030. ER-RUM | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Sat, 09 Apr 2022 13:52:15 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 030. ER-RUM | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 60. Prandaj, bëj durim, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë, e kurrë mos lejo të të lëkundin vendosmërinë ata që kanë dyshime! https://www.tefsirkurani.al/60-prandaj-bej-durim-sepse-premtimi-i-allahut-eshte-i-vertete-e-kurre-mos-lejo-te-te-lekundin-vendosmerine-ata-qe-kane-dyshime-2/ https://www.tefsirkurani.al/60-prandaj-bej-durim-sepse-premtimi-i-allahut-eshte-i-vertete-e-kurre-mos-lejo-te-te-lekundin-vendosmerine-ata-qe-kane-dyshime-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 19:22:50 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18463 Prandaj, bëj durim, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë … Ki durim për të zbatuar urdhëresat e Zotit dhe në përpjekjet për të ftuar njerëzit në rrugën e Tij. Nëse ata kundërshtojnë, mos u dëshpëro dhe mos ndalo nga rruga jote! Gjithmonë mbaj mend se: premtimi i Allahut është i vërtetë. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Kujtimi i vazhdueshëm i këtij fakti është një ndihmë e madhe dhe një nxitje e fortë e durimit. Kur njeriu sigurohet se veprat e tij kurrë nuk do të humbasin, por do të gjejnë të plotë shpërblimin, i duket e lehtë dhe e përballueshme çdo vështirësi e vuajtje gjatë rrugës. Çdo gjë e vështirë i bëhet e thjeshtë dhe çdo punë e madhe që kryen i duket e vogël dhe e pakët, prandaj punon gjithmonë e më shumë.

– ”… e kurrë mos lejo të të lëkundin vendosmërinë ata që kanë dyshime!Këta kanë iman të dobët dhe nuk kanë siguri, prandaj dhe qëllimet i kanë të ulta dhe durimin e pakët. Kurrë mos të të plogështojnë dhe frenojnë këta lloj njerëzish! Nëse nuk tregohesh i kujdeshëm me ta, do të të plogështojnë dhe do të të bëjnë të paqëndrueshëm në zbatimin e urdhëresave. Dobësia e shpirtit njerëzor i ndihmon ata, ndaj të shtyjnë që t’u përgjasosh dhe t’i miratosh ata. Ajeti tregon se çdo besimtar i mirë që ka siguri të fortë në besim dhe gëzon një mendje të shëndoshë, e ka të lehtë të jetë i durueshëm dhe këmbëngulës në jetën sipas fesë së tij. Ndërsa ai që është i dobët në sigurinë dhe logjikën e tij, është i dobët edhe në durimin për të jetuar sipas fesë së tij. I pari është si thelpinjtë e arrës, ndërsa i dyti është si lëvozhga e saj! E lus Allahun të na ndihmojë e të na ruajë!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/60-prandaj-bej-durim-sepse-premtimi-i-allahut-eshte-i-vertete-e-kurre-mos-lejo-te-te-lekundin-vendosmerine-ata-qe-kane-dyshime-2/feed/ 0
59. Kështu i vulos Allahu zemrat e atyre që nuk duan të kuptojnë. https://www.tefsirkurani.al/59-keshtu-i-vulos-allahu-zemrat-e-atyre-qe-nuk-duan-te-kuptojne-2/ https://www.tefsirkurani.al/59-keshtu-i-vulos-allahu-zemrat-e-atyre-qe-nuk-duan-te-kuptojne-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 19:22:22 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18460 Kështu i vulos Allahu zemrat e atyre që nuk duan të kuptojnë.Në ato zemra nuk hyn mirësia dhe ata nuk arrijnë që t’i konceptojnë gjërat ashtu siç duhet. Madje, të vërtetën e shohin të kotë dhe të kotën e shohin si të vërtetë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/59-keshtu-i-vulos-allahu-zemrat-e-atyre-qe-nuk-duan-te-kuptojne-2/feed/ 0
58. Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur’an çdo lloj shembulli. Megjithatë, çfarëdo argumenti që t’u sjellësh atyre, ata që nuk besojnë gjithmonë do të thonë: “Ju nuk bëni gjë tjetër, veçse thoni kotësira!” https://www.tefsirkurani.al/58-ne-u-kemi-sjelle-njerezve-ne-kete-kuran-cdo-lloj-shembulli-megjithate-cfaredo-argumenti-qe-tu-sjellesh-atyre-ata-qe-nuk-besojne-gjithmone-do-te-thone-ju-nuk-beni-gje/ https://www.tefsirkurani.al/58-ne-u-kemi-sjelle-njerezve-ne-kete-kuran-cdo-lloj-shembulli-megjithate-cfaredo-argumenti-qe-tu-sjellesh-atyre-ata-qe-nuk-besojne-gjithmone-do-te-thone-ju-nuk-beni-gje/#respond Thu, 09 Dec 2021 19:21:52 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18458 Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur’an çdo lloj shembulli.Kjo tregon për përkujdesin e madh të Zotit për ne, për mëshirën e butësinë e Tij të madhe kur Ai na mëson atë që nuk e dimë. Ai thotë: “Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur’an çdo lloj shembulli.” Nëpërmjet këtyre shembujve, Allahu na sqaron të vërtetën dhe çështjet që duhet t’i dimë. Kështu, askush nuk do të ketë më justifikim para Zotit. Nëpërmjet disa shembujve, Allahu i Lartësuar i përafron gjërat konceptuale përmes gjërave të prekshme e të dëshmueshme nga shqisat, që njerëzit t’i kuptojnë më mirë.

Ndërsa në disa raste të tjera, Ai i pasqyron e i përshkruan ngjarjet që do të ndodhin aq realisht, saqë duket se ato tashmë kanë ndodhur dhe kanë përfunduar. Në Kur’an sillen shumë shembuj të tillë. Edhe në këto ajete kemi një shembull të tillë. I Lartësuari na tregon se çfarë do të ndodhë Ditën e Kijametit dhe për gjendjen e keqbërësve atë ditë. Ai na tregon për keqardhjen e tyre të madhe dhe se prej tyre nuk do të pranohen justifikimet, autokritikat apo keqardhjet. Mohuesit e fesë janë të padrejtë dhe dinë veçse të mohojnë me kokëfortësi e inat të vërtetën e qartë:

Megjithatë, çfarëdo argumenti që t’u sjellësh atyre, ata që nuk besojnë gjithmonë do të thonë: “Ju nuk bëni gjë tjetër, veçse thoni kotësira!” – Edhe nëse u sjell ndonjë shenjë mrekulli, që tregon se ajo që solle prej Zotit është e vërtetë, ata që nuk besojnë gjithmonë do të thonë: “Ju thoni kotësira!” Kështu, thonë për të vërtetën se ajo është e kotë. Në këtë mëyrë reagojnë ata ndaj shenjave e mrekullive të Allahut, sepse zemrat e tyre janë të mbushura me kufër, refuzim dhe padrejtësi, si dhe për shkak të vulosjes së zemrave të tyre. Ato zemra i vulos Zoti, ndaj janë tërësisht të painteresuara rreth Zotit e besimit të vërtetë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/58-ne-u-kemi-sjelle-njerezve-ne-kete-kuran-cdo-lloj-shembulli-megjithate-cfaredo-argumenti-qe-tu-sjellesh-atyre-ata-qe-nuk-besojne-gjithmone-do-te-thone-ju-nuk-beni-gje/feed/ 0
57. Kështu, atë ditë atyre që kanë bërë padrejtësi, asnjë pendesë nuk u bën dobi e as që u kërkohet të arsyetohen. https://www.tefsirkurani.al/57-keshtu-ate-dite-atyre-qe-kane-bere-padrejtesi-asnje-pendese-nuk-u-ben-dobi-e-as-qe-u-kerkohet-te-arsyetohen-2/ https://www.tefsirkurani.al/57-keshtu-ate-dite-atyre-qe-kane-bere-padrejtesi-asnje-pendese-nuk-u-ben-dobi-e-as-qe-u-kerkohet-te-arsyetohen-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 19:21:28 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18456 Kështu, atë ditë atyre që kanë bërë padrejtësi, asnjë pendesë nuk u bën dobi … Edhe nëse pretendoni se nuk dinit gjë dhe nuk ju patën ardhur argumentet ose se nuk patët kohë e mundësi të mjaftueshme për të besuar. Kështu do të dalë i qartë mashtrimi juaj.

Kjo do të ndodhë me dëshminë e njerëzve të ditur dhe besimtarë. Madje, për këtë do të dëshmojnë edhe vetë lëkurat, duart e këmbët e tyre! Edhe nëse kërkojnë që t’u jepet mundësia të kthehen në dynja, që të mos bëjnë ashtu siç bënë, por të pendohen e besojnë, atyre nuk do t’u jepet kjo mundësi. Tashmë koha për të shprehur pendesë dhe për të ndryshuar ka marrë fund dhe askujt nuk i pranohet justifikimi.

”… e as që u kërkohet të arsyetohen. Ata nuk do të mund të largojnë dënimin, që e meritojnë, kundër vetes së tyre, e as do t’u jepet mundësia për këtë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/57-keshtu-ate-dite-atyre-qe-kane-bere-padrejtesi-asnje-pendese-nuk-u-ben-dobi-e-as-qe-u-kerkohet-te-arsyetohen-2/feed/ 0
56. Kurse ata të cilëve u është dhënë dituri dhe besim, do të thonë: “Ju keni qëndruar aq sa e pati caktuar Allahu, deri në Ditën e Ringjalljes. Kjo është Dita e Ringjalljes, por ju nuk e pranonit!” https://www.tefsirkurani.al/56-kurse-ata-te-cileve-u-eshte-dhene-dituri-dhe-besim-do-te-thone-ju-keni-qendruar-aq-sa-e-pati-caktuar-allahu-deri-ne-diten-e-ringjalljes-kjo-eshte-dita-e-ringjalljes-por-ju-nuk-e-pran-2/ https://www.tefsirkurani.al/56-kurse-ata-te-cileve-u-eshte-dhene-dituri-dhe-besim-do-te-thone-ju-keni-qendruar-aq-sa-e-pati-caktuar-allahu-deri-ne-diten-e-ringjalljes-kjo-eshte-dita-e-ringjalljes-por-ju-nuk-e-pran-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 19:21:03 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18454 Kurse ata të cilëve u është dhënë dituri dhe besim, do të thonë: “Ju keni qëndruar aq sa e pati caktuar Allahu, deri në Ditën e Ringjalljes.Allahu i Lartësuar i ka nderuar me dituri dhe iman. Dituria rreth së vërtetës është cilësi e tyre. Imani i tyre është i sinqertë, sepse ata i japin përparësi së vërtetës. Kështu, duke qenë se ata e njohin mirë të vërtetën dhe i japin përparësi asaj mbi çdo gjë tjetër, atëherë edhe fjalët e tyre janë të vërteta dhe në përputhje të plotë me veprat e tyre. Ata janë të parët që bëjnë ato punë të mira që ua mësojnë të tjerëve.

Ata gjithmonë thonë të vërtetën kur flasin. Ata thonë atë ditë: Ju keni qëndruar aq sa e pati caktuar Allahu, deri në Ditën e Ringjalljes. Ju keni qëndruar në atë jetë aq sa ishte caktuar në kaderin dhe ligjin e Zotit. Ju jetuat në dynja mjaftueshëm, aq sa çdo njeri mund të mendojë e të meditojë dhe kush dëshiron, të mund të nxjerrë mësim. Megjithatë, ju vazhduat me mohim, derisa tani jeni të ringjallur përpara Zotit, në pritje të llogarisë.

Kjo është Dita e Ringjalljes, por ju nuk e pranonit!Ju e mohonit ringjalljen, prandaj tani, në Ditën e Gjykimit, pretendoni se në dynja nuk qëndruat mjaftueshëm për të besuar e gjykuar drejt. A thua se nuk patët kohë të mjaftueshme që të ktheheshit tek Zoti të penduar e të nështruar për ta adhuruar Atë! Padituria ishte ajo që ju priu dhe mosbesimi e mohimi i të vërtetës u bë i pandashëm për ju.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/56-kurse-ata-te-cileve-u-eshte-dhene-dituri-dhe-besim-do-te-thone-ju-keni-qendruar-aq-sa-e-pati-caktuar-allahu-deri-ne-diten-e-ringjalljes-kjo-eshte-dita-e-ringjalljes-por-ju-nuk-e-pran-2/feed/ 0
55. Ditën kur të vijë Ora (e Gjykimit), (për t’u shfajësuar) keqbërësit do të betohen se paskan qëndruar (në këtë botë) veçse një orë. Po kështu kanë gënjyer ata edhe më parë (në dynja)! https://www.tefsirkurani.al/55-diten-kur-te-vije-ora-e-gjykimit-per-tu-shfajesuar-keqberesit-do-te-betohen-se-paskan-qendruar-ne-kete-bote-vecse-nje-ore-po-keshtu-kane-genjyer-ata-edhe-me-pare-ne-dynja-2/ https://www.tefsirkurani.al/55-diten-kur-te-vije-ora-e-gjykimit-per-tu-shfajesuar-keqberesit-do-te-betohen-se-paskan-qendruar-ne-kete-bote-vecse-nje-ore-po-keshtu-kane-genjyer-ata-edhe-me-pare-ne-dynja-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 19:20:25 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18452 Ditën kur të vijë Ora (e Gjykimit), (për t’u shfajësuar) keqbërësit do të betohen se paskan qëndruar (në këtë botë) veçse një orë.  Allahu i Lartësuar na njofton rreth Ditës së Kijametit dhe faktit se ajo do të vijë befas dhe shumë shpejt. Kur të ndodhë Ora e Kijametit, keqbërësit do të betohen se kanë qëndruar (në këtë botë), veçse një orë. Ata do të betohen se kanë qëndruar në këtë dynja shumë pak, madje vetëm një orë. Këto fjalë i thonë në formën e justifikimit për mosbesimin e tyre, me shpresën se mbase u sjell ndonjë dobi. Ata duan të justifikohen me kohën e shkurtër, që nuk patën mundësi të reflektonin dhe të besonin. Por kjo është gënjeshtër dhe e papranueshme:

Po kështu kanë gënjyer ata edhe më parë (në dynja). Edhe kur kanë qenë në këtë jetë, ata bënin mashtrime e shpifje, për të justifikuar mosbesimin e tyre në Zot dhe mospasimin e besimit të pastër. Ata e kanë refuzuar udhëzimin që profetët sollën nga Zoti i tyre. Ndërsa në ahiret ata mohojnë edhe atë që ka qenë për ta diçka e prekshme, pra, qëndrimin e gjatë në dynja dhe të mjaftueshëm për të besuar dhe reflektuar drejt. Ky është zakoni dhe morali tyre i ulët dhe i shëmtuar, dhe njeriu do të ringjallet në atë gjendje që ka vdekur.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/55-diten-kur-te-vije-ora-e-gjykimit-per-tu-shfajesuar-keqberesit-do-te-betohen-se-paskan-qendruar-ne-kete-bote-vecse-nje-ore-po-keshtu-kane-genjyer-ata-edhe-me-pare-ne-dynja-2/feed/ 0
54. Është Allahu Ai që ju krijon ju në një gjendje të dobët, dhe pas asaj dobësie ju jep fuqi, dhe pas fuqisë Ai sjell dobësi e thinja në kokë (pleqëri). Ai krijon siç dëshiron Ai. Ai është i Gjithëdituri e i Plotpushtetshmi. https://www.tefsirkurani.al/54-eshte-allahu-ai-qe-ju-krijon-ju-ne-nje-gjendje-te-dobet-dhe-pas-asaj-dobesie-ju-jep-fuqi-dhe-pas-fuqise-ai-sjell-dobesi-e-thinja-ne-koke-pleqeri-ai-krijon-sic-deshiron-ai-ai-eshte-i-gjithedi-2/ https://www.tefsirkurani.al/54-eshte-allahu-ai-qe-ju-krijon-ju-ne-nje-gjendje-te-dobet-dhe-pas-asaj-dobesie-ju-jep-fuqi-dhe-pas-fuqise-ai-sjell-dobesi-e-thinja-ne-koke-pleqeri-ai-krijon-sic-deshiron-ai-ai-eshte-i-gjithedi-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 19:20:00 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18450 Është Allahu Ai që ju krijon ju në një gjendje të dobët, dhe pas asaj dobësie ju jep fuqi, dhe pas fuqisë Ai sjell dobësi e thinja në kokë (pleqëri).Allahu i Lartësuar na njofton rreth diturisë së Tij të gjerë, pushtetit madhështor dhe urtësisë së Tij absolute. Në fillim të krijimit, njeriu është shumë i dobët. Ai fillon si një pikë lëng, pastaj si një droçkë gjaku, pastaj si një copë mishi si kafshatë e pëtypur, derisa ai bëhet një krijesë me shpirt në barkun e nënës, nga ku pastaj lind e del në këtë botë. Gjatë kohës së fëmijërisë, kjo krijesë është shumë e dobët, e pafuqishme dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm. Pastaj Allahu i Lavdëruar e forcon dhe i jep fuqi këtij njeriu pak e nga pak, derisa ai arrin në kohën e rinisë, kur forcat dhe aftësitë e tij fillojnë e plotësohen. Njeriu forcohet qoftë nga ana fizike, qoftë ajo intelektuale e shpirtërore nëse do të besojë. Më vonë, vjen sërish faza e dobësimit dhe kthimit pas, që është koha e pleqërisë.

– ”Ai krijon siç dëshiron Ai. Ai është i Gjithëdituri e i Plotpushtetshmi.Ai këtë e bën me urtësinë e Tij të madhe dhe të paanë. Një urtësi e kësaj është që njeriu të shohë dhe të bindet për dobësinë e tij, që të kuptojë mirë se koha e fuqisë së tij është e kufizuar nga dy faza dobësie, njëra para saj, në kohën e fëmijërisë, dhe njëra pas saj, në kohën e pleqërisë. Njeriu duhet të kuptojë se nga vetja e tij nuk pritet gjë tjetër veç mangësisë. Sikur të mos ishte fuqia që i jep Zoti, ai nuk do të arrinte atë forcë, me të cilën krenohet. Ai duhet të mendojë edhe diçka tjetër: nëse fuqia e tij do të vazhdonte të shtohej, ai do të kalonte çdo kufi në padrejtësi e rebelim. Prej urtësisë së këtij rregulli të vendosur nga Zoti është që njerëzit ta njohin mirë pushtetin e Zotit mbi çdo gjë. Ai krijon gjërat, administron e rregullon çështjet dhe asgjë nga këto nuk e lodh Atë, nuk e dobëson e nuk ia pakëson forcën e pushtetin. Asnjë mangësi nuk mund të mendohet për pushtetin e cilësitë e Zotit të gjithësisë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/54-eshte-allahu-ai-qe-ju-krijon-ju-ne-nje-gjendje-te-dobet-dhe-pas-asaj-dobesie-ju-jep-fuqi-dhe-pas-fuqise-ai-sjell-dobesi-e-thinja-ne-koke-pleqeri-ai-krijon-sic-deshiron-ai-ai-eshte-i-gjithedi-2/feed/ 0
53. Ti as nuk mund t’i udhëzosh të verbrit që të shpëtojnë nga rruga e humbjes. Ti mund t’i bësh të dëgjojnë vetëm ata që besojnë në argumentet Tona dhe janë nështruar në Islam (për t’i zbatuar ato). https://www.tefsirkurani.al/53-ti-as-nuk-mund-ti-udhezosh-te-verbrit-qe-te-shpetojne-nga-rruga-e-humbjes-ti-mund-ti-besh-te-degjojne-vetem-ata-qe-besojne-ne-argumentet-tona-dhe-jane-neshtruar-ne-islam-per-t/ https://www.tefsirkurani.al/53-ti-as-nuk-mund-ti-udhezosh-te-verbrit-qe-te-shpetojne-nga-rruga-e-humbjes-ti-mund-ti-besh-te-degjojne-vetem-ata-qe-besojne-ne-argumentet-tona-dhe-jane-neshtruar-ne-islam-per-t/#respond Thu, 09 Dec 2021 19:19:34 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18447 Ti as nuk mund t’i udhëzosh të verbërit që të shpëtojnë nga rruga e humbjes. – Sepse ata nuk kanë mundësi të shohin, për shkak të verbërisë së tyre.

Ti mund t’i bësh të dëgjojnë vetëm ata që besojnë në argumentet Tona dhe janë nështruar në Islam (për t’i zbatuar ato).  Këta janë ata që përfitojnë dhe u bën dobi dëgjimi i udhëzimeve të Zotit. Janë ata që i besojnë argumentet e Zotit me zemrat e tyre dhe dorëzohen tërësisht në fenë e Tij.

Ata i shoqëron vazhdimisht një forcë e madhe, që i shtyn të pranojnë këshillat dhe paralajmërimet. Zemrat e tyre e pranojnë imanin dhe janë të përshtatshme e të përgatitura për ta pranuar dhe vepruar sipas tij. Ata besojnë çdo shenjë të sjellë nga Zoti dhe shprehin gatishmërinë për të zbatuar çdo urdhëresë dhe të largohen nga çdo ndalesë e Zotit, që është brenda mundësive të tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/53-ti-as-nuk-mund-ti-udhezosh-te-verbrit-qe-te-shpetojne-nga-rruga-e-humbjes-ti-mund-ti-besh-te-degjojne-vetem-ata-qe-besojne-ne-argumentet-tona-dhe-jane-neshtruar-ne-islam-per-t/feed/ 0
52. Ti (o Muhamed) nuk mund t’i bësh të vdekurit të dëgjojnë dhe as nuk mund t’i bësh të shurdhërit që ta dëgjojnë thirrjen, (sidomos) kur ata të kthejnë shpinën e largohen. https://www.tefsirkurani.al/52-ti-o-muhamed-nuk-mund-ti-besh-te-vdekurit-te-degjojne-dhe-as-nuk-mund-ti-besh-te-shurdherit-qe-ta-degjojne-thirrjen-sidomos-kur-ata-te-kthejne-shpinen-e-largohen-2/ https://www.tefsirkurani.al/52-ti-o-muhamed-nuk-mund-ti-besh-te-vdekurit-te-degjojne-dhe-as-nuk-mund-ti-besh-te-shurdherit-qe-ta-degjojne-thirrjen-sidomos-kur-ata-te-kthejne-shpinen-e-largohen-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 19:19:09 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18445 Ti (o Muhamed) nuk mund t’i bësh të vdekurit të dëgjojnë dhe as nuk mund t’i bësh të shurdhërit që ta dëgjojnë thirrjen, (sidomos) kur ata të kthejnë shpinën e largohen.Dhe sidomos kur ata: “… të kthejnë shpinën e largohen.” Aq e pamundur është që këta të dëgjojnë e të kuptojnë atë që u bën dobi, saqë krahasohet me pamundësinë që të dëgjojë i shurdhëri ose i vdekuri.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/52-ti-o-muhamed-nuk-mund-ti-besh-te-vdekurit-te-degjojne-dhe-as-nuk-mund-ti-besh-te-shurdherit-qe-ta-degjojne-thirrjen-sidomos-kur-ata-te-kthejne-shpinen-e-largohen-2/feed/ 0
51. Nëse Ne lëshojmë ndonjë furtunë mbi të mbjellat e tyre dhe ata i shohin ato të zverdhura (e të shkatërruara), pas kësaj, ata do të nxitojnë të mohojnë besimin (në Zot). https://www.tefsirkurani.al/51-nese-ne-leshojme-ndonje-furtune-mbi-te-mbjellat-e-tyre-dhe-ata-i-shohin-ato-te-zverdhura-e-te-shkaterruara-pas-kesaj-ata-do-te-nxitojne-te-mohojne-besimin-ne-zot-2/ https://www.tefsirkurani.al/51-nese-ne-leshojme-ndonje-furtune-mbi-te-mbjellat-e-tyre-dhe-ata-i-shohin-ato-te-zverdhura-e-te-shkaterruara-pas-kesaj-ata-do-te-nxitojne-te-mohojne-besimin-ne-zot-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 19:17:59 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=18443 Nëse Ne lëshojmë ndonjë furtunë mbi të mbjellat e tyre dhe ata i shohin ato të zverdhura (e të shkatërruara), pas kësaj, ata do të nxitojnë të mohojnë besimin (në Zot).Allahu i Lartësuar na tregon gjendjen e krijesave, që nuk tregojnë mirënjohje për Atë, me gjithë mirësitë e Tij dhe faktin se Ai e ngjall tokën pasi ka vdekur dhe është shkretuar, duke shpërndarë në të mëshirën e Tij.

Nuk e mendojnë ata të mjerë se çfarë do të ndodhte nëse Allahu do t’u lëshonte atyre bimëve një erë të fuqishme e shkatërruese? Si do të veprojnë kur ta shohin atë të zverdhur, gati për t’u shkatërruar? Këta mosmirënjohës do të nxitojnë të mohojnë besimin e drejtë. Ata harrojnë të gjitha mirësitë e shkuara dhe nguten të shprehin mohimin e Zotit. Këtyre të mjerëve nuk u bëjnë dobi këshillat e qortimet.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/51-nese-ne-leshojme-ndonje-furtune-mbi-te-mbjellat-e-tyre-dhe-ata-i-shohin-ato-te-zverdhura-e-te-shkaterruara-pas-kesaj-ata-do-te-nxitojne-te-mohojne-besimin-ne-zot-2/feed/ 0