024. EN-NUR | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Tue, 18 Apr 2023 12:10:38 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 024. EN-NUR | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 64. Nën pushtetin e Allahut është gjithçka në qiej dhe në Tokë. Ai e di gjendjen tuaj dhe ditën kur të ktheheni te Ai, do t’u njoftojë për atë që vepruat. Allahu Di gjithçka. https://www.tefsirkurani.al/64-nen-pushtetin-e-allahut-eshte-gjithcka-ne-qiej-dhe-ne-toke-ai-e-di-gjendjen-tuaj-dhe-diten-kur-te-ktheheni-te-ai-do-tu-njoftoje-per-ate-qe-vepruat-allahu-di-gjithcka/ https://www.tefsirkurani.al/64-nen-pushtetin-e-allahut-eshte-gjithcka-ne-qiej-dhe-ne-toke-ai-e-di-gjendjen-tuaj-dhe-diten-kur-te-ktheheni-te-ai-do-tu-njoftoje-per-ate-qe-vepruat-allahu-di-gjithcka/#respond Fri, 16 Jul 2021 13:18:16 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=5874 Nën pushtetin e Allahut është gjithçka në qiej dhe në Tokë.“ – Të gjithë dhe gjithçka janë pronë dhe nën sundimin e Zotit, të nënshtruar para Tij. Ai vepron mbi ta me ligjin e sundimin e Tij të krijimit e përcaktimit të çdo ligji të ekzistencës. Është Ai që u vendos atyre edhe ligjin e Sheriatit, sipas të cilit duhet të jetojnë dhe të adhurojnë Zotin.

– “Ai e di gjendjen tuaj …“ – Dituria e Allahut përfshin gjithçka rreth gjendjes tuaj, qoftë mirësitë, qoftë ligësitë. Ai i di mirë të gjitha veprat tuaja. Dituria e Tij absolute i ka përfshirë pa përjashtim dhe lapsi i Tij i ka shkruar me korrektësi. Shkruesit e Tij besnikë i kanë shkruar me përpikmëri ato.

dhe ditën kur të ktheheni te Ai, do t’u njoftojë për atë që vepruat.“ – Ditën e Kijametit, Ai ka për t’u treguar të gjitha veprat e tyre, të vogla e të mëdha, fiks ashtu siç janë bërë në realitet. Kundër tyre do të dëshmojnë vetë gjymtyrët e tyre. Nga Zoti ata do të gjejnë ose drejtësinë, ose bamirësinë e Tij. Për të treguar se dituria e Tij përfshin jo vetëm veprat e tyre, por edhe gjithçka tjetër, Allahu thotë:

Allahu Di gjithçka.“ – Kështu, Ai përmend diturinë e Tij gjithëpërfshirëse, pasi përmendi në mënyrë të veçantë diturinë për veprat e tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/64-nen-pushtetin-e-allahut-eshte-gjithcka-ne-qiej-dhe-ne-toke-ai-e-di-gjendjen-tuaj-dhe-diten-kur-te-ktheheni-te-ai-do-tu-njoftoje-per-ate-qe-vepruat-allahu-di-gjithcka/feed/ 0
63. Mos iu drejtoni të Dërguarit, sikurse i drejtoheni njëri-tjetrit! Allahu i di ata që largohen tinëz. Prandaj le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) sepse do t’i përfshijë ndonjë sprovë, ose do t’i godasë një dënim i dhembshëm. https://www.tefsirkurani.al/63-mos-iu-drejtoni-te-derguarit-sikurse-i-drejtoheni-njeri-tjetrit-allahu-i-di-ata-qe-largohen-tinez-prandaj-le-te-ruhen-ata-qe-kundershtojne-rrugen-e-tij-te-te-derguarit-sepse-do-ti-pe/ https://www.tefsirkurani.al/63-mos-iu-drejtoni-te-derguarit-sikurse-i-drejtoheni-njeri-tjetrit-allahu-i-di-ata-qe-largohen-tinez-prandaj-le-te-ruhen-ata-qe-kundershtojne-rrugen-e-tij-te-te-derguarit-sepse-do-ti-pe/#respond Fri, 16 Jul 2021 13:17:49 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=5872 Mos iu drejtoni të Dërguarit, sikurse i drejtoheni njëri-tjetrit!“ – Mos e konsideroni komunikimin mes jush dhe Profetit të Zotit si komunikimin tuaj mes njëri-tjetrit. Kur Profeti komunikon me ju dhe ju thërret për diçka, ju e keni detyrë që t’i përgjigjeni. Madje, edhe nëse jeni duke falur namaz, është detyrë që t’i përgjigjeni Profetit kur ju thërret. Fjala e tij është detyrë që të pranohet dhe të zbatohet. Nuk ekziston asnjë njeri tjetër, urdhrat e të cilit të jenë detyrueshme të zbatohen, përveç Profetit të Zotit, sepse vetëm ai është i ruajtur nga gabimet që kanë lidhje me ligjin e Zotit dhe sepse ne jemi urdhëruar që ta pasojmë atë.

Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që keni besuar! Përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, kur Ai ju fton tek ajo që ju jep jetë dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se është Ai tek i cili ju do të tuboheni (të gjithë). ” [Enfal 24]. Ndërsa për çdo njeri tjetër, fjalët dhe urdhrat e tij pranohen ose refuzohen, në varësi të përputhshmërisë me udhëzimin e Profetit e diturinë e tij.

Gjithashtu, në lidhje me etikën tonë kur i drejtohemi Profetit (a.s), gjithashtu, jemi urdhëruar të jemi të kujdesshëm dhe të mos i drejtohemi atij siç kemi zakon t’i drejtohemi njëri-tjetrit. Pra, nuk lejohet p.sh. t’i themi “Muhamed!” kur i drejtohemi atij, ose “O Muhamed, i biri i Abdullahit!”, siç e kemi zakon të thërrasim dhe t’i drejtohemi njëri-tjetrit. Përkundrazi, duke e nderuar dhe respektuar e madhëruar figurën e Tij, duhet të themi: “O i Dërguari i Allahut!” ose “O Profeti i Zotit!”

Allahu i di ata që largohen tinëz.“ – Allahu i Lartësuar,  pasi lëvdoi ata besimtarë të mirë të cilët, kur janë në ndonjë kuvend me Profetin, nuk largohen derisa ai t’u japë leje, vijon të qortojë ata të cilët largohen pa leje, madje u jep një kërcënim të frikshëm: Edhe nëse ata fshihen nga sytë e njerëzve, kur ikin vjedhurazi, që të mos vihen re, kjo nuk i fshihet Allahut. Allahu i di mirë dhe sheh gjithçka dhe Ai do t’i shpërblejë ata me drejtësi. Allahu i kërcënon ata duke thënë:

Prandaj le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) sepse do t’i përfshijë ndonjë sprovë, ose do t’i godasë një dënim i dhembshëm.“ – Mendohu pak! Ky ishte një kërcënim që u drejtohej atyre që mbase largoheshin fshehtas për shkak të ndonjë punë të tyre, që edhe mund të ishin të justifikuar dhe Profeti mund t’u jepte leje, por ata përsëri largoheshin pa marrë leje, duke treguar në këtë mënyrë mosvlerësim të çështjeve të mëdha që duhen trajtuar. Mendo çfarë kërcënimi i pret ata që largohen dhe i lënë çështjet e rëndësishme pa asnjë shkak e arsye. Le të kenë frikë këta njerëz se: “…do t’i përfshijë ndonjë bela, ose do t’i godasë një dënim i dhembshëm.” Ata do t’i godasë shirku ose ndonjë ligësi e madhe, por mund t’i godasë edhe ndonjë dënim i dhembshëm.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/63-mos-iu-drejtoni-te-derguarit-sikurse-i-drejtoheni-njeri-tjetrit-allahu-i-di-ata-qe-largohen-tinez-prandaj-le-te-ruhen-ata-qe-kundershtojne-rrugen-e-tij-te-te-derguarit-sepse-do-ti-pe/feed/ 0
62. Besimtarë (të vërtetë) janë vetëm ata që besojnë në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe, kur janë me të (të dërguarin) për ndonjë çështje të përbashkët (të rëndësishme), nuk largohen pa i kërkuar leje atij. S’ka dyshim se ata që kërkojnë leje nga ti, besojnë në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij. E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë të duash, e kërkoji falje Allahut për ta! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. https://www.tefsirkurani.al/62-besimtare-te-vertete-jane-vetem-ata-qe-besojne-ne-allahun-dhe-ne-te-derguarin-e-tij-dhe-kur-jane-me-te-te-derguarin-per-ndonje-ceshtje-te-perbashket-te-rendesishme-nuk-largohen-pa-i-kerkua/ https://www.tefsirkurani.al/62-besimtare-te-vertete-jane-vetem-ata-qe-besojne-ne-allahun-dhe-ne-te-derguarin-e-tij-dhe-kur-jane-me-te-te-derguarin-per-ndonje-ceshtje-te-perbashket-te-rendesishme-nuk-largohen-pa-i-kerkua/#respond Fri, 16 Jul 2021 13:17:25 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=5869 Besimtarë (të vërtetë) janë vetëm ata që besojnë në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe, kur janë me të (të dërguarin) për ndonjë çështje të përbashkët (të rëndësishme), nuk largohen pa i kërkuar leje atij.“ – Kjo është një porosi e mrekullueshme nga Zoti për mënyrën se si duhet të sillen besimtarët për të analizuar çështje të rëndësishme, kur interesi e kërkon një pjesëmarrje sa më të gjerë, si për shembull diskutimet për xhihadin.

Në të tilla raste, besimtari duhet të respektojë interesin e përgjithshëm dhe të qëndrojë me durim në të tilla kuvende të gjera. Besimtarët e vërtetë në Allahun dhe Profetin, kurrë nuk u bëjnë bisht të tilla përgjegjësive për shkak të interesave personale, veçse kur e kanë të domosdoshme dhe pasi kanë marrë leje nga Profeti (a.s) ose nga ai që udhëheq të tilla kuvende, pas Profetit (a.s). Allahu i Lartësuar  e ka konsideruar si një nga veprat treguese të imanit moslargimin pa kërkuar leje nga të tilla kuvende, madje i ka lavdëruar besimtarët që pajisen me këtë edukatë ndaj Profetit ose udhëheqësve të tyre. Ai thotë:

S’ka dyshim se ata që kërkojnë leje nga ti, besojnë në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij. E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë të duash, e kërkoji falje Allahut për ta!“ – Pra, a duhet që udhëheqësi t’u japë leje të largohen apo jo? Kjo është një pyetje, përgjigjja e së cilës vjen pozitive, por me dy kushte:

1. Nëse e kanë shumë të domosdoshme. Në të kundërt, atyre nuk u jepet leje.

2. Nëse udhëheqësi e sheh të arsyeshme që t’u japë leje dhe gjykon si jo të dëmshëm largimin e tyre. Allahu i Lartësuar  thotë: “E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë të duash e kërkoji falje Allahut për ata!” Kështu, nëse dikush ka arsye dhe kërkon leje, por udhëheqësi e gjykon se qëndrimi i tij është i nevojshëm, ndoshta për urtësinë ose guximin e tij, atëherë udhëheqësi e ka të drejtën që të mos i japë leje.

Megjithatë, edhe kur dikush i kërkonte leje, duke plotësuar të dyja kushtet, dhe Profeti (a.s) i jepte leje, përsëri Allahu e urdhëroi Profetin (a.s) që të kërkonte falje për atë që kërkonte leje, se ndoshta po tregohej neglizhent dhe jo i drejtë me atë veprim:

Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.“ – Ai jua fali gjynahet e mangësitë dhe ju mëshiroi kur ju lejoi largimin me leje për shkaqe të pranueshme.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/62-besimtare-te-vertete-jane-vetem-ata-qe-besojne-ne-allahun-dhe-ne-te-derguarin-e-tij-dhe-kur-jane-me-te-te-derguarin-per-ndonje-ceshtje-te-perbashket-te-rendesishme-nuk-largohen-pa-i-kerkua/feed/ 0
61. Nuk është gjynah për të verbrin, as për të çalin, as për të sëmurin dhe as për ju vetë, që të hani në shtëpitë tuaja, ose në shtëpitë e etërve tuaj, në shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve tuaj dhe të motrave tuaja, në shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave, të dajave tuaj, në shtëpitë e tezeve tuaja ose të atyre që jua kanë besuar çelësat e tyre, ose në shtëpitë e miqve tuaj. Nuk është gjynah të hani bashkërisht ose veças. Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetini (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga Allahu (Es-selamu alejkum!) që është e bekuar dhe e bukur. Kështu jua qartëson Allahu urdhëresat e Tij që ju t’i kuptoni. https://www.tefsirkurani.al/61-nuk-eshte-gjynah-per-te-verbrin-as-per-te-calin-as-per-te-semurin-dhe-as-per-ju-vete-qe-te-hani-ne-shtepite-tuaja-ose-ne-shtepite-e-eterve-tuaj-ne-shtepite-e-nenave-tuaja-ne-shtepite-e-velle/ https://www.tefsirkurani.al/61-nuk-eshte-gjynah-per-te-verbrin-as-per-te-calin-as-per-te-semurin-dhe-as-per-ju-vete-qe-te-hani-ne-shtepite-tuaja-ose-ne-shtepite-e-eterve-tuaj-ne-shtepite-e-nenave-tuaja-ne-shtepite-e-velle/#respond Fri, 16 Jul 2021 13:17:03 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=5867 Allahu i Madhëruar na njofton për mirësinë që bën ndaj nesh dhe për faktin se nuk ka bërë ndonjë vështirësi në fenë e Tij, përkundrazi, na ka dhënë lehtësimet më të mëdha. Ai thotë:

Nuk është gjynah për të verbrin, as për të çalin, as për të sëmurin dhe as për ju vetë, që të hani në shtëpitë tuaja, ose në shtëpitë e etërve tuaj, në shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve tuaj dhe të motrave tuaja, në shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave, të dajave tuaj, në shtëpitë e tezeve tuaja ose të atyre që jua kanë besuar çelësat e tyre, ose në shtëpitë e miqve tuaj.“ – Nuk ka asnjë gjynah dhe përgjegjësi për këto kategori njerëzish në vështirësi, nëse lënë ndonjë detyrë të Zotit, si xhihadi etj., që nuk mund të përmbushet për shkak të mangësisë dhe pamundësisë së tyre. Çdo lloj detyre e cila nuk mund të realizohet për shkak të paaftësisë të të shikuarit, paaftësisë për të ecur dhe sëmundjes, hiqet si detyrim nga këto kategori, për shkak të paftësisë së tyre për të plotësuar urdhëresën e Zotit. Të trija këto raste i bashkon i njëjti përshkrim: pamundësia për të përmbushur detyrimet nga Zoti.

Ajeti fjalë për fjalë vjen kështu: “Nuk është gjynah për të verbërin, nuk është gjynah as për të çalin, nuk është gjynah as për të sëmurin dhe as për ju vetë,…” Pra, për kategorinë e katërt të përmendur në ajet, Zoti nuk thotë se “nuk është gjynah”, por e kufizon atë, duke thënë: “dhe as për ju vetë, që të hani në shtëpitë tuaja,…” Për tri kategoritë e para nuk e përkufizon gjykimin se në ç’rast nuk kanë gjynah, ndërsa për kategorinë e fundit thotë se nuk kanë gjynah veçse për rastet e përmendura në vijim, pra: “dhe as për ju vetë, që të hani në shtëpitë tuaja, ose në shtëpitë e etërve tuaj…”. Pra, nuk ka gjynah që të hahet nga shtëpitë e fëmijëve tuaj. Kjo përkon me hadithin e Profetit (a.s), kur thotë: “Ti dhe pasuria jote jeni të babait tënd”. Ose në hadithin tjetër, kur thotë: “Me të vërtetë, ndër më të mirat ushqime që keni ngrënë ndonjëherë është ai që e keni fituar me punën tuaj dhe nga fëmijët tuaj, që janë nga fryti i punës suaj.”

Në fakt, në ajet thuhet: “nga shtëpitë tuaja” dhe, sigurisht, që nuk e ka fjalën për shtëpinë e vetë personit, sepse është normale që kjo të jetë e lejuar, ndërkohë që në fjalën e Allahut nuk mund të gjesh asgjë që është e panevojshme. Kështu, është fjala për shtëpitë e fëmijëve tanë, në të cilat mund të mendohet se mund të jetë gjynah nëse hamë në to. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: “…që të hani në shtëpitë tuaja, ose në shtëpitë e etërve tuaj, në shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve dhe të motrave tuaja, në shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave, të dajave tuaj, në shtëpitë e tezeve tuaja ose të atyre që ju kanë besuar çelësat e tyre, ose në shtëpitë e miqve tuaj.” Të gjitha këto kategori janë të njohura. Ajo që ka nevojë për sqarim është fjala e Tij: “…ose të atyre që ju kanë besuar çelësat e tyre”. Bëhet fjalë për shtëpitë që janë nën ruajtjen tonë, me cilësinë e kujdestarit.

Disa janë të mendimit se është fjala për shtëpitë e skllevërve, por mendimi i parë është më i saktë, sepse për rastin e pronarëve nuk thuhet “…ose të atyre që ju kanë besuar çelësat e tyre”, por thuhet “të atyre që i keni në pronësinë tuaj”. Pastaj shtëpia e skllavit dhe ai vetë i përkasin zotërisë së tij. Pra, është e panevojshme të thuhet se nuk është gjyjah që njeriu të hajë nga shtëpia e vet, siç e sqaruam më sipër. Kur Allahu i Madhëruar thotë se nuk është gjynah që të hamë nga këto kategori, është për qëllim ngrënia pa leje, gjë e cila kuptohet nga konteksti. Kështu, është mëse e zakonshme dhe e pranueshme që muslimanët të hanë e të pinë nga ushqimi i njëri-tjetrit, për shkak të afërsisë mes tyre dhe tolerancës së ndërsjelltë, që të përfitojnë nga njëri-tjetri përmes afërsisë farefisnore, administrimit të përbashkët ose sadakasë. Nëse supozohet se dikush nuk e lejon këtë lloj përfitimi për shkak të kopracisë së tij, atëherë nuk lejohet të hash dhe është gjynah nëse e bën duke marrë parasysh urtësinë e këtij lejimi dhe kuptimin e tij.

Nuk është gjynah të hani bashkërisht ose veças.“ – Të gjitha këto janë të lejuara. Kështu, lejohet që pjesëtarët e një familjeje të hanë të gjithë së bashku dhe lejohet që secili të hajë më vete. Me fjalë të tjera, nuk ka gjynah në një rast të tillë, por bashkimi është më i mirë dhe më i dobishëm, sesa ngrënia më vete.

Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetini (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga Allahu (Es-selamu alejkum!) që është e bekuar dhe e bukur.“ – Ky lloj formulimi është përgjithësuar dhe përfshin të gjitha shtëpitë, si shtëpinë e vetë personit, ashtu edhe shtëpitë e tjera, qoftë në rastin kur ka njerëz në atë shtëpi, qoftë kur nuk ka njerëz në të. Domethënë, kur hyjmë në një shtëpi, urdhri është: “…përshëndetini (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga Allahu (Es-selamu alejkum), që është e bekuar dhe e bukur.” Pra, jepini selam njëri-tjetrit. Allahu i Madhëruar ka thënë “përshëndetni me selam “veten tuaj”, sepse të gjithë muslimanët janë si një trup i vetëm.

Gjithashtu, muslimani e trajton muslimanin si veten e vet, në lidhje me mëshirën që tregon e ndien për të, në dashurinë e dëshirën për të mirë dhe dhembshurinë për njëri-tjetrin. Kështu, përshëndetja me selam është e ligjëruar kur hyn në çdo shtëpi, pa asnjë ndryshim. Sigurisht që, përpara hyrjes, është detyrë marrja e lejes, sipas shpjegimit dhe hollësive të sqaruara nga Zoti. Allahu i Madhëruar e lavdëron përshëndetjen me selam, kur thotë: “…përshëndetini (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga Allahu (Es-selamu alejkum), që është e bekuar dhe e bukur!”

Kjo përshëndetje është në formën: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu – Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju”. Ose “Es-selamu alejna ue ala ibadil-lahis-salihin – Paqja qoftë mbi ne dhe mbi gjithë robërit e mirë të Allahut!” Allahu e ligjëroi atë për ju dhe e bëri të jetë përshëndetja juaj e përjetshme. Ajo është mubareke – e bekuar dhe begatisjellëse, sepse ajo përmban selamin, që është ruajtja nga çdo mangësi e cenim, përmban mëshirë, begati, shtim të të mirave dhe rritje në mirësi. Ajo është gjithashtu, tajjibeh – e mirë dhe e këndshme, sepse është e dashur për Allahun. Si e tillë, ajo e lumturon atë që përshëndetet, si dhe sjell dashurinë e afrimitetin mes të përshëndeturve. Pasi na sqaroi këto norma të mrekullueshme, Allahu i Madhëruar thotë:

Kështu jua qartëson Allahu urdhëresat e Tij që ju t’i kuptoni.“ – Këto ajete jo vetëm tregojnë dispozitat e Sheriatit, por shpjegojnë edhe urtësitë dhe dobitë që ato na sjellin. Këta ajete janë me qëllimin që: “…ju t’i kuptoni”, që të kuptoni mirë mesazhet e Tij dhe të nxirrni dobi prej tyre, me logjikën dhe mendjen tuaj, kur të meditoni dhe t’i analizoni ato. Kështu, ju do të ndriçoheni gjithmonë e më shumë dhe do të bëheni më të mençur e më të urtë. Ju do të ndriçoheni, sepse njohja e saktë e ligjeve të Zotit e bën njeriun më të mençur dhe të urtë dhe ia shton aftësinë e të menduarit dhe të logjikuarit drejt. Ligjet e Sheriatit dhe analiza e Shpalljes për të nxjerrë këto ligje janë nga llojet më të larta të të medituarit dhe të analizimit të çështjeve, sepse kjo është Shpallje e Zotit dhe, si e tillë, nuk ka fjalë më të madhe se ajo. Ato ftojnë në virtytet më të larta dhe ligjet më të përkryera.

Shkak për këtë ndriçim dhe forcim të aftësisë së të menduarit është edhe fakti se shpërblimi i Zotit jepet sipas llojit të punës. Duke qenë se besimtari e vë në përdorim logjikën për të analizuar dhe kuptuar drejt Shpalljen e Tij dhe për të përnxjerrë ligjet e porositë në të cilat Ai i fton njerëzit, Allahu e shpërbleu duke i ndriçuar mendjen. Në këto ajete gjejmë mbështetje për rregullin e përgjithshëm të Sheriatit, që thotë se zakonet dhe doket e njerëzve shërbejnë si posaçëruese ose reduktuese të teksteve të përgjithshme e përgjithësuese të Sheriatit, ashtu siç posaçërohen ose reduktohen ato nëpërmjet teksteve të tjera. Kështu, origjina e teksteve tregon se është e ndaluar që muslimani të hajë ushqimin e dikujt tjetër pa leje, por Allahu i Lartësuar  i njoftoi se nuk kanë gjynah nëse e bëjnë diçka të tillë nëse është diçka e pranuar sipas zakoneve të njerëzve, të pranuara gjerësisht mes tyre.

Për çdo çështje përfitimi, lejimin e së cilës Sheriati e ka lidhur ngushtë me lejen e dhënë nga pronari, nëse dihet leja e tij me fjalë ose sipas zakonit të përhapur ndër njerëz, atëherë ajo është e lejuar. Nga ajeti kuptohet, gjithashtu, se babait i lejohet të përfitojë nga pasuria e fëmijës së tij, pa e dëmtuar atë, sepse Allahu e konsideroi shtëpinë e fëmijëve si familjen e vetë prindit.Ajeti tregon se ata që administrojnë punët në shtëpi, siç është gruaja, motra etj., sigurisht e kanë detyrim që t’u japin të hanë vizitorëve që zakonisht vizitojnë shtëpinë e tyre. Lejohet bashkimi i kontributeve për ushqim qoftë kur hanë të gjithë bashkë, ose kur hanë veç e veç, edhe nëse kjo mund të bëjë që dikush të hajë më shumë se pjesëmarrësit e tjerë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/61-nuk-eshte-gjynah-per-te-verbrin-as-per-te-calin-as-per-te-semurin-dhe-as-per-ju-vete-qe-te-hani-ne-shtepite-tuaja-ose-ne-shtepite-e-eterve-tuaj-ne-shtepite-e-nenave-tuaja-ne-shtepite-e-velle/feed/ 0
60. Dhe për gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë më martesë, nuk është gjynah që ta heqin petkun e tyre (të jashtëm), por pa i zbuluar stolitë. Dhe do të ishte më mirë për to që të jenë të përmbajtura. Dhe Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka. https://www.tefsirkurani.al/60-dhe-per-grate-e-moshuara-te-cilat-nuk-deshirojne-me-martese-nuk-eshte-gjynah-qe-ta-heqin-petkun-e-tyre-te-jashtem-por-pa-i-zbuluar-stolite-dhe-do-te-ishte-me-mire-per-to-qe-te-jene-te-permba/ https://www.tefsirkurani.al/60-dhe-per-grate-e-moshuara-te-cilat-nuk-deshirojne-me-martese-nuk-eshte-gjynah-qe-ta-heqin-petkun-e-tyre-te-jashtem-por-pa-i-zbuluar-stolite-dhe-do-te-ishte-me-mire-per-to-qe-te-jene-te-permba/#respond Fri, 16 Jul 2021 13:16:35 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=5865 Dhe për gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë më martesë, nuk është gjynah që ta heqin petkun e tyre (të jashtëm), por pa i zbuluar stolitë.“ – Bëhet fjalë për gratë e shtyra në moshë, që nuk kanë më prirje e dëshira seksuale, për shkak të moshës së thyer. Allahu i përshkruan: “…të cilat nuk dëshirojnë më martesë”. Ato nuk shpresojnë e as nuk dëshirojnë marrëdhënie dhe askush nuk i synon ato për diçka të tillë, sepse ato janë të moshuara, që askush nuk i preferon për të tilla dëshira, se ato janë të papërshtatshme. Ato nuk kanë të tilla dëshira dhe askush nuk i synon për të tilla dëshira.

Pikërisht, për të tilla kategori Allahu thotë: “…nuk është gjynah që ta heqin mbulesën e tyre, por pa i zbuluar stolitë.” Pra, ato nuk marrin gjynah nëse e heqin mbulesën e jashtme, siç është himari (mbulesa e fytyrës që hidhet sipër kokës dhe mbulon edhe kraharorin), ajo rrobë për të cilën Zoti i ka urdhëruar gratë që ta veshin, kur thotë: “Le të hedhin shamitë mbi kraharorin e tyre!” Kështu, këto gra e kanë të lejuar që të zbulojnë fytyrën e tyre, sepse nuk ka rrezik për fitne për të tjerët dhe për to. Ndoshta ky lejim për këtë kategori që të zbulohen deri në njëfarë mase të caktuar, mund të keqkuptohet dhe të tejkalojë masën, prandaj Allahu thotë: “…por pa i zbuluar stolitë.”

Pra, gjithsesi ato nuk duhet t’u shfaqin njerëzve ndonjë zbukurim që sjell joshje e fitne, si p.sh. zbukurimi i rrobave të jashtme ose pjesa e poshtme e fytyrës, duke shfaqur vetëm atë pjesë që mund të shkaktojë fitne e joshje. Po kështu, përsëri nuk u lejohet ecja duke goditur tokën fort me këmbët e tyre, që të kuptohen stolitë e tyre të fshehura që, edhe pse ato mund të jenë gra të tilla që askush nuk i dëshiron, dëgjimi i atyre stolive mund të sjellë njëfarë përfytyrimi të ndaluar, që bëhet sprovë për të tjerët.

Zbukurimi e stolisja e femrës edhe pse mund të jetë e fshehur nën mbulesën e saj, mund të bëhet sprovë e fitne, edhe pse mund të mos jenë nga ajo kategori grash që nuk synohen për të tilla gjëra. Thjesht tërheqja e shikimit drejt saj mund të shkaktojë gjynah tek ai që i vështron ato, prandaj Allahu i Lartësuar  thotë:

Dhe do të ishte më mirë për to që të jenë të përmbajtura.“ El isti’faf është ruajtja e ndershmërisë dhe dëlirësisë, duke bërë të gjithë veprat që e mundësojnë diçka të tillë, si për shembull martesa, ulja e shikimit, etj.

Dhe Allahu Dëgjon dhe di gjithçka.“ – Ai dëgjon të gjitha zërat dhe i di mirë të gjitha qëllimet e njerëzve. Çdokush duhet të jetë i kujdesshëm për çdo fjalë që flet dhe çdo synim të keq që fsheh në zemër. Le ta dinë gratë, se Allahu do t’i shpërblejë për gjithçka që bëjnë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/60-dhe-per-grate-e-moshuara-te-cilat-nuk-deshirojne-me-martese-nuk-eshte-gjynah-qe-ta-heqin-petkun-e-tyre-te-jashtem-por-pa-i-zbuluar-stolite-dhe-do-te-ishte-me-mire-per-to-qe-te-jene-te-permba/feed/ 0
59. Dhe kur fëmijët tuaj të arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje (për të hyrë te ju) ashtu siç kërkojnë ata që janë më të mëdhenj (në moshë se ata). Kështu jua qartëson Allahu Argumentat e Tij. Allahu është i Gjithëditur, i Urtë. https://www.tefsirkurani.al/59-dhe-kur-femijet-tuaj-te-arrijne-moshen-e-pjekurise-le-te-kerkojne-leje-per-te-hyre-te-ju-ashtu-sic-kerkojne-ata-qe-jane-me-te-medhenj-ne-moshe-se-ata-keshtu-jua-qarteson-allahu-argumentat-e/ https://www.tefsirkurani.al/59-dhe-kur-femijet-tuaj-te-arrijne-moshen-e-pjekurise-le-te-kerkojne-leje-per-te-hyre-te-ju-ashtu-sic-kerkojne-ata-qe-jane-me-te-medhenj-ne-moshe-se-ata-keshtu-jua-qarteson-allahu-argumentat-e/#respond Fri, 16 Jul 2021 13:16:06 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=5863 Dhe kur fëmijët tuaj të arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje (për të hyrë te ju) ashtu siç kërkojnë ata që janë më të mëdhenj (në moshë se ata). – Pasi fëmijët arrijnë moshën e pjekurisë dhe të përgjegjësisë ligjore, që ndodh kur ata fillojnë të ejakulojnë qoftë në gjumë apo zgjuar, duhet të zbatojë ligjet e vendosura për të rriturit.

Ata duhet të kërkojnë leje në të gjitha kohët, siç u shpjegua në fjalën e Allahut: “O ju që keni besuar! Mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa u përshëndetur me njerëzit në to! Kjo është më e mira për ju, në mënyrë që të kujtoni (atë që ju sjell mirësi). Por, nëse nuk gjeni aty asnjë, atëherë mos hyni derisa t’u jepet leje! E, nëse ju thuhet të ktheheni, kthehuni! Kjo është më e ndershme për ju. Dhe Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju. Nuk është gjynah për ju, nëse hyni në shtëpi të pabanuara, nëse keni ndonjë përfitim në to. Dhe Allahu e di atë që e shfaqni haptas dhe atë që e mbani të fshehtë.” [Nur 27 – 29].

Kështu jua qartëson Allahu Argumentat e Tij.“ – Ai i qartëson këto ligje dhe rregulla të mrekullueshme dhe të dobishme.

Allahu është i Gjithëditur, i Urtë.“ – Është i tillë për gjithçka që ka ligjëruar dhe i ka porositur krijesat. Në këto dy ajete ka shumë dobi, si për shembull:

– Padronët e robërve apo prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve e kanë detyrë që t’u mësojnë atyre që kanë nën përgjegjësi diturinë e dobishme fetare dhe edukatën islame, sepse Allahu i Madhëruar në ajet u drejtohet atyre për ta zbatuar këtë dispozitë kur thotë: “O ju që keni besuar! Ata të cilët i keni në zotërimin tuaj (shërbëtorët) dhe ata (fëmijët) që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet të kërkojnë leje prej jush në tri raste: …”

Dhe kjo është e mundur veçse duke ua mësuar këtë normë dhe duke i edukuar ata. Kjo kuptohet edhe nga fjala e Allahut: “Përveç këtyre tri kohëve, nuk është gjunah as për ju e as për ata, që të vizitoni njëri-tjerin.” Pra, nëse nuk e zbatojnë këtë normë, ka gjynah dhe përgjegjësi për ata.

– Rëndësia e madhe që Sheriati i jep ruajtjes së nderit dhe dëlirësisë së muslimanit, si edhe marrjes së çdo mase të mundshme për këtë. Sipas këtij këndvështrimi, në çdo vend ku rrezikohet dhe ekziston mundësia që të shihet e zbulohet aureti i njerëzve, është e ndaluar që njeriu të lahet, të zhvishet ose të kryejë nevojat. Pra, me fjalë të tjera, muslimani e muslimania marrin masat e kujdesen shumë që të mos zbulohet aureti i tyre.

– Lejimi i zbulimit të auretit në rast nevoje, si në rast gjumi, në kryerjen e nevojave e raste të ngjashme.

– Muslimanët e kishin bërë zakon që të bënin gjumin e drekës, ashtu siç flinin natën, sepse Allahu i Lartësuar  u foli duke marrë për bazë gjendjen e tyre normale, me të cilën ishin mësuar.

– Edhe të vegjëlit që janë nën moshë nuk duhen lejuar dhe duhen ruajtur që të mos shohin auretin e të tjerëve dhe as të tjerët të shohin auretin e tyre, sepse Allahu na urdhëroi që të marrim leje pikërisht për diçka që nuk lejohet.

– Po kështu edhe skllavi nuk lejohet të shohë auretin e zotërisë së tij dhe zotëria nuk lejohet të shohë auretin e skllavit, njëlloj siç thamë me rastin e minorenit.

– Këshilluesit, mësuesit dhe edukatorët, të cilët flasin dhe u mësojnë njerëzve njohuritë dhe dispozitat fetare është mirë që, bashkë me këtë, t’u qartësojnë atyre urtësitë dhe logjikën e këtyre ligjeve. Ata nuk duhet të mjaftohen duke dhënë ligje, por duhet t’i argumentojnë ato dhe, bashkë me këtë, të tregojnë urtësinë, arsyetimin logjik dhe atë çfarë synojnë ato ligje. Kur Allahu i Madhëruar solli urdhrin e mësipërm, na tregoi edhe urtësinë dhe çfarë synon ky urdhër, kur tha: “Këto janë tri kohë, kur ju nuk jeni të veshur.

– Në të tilla raste, edhe këto dy kategori, domethënë, fëmijët dhe skllevërit, janë të ngjashëm dhe mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre, ashtu sikurse dhe zotërinjtë, prindërit ose përgjegjësit ligjorë, sepse Allahu thotë: “Përveç këtyre tri kohëve, nuk është gjunah as për ju e as për ata, që të vizitoni njëri-tjerin.”

– Jargët e fëmijëve nën moshë janë të pastra, edhe nëse dalin pas të vjellave të tyre, të cilat janë nexhise. Ky gjykim kuptohet nga fjala e Allahut: “tau-uafune alejkum – që të vizitoni njëri-tjerin”, ose fjalë për fjalë “të vërtiten mes jush”. Gjithashtu, kuptohet edhe nga hadithi i Profetit kur u pyet për jargët e maces, i cili, për të treguar se janë të pastra, ai tha tha: “Ato nuk janë të papastra. Ato janë “tau-uafune alejkum”, pra, që vërtiten mes jush”. Duke qenë se të dyja rastet janë përshkruar si të tilla që: “vërtiten mes jush”, themi që jargët e tyre janë të pastra.

– Ajeti tregon se është e lejueshme që njeriu t’i përdorë fëmijët ose të vegjëlit që i ka nën kujdesin e tij për gjëra të zakonshme e shërbime të ndryshme, sepse Allahu i Madhëruar thotë: “…nuk është gjunah as për ju e as për ata, që të vizitoni njëri-tjerin.”, pra, “të vërtiten mes jush” në shërbimin tuaj.

– Gjykimi dhe dispozita e mësipërme ka lidhje me fëmijët që janë nën moshën e përgjegjësive, ndërsa pas mbushjes së moshës, për ta hyjnë në fuqi ligjet e përgjithshme sikurse u përmend.

– Mosha e përgjegjësisë arrihet kur ndodh ejakulimi. Me këtë lidhet çdo gjykim që ka lidhje me moshën e përgjegjësisë ligjore. Kjo është konsensuale mes dijetarëve. Të gjithë janë unanimë se, nëse i ndodh ejakulimi, atëherë fëmija ka arritur moshën e përgjegjësisë ligjore. Por dijetarët kanë mendime të ndryshme për sa i përket çështjes a gjykohet për moshën e pjekurisë ligjore duke marrë për bazë ndonjë moshë të caktuar, daljen e qimeve pubike apo kritere të tjera. Allahu e di më mirë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/59-dhe-kur-femijet-tuaj-te-arrijne-moshen-e-pjekurise-le-te-kerkojne-leje-per-te-hyre-te-ju-ashtu-sic-kerkojne-ata-qe-jane-me-te-medhenj-ne-moshe-se-ata-keshtu-jua-qarteson-allahu-argumentat-e/feed/ 0
58. O ju që keni besuar! Ata të cilët i keni në zotërimin tuaj (shërbëtorët) dhe ata (fëmijët) që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet të kërkojnë leje prej jush në tri raste: para namazit të sabahut, në drekëherë kur hiqni rrobat (për të pushuar) dhe pas namazit të jacisë. Këto janë tri kohë, kur ju nuk jeni të veshur. Përveç këtyre tri kohëve, nuk është gjunah as për ju e as për ata, që të vizitoni njëri-tjerin. Kështu jua qartëson Allahu Argumentat e Tij. Allahu është i Gjithëditur, i Urtë. https://www.tefsirkurani.al/58-o-ju-qe-keni-besuar-ata-te-cilet-i-keni-ne-zoterimin-tuaj-sherbetoret-dhe-ata-femijet-qe-nuk-kane-arritur-moshen-e-pjekurise-duhet-te-kerkojne-leje-prej-jush-ne-tri-raste-para-namazit-te-sa/ https://www.tefsirkurani.al/58-o-ju-qe-keni-besuar-ata-te-cilet-i-keni-ne-zoterimin-tuaj-sherbetoret-dhe-ata-femijet-qe-nuk-kane-arritur-moshen-e-pjekurise-duhet-te-kerkojne-leje-prej-jush-ne-tri-raste-para-namazit-te-sa/#respond Fri, 16 Jul 2021 13:15:35 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=5861 O ju që keni besuar! Ata të cilët i keni në zotërimin tuaj (shërbëtorët) dhe ata (fëmijët) që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet të kërkojnë leje prej jush në tri raste: para namazit të sabahut, në drekëherë kur hiqni rrobat (për të pushuar) dhe pas namazit të jacisë.“ – Allahu i Madhëruar urdhëroi besimtarët që t’i mësojnë skllevërit dhe ata të cilët ende nuk kanë mbushur moshën e përgjegjësisë ligjore që të pajisen me këtë edukatë të mrekullueshme.

Ata duhet të kërkojnë leje para se të futen nëpër ambientet dhe dhomat e shtëpisë, në disa kohë të caktuara, duke na qartësuar urtësinë e këtij urdhri. Allahu i Madhëruar përmend tri kohë: së pari, koha kur njerëzit bien në gjumë pas namazit të jacisë. Së dyti, është koha e zgjimit para namazit të sabahut. Në këto dy kohë kryesisht njerëzit i heqin robat e zakonshme dhe përgatiten për gjumë jo me veshjen e zakonshme. Ndërsa koha e tretë është koha e gjumit të drekës.

Duke qenë se në këtë kohë jo gjithmonë njerëzit i heqin rrobat e zakonshme për të veshur roba të tjera, Allahu i Madhëruar e thekson dhe thotë: “…në drekëhere kur hiqni rrobat (për të pushuar)” Kjo është koha kur bëhet gjumi i drekës, i ashtuquajturi kajlule. Në këto kohë, edhe skllevërit apo shërbëtorët, edhe fëmijët janë njëlloj si të tjerët, domethënë nuk u lejohet të hyjnë nëpër dhoma pa kërkuar leje. Ndërsa jashtë këtyre tri kohëve ata janë të lirë të lëvizin. Allahu i Madhëruar thotë:

Këto janë tri kohë, kur ju nuk jeni të veshur. Përveç këtyre tri kohëve, nuk është gjynah as për ju e as për ata, që të vizitoni njëri-tjerin.“ – Ata vërtiten mes jush për t’ju shërbyer në kërkesat tuaja.

Kështu jua qartëson Allahu Argumentat e Tij.“ – Kështu ju qartëson Allahu i Madhëruar ajetet e Tij, duke ju treguar edhe urtësitë që fshihen pas tyre, në mënyrë që të sigurohen plotësisht, të njohin mirë mëshirën dhe urtësinë e Atij që i vendos këto norma.

Allahu është i Gjithëditur, i Urtë.“ – Dituria e Allahut përfshin çdo gjë: ato që patjetër ekzistojnë, ato që është e pamundur të ekzistojnë dhe ato që është e mundur që të ekzistojnë. Ai është i Urtë dhe me urtësinë e Tij çdo gjë e vendos në vendin e vet. Kështu, çdo krijese Ai i ka dhënë krijimin e përshtatshëm dhe çdo ligji të Sheriatit i ka vendosur dispozitën që i përshtatet. Të tilla janë edhe këto rregulla, që Ai na i sqaroi, na e shpjegoi urtësinë që fshihet pas tyre, si dhe na tregoi dobinë e madhe fetare dhe morale që arrihet me to.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/58-o-ju-qe-keni-besuar-ata-te-cilet-i-keni-ne-zoterimin-tuaj-sherbetoret-dhe-ata-femijet-qe-nuk-kane-arritur-moshen-e-pjekurise-duhet-te-kerkojne-leje-prej-jush-ne-tri-raste-para-namazit-te-sa/feed/ 0
57. Kurrsesi mos mendo ti se ata, që nuk besuan, do të shpëtojnë në këtë botë. Vendi i tyre është zjarri. Eh sa përfundim i keq është ai. https://www.tefsirkurani.al/57-kurrsesi-mos-mendo-ti-se-ata-qe-nuk-besuan-do-te-shpetojne-ne-kete-bote-vendi-i-tyre-eshte-zjarri-eh-sa-perfundim-i-keq-eshte-ai/ https://www.tefsirkurani.al/57-kurrsesi-mos-mendo-ti-se-ata-qe-nuk-besuan-do-te-shpetojne-ne-kete-bote-vendi-i-tyre-eshte-zjarri-eh-sa-perfundim-i-keq-eshte-ai/#respond Fri, 16 Jul 2021 13:15:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=5859 Kurrsesi mos mendo ti se ata, që nuk besuan, do të shpëtojnë në këtë botë.“ – Mos u mashtro nga kënaqësitë e shumta që ata përjetojnë në tokë në këtë botë. Edhe nëse Zoti i afatizon, dijeni mirë se nuk ka për t’i lënë në harresë e të shpëtojnë.

I Lartësuari thotë: “Ne u japim të jetojnë pak (në këtë botë), e pastaj do t’i ndëshkojmë ata me një dënim të rëndë.” [Lukman 24]. Ndërsa këtu thotë:

Vendi i tyre është zjarri. Eh sa përfundim i keq është ai!“ – Sa përfundim i i keq është ai i mohuesve! Ai është një përfundim i dëshpëruar, me ndëshkim të përjetshëm.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/57-kurrsesi-mos-mendo-ti-se-ata-qe-nuk-besuan-do-te-shpetojne-ne-kete-bote-vendi-i-tyre-eshte-zjarri-eh-sa-perfundim-i-keq-eshte-ai/feed/ 0
56. Atëherë faleni rregullisht namazin dhe jepeni zekatin dhe bindjuni të Dërguarit që të mëshiroheni! https://www.tefsirkurani.al/56-atehere-faleni-rregullisht-namazin-dhe-jepeni-zekatin-dhe-bindjuni-te-derguarit-qe-te-meshiroheni/ https://www.tefsirkurani.al/56-atehere-faleni-rregullisht-namazin-dhe-jepeni-zekatin-dhe-bindjuni-te-derguarit-qe-te-meshiroheni/#respond Fri, 16 Jul 2021 13:14:49 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=5857 Atëherë faleni rregullisht namazin dhe jepeni zekatin …“ – Allahu i Lartësuar urdhëron për ta përkryer namazin duke plotësuar në mënyrën më të mirë shtyllat, kushtet, detyrat e synetet e tij, si dhe edukatën e shpirtin e namazit, qoftë në lidhje me fjalët dhe veprat e shfaqura, qoftë me ato të brendshme e të fshehta. Ai na urdhëron edhe për të dhënë zekatin prej pasurisë që Zoti na bëri kujdestarë dhe na i la në dorën tonë.

Duhet të shpenzojmë nga mirësitë që na ka dhënë Zoti e t’ua japim të varfërve dhe çdo kategorie në nevojë, ashtu siç na udhëzon i Gjithëmëshirshmi. Këto dy punë, namazi dhe zekati, janë dy adhurimet më të mëdha, që i përkushtohen Zotit në shenjë bindjeje ndaj Tij. Madje, ato janë treguesit më të mëdhenj të bindjes ndaj Allahut, sepse janë plotësim i hakut të Allahut dhe i hakut të krijesave. Ato tregojnë sinqeritetin ndaj të Adhuruarit të vetëm me meritë, Allahut të Madhëruar, dhe tregojnë bamirësinë ndaj krijesave. Pastaj Allahu i Madhëruar na jep një urdhër të përgjithshëm:

dhe bindjuni të Dërguarit që të mëshiroheni!“ – Bindjuni urdhëresave të tij dhe largojuni ndalesave të tij. Allahu i Madhëruar thotë: “Kush i bindet Profetit, i është bindur Allahut. Por kush e refuzon, (dije se) Ne nuk të kemi dërguar ty si mbikqyrës të (punëve të) tyre.” [Nisa 80]. Nëse e bëjmë këtë, atëherë Ai premton: “…që të mëshiroheni.” Atëherë, ai që dëshiron mëshirën, le ta dijë se kjo është rruga e arritjes së saj. Nga ana tjetër, ai që kërkon ta arrijë mëshirën e Zotit dhe shpreson që Ai ta përfshijë në të, pa falur namazin, pa dhënë zekatin e pa iu bindur Profetit, ai është mashtrues dhe ëndërron me sy hapur. Ai vetëmashtrohet nga ëndrra të kota dhe të paqena.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/56-atehere-faleni-rregullisht-namazin-dhe-jepeni-zekatin-dhe-bindjuni-te-derguarit-qe-te-meshiroheni/feed/ 0
55. Allahu u ka premtuar atyre që besuan dhe bënë vepra të mira se do t’i bëjë sundues në tokë, ashtu si i pati bërë sundues ata (besimtarë të mirë) që ishin para tyre. Ai do ta forcojë fenë – atë që Ai e ka zgjedhur për ta dhe në vend të frikës do t’u dhurojë siguri dhe paqe. Ata më adhurojnë vetëm Mua e nuk më shoqërojnë askënd e asgjë. Por, kushdo që mohon pas kësaj, – ata janë të prishur (që kalojnë çdo kufi). https://www.tefsirkurani.al/55-allahu-u-ka-premtuar-atyre-qe-besuan-dhe-bene-vepra-te-mira-se-do-ti-beje-sundues-ne-toke-ashtu-si-i-pati-bere-sundues-ata-besimtare-te-mire-qe-ishin-para-tyre-ai-do-ta-forcoje-fene/ https://www.tefsirkurani.al/55-allahu-u-ka-premtuar-atyre-qe-besuan-dhe-bene-vepra-te-mira-se-do-ti-beje-sundues-ne-toke-ashtu-si-i-pati-bere-sundues-ata-besimtare-te-mire-qe-ishin-para-tyre-ai-do-ta-forcoje-fene/#respond Fri, 16 Jul 2021 13:14:20 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=5855 Allahu u ka premtuar atyre që besuan dhe bënë vepra të mira se do t’i bëjë sundues në tokë, ashtu si i pati bërë sundues ata (besimtarë të mirë) që ishin para tyre. Ai do ta forcojë fenë – atë që Ai e ka zgjedhur për ta – , dhe në vend të frikës do t’u dhurojë siguri dhe paqe. Ata më adhurojnë vetëm Mua e nuk më shoqërojnë askënd e asgjë.“ – Ky është një nga premtimet e Zotit, që është sigurisht i vërtetë dhe që Ai e ka përmbushur. Ai është realizuar dhe dëshmuar shumë herë në këtë botë. Ai u ka premtuar atyre që e plotësojnë imanin dhe veprat e mira sipas tij, se do t’i bëjë sundimtarë në tokë, që të jenë ata udhëheqësit që do të vijnë njëri pas tjetrit e brez pas brezi. Ai u ka premtuar që do të jenë ata që do të kenë në dorë të mirat dhe begatitë e tokës. Ai do t’ua mundësojë zbatimin e fesë që ka pëlqyer për ta, pra, të fesë islame, e cila ka triumfuar mbi të gjitha fetë.

Allahu e zgjodhi Islamin si fenë e Tij për këtë umet të veçantë për vetë vlerat, mirësitë dhe gradën e lartë të kësaj feje, si dhe për ta plotësuar e përkryer mirësinë e Tij ndaj këtij umeti. Ai do t’u mundësojë atyre që besojnë sinqerisht dhe saktë dhe që bëjnë vepra të mira, që ta zbatojnë lirisht këtë fe madhështore. Allahu do t’u mundësojë që t’i plotësojnë dispozitat e saj. Ai do t’u mundësojë që t’i plotësojnë detyrimet fetare, qoftë ato të fshehurat, qoftë ato të shfaqurat, qoftë për veten e tyre, qoftë për të ftuar të tjerët. Pasuesit e çdo besimi tjetër ose mohuesit do të jenë të mposhtur e të nënshtruar para muslimanëve. Allahu i Madhëruar u premton besimtarëve të mirë se do t’ua zëvendësojë frikën me siguri e paqe. Nëse besimtarët e mirë jetojnë në kohëra frike e terrori, ndonjë prej tyre nuk mund ta shfaqë haptas besimin e vet, sepse vuan dhe heq mundime të shumta nga jobesimtarët.

Gjithashtu, ndodh që xhemati i muslimanëve të jetë i vogël, në krahasim me të tjerët. Madje ndodh që e gjithë bota të mblidhen kundër tyre për t’i luftuar, duke kaluar çdo kufi në mizori e padrejtësi. Kështu, Allahu u premton besimtarëve të Tij të sinqertë se, nëse besojnë drejt e punojnë sinqerisht sipas këtij besimi, Ai do t’ua largojë këtë frikë që i rrethon dhe do ta largojë padrejtësinë e botës kundër tyre. Mendohu pak me kujdes! Kur Allahu i Lartësuar bëri këto premtime në këtë ajet, në atë kohë asgjë nga këto nuk ishte realizuar dhe muslimanët akoma nuk ishin bërë udhëheqës, madje as nuk mund ta shfaqnin fenë e tyre haptasi. El temkin është kompletimi e shfaqja e fesë islame me të gjitha shenjat e simbolet e saj, në siguri të plotë dhe paqe. Domethënë, kjo është mundësia për ta adhuruar Allahun si Një të vetëm e të Pashoq, duke mos iu frikësuar askujt tjetër.

Brezi i parë i këtij umeti punoi për kompletimin e imanit dhe me punë të sinqerta sipas tij, duke u ngritur shumë lart mbi të gjithë popujt e tjerë, prandaj Allahu i lartësoi mbi të gjithë popujt dhe i bëri sundues dhe mbretërues të tyre. Ata çliruan lindjen dhe perëndimin e botës. Ata përhapën paqen e qetësinë nëpërmjet teuhidit dhe adhurimit të Zotit, duke ngritur  lart simbolet e shenjtëritë e Tij. Kjo ishte një përmbushje e plotë e premtimit të Allahut dhe një shenjë e jashtëzakonshme që Ai i dha njerëzimit. Ky premtim do të vazhdojë deri në Kijamet dhe do të përmbushet sa herë që muslimanët e jetësojnë fenë dhe e përkryejnë imanin dhe veprat e mira. Nëse ata besojnë dhe punojnë me këtë besim, premtimi i Allahut është i pakthyeshëm. Nëse ndodh që në ndonjë kohë të marrin forcë dhe terren munafikët dhe mohuesit e Zotit, kjo ndodh për shkak se besimtarët kanë cenuar imanin dhe veprat e mira.

Por, kushdo që mohon pas kësaj, – ata janë të prishur (që kalojnë çdo kufi).“ – Ata që mohojnë edhe pas këtij lartësimi dhe force që Zoti u jep muslimanëve, ata janë më të prishurit, janë keqbërës që kanë dalë nga kufijtë e bindjes ndaj Allahut. Ata janë të padenjë për mirësinë e Allahut dhe nuk e meritojnë atë, sepse nëse e braktis Islamin kur je i lirë e krenar dhe askush nuk të ngushton apo mundon, kjo tregon për qëllime të pështira dhe të sëmura, për ligësi të fshehur. Ajeti tregon se Allahu ka ngritur e krenuar edhe popuj para nesh, sikurse i tha Musai popullit të tij: “Mundet që Allahu ta shkatërrojë armikun tuaj dhe t’ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend, e pastaj do t’ju vështrojë se si do të veproni”. Ose: “Ne duam t’i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t’i bëjmë udhëheqës dhe t’i bëjmë trashëgues. Atyre do t’u japim pushtet në tokë.” [Kasas 5, 6]. Pra, ky është një rregull i pandryshueshëm i Zotit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/55-allahu-u-ka-premtuar-atyre-qe-besuan-dhe-bene-vepra-te-mira-se-do-ti-beje-sundues-ne-toke-ashtu-si-i-pati-bere-sundues-ata-besimtare-te-mire-qe-ishin-para-tyre-ai-do-ta-forcoje-fene/feed/ 0