028. EL KASAS | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Sat, 09 Apr 2022 04:36:18 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 028. EL KASAS | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 88. Veç Allahut mos adhuro asnjë zot tjetër! Nuk ka të adhuruar tjetër (të merituar) veç Tij. Çdo gjë, përveç Atij, do të zhduket. Vetëm Atij i takon i gjithë gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë! https://www.tefsirkurani.al/88-vec-allahut-mos-adhuro-asnje-zot-tjeter-nuk-ka-te-adhuruar-tjeter-te-merituar-vec-tij-cdo-gje-pervec-atij-do-te-zhduket-vetem-atij-i-takon-i-gjithe-gjykimi-dhe-tek-ai-do-te-ktheheni-te-gjit-2/ https://www.tefsirkurani.al/88-vec-allahut-mos-adhuro-asnje-zot-tjeter-nuk-ka-te-adhuruar-tjeter-te-merituar-vec-tij-cdo-gje-pervec-atij-do-te-zhduket-vetem-atij-i-takon-i-gjithe-gjykimi-dhe-tek-ai-do-te-ktheheni-te-gjit-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 15:07:09 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19098 Veç Allahut mos adhuro asnjë zot tjetër!  Nuk ka të adhuruar tjetër (të merituar) veç Tij.Askush përveç Allahut nuk meriton që ta adhurosh, ta duash me gjithë shpirt dhe ta madhërosh e t’i nënshtrohesh! Allahu është i plotë e absolut në emrat e cilësitë e Tij. Ai është i Përjetshmi, për të Cilin të gjithë kanë nevojë. Ndërsa çdo gjë tjetër do të zhduket dhe ka një fund në këtë dynja:

Çdo gjë, përveç Atij do të zhduket.Duke qenë se çdo gjë veç Tij është e kotë dhe e ka një fund, edhe adhurimi i asaj që do të zhduket e përfundojë është i kotë dhe i gabuar. Allahu është i Vetmi e i Përjetshmi. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Atij i takon gjykimi e vendosja e ligjit në dynja dhe në ahiret.

Vetëm Atij i takon i gjithë Gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë!Duke qenë se Allahu është i Vetmi i Përjetshëm, Ai në dorë të të cilit është ligji i dynjasë dhe ahiretit, dhe meqenëse tek Ai do të kthehen të gjithë për t’u shpërblyer, atëherë çdokush që ka sado pak logjikë e kupton dhe nënshtrohet që të adhurojë veçse Allahun si një dhe të pashoq.

Ai përkushtohet që të bëjë çdo punë që e afron pranë Tij dhe kujdeset shumë që të mos bëjë ato gjëra që zemërojnë Allahun dhe sjellin ndëshkimin e Tij. Ai përpiqet që, kur të kthehet tek Allahu, të jetë i penduar dhe i vendosur për të lënë gjynahet e gabimet e tij.

Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Kasas. Allahut i takojnë lavdërimet dhe madhërimi përgjithmonë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/88-vec-allahut-mos-adhuro-asnje-zot-tjeter-nuk-ka-te-adhuruar-tjeter-te-merituar-vec-tij-cdo-gje-pervec-atij-do-te-zhduket-vetem-atij-i-takon-i-gjithe-gjykimi-dhe-tek-ai-do-te-ktheheni-te-gjit-2/feed/ 0
87. Kurrë mos të të shmangin ata (mohuesit) nga ajetet e Allahut pasi ato të janë shpallur ty! Fto (njerëzit) për te Zoti yt dhe kurrë mos ndiq dëshirat e idhujtarëve! https://www.tefsirkurani.al/87-kurre-mos-te-te-shmangin-ata-mohuesit-nga-ajetet-e-allahut-pasi-ato-te-jane-shpallur-ty-fto-njerezit-per-te-zoti-yt-dhe-kurre-mos-ndiq-deshirat-e-idhujtareve-2/ https://www.tefsirkurani.al/87-kurre-mos-te-te-shmangin-ata-mohuesit-nga-ajetet-e-allahut-pasi-ato-te-jane-shpallur-ty-fto-njerezit-per-te-zoti-yt-dhe-kurre-mos-ndiq-deshirat-e-idhujtareve-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 15:06:37 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19096 Kurrë mos të të shmangin ata (mohuesit) nga ajetet e Allahut, pasi ato të janë shpallur ty!Profeti (a.s.) i përcolli plotësisht dhe qartësisht ajetet. Gjithashtu, ai i zbatoi rigorozisht dhe me besnikëri ato. Allahu i Madhëruar i tha: “Mos u shqetëso për kurthet dhe intrigat e mohuesve! Kujdes dhe mos lejo të të mashtrojnë dhe të të tërheqin që të ndjekësh dëshirat e shfrenuara të tyre!”

Fto (njerëzit) për te Zoti yt …Le të jetë qëllimi yt final ftesa e njerëzve në fenë dhe ligjin e Zotit! Çdo gjë që bie ndesh me këtë, refuzoje! Kujdes nga shtirja, syfaqësia ose miratimi i pasuesve të së kotës, sepse ata të çojnë në shkrirjen me ata, duke u bërë urë e ndihmë për qëllimet e tyre.

… dhe kurrë mos ndiq dëshirat e idhujtarëve!Mos u bëj si ata, as në idhujtari dhe as në pjesët e saj, pra, në çdo lloj poshtërsie e gjynahu, por përkushtohu në adhurimet e sinqerta vetëm për Allahun!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/87-kurre-mos-te-te-shmangin-ata-mohuesit-nga-ajetet-e-allahut-pasi-ato-te-jane-shpallur-ty-fto-njerezit-per-te-zoti-yt-dhe-kurre-mos-ndiq-deshirat-e-idhujtareve-2/feed/ 0
86. Ti nuk ke shpresuar (ndonjëherë) se do të të shpallej Libri (Kur’ani), por kjo është mëshirë e Zotit tënd. Prandaj mos u bëj kurrë ndihmëtar i jobesimtarëve! https://www.tefsirkurani.al/86-ti-nuk-ke-shpresuar-ndonjehere-se-do-te-te-shpallej-libri-kurani-por-kjo-eshte-meshire-e-zotit-tend-prandaj-mos-u-bej-kurre-ndihmetar-i-jobesimtareve-2/ https://www.tefsirkurani.al/86-ti-nuk-ke-shpresuar-ndonjehere-se-do-te-te-shpallej-libri-kurani-por-kjo-eshte-meshire-e-zotit-tend-prandaj-mos-u-bej-kurre-ndihmetar-i-jobesimtareve-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 15:06:05 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19094 Ti nuk ke shpresuar (ndonjëherë) se do të të shpallej Libri (Kur’ani)Ti as që prisje të të jepej kjo Shpallje dhe as po përgatiteshe për diçka të tillë.

… por kjo është mëshirë e Zotit tënd.Kjo ishte si mëshirë e Zotit për ty dhe për gjithë njerëzimin, prandaj Ai të dërgoi me këtë libër. Ai mëshiroi botën me këtë libër dhe u mësoi atyre atë që nuk e dinin. Ai do që t’i pastrojë ata. Allahu u mësoi Librin dhe Urtësinë, dhe pse më parë ata ishin në humbje të qartë dhe të thellë.

Nëse e mëson dhe bindesh se Shpallja ishte mëshirë për ty dhe për të gjithë njerëzit, atëherë të jesh i bindur se çdo urdhëresë e ndalesë e ligjëruar në të është mëshirë e mirësi shumë e madhe e dhuruar nga Allahu. Në zemrën tënde nuk duhet të ketë asnjë lloj ngushtie nga urdhëresat dhe ndalesat e sjella në të. Kurrë nuk duhet të mendosh se diçka tjetër mund të jetë më e mirë, më e përshtatshme dhe më e dobishme për njerëzimin, sesa kjo Shpallje, prandaj:

Prandaj ti mos u bëj kurrë ndihmëtar i jobesimtarëve!Kurrë mos i ndihmo ata në kufrin e tyre! Kurrë mos u bëj pjesë e tyre! Kështu, është gabim shumë i rëndë që dikush të thotë për ndonjë nga ligjet e Zotit se është në kundërshtim me urtësinë, dobinë dhe mirësinë, sepse ky është mendim i mohuesve të Zotit dhe të shpalljeve të Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/86-ti-nuk-ke-shpresuar-ndonjehere-se-do-te-te-shpallej-libri-kurani-por-kjo-eshte-meshire-e-zotit-tend-prandaj-mos-u-bej-kurre-ndihmetar-i-jobesimtareve-2/feed/ 0
85. S’ka dyshim se Ai që ta urdhëroi Kur’anin ty, Ai do të të kthejë ty në Vendin e Premtuar. Thuaj: “Zoti im e di më së miri kush është ai që sjell udhëzimin e vërtetë dhe kush është në humbje të sigurt.” https://www.tefsirkurani.al/85-ska-dyshim-se-ai-qe-ta-urdheroi-kuranin-ty-ai-do-te-te-ktheje-ty-ne-vendin-e-premtuar-thuaj-zoti-im-e-di-me-se-miri-kush-eshte-ai-qe-sjell-udhezimin-e-vertete-dhe-kus/ https://www.tefsirkurani.al/85-ska-dyshim-se-ai-qe-ta-urdheroi-kuranin-ty-ai-do-te-te-ktheje-ty-ne-vendin-e-premtuar-thuaj-zoti-im-e-di-me-se-miri-kush-eshte-ai-qe-sjell-udhezimin-e-vertete-dhe-kus/#respond Fri, 10 Dec 2021 15:05:38 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19092 S’ka dyshim se Ai që ta urdhëroi Kur’anin ty, Ai do të të kthejë ty në Vendin e Premtuar.Është Allahu i Lartësuar Ai që ta shpalli këtë Kur’an dhe ligjëroi në të dispozitat dhe ligjet e jetës dhe adhurimeve. Ai sqaroi hallallin dhe haramin dhe të urdhëroi që ta përcjellësh e përhapësh këtë të vërtetë ndër njerëz. Ai të urdhëroi t’i ftosh ata që të nënshtrohen për të jetuar sipas ligjeve e sistemit që Ai ka vendosur për të përgjegjshmit ligjërisht (njerëz e xhindë). Allahu është i Urtë dhe i Gjithëditur dhe urtësia e Tij nuk mund të lejonte që njerëzit të jetonin vetëm jetën e kësaj dynjaje dhe pastaj të vdisnin, dhe kështu të përfundonte çështja e tyre.

Ai kurrë nuk do të lejonte që njerëzit të mbeteshin pa u shpërblyer ose dënuar për veprat e tyre dhe mënyrës si jetojnë në këtë botë. Ai vendosi me urtësinë e Tij që të jetë një ditë e premtuar, kur njerëzit e xhindët do të ringjallen e tubohen për t’u marrë në llogari për jetën këtu. Atë ditë bamirësit do të shpërblehen me mirësitë e Tij të pafundme dhe punëkëqijtë do të ndëshkohen me drejtësinë e Tij të plotë. Atyre u është qartësuar udha e drejtë, ligjet dhe shpalljet nga Zoti i gjithësisë.

Nëse ata e pasojnë këtë, kjo është vetë lumturia e tyre. Por nëse zgjedhin të mos binden, të mohojnë të vërtetën dhe të trillojnë gënjeshtra për Shpalljen e Zotit, atëherë nuk ka vend më për polemikë. Nëse ata i japin përparësi kotësive dhe kënaqësive e tyre në këtë dynja, kundrejt të vërtetës dhe përjetësisë në ahiret, atëherë mbetet veçse që të presim shpagimin për punët e tyre nga Ai që është i Gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen, për të vërtetën dhe të kotën:

Thuaj: “Zoti im e di më së miri kush është ai që sjell udhëzimin e vërtetë dhe kush është në humbje të sigurt”. – Dihet mirë se Profeti i Tij ishte i udhëzuari që orientonte në udhën e drejtë, ndërsa kundërshtarët dhe armiqtë e tij ishin të humburit dhe devijuesit e njerëzve nga rruga e drejtë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/85-ska-dyshim-se-ai-qe-ta-urdheroi-kuranin-ty-ai-do-te-te-ktheje-ty-ne-vendin-e-premtuar-thuaj-zoti-im-e-di-me-se-miri-kush-eshte-ai-qe-sjell-udhezimin-e-vertete-dhe-kus/feed/ 0
84. Kush vjen (para Nesh) me punë të mira, atij do t’i jepet shpërblim edhe më i madh se puna që ka bërë, dhe kush vjen (para Nesh) me punë të këqija, do t’i jepet dënimi vetëm për aq sa e ka merituar. https://www.tefsirkurani.al/84-kush-vjen-para-nesh-me-pune-te-mira-atij-do-ti-jepet-shperblim-edhe-me-i-madh-se-puna-qe-ka-bere-dhe-kush-vjen-para-nesh-me-pune-te-keqija-do-ti-jepet-denimi-vetem-per-aq-2/ https://www.tefsirkurani.al/84-kush-vjen-para-nesh-me-pune-te-mira-atij-do-ti-jepet-shperblim-edhe-me-i-madh-se-puna-qe-ka-bere-dhe-kush-vjen-para-nesh-me-pune-te-keqija-do-ti-jepet-denimi-vetem-per-aq-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 15:05:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19090 Kush vjen (para Nesh) me punë të mira, atij do t’i jepet shpërblim edhe më i madh se puna që ka bërë …Është kusht që vepra e mirë të jetë e pastër dhe e pacenuar. Puna e mirë është çdo gjë që ka urdhëruar Zoti dhe Profeti i Tij, qofshin ato fjalë ose vepra, të dukshme apo të fshehta, qofshin adhurime që i përkushtohen dhe përmbushin hakun e Zotit, qofshin bamirësi në drejtim të krijesave. Për atë që i bën të tilla punë, Allahu thotë: “…atij do t’i jepet shpërblim edhe më i madh se puna që ka bërë”. Ndërsa në një ajet tjetër thotë se e dhjetëfishon shpërblimin e saj: “Kush bën një të mirë, ai do të shpërblehet dhjetëfish …” [En’am 160].

Shumëfishimi i shpërblimit është diçka e sigurt, që Allahu ka premtuar se do ta bëjë, dhe kjo do të ndodhë. Ndonjëherë, për shkaqe të ndryshme, shtimi e shumëfishimi mund të jetë më i madh, dhe Allahu e di më mirë se kujt dhe pse ia shumfishon shpërblimet. Ai thotë: “Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur.” [Bekare 261]. Kjo bëhet në varësi të vepruesit, në varësi të punës së mirë që ai ka bërë, në varësi të dobisë që arrihet, në varësi të kohës e të vendit ku kryhet.

… dhe kush vjen (para Nesh) me punë të këqija, do t’i jepet dënimi vetëm për aq sa e ka merituar.E keqe quhet çdo gjë për të cilën na ka ndaluar Sheriati kategorikisht, pra, që e ka bërë haram. Atyre që bëjnë ndonjë të keqe do t’i jepet dënimi vetëm për aq sa e meritojnë, jo më tepër. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Madhëruar kur thotë: “Kush bën një të mirë, ai do të shpërblehet dhjetëfish, e kush bën një të keqe, ai do të ndëshkohet vetëm për të. Askujt nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi.” [En’am 160]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/84-kush-vjen-para-nesh-me-pune-te-mira-atij-do-ti-jepet-shperblim-edhe-me-i-madh-se-puna-qe-ka-bere-dhe-kush-vjen-para-nesh-me-pune-te-keqija-do-ti-jepet-denimi-vetem-per-aq-2/feed/ 0
83. Botën tjetër (Xhenetin), Ne do t’ua japim atyre që nuk e duan mendjemadhësinë e as të këqijat në tokë. Fundi i mirë u takon atyre që i frikësohen Allahut. https://www.tefsirkurani.al/83-boten-tjeter-xhenetin-ne-do-tua-japim-atyre-qe-nuk-e-duan-mendjemadhesine-e-as-te-keqijat-ne-toke-fundi-i-mire-u-takon-atyre-qe-i-frikesohen-allahut-2/ https://www.tefsirkurani.al/83-boten-tjeter-xhenetin-ne-do-tua-japim-atyre-qe-nuk-e-duan-mendjemadhesine-e-as-te-keqijat-ne-toke-fundi-i-mire-u-takon-atyre-qe-i-frikesohen-allahut-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 15:04:45 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19088 Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar na tregoi për Karunin dhe pasuritë e shumta që i ishin dhënë dhe na tregoi përfundimin e hidhur ku e çoi vetëkënaqësia dhe mosmirënjohja. Ai na tregoi se dijetarët dhe të urtët, në lidhje me Karunin dhe pasurinë e tij, thanë: “Shpërblimi i Allahut është shumë më i mirë për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira…”. Në vijim, Allahu i Lartësuar na inkurajon që të punojmë për ahiretin dhe na mëson rrugët se si arrihet shpërblimi i ahiretit. Ai thotë:

Botën tjetër (Xhenetin) Ne do t’ua japim atyre që nuk e duan mendjemadhësinë e as të këqijat në tokë.Ahireti është bota tjetër dhe shpërblimi i madh që Zoti ka premtuar në të dhe për të cilin na ka njoftuar mes profetëve dhe shpalljeve. Ai na ka njoftuar se në ahiret ka mbledhur çdo mirësi e bukuri dhe ka larguar prej atje çdo ligësi e lodhje. Ai na njofton se atë vend të bukur do ta bëjë vendqëndrim të përhershëm për një kategori njerëzish: “Ne do t’ua japim atyre që nuk e duan mendjemadhësinë e të këqijat në tokë.”

Vëreni me kujdes! Allahu i Madhëruar thotë se ata as që nuk e dëshirojnë padrejtësinë e mendjemadhësinë, e jo më ta kryejnë. Dëshirat, synimet, qëllimet dhe planet e tyre janë të lidhura ngushtë me Allahun, me drejtësinë e bamirësinë. Jo vetëm që nuk e duan padrejtësinë, arrogancën e tiraninë ndër njerëz, por synojnë mirësinë, modestinë, rregullimin dhe mirësinë për robërit e Zotit. Ata duan të vërtetën dhe janë të nënshtruar të punojnë sipas saj dhe për të. Ata synojnë ahiretin dhe i sheh gjthmonë të sillen me modesti e mirësjellje me robërit e Zotit. Ata i janë nënshtruar të vërtetës dhe bëjnë vetëm punë të mira. Këta janë të devotshmit, të cilëve do t’u takojë përfundimi më i mirë:

Fundi i mirë u takon atyre që i frikësohen Allahut.Këta të zgjedhur do të fitojnë çdo mirësi e do të shpëtojnë nga çdo e keqe, dhe kjo do të vazhdojë t’i shoqërojë gjithmonë ata, sepse ata iu frikësuan zemërimit dhe dënimit të Zotit, duke përmbushur mirësitë e Tij. Ndërsa të tjerët, edhe pse mund të ndodhë që të arrijnë ndonjë prestigj dhe rehati, ato i kanë të përkohshme dhe nuk zgjasin shumë. Nga ajeti kuptohet se ata që duan arrogancën dhe shkatërrimin në tokë nuk kanë për të pasur pjesë të mirash në jetën tjetër. Në ajetet në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon për shumëfishimin e mirësive nga ana e Tij dhe për drejtësinë e Tij absolute. Ai thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/83-boten-tjeter-xhenetin-ne-do-tua-japim-atyre-qe-nuk-e-duan-mendjemadhesine-e-as-te-keqijat-ne-toke-fundi-i-mire-u-takon-atyre-qe-i-frikesohen-allahut-2/feed/ 0
82. Ata që deri dje patën lakmuar të ishin në vendin e tij, filluan të thoshin: “A nuk shihni se Allahu i jep me bollëk atij që do nga robërit e Vet dhe ia pakëson atë atij që do? Sikur Allahu të mos tregonte mëshirë për ne, do ta bënte dhéun të na përpinte edhe ne. Ata që mohojnë Allahun kurrë nuk gjejnë shpëtim.” https://www.tefsirkurani.al/82-ata-qe-deri-dje-paten-lakmuar-te-ishin-ne-vendin-e-tij-filluan-te-thoshin-a-nuk-shihni-se-allahu-i-jep-me-bollek-atij-qe-do-nga-roberit-e-vet-dhe-ia-pakeson-ate-atij-qe-do-sikur-allahu-2/ https://www.tefsirkurani.al/82-ata-qe-deri-dje-paten-lakmuar-te-ishin-ne-vendin-e-tij-filluan-te-thoshin-a-nuk-shihni-se-allahu-i-jep-me-bollek-atij-qe-do-nga-roberit-e-vet-dhe-ia-pakeson-ate-atij-qe-do-sikur-allahu-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 15:04:14 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19086 Ata që deri dje patën lakmuar të ishin në vendin e tij, filluan të thoshin: “A nuk shihni se Allahu i jep me bollëk atij që do nga robërit e Vet dhe ia pakëson atë atij që do?” – Ata që deri dje thoshin: “Ah, të kishim pasur edhe ne si ajo (pasuri) që ka Karuni! Ai është, vërtet me fat të madh!”, tashmë thoshin: “A nuk shihni se Allahu i jep me mbushulli atij që Ai do dhe ia pakëson atij që do?

Këto fjalë i thanë të frikësuar se mos i përfshinte edhe ata dënimi. Pra, është Allahu Ai që ia shton pasurinë atij që Ai dëshiron dhe ia ngushton atij që do. Ata e kuptuan mirë që shtimi i pasurisë së Karunit nuk ishte provë se ai ishte njeri i mirë. Ata e pranuan që gabuan kur thanë: “Ai është vërtet me shumë fat!”

Sikur Allahu të mos tregonte mëshirë për ne, do ta bënte dhéun të na përpinte edhe ne.Allahu i Lartësuar na mëshiroi që nuk na dënoi për ato fjalë që thamë. Po të mos ishte mirësia dhe bujaria e Tij, do ta bënte dhéun të na përpinte edhe ne. Kështu, dënimi i Karunit u bë për të marrë mësim edhe të tjerët. Edhe ata që deri dje shprehnin se e kishnin zili atë dhe pasurinë e tij, tashmë ndryshuan qëndrim.

Ata që mohojnë Allahun kurrë nuk gjejnë shpëtim?” – Ata nuk shpëtojnë as në dynja dhe as në ahiret.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/82-ata-qe-deri-dje-paten-lakmuar-te-ishin-ne-vendin-e-tij-filluan-te-thoshin-a-nuk-shihni-se-allahu-i-jep-me-bollek-atij-qe-do-nga-roberit-e-vet-dhe-ia-pakeson-ate-atij-qe-do-sikur-allahu-2/feed/ 0
81. Pastaj Ne bëmë që t’i përpinte dheu atë dhe pallatin e tij. Ai nuk pati asnjë që ta mbronte nga Allahu dhe as veten nuk mundi ta mbronte. https://www.tefsirkurani.al/81-pastaj-ne-beme-qe-ti-perpinte-dheu-ate-dhe-pallatin-e-tij-ai-nuk-pati-asnje-qe-ta-mbronte-nga-allahu-dhe-as-veten-nuk-mundi-ta-mbronte-2/ https://www.tefsirkurani.al/81-pastaj-ne-beme-qe-ti-perpinte-dheu-ate-dhe-pallatin-e-tij-ai-nuk-pati-asnje-qe-ta-mbronte-nga-allahu-dhe-as-veten-nuk-mundi-ta-mbronte-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 15:03:45 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19084 Pastaj Ne bëmë që t’i përpinte dheu atë dhe pallatin e tij.Karuni arriti në një gjendje vetëkënaqësie dhe padrejtësie shumë të madhe. Ai ishte tërësisht i dehur me pasuritë e tij. Pikërisht kur kishte arritur kulmin e vetëkënaqësisë, atë e befasoi ndëshkimi i hidhur. Allahu thotë: “Ne bëmë që t’i përpinte dhéu atë dhe pallatin e tij.” Ky ishte një shpërblim sipas veprës së tij.

Ai e ngriti dhe e lartësoi veten mbi robërit e Allahut, prandaj Allahu i Lartësuar e zhyti poshtë. Allahu e zhyti atë dhe të gjithë atë pasuri që e mashtroi dhe e çoi në humbje. Allahu groposi Karunin dhe pasurinë e tij, madje edhe kështjellat.

Ai nuk pati asnjë që ta mbronte nga Allahu dhe as veten nuk mundi ta mbronte.Askush nuk i erdhi atij në ndihmë, as rrethi i ngushtë, ushtria, shërbëtorët e punëtorët e tij, dhe as mundi ta përballonte vetë dënimin.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/81-pastaj-ne-beme-qe-ti-perpinte-dheu-ate-dhe-pallatin-e-tij-ai-nuk-pati-asnje-qe-ta-mbronte-nga-allahu-dhe-as-veten-nuk-mundi-ta-mbronte-2/feed/ 0
80. Por ata të cilëve u ishte dhuruar dituri e vërtetë thanë: “Të mjerët ju! Shpërblimi i Allahut është shumë më i mirë për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira; por këtë nuk mund ta arrijë askush, përveç durimtarëve.” https://www.tefsirkurani.al/80-por-ata-te-cileve-u-ishte-dhuruar-dituri-e-vertete-thane-te-mjeret-ju-shperblimi-i-allahut-eshte-shume-me-i-mire-per-ata-qe-besojne-dhe-bejne-vepra-te-mira-por-kete-nuk-mund-ta-arrije-2/ https://www.tefsirkurani.al/80-por-ata-te-cileve-u-ishte-dhuruar-dituri-e-vertete-thane-te-mjeret-ju-shperblimi-i-allahut-eshte-shume-me-i-mire-per-ata-qe-besojne-dhe-bejne-vepra-te-mira-por-kete-nuk-mund-ta-arrije-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 15:03:09 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19082 Por ata të cilëve u ishte dhuruar dituri e vërtetë thanë: “Të mjerët ju!Këta fatlumë arritën të njihnin realitetin e çështjeve dhe të gjërave. Ata arritën të shihnin qartë në brendësi të kësaj dynjaje, kur të tjerët shihnin vetëm anën e jashtme të saj. Ata u thanë të mashtruarve: “Të mjerët ju!” Kjo ishte një fjalë me tone qortuese e këshilluese për ata që po lakmonin atë që kishte Karuni.

Shpërblimi i Allahut është shumë më i mirë për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira …Shpërblimet e Zotit janë më të mira dhe ato jepen në dynja dhe në ahiret. Në këtë jetë nuk ka si kënaqësia që të sjell adhurimi i Zotit, dashuria për Të, kthimi tek Ai dhe përkushtimi për të kënaqur Atë. Ndërsa në ahiret është Xheneti dhe gjithçka e tij. Atje janë kënaqësi që i dëshirojnë zemrat dhe që kënaqin sytë. Kështu, këto shpërblime janë shumë më të mira nga ajo që ju dëshironi për veten tuaj. Ky është realiteti që duhet t’ju qëndrojë vazhdimisht para syve dhe në zemrat tuaja. Megjithatë, jo çdokush që e di këtë gjen forcën që t’i japë përparësi më të lartës, kundrejt më të ultës. Kjo zgjidhje i jepet veçse një kategorie të caktuar, të cilët Zoti i përshkruan:

… por këtë nuk mund ta arrijë askush, përveç durimtarëve.Ata që gjetën forcë dhe e nënshtruan veten në durim, për t’ju bindur Zotit dhe përmbushur urdhëresat e Tij; gjetën durimin për t’iu larguar ndalesave të Tij; gjetën durimin për të përballuar me kënaqësi e durim caktimet dhe sprovat e Zotit për ta. Ata bëjnë durim që të mos mashtrohen nga fitoret dhe joshjet e kësaj dynjaje. Asgjë nuk mund t’i  shmangë dhe largojë ata nga adhurimi i Zotit të tyre. Ata nuk lejojnë që stolitë e pasuritë e kësaj dynjaje të ndërhyjnë mes tyre dhe qëllimit përse Zotit i krijoi në këtë dynja – adhurimi i Tij si një i vetëm. Ata i japin përparësi shpërblimit të Allahut, kundrejt kësaj dynjaje të përkohshme, e cila shumë shpejt do të zhduket.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/80-por-ata-te-cileve-u-ishte-dhuruar-dituri-e-vertete-thane-te-mjeret-ju-shperblimi-i-allahut-eshte-shume-me-i-mire-per-ata-qe-besojne-dhe-bejne-vepra-te-mira-por-kete-nuk-mund-ta-arrije-2/feed/ 0
79. Ai (Karuni) doli para popullit të tij me gjithë pasuritë e tij. Ata që kishin synim jetën e kësaj bote, thanë: “Ah, të kishim pasur edhe ne si ajo (pasuri) që ka Karuni! Ai është vërtet me fat të madh!” https://www.tefsirkurani.al/79-ai-karuni-doli-para-popullit-te-tij-me-gjithe-pasurite-e-tij-ata-qe-kishin-synim-jeten-e-kesaj-bote-thane-ah-te-kishim-pasur-edhe-ne-si-ajo-pasuri-qe-ka-karuni-ai-eshte-vertet-me-2/ https://www.tefsirkurani.al/79-ai-karuni-doli-para-popullit-te-tij-me-gjithe-pasurite-e-tij-ata-qe-kishin-synim-jeten-e-kesaj-bote-thane-ah-te-kishim-pasur-edhe-ne-si-ajo-pasuri-qe-ka-karuni-ai-eshte-vertet-me-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 15:02:09 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19080 Ai (Karuni) doli para popullit të tij me gjithë stolinë e tij.Një ditë,  ai doli përpara popullit me gjithë stolitë e tij të mëdha, të  papara ndonjëherë   nga  njerëzit. Të gjithë kishin  ngulur  shikimet të mahnitur nga ajo pasuri përrallore. Në varësi të synimeve të tyre, pati dy grupe njerëzish:

Ata që kishin synim jetën e kësaj bote, thanë: “Ah, të kishim pasur edhe ne si ajo (pasuri) që ka Karuni!” – Këto ishin fjalët e atyre që i kishin zemrat të lidhura me dynjanë, që ishte motivi i vetëm për të cilin mendonin dhe punonin. Ata thanë: “Ah, të kishim edhe ne si ajo (pasuri) që ka Karuni! Ai është me shumë fat! Ah, sikur edhe ne të kishim pasuritë e dynjasë, kënaqësitë dhe stolitë e saj!”

Ai është vërtet me fat të madh!Nisur nga motivet dhe besimi i tyre se pas kësaj jete nuk ka jetë tjetër, me të vërtetë Karuni dukej se kishte shumë fat. Atij i ishte dhënë pasuri shumë e madhe dhe shumë kënaqësi, sepse përmbushte të gjitha synimet e tij. Kështu e shihnin ata njerëz të vegjël, me ambicie të vogla pasurinë e Karunit. Ata shihnin si fatin më të madh që mund të kishte dikush. Por ajo mendje që sheh pasuritë e kësaj dynjaje si fatin më të madh është mendje e dobët. Ata njerëz nuk kanë qëllime të larta. Ata janë shumë larg mirësive të përjetshme të Xhenetit dhe besimit në Zot.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/79-ai-karuni-doli-para-popullit-te-tij-me-gjithe-pasurite-e-tij-ata-qe-kishin-synim-jeten-e-kesaj-bote-thane-ah-te-kishim-pasur-edhe-ne-si-ajo-pasuri-qe-ka-karuni-ai-eshte-vertet-me-2/feed/ 0