032. EL SEXHDE | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Thu, 23 Jun 2022 19:20:10 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 032. EL SEXHDE | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 30. Prandaj, ti largohu prej tyre dhe prit, edhe ata, janë duke pritur gjithashtu. https://www.tefsirkurani.al/30-prandaj-ti-largohu-prej-tyre-dhe-prit-edhe-ata-jane-duke-pritur-gjithashtu-2/ https://www.tefsirkurani.al/30-prandaj-ti-largohu-prej-tyre-dhe-prit-edhe-ata-jane-duke-pritur-gjithashtu-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:38:19 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17785 Ndaj, ti largohu (distancohu) prej tyre dhe prit …Nëse ata arrijnë në këtë gjendje injorance e arrogance dhe kërkojnë ngutjen e ndëshkimit, atëherë distancohu prej tyre dhe prit, për të parë se çfarë do të ndodhë me ta. Dënimi është i pashmangshëm për ta, por Allahu ka vendosur një afat, i cili nuk shpejtohet e as nuk vonohet.

”… se edhe ata janë duke pritur. Edhe ata po presin për ty lloj-lloj ligësish dhe fatkeqësish. Por le ta dijnë se përfundimi i mirë i takon devotshmërisë ndaj Zotit.

Këtu përfundon tefsiri i sures Sexhde, me ndihmën e Allahut dhe mirësinë e Tij. Atij i takon lavdërimi më i plotë, të gjitha përlëvdimet dhe madhërimi!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/30-prandaj-ti-largohu-prej-tyre-dhe-prit-edhe-ata-jane-duke-pritur-gjithashtu-2/feed/ 0
29. Thuaj: “Ditën e Gjykimit, mohuesve nuk do t’u bëjë dobi besimi i tyre e as që do t’u jepet afat.” https://www.tefsirkurani.al/29-thuaj-diten-e-gjykimit-mohuesve-nuk-do-tu-beje-dobi-besimi-i-tyre-e-as-qe-do-tu-jepet-afat-2/ https://www.tefsirkurani.al/29-thuaj-diten-e-gjykimit-mohuesve-nuk-do-tu-beje-dobi-besimi-i-tyre-e-as-qe-do-tu-jepet-afat-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:37:31 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17771 Thuaj: “Ditën e Gjykimit, mohuesve nuk do t’u bëjë dobi besimi i tyre e as që do t’u jepet afat”. – Atëherë kur do të ndodhë ndarja mes nesh, ajo është dita kur ju do të ndëshkoheni. Njohja e asaj dite nuk ka për t’ju sjellë asnjë dobi, sepse kurdo që të vijë ajo, kjo do të shënojë fundin e afatit tuaj. Atë ditë nuk do të keni mundësi të rregulloheni dhe të besoni, sepse çdo gjë do ta shihni qartë.

Nëse do t’ju jepej mundësia të rregulloheshit e të besonit, atëherë do të kishte kuptim kjo pyetje që ju bëni. Por duke qenë se kur të vijë ajo ditë, nuk do të ketë asnjë dobi për ju, kjo pyetje është e pakuptimtë. Me ardhjen e asaj dite nuk ka më kthim për robërit, sepse ka përfunduar koha e sprovës dhe përzgjedhjes. I Lartësuari thotë: “Ditën e Gjykimit, mohuesve nuk do t’u bëjë dobi besimi i tyre e as që do t’u jepet afat”, sepse tashmë nuk ka më besim tek e fshehta, por besim tek e dukshmja. Atyre nuk do t’u jepet afat që të rregullojnë atë që prishën dhe që të besojnë. Pendimi nuk ka për t’u pranuar prej tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/29-thuaj-diten-e-gjykimit-mohuesve-nuk-do-tu-beje-dobi-besimi-i-tyre-e-as-qe-do-tu-jepet-afat-2/feed/ 0
28. Ata thonë: “Kur do të përmbushet ai premtim (i Zotit), nëse po thoni të vërtetën?! https://www.tefsirkurani.al/28-ata-thone-kur-do-te-permbushet-ai-premtim-i-zotit-nese-po-thoni-te-verteten-2/ https://www.tefsirkurani.al/28-ata-thone-kur-do-te-permbushet-ai-premtim-i-zotit-nese-po-thoni-te-verteten-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:37:04 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17765 Ata thonë: “Kur do të përmbushet ai premtim (i Zotit), nëse po thoni të vërtetën?! – Keqbërësit e mosbesimtarët kërkojnë që t’u ngutet dënimi që u kërcënohet, sepse ata mohojnë profetët dhe shpalljet. Me këtë tregojnë se nuk e besojnë ringjalljen. Ata tregojnë, gjithashtu, kokëfortësinë, kryeneçësinë, inatin dhe urrejtjen e tyre ndaj së vërtetës. “Kur do të përmbushet ai premtim (i Zotit), nëse po thoni të vërtetën?! Kur do të vijë ajo ditë, kur do të bëhet ndarja mes nesh dhe jush? Kur do të vijë dita kur ne do të dënohemi, sipas pretendimit tuaj?” Kështu u drejtoheshin ata profetëve, madje thoshin edhe: “… nëse po thoni të vërtetën.” Me këtë fjalë, ata pretendonin e mëtonin se profetët nuk thoshin të vërtetën.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/28-ata-thone-kur-do-te-permbushet-ai-premtim-i-zotit-nese-po-thoni-te-verteten-2/feed/ 0
27. A nuk e shohin ata se Ne çojmë ujin në tokën e shkretuar dhe me të nxjerrim bimë prej të cilave ushqehen kafshët e tyre dhe ata vetë. A nuk kanë sy të shohin (e të kuptojnë)?! https://www.tefsirkurani.al/27-a-nuk-e-shohin-ata-se-ne-cojme-ujin-ne-token-e-shkretuar-dhe-me-te-nxjerrim-bime-prej-te-cilave-ushqehen-kafshet-e-tyre-dhe-ata-vete-a-nuk-kane-sy-te-shohin-e-te-kuptojne-2/ https://www.tefsirkurani.al/27-a-nuk-e-shohin-ata-se-ne-cojme-ujin-ne-token-e-shkretuar-dhe-me-te-nxjerrim-bime-prej-te-cilave-ushqehen-kafshet-e-tyre-dhe-ata-vete-a-nuk-kane-sy-te-shohin-e-te-kuptojne-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:36:33 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17763 A nuk e shohin ata se Ne çojmë ujin në tokën e shkretuar … A nuk e shohin me sytë e tyre këtë mirësi të madhe që u kemi dhuruar dhe urtësinë Tonë të plotë e absolute? Ne dërgojmë ujin, nëpërmjet shiut ose lumenjve në tokën shkretuar, ku nuk ka bimësi:

… dhe me të nxjerrim bimë prej të cilave ushqehen kafshët e tyre dhe ata vetë.  Nxjerrim bimësi të shumëllojshme, të cilat i hanë bagëtitë dhe njerëzit, gjithashtu.

A nuk kanë sy të shohin (e të kuptojnë)?! A nuk i shohin këto mirësi? Nëpërmjet këtyre mirësive marrin jetë vendet dhe krijesat e shumta që mbushin tokën. A nuk i bën ky shikim që të hapin sytë e zemrës dhe të shpirtit, dhe të shohin dritën për të gjetur rrugën e drejtë?

Por ja që shumë nga ata i ka zënë verbëria dhe i ka vënë poshtë pakujdesia dhe dhe harresa. Ata nuk dinë të shohin ashtu siç shohin burrat e urtë dhe të mençur. Ata shohin si të pakujdesshmit e mendjelehtët dhe çdo gjë e mbrapshtë u duket normale. Ata nuk arrijnë të shohin dritën, që t’u jepet sukses për të mirën dhe besimin.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/27-a-nuk-e-shohin-ata-se-ne-cojme-ujin-ne-token-e-shkretuar-dhe-me-te-nxjerrim-bime-prej-te-cilave-ushqehen-kafshet-e-tyre-dhe-ata-vete-a-nuk-kane-sy-te-shohin-e-te-kuptojne-2/feed/ 0
26. A nuk marrin mësim ata (mohuesit e profetëve) nga gjithë ato breza që kemi shkatërruar para tyre, nëpër vendbanimet e të cilëve shpesh kalojnë? Me të vërtetë në ato (vende të shkretuara) ka argumenta të shumta. A nuk po dëgjojnë me vëmendje?! https://www.tefsirkurani.al/26-a-nuk-marrin-mesim-ata-mohuesit-e-profeteve-nga-gjithe-ato-breza-qe-kemi-shkaterruar-para-tyre-neper-vendbanimet-e-te-cileve-shpesh-kalojne-me-te-vertete-ne-ato-vende-te-shkretuara-ka-argume-2/ https://www.tefsirkurani.al/26-a-nuk-marrin-mesim-ata-mohuesit-e-profeteve-nga-gjithe-ato-breza-qe-kemi-shkaterruar-para-tyre-neper-vendbanimet-e-te-cileve-shpesh-kalojne-me-te-vertete-ne-ato-vende-te-shkretuara-ka-argume-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:35:48 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17761 A nuk marrin mësim ata (mohuesit e profetëve) nga gjithë ato breza që kemi shkatërruar para tyre, nëpër vendbanimet e të cilëve shpesh kalojnë?  A nuk shërbejnë këto ndodhi si argument për këta që i mohojnë profetët dhe si udhëzim për t’i drejtuar tek e vërteta? Edhe popujt e shkuar që Zoti i shkatërroi ndoqën të njëjtën rrugë si këta mohuesit e sotëm. Le të udhëtojnë dhe të ecin përmes vendbanimeve të tyre dhe të shohin me sytë e ballit si përfunduan ata, siç ishte populli i Hudit, Salihut dhe populli i Lutit.

Me të vërtetë në ato (vende të shkretuara) ka argumenta të shumta … Ka argumente për besnikërinë e profetëve, që u dërguan ndër ata popuj, për kotësinë dhe rrugën e humbjes ku ishin zhytur ata të mjerë. Ata ishin zhytur në idhujtari dhe poshtërsi, larg shpalljeve të Zotit. Këto ajete na tregojnë se çdokush që bën të njëjtat vepra si ata popuj, do ta pësojë njëlloj si ata. Këto ajete na tregojnë, gjithashtu, se Allahu i Lartësuar do t’i ringjallë robërit për t’i shpërblyer në Ditën e Ringjalljes dhe Tubimit para Tij, kur të thirren për t’u bashkuar të gjithë në vendin e tubimit.

– ”… a nuk po dëgjojnë me vëmendje?! A nuk i dëgjojnë dhe kuptojnë ajetet e Allahut? Nëse i dëgjojnë me kujdes dhe dëshirojnë për t’i kuptuar, ata me siguri kanë për të përfituar. Kështu do të ndodhte nëse do të ishte një dëgjim i kujdesshëm dhe i mirë, si dhe një logjikë  e shëndetshme e rregullt. Kështu, ata nuk do të vazhdonin të ishin në atë gjendje mosbesimi e poshtërsish, që e bëjnë të pashmangshëm dënimin e ashpër të Zotit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/26-a-nuk-marrin-mesim-ata-mohuesit-e-profeteve-nga-gjithe-ato-breza-qe-kemi-shkaterruar-para-tyre-neper-vendbanimet-e-te-cileve-shpesh-kalojne-me-te-vertete-ne-ato-vende-te-shkretuara-ka-argume-2/feed/ 0
25. S’ka dyshim se është Zoti yt Ai, i cili do të gjykojë mes tyre në Ditën e Kijametit për çdo gjë rreth së cilës kundërshtoheshin. https://www.tefsirkurani.al/25-ska-dyshim-se-eshte-zoti-yt-ai-i-cili-do-te-gjykoje-mes-tyre-ne-diten-e-kijametit-per-cdo-gje-rreth-se-ciles-kundershtoheshin-2/ https://www.tefsirkurani.al/25-ska-dyshim-se-eshte-zoti-yt-ai-i-cili-do-te-gjykoje-mes-tyre-ne-diten-e-kijametit-per-cdo-gje-rreth-se-ciles-kundershtoheshin-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:35:16 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17759 S’ka dyshim se është Zoti yt Ai i cili do të gjykojë mes tyre në Ditën e Kijametit për çdo gjë rreth së cilës kundërshtoheshin. Edhe Kur’ani tregon disa nga çështjet, për të cilat ranë në kundërshti bijtë e Izraelit. Sigurisht, nëse Kur’ani na vërteton njërën prej tyre, kjo tregon se ajo është e vërteta dhe çdo gjë tjetër është gabim dhe e kotë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/25-ska-dyshim-se-eshte-zoti-yt-ai-i-cili-do-te-gjykoje-mes-tyre-ne-diten-e-kijametit-per-cdo-gje-rreth-se-ciles-kundershtoheshin-2/feed/ 0
24. Ne nxorrëm ndër ta prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë njerëzit (në udhën e drejtë). Ja kështu ndodhi, sepse ata ishin durimtarë dhe kishin dituri të madhe (e të sigurt) për argumentet Tona. https://www.tefsirkurani.al/24-ne-nxorrem-nder-ta-prijes-qe-me-urdhrin-tone-udhezojne-njerezit-ne-udhen-e-drejte-ja-keshtu-ndodhi-sepse-ata-ishin-durimtare-dhe-kishin-dituri-te-madhe-e-te-sigurt-per-argumentet-tona-2/ https://www.tefsirkurani.al/24-ne-nxorrem-nder-ta-prijes-qe-me-urdhrin-tone-udhezojne-njerezit-ne-udhen-e-drejte-ja-keshtu-ndodhi-sepse-ata-ishin-durimtare-dhe-kishin-dituri-te-madhe-e-te-sigurt-per-argumentet-tona-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:34:37 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17757 Ne nxorrëm ndër ta prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë njerëzit (në udhën e drejtë). Nga mesi i bijve të Izraelit, Zoti zgjodhi disa e i bëri: “…prijës, që me urdhrin Tonë udhëzojnë (në udhën e drejtë)“, domethënë, dijetarë rreth ligjit të Zotit dhe rrugëve të shumta të udhëzimit. Ata ishin të udhëzuar dhe udhëzues për të tjerët, nëpërmjet dritës së diturisë që Zoti u dhuroi. Libri që Zoti u shpalli atyre ishte udhëzimi dhe drita, ndërsa ata që e besuan këtë libër ishin dy kategori:

1. Udhëheqës dhe imamë, që udhëzonin dhe mësonin edhe të tjerët me dritën e diturisë që Zoti u fali, duke i nderuar me të.

2. Pasues, që udhëzoheshin dhe merrnin mësim nga këta udhëheqës të mirë.

    Këta të fundit ishin të gradave të ndryshme, në varësi të pasimit të dritës së sjellë nga Zoti. Ndërsa grupi i parë, sigurisht, që qëndronin në gradë më të lartë. Ata vinin menjëherë pas gradës së profetëve, kjo është grada e të sinqertëve. Këtë gradë të lartë ata e arritën nëpërmjet durimit për të mësuar diturinë e dobishme e për t’ua mësuar të tjerëve, nëpërmjet devotshmërisë dhe ftesës së njerëzve në rrugën e Allahut dhe duke duruar vështirësitë dhe mundimet gjatë kësaj rruge.

Gjithashtu, ata e ruajtën veten nga gjynahet dhe poshtërsitë dhe u treguan shumë të vëmendshëm, që gjithmonë ta frenonin veten, sa herë që epshet dhe dëshirat i nxisnin për t’u harruar në argëtime e kotësi. Ata ishin gjithmonë të matur dhe të kujdesshëm. Allahu i lartësuar thotë:

Ja kështu ndodhi, sepse ata ishin durimtarë dhe kishin dituri të madhe (e të sigurt) për argumentet Tona. Në lidhje me imanin në librat e argumentet e Zotit, ata arritën gradën e sigurisë së plotë, pra, të diturisë së plotë dhe të sigurt, që prodhon dhe sjell punë të mira, sipas diturisë. Ata ndoqën hapat e duhur për të mësuar diturinë e dobishme nga burimi i saktë dhe i sigurt i Zotit, i vetmi burim që sjell sigurinë dhe largon çdo dyshim, pra, nga Shpallja e Zotit.

Ata ishin gjithnjë duke mësuar çështjet dhe argumentonin vazhdimisht me faktet e shumta të sjella nga Zoti dhe Profeti, derisa arritën atë gradë të lartë të sigurisë së plotë në çdo çështje të Zotit dhe Shpalljes. Kështu, me durim dhe siguri e dituri të plotë arrihet grada e udhëheqësit (imamit) në fenë e Zotit. Por kishte edhe çështje për të cilat bijtë e Izraelit ranë në kundërshti. Pati prej tyre që ia qëlluan të vërtetës dhe pati që nuk ia qëlluan, ose me vetëdije ose gabimisht. Thotë i Madhëruari:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/24-ne-nxorrem-nder-ta-prijes-qe-me-urdhrin-tone-udhezojne-njerezit-ne-udhen-e-drejte-ja-keshtu-ndodhi-sepse-ata-ishin-durimtare-dhe-kishin-dituri-te-madhe-e-te-sigurt-per-argumentet-tona-2/feed/ 0
23. Ne edhe Musait i patëm dhënë Librin më parë. Prandaj, ti (O Muhamed) mos ki dyshim në takimin (e Musait) me Të (me Zotin)! Ne e bëmë Atë (librin e Musait) udhëzim (dhe dritë) për bijtë e Izraelit. https://www.tefsirkurani.al/23-ne-edhe-musait-i-patem-dhene-librin-me-pare-prandaj-ti-o-muhamed-mos-ki-dyshim-ne-ate-shpalljen-qe-po-te-jepet-prej-allahut-ne-e-beme-ate-librin-e-musait-udhezim-dhe-drite-per-bijte-e-2/ https://www.tefsirkurani.al/23-ne-edhe-musait-i-patem-dhene-librin-me-pare-prandaj-ti-o-muhamed-mos-ki-dyshim-ne-ate-shpalljen-qe-po-te-jepet-prej-allahut-ne-e-beme-ate-librin-e-musait-udhezim-dhe-drite-per-bijte-e-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:33:46 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17755 Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar përmendi argumentet dhe ajetet e Tij, nëpërmjet të cilave këshillon dhe kujton robërit e Tij për çështje të rëndësishme. Mes këtyre shenjave dhe argumenteve, Ai përmend Kur’anin që ia shpalli Muhamedit (a.s). Në vijim, Ai na tregon se shpallja e Librit nuk është diçka e re dhe e panjohur për njerëzit. Po kështu, edhe dërgimi i një profeti me Libër të ndritur nuk është diçka e re, që nuk ka ndodhur më parë.

Më herët Allahu i Madhëruar dërgoi Musain dhe i dha atij Teuratin, në të cilin ka përgëzime të shumta edhe për ardhjen e Muhamedit dhe përshkrime të Kur’anit. Nga ana tjetër, edhe Kur’ani është vërtetues i Teuratit dhe i profetësisë së Musait. Kështu, profetët dhe librat e Zotit vërtetojnë, mbështesin dhe përputhen me njëri-tjetrin. Kjo tregon se ata janë nga i njëjti burim dhe se janë të vërtetë prej Zotit.

Ne edhe Musait i patëm dhënë Librin më parë. Prandaj, ti (O Muhamed) mos ki dyshim në takimin (e Musait) me Të (me Zotin)!  Argumentet e së vërtetës dhe shenjat e qarta të saktësisë kanë ardhur në të gjitha shpalljet e Zotit, prandaj nuk ka vend për dyshime dhe hezitim.

Ne e bëmë Atë (librin e Musait) udhëzim (dhe dritë) për bijtë e Izraelit. Librin që i dhamë Musait, Teuratin, e bëmë udhëzim (dhe dritë) për bijtë e Izraelit. Përmes tij, ata gjenin rrugën dhe dritën për të njohur themelet e fesë dhe besimit, si dhe sqarime të hollësishme, që i shkonin asaj epoke e vendi kur jetuan bijtë e Izraelit. Ajo shpallje ishte e veçantë vetëm për popullin e bijve të Izraelit. Ndërsa Kur’anin e madhërishëm,

Allahu i Madhëruar e bëri udhëzim dhe dritë për të gjithë njerëzit dhe popujt. Ai është udhëzim për të gjitha krijesat që ato të gjejnë dritën dhe udhën e drejtë në të gjitha çështjet e tyre, si në çështjet e dynjasë, ashtu edhe të fesë dhe besimit të tyre, deri në Ditën e Kijametit. Kur’ani është shpallur për të gjithë njerëzimin, në çdo kohë dhe në çdo vend, sepse është një udhëzim dhe dritë e plotë, që qëndron mbi çdo fjalë dhe udhëzim tjetër, siç thotë i Madhëruari: “Nuk ka dyshim se në Pllakën e Ruajtur (Levhi Mahfudh) te Ne, ai (Kur’ani) është i lartë dhe plot urtësi.” [Zuhruf 4].

]]>
https://www.tefsirkurani.al/23-ne-edhe-musait-i-patem-dhene-librin-me-pare-prandaj-ti-o-muhamed-mos-ki-dyshim-ne-ate-shpalljen-qe-po-te-jepet-prej-allahut-ne-e-beme-ate-librin-e-musait-udhezim-dhe-drite-per-bijte-e-2/feed/ 0
22. E kush është më i padrejtë se sa ai të cilit i lexohen ajetet e Zotit të vet e pastaj u kthen shpinën atyre?! Pa dyshim, Ne do të hakmerremi kundër keqbërësve https://www.tefsirkurani.al/22-e-kush-eshte-me-i-padrejte-se-sa-ai-te-cilit-i-lexohen-ajetet-e-zotit-te-vet-e-pastaj-u-kthen-shpinen-atyre-pa-dyshim-ne-do-te-hakmerremi-kunder-keqberesve-2/ https://www.tefsirkurani.al/22-e-kush-eshte-me-i-padrejte-se-sa-ai-te-cilit-i-lexohen-ajetet-e-zotit-te-vet-e-pastaj-u-kthen-shpinen-atyre-pa-dyshim-ne-do-te-hakmerremi-kunder-keqberesve-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:30:36 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17750 E kush është më i padrejtë sesa ai të cilit i lexohen ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre?! – Nuk ka më të padrejtë dhe keqbërës se sa ata të cilëve u tërhiqet vërejtja dhe këshillohen përmes ajeteve kuranore të Zotit, dhe nuk marin mësim. Allahu i Madhëruar ua bën të mundur që ata t’i dëgjojnë dhe shohin argumentet e Tij duke u treguar kështu mëshirën e madhe dhe faktin se Ai dëshiron t’i udhëzojë dhe të përkujdeset për ta. Allahu i Lartësuar e ka plotësuar mirësinë e Tij mbi njerëzit kur u ka dhënë atyre shpalljet përmes profetëve të Tij.

Nëpërmjet këtyre shpalljeve e profetëve Ai i jep njeriut urdhëresa dhe udhëzime që rregullojnë jetën e dynjasë dhe çështjet e fesë dhe i ofrojnë robit mirësi të kësaj dynjaje dhe të ahiretit. Gjithashtu Ai i ndalon dhe i porosit ata të largohen nga çdo gjë që i dëmton ata në dynjanë dhe në fenë e besimin e tyre. E gjithë kjo përkujdesje dhe mirësi e dhuruar nga Allahu duhet ta bëjë njeriun që ti dorëzohet tërësisht Allahut me iman të pastër, korrekt dhe të sinqertë, me nënshtrim për të jetuar sipas këtij imani, për ta adhuruar Zotin sipas tij dhe për t’i shprehur mirënjohjen e plotë për të.

Por njerëzit tregohen shumë të padrejtë dhe i kundërpërgjigjen kësaj mirësie me të kundërtën e asaj që u përmend. Ata nuk besojnë me besimin e pastër korrekt dhe të sinqertë, as nuk e pasojnë udhëzimin dhe shpalljet e Zotit dhe rrugën e Profetit. Por i kthejnë shpinën dhe e flakin tutje këtë mirësi që u jep Zoti. Këta lloj njerëzish janë nga më të mëdhenjtë keqbërës e të padrejtë, të cilët e meritojnë zemërimin dhe dënimin e Zotit. Prandaj edhe Ai tha:

Pa dyshim, Ne do të hakmerremi kundër keqbërësve.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/22-e-kush-eshte-me-i-padrejte-se-sa-ai-te-cilit-i-lexohen-ajetet-e-zotit-te-vet-e-pastaj-u-kthen-shpinen-atyre-pa-dyshim-ne-do-te-hakmerremi-kunder-keqberesve-2/feed/ 0
21. Ne do t’i bëjmë ata që të shijojnë një pjesë prej dënimit më të afërt, para dënimit të madh (në Zjarr), me qëllim që (të mund të pendohen dhe) të tërhiqen (prej të këqijave). https://www.tefsirkurani.al/21-ne-do-ti-bejme-ata-qe-te-shijojne-nje-pjese-prej-denimit-me-te-afert-para-denimit-te-madh-ne-zjarr-me-qellim-qe-te-mund-te-pendohen-dhe-te-terhiqen-prej-te-keqijave-2/ https://www.tefsirkurani.al/21-ne-do-ti-bejme-ata-qe-te-shijojne-nje-pjese-prej-denimit-me-te-afert-para-denimit-te-madh-ne-zjarr-me-qellim-qe-te-mund-te-pendohen-dhe-te-terhiqen-prej-te-keqijave-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:30:08 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17746 Ne do t’i bëjmë ata që të shijojnë një pjesë prej dënimit më të afërt, para dënimit të madh (në Zjarr), me qëllim që (të mund të pendohen dhe) të tërhiqen (prej të këqijave). Këtyre fasikëve që mohojnë dhe refuzojnë besimin e drejtë, kemi për t’u dhënë një pjesë prej ndëshkimeve të përshpejtuara, para dënimit në Zjarr. Ndër këto dënime të përshpejtuara janë edhe ndëshkimet e jetës së varrit (berzahut). Kështu ata do të shijojnë një pjesë prej ndëshkimit në jetën e varrit. Disa përjetojnë ndëshkime që para se të vdesin e të kalojnë në jetën e varrit.

Kështu psh, mund të ndëshkohen me vrasje e vuajtje, siç u ndodhi idhujtarëve mekas, ku u vranë dhe u shfarosën në luftën e Bedrit. Herë të tjera u jepet vuajtje e madhe në momentin e vdekjes siç thotë Allahu: “Eh, sikur t’i shihje keqbërësit kur janë në agoni të vdekjes, ndërsa melekët kanë shtrirë duart e veta e u thonë: “Jepeni shpirtin! Tani do të vuani dënimin poshtërues sepse ju thoshit të pavërteta për Allahun dhe ndaj shenjave të Tij tregoheshit kryeneçë.” El en’am 93. Pastaj ky dënim paraprak vazhdon në jetën e varrit. Ky ajet është ndër argumentet që flasin dhe tregojnë për vërtetësinë e dënimit në varr. Ky ajet është argument i qartë për këtë.

Për këtë çështje, Allahu thotë: “Ne do t’i bëjmë ata që të shijojnë një pjesë prej Dënimit më të afërt, para dënimit të madh (në Zjarr),” kjo tregon se ata do të përjetojnë një pjesë të dënimit që Ai e quan të afërt, para dënimit të madh që do të jetë dënimi në zjarrin e xhehenemit. Siç e përmendëm dënimi i afërt para dënimit të madh mund t’u jepet 1. para vdekjes, pra në jetën e kësaj dynjaje, 2. gjatë vdekjes dhe 3. gjatë jetës së berzahut.

Në ajet përmendet se Allahu ua jep një pjesë të këtij dënimi të afërt që para vdekjes, me qëllimin që ata të mund të kthejnë rrugë dhe t’u jepet ndonjë mundësi pendimi e rregullimi. Por nëse ky dënim u jepet pas vdekjes, në jetën e varrit, atëherë ata nuk kanë më mundësi për t’u kthyer. Çdo dënim në jetën e kësaj dynjaje u jepet njerëzve me qëllim që të këthehen dhe të pendohen. Siç thotë i Madhëruari: “E keqja është shfaqur në tokë e në det për shkak të asaj që bënë duart e njerëzve, që ata të shijojnë një pjesë të ndëshkimit që meritojnë dhe me shpresë që të kthejnë rrugë (nga e këqja).” [Rum 41].

]]>
https://www.tefsirkurani.al/21-ne-do-ti-bejme-ata-qe-te-shijojne-nje-pjese-prej-denimit-me-te-afert-para-denimit-te-madh-ne-zjarr-me-qellim-qe-te-mund-te-pendohen-dhe-te-terhiqen-prej-te-keqijave-2/feed/ 0