022. EL HAXH | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Wed, 06 Apr 2022 14:30:27 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 022. EL HAXH | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 78. Luftoni me një luftë të denjë për hir të Allahut! Ai ju zgjodhi ju dhe nuk ju obligoi me ndonjë vështirësi në fé, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju quajti myslimanë edhe më parë (në Shkrimet e Shenjta), edhe në këtë (Kur’an), që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit. Pra faleni rregullisht namazin, jepeni zekatin dhe mbështetjuni Allahut se Ai është Mbrojtësi juaj – më i Madhi Mrojtës dhe më i Miri Ndihmëtar. https://www.tefsirkurani.al/78-luftoni-me-nje-lufte-te-denje-per-hir-te-allahut-ai-ju-zgjodhi-ju-dhe-nuk-ju-obligoi-me-ndonje-veshtiresi-ne-fe-ne-fene-e-babait-tuaj-ibrahimit-ai-ju-quajti-myslimane-edhe-me-pare-ne-shkrimet-2/ https://www.tefsirkurani.al/78-luftoni-me-nje-lufte-te-denje-per-hir-te-allahut-ai-ju-zgjodhi-ju-dhe-nuk-ju-obligoi-me-ndonje-veshtiresi-ne-fe-ne-fene-e-babait-tuaj-ibrahimit-ai-ju-quajti-myslimane-edhe-me-pare-ne-shkrimet-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 17:38:41 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22742 Luftoni me një luftë të denjë për hir të Allahut!” – El Xhihad quhet shfrytëzimi i të gjitha mundësive për të arritur qëllimin e caktuar. Të luftosh ose bësh xhihad në rrugën e Allahut, ashtu si e meriton Ai, do të thotë që të bësh plotësisht të gjitha përpjekjet për të përmbushur çështjen e Allahut dhe fenë e Tij, për të ftuar krijesat në rrugën e Tij me çdo mënyrë të lejueshme e të mundshme për këtë. Rrugët për këtë janë të shumta, si këshilla e mirë, përhapja e diturisë së dobishme, lufta në rrugën e Zotit, përhapja e moralit të mirë, paralajmërimi dhe këshilla e njerëzve me forma inkurajuese dhe kërcënuese, që nxisin shpresën për shpërblim dhe frikën nga ndëshkimi, etj.

– “Ai ju zgjodhi ju dhe nuk ju obligoi me ndonjë vështirësi në fé, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit.” – Është Allahu i Madhëruar Ai që ju zgjodhi ju, o muslimanë, nga mesi i gjithë njerëzisë. Është Allahu Ai që e zgjodhi Islamin si fenë tuaj dhe që kënaqet që ta adhuroni Atë përmes kësaj feje. Ai zgjodhi për ju më të mirin profet dhe më të zgjedhurin libër. Atëherë, tregoni mirënjohjen e duhur për këtë mirësi që ju dha. Mirënjohja për to tregohet duke u përkushtuar në xhihad në rrugën e Zotit, ashtu si Ai e meriton. Ai thotë: “Luftoni denjësisht për hir të Allahut!” Ndoshta dikush mund ta shohë këtë urdhër si të pamundur ose shumë të vështirë për t’u përmbushur. Për këtë arsye, sqarohet më pas se, të bësh xhihad të vërtetë për hir të Zotit nuk është as e pamundur dhe as e vështirë: “…dhe nuk ju ngarkoi me ndonjë vështirësi në fe”.

Kjo fe nuk është as e vështirë dhe as e pamundur të zbatohet. Madje, ajo është në kufijtë më të skajshëm të lehtësisë e thjeshtësisë. Allahu i Madhëruar ka urdhëruar veçse atë që është e lehtë për shpirtin e njerëzve dhe nuk i rëndon dhe as i fut ata në vështirësi. Madje, edhe në rastet kur mund të ndihet ndonjë lloj vështirësie, Ai ka caktuar lehtësime ose duke e çliruar fare njeriun nga disa lloj detyrimesh, ose duke i reduktuar dhe thjeshtësuar ato. Nga ky ajet është nxjerrë edhe një parim ligjor, që thotë: “Vështirësitë bëjnë të ligjshme dispozitat lehtësuese.“ Ose rregulli tjetër: “Domosdoshmëritë bëjnë të lejuar edhe atë që është e ndaluar.” Në bazë të këtyre dy rregullave ligjore lehtësohen shumë çështje, që janë sqaruar në librat e ligjeve dhe fikhut. Kjo fe e këto ligje të mrekullueshme dhe të lehta janë pjesë e moralit dhe fesë së atit tuaj, Ibrahimit (a.s), prandaj kapuni fort pas tyre:

– “Ai ju quajti myslimanë edhe më parë (në Shkrimet e Shenjta), edhe në këtë (Kur’an), … – Kështu ju ka emërtuar Zoti në librat e parë dhe të njohur. Po kështu ju emërtoi edhe në këtë Kur’an madhështor dhe këtë fe të plotë. Ky është emri dhe atributi juaj i vjetër dhe i ri.

– “… që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju …” – Profeti do të dëshmojë për veprat tuaja të mira ose të këqija.

– “… dhe që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit.” – Ndërsa ju do të dëshmoni për të gjithë njerëzit, sepse jeni populli më i mirë që ka dalë për të mirën e njerëzimit. Ju jeni popull i drejtë, i mirë dhe i dobishëm. Ju do të dëshmoni se profetët e kryen amanetin e Zotit dhe ua kumtuan popujve të tyre shpalljet dhe mesazhin e Tij, ashtu siç jeni njoftuar në Librin tuaj.

“Pra faleni rregullisht namazin, …” – Faleni namazin duke i plotësuar shtyllat, detyrat, kushtet e elementët e pëlqyeshëm të tij dhe duke përmbushur gjithçka që nënkupton një namaz i mirë.

… jepeni zekatin …” – Jepni zekatin e detyrueshëm, si mirënjohje për Allahun, për ato që ju ka falur! Jepjani zekatin pikërisht atij njeriu që e meriton!

… dhe mbështetjuni Allahut… – Vetëm tek Allahu kërkoni strehim e mbrojtje nga çdo e keqe dhe vetëm Atij mbështetjuni e kërkojini ndihmë, për të arritur të gjitha të mirat që kërkoni nga të dyja jetët! Kurrë mos u mbështesni në forcat tuaja dhe mundësitë tuaja!

se Ai është Mbrojtësi juaj – Allahu është Mbrojtësi e Ndihmëtari, që kujdeset për të gjitha çështjet tuaja. Ai ju edukon dhe rregullon gjendjen tuaj, me përkujdesin e dashurinë e Tij për ju. Ai ju udhëzon në rrugën më të mirë për ju, me vendimet dhe pushtetin e Tij.

– “… më i Madhi Mrojtës dhe më i Miri Ndihmëtar. – Sa Ndihmëtar dhe Kujdestar i mirë është Allahu, për ata që i ka futur nën kujdesin e Tij! Sa i lumtur është ai për të cilin kujdeset Zoti, sepse ai do të arrijë gjithçka që synon në të dyja jetët! Sa Mbrojtës i mirë është Ai për këdo që kërkon ndihmën e mbrojtjen e Tij, sepse ai njeri do të shpëtojë nga çdo e keqe që i kanoset!

Këtu përfundon tefsiri i sures Haxh. I gjithë lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/78-luftoni-me-nje-lufte-te-denje-per-hir-te-allahut-ai-ju-zgjodhi-ju-dhe-nuk-ju-obligoi-me-ndonje-veshtiresi-ne-fe-ne-fene-e-babait-tuaj-ibrahimit-ai-ju-quajti-myslimane-edhe-me-pare-ne-shkrimet-2/feed/ 0
77. O ju që keni besuar! Falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni! Bëni punë të mira se do të gjeni shpëtim! https://www.tefsirkurani.al/77-o-ju-qe-keni-besuar-falni-namazin-me-ruku-e-sexhde-dhe-vetem-zotin-tuaj-adhurojeni-beni-pune-te-mira-se-do-te-gjeni-shpetim-2/ https://www.tefsirkurani.al/77-o-ju-qe-keni-besuar-falni-namazin-me-ruku-e-sexhde-dhe-vetem-zotin-tuaj-adhurojeni-beni-pune-te-mira-se-do-te-gjeni-shpetim-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 17:38:24 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22741 O ju që keni besuar! Falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni!” – Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij besimtarë për të falur namazin. Ai ka përmendur në mënyrë të veçantë rukunë dhe sexhden, për ta theksuar rëndësinë dhe vlerën e tyre dhe për të treguar se ato janë shtylla të domosdoshme të këtij riti, që qetëson syrin dhe shpirtin e besimtarit. Namazi është ngushëllimi i zemrës së trishtuar e të dëshpëruar.

Allahu i Madhëruar na tregon qartë se Ai është Zoti, Krijuesi, Sunduesi, që përkujdeset dhe na dhuron nga mirësitë e Tij dhe, si i tillë, vetëm Atij duhet t’ia përkushtojmë adhurimet me sinqeritetin e plotë. I Madhëruar është Zoti i botëve i Cili, duke u përkujdesur për robërit e Tij, i urdhëron për çdo të mirë dhe i mëson se çdo fitore, mirësi dhe shpëtim nga çdo e keqe e të dyja botëve është e lidhur ngushtë me çështjet që u përmendën më lart, prandaj:

– “Bëni punë të mira se do të gjeni shpëtim!” – Nëpërmjet besimit të pastër e korrekt, nëpërmjet namazit e njësimit të Zotit në adhurime, nëpërmjet veprave të mira, që kënaqin Zotin, arrihet lumturia dhe shpëtohet nga ndëshkimi. Nuk ka rrugë tjetër për të arritur fitoren, veç sinqeritetit në adhurimin e Krijuesit dhe përmes punës për të qenë i dobishëm për krijesat. Kujt i jepet kjo mirësi prej Zotit, i është dhuruar e gjithë lumturia, shpëtimi dhe mirësia.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/77-o-ju-qe-keni-besuar-falni-namazin-me-ruku-e-sexhde-dhe-vetem-zotin-tuaj-adhurojeni-beni-pune-te-mira-se-do-te-gjeni-shpetim-2/feed/ 0
76. Ai e di atë që e bënë më parë dhe atë që do të bëjnë më vonë dhe vetëm tek Allahu kthehen të gjitha çështjet. https://www.tefsirkurani.al/76-ai-e-di-ate-qe-e-bene-me-pare-dhe-ate-qe-do-te-bejne-me-vone-dhe-vetem-tek-allahu-kthehen-te-gjitha-ceshtjet-2/ https://www.tefsirkurani.al/76-ai-e-di-ate-qe-e-bene-me-pare-dhe-ate-qe-do-te-bejne-me-vone-dhe-vetem-tek-allahu-kthehen-te-gjitha-ceshtjet-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 17:38:06 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22739 – “Ai e di atë që e bënë më parë dhe atë që do të bëjnë më vonë dhe vetëm tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” – Është Allahu që i dërgon dhe zgjedh të dërguarit, që ata të ftojnë njerëzinë në adhurimin e Tij. Por ashtu siç ka që e pranojnë ftesën e profetëve, ashtu ka edhe që e refuzojnë ftesën e tyre: disa jetojnë me besimin në Zot, kurse të tjerë i kthejnë shpinën fesë dhe besimit. Megjithatë, kaq është detyra dhe misioni i profetëve, kurse shpërblimi për veprat e njerëzve është në dorë të Allahut. Ata do të kthehen të gjithë tek Allahu i Madhëruar dhe nga Ai do të marrin ose bamirësinë, ose drejtësinë e Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/76-ai-e-di-ate-qe-e-bene-me-pare-dhe-ate-qe-do-te-bejne-me-vone-dhe-vetem-tek-allahu-kthehen-te-gjitha-ceshtjet-2/feed/ 0
75. Allahu i zgjedh të dërguarit prej melekëve dhe prej njerëzve. Allahu dëgjon e sheh gjithçka. https://www.tefsirkurani.al/75-allahu-i-zgjedh-te-derguarit-prej-melekeve-dhe-prej-njerezve-allahu-degjon-e-sheh-gjithcka-2/ https://www.tefsirkurani.al/75-allahu-i-zgjedh-te-derguarit-prej-melekeve-dhe-prej-njerezve-allahu-degjon-e-sheh-gjithcka-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 17:37:51 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22738 Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar na tregoi qartësisht se Ai është i Plotë e Absolut, ndërsa idhujt janë të dobët e të pafuqishëm. Ai na tregoi se është i Vetmi që meriton adhurimin, i Vetmi i adhuruar me meritë. Në vijim, Ai na tregon gjendjen e profetëve dhe veçoritë e tyre, me të cilat dallohen nga të gjitha krijesat. Ai thotë:

– “Allahu i zgjedh të dërguarit prej melekëve dhe prej njerëzve.” – Allahu i Madhëruar zgjedh për t’i bërë të dërguar të Tij vetëm ata që Ai do. Mes melekëve, ka zgjedhur për Shpalljen e Tij ata më të dalluarit. Edhe prej njerëzve ka zgjedhur më të dalluarit, për t’i bërë lajmëtarë e profetë të Tij.

Këta janë më të dalluarit dhe më të pastërtit e llojit të tyre, ata që kanë cilësitë më të plota dhe virtytet më të larta. Profetët janë krijesat më të zgjedhura dhe të dalluara. Ai që i zgjodhi për t’i bërë profetë është i Plotë e Absolut në diturinë e Tij, prandaj asgjë nuk i fshihet diturisë së Tij. Ai që i zgjodhi dëgjon e shikon gjithçka.

– “Allahu dëgjon e sheh gjithçka.” – Dituria, dëgjimi e shikimi i Allahut përfshijnë gjithçka. Kështu, Ai i zgjodhi ata me dituri të plotë se ata janë më të meritueshmit për atë mision. I Madhëruari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/75-allahu-i-zgjedh-te-derguarit-prej-melekeve-dhe-prej-njerezve-allahu-degjon-e-sheh-gjithcka-2/feed/ 0
74. Ata nuk e kanë madhëruar Allahun me madhërinë e Tij të vërtetë, ashtu siç e meriton. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm, Ngadhënjimtar. https://www.tefsirkurani.al/74-ata-nuk-e-kane-madheruar-allahun-me-madherine-e-tij-te-vertete-ashtu-sic-e-meriton-dhe-allahu-eshte-i-plotfuqishem-ngadhenjimtar-2/ https://www.tefsirkurani.al/74-ata-nuk-e-kane-madheruar-allahun-me-madherine-e-tij-te-vertete-ashtu-sic-e-meriton-dhe-allahu-eshte-i-plotfuqishem-ngadhenjimtar-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 17:37:27 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22737 – “Ata nuk e kanë madhëruar Allahun me madhërinë e Tij të vërtetë, ashtu siç e meriton.” – Këta nuk e kanë lartësuar Zotin me madhërimin që i takon, sepse e kanë barazuar me krijesat e dobëta. Këta të mjerë e trajtuan njëlloj krijesën, që është e dobët, e varfër dhe e pafuqishme nga çdo aspekt, me Allahun e Madhëruar, i cili është i Pasur, Jonevojtar për asgjë dhe i Plotfuqishëm e absolut në çdo drejtim. Ata e trajtuan njëlloj si atë që nuk ka në dorë as për veten e vet e as për të tjerët të bëjë mirë apo keq, që nuk ka në dorë të japë jetë dhe të ringjallë, me Atë që, në fakt, është i Vetmi që ka në dorë të mirën dhe të keqen, që jep dhe privon dhe që ka në dorë të gjitha çështjet e krijesave dhe administrimin e tyre.

– “Dhe Allahu është i Plotfuqishëm, Ngadhënjimtar.” – Ai është i Plotë dhe Absolut në fuqinë e Tij, Ai është i Plotë në krenarinë e Tij dhe Ngadhënjimtar. Një fakt që tregon se Ai është Fuqiplotë dhe Ngadhënjimtar, është se të gjitha krijesat janë në dorë të Tij. Askush dhe asgjë nuk lëviz ose të qëndrojë në prehje pa lejen e Tij, vetëm nëse Ai dëshiron dhe ashtu siç Ai e dëshiron dhe e vendos. Ajo që Allahu ka dashur të jetë është, dhe ajo që nuk ka dashur të jetë nuk është. Tregues i fuqisë së Tij të plotë është edhe se Ai i mban qiejt dhe tokën që të mos bien dhe të shkatërrohen. Ai është i Plotfuqishmi dhe, si i tillë, do t’i ringjallë të gjitha krijesat nga vdekja, nga i pari deri tek i fundit, me një të fryrë të bririt. Ai është i Plotfuqishmi, prandaj edhe i shkatërron tiranët – dhe të gjithë popujt arrogantë e të padrejtë – veçse me pjesë të vogël të fuqisë dhe të dënimit të Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/74-ata-nuk-e-kane-madheruar-allahun-me-madherine-e-tij-te-vertete-ashtu-sic-e-meriton-dhe-allahu-eshte-i-plotfuqishem-ngadhenjimtar-2/feed/ 0
73. O njerëz! Ja një shembull! Dhe dëgjojeni me vëmendje! Ata të cilët ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të. Dhe nëse miza ua rrëmben diçka, ata nuk do të mund ta rimarrin atë prej saj. Të dobët janë edhe lutësit edhe të luturit. https://www.tefsirkurani.al/73-o-njerez-ja-nje-shembull-dhe-degjojeni-me-vemendje-ata-te-cilet-ju-i-adhuroni-ne-vend-te-allahut-nuk-mund-te-krijojne-asnje-mize-edhe-nese-tubohen-te-gjithe-per-te-dhe-nese-miza-ua-rremben-d-2/ https://www.tefsirkurani.al/73-o-njerez-ja-nje-shembull-dhe-degjojeni-me-vemendje-ata-te-cilet-ju-i-adhuroni-ne-vend-te-allahut-nuk-mund-te-krijojne-asnje-mize-edhe-nese-tubohen-te-gjithe-per-te-dhe-nese-miza-ua-rremben-d-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 17:37:12 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22736 – “O njerëz! Ja një shembull! Dhe dëgjojeni me vëmendje! – Ky është një shembull, që Allahu i Madhëruar na sjell për të na treguar se sa i shëmtuar është adhurimi i idhujve dhe sa të mangëta janë mendjet e atyre që i adhurojnë ata. I Madhëruari na tregon se, që të dy, lutës dhe të lutur, janë të dobët e të varfër. Kjo fjalë u drejtohet të gjithë njerëzve, besimtarëve dhe jobesimtarëve.

Besimtarëve u shtohet dituria dhe qetësia në çështjet e tyre, ndërsa mohuesit nuk do të kenë më justifikim para Krijuesit. Allahu i Madhëruar thotë: “Ja, ku po ju vjen një shembull, ndaj dëgjojeni me kujdes!” Dëgjojeni me kujdes dhe kuptojeni mesazhin e tij. Kujdes që ky ajet të mos i gjejë zemrat tuaja të shkujdesura dhe veshët të shurdhër. Hapni veshët dhe zemrat tuaja për këtë mesazh.

– “Ata të cilët ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të.” – Të gjithë ata që ju adhuroni veç Allahut nuk mund të krijojnë asnjë mushkonjë, edhe nëse mblidhen të gjithë bashkë për këtë qëllim. Mushkonja është nga krijesat më të vogla dhe të përçmuara ndër njerëz. Megjithatë, edhe një krijesë të tillë të dobët ju nuk mund ta krijoni. Sigurisht që, po të jetë fjala për krijesa më të mëdha, e keni më të pamundur t’i krijoni, edhe sikur të mblidheni të gjithë së bashku. Madje, për të treguar se sa të pafuqishëm janë njerëzit, Allahu i Madhëruar thotë:

– “Dhe nëse miza ua rrëmben diçka, ata nuk do të mund ta rimarrin atë prej saj.” – Ky është tregues i pazotësisë e dobësisë së skajshme.

Të dobët janë edhe lutësit edhe të luturit.” – Si idhujt, që ata adhurojnë, ashtu edhe mushkonja janë të dobët. Por, më të dobët se këta të dy janë ata që i konsiderojnë këto puta e idhuj si Zotin e botëve dhe u luten dhe u përulen atyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/73-o-njerez-ja-nje-shembull-dhe-degjojeni-me-vemendje-ata-te-cilet-ju-i-adhuroni-ne-vend-te-allahut-nuk-mund-te-krijojne-asnje-mize-edhe-nese-tubohen-te-gjithe-per-te-dhe-nese-miza-ua-rremben-d-2/feed/ 0
72. Kur u lexohen ajetet tona të qarta, në fytyrat e jobesimtarëve do të vëresh mohim. Ata janë gati t’u vërsulen atyre që ua lexojnë ajetet tona. Thuaj: “A t’ju tregoj për diçka edhe më të keqe se kjo? Është Zjarri (i Xhehenemit), të cilin Allahu ua ka premtuar jobesimtarëve.”. Sa i keq është vendi ku do të shkojnë! https://www.tefsirkurani.al/72-kur-u-lexohen-ajetet-tona-te-qarta-ne-fytyrat-e-jobesimtareve-do-te-veresh-mohim-ata-jane-gati-tu-versulen-atyre-qe-ua-lexojne-ajetet-tona-thuaj-a-tju-tregoj-per-dic/ https://www.tefsirkurani.al/72-kur-u-lexohen-ajetet-tona-te-qarta-ne-fytyrat-e-jobesimtareve-do-te-veresh-mohim-ata-jane-gati-tu-versulen-atyre-qe-ua-lexojne-ajetet-tona-thuaj-a-tju-tregoj-per-dic/#respond Mon, 13 Dec 2021 17:36:55 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22735 – “Kur u lexohen ajetet tona të qarta, në fytyrat e jobesimtarëve do të vëresh mohim.” – Shenjat dhe shpalljet e Zotit janë të qarta dhe madhështore. Ato janë të mjaftueshme për të dalluar të vërtetën nga e kota. Por këta të mjerë as nuk ua hedhin sytë, prandaj nuk ngritën kokë me ta. Madje, në fytyrat e jobesimtarëve vëren urrejtje. Kjo ndodh për shkak të urrejtjes ndaj kësaj shpalljeje.

– “Ata janë gati t’u vërsulen atyre që ua lexojnë ajetet tona.” – Ata janë gati të ushtrojnë dhunë dhe madje t’i vrasin njerëzit që u lexojnë atyre ajetet Tona. Kjo është urrejtja dhe armiqësia e tyre ndaj të vërtetës dhe bartësve të saj. Nuk ka dyshim se kjo është një gjendje shumë e keqe, një gradë shumë e ulët, ku mund të zbresë një njeri. Por le ta dinë se ka një gjendje tjetër shumë më të keqe. Allahu i Madhëruar thotë:

– “Thuaj: “A t’ju tregoj për diçka edhe më të keqe se kjo? Është Zjarri, të cilin Allahu ua ka premtuar jobesimtarëve.”. Sa i keq është vendi ku do të shkojnë. – Kjo gjendje e ka të ligën dhe vuajtjen të pafundme. Madje, dhimbjet dhe vuajtjet kanë për t’iu shtuar në vazhdimësi e përjetësisht kësaj kategorie.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/72-kur-u-lexohen-ajetet-tona-te-qarta-ne-fytyrat-e-jobesimtareve-do-te-veresh-mohim-ata-jane-gati-tu-versulen-atyre-qe-ua-lexojne-ajetet-tona-thuaj-a-tju-tregoj-per-dic/feed/ 0
71. Ata (idhujtarët) adhurojnë përveç Allahut idhuj për të cilët nuk u ka ardhur kurrfarë fakti dhe për të cilët nuk kanë kurrfarë dijeje. Për ata që bëjnë padrejtësi nuk ka asnjë ndihmëtar. https://www.tefsirkurani.al/71-ata-idhujtaret-adhurojne-pervec-allahut-idhuj-per-te-cilet-nuk-u-ka-ardhur-kurrfare-fakti-dhe-per-te-cilet-nuk-kane-kurrfare-dijeje-per-ata-qe-bejne-padrejtesi-nuk-ka-asnje-ndihmetar-2/ https://www.tefsirkurani.al/71-ata-idhujtaret-adhurojne-pervec-allahut-idhuj-per-te-cilet-nuk-u-ka-ardhur-kurrfare-fakti-dhe-per-te-cilet-nuk-kane-kurrfare-dijeje-per-ata-qe-bejne-padrejtesi-nuk-ka-asnje-ndihmetar-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 17:35:21 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22709 – “Ata (idhujtarët) adhurojnë përveç Allahut idhuj për të cilët nuk u ka ardhur kurrfarë fakti dhe për të cilët nuk kanë kurrfarë dijeje.” – Allahu i Madhëruar përmend gjendjen e mjerë të idhujtarëve, të cilët adhurojnë putat. Ai na tregon se gjendja e tyre është më e shëmtuara e mundshme, sepse ata nuk kanë asnjë provë ku të mbështeten për ato që bëjnë. Ata nuk kanë asnjë lloj diturie, por është thjesht një pasim i verbër i të parëve të tyre, që ishin të humbur.

Mund të ndodhë që njeriu të mos ketë dituri për diçka që bën, por në fakt mund të ketë prova për të, dhe ai nuk i di. Por, në këtë rast, Allahu i Madhëruar e mohon edhe këtë mundësi. Pra, këta të mjerë nuk kanë asnjë argument nga Zoti që të tregojë se idhujtaria e tyre është e lejuar. Madje, Allahu i Madhëruar, në çdo shpallje që u ka sjellë njerëzve, ka zbritur argumente të prera që tregojnë për ndalimin dhe kotësinë e shirkut. Pastaj i Madhëruari kërcënon keqbërësit, të cilit e refuzojnë me inat e kryeneçësi të vërtetën:

– “Për ata që bëjnë padrejtësi nuk ka asnjë ndihmëtar.” – Nuk ka asnjë që t’i ndihmojnë e t’i shpëtojë ata nga ndëshkimi i Allahut, kur të godasë dhembshëm mbi ta.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/71-ata-idhujtaret-adhurojne-pervec-allahut-idhuj-per-te-cilet-nuk-u-ka-ardhur-kurrfare-fakti-dhe-per-te-cilet-nuk-kane-kurrfare-dijeje-per-ata-qe-bejne-padrejtesi-nuk-ka-asnje-ndihmetar-2/feed/ 0
70. A nuk e ke ditur se Allahu di për gjithçka që është në qiell e në tokë? E gjithë kjo është e shënuar në Libër dhe kjo është shumë e lehtë për Allahun. https://www.tefsirkurani.al/70-a-nuk-e-ke-ditur-se-allahu-di-per-gjithcka-qe-eshte-ne-qiell-e-ne-toke-e-gjithe-kjo-eshte-e-shenuar-ne-liber-dhe-kjo-eshte-shume-e-lehte-per-allahun-2/ https://www.tefsirkurani.al/70-a-nuk-e-ke-ditur-se-allahu-di-per-gjithcka-qe-eshte-ne-qiell-e-ne-toke-e-gjithe-kjo-eshte-e-shenuar-ne-liber-dhe-kjo-eshte-shume-e-lehte-per-allahun-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 17:35:04 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22708 – “A nuk e ke ditur se Allahu di për gjithçka që është në qiell e në tokë? E gjithë kjo është e shënuar në Libër dhe kjo është shumë e lehtë për Allahun.” – Atij nuk mund t’i fshihet asgjë prej kësaj gjithësie, qoftë çështje e dukshme dhe e shfaqur, qoftë e fshehur dhe e padukshme, qoftë e shkuara, qoftë edhe e ardhme. Këtë dituri absolute e gjithëpërfshirëse Allahu i Madhëruar e ka shkruar në librin Leuhi Mahfudh, që kur krijoi lapsin. Ai i tha lapsit: “Shkruaj!” Lapsi tha: “Çfarë të shkruaj?” – Zoti tha: “Shkruaj gjithçka që do të jetë (ndodhë) deri Ditën e Kijametit!” Edhe pse ju nuk e përfytyroni dot këtë lloj diturie, për Zotin është e thjeshtë që të përfshijë në diturinë e Tij gjithçka dhe ta shkruajë këtë në një libër, fiks ashtu siç ndodh në realitet.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/70-a-nuk-e-ke-ditur-se-allahu-di-per-gjithcka-qe-eshte-ne-qiell-e-ne-toke-e-gjithe-kjo-eshte-e-shenuar-ne-liber-dhe-kjo-eshte-shume-e-lehte-per-allahun-2/feed/ 0
69. Allahu do të gjykojë mes jush Ditën e Kijametit për çdo gjë që kundërshtoheshit. https://www.tefsirkurani.al/69-allahu-do-te-gjykoje-mes-jush-diten-e-kijametit-per-cdo-gje-qe-kundershtoheshit-2/ https://www.tefsirkurani.al/69-allahu-do-te-gjykoje-mes-jush-diten-e-kijametit-per-cdo-gje-qe-kundershtoheshit-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 17:34:47 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22706 – “E, nëse ata të kundërshtojnë ty, thuaju: “Allahu e di më së miri për gjithçka që bëni ju; Allahu do të gjykojë mes jush Ditën e Kijametit për çdo gjë që kundërshtoheshit.”.” – Allahu di gjithçka rreth synimeve tuaja me këto polemika e kundërshtime. Dijeni dhe mbajeni mend faktin se Ai do t’ju shpërblejë sipas qëllimit tuaj Ditën e Kijametit. Atë ditë, Ai do të gjykojë me drejtësi për çdo gjë që ju polemizonit dhe kundërshtoheshit. Ata që kanë ecur në rrugën e drejtë do të jenë fatlumë, që do të hyjnë në mirësinë e përjetshme. Ndërsa ata që kanë mohuar dhe kundërshtuar do të jenë banorë të Zjarrit. Allahu i Madhëruar është i Urtë. Duke qenë se urtësia e Tij është e plotë, Ai gjykon veçse me dituri, madje me diturinë e Tij gjithëpërfshirëse dhe absolute. Kjo është arsyeja pse këtu përmendet fakti që dituria dhe shikimi i Allahut është absolut dhe përfshin gjithçka:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/69-allahu-do-te-gjykoje-mes-jush-diten-e-kijametit-per-cdo-gje-qe-kundershtoheshit-2/feed/ 0