033. EL AHZAB | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Tue, 18 Apr 2023 12:26:15 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 033. EL AHZAB | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 73. Allahu do t’i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, dhe do t’i falë besimtarët dhe besimtaret. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. https://www.tefsirkurani.al/73-allahu-do-ti-ndeshkoje-hipokritet-dhe-hipokritet-idhujtaret-dhe-idhujtaret-dhe-do-ti-fale-besimtaret-dhe-besimtaret-allahu-fales-i-madh-e-meshireplote-2/ https://www.tefsirkurani.al/73-allahu-do-ti-ndeshkoje-hipokritet-dhe-hipokritet-idhujtaret-dhe-idhujtaret-dhe-do-ti-fale-besimtaret-dhe-besimtaret-allahu-fales-i-madh-e-meshireplote-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 16:52:17 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17583 Allahu do t’i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, dhe do t’i falë besimtarët dhe besimtaret. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut të Lartësuar, që e mbylli këtë ajet me këto dy emra të bukur, të mrekullueshëm dhe shpresëdhënës të Tij. Ata tregojnë se sa e plotë dhe e madhe është falja e Allahut dhe sa e gjerë është mëshira e Tij. Bamirësia e përkujdesi i Tij është gjithëpërfshirës, edhe pse shumë krijesa janë nga ata që nuk e meritojnë faljen dhe mëshirën e Tij, për shkak ose të hipokrizisë ose për shkak të mohimit dhe idhujtarisë.

Këtu përfundon tefsiri i sures Ahzab, me mirësinë e Allahut dhe me ndihmën e Tij!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/73-allahu-do-ti-ndeshkoje-hipokritet-dhe-hipokritet-idhujtaret-dhe-idhujtaret-dhe-do-ti-fale-besimtaret-dhe-besimtaret-allahu-fales-i-madh-e-meshireplote-2/feed/ 0
72. Ne ua ofruam Amanetin qiejve, Tokës dhe Maleve, por nuk pranuan ta merrnin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij. E mori njeriu. Pa dyshim, ai qe i padrejtë dhe i paditur. https://www.tefsirkurani.al/72-ne-ua-ofruam-amanetin-qiejve-tokes-dhe-maleve-por-nuk-pranuan-ta-merrnin-persiper-ate-dhe-u-frikesuan-prej-tij-e-mori-njeriu-pa-dyshim-ai-qe-i-padrejte-dhe-i-paditur-2/ https://www.tefsirkurani.al/72-ne-ua-ofruam-amanetin-qiejve-tokes-dhe-maleve-por-nuk-pranuan-ta-merrnin-persiper-ate-dhe-u-frikesuan-prej-tij-e-mori-njeriu-pa-dyshim-ai-qe-i-padrejte-dhe-i-paditur-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 16:51:50 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17581 Ne ua ofruam Amanetin qiejve, Tokës dhe Maleve, por nuk pranuan ta merrnin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij. E mori njeriu. Pa dyshim, ai qe i padrejtë dhe i paditur.Allahu i Madhëruar tregon rëndësinë e madhe të amanetit, me të cilin ngarkoi të përgjegjshmit ligjërisht. Amanet është kryerja e urdhëresave dhe lënia e ndalesave, qoftë haptazi dhe të shohin njerëzit, qoftë kur je fshehur dhe të sheh vetëm Zoti.

Allahu i Lartësuar na njoftoi se këtë detyrë ua parashtroi edhe këtyre krijesave të mëdha, si qiejve, Tokës e maleve, që të zgjidhnin për të pranuar ose jo dhe me premtimin se, nëse e përmbushnin këtë amanet siç u kërkohej nga Zoti, do të shpërbleheshin e nëse nuk e përmbushnin, atëherë do të ndëshkoheshin. Por ato nuk pranuan ta merrnin përsipër atë, nga frika se nuk do ta përmbushnin ashtu siç u kërkohej, dhe jo për të refuzuar kërkesën e Zotit të tyre e as për t’u treguar mospërfillës të shpërblimeve të Tij.

Por kur Allahu ia paraqiti njeriut këtë amanet, me ato kushte të përmendura, njeriu e pranoi, edhe pse njeriu është i njohur për padrejtësinë dhe injorancën e tij. Ai pranoi ta mbante këtë barrë të rëndë. Kështu, në varësi të përmbushjes ose jo të këtij amaneti, njerëzit u ndanë në tri grupe:

  1. Munafikë, që hiqen sikur e përmbushin këtë amanet nga ana e jashtme, por që në të vërtetë, në brendësi, nuk e kanë plotësuar.
  2. Mohues e idhujtarë, që nuk e mbajnë këtë amanet as haptas e as fshehtas.
  3. Besimtarë, që i përmbahen këtij amaneti haptas dhe fshehtas.

   Pastaj Allahu i Madhëruar përmend veprat dhe veçoritë e këtyre kategorive, si dhe ndëshkimin që meritojnë, duke thënë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/72-ne-ua-ofruam-amanetin-qiejve-tokes-dhe-maleve-por-nuk-pranuan-ta-merrnin-persiper-ate-dhe-u-frikesuan-prej-tij-e-mori-njeriu-pa-dyshim-ai-qe-i-padrejte-dhe-i-paditur-2/feed/ 0
71. Që Ai (Allahu) t’iu mundësojë të bëni vepra të mira dhe t’jua falë gjynahet! Kush i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij, ka arritur mirësinë më të madhe. https://www.tefsirkurani.al/71-qe-ai-allahu-tiu-mundesoje-te-beni-vepra-te-mira-dhe-tjua-fale-gjynahet-kush-i-bindet-allahut-dhe-te-derguarit-te-tij-ka-arritur-miresine-me-te-madhe-2/ https://www.tefsirkurani.al/71-qe-ai-allahu-tiu-mundesoje-te-beni-vepra-te-mira-dhe-tjua-fale-gjynahet-kush-i-bindet-allahut-dhe-te-derguarit-te-tij-ka-arritur-miresine-me-te-madhe-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 16:51:21 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17579 Që Ai (Allahu) t’iu mundësojë të bëni vepra të mira dhe t’jua falë gjynahet!  Këto dy vepra bëhen shkak që:

1. të gjitha veprat tona të rregullohen dhe të bëhen të pranueshme tek Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur. Nuk ka dyshim se takua-ja është kusht për pranimin e veprave, sikurse thotë i Lartësuari: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmëve.” [Maide 27].

2. Gjithashtu, ajo bëhet shkak që njeriut t’i jepen suksese të mëtejshme për të bërë të tjera vepra të mira.

3. Nëpërmjet takua-s dhe fjalëve të drejta, Allahu i Madhëruar i ruan veprat tona nga çdo gjë që shkakton prishjen dhe asgjësimin e tyre. Ai na dhuron sinqeritet dhe na shpëton nga devijimi dhe kryerja e veprave të këqija, të cilat bëhen shkak për fshirjen e veprave të mira.

4. Allahu i Lartësuar e ruan, madje e shumëfishon shpërblimin e veprave tona të mira.

    E kundërta ndodh nëse cenojmë takua-në dhe fjalët e drejta. Kjo do të bëhet shkak që veprat tona të prishen dhe të mos pranohen nga Allahu i Lartësuar. Ato do të bëjnë që shpërblimi i premtuar për veprat e mira të mos arrihet.

Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar premton falje gjynahesh për ata që pajisen me devotshmëri dhe përpiqen për të qenë fjalëdrejtë. Gjynahet sjellin trishtim dhe shkatërrim, ndërsa me devotshmëri rregullohet çdo çështje, arrihet çdo e mirë dhe ruhesh nga çdo e keqe, në dynja dhe në ahiret. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:

Kush i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij, ka arritur mirësinë më të madhe.Lumturia e robit varet e gjitha nga bindja ndaj Allahut të Lartësuar dhe Profetit (a.s.). Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet çdo e mirë, të cilën e synon në dynja dhe në ahiret dhe shpëtimi nga çdo e keqe, së cilës i druhesh në dynja dhe në ahiret.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/71-qe-ai-allahu-tiu-mundesoje-te-beni-vepra-te-mira-dhe-tjua-fale-gjynahet-kush-i-bindet-allahut-dhe-te-derguarit-te-tij-ka-arritur-miresine-me-te-madhe-2/feed/ 0
70. O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta! https://www.tefsirkurani.al/70-o-ju-qe-keni-besuar-kijeni-frike-allahun-dhe-thoni-fjale-te-drejta-2/ https://www.tefsirkurani.al/70-o-ju-qe-keni-besuar-kijeni-frike-allahun-dhe-thoni-fjale-te-drejta-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 16:50:53 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17577 O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta!Allahu i Lartësuar i urdhëron të zgjedhurit e Tij, besimtarët, që të pajisen me devotshmëri ndaj Tij. Ai i porosit që jenë të kujdesshëm dhe të ruhen nga zemërimi i Tij në të gjitha gjendjet, haptazi dhe fshehtazi, të përmirësojnë veprat e tyre qoftë kur punojnë haptazi dhe shihen nga të tjerët, qoftë kur nuk i sheh askush, veç Atij. Ky është një urdhër për sinqeritet në fjalë dhe në vepra. Pastaj i Lartësuar na nxit në mënyrë të veçantë që të themi fjalë të drejta, të cilat janë ato fjalë që janë në përputhje të plotë me të vërtetën apo përafërsisht si ajo, nëse nuk mund të arrijmë sigurinë e plotë.151  Në termin ‘fjalë të drejta’ hyjnë:

  1. leximi i Kur’anit dhe hadithit të Profetit,
  2. dhikri,
  3. urdhërimi për të mira dhe ndalimi nga të këqijat,
  4. kërkimi i dijes së dobishme dhe përhapja e saj,
  5. kujdesi dhe përpjekja maksimale për të gjetur të vërtetën në çështjet fetare dhe çdo çështje të rëndësishme dhe të dobishme, duke përdorur dhe ndjekur çdo rrugë të mundshme (të lejuar nga Sheriati) për arritjen e saj.
  6. Kujdesi i madh për të komunikuar butë dhe ëmbël me krijesat.
  7. Dëshira dhe synimi për të rregulluar gjithçka, në çdo fjalë që themi, etj.

Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon shpërblimin që na pret nëse pajisemi me devotshmëri dhe themi fjalë të drejta:

151 E vërteta mund të gjendet veçse nëpërmjet Kur’anit dhe traditës së pastër profetike, të kuptuar sipas metodologjisë së tre brezave të parë të këtij umeti; sahabëve, tabiinëve dhe nxënësve të tyre.

Kuptimi i fjalës El Rab: Fjala ‘El Rab’ vjen në arabisht me katër kuptime. Dy kuptime kanë lidhje me Qenien e Allahut të Madhëruar dhe Veten e Tij, ndërsa dy të tjerat kanë lidhje me veprat e Tij. Dy kuptimet që kanë lidhje me Qenien e Allahut të madhëruar janë: 

1. El Mulk. El Rab do të thotë El Malik – Pronari, Sunduesi. Allahu i Lartësuar thotë: “lilahi ma fis-semauati uel erd” “Të Allahut janë gjithë çka në qiej dhe në tokë”. Ai thotë gjithashtu: “lil-lahi mulku semauati uel erd” (Allahut i takon pushteti dhe mbretërimi në qiej dhe në tokë). Gjithçka në qiej dhe në tokë janë dhe i përkasin Allahut të Lartësuar, janë nën pronësinë dhe sundimin e Tij. 

2. El Sejjid. El Rabu është El Sejidu el Mutau, pra, është Zotëria të cilit duhet t’i binden të gjithë. Ai është i Plotë në të qenurit Zot. Arabët e quajnë Rab atë që është Essejid “Zotëri”. Në suren Jusuf, Allahu i Lartësuar thotë: “O shokët e mi të burgut! Njëri prej jush do t’i japë të pijë verë zotëriut të vet, ndërsa tjetri do të kryqëzohet dhe shpezët do të hanë nga koka e tij. Çështja për të cilën kërkuat shpjegim, ka marrë fund. Atij, për të cilin besonte se është i shpëtuar, i tha: “Më përkujto mua te zotëriu yt”. Po shejtani e bëri të harronte që ta përkujtonte te zotëriu i tij, e për këtë mbeti në burg disa vjet.” 

]]>
https://www.tefsirkurani.al/70-o-ju-qe-keni-besuar-kijeni-frike-allahun-dhe-thoni-fjale-te-drejta-2/feed/ 0
69. O ju që keni besuar! Mos u bëni si ata që e munduan Musain! Allahu dëshmoi pastërtinë e tij nga ajo që ata thanë. Ai qe me pozitë të lartë tek Allahu. https://www.tefsirkurani.al/69-o-ju-qe-keni-besuar-mos-u-beni-si-ata-qe-e-munduan-musain-allahu-deshmoi-pastertine-e-tij-nga-ajo-qe-ata-thane-ai-qe-me-pozite-te-larte-tek-allahu-2/ https://www.tefsirkurani.al/69-o-ju-qe-keni-besuar-mos-u-beni-si-ata-qe-e-munduan-musain-allahu-deshmoi-pastertine-e-tij-nga-ajo-qe-ata-thane-ai-qe-me-pozite-te-larte-tek-allahu-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 16:49:50 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17575 Allahu i Lartësuar i porosit besimtarët që të jenë të kujdesshëm në sjellje me Profetin e tyre, Muhamedin (a.s), këtë profet të dhembshur dhe të mëshirshëm dhe kurrë të mos i shkaktojnë mundime ose ta fyejnë. Përkundrazi, ata duhet ta ndihmojnë e ruajnë prestigjin e Tij. Muslimani duhet të mos i përngjasë bijve të Izraelit, të cilët e munduan Musain (a.s), të birin e Imranit, atë të cilit i foli drejtpërdrejt vetë Rahmani.

Por Allahu i Madhëruar e shfaqi hapur pastërtinë e Musait nga ajo që shpifnin padrejtësisht ata. Në fakt, Musai ishte shumë i nderuar tek Zoti dhe nuk ishte aspak subjekt fyerjeje. Ai ishte nga më të afruarit tek Zoti, nga profetët më të zgjedhur dhe adhuruesit më të sinqertë. Megjithatë, ata nuk i pengoi kjo gradë e lartë e Musait, që ta fyenin dhe të shpifnin kundër tij, se ai na qënkësh i sëmurë (ader).150 Ata i thoshnin këto fjalë për shkak se Musai, nga që ishte shumë i turpshëm, kurrë nuk dilte lakuriq dhe i zbuluar mes tyre, ndërkohë që kjo ishte normale mes tyre.

Për këtë arsye, ata dhe shpifën se ai nuk del i zhveshur, sepse mbulon sëmundjen e tij. Për këtë arsye, o besimtarë, mos u bëni si këta njerëz, që e fyen Musain. Megjithatë, Allahu i Madhëruar deshi që ta rrëzonte këtë shpifje, ndaj një ditë, kur Musai po lahej dhe i vendosi rrobat e tij mbi një gur, guri filloi të lëvizte e të largohej, me gjithë rrobat e Musait, i cili ju vu në ndjekje, dhe kështu doli para bijve të Izraelit. Kështu, ata e panë trupin e tij në formën më të bukur të krijimit. Në këtë mënyrë u hodh poshtë kjo shpifje për Musain (a.s).

150 Kështu quhej ai që ishte i sëmurë nga testikujt.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/69-o-ju-qe-keni-besuar-mos-u-beni-si-ata-qe-e-munduan-musain-allahu-deshmoi-pastertine-e-tij-nga-ajo-qe-ata-thane-ai-qe-me-pozite-te-larte-tek-allahu-2/feed/ 0
68. O Zoti ynë! Jepu atyre Dënim të dyfishtë dhe mallkoji ata me Mallkim shumë të madh! https://www.tefsirkurani.al/68-o-zoti-yne-jepu-atyre-denim-te-dyfishte-dhe-mallkoji-ata-me-mallkim-shume-te-madh-2/ https://www.tefsirkurani.al/68-o-zoti-yne-jepu-atyre-denim-te-dyfishte-dhe-mallkoji-ata-me-mallkim-shume-te-madh-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 16:48:57 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17573 O Zoti ynë! Jepu atyre Dënim të dyfishtë dhe mallkoji ata me Mallkim shumë të madh!Kjo i ngjan fjalës së Tij kur thotë: “Melekët do t’u thonë: “Hyni në Zjarr, mes popujve që shkuan para jush – xhindë dhe njerëz.” Sa herë që një popull hyn aty, mallkon atë të mëparshmin. Dhe, kur të gjithë të tubohen në të, grupi i fundit thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, janë këta që na çuan ne në humbje, prandaj shumëfishoja atyre dënimin me zjarr!” Ai do të thotë: “Për secilin nga ju dënimi është i shumëfishuar, por ju nuk e dini.”. [A’raf 38].

Kështu, pasi e mësojnë se si ata, ashtu edhe prijësit e tyre, janë të gjithë në dënim, duke dashur të hakmerren kundër prijësve që i devijuan, thonë: “Zoti ynë, janë këta që na çuan ne në humbje, prandaj shumëfishoja atyre dënimin me zjarr!” Por Allahu i Madhëruar u thotë se, për të gjithë ata ka dyfishim dhe rëndim të dënimit, sepse që të gjithë morën pjesë në kufër dhe në poshtërsi. Për këtë arsye, do të jenë të gjithë së bashku në dënim, megjithëse dënimi i secilit do të jetë sipas gabimit dhe padrejtësive që ka bërë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/68-o-zoti-yne-jepu-atyre-denim-te-dyfishte-dhe-mallkoji-ata-me-mallkim-shume-te-madh-2/feed/ 0
67. Dhe do të thonë: “O Zoti ynë! Ne iu bindëm udhëheqësve dhe të parëve tanë dhe ata na humbën nga rruga (e drejtë).” https://www.tefsirkurani.al/67-dhe-do-te-thone-o-zoti-yne-ne-iu-bindem-udheheqesve-dhe-te-pareve-tane-dhe-ata-na-humben-nga-rruga-e-drejte-2/ https://www.tefsirkurani.al/67-dhe-do-te-thone-o-zoti-yne-ne-iu-bindem-udheheqesve-dhe-te-pareve-tane-dhe-ata-na-humben-nga-rruga-e-drejte-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 16:48:15 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17571 Dhe do të thonë: “O Zoti ynë! Ne iu bindëm udhëheqësve dhe të parëve tanë dhe ata na humbën nga rruga (e drejtë).”. – Ne thjesht i pasuam verbërisht ata dhe ishin ata që na humbën nga rruga e drejtë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/67-dhe-do-te-thone-o-zoti-yne-ne-iu-bindem-udheheqesve-dhe-te-pareve-tane-dhe-ata-na-humben-nga-rruga-e-drejte-2/feed/ 0
66. Ditën kur fytyrat e tyre të përmbysen në Zjarr ata do të thonë: “Të mjerët ne! Ah sikur t’i ishim nënshtruar Allahut dhe t’i ishim bindur të Dërguarit!” https://www.tefsirkurani.al/66-diten-kur-fytyrat-e-tyre-te-permbysen-ne-zjarr-ata-do-te-thone-te-mjeret-ne-ah-sikur-ti-ishim-nenshtruar-allahut-dhe-ti-ishim-bindur-te-derguarit-2/ https://www.tefsirkurani.al/66-diten-kur-fytyrat-e-tyre-te-permbysen-ne-zjarr-ata-do-te-thone-te-mjeret-ne-ah-sikur-ti-ishim-nenshtruar-allahut-dhe-ti-ishim-bindur-te-derguarit-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 16:47:42 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17569 Ditën kur fytyrat e tyre të përmbysen në Zjarr ata do të thonë: “Të mjerët ne! Ah sikur t’i ishim nënshtruar Allahut dhe t’i ishim bindur të Dërguarit!” – Kështu, ata ndiejnë dhimbjen e nxehtësisë përvëluese dhe sa herë që dhembja arrin kulmin, ata dëshpërohen për atë që patën lënë pas dhe për mosbesimin në dynja. Ata të mjerë, të mbushur me dhimbje e dëshpërim, thonë: “Të mjerët ne! Ah, sikur t’i ishim nënshtruar Allahut dhe t’i ishim bindur të Dërguarit! Ah, sikur të bënim këtë dhe të kishim shpëtuar nga ky dënim! Ah, sikur të ishim bindur dhe të lumturoheshim me shpërblimet e mëdha që morën të bindurit!” Por tashmë kjo është një ëndërr, që kurrë nuk ka për të ndodhur dhe që lë pas veçse dëshpërim e dhimbje.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/66-diten-kur-fytyrat-e-tyre-te-permbysen-ne-zjarr-ata-do-te-thone-te-mjeret-ne-ah-sikur-ti-ishim-nenshtruar-allahut-dhe-ti-ishim-bindur-te-derguarit-2/feed/ 0
65. Aty do të mbesin përgjithmonë dhe nuk do të gjejnë asnjë që t’i mbrojë a t’i ndihmojë. https://www.tefsirkurani.al/65-aty-do-te-mbesin-pergjithmone-dhe-nuk-do-te-gjejne-asnje-qe-ti-mbroje-a-ti-ndihmoje-2/ https://www.tefsirkurani.al/65-aty-do-te-mbesin-pergjithmone-dhe-nuk-do-te-gjejne-asnje-qe-ti-mbroje-a-ti-ndihmoje-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 16:47:15 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17567 Aty do të mbesin përgjithmonë dhe nuk do të gjejnë asnjë që t’i mbrojë a t’i ndihmojë.Atje do të qëndrojnë përgjithmonë dhe kurrë nuk kanë për të dalë. Edhe dënimi kurrë nuk ka për t’iu lehtësuar. Ata nuk kanë për të gjetur ndonjë ndihmëtar, që t’u japë atë që kërkojnë dhe as ndonjë mbrojtës, që t’i shpëtojë nga ndëshkimi. Atyre u ka kthyer shpinën çdo mik e ndihmës dhe i ka rrethuar nga çdo anë ndëshkimi përvëlues, që u shkon deri në shpirt.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/65-aty-do-te-mbesin-pergjithmone-dhe-nuk-do-te-gjejne-asnje-qe-ti-mbroje-a-ti-ndihmoje-2/feed/ 0
64. Allahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe për ta ka përgatitur një zjarr të ndezur fort. https://www.tefsirkurani.al/64-allahu-i-ka-mallkuar-jobesimtaret-dhe-per-ta-ka-pergatitur-nje-zjarr-te-ndezur-fort-2/ https://www.tefsirkurani.al/64-allahu-i-ka-mallkuar-jobesimtaret-dhe-per-ta-ka-pergatitur-nje-zjarr-te-ndezur-fort-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 16:46:36 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17564 Allahu i ka mallkuar jobesimtarët …Këta janë ata që mohimi u bë cilësi e përhershme e tyre. Ata nuk besojnë Allahun, profetët e Tij dhe as Shpalljen, prandaj Allahu i largoi nga mëshira e Tij në dynja dhe në ahiret. Ky dënim mëse i meritueshëm për ta.

”… dhe për ta ka përgatitur një zjarr të ndezur fort.Ai ka përgatitur një zjarr të ndezur fort, që djeg trupat e tyre dhe dhimbja u shkon deri në zemër.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/64-allahu-i-ka-mallkuar-jobesimtaret-dhe-per-ta-ka-pergatitur-nje-zjarr-te-ndezur-fort-2/feed/ 0