026. EL SHUARA | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Fri, 08 Apr 2022 21:16:52 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 026. EL SHUARA | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 227. Përveç atyre që besojnë, që bëjnë vepra të mira, që e përmendin shumë Allahun dhe që mbrohen kur u bëhet padrejtësi. Ata që bëjnë padrejtësi, do ta kuptojnë shpejt fundin që i pret https://www.tefsirkurani.al/227-pervec-atyre-qe-besojne-qe-bejne-vepra-te-mira-qe-e-permendin-shume-allahun-dhe-qe-mbrohen-kur-u-behet-padrejtesi-ata-qe-bejne-padrejtesi-do-ta-kuptojne-shpejt-fundin-qe-i-pret-2/ https://www.tefsirkurani.al/227-pervec-atyre-qe-besojne-qe-bejne-vepra-te-mira-qe-e-permendin-shume-allahun-dhe-qe-mbrohen-kur-u-behet-padrejtesi-ata-qe-bejne-padrejtesi-do-ta-kuptojne-shpejt-fundin-qe-i-pret-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 18:50:26 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19724
  • Përveç atyre që besojnë, që bëjnë vepra të mira, që e përmendin shumë Allahun dhe që mbrohen kur u bëhet padrejtësi. – Është fjala për ata që besojnë Allahun dhe në Profetin e Tij, bëjnë punë të mira dhe e kujtojnë shumë Allahun. Gjithashtu, ata e marrin të drejtën e tyre kur u shkelet dhe kur u bëhet padrejtësi. Këta janë njerëz të mirë, madje edhe poezitë e tyre konsiderohen si gjë e mirë dhe në mbrojtje të mirësisë. Ato poezi dhe fjalë të zgjedhura janë gjurmë dhe fryte të imanit të tyre, sepse ata lavdërojnë besimtarët dhe luftojnë për të mbrojtur të drejtën kundër idhujtarëve dhe mohuesve. Ata mbrojnë përmes fjalës fenë e Zotit dhe qartësojnë me kujdes njohuritë e dobishme. Ata nxisin për moral të lartë.
  • Ata që bëjnë padrejtësi, do ta kuptojnë shpejt fundin që i pret. – Ai që i pret është qëndrimi para Zotit për llogarinë me drejtësi. Atë ditë do të dalë në shesh çdo vepër e vogël apo e madhe dhe e drejta do të shkojë në vend. Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut, Zotit të botëve!
  • ]]>
    https://www.tefsirkurani.al/227-pervec-atyre-qe-besojne-qe-bejne-vepra-te-mira-qe-e-permendin-shume-allahun-dhe-qe-mbrohen-kur-u-behet-padrejtesi-ata-qe-bejne-padrejtesi-do-ta-kuptojne-shpejt-fundin-qe-i-pret-2/feed/ 0
    226. Dhe thonë atë që nuk e bëjnë? https://www.tefsirkurani.al/226-dhe-thone-ate-qe-nuk-e-bejne-2/ https://www.tefsirkurani.al/226-dhe-thone-ate-qe-nuk-e-bejne-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 18:49:58 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19722 … dhe flasin atë që nuk e bëjnë? Ky është përshkrimi i poetëve hipokritë. Fjalët e tyre janë ndryshe nga veprat e tyre. Kur i dëgjon të këndojnë vargje prekëse, të duket sikur ata janë njerëzit më të përvuajtur, por në të vërtetë ata veçse shtiren. Kur i dëgjon që lavdërojnë ose shajnë, mendon se fjalët e tyre janë të vërteta dhe të besueshme, por në fakt është thjesht mashtrim. Ata vetëlëvdohen, sikur kanë bërë vepra që, në fakt, nuk i kanë bërë, ose kanë lënë vepra që, në fakt, nuk i kanë lënë, ose sikur janë treguar bujarë, ose guximtarë e trima, por, në fakt, janë frikacakët më të pashembullt.

    Të tillë janë ata. Shih me kujdes! A i afrohet ky përshkrim Muhamedit (a.s), atij burri bamirës dhe bujar, të udhëzuar dhe të urtë, të cilin e pasojnë të gjithë njerëzit e urtë dhe të mençur? Ai ishte i udhëzuar në rrugën e drejtë dhe larg nga çdo ligësi e paudhësi. Veprat e tij nuk ishin kontradiktore me fjalët e tij, por vërtetuese të njëra tjetrës. Ai udhëzonte veçse për mirësi dhe ndalonte veçse nga paudhësia dhe ligësitë. Çdo lajm që ka sjellë është i vërtetë. Çdo urdhër që ka dhënë, e ka zbatuar vetë i pari dhe çdo ndalesë që ka ligjëruar, është larguar vetë i pari nga ajo.

    Atëherë, si mund të krahasohet gjendja e tij me atë të poetëve hipokritë të fjalëve boshe?! Gjendja e tij ishte krejtësisht ndryshe nga gjendja e këtyre të mjerëve. Paqja dhe përshëndetjet më të përzemërta qofshin për këtë Profet të kompletuar dhe punëtor bamirës, përjetësisht e pa fund! I pastër është ai nga shpifjet e mohuesve! Ai nuk ishte as poet, as magjistar e as i çmendur, por ishte njeriu më i plotë, me virtytet më të larta. Allahu i Madhëruar, pasi i përshkroi poetët me ato cilësi, vijon duke përjashtuar një kategori të caktuar, duke thënë:

    ]]>
    https://www.tefsirkurani.al/226-dhe-thone-ate-qe-nuk-e-bejne-2/feed/ 0
    225. A nuk e sheh ti se ata hidhen në çdo anë (herë lavdërojnë, e herë përqeshin). https://www.tefsirkurani.al/225-a-nuk-e-sheh-ti-se-ata-hidhen-ne-cdo-ane-here-lavderojne-e-here-perqeshin-2/ https://www.tefsirkurani.al/225-a-nuk-e-sheh-ti-se-ata-hidhen-ne-cdo-ane-here-lavderojne-e-here-perqeshin-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 18:49:24 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19720 A nuk e sheh ti se ata hidhen në çdo anë (herë lavdërojnë, e herë përqeshin). Nga humbja dhe devijimi i tyre, hallakaten sa në një anë, në tjetrën. Herë lavdërojnë si hipokritë, e herë të tjera shajnë dhe fyejnë. Herë mbështesin të vërtetën, dhe herë gënjeshtrën dhe kotësinë. Herë thurin himne e lëvdata, dhe herë të tjera tallen e përqeshin. Këtu i sheh të gëzuar, më pas të dëshpëruar. Ata nuk mbajnë një qëndrim të vetëm parimor e të drejtë.

    ]]>
    https://www.tefsirkurani.al/225-a-nuk-e-sheh-ti-se-ata-hidhen-ne-cdo-ane-here-lavderojne-e-here-perqeshin-2/feed/ 0
    224. Poetët (gënjeshtarë) pasohen nga ata që janë të humbur. https://www.tefsirkurani.al/224-poetet-genjeshtare-pasohen-nga-ata-qe-jane-te-humbur-2/ https://www.tefsirkurani.al/224-poetet-genjeshtare-pasohen-nga-ata-qe-jane-te-humbur-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 18:49:04 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19718 Poetët (gënjeshtarë) pasohen nga ata që janë të humbur. A t’ju tregoj për gjendjen dhe cilësitë e poetëve hipokritë e gënjeshtarë? Ata lloj njerëzish pasohen veçse nga të humburit, që kanë devijuar nga rruga e drejtë. Ata vetë janë të humbur prandaj edhe pasuesit e tyre janë të humbur, të prishur e keqbërës.

    ]]>
    https://www.tefsirkurani.al/224-poetet-genjeshtare-pasohen-nga-ata-qe-jane-te-humbur-2/feed/ 0
    223. Bëhen sy e veshë (për çdo gjë) dhe shumica e tyre janë gënjeshtarë. https://www.tefsirkurani.al/223-behen-sy-e-veshe-per-cdo-gje-dhe-shumica-e-tyre-jane-genjeshtare-2/ https://www.tefsirkurani.al/223-behen-sy-e-veshe-per-cdo-gje-dhe-shumica-e-tyre-jane-genjeshtare-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 18:48:39 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19716 Bëhen sy e veshë (për çdo gjë)…Hapin veshët për të dëgjuar ndonjë lajm nga qielli.

    … dhe shumica e tyre janë gënjeshtarë. – Shumica e lajmeve që sjellin shejtanët janë gënjeshtra dhe ndonjë në të rrallë është e vërtetë. Një të vërtetë në 100 gënjeshtra, kështu e përziejnë të vërtetën me të kotën. Ajo e vërtetë zhduket në kotësinë e madhe, sepse është e pakët dhe e rrallë. Këto janë cilësitë e atyre që u zbresin shejtanët dhe i tillë është frymëzimi që shejtanët u ofrojnë atyre.

    Ndërsa Muhamedi (a.s) ndyshon shumë nga gjendja e këtyre mashtruesve. Ai njihej nga të gjithë si i Sinqerti e Besniku. Ai ishte njeri bamirës, i urtë dhe i mençur. Ai kishte një zemër bamirëse dhe një gjuhë të pastër, larg gënjeshtrës. Gjymtyrët e tij ishin larg haramit dhe ligësisë. Shpallja i vinte prej Allahut me mbrojtje të përforcuar. Shpallja sillte të vërtetën e sigurt dhe madhështore, që nuk të linte asnjë dyshim.

    Mendoni, atëherë, o njerëz të mençur dhe të urtë, a janë njëlloj këto dy raste? Ato mund të ngatërrohen veçse nga një i humbur, që nuk di të dallojë mes gjërave. Pasi e deklaroi Profetin e Tij si të ruajtur nga shejtanët, Allahu i Madhëruar pastron figurën e tij nga akuzat se ishte poet mashtrues e hipokrit. Ai thotë:

    ]]>
    https://www.tefsirkurani.al/223-behen-sy-e-veshe-per-cdo-gje-dhe-shumica-e-tyre-jane-genjeshtare-2/feed/ 0
    222. Ata i vijnë çdo gënjeshtari e çdo të mbushuri me gjynahe. https://www.tefsirkurani.al/222-ata-i-vijne-cdo-genjeshtari-e-cdo-te-mbushuri-me-gjynahe-2/ https://www.tefsirkurani.al/222-ata-i-vijne-cdo-genjeshtari-e-cdo-te-mbushuri-me-gjynahe-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 18:48:13 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19714 Ata i vijnë çdo gënjeshtari e çdo të mbushuri me gjynahe. Pra, cilësia e tyre bazë është mashtrimi dhe shpifja. Këtyre u zbresin shejtanët, sepse gjendja e tyre është e ngjashme me gjendjen e shejtanëve.

    ]]>
    https://www.tefsirkurani.al/222-ata-i-vijne-cdo-genjeshtari-e-cdo-te-mbushuri-me-gjynahe-2/feed/ 0
    221. A t’ju tregoj (o njerëz) se kujt i vijnë shejtanët? https://www.tefsirkurani.al/221-a-tju-tregoj-o-njerez-se-kujt-i-vijne-shejtanet-2/ https://www.tefsirkurani.al/221-a-tju-tregoj-o-njerez-se-kujt-i-vijne-shejtanet-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 18:47:52 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19712 A t’ju tregoj (o njerëz) se kujt i vijnë shejtanët? Kjo vjen si përgjigje ndaj atyre që, duke dashur të mohojnë dhe refuzojnë Profetin (a.s), thanë se atij i vijnë shejtanët, që ia sjellin Kur’anin. Ata thonë se ai është poet, por Allahu thotë: “A t’ju tregoj se kujt i vijnë shejtanët?” A t’ju njoftoj me këtë lajm të sigurt të vërtetë dhe të padyshimtë? A doni t’ju tregoj cilësitë e veçanta të atyre që u zbresin shejtanët?

    ]]>
    https://www.tefsirkurani.al/221-a-tju-tregoj-o-njerez-se-kujt-i-vijne-shejtanet-2/feed/ 0
    220. Sepse është Ai që dëgjon dhe di gjithçka. https://www.tefsirkurani.al/220-sepse-eshte-ai-qe-degjon-dhe-di-gjithcka-2/ https://www.tefsirkurani.al/220-sepse-eshte-ai-qe-degjon-dhe-di-gjithcka-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 18:47:20 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19710 Sepse është Ai që dëgjon dhe di gjithçka. Allahu dëgjon të gjitha zërat, me gjithë ndryshimet dhe kërkesat e larmishme të krijesave. Allahu është El Alim – i Gjithëditur. Ai di ato që shfaqen dhe ato që fshihen, të fshehtat dhe të dukshmet. Nëse robi sjell në mend vazhdimisht shikimin e Zotit mbi të në çdo çast, dëgjimin e Tij të çdo fjale që flet dhe diturinë e Tij për gjithçka që ai fsheh prej shqetësimeve, planeve, qëllimeve e motiveve, të gjitha këto e ndihmojnë për të përmbushur gradën e ihsanit.

    ]]>
    https://www.tefsirkurani.al/220-sepse-eshte-ai-qe-degjon-dhe-di-gjithcka-2/feed/ 0
    219. Dhe lëvizjet e tua në mesin e atyre që bien në sexhde. https://www.tefsirkurani.al/219-dhe-levizjet-e-tua-ne-mesin-e-atyre-qe-bien-ne-sexhde-2/ https://www.tefsirkurani.al/219-dhe-levizjet-e-tua-ne-mesin-e-atyre-qe-bien-ne-sexhde-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 18:46:50 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19708 ”… i Cili të sheh kur qëndron në këmbë (për namaz) dhe lëvizjet e tua në mesin e atyre që bien në sexhde.Allahu të sheh gjatë këtij adhurimi të mrekullueshëm. Ai të sheh kur je në këmbë dhe kur bie në ruku dhe në sexhde. Këta i përmendi në mënyrë të veçantë për vetë rëndësinë dhe vlerën e tyre të lartë. Kur kujton afërsinë e Zotit gjatë sexhdes, rukusë dhe qëndrimit në këmbë, sjell edhe më shumë përunjësi e frikërespekt. Këto veprime kryesore, që konsiderohen si shtylla të namazit, duhet të kompletohen dhe përkryhen. Kush përkryen namazin, ka për t’i përkryer edhe punët e tjera. Gjithashtu, me një namaz të përkryer, çdokush mund të kërkojë ndihmën më të mirë për çdo gjë tjetër.

    ]]>
    https://www.tefsirkurani.al/219-dhe-levizjet-e-tua-ne-mesin-e-atyre-qe-bien-ne-sexhde-2/feed/ 0
    218. I Cili të sheh kur qëndron në këmbë (për namaz). https://www.tefsirkurani.al/218-i-cili-te-sheh-kur-qendron-ne-kembe-per-namaz/ https://www.tefsirkurani.al/218-i-cili-te-sheh-kur-qendron-ne-kembe-per-namaz/#respond Fri, 10 Dec 2021 18:45:10 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19706 ”… i Cili të sheh kur qëndron në këmbë (për namaz) dhe lëvizjet e tua në mesin e atyre që bien në sexhde.Allahu të sheh gjatë këtij adhurimi të mrekullueshëm. Ai të sheh kur je në këmbë dhe kur bie në ruku dhe në sexhde. Këta i përmendi në mënyrë të veçantë për vetë rëndësinë dhe vlerën e tyre të lartë. Kur kujton afërsinë e Zotit gjatë sexhdes, rukusë dhe qëndrimit në këmbë, sjell edhe më shumë përunjësi e frikërespekt. Këto veprime kryesore, që konsiderohen si shtylla të namazit, duhet të kompletohen dhe përkryhen. Kush përkryen namazin, ka për t’i përkryer edhe punët e tjera. Gjithashtu, me një namaz të përkryer, çdokush mund të kërkojë ndihmën më të mirë për çdo gjë tjetër.

    ]]>
    https://www.tefsirkurani.al/218-i-cili-te-sheh-kur-qendron-ne-kembe-per-namaz/feed/ 0