023. MU’MINUN | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Wed, 06 Apr 2022 16:12:43 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 023. MU’MINUN | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 118. Prandaj thuaj: “O Zoti im! Më fal e më mëshiro! Sepse Ti je më i Miri i mëshiruesve.” https://www.tefsirkurani.al/118-prandaj-thuaj-o-zoti-im-me-fal-e-me-meshiro-sepse-ti-je-me-i-miri-i-meshiruesve-2/ https://www.tefsirkurani.al/118-prandaj-thuaj-o-zoti-im-me-fal-e-me-meshiro-sepse-ti-je-me-i-miri-i-meshiruesve-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 21:24:25 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20359 Prandaj thuaj: “O Zoti im! Më fal e më mëshiro! Sepse Ti je më i Miri i mëshiruesve.” – Thuaj duke u lutur: “O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve! M’i mbulo gjynahet, që të më largosh prej ndëshkimin tënd dhe më mëshiro, që të më dhurosh me mëshirën Tënde çdo të mirë që synoj!”

Pastaj thuaj: “Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve.” Askush nuk e mëshiron njeriun më shumë se Allahu. Zoti është më i mëshirshëm sesa prindi për fëmijën e tij, madje më i mëshirshëm për njeriun sesa vetë njeriu për veten e vet.

Këtu përfundon tefsiri i sures Muminunë. Falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/118-prandaj-thuaj-o-zoti-im-me-fal-e-me-meshiro-sepse-ti-je-me-i-miri-i-meshiruesve-2/feed/ 0
117. Kush adhuron përveç Allahut ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, do të përgjigjet vetëm para Zotit të vet. Dhe mohuesit nuk do të shpëtojnë kurrë. https://www.tefsirkurani.al/117-kush-adhuron-pervec-allahut-ndonje-zot-tjeter-per-te-cilin-nuk-ka-kurrfare-fakti-do-te-pergjigjet-vetem-para-zotit-te-vet-dhe-mohuesit-nuk-do-te-shpetojne-kurre-2/ https://www.tefsirkurani.al/117-kush-adhuron-pervec-allahut-ndonje-zot-tjeter-per-te-cilin-nuk-ka-kurrfare-fakti-do-te-pergjigjet-vetem-para-zotit-te-vet-dhe-mohuesit-nuk-do-te-shpetojne-kurre-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 21:24:05 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20357 – “Kush adhuron përveç Allahut ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, do të përgjigjet vetëm para Zotit të vet. Dhe mohuesit nuk do të shpëtojnë kurrë.“ – Çdokush që i lutet dikujt tjetër veç Allahut, pa patur asnjë argument, ai merr dënimin e merituar. Dhe dihet se nuk ka asnjë argument që të justifikojë idhujtarinë. Madje, të gjitha shpalljet e të gjithë profetët sollën argumente të prera që idhujtaria është e dënueshme.

Por ata që bien në idhujtari, i kthejnë shpinën padrejtësisht dhe me arrogancë këtyre fakteve. Për këta njerëz do të vijë dita që do të dalin para Zotit dhe Ai do t’u japë atë që meritojnë për veprat e tyre. Ata nuk do të arrijnë asnjë mirësi dhe nuk do të shpëtojnë nga ndëshkimi, sepse ai që mohon Zotin ose bie në idhujtari nuk ka pjesë në faljen dhe shpërblimin e Zotit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/117-kush-adhuron-pervec-allahut-ndonje-zot-tjeter-per-te-cilin-nuk-ka-kurrfare-fakti-do-te-pergjigjet-vetem-para-zotit-te-vet-dhe-mohuesit-nuk-do-te-shpetojne-kurre-2/feed/ 0
116. I lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi, i Vërteti! Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Tij. Ai është Zoti i Arshit të Nderuar. https://www.tefsirkurani.al/116-i-lartesuar-qofte-allahu-sunduesi-i-verteti-nuk-ka-zot-tjeter-te-denje-per-adhurim-pervec-tij-ai-eshte-zoti-i-arshit-te-nderuar-2/ https://www.tefsirkurani.al/116-i-lartesuar-qofte-allahu-sunduesi-i-verteti-nuk-ka-zot-tjeter-te-denje-per-adhurim-pervec-tij-ai-eshte-zoti-i-arshit-te-nderuar-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 21:23:33 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20355 – “I lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi, i Vërteti! Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Tij. Ai është Zoti i Arshit të Nderuar.“ – U madhëroftë e u lartësoftë Zoti mbi të gjitha ato shpifje që cenojnë dhe hedhin dyshim mbi urtësinë e Tij.  Ai është Sunduesi i vërtetë dhe, si i tillë, Ai është i vërteti në premtimet dhe kërcënimet e Tij. Allahu është i vetmi i Adhuruar, sepse Ai është i Plotë dhe Absolut. Ai është gjithashtu: Zot i Fronit madhështor dhe Zoti i gjithçkaje poshtë Fronit. Atëherë, është e pamundur që Ai t’i krijonte këto krijesa madhështore pa ndonjë qëllim.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/116-i-lartesuar-qofte-allahu-sunduesi-i-verteti-nuk-ka-zot-tjeter-te-denje-per-adhurim-pervec-tij-ai-eshte-zoti-i-arshit-te-nderuar-2/feed/ 0
115. A menduat atëherë, ju se Ne ju patëm krijuar kot dhe se ju nuk do të ktheheshit te Ne (për llogari)? https://www.tefsirkurani.al/115-a-menduat-atehere-ju-se-ne-ju-patem-krijuar-kot-dhe-se-ju-nuk-do-te-ktheheshit-te-ne-per-llogari-2/ https://www.tefsirkurani.al/115-a-menduat-atehere-ju-se-ne-ju-patem-krijuar-kot-dhe-se-ju-nuk-do-te-ktheheshit-te-ne-per-llogari-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 21:22:45 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20353 A menduat atëherë, ju se Ne ju patëm krijuar kot dhe se ju nuk do të ktheheshit te Ne (për llogari)?“ – Mos ju krijuam që të hani e të pini dhe të argëtoheni me stolitë e kësaj dynjaje? Mos, vallë, do t’ju linim pa urdhëruar dhe ndaluar, pa ju shpërblyer e ndëshkuar sipas veprave tuaja?!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/115-a-menduat-atehere-ju-se-ne-ju-patem-krijuar-kot-dhe-se-ju-nuk-do-te-ktheheshit-te-ne-per-llogari-2/feed/ 0
114. Pastaj do t’u thuhet: “Me të vërtetë keni qëndruar pak, veç sikur ta dinit!” https://www.tefsirkurani.al/114-pastaj-do-tu-thuhet-me-te-vertete-keni-qendruar-pak-vec-sikur-ta-dinit-2/ https://www.tefsirkurani.al/114-pastaj-do-tu-thuhet-me-te-vertete-keni-qendruar-pak-vec-sikur-ta-dinit-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 21:22:19 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20351 Pastaj do t’u thuhet: “Me të vërtetë keni qëndruar pak, veç sikur ta dinit!” – Sido që të jetë, e përcaktuat apo jo saktësisht kohën e qëndrimit në dynja, ju keni qëndruar shumë pak, sikur ta dinit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/114-pastaj-do-tu-thuhet-me-te-vertete-keni-qendruar-pak-vec-sikur-ta-dinit-2/feed/ 0
113. Ata do të thonë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës. Por pyeti ata që dinë të mbajnë llogari!” https://www.tefsirkurani.al/113-ata-do-te-thone-kemi-qendruar-nje-dite-ose-nje-pjese-te-dites-por-pyeti-ata-qe-dine-te-mbajne-llogari-2/ https://www.tefsirkurani.al/113-ata-do-te-thone-kemi-qendruar-nje-dite-ose-nje-pjese-te-dites-por-pyeti-ata-qe-dine-te-mbajne-llogari-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 21:22:01 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20349 – “Ata do të thonë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës.“ – Kjo fjalë tregon opinionin e tyre në lidhje me kohën e qëndrimit në dynja dhe për faktin se ata e shihnin si një kohë shumë të shkurtër. Por ky nuk ishte përcaktim i saktë, prandaj do të thonë:

– “Por pyeti ata që dinë të mbajnë llogari!” – Pyesni ata që e dinë me saktësi kohën e qëndrimit. Thonë kështu sepse ata të mjerë janë të zhytur në një dënim që ta heq mendjen nga gjithçka.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/113-ata-do-te-thone-kemi-qendruar-nje-dite-ose-nje-pjese-te-dites-por-pyeti-ata-qe-dine-te-mbajne-llogari-2/feed/ 0
112. Atyre do t’u thuhet: “E sa vjet keni qendruar në tokë?” https://www.tefsirkurani.al/112-atyre-do-tu-thuhet-e-sa-vjet-keni-qendruar-ne-toke-2/ https://www.tefsirkurani.al/112-atyre-do-tu-thuhet-e-sa-vjet-keni-qendruar-ne-toke-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 21:21:17 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20346 – “Atyre do t’u thuhet: “E sa vjet keni qendruar në tokë?” – Edhe pse koha ka qenë shumë e shkurtër, ata kanë bërë aq shumë të këqija sa meritojnë zemërimin dhe ndëshkimin e Allahut. Ata janë treguar mendjelehtë, sepse nuk e kanë shfrytëzuar këtë kohë të shkurtër për të bërë vepra të mira dhe për të fituar përjetësinë, ashtu siç veprojnë besimtarët, të cilëve Zoti u dhuroi urtësi e mençuri dhe ata fituan lumturinë e përjetshme dhe kënaqësinë e Zotit të tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/112-atyre-do-tu-thuhet-e-sa-vjet-keni-qendruar-ne-toke-2/feed/ 0
111. Unë do t’i shpërblej ata sot, sepse u treguan të durueshëm. Ata janë, vërtet fitimtarët. https://www.tefsirkurani.al/111-une-do-ti-shperblej-ata-sot-sepse-u-treguan-te-durueshem-ata-jane-vertet-fitimtaret-2/ https://www.tefsirkurani.al/111-une-do-ti-shperblej-ata-sot-sepse-u-treguan-te-durueshem-ata-jane-vertet-fitimtaret-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 21:20:54 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20344 – “Unë do t’i shpërblej ata sot, sepse u treguan të durueshëm.“ – Sot, Unë po i shpërblej ata për bindjen ndaj Meje dhe për durimin kundrejt mundimeve që ju u jepnit me talljet tuaja. Me punë të mira dhe me durimin e plotë, arritën gradën e lartë, që Zoti thotë:

– “Ata janë, vërtet fitimtarët.” – Ata fituan mirësitë e përjetshme dhe shpëtimin nga Zjarri i ndezur fort, ashtu siç thuhet në një ajet tjetër: “Por sot janë besimtarët që do të tallen me jobesimtarët. Duke qëndruar mbështetur në kolltukë, ata do të vështrojnë. A u shpërblyen plotësisht jobesimtarët për atë që kanë bërë?” [Mutaffifin 34 – 36]. Duke i qortuar, Allahu i Madhëruar u drejtohet atyre fatzinjve dhe, duke i bërë të shohin mendjelehtësinë e tyre, u thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/111-une-do-ti-shperblej-ata-sot-sepse-u-treguan-te-durueshem-ata-jane-vertet-fitimtaret-2/feed/ 0
110. Por ju i tallët ata, saqë ajo tallje ju bëri të harronit Mesazhin Tim. Ju qeshnit me ta. https://www.tefsirkurani.al/110-por-ju-i-tallet-ata-saqe-ajo-tallje-ju-beri-te-harronit-mesazhin-tim-ju-qeshnit-me-ta-2/ https://www.tefsirkurani.al/110-por-ju-i-tallet-ata-saqe-ajo-tallje-ju-beri-te-harronit-mesazhin-tim-ju-qeshnit-me-ta-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 21:20:34 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20342 Por ju i tallët ata, saqë ajo tallje ju bëri të harronit Mesazhin Tim. Ju qeshnit me ta. – Në fakt, ata ishin zotërinjtë e vërtetë dhe më të zgjedhurit e njerëzve, po ju: “…i tallët ata.” Ju, mohues të besimit, keqbërës, mendjelehtë e faqezinj, guxuat që të talleshit me njerëzit më të zgjedhur e më të lartë. Ju i përçmuat dhe u tallët me ta. Kjo vepër e ulët ju angazhoi aq shumë, saqë: “… ju bëri të harronit Mesazhin Tim.”

Kjo vepër e keqe u bë shkak që ata të harronin të përmendnin Zotin. Mospërmendja e Zotit i nxiste dhe ua bënte të thjeshtë talljen me besimtarët, vepër e cila i bëri të meritonin që zemrat e tyre çdo ditë e më shumë të largoheshin nga përmendja e Zotit. Këto janë të lidhura me njëra tjetrën. Kjo është humbja e sigurt.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/110-por-ju-i-tallet-ata-saqe-ajo-tallje-ju-beri-te-harronit-mesazhin-tim-ju-qeshnit-me-ta-2/feed/ 0
109. Disa prej robërve të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besojmë. Prandaj na fal dhe na mëshiro, sepse Ti je më i miri i mëshiruesve! https://www.tefsirkurani.al/109-disa-prej-roberve-te-mi-thane-o-zoti-yne-ne-besojme-prandaj-na-fal-dhe-na-meshiro-sepse-ti-je-me-i-miri-i-meshiruesve-2/ https://www.tefsirkurani.al/109-disa-prej-roberve-te-mi-thane-o-zoti-yne-ne-besojme-prandaj-na-fal-dhe-na-meshiro-sepse-ti-je-me-i-miri-i-meshiruesve-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 21:20:12 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20340 – “Disa prej robërve  të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besojmë. Prandaj na fal dhe na mëshiro, sepse Ti je më i miri i mëshiruesve!” – Ata patën besim të sinqertë, i cili i nxiti të bëjnë punë të mira. Ata iu lutën Zotit për falje dhe mëshirë dhe kërkuan të afroheshin tek Ai duke dëshmuar aspektin rububije dhe faktin se ishte Ai që u dhuroi imanin.

Ata kërkuan ndërmjetësim dhe afrim me Allahun duke e lëvduar dhe lutur me emrat dhe cilësitë e Tij, duke iu lutur me mëshirën e Tij dhe bamirësinë e Tij të përgjithshme. Të gjitha këto tregojnë se ata janë të nënshtruar e të mbushur me përunjësi e frikërespekt për Zotin. Ata e adhurojnë Zotin me përunjësi e frikë nga ndëshkimi i Tij dhe shpresë për shpërblimin e Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/109-disa-prej-roberve-te-mi-thane-o-zoti-yne-ne-besojme-prandaj-na-fal-dhe-na-meshiro-sepse-ti-je-me-i-miri-i-meshiruesve-2/feed/ 0