025. EL FURKAN | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Thu, 07 Apr 2022 23:00:39 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 025. EL FURKAN | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 77. Thuaju (mohuesve): “E si të kujdeset për ju Zoti im, nëse ju nuk i luteni Atij?! Por ju e keni mohuar Atë, prandaj dënimi do të jetë i pashmangshëm.” https://www.tefsirkurani.al/77-thuaju-mohuesve-e-si-te-kujdeset-per-ju-zoti-im-nese-ju-nuk-i-luteni-atij-por-ju-e-keni-mohuar-ate-prandaj-denimi-do-te-jete-i-pashmangshem-2/ https://www.tefsirkurani.al/77-thuaju-mohuesve-e-si-te-kujdeset-per-ju-zoti-im-nese-ju-nuk-i-luteni-atij-por-ju-e-keni-mohuar-ate-prandaj-denimi-do-te-jete-i-pashmangshem-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 20:12:04 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19853 Thuaju (mohuesve): “E si të kujdeset për ju Zoti im, nëse ju nuk i luteni Atij?! Por ju e keni mohuar Atë, prandaj dënimi do të jetë i pashmangshëm.”. – Do t’ju vijë një ndëshkim, që nuk do t’ju ndahet kurrë. Allahu do të bëjë ndarjen me drejtësi mes adhuruesve të Tij të sinqertë dhe të tjerëve.

Këtu përfundon tefsiri i sures Furkan. Vetëm Allahut i takon lavdërimi, përlëvdimet dhe mirënjohja!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/77-thuaju-mohuesve-e-si-te-kujdeset-per-ju-zoti-im-nese-ju-nuk-i-luteni-atij-por-ju-e-keni-mohuar-ate-prandaj-denimi-do-te-jete-i-pashmangshem-2/feed/ 0
76. Aty (në kënaqësitë e përjetshme) do të jenë përgjithmonë. Eh sa vendbanim dhe vendqëndrim i mirë është ai. https://www.tefsirkurani.al/76-aty-ne-kenaqesite-e-perjetshme-do-te-jene-pergjithmone-eh-sa-vendbanim-dhe-vendqendrim-i-mire-eshte-ai-2/ https://www.tefsirkurani.al/76-aty-ne-kenaqesite-e-perjetshme-do-te-jene-pergjithmone-eh-sa-vendbanim-dhe-vendqendrim-i-mire-eshte-ai-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 20:11:39 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19851 Aty (në kënaqësitë e përjetshme) do të jenë përgjithmonë. Eh sa vendbanim dhe vendqëndrim i mirë është ai! Subhanallah! Sa e madhe është mirësia e Zotit për ta! Me bujarinë dhe mëshirën e Zotit, ata lartësohen. Me butësinë dhe përkujdesin e Tij, ata arrijnë gradat më të larta. Subhanallah! Sa e madhe është mirësia e Zotit për të gjithë krijesat, kur u sqaron atyre ato cilësi me më të qartat fjalë. Ai tregon ambiciet dhe vullnetin e tyre të paepur për arritjen e qëllimeve të larta. Allahu na tregon shpërblimin për ta, që të përmallohemi dhe të përpiqemi t’i bëjmë tonat ato cilësi dhe të shpenzojmë çdo gjë të vyer për arritjen e tyre. Ai na udhëzon që edhe ne t’i lutemi Atij që i nderon dhe i lartëson këta të zgjedhur.

Mirësia më e madhe në çdo kohë dhe vend është që të na udhëzojë ashtu siç udhëzoi ata dhe të përkujdeset në mënyrë të veçantë për ne, ashtu siç u përkujdes për ta. O Zoti ynë, Ty të takojnë të gjitha lavdërimet tek Ty ankohemi për dobësinë tonë! Vetëm Ty të kërkojmë ndihmë dhe mbrojtje. Nuk ka fuqi dhe ndryshim të gjendjes pa forcën Tënde. O Zoti ynë! Ne nuk kemi në dorë as vetet tona, për të gjetur ndonjë dobi ose për të shpëtuar nga të këqijat. Ne nuk mund të arrijmë asnjë të mirë, nëse nuk na e lehtëson dhe nuk na e bën mbarë Ti. Ne jemi të dobët dhe të pafuqishëm në çdo drejtim. Ne dëshmojmë dhe jemi të bindur se, nëse na le të mbështetemi në forcat tona, na ke lënë të mbështetemi tek më i dobëti, prandaj do të biem në gabime.

Nuk kemi besim në asgjë tjetër, por veçse në mëshirën Tënde, me të cilën na krijove e na furnizon dhe me të cilën na ke bekuar me mirësitë e dukshme dhe të fshehura. Me mëshirën Tënde, Ti ke larguar prej nesh çdo ligësi. Na mëshiro, o Zot, na fut në mëshirën Tënde, që të mos kemi nevojë për mëshirën e askujt tjetër veç Teje! Askush nuk u dëshpërua nga ata që t’u lutën dhe shpresuan tek Ti. Ata përshkruhen si robër adhurues të Rrahmanit, pra, robër të mëshirës së Tij. Allahu i dallon ata duke i ngritur në gradat më të larta të adhuruesve të sinqertë, për vetë vlerat dhe veçoritë e tyre. Në këtë kontekst, ndoshta dikush mund të hamendësojë dhe të pyesë: Po të tjerët, përse nuk quhen adhurues dhe robër të Zotit? Allahu i Lartësuar njofton se Ai nuk pyet për të tjerë, veç këtyre të zgjedhurve. Ai tregon se, sikur të mos ishte lutja e tyre me të dyja mënyrat, lutjet e adhurimet dhe lutjet e kërkesës, as nuk do të kujdesej për krijesat dhe nuk do t’i donte ata. Ai thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/76-aty-ne-kenaqesite-e-perjetshme-do-te-jene-pergjithmone-eh-sa-vendbanim-dhe-vendqendrim-i-mire-eshte-ai-2/feed/ 0
75. Këta janë ata që do të shpërblehen me vendin më të lartë në qiell për shkak se ishin durimtarë dhe aty do të priten me përshëndetje dhe selam. https://www.tefsirkurani.al/75-keta-jane-ata-qe-do-te-shperblehen-me-vendin-me-te-larte-ne-qiell-per-shkak-se-ishin-durimtare-dhe-aty-do-te-priten-me-pershendetje-dhe-selam-2/ https://www.tefsirkurani.al/75-keta-jane-ata-qe-do-te-shperblehen-me-vendin-me-te-larte-ne-qiell-per-shkak-se-ishin-durimtare-dhe-aty-do-te-priten-me-pershendetje-dhe-selam-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 20:11:04 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19849 Këta janë ata që do të shpërblehen me vendin më të lartë në qiell për shkak se ishin durimtarë … – Ato janë grada shumë të larta dhe vendbanime të bukura, në të cilat është mbledhur çdo kënaqësi që të kënaq sytë dhe shpirtin. Të gjitha këto shpërblime janë produkt i durimit të tyre, siç thotë i Lartësuari: “(Për ta janë përgatitur) Xhenetet e Adnit, ku do të hyjnë ata dhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët kanë qenë vepërmirë. Melekët do t’i vizitojnë ata, duke u hyrë nga çdo portë: “Selamun alejkum! Me durimin tuaj gjetët shpëtimin. Sa e mirë është Shtëpia e tyre e përjetshme!”[Ra’d 23, 24]. Prandaj këtu thotë:

“… dhe aty do të priten me përshëndetje dhe selam. – Selami u vjen prej Zotit, prej melekëve dhe prej njëri-tjetrit. Gjithashtu, ata janë në paqe dhe të sigurt për çdo gjë që i shqetëson nga lodhja e pakënaqësia. Janë në lumturi dhe prehje. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar i ka përshkruar adhuruesit e Tij të dashur me disa cilësi. Ata ecin të mbuluar nga qetësia dhe prehja, janë me moral shumë të lartë dhe edukatë të pashembullt, mëshirë e butësi, falje e tolerancë. Janë falës ndaj atyre që u bëjnë padrejtësi dhe që i fyejnë me fjalë, largohen plot finesë dhe mirësjellje nga ata injorantë, ata falen shumë gjatë natës me sinqeritet e pastërti për Zotin, janë të frikësuar nga zjarri i Xhehenemit, prandaj luten me përunjësi dhe përgjërim që të shpëtojnë nga ky ndëshkim.

Ata japin nga pasuria e tyre, për shpenzime të detyrueshme ose të pëlqyeshme, por duke qenë të matur: ata nuk e teprojnë as duke dhënë e as duke mos dhënë. Atëherë, duke qenë të matur në këtë aspekt, – që zakonisht njerëzit e kanë të vështirë të jenë të matur, – në çështje të tjera janë edhe më të matur: ata janë të ruajtur nga gjynahet e mëdha dhe janë të kujdesshëm me sinqeritetin ndaj Zotit në të gjitha adhurimet. Ata ruhen nga derdhja e gjakut të pafajshëm dhe cenimi i nderit të ndokujt. Edhe nëse ndodh që të gabojnë, ata me të shpejtë pendohen dhe kthehen. Ata e ruajnë veten dhe nuk marrin pjesë në ato vende ku bëhen gjynahe qoftë me fjalë, qoftë me vepra, sepse ruhen që të mos i bëjnë vetë. Ata nuk thonë fjalë të ulta dhe nuk bëjnë vepra të shëmtuara ose të kota, në të cilat nuk ka mirësi.

Kjo tregon për personalitetin, dinjitetin dhe humanizmin e tyre të plotë. Ata respektojnë dhe nderojnë veten duke u larguar nga çdo gjë e ulët, me fjalë apo me vepra. Ata i dëgjojnë me vëmendje dhe respekt ajetet e Allahut dhe përpiqen të kuptojnë drejt kumtet e tyre e t’i zbatojnë ato. Ata përpiqen me të gjitha mundësitë për të përmbushur ligjet që Zoti u ka ngarkuar. Ata dinë t’i drejtohen Zotit me lutjet më të përkryera dhe më të dobishme, lutje të cilat jo vetëm u sjellin dobi atyre, por edhe të tjerëve që janë të lidhur me ta. Nga këto lutje kanë dobi të gjithë muslimanët, sepse ato synojnë rregullimin e grave, miqve, fëmijëve e pasardhësve në përgjithësi.

Këto lutje tregojnë, veç të tjerave, se ata përpiqen shumë për edukatën dhe mësimin e diturisë së dobishme fetare për gratë e pasardhësit e tyre. Gjithashtu, ata janë të vëmendshëm në këshillimin dhe përmirësimin e tyre. Në këtë mënyrë, kush kërkon të arrijë të mirën, duhet patjetër të përpiqet për atë dhe t’i lutet Allahut për t’ia mundësuar dhe ndihmuar, se kështu ka për t’ia arritur qëllimit. Edhe ata e lusin Allahun që t’i ngrejë në gradat më të larta të mundshme për ta, pra, që t’i bëjë imamë të të devotshmëve dhe në gradën e të sinqertëve. Subhanallah! Sa të larta janë këto cilësi! Sa të larta janë ambiciet dhe vullneti i këtyre njerëzve! Ata kanë, gjithashtu, qëllime të mira dhe shpirt të pastër. Ata janë më të zgjedhurit dhe më të dalluarit tek Zoti i tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/75-keta-jane-ata-qe-do-te-shperblehen-me-vendin-me-te-larte-ne-qiell-per-shkak-se-ishin-durimtare-dhe-aty-do-te-priten-me-pershendetje-dhe-selam-2/feed/ 0
74. Edhe ata që thonë: “O Zoti ynë! Na dhuro kënaqësinë që gratë tona dhe pasardhësit tanë të jenë kënaqësia e syve tanë, e na bëj udhëheqës të të devotshmëve!” https://www.tefsirkurani.al/74-edhe-ata-qe-thone-o-zoti-yne-na-dhuro-kenaqesine-qe-grate-tona-dhe-pasardhesit-tane-te-jene-kenaqesia-e-syve-tane-e-na-bej-udheheqes-te-te-devotshmeve-2/ https://www.tefsirkurani.al/74-edhe-ata-qe-thone-o-zoti-yne-na-dhuro-kenaqesine-qe-grate-tona-dhe-pasardhesit-tane-te-jene-kenaqesia-e-syve-tane-e-na-bej-udheheqes-te-te-devotshmeve-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 20:10:37 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19847 Edhe ata që thonë: “O Zoti ynë! Na dhuro kënaqësinë që gratë tona dhe pasardhësit tanë të jenë kënaqësia e syve tanë, – Na jep shoqëri, miqësi dhe bashkëshorte të mira! Na jep edhe pasardhës të mirë, që të na kënaqin sytë dhe shpirtin tonë! Nëse lexojmë mirë gjendjen e këtyre fatlumëve, i kuptojmë mirë ambiciet dhe vullnetin e tyre të lartë. Me këtë gradë të lartë të besimit, ata nuk qetësohen, derisa t’i shohin qartë miqtë dhe fëmijët e pasardhësit e tyre të bindur ndaj Zotit dhe adhurues të mirë. Ata duan t’i shohin të ditur dhe punëtorë të palodhur me diturinë e tyre.

Në fakt, duke u lutur për miqtë, gratë dhe pasardhësit e tyre, ata luten edhe për veten e vet, sepse dobia e gjithë kësaj kthehet tek ata vetë. Prandaj po të vëresh me kujdes, kur u lutën për këtë, ata e konsideruan si dhuratë për vetë ata, prandaj thonë heb lena – Na dhuro kënaqësinë që gratë tona dhe pasardhësit tanë të jenë kënaqësia e syve tanë. Kjo dua është në dobi të të gjithë muslimanëve, sepse rregullimi i këtyre që u përmendën, është shkak që sjell rregullim edhe  për të tjerët.

… e na bëj udhëheqës të të devotshmëve! – Na ngrij, o Zoti ynë, në këtë gradë të lartë, në gradën e siddikinëve të sinqertëve dhe atyre adhuruesve që janë të kompletuar. Kjo është grada e imamit në fenë e Zotit dhe grada e të qenurit shembull për të devotshmit, në fjalë dhe vepra. Njerëzit marrin shembull nga veprat e tyre dhe gjejnë qetësi me fjalët e tyre. Njerëzit e mirë ecin pas tyre, gjejnë udhëzimin e drejtë dhe bëhen udhëzues të të tjerëve. Sigurisht që lutja për diçka është dhe lutja për gjithçka, pa të cilën ajo nuk mund të arrihet.

Dhe kjo gradë, pra, grada e udhëheqësit në fenë e Zotit mund të arrihet veçse me sabër dhe jakin, siç thotë Zoti: “Prej tyre Ne bëmë prijës që, me urdhrin Tonë, udhëzojnë (në udhën e drejtë), pasi ata ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të sigurt. [Sexhde 24]. Pra, kjo është lutja që Zoti të të bëjë ty durimtar në bindjen ndaj Tij, durimtar që të ruhesh nga gjynahet dhe mosbindja, durimtar gjatë fatkeqësive dhe belave të caktuara nga Zoti. Është dua që Zoti të të japë diturinë e plotë që e çon robin në gradën e jakinit sigurisë së plotë. Këto cilësi dhe punët e mira i sjellin robit mirësi të shumta dhe dhurata të mëdha nga Zoti. Ata do të jenë në gradat më të larta që mund të arrijnë krijesat pas profetëve. Duke qenë se synimet dhe ambiciet e tyre ishin të larta, Allahu i shpërbleu sipas punës së tyre me grada të larta në xhenet. Ai thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/74-edhe-ata-qe-thone-o-zoti-yne-na-dhuro-kenaqesine-qe-grate-tona-dhe-pasardhesit-tane-te-jene-kenaqesia-e-syve-tane-e-na-bej-udheheqes-te-te-devotshmeve-2/feed/ 0
73. Edhe ata që, kur këshillohen me Ajetet e Kur’anit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën sikur të ishin të shurdhër e të verbër. https://www.tefsirkurani.al/73-edhe-ata-qe-kur-keshillohen-me-ajetet-e-kuranit-te-zotit-te-tyre-nuk-u-kthejne-shpinen-sikur-te-ishin-te-shurdher-e-te-verber-2/ https://www.tefsirkurani.al/73-edhe-ata-qe-kur-keshillohen-me-ajetet-e-kuranit-te-zotit-te-tyre-nuk-u-kthejne-shpinen-sikur-te-ishin-te-shurdher-e-te-verber-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 20:10:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19845 Edhe ata që, kur këshillohen me Ajetet e Kur’anit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën sikur të ishin të shurdhër e të verbër. – Kur Ai i urdhëron që të dëgjojnë urdhëresat dhe të marrin udhëzim prej tyre, ata: “…nuk u kthejnë shpinën si të shurdhër e të verbër.” Pra, nuk ua kthejnë shpinën ose të mbyllin veshët. I Lartësuari thotë: “Argumentet Tona i besojnë veç ata të cilët, kur këshillohen me to, bien me fytyrë në tokë (bëjnë sexhde), e madhërojnë dhe lëvdojnë Zotin e tyre me tesbiĥ dhe ata kurrë nuk bëjnë kryelartësi.” [Sexhde 15].

Pra, ata i pranojnë me respekt dhe mirënjohje porositë dhe urdhëresat e Zotit të tyre, duke treguar varfërinë dhe nevojën e tyre të madhe për to, përkushtimin dhe impenjimin për t’i zbatuar, dorëzimin e plotë për të jetuar sipas tyre. Ata i dëgjojnë me vëmendje të plotë dhe zemrat e tyre i kuptojnë kumtet e Allahut, prandaj atyre u shtohet imani dhe u forcohet siguria. Atyre u shtohet vullneti dhe forca për punë të mira dhe ndiejnë kënaqësi dhe lumturi me gjallërinë që fitojnë në besimin e tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/73-edhe-ata-qe-kur-keshillohen-me-ajetet-e-kuranit-te-zotit-te-tyre-nuk-u-kthejne-shpinen-sikur-te-ishin-te-shurdher-e-te-verber-2/feed/ 0
72. (Adhuruesit e të Gjithëmëshirshmit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë duke gënjyer dhe, kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e shmangur me dinjitet. https://www.tefsirkurani.al/72-adhuruesit-e-te-gjithemeshirshmit-jane-edhe-ata-qe-nuk-deshmojne-duke-genjyer-dhe-kur-rastesisht-kalojne-prane-te-keqes-kalojne-duke-e-shmangur-me-dinjitet-2/ https://www.tefsirkurani.al/72-adhuruesit-e-te-gjithemeshirshmit-jane-edhe-ata-qe-nuk-deshmojne-duke-genjyer-dhe-kur-rastesisht-kalojne-prane-te-keqes-kalojne-duke-e-shmangur-me-dinjitet-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 20:08:55 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19840 (Adhuruesit e të Gjithëmëshirshmit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë duke gënjyer dhe, kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e shmangur me dinjitet. – Këta nuk iu afrohen fjalëve dhe veprave të ndaluara. Ata iu largohen të gjitha vendeve dhe përzierjeve me fjalë dhe vepra të ndaluara. Të tilla janë p.sh., tallja me ajetet e Allahut, polemika me kotësi kundër të vërtetës, përgojimi, përçarja mes muslimanëve, fyerja dhe shpifjet, tallja e përqeshja, muzika, pijet dehëse, shtrojet e mëndafshta, etj. Kur ata as që u afrohen këtyre gjynaheve, sigurisht që edhe nuk i flasin apo bëjnë ato.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/72-adhuruesit-e-te-gjithemeshirshmit-jane-edhe-ata-qe-nuk-deshmojne-duke-genjyer-dhe-kur-rastesisht-kalojne-prane-te-keqes-kalojne-duke-e-shmangur-me-dinjitet-2/feed/ 0
71. Dhe kushdo që pendohet dhe bën vepra të mira, ai është kthyer, me të vërtetë tek Allahu me një pendim të sinqertë. https://www.tefsirkurani.al/71-dhe-kushdo-qe-pendohet-dhe-ben-vepra-te-mira-ai-eshte-kthyer-me-te-vertete-tek-allahu-me-nje-pendim-te-sinqerte-2/ https://www.tefsirkurani.al/71-dhe-kushdo-qe-pendohet-dhe-ben-vepra-te-mira-ai-eshte-kthyer-me-te-vertete-tek-allahu-me-nje-pendim-te-sinqerte-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 20:08:27 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19836 Dhe kushdo që pendohet dhe bën vepra të mira, ai është kthyer, me të vërtetë tek Allahu me një pendim të sinqertë. – Le ta dinë këta fatlumë se pendimi i tyre është tërësisht i plotë, pasi është tregues i kthimit në një rrugë që të çon tek Allahu. Kjo është vetë lumturia, sepse është arritje e çdo të mire dhe shpëtim nga çdo e keqe. Prandaj, le të pendohet gjithmonë njeriu dhe të bëjë vepra të mira, duke patur të pastër qëllimin dhe sinqeritetin e tij. Qëllimi këtu është nxitja për ta bërë pendesën në formën më të plotë, sepse ajo do t’i paraqitet Allahut, i Cili do të shpërblejë në varësi të shkallës së kësaj pendese.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/71-dhe-kushdo-qe-pendohet-dhe-ben-vepra-te-mira-ai-eshte-kthyer-me-te-vertete-tek-allahu-me-nje-pendim-te-sinqerte-2/feed/ 0
70. Përveçse nëse pendohet, beson (me besimin e drejtë) dhe bën vepra të mira. Këtyre Allahu ua shndërron të këqijat në të mira. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. https://www.tefsirkurani.al/70-pervecse-nese-pendohet-beson-me-besimin-e-drejte-dhe-ben-vepra-te-mira-ketyre-allahu-ua-shnderron-te-keqijat-ne-te-mira-allahu-eshte-fales-i-madh-e-meshireplote-2/ https://www.tefsirkurani.al/70-pervecse-nese-pendohet-beson-me-besimin-e-drejte-dhe-ben-vepra-te-mira-ketyre-allahu-ua-shnderron-te-keqijat-ne-te-mira-allahu-eshte-fales-i-madh-e-meshireplote-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 20:08:04 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19833 Përveçse nëse pendohet, beson (me besimin e drejtë) dhe bën vepra të mira. … – Ata që pendohen nga këto gjynahe e të tjera dhe heqin dorë menjëherë nga ato, duke shprehur pendesë për atë që ka shkuar dhe kanë vendosur që të mos u kthehen më atyre gjynaheve. Së dyti, “…besojnë”. Pra, ata besojnë Allahun me një besim korrekt dhe të saktë, gjë që nënkupton largimin nga gjynahet dhe përmbushjen e urdhrave të Zotit. Së treti: “… bëjnë vepra të mira…”. Të tilla janë veçse ato punë që i ka urdhëruar Sheriati të kryhen, duke synuar veçse kënaqësinë e Zotit. Këtyre njerëzve, Allahu i Lartësuar u premton diçka të mrekullueshme:

Këtyre Allahu ua shndërron të këqijat në të mira. – Veprat dhe fjalët e tyre, që ishin gjynahe, tashmë shndërrohen në fjalë dhe vepra të mira, që sjellin sevape dhe bindje ndaj Zotit. Kështu, shirku i tyre shndërrohet në iman të pastër e korrekt, veprat e këqija e mosbindja shndërrohen në mirësi dhe bindje ndaj Zotit. Gjithashtu, të gjitha punët e këqija u shndërrohen në të mira, nëse për çdo punë të keqe që robi ka bërë është penduar dhe ka bërë punë të tjera të mira, të cilat i fshijnë të këqijat. Kjo kuptohet qartë nga ajeti. Në këtë lloj kuptimi është sjellë edhe një hadith, ku flitet për një burrë, të cilin Zoti e mori në llogari për disa nga gjynahet e Tij dhe ia numëroi ato. Pastaj ia zëvendësoi çdo punë të keqe me një punë të mirë. Atëherë njeriu i thotë: “O Zoti im! Unë kam bërë të këqija, të cilat nuk i shoh këtu!” Allahu është më i ditur për gjithçka.

Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. – Ai është Gafuran – Falësi më i Madh. Allahu i fal të gjitha gjynahet, edhe ato më të mëdhatë, nëse robi pendohet e nënshtrohet të kthehet tek Ai. Allahu është Rrahim – Mëshirëplotë, për robërit e Tij adhurues, sepse i fton ata që të pendohen, edhe pse ata e kanë tepruar me gjynahe të mëdha, pastaj u jep sukses që të pendohen, dhe pastaj e pranon pendimin e tyre. 

]]>
https://www.tefsirkurani.al/70-pervecse-nese-pendohet-beson-me-besimin-e-drejte-dhe-ben-vepra-te-mira-ketyre-allahu-ua-shnderron-te-keqijat-ne-te-mira-allahu-eshte-fales-i-madh-e-meshireplote-2/feed/ 0
69. Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kjametit dhe aty mbetet përgjithmonë i poshtëruar. https://www.tefsirkurani.al/69-atij-i-dyfishohet-denimi-diten-e-kjametit-dhe-aty-mbetet-pergjithmone-i-poshteruar-2/ https://www.tefsirkurani.al/69-atij-i-dyfishohet-denimi-diten-e-kjametit-dhe-aty-mbetet-pergjithmone-i-poshteruar-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 20:07:43 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19829 Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kjametit dhe aty mbetet përgjithmonë i poshtëruar. – Ata do të marrin ndëshkim poshtërues të përjetshëm. Ky ajet duhet kuptuar mirë. Ndëshkimi i përjetshëm në Xhehenem është i padiskutueshëm dhe i sigurt për atë që i bën të gjitha këto krime, si shirkun, vrasjen etj. Po kështu, ka ndëshkim të përjetshëm edhe ai që bën shirk edhe sikur të mos bëjë asnjë nga gjynahet e tjera të përmendura në ajet. Allahu ka kërcënuar me këtë ndëshkim të ashpër çdo njeri që bën një nga këto krime, ose për shkak të shirkut, ose për shkak se bën një nga gjynahet e mëdha që e bëjnë të meritueshëm këtë kërcënim.

Por a e përjetësohet në Xhehenem vrasësi dhe imorali (nëse nuk bëjnë shirk)? Përgjigjja është jo. Ata nuk i përfshin përjetësimi në Xhehenem, sepse këtë e tregojnë shumë tekste të sakta nga Kur’ani dhe Suneti. Ato tregojnë se asnjë besimtar nuk do të përjetësohet në zjarrin e Xhehenemit, edhe sikur të bëjë shumë gjynahe. Allahu i Lartësuar ka përmendur në mënyrë të veçantë këto tri gjynahe, sepse ato janë gjynahet më të mëdha. Shirku shkatërron fenë dhe besimin, prandaj të përjetëson në Xhehenem, ndërsa vrasja dhe imoraliteti janë përkatësisht cenimi i jetës dhe i nderit të njerëzve.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/69-atij-i-dyfishohet-denimi-diten-e-kjametit-dhe-aty-mbetet-pergjithmone-i-poshteruar-2/feed/ 0
68. Janë ata që veç Allahut, nuk i luten asnjë zoti tjetër dhe nuk e vrasin atë, të cilin Allahu e ka ndaluar të vritet, veçse kur e meriton në bazë të drejtësisë dhe nuk bëjnë imoralitet. Kush i bën këto, e pret ndëshkimi. https://www.tefsirkurani.al/68-jane-ata-qe-vec-allahut-nuk-i-luten-asnje-zoti-tjeter-dhe-nuk-e-vrasin-ate-te-cilin-allahu-e-ka-ndaluar-te-vritet-vecse-kur-e-meriton-ne-baze-te-drejtesise-dhe-nuk-bejne-imoralitet-kush-i-ben-2/ https://www.tefsirkurani.al/68-jane-ata-qe-vec-allahut-nuk-i-luten-asnje-zoti-tjeter-dhe-nuk-e-vrasin-ate-te-cilin-allahu-e-ka-ndaluar-te-vritet-vecse-kur-e-meriton-ne-baze-te-drejtesise-dhe-nuk-bejne-imoralitet-kush-i-ben-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 20:07:09 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=19825 Janë ata që veç Allahut, nuk i luten asnjë zoti tjetër … – Ata e adhurojnë Alahun si një e të vetëm, me sinqeritet e korrektësi, duke zbatuar fenë e drejtë e të vërtetë. Ata i përkushtohen dhe dedikohen tërësisht Atij dhe heqin dorë nga gjithçka tjetër që të paditurit adhurojnë.

… dhe nuk e vrasin atë, të cilin Allahu e ka ndaluar të vritet, veçse kur e meriton në bazë të drejtësisë, … – Atë që Zoti e ka ndaluar të vritet është muslimani, ose edhe jomuslimani që ka marrëveshje paqeje me muslimanët. Vrasja e tyre lejohet veçse në raste të veçanta, të përcaktuara nga ligji i Zotit, si p.sh. në rastin e dënimit për krimin e vrasjes, ose të imoralitetit të atij që është i martuar ose kur e ka lejuar Zoti në ligjin e Tij.

… dhe nuk bëjnë imoralitet.Ata e ruajnë vendturpin, nderin dhe dëlirësinë e tyre, siç thotë i Madhëruari: “…edhe ata që e ruajnë ndershmërinë e vet dhe shkojnë veç me gratë e veta ose me robëreshat që kanë në zotërim, për të cilat nuk fajësohen. Ndërsa ata që kërkojnë më tepër, ata janë të shfrenuarit.” [Mu’minun 5 -7].

Kush i bën këto, e pret ndëshkimi. – Ai që bën këto krime, si idhujtaria, vrasja e padrejtë dhe imoraliteti, “e pret ndëshkimi” Atë e presin dënime të shumta. Më pas, Allahu e përforcon këtë, duke thënë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/68-jane-ata-qe-vec-allahut-nuk-i-luten-asnje-zoti-tjeter-dhe-nuk-e-vrasin-ate-te-cilin-allahu-e-ka-ndaluar-te-vritet-vecse-kur-e-meriton-ne-baze-te-drejtesise-dhe-nuk-bejne-imoralitet-kush-i-ben-2/feed/ 0