë dobi. E vërteta do të lartësohet dhe asgjë nuk mund ta pengojë dhe dëmtojë atë. Çdokush do të mund ta nderojë ose dëmtojë vetveten, në varësi të veprave dhe pasimit ose jo të së vërtetës. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin t’u thotë njerëzve.

Thuaj: “Nëse unë kam humbur, atëherë kjo do të ishte vetëm në dëmin tim, por nëse e kam gjetur të vërtetën, atëherë ajo është me ndihmën e Zotit tim.” – Profeti është i ruajtur nga devijimi apo humbja, por kjo thuhej si supozim. Pra, “nëse unë devijoj nga e vërteta, atëherë kjo është një humbje dhe devijim personal. Me humbjen time, unë mund të dëmtoj veçse vetveten, sepse udhëzimi dhe humbja janë në dorën e Zotit dhe prej Atij duhet kërkuar.

Dhe nëse jam në udhë të drejtë, kjo nuk është merita ime dhe as forca ime. Udhëzimi dhe forca ime vjen veçse nga një gjë: me ndihmën e Zotit tim. Shpallja e Zotit është lënda e udhëzimit tim, dhe kështu duhet të jetë edhe për të tjerët. Udhëzimi dhe humbja varen nga ndjekja e rrugës së drejtë dhe nuk duhen lidhur me personin e dikujt dhe me faktin a është ai i udhëzuar apo i humbur. Nëse ndjek rrugën e drejtë, atëherë je i udhëzuar, e nëse jo, atëherë je i humbur.

Ai dëgjon gjithçka dhe është afër. Allahu dëgjon të gjitha fjalët dhe zërat e njerëzve. Ai është afër dhe e dëgjon atë që i lutet, që e adhuron, që i kërkon udhëzimin në rrugën e drejtë dhe synon kënaqësinë e Tij. Për këtë arsye, Allahu e di mirë se kë udhëzon në rrugën e drejtë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/50-thuaj-nese-une-kam-humbur-atehere-kjo-do-te-ishte-vetem-ne-demin-tim-por-nese-e-kam-gjetur-te-verteten-atehere-ajo-eshte-me-ndihmen-e-zotit-tim-ai-degjon-gjithcka-dhe-eshte-afer-2/feed/ 0
49. Thuaj: “E vërteta ka ardhur, dhe e kota u zhduk pa kthim!” https://www.tefsirkurani.al/49-thuaj-e-verteta-ka-ardhur-dhe-e-kota-u-zhduk-pa-kthim-2/ https://www.tefsirkurani.al/49-thuaj-e-verteta-ka-ardhur-dhe-e-kota-u-zhduk-pa-kthim-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 16:07:24 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17506 Thuaj: “E vërteta ka ardhur, dhe e kota u zhduk pa kthim!” – Ai e qartëson të vërtetën dhe i hedh poshtë trillimet dhe arsyetimet e të kotës dhe refuzuesve të besimit të drejtë, në mënyrë që kjo të bëhet mësim për ata që dinë të nxjerrin mësim. Këtu ka shenja të qarta për ata që meditojnë. Ata e shohin se si bien poshtë një e nga një gënjeshtrat e mohuesve të besimit, duke dalë në pah inati, kokëfortësia dhe mashtrimet e tyre.

Ndërsa nga ana tjetër, e vërteta del shumë e qartë. Kotësia rrënohet dhe zhduket, dhe kjo ndodh sepse Ai di çdo të fshehtë që e qartëson të vërtetën, duke e pastruar nga çdo dyshim. Ai e di mirë se çfarë e shpartallon të kotën, prandaj dhe ua mëson atë robërve  të Vet. “E vërteta ka ardhur, dhe e kota u zhduk pa kthim!” E vërteta është shumë e kthjellët. Ajo është e shndritshme si dielli, që ndriçon dhe zbardh gjithçka. E vërteta e imponon pushtetin e saj. Ndërsa e kota zhduket, sepse nuk ka qëndresë e as forcë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/49-thuaj-e-verteta-ka-ardhur-dhe-e-kota-u-zhduk-pa-kthim-2/feed/ 0
48. Thuaj: “Zoti im e sjell të vërtetën dhe Ai është i Gjithëdituri për (të gjitha) të fshehtat.” https://www.tefsirkurani.al/48-thuaj-zoti-im-e-sjell-te-verteten-dhe-ai-eshte-i-gjithedituri-per-te-gjitha-te-fshehtat-2/ https://www.tefsirkurani.al/48-thuaj-zoti-im-e-sjell-te-verteten-dhe-ai-eshte-i-gjithedituri-per-te-gjitha-te-fshehtat-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 16:06:55 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17504 Thuaj: “Zoti im e sjell të vërtetën dhe Ai është i Gjithëdituri për (të gjitha) të fshehtat.”. – Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar tregoi fakte të shumta e të prera që tregojnë për të vërtetën dhe për kotësinë e të pavërtetës. Në ajetet në vijim, tregohet se ky ka qenë dhe do të jetë një rregull i pandryshueshëm i Allahut të Madhëruar:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/48-thuaj-zoti-im-e-sjell-te-verteten-dhe-ai-eshte-i-gjithedituri-per-te-gjitha-te-fshehtat-2/feed/ 0
47. Thuaj “Unë nuk kërkoj ndonjë shpërblim prej jush. Ai le t’ju mbetet juve. Shpërblimi im është vetëm prej Allahut dhe Ai është Dëshmitar për gjithçka.” https://www.tefsirkurani.al/47-thuaj-une-nuk-kerkoj-ndonje-shperblim-prej-jush-ai-le-tju-mbetet-juve-shperblimi-im-eshte-vetem-prej-allahut-dhe-ai-eshte-deshmitar-per-gjithcka-2/ https://www.tefsirkurani.al/47-thuaj-une-nuk-kerkoj-ndonje-shperblim-prej-jush-ai-le-tju-mbetet-juve-shperblimi-im-eshte-vetem-prej-allahut-dhe-ai-eshte-deshmitar-per-gjithcka-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 16:06:20 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17502 Thuaj “Unë nuk kërkoj ndonjë shpërblim prej jush. Ai le t’ju mbetet juve.  Edhe ky mund të jetë një nga shkaqet që mund të pengojë njerëzit nga pasimi i atij që të fton drejt së vërtetës. Disa mendojnë se ai do t’u marrë pasuritë atyre që e pasojnë ose ndonjë shpërblim, sepse po i fton në rrugën e drejtë.

Por Allahu i Madhëruar u tregon atyre pastërtinë e Profetit nga kjo gjë dhe u thotë: “Unë nuk kërkoj ndonjë shpërblim prej jush. Ai le t’ju mbetet juve.” Edhe nëse ju mendoni se unë dua ndonjë shpërblim për ftesën time në të vërtetën, unë po dëshmoj që tani që ai le të jetë i juaji.

Shpërblimi im është vetëm prej Allahut dhe Ai është Dëshmitar për gjithçka”. – Dija e Tij përfshin çdo gjë. Ai e di se për çfarë po ju ftoj. Nëse unë do të isha gënjeshtar, Ai do të më ndëshkonte me drejtësinë e Tij. Ai, gjithashtu, është mbikëqyrës dhe dëshmitar i të gjitha veprave tuaja dhe ka për t’i shënuar dhe ruajtur ato plotësisht, dhe pastaj do t’ju shpërblejë për to.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/47-thuaj-une-nuk-kerkoj-ndonje-shperblim-prej-jush-ai-le-tju-mbetet-juve-shperblimi-im-eshte-vetem-prej-allahut-dhe-ai-eshte-deshmitar-per-gjithcka-2/feed/ 0
46. Thuaj: “Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Ngrihuni sinqerisht për Allahun, dy nga dy ose një nga një dhe mendoni me kujdes (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhamedi) nuk është i çmendur! Ai është dërguar ndër ju veç që t’ju paralajmërojë para një dënimi të ashpër.” https://www.tefsirkurani.al/46-thuaj-une-ju-keshilloj-vetem-me-nje-gje-ngrihuni-sinqerisht-per-allahun-dy-nga-dy-ose-nje-nga-nje-dhe-mendoni-me-kujdes-qe-ta-kuptoni-se-shoku-juaj-muhamedi-nuk-eshte-i-cmendur-ai-2/ https://www.tefsirkurani.al/46-thuaj-une-ju-keshilloj-vetem-me-nje-gje-ngrihuni-sinqerisht-per-allahun-dy-nga-dy-ose-nje-nga-nje-dhe-mendoni-me-kujdes-qe-ta-kuptoni-se-shoku-juaj-muhamedi-nuk-eshte-i-cmendur-ai-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 16:05:37 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17500 Thuaj: “Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Ngrihuni sinqerisht për Allahun, dy nga dy ose një nga një dhe mendoni me kujdes (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhamedi) nuk është i çmendur! Ai është dërguar ndër ju veç që t’ju paralajmërojë para një dënimi të ashpër.”. – Thuaju, o Profet, këtyre mohuesve inatçorë, të cilët kanë marrë përsipër që ta hedhin tutje të vërtetën e të shpifin kundër saj: Unë po ju këshilloj vetëm për një gjë. Unë po ju parashtroj një propozim dhe ju këshilloj që të mendoni me kujdes!

Ky është propozim mëse i drejtë, por nuk po ju kërkoj që të ndiqni fjalën time e të lini rrugën tuaj pa pasur fakte. Dua që këtë ta bëni me kujdesin më të madh. Unë po ju kërkoj që, për hir të Allahut, të përkushtoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhamedi) nuk është i çmendur. Ai është dërguar ndër ju veç që t’ju paralajmërojë para një dënimi të ashpër.. Ngrihuni me ambicie e vullnet për të gjetur të vërtetën, me sinqeritet për Zotin e vërtetë.

Bëjni këtë në grup, duke studiuar e diskutuar së bashku me objektivitet, pastërti e dëshirë të mirë për të zbuluar të vërtetën. Bëjeni këtë edhe vetëm, pra, çdokush të flasë dhe mendojë vetë, me çiltërsi! Nëse e bëni këtë për hir të Allahut, nëse e vini në përdorim logjikën tuaj për të analizuar gjendjen e këtij Profeti madhështor të dërguar tek ju, do të zbuloni shumë gjëra të mrekullueshme. Ju do të zbuloni se ai nuk është një i çmendur, por se fjalët e tij, gjendja e tij, pamja e tij e cilësitë e tij janë shumë të larta.

Ai është një profet besnik, që ju këshillon dhe ju paralajmëron për çdo gjë që ju dëmton dhe ju mëson se si të shpëtoni nga ndëshkimi i dhembshëm. Nëse ata e pranojnë këtë këshillë dhe e përdorin, do ta mësojnë dhe kuptojnë qartë se kush është Muhamedi (a.s). Pamja dhe gjendja e tij ishte më e mira dhe e përkryera, veprat e tij ishin veprat më të bukura dhe të mira. Ai ishte njeriu më i plotë dhe i përkryer në moralin e tij, në heshtjen e tij dhe qetësinë dhe modestinë e tij. Ai ishte më fisniku dhe më i ploti në logjikën dhe në çdo aspekt të jetës së tij.

Pastaj le të mendojnë pak në oratorinë dhe elokuencën e tij të plotë, në fjalët e tij të embla që mbushin çdo zemër me qetësi, prehje dhe iman, dhe që pastron çdo shpirt dhe zemër. Ato nxisin për moralin më të lartë dhe sjelljen më të mirë. Ai gjithmonë ndalonte nga sjelljet e ulta dhe të poshtra. Nëse ai fliste, sytë drejtoheshin tek ai me respekt, vlerësim dhe dashuri. A mund të ndodhte kjo me ndonjë të çmendur dhe të prishur? Çdokush që analizon gjendjen e Muhamedit për të zbuluar a ishte profeti i Zotit apo jo, sido që ta bëjë këtë, i vetëm apo me të tjerë në grup, ka për të arritur në përfundimin e sigurt se ai ishte profet besnik i Allahut, sidomos ata që jetuan në kohën e tij dhe e njohën atë si para, ashtu edhe pas profetësisë së tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/46-thuaj-une-ju-keshilloj-vetem-me-nje-gje-ngrihuni-sinqerisht-per-allahun-dy-nga-dy-ose-nje-nga-nje-dhe-mendoni-me-kujdes-qe-ta-kuptoni-se-shoku-juaj-muhamedi-nuk-eshte-i-cmendur-ai-2/feed/ 0
45. Edhe të parët e tyre i patën mohuar Shpalljet Tona. Këta (të sotmit) nuk kanë arritur as një të dhjetën e asaj që Ne ua patëm dhënë atyre, e megjithatë i përgënjeshtruan të dërguarit e Mi. A e dini se si ishte dënimi Im! https://www.tefsirkurani.al/45-edhe-te-paret-e-tyre-i-paten-mohuar-shpalljet-tona-keta-te-sotmit-nuk-kane-arritur-as-nje-te-dhjeten-e-asaj-qe-ne-ua-patem-dhene-atyre-e-megjithate-i-pergenjeshtruan-te-derguarit-e-mi-a-e-din-2/ https://www.tefsirkurani.al/45-edhe-te-paret-e-tyre-i-paten-mohuar-shpalljet-tona-keta-te-sotmit-nuk-kane-arritur-as-nje-te-dhjeten-e-asaj-qe-ne-ua-patem-dhene-atyre-e-megjithate-i-pergenjeshtruan-te-derguarit-e-mi-a-e-din-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 16:05:12 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17498 Edhe të parët e tyre i patën mohuar Shpalljet Tona. Këta (të sotmit) nuk kanë arritur as një të dhjetën e asaj që Ne ua patëm dhënë atyre, e megjithatë i përgënjeshtruan të dërguarit e Mi. A e dini se si ishte dënimi Im! Ata popuj ishin shumë më të fuqishëm e të pushtetshëm se këta që mohuan Muhamedin, dhe kur mohuan profetët e Tij, Allahu i ndëshkoi.

Shikoni, o mohues të Profetit, se si ishte ndëshkimi dhe zemërimi Im kundër tyre! Ne ju kemi treguar se si i ndëshkuam ata. Disa i përmbytëm, disa i shkatërruam me një erë që shkatërronte gjithçka, ose edhe me një britmë të vetme. Disa të tjerë i shkatërruam me tërmet e tronditje të madhe, disa duke i përpirë toka ose duke dërguar ndëshkim me gurë nga qielli. Kini frikë, pra, ju që refuzoni të besoni në Profetin e Zotit dhe Shpalljen e Tij. Mos vazhdoni në refuzimin tuaj, se kështu do ndëshkoheni njëlloj.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/45-edhe-te-paret-e-tyre-i-paten-mohuar-shpalljet-tona-keta-te-sotmit-nuk-kane-arritur-as-nje-te-dhjeten-e-asaj-qe-ne-ua-patem-dhene-atyre-e-megjithate-i-pergenjeshtruan-te-derguarit-e-mi-a-e-din-2/feed/ 0