031. LUKMAN | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Sat, 09 Apr 2022 14:29:35 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 031. LUKMAN | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 34. Vetëm Allahu e di se kur do të ndodhë Kijameti dhe është Ai që e lëshon shiun. Ai e di se ç’ka në bark (të nënave). Askush nuk e di se çfarë do të fitojë nesër dhe askush nuk e di se në ç’vend do të vdesë. Allahu është i Gjithëdituri, që di mirë çdo fshehtësi. https://www.tefsirkurani.al/34-vetem-allahu-e-di-se-kur-do-te-ndodhe-kijameti-dhe-eshte-ai-qe-e-leshon-shiun-ai-e-di-se-cka-ne-bark-te-nenave-askush-nuk-e-di-se-cfare-do-te-fitoje-neser-dhe-askush-nuk-e-di-se-ne-c-2/ https://www.tefsirkurani.al/34-vetem-allahu-e-di-se-kur-do-te-ndodhe-kijameti-dhe-eshte-ai-qe-e-leshon-shiun-ai-e-di-se-cka-ne-bark-te-nenave-askush-nuk-e-di-se-cfare-do-te-fitoje-neser-dhe-askush-nuk-e-di-se-ne-c-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 18:33:51 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18172 Vetëm Allahu e di se kur do të ndodhë Kijameti …  Allahu ka përfshirë në diturinë e Tij të fshehtën dhe të dukshmen, dhe kjo është një çështje e sigurt dhe e njohur. Gjithashtu, dihet se Allahu mund t’ua zbulojë disa fshehtësi ndonjë prej robërve  të Tij, si për shembull, profetëve. Çështjet që janë përmendur këtu i di vetëm Allahu. Diturinë rreth tyre Ai e ka fshehur nga krijesat. Kështu, këto çështje nuk i di as ndonjë profet i dërguar, as ndonjë melek i afërt i Zotit, e aq më pak të tjerët.

Ai thotë: “Vetëm Allahu e di se kur do të ndodhë Kijameti…” Ai e di se kur do të ndodhë Kijameti, siç thotë në një ajet tjetër: “Të pyesin ty rreth Orës (së Kjametit): “Kur do të ndodhë”? Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im. Askush, veç Tij, nuk mund ta zbulojë se kur do të ndodhë. Kjo barrë është shumë e rëndë për gjithçka në qiej dhe në tokë. Ajo ka për të ardhur veçse befas. Ata të pyesin ty, sikur ti të kishe zbuluar dijen rreth saj. Thuaj: “Për të di vetëm Allahu”, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” [El ea’raf 187].

… dhe është Ai që e lëshon shiun. Ai është i vetmi që e lëshon shiun dhe Ai e di se kur dhe ku do të zbresë.

Ai e di se ç’ka në bark (të nënave). – Është Allahu që e krijon atë që zhvillohet brenda barkut të nënave, dhe Ai e di në do të jetë mashkull apo femër, i mirë apo i keq etj., siç përmendet në hadith. Është Allahu që vendos çfarë të dëshirojë me të.

Askush nuk e di se çfarë do të fitojë nesër …Qoftë nga çështjet dhe veprat e fesë, qoftë nga veprat e dynjasë.

”… dhe askush nuk e di se në ç’vend do të vdesë. Është Allahu i vetmi që i di këto çështje. Pasi i veçoi këto çështje, Allahu vijon të tregojë se dituria e Tij ka përfshirë gjithçka. Ai thotë:

Allahu është i Gjithëdituri, që di mirë çdo fshehtësi.Dituria e Tij ka përfshirë atë që shfaqet dhe atë që fshihet. Është prej urtësisë së Tij fakti që Allahu e fshehu diturinë për këto pesë çështje nga krijesat. Kjo është gjëja më e mirë, dhe këtë e kupton çdokush që mendon dhe mediton.

Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Lukman, me mirësinë dhe ndihmën e Allahut. Të gjitha lavdërimet i qofshin vetëm Allahut!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/34-vetem-allahu-e-di-se-kur-do-te-ndodhe-kijameti-dhe-eshte-ai-qe-e-leshon-shiun-ai-e-di-se-cka-ne-bark-te-nenave-askush-nuk-e-di-se-cfare-do-te-fitoje-neser-dhe-askush-nuk-e-di-se-ne-c-2/feed/ 0
33. O ju njerëz! Kijeni frikë Zotin tuaj dhe kijeni frikë atë ditë kur prindi nuk do të mund t’i bëjë asnjë dobi fëmijës së vet dhe as fëmija nuk mund t’i bëjë dobi prindit të vet. Premtimi i Allahut është i vërtetë, prandaj mos lejoni që t’ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe mos lejoni që Kryemashtruesi (shejtani) t’ju largojë nga Allahu (me mashtrimet e tij). https://www.tefsirkurani.al/33-o-ju-njerez-kijeni-frike-zotin-tuaj-dhe-kijeni-frike-ate-dite-kur-prindi-nuk-do-te-mund-ti-beje-asnje-dobi-femijes-se-vet-dhe-as-femija-nuk-mund-ti-beje-dobi-prindit-te-vet-pre-2/ https://www.tefsirkurani.al/33-o-ju-njerez-kijeni-frike-zotin-tuaj-dhe-kijeni-frike-ate-dite-kur-prindi-nuk-do-te-mund-ti-beje-asnje-dobi-femijes-se-vet-dhe-as-femija-nuk-mund-ti-beje-dobi-prindit-te-vet-pre-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 18:33:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18168 O ju njerëz! Kijeni frikë Zotin tuaj …Allahu i Madhëruar i urdhëron njerëzit për takua, pra, që të ruhen e të mbrohen nga zemërimi dhe dënimi i Tij. Kjo bëhet e mundur veçse duke përmbushur urdhëresat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar i paralajmëron dhe u kujton Ditën e Kijametit, atë ditë të vështirë dhe të madhe, kur çdo njeriu do t’i interesojë veçse vetvetja dhe nuk do të pyesë për asnjë tjetër në botë. Allahu i Lartësuar thotë:

– “… dhe kijeni frikë atë ditë kur prindi nuk do të mund t’i bëjë asnjë dobi fëmijës së vet dhe as fëmija nuk mund t’i bëjë dobi prindit të vet. Asnjë rob nuk ka mundësi që t’ia shtojë të mirat dhe as të ia pakësojë të këqijat tjetrit. Çdo robi i është përmbyllur llogaria e veprave të tij dhe tashmë është bërë gati shpërblimi i tij. Nëse robi e kujton dhe e përfytyron vazhdimisht atë ditë, kjo do t’ia lehtësojë arritjen e gradës së takua-së, pra, që të ruajë veten nga zemërimi dhe dënimi i Zotit, duke zbatuar urdhëresat dhe lënë ndalesat.

Kjo sigurisht që është nga mëshira e Allahut për njerëzit. Ai fillimisht i urdhëron për devotshmëri ndaj Tij, gjë e cila u mundëson lumturinë, pasi Ai premton se do t’u japë shumë shpërblime. Në të njëjtën kohë, Allahu i kërcënon me dënim, duke u kujtuar ditën e frikshme të llogarisë, që t’ua bëjë më të lehtë realizimin dhe arritjen e gradës së devotshmërisë. Ty të qofshin të gjitha lavdërimet, o Zoti i botëve!

Premtimi i Allahut është i vërtetë, prandaj mos lejoni që t’ju mashrojë jeta e kësaj bote … Kurrë mos dyshoni në këtë fakt dhe mos u bëni si ata të cilët nuk e besojnë këtë premtim. Mos lejoni që t’ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe mos lejoni që Kryemashtruesi (shejtani) t’ju largojë nga Allahu (me mashtrimet e tij). Mos u mashtroni nga kjo jetë, megjithë stolitë e zbukurimet e saj, megjithë sprovat dhe kurthet e saj.

”… dhe mos lejoni që Kryemashtruesi (shejtani) t’ju largojë nga Allahu (me mashtrimet e tij). Mos u mashtroni  nga shejtani i mallkuar, i cili vazhdimisht punon që të mashtrojë njeriun dhe nuk rresht asnjë çast. Njerëzit duhet të plotësojnë hakun e Zotit, i Cili ka premtuar se do t’i shpërblejë sipas veprave të tyre. Por a e përmbushin njerëzit hakun e Tij apo jo? Kjo është një çështje që njeriu duhet të përkushtohet seriozisht për realizimin e saj.

Madje, ky duhet të jetë qëllimi i jetës së tij dhe gjëja më e rëndësishme që ai duhet të plotësojë. Le ta mësojë njeriu se ndër pengesat më të mëdha në këtë rrugë është kjo botë e zbukuruar dhe mashtruese, si edhe shejtani i mallkuar, që gjithmonë e cyt njeriun dhe e mbush me ëndrra të kota e mashtrime. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar na tërheq vëmendjen që të mos na mashtrojë kjo dynja e që shejtani i mallkuar të mos na tërheqë në rrugën e tij, sikurse thotë në një ajet tjetër kuranor: “Shejtani u premton atyre dhe i bën të shpresojnë (kotësira). Por shejtani premton veçse mashtrime.” [Nisa 120].

]]>
https://www.tefsirkurani.al/33-o-ju-njerez-kijeni-frike-zotin-tuaj-dhe-kijeni-frike-ate-dite-kur-prindi-nuk-do-te-mund-ti-beje-asnje-dobi-femijes-se-vet-dhe-as-femija-nuk-mund-ti-beje-dobi-prindit-te-vet-pre-2/feed/ 0
32. Kur ata i mbulon ndonjë valë si reja, i drejtohen Allahut me besim të sinqertë vetëm tek Ai. Por kur Ai i shpëton ata e i nxjerr në tokë, disa prej tyre nuk tregohen mirënjohës (ashtu si duhet). Faktet Tona nuk i refuzon kush, përveç të pabesëve dhe mohuesve (mosmirënjohës). https://www.tefsirkurani.al/32-kur-ata-i-mbulon-ndonje-vale-si-reja-i-drejtohen-allahut-me-besim-te-sinqerte-vetem-tek-ai-por-kur-ai-i-shpeton-ata-e-i-nxjerr-ne-toke-disa-prej-tyre-nuk-tregohen-mirenjohes-ashtu-si-duhet-f-2/ https://www.tefsirkurani.al/32-kur-ata-i-mbulon-ndonje-vale-si-reja-i-drejtohen-allahut-me-besim-te-sinqerte-vetem-tek-ai-por-kur-ai-i-shpeton-ata-e-i-nxjerr-ne-toke-disa-prej-tyre-nuk-tregohen-mirenjohes-ashtu-si-duhet-f-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 18:31:22 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18155 Kur ata i mbulon ndonjë valë si reja, i drejtohen Allahut me besim të sinqertë vetëm tek Ai.Allahu i Madhëruar na tregon për gjendjen e njerëzve kur ata hipin nëpër anije dhe përplasen nëpër det nga dallgët dhe furtunat. Ata tregohen të sinqertë në lutjet drejtuar Zotit dhe në adhurimin e Tij.

Por, kur Ai i shpëton ata e i nxjerr në tokë, disa prej tyre nuk tregohen mirënjohës (ashtu si duhet). Faktet Tona nuk i refuzon kush, përveç të pabesëve dhe mohuesve. Ata ndahen në dy grupe. Disa nuk tregohen mirënjohës, ashtu siç e meriton Zoti, por vazhdojnë në gjynahe, duke e ngarkuar veten me padrejtësi. Kurse disa të tjerë tregohen tërësisht mohues ndaj Zotit dhe mirësive të Tij dhe refuzues të besimit të drejtë.

Por Zoti thotë: “Faktet Tona nuk i refuzon kush, përveç të pabesëve dhe mohuesve (mosmirënjohës).” Këta janë tradhtarë, sepse në fillim i premtojnë Zotit se, nëse do t’i shpëtojë, atëherë do të besojnë dhe do të jenë mirënjohës. Por kur Zoti i shpëton, ata nuk e mbajnë premtimin e dhënë. Ata janë, gjithashtu, mohues dhe mosmirënjohës ndaj mirësive të Allahut. Përfundimisht, ai të cilin Allahu e shpëton nga një vështirësi apo sprovë, duhet që të tregojë mirënjohjen e plotë ndaj Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/32-kur-ata-i-mbulon-ndonje-vale-si-reja-i-drejtohen-allahut-me-besim-te-sinqerte-vetem-tek-ai-por-kur-ai-i-shpeton-ata-e-i-nxjerr-ne-toke-disa-prej-tyre-nuk-tregohen-mirenjohes-ashtu-si-duhet-f-2/feed/ 0
31. A nuk i ke parë ti anijet se si lundrojnë (në det) prej mirësisë së Allahut? Me to, Ai ju tregon juve disa nga shenjat e (pushtetit të) Tij. Me të vërtetë, në këto ka argumente për çdo durimtar e mirënjohës. https://www.tefsirkurani.al/31-a-nuk-i-ke-pare-ti-anijet-se-si-lundrojne-ne-det-prej-miresise-se-allahut-me-to-ai-ju-tregon-juve-disa-nga-shenjat-e-pushtetit-te-tij-me-te-vertete-ne-keto-ka-argumente-per-cdo-durimtar-e-2/ https://www.tefsirkurani.al/31-a-nuk-i-ke-pare-ti-anijet-se-si-lundrojne-ne-det-prej-miresise-se-allahut-me-to-ai-ju-tregon-juve-disa-nga-shenjat-e-pushtetit-te-tij-me-te-vertete-ne-keto-ka-argumente-per-cdo-durimtar-e-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 18:30:22 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18148 A nuk i ke parë ti anijet se si lundrojnë (në det) prej mirësisë së Allahut?Pushteti, mëshira dhe përkujdesi i Allahut për krijesat është i madh dhe gjithëpërfshirës. Prej gjurmëve të këtij përkujdesi është edhe fakti që Ai nënshtroi detin dhe bëri që në të mund të lundrojnë anijet e mëdha. Kështu e caktoi Zoti përmes ligjit të Tij të krijimit, me mëshirën dhe përkujdesin e Tij të madh për njerëzit.

Me to, Ai ju tregon juve disa nga shenjat e (pushtetit të) Tij.Kështu, ata do të mund të përfitojnë dhe të nxjerrin mësime.

Me të vërtetë, në këto ka argumente për çdo durimtar e mirënjohës.Në fakt, janë pikërisht këta që përfitojnë nga argumentet dhe shenjat e Allahut. Këta janë durimtarë të mëdhenj në çdo vështirësi e sprovë dhe janë mirënjohës në çdo mirësi e kënaqësi që Zoti u jep. Ata janë durimtarë dhe të vazhdueshëm në bindje ndaj Allahut dhe për t’u ruajtur nga gjynahet dhe ndalesat e Tij. Ata janë durimtarë edhe në përcaktimet e Zotit për ta dhe kurrë nuk zemërohen, por e pranojnë me përunjësi caktimin e Zotit. Kështu janë mirënjohësit ndaj Zotit për mirësitë e Tij fetare dhe mirësitë e kësaj dynjaje.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/31-a-nuk-i-ke-pare-ti-anijet-se-si-lundrojne-ne-det-prej-miresise-se-allahut-me-to-ai-ju-tregon-juve-disa-nga-shenjat-e-pushtetit-te-tij-me-te-vertete-ne-keto-ka-argumente-per-cdo-durimtar-e-2/feed/ 0
30. Po, kështu, sepse Allahu është e Vërteta, dhe se çfarëdo tjetër që ata adhurojnë veç Tij është gënjeshtër, kurse Allahu është i Lartësuari dhe i Madhëruari. https://www.tefsirkurani.al/30-po-keshtu-sepse-allahu-eshte-e-verteta-dhe-se-cfaredo-tjeter-qe-ata-adhurojne-vec-tij-eshte-genjeshter-kurse-allahu-eshte-i-lartesuari-dhe-i-madheruari-2/ https://www.tefsirkurani.al/30-po-keshtu-sepse-allahu-eshte-e-verteta-dhe-se-cfaredo-tjeter-qe-ata-adhurojne-vec-tij-eshte-genjeshter-kurse-allahu-eshte-i-lartesuari-dhe-i-madheruari-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 18:29:51 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18139 Po, kështu, sepse Allahu është e Vërteta …  Të gjitha këto fakte rreth madhështisë së Allahut dhe bukurisë së cilësive të Tij, Ai jua dha që ju të kuptoni se: “Allahu është e Vërteta.” Ai është i vërteti, i vetmi që nuk ka ortak në çdo aspekt. Allahu është i vërteti në Qenien dhe cilësitë e Tij. Feja e Tij është e vërteta, të dërguarit e Tij janë të vërtetë, premtimi dhe kërcënimet e Tij janë të vërteta dhe vetëm adhurimet që i përkushtohen dhe dedikohen Atij janë të vërteta dhe të drejta.

– ”… dhe se çfarëdo tjetër që ata adhurojnë veç Tij është gënjeshtër …Ata janë kotësi si në qenien, dhe në cilësitë e tyre. Nëse Allahu nuk do t’i sillte në ekzistencë, ata nuk do të ekzistonin. Gjithashtu, nëse Zoti nuk do të kujdesej për ta, ata nuk do të vazhdonin të ekzistonin. Duke qenë se këto janë gjëra të kota, edhe adhurimi i tyre është i kotë.

Allahu është i Lartësuari dhe i Madhëruari.Allahu i Madhëruar është i Lartësuar në Qenien e Tij. Ai është sipër të gjithë krijesave të Tij. Të larta janë të gjitha cilësitë e Tij dhe me to askush nuk mund të përshkruhet dhe t’i afrohet. Cilësitë e Tij nuk lejohet të krahasohen dhe shëmbëllehen me cilësitë e krijesave. Ai është i Lartësuar dhe i ka nënshtruar të gjitha krijesat. Atij i takon krenaria në Qenien dhe cilësitë e Tij. Shpirtrat dhe zemrat e banorëve të qiellit dhe të Tokës janë të mbushura me madhështinë e Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/30-po-keshtu-sepse-allahu-eshte-e-verteta-dhe-se-cfaredo-tjeter-qe-ata-adhurojne-vec-tij-eshte-genjeshter-kurse-allahu-eshte-i-lartesuari-dhe-i-madheruari-2/feed/ 0
29. A nuk e sheh ti se është Allahu Ai që e fut natën te dita dhe Ai që e fut ditën te nata (duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën); se është Ai që i ka nënshtruar Diellin e Hënën, që lëvizin deri në një afat të caktuar dhe se Allahu e di mirë gjithçka që ju bëni? https://www.tefsirkurani.al/29-a-nuk-e-sheh-ti-se-eshte-allahu-ai-qe-e-fut-naten-te-dita-dhe-ai-qe-e-fut-diten-te-nata-duke-shkurtuar-here-njeren-e-here-tjetren-se-eshte-ai-qe-i-ka-nenshtruar-diellin-e-henen-qe-levizin-deri-2/ https://www.tefsirkurani.al/29-a-nuk-e-sheh-ti-se-eshte-allahu-ai-qe-e-fut-naten-te-dita-dhe-ai-qe-e-fut-diten-te-nata-duke-shkurtuar-here-njeren-e-here-tjetren-se-eshte-ai-qe-i-ka-nenshtruar-diellin-e-henen-qe-levizin-deri-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 18:29:15 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18133 A nuk e sheh ti se është Allahu Ai që e fut natën te dita dhe Ai që e fut ditën te nata …?  Edhe kjo tregon se Allahu i Lartësuar është i vetëm dhe nuk ka ortak në administrimin, përkujdesin dhe rregullimin e çështjeve të krijesave. Pushteti i Tij është madhështor dhe gjithëpërfshirës. Me këtë pushtet, Allahu e fut natën në ditë dhe e fut ditën në natë. Kështu, kur vjen njëra, e largon tjetrën dhe e kundërta.

Është Allahu që e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën që të lëvizin sipas ligjit të vendosur prej Tij. Ky rregull nuk është cenuar qysh në kohën kur Ai i krijoi ato. Ai e rregulloi këtë çështje në mënyrë që të jetë në shërbim të krijesave, qoftë në lidhje me fenë dhe besimin e tyre, qoftë në lidhje me dynjanë e tyre. Nëpërmjet këtyre shenjave dhe krijesave madhështore, ata nxjerrin mësime e përfitojnë.

”… se është Ai që i ka nënshtruar Diellin e Hënën, që lëvizin deri në një afat të caktuar …Por kur të vijë ai moment dhe afat i caktuar nga Zoti, ata nuk do të vazhdojnë më lëvizjen me rregullsinë e mëparshme. Forca e tyre do të shuhet e do të zhduket. Kjo do të ndodhë Ditën e Gjykimit. Atë ditë, Dielli dhe Hëna do të shuhen dhe mbështillen dhe e gjithë dynjaja do të marrë fund. Ajo është dita kur do të fillojë ahireti.

”… dhe se Allahu e di mirë gjithçka që ju bëni?Allahu është i Gjithëditur për të gjitha veprat tuaja, të mirat dhe të këqijat. Asgjë nuk mund t’i fshihet Atij. Ai do t’ju shpërblejë me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Të bindurit do t’i shpërblejë me sevape dhe mirësi të shumta, ndësa mohuesit dhe të pabindurit do t’i ndëshkojë me drejtësi.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/29-a-nuk-e-sheh-ti-se-eshte-allahu-ai-qe-e-fut-naten-te-dita-dhe-ai-qe-e-fut-diten-te-nata-duke-shkurtuar-here-njeren-e-here-tjetren-se-eshte-ai-qe-i-ka-nenshtruar-diellin-e-henen-qe-levizin-deri-2/feed/ 0
28. Krijimi dhe ringjallja juaj (e ju të gjithëve), është njëlloj si krijimi dhe ringjallja e një njeriu të vetëm. Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka. https://www.tefsirkurani.al/28-krijimi-dhe-ringjallja-juaj-e-ju-te-gjitheve-eshte-njelloj-si-krijimi-dhe-ringjallja-e-nje-njeriu-te-vetem-allahu-degjon-dhe-sheh-gjithcka-2/ https://www.tefsirkurani.al/28-krijimi-dhe-ringjallja-juaj-e-ju-te-gjitheve-eshte-njelloj-si-krijimi-dhe-ringjallja-e-nje-njeriu-te-vetem-allahu-degjon-dhe-sheh-gjithcka-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 18:28:45 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18123 Krijimi dhe ringjallja juaj (e ju të gjithëve) është njëlloj si krijimi dhe ringjallja e një njeriu të vetëm. Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.Kjo çudit çdo mendje dhe njeri të urtë. Gjithë ato krijesa të shumta, të mëdha e të ndryshme, pasi të kenë vdekur dhe të jenë shpërndarë nëpër botë, Ai përsëri do t’i ngjallë e kthejë në jetë, dhe e gjithë kjo është për Allahun njëlloj sikur të ngjallte një krijesë të vetme!

Atëherë, si është e mundur që njeriu të mohojë ringjalljen dhe tubimin e krijesave para Zotit dhe shpërblimin e tyre sipas veprave? Sigurisht që këtë e mohon veçse ai që është i paditur për madhështinë e Allahut, forcën dhe pushtetin e Tij absolut.  Pastaj i Madhëruari na tregon se dëgjimi i Tij përfshin të gjitha zërat dhe shikimi i Tij përfshin çdo gjë. Ai thotë: “Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.”

]]>
https://www.tefsirkurani.al/28-krijimi-dhe-ringjallja-juaj-e-ju-te-gjitheve-eshte-njelloj-si-krijimi-dhe-ringjallja-e-nje-njeriu-te-vetem-allahu-degjon-dhe-sheh-gjithcka-2/feed/ 0
27. Sikur të gjithë drurët në tokë të ishin pena dhe detet bojë dhe sikur detit t’i shtoheshin edhe shtatë dete të tjera, ato do të shteronin, kurse fjalët e Allahut nuk do të shteronin kurrë (së shkruari). Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë. https://www.tefsirkurani.al/27-sikur-te-gjithe-druret-ne-toke-te-ishin-pena-dhe-detet-boje-dhe-sikur-detit-ti-shtoheshin-edhe-shtate-dete-te-tjera-ato-do-te-shteronin-kurse-fjalet-e-allahut-nuk-do-te-shteronin-kurre-2/ https://www.tefsirkurani.al/27-sikur-te-gjithe-druret-ne-toke-te-ishin-pena-dhe-detet-boje-dhe-sikur-detit-ti-shtoheshin-edhe-shtate-dete-te-tjera-ato-do-te-shteronin-kurse-fjalet-e-allahut-nuk-do-te-shteronin-kurre-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 18:28:01 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18116 Sikur të gjithë drurët në tokë të ishin pena dhe detet bojë dhe sikur detit t’i shtoheshin edhe shtatë dete të tjera, ato do të shteronin, kurse fjalët e Allahut nuk do të shteronin kurrë (së shkruari). – Sikur të gjitha pemët e Tokës të ktheheshin në pena dhe të gjitha detet e botës, madje edhe shtatë herë sa ato, të ishin bojë për të shkruar, të gjitha penat dhe boja do të mbaronin, kurse fjalët e Allahut kurrë nuk do të mbaronin. Ky pohim nuk është ndonjë supozim i tepruar, që nuk ka vërtetësi, por është një përshkrim përafrues për njerëzit, që ata të arrijnë të kuptojnë diçka nga madhështia dhe dituria e Allahut. Në fakt, dituria dhe fjalët e Tij janë shumë më të mëdha se ky përshkrim, por Allahu e di mirë se krijesat nuk mund të konceptojnë qoftë edhe një pjesë të vogël të asaj që tregojnë emrat dhe cilësitë e Tij.

Allahu u ka mundësuar robërve  që të kenë njëfarë njohurie dhe diturie rreth Tij, dhe kjo është mirësia më e madhe dhe dhurata më e çmuar që u ka dhënë atyre. Kjo është grada më e lartë që mund të arrijë një njeri. Por, sidoqoftë, kjo njohuri e njeriut për Zotin e tij është përsëri e pakët dhe robi kurrë nuk mund të zotërojë njohuri të plotë për Zotin, ashtu siç është realisht Ai në madhështinë e Tij. Allahu i Madhëruar u tregon robërve  rreth cilësive të Tij aq sa ata mbajnë, në mënyrë që zemrat e tyre të ndriçohen, shpirtrat e tyre të çlirohen dhe gjokset e tyre të zgjerohen. Kështu, me këto njohuri që arrijnë të nxënë, ata mund të argumentojnë dhe të arsyetojnë për madhështinë e Zotit, madhështi të cilën në këtë dynja nuk kanë forcë që ta njohin dhe konceptojnë tërësisht.

Për këtë arsye, ata thonë ashtu siç ka thënë më i dituri i tyre për Zotin: “O Zoti ynë! Nuk mundemi të përlëvdojmë ashtu siç e meriton në të vërtetë. Ti qofsh i lavdëruar ashtu siç e ke lavdëruar Veten tënde!” Çështja e përshkrimit dhe cilësive të Allahut është shumë më e madhe se kaq. Ky shembull jepet për të përafruar kuptimin për mendjet e njerëzve. Kështu, edhe sikur detet dhe pemët e globit të shumëfishoheshin e shumëfishoheshin pafundësisht, ato nuk do të mund të ishin kurrë të mjaftueshme që të përfshinin apo përkufizonin fjalët e Zotit. E si mundet që diçka e krijuar të përfshijë Fjalën e Krijuesit, e cila është një nga cilësitë e Tij? Fjalët e Allahut nuk mund të përfytyrohet që të mund të kenë fund dhe kufizim. Argumentet fetare dhe ato logjike tregojnë se ato nuk kanë fund e mbarim.

Çdo gjë e ka një fund, përveç Krijuesit dhe cilësive të Tij dhe çdo gjë tek Ai do të kthehet. Allahu është i pari, para të Cilit nuk ka asgjë dhe Ai është i fundit, pas të cilit nuk ka gjë. Mendja e robit është e mangët dhe e kufizuar. Sado që ajo të përfytyrojë një kohë të largët, Allahu përsëri është para saj. Po ashtu, sado që të mendojë për një kohë e ardhshme, sado e largët qoftë, Allahu është pas asaj pafundësisht e pa cak. Allahu i Madhëruar në çdo kohë gjykon, flet, urdhëron dhe vepron ashtu siç Ai dëshiron. Nëse Ai dëshiron, askush nuk mund të pengojë fjalën dhe veprën e Tij. Atëherë, nëse njeriu mediton për këtë çështje, e kupton se këta shembuj Allahu i Madhëruar i ka dhënë veçse për të përafruar kuptimet për mendjen e ngushtë të robit, pasi çështja e përshkrimit të Zotit dhe cilësive të Tij është shumë më e madhe dhe e mrekullueshme.  Pastaj Allahu i Madhëruar përmend faktin se Ai është Krenar, Ngadhënjimtar dhe urtësia e Tij është e plotë dhe absolute. Ai thotë:

Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë.E gjithë krenaria, fuqia dhe ngadhënjimi i takon Allahut! Çdo shfaqje e fuqisë në botën e sipërme dhe atë të poshtme është prej Tij dhe buron nga Ai. Është Ai që u ka dhuruar krijesave çdo forcë që ato zotërojnë. Nuk ka ndryshim të gjendjes dhe as forcë pa qenë ndihma e Tij. Me krenarinë dhe fuqinë e Tij, Allahu i ka nënshtruar të gjitha krijesat e Tij dhe vepron e administron çështjet e tyre. Është Ai që kujdeset dhe rregullon çdo gjë në gjithësi. Ai i krijoi të gjitha krijesat me urtësinë e Tij. Ai e filloi krijimin me urtësi. Qëllimi i këtij krijimi fsheh urtësi të mëdha. Po me urtësi, Allahu vendosi edhe ligjin e fesë së Tij, të urdhrave e ndalesave të Tij dhe, pa dyshim, synimi i Tij me këto urdhëresa ishte urtësia. Kështu, Ai është i Urti në çdo gjë që ka krijuar dhe në çdo ligj dhe urdhër që ka vendosur. Më pas, Allahu i Madhëruar na tregon për pushtetin e Tij madhështor e absolut, të cilin logjika e njeriut nuk mund ta perceptojë plotësisht, me gjithë madhështinë e saj. Ai thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/27-sikur-te-gjithe-druret-ne-toke-te-ishin-pena-dhe-detet-boje-dhe-sikur-detit-ti-shtoheshin-edhe-shtate-dete-te-tjera-ato-do-te-shteronin-kurse-fjalet-e-allahut-nuk-do-te-shteronin-kurre-2/feed/ 0
26. Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe në tokë. Allahu është Ai, i Pasuri dhe i Lavdëruari. https://www.tefsirkurani.al/26-vetem-te-allahut-jane-cka-ne-qiej-dhe-ne-toke-allahu-eshte-ai-i-pasuri-dhe-i-lavderuari-2/ https://www.tefsirkurani.al/26-vetem-te-allahut-jane-cka-ne-qiej-dhe-ne-toke-allahu-eshte-ai-i-pasuri-dhe-i-lavderuari-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 18:27:32 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18113 Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe në tokë.Ai përmend pushtetin, sundimin dhe mbretërimin e Tij gjithëpërfshirës. Gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë, si bota e sipërme, ashtu edhe ajo e poshtme janë pronë dhe krijim i Tij. Ai vepron ndër ta me ligjin e Tij të krijimit dhe përcaktimit të gjërave. Është po Ai që vendos mes njerëzve ligjin e Tij të Sheriatit, sipas të cilit njerëzit duhet ta adhurojnë dhe sipas të cilit duhet të jetojnë. Është po Ai që ka vendosur ligjin e shpërblimit dhe ndëshkimit. Të gjitha këto janë në dorë të Tij. Të gjitha pa përjashtim janë pronë dhe krijesa të Tij, që i janë nënshtruar sundimit dhe ligjit të Tij. Të gjithë kanë nevojë për përkujdesin dhe mëshirën e Allahut. Asgjë dhe asnjë prej krijesave nuk ka gjë në dorë prej pushtetit dhe sundimit.

Allahu është Ai, i Pasuri dhe i Lavdëruari.Allahu është i Pasur dhe pasuria e Tij është e gjerë dhe e paanë. Ai nuk ka nevojë për asgjë për të cilën kanë nevojë krijesat. Allahu i Madhëruar thotë: “Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, por veç që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as kërkoj që të më ushqejnë. Allahu, Ai është Furnizuesi i madh e Fuqiploti. [Dharijat 56 – 58.] Gjithashtu, edhe veprat e mira dhe adhurimet e profetëve, të sinqertëve, dëshmorëve dhe punëmirëve nuk i sjellin Allahut asnjë shtesë e dobi në pushtetin e Tij. Ato i sjellin dobi veçse atyre që i punojnë dhe Allahu është i Pasur dhe s’ka nevojë për robërit e Tij dhe për veprat e tyre të mira. Tregues se Allahu është i Pasur është fakti se Ai i pasuron dhe begaton ata me mirësi të shumta të dynjasë dhe të ahiretit.

Allahu i Madhëruar na tregon për Lavdinë dhe Madhërinë e Tij. Ai është i lavdëruar vetvetiu, pra, lavdërimi është i pandashëm nga Ai. Ai është i lavdëruar në të gjitha aspektet. Ai është i lavdëruar në Qenien e Tij, është i lavdëruar në cilësitë e Tij. Për çdo cilësi të Tij, Allahu meriton më të lartat dhe më të plotat lavdërime e madhërime, sepse ato janë cilësi madhështore dhe të plota. Po kështu, Ai është i lavdëruar dhe meriton të lavdërohet për gjithçka që ka krijuar dhe për çdo vepër të Tij. Ai meriton të lavdërohet dhe është i lavdëruar për çdo urdhër që ka dhënë dhe çdo ndalesë që ka ligjëruar. Allahu është i lavdëruar për çdo gjë që ka përcaktuar mbi njerëzit dhe për çdo gjykim mes njerëzve në dynja dhe në ahiret. Ai është i lavdëruar për gjithçka. Më pas, Allahu na flet për diturinë dhe fjalët e Tij, që nuk kanë fund, me një përshkrim që hyn thellë në zemër dhe që çudit mendjen. Vetë të urtët dhe të mençurit mbeten pa fjalë. Ai thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/26-vetem-te-allahut-jane-cka-ne-qiej-dhe-ne-toke-allahu-eshte-ai-i-pasuri-dhe-i-lavderuari-2/feed/ 0
25. Nëse ti i pyet se, kush i krijoi qiejt dhe Tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu!” Atëherë, thuaj: “I lavdëruar qoftë Allahu!”! Por shumica e tyre nuk dinë. https://www.tefsirkurani.al/25-nese-ti-i-pyet-se-kush-i-krijoi-qiejt-dhe-token-ata-me-siguri-do-te-thone-allahu-atehere-thuaj-i-lavderuar-qofte-allahu-por-shumica-e-tyre-nuk-dine-2/ https://www.tefsirkurani.al/25-nese-ti-i-pyet-se-kush-i-krijoi-qiejt-dhe-token-ata-me-siguri-do-te-thone-allahu-atehere-thuaj-i-lavderuar-qofte-allahu-por-shumica-e-tyre-nuk-dine-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 18:27:02 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18109 Nëse ti i pyet se kush i krijoi qiejt dhe Tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu!” – Kështu, nëse i pyet këta mohues të Zotit e idhujtarë, që e mohojnë të vërtetën e sjellë nga profetët, se kush i krijoi qiejt dhe Tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu.” Ata do të dëshmojnë se idhujt e tyre nuk kanë krijuar asgjë në gjithësi dhe do të përgjigjen me të shpejtë se është Allahu Ai që i ka krijuar, i vetëm.

Atëherë thuaj: “I lavdëruar qoftë Allahu!”! – Duke u argumentuar me atë që edhe ata e pranojnë, kërkoju që ta pranojnë dhe të dëshmojnë njëshmërinë e Zotit në adhurim, gjë që ata e mohojnë. Thuaju: “I lavdëruar qoftë Allahu!” Pra, i lavdëruar qoftë Allahu, që e shfaqi të qartë dhe të fortë dritën e së vërtetës. Ai ju argumenton pikërisht me gjërat që edhe ju vetë i pranoni. Kështu, nëse do të kishim logjikë, atëherë do të pranonim se pikërisht Ai që është i vetmi krijues që kujdeset për krijesat e tij dhe është rregullues i të gjitha çështjeve të tyre, pikërisht Ai duhet të jetë i vetmi që meriton adhurimin, bindjen ndaj Tij dhe nënshtrimin e plotë sipas ligjit dhe urdhëresave të Tij.

Por shumica e tyre nuk dinë. – Prandaj edhe i shoqërojnë Atij shokë në adhurim. Ata kënaqen me besimin e tyre kontraditor, duke treguar se janë tërësisht të paqartë, të mjegullt dhe në dyshime të vazhdueshme. Ata e ndjekin këtë rrugë jo me bindje dhe janë të paditur. Allahu i Lartësuar përmend në këto dy ajete një shembull, për të treguar cilësitë e Tij absolute e të plota, për t’i nxitur dhe inkurajuar njerëzit që t’i njohin mirë dhe të marrin dituri të plotë rreth Tij, si dhe për të qenë tërësisht të sinqertë në adhurimin dedikuar Atij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/25-nese-ti-i-pyet-se-kush-i-krijoi-qiejt-dhe-token-ata-me-siguri-do-te-thone-allahu-atehere-thuaj-i-lavderuar-qofte-allahu-por-shumica-e-tyre-nuk-dine-2/feed/ 0