021. EL ENBIJA | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Wed, 06 Apr 2022 12:55:12 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 021. EL ENBIJA | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 112. Ai (Muhammedi) tha: “O Zoti im! Gjyko me të vërtetën! Zoti ynë, i Gjithmëshirshmi, është Ai, prej të cilit duhet të kërkohet ndihma kundër asaj që ju trilloni.” https://www.tefsirkurani.al/112-ai-muhammedi-tha-o-zoti-im-gjyko-me-te-verteten-zoti-yne-i-gjithmeshirshmi-eshte-ai-prej-te-cilit-duhet-te-kerkohet-ndihma-kunder-asaj-qe-ju-trilloni-2/ https://www.tefsirkurani.al/112-ai-muhammedi-tha-o-zoti-im-gjyko-me-te-verteten-zoti-yne-i-gjithmeshirshmi-eshte-ai-prej-te-cilit-duhet-te-kerkohet-ndihma-kunder-asaj-qe-ju-trilloni-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 18:11:08 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22980 Ai (Muhammedi) tha: “O Zoti im! Gjyko me të vërtetën! – Gjyko me të vërtetën dhe drejtësinë Tënde mes nesh dhe popullit mohues! Allahu iu përgjigj kësaj lutjeje të Profetit dhe gjykoi mes tyre që në jetën e kësaj bote, para ahiretit. Ai e zbriti ndëshkimin e Tij mbi mohuesit që në Betejën e Bedrit, duke vijuar më pas me luftërat e ndëshkimet e tjera.

Zoti ynë, i Gjithmëshirshmi, është Ai, prej të cilit duhet të kërkohet ndihma kundër asaj që ju trilloni.” – Ne i lutemi dhe i mbështetemi Zotit tonë të Gjithëmëshirshëm, që të na ruajë nga gjithçka që ju planifikoni kundër nesh. Ju na kërcënoni se do të na shfarosni dhe do të zhdukni fenë tonë.

Megjithatë, ne nuk kënaqemi me gjendjen tonë dhe nuk mbështetemi në forcat tona as sa një pulitje sysh, por i mbështetemi e i kërkojmë mbrojtje vetëm Allahut, që është i Gjithëmëshirshëm. Ne i lutemi dhe i kërkojmë mbrojtje vetëm Rrahmanit, në dorën e të Cilit është çdo krijesë. Ne shpresojmë që Ai t’i përgjigjet lutjes sonë, me mëshirën e Tij. Dhe Zoti e plotësoi vërtet këtë lutje. Vetëm Atij i takon lavdia, përlëvdimet dhe mirënjohja e plotë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/112-ai-muhammedi-tha-o-zoti-im-gjyko-me-te-verteten-zoti-yne-i-gjithmeshirshmi-eshte-ai-prej-te-cilit-duhet-te-kerkohet-ndihma-kunder-asaj-qe-ju-trilloni-2/feed/ 0
111. Unë nuk e di, nëse kjo (vonesa e dënimit) është sprovë për ju, apo kënaqësi e përkohshme. https://www.tefsirkurani.al/111-une-nuk-e-di-nese-kjo-vonesa-e-denimit-eshte-sprove-per-ju-apo-kenaqesi-e-perkohshme-2/ https://www.tefsirkurani.al/111-une-nuk-e-di-nese-kjo-vonesa-e-denimit-eshte-sprove-per-ju-apo-kenaqesi-e-perkohshme-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 18:10:32 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22975 Unë nuk e di, nëse kjo (vonesa e dënimit) është sprovë për ju, apo kënaqësi e përkohshme. – Vonimi i ndëshkimit, që ju e kërkoni t’ju vijë më shpejt, mbase është në të keqen tuaj. Ndoshta kështu Zoti ju lë të zhyteni edhe më thellë në gjynahe, duke u kënaqur e duke u harruar me bukuritë e kësaj bote, dhe në fund të merrni një dënim edhe më të dhembshëm.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/111-une-nuk-e-di-nese-kjo-vonesa-e-denimit-eshte-sprove-per-ju-apo-kenaqesi-e-perkohshme-2/feed/ 0
110. Ai (Allahu) e di atë që e thoni haptazi dhe atë që e mbani të fshehtë (në zemrat tuaja). https://www.tefsirkurani.al/110-ai-allahu-e-di-ate-qe-e-thoni-haptazi-dhe-ate-qe-e-mbani-te-fshehte-ne-zemrat-tuaja-2/ https://www.tefsirkurani.al/110-ai-allahu-e-di-ate-qe-e-thoni-haptazi-dhe-ate-qe-e-mbani-te-fshehte-ne-zemrat-tuaja-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 18:09:48 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22971 Ai (Allahu) e di atë që e thoni haptazi dhe atë që e mbani të fshehtë (në zemrat tuaja). – Asgjë nuk mund t’i fshihet diturisë së Allahut, i Cili do t’ju shpërblejë për gjithçka që keni bërë haptas apo fshehtas.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/110-ai-allahu-e-di-ate-qe-e-thoni-haptazi-dhe-ate-qe-e-mbani-te-fshehte-ne-zemrat-tuaja-2/feed/ 0
109. Por, nëse ata refuzojnë (besimin e vërtetë), ti thuaju: “Unë jua kumtova (shpalljen e Zotit) të gjithëve njëlloj; por unë nuk e di, a është afër apo larg ajo që ju premtohet.” https://www.tefsirkurani.al/109-por-nese-ata-refuzojne-besimin-e-vertete-ti-thuaju-une-jua-kumtova-shpalljen-e-zotit-te-gjitheve-njelloj-por-une-nuk-e-di-a-eshte-afer-apo-larg-ajo-qe-ju-premtohet-2/ https://www.tefsirkurani.al/109-por-nese-ata-refuzojne-besimin-e-vertete-ti-thuaju-une-jua-kumtova-shpalljen-e-zotit-te-gjitheve-njelloj-por-une-nuk-e-di-a-eshte-afer-apo-larg-ajo-qe-ju-premtohet-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 18:09:22 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22968 Por, nëse ata refuzojnë (besimin e vërtetë), ti thuaju: “Unë jua kumtova (shpalljen e Zotit) të gjithëve njëlloj; …” – Nëse refuzojnë të nënshtrohen për të adhuruar Zotin e tyre, atëherë paralajmëroji ata për ndëshkime të shumta, që do t’i godasin. Thuaju atyre të mjerëve: “Unë jua përcolla mesazhin e Zotit. Tashmë edhe ju, edhe unë jemi njëlloj, për sa i përket njohjes së kërcënimit të Zotit.

Unë po ju paralajmëroj për ndëshkime, që edhe ju, ashtu si unë, të mos keni asnjë dyshim se ky kërcënim është i vërtetë. Atëherë, kur t’ju godasë ndëshkimi i Zotit, të mos thoni: “Neve nuk na erdhi ndonjë lajmës, që të na përgëzonte apo të na tërhiqte vërejtjen”. Unë ju paralajmërova për fundin e dhembshëm të mohimit të Zotit, pa ju fshehur asgjë që dija”.

… por unë nuk e di, a është afër apo larg ajo që ju premtohet.” – Unë nuk e di a është afër apo larg dënimi që ju kërcënohet. Këtë gjë e di veç Zoti. Është Ai që e ka në dorë atë, ndërsa unë nuk kam në dorë asgjë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/109-por-nese-ata-refuzojne-besimin-e-vertete-ti-thuaju-une-jua-kumtova-shpalljen-e-zotit-te-gjitheve-njelloj-por-une-nuk-e-di-a-eshte-afer-apo-larg-ajo-qe-ju-premtohet-2/feed/ 0
108. Thuaj: “Mua më është shpallur se Zoti i juaj (që meriton adhurimin) është Një Zot i Vetëm. Atëherë a nuk po i dorëzoheni?” https://www.tefsirkurani.al/108-thuaj-mua-me-eshte-shpallur-se-zoti-i-juaj-qe-meriton-adhurimin-eshte-nje-zot-i-vetem-atehere-a-nuk-po-i-dorezoheni-2/ https://www.tefsirkurani.al/108-thuaj-mua-me-eshte-shpallur-se-zoti-i-juaj-qe-meriton-adhurimin-eshte-nje-zot-i-vetem-atehere-a-nuk-po-i-dorezoheni-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 18:08:50 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22955 Thuaj: “Mua më është shpallur se Zoti i juaj (që meriton adhurimin) është Një Zot i Vetëm. – Thuaju atyre, o Muhamed: “Mua më shpallet se i vetmi i Adhuruar me meritë është Allahu! Askush përveç Tij nuk i meriton adhurimet.

Atëherë a nuk po i dorëzoheni?” – A po nënshtroheni për ta adhuruar Allahun si Një të vetëm, përmes Shpalljes së Tij? Nëse pranojnë, atëherë le të falënderojnë Zotin e tyre për këtë mirësi, e cila është më e madhe se çdo mirësi tjetër.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/108-thuaj-mua-me-eshte-shpallur-se-zoti-i-juaj-qe-meriton-adhurimin-eshte-nje-zot-i-vetem-atehere-a-nuk-po-i-dorezoheni-2/feed/ 0
107. Ne të dërguam ty (o Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha botët. https://www.tefsirkurani.al/107-ne-te-derguam-ty-o-muhammed-vetem-si-meshire-per-te-gjitha-botet-2/ https://www.tefsirkurani.al/107-ne-te-derguam-ty-o-muhammed-vetem-si-meshire-per-te-gjitha-botet-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 18:08:22 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22946 Ne të dërguam ty (o Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha botët. – Muhamedi (a.s) është mëshira e Allahut, e dhuruar për robërit e Tij. Besimtarët e pranuan dhe e respektuan këtë mëshirë, duke shprehur mirënjohjen për të dhe duke i dhënë hakun që i takon. Nga ana tjetër, jobesimtarët e mohuan dhe u treguan mosmirënjohës. Ata e refuzuan mëshirën dhe mirësinë e Allahut.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/107-ne-te-derguam-ty-o-muhammed-vetem-si-meshire-per-te-gjitha-botet-2/feed/ 0
106. Në këtë (Kur’an) ka mjaft mësime për ata që adhurojnë Zotin. https://www.tefsirkurani.al/106-ne-kete-kuran-ka-mjaft-mesime-per-ata-qe-adhurojne-zotin-2/ https://www.tefsirkurani.al/106-ne-kete-kuran-ka-mjaft-mesime-per-ata-qe-adhurojne-zotin-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 18:07:56 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22932 Allahu i Madhëruar e lëvdon Librin e Tij madhështor, duke theksuar se ai është plotësisht i mjaftueshëm për çdo çështje, madje i domosdoshëm:

Në këtë (Kur’an) ka mjaft mësime për ata që adhurojnë Zotin. – Nëpërmjet Kur’anit, ata gjejnë rrugën që i çon drejt Zotit të tyre dhe në vendin e nderit. Kur’ani u mëson qëllimet më të larta dhe më të mira. Adhuruesit janë krijesat më të nderuara. Për ta nuk ka synim më të madh dhe më të rëndësishëm sesa mësimi i thelluar i Kur’anit. Kjo u mundëson atyre që ta njohin Zotin e tyre me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Në këtë libër, ata gjejnë rrëfimet e vërteta për ndodhitë e së shkuarës dhe të ardhmes. Në Kur’an,

Zoti i fton ata që të njohin imanin e vërtetë dhe të saktë, për të cilin Ai ka urdhëruar. Kur’ani është i mbushur me argumente, që i sjellin njeriut sigurinë e plotë në besimin e tij dhe në çdo premtim të Zotit. Në Kur’an sillen të shtjelluara të gjitha urdhëresat e Zotit dhe të gjitha ndalesat e Tij. Ai u tregon njerëzve mangësitë e tyre në sjellje dhe në vepra. Në Kur’an janë rrugët e besimit, që robi duhet të ndjekë, si ato themeloret, ashtu edhe imtësitë.

Në këtë libër, Zoti na paralajmëron që të ruhemi nga rrugët e shejtanit dhe na mëson se si t’ia mbyllim të mallkuarit portat nga të cilat na sulmon. Atij njeriu që nuk i ka mjaftuar Kur’ani, Allahu mos i dhëntë zgjidhje tjetër! Ai që nuk përfiton nga Kur’ani, nuk ka për të fituar gjë. Në vijim, Allahu i Madhëruar lëvdon Profetin e Tij, të cilit i dhuroi Kur’anin, duke thënë

]]>
https://www.tefsirkurani.al/106-ne-kete-kuran-ka-mjaft-mesime-per-ata-qe-adhurojne-zotin-2/feed/ 0
105. Ne e kemi shënuar në Zebur sipas shënimit (në Leuhi Mahfudh) se tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë. https://www.tefsirkurani.al/105-ne-e-kemi-shenuar-ne-zebur-sipas-shenimit-ne-leuhi-mahfudh-se-token-do-ta-trashegojne-roberit-e-mi-te-mire-2/ https://www.tefsirkurani.al/105-ne-e-kemi-shenuar-ne-zebur-sipas-shenimit-ne-leuhi-mahfudh-se-token-do-ta-trashegojne-roberit-e-mi-te-mire-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 18:07:19 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22929 Ne e kemi shënuar në Zebur sipas shënimit (në Leuhi Mahfudh) se tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë. – Allahu i Madhëruar na tregon për atë që ka shkruar në librat që u ka shpallur njerëzve. Ai ka shkruar në ata libra atë që është shkruar më parë në Leuhi Mahfudh, ku janë shënuar të gjitha përcaktimet dhe ngjarjet që ndodhin në botë. Allahu na tregon se në Leuhi Mahfudh ka shkruar se Xhenetin do ta trashëgojnë robërit besimtarë, të cilët zbatojnë urdhëresat dhe largohen nga ndalesat e Tij.

Në një ajet tjetër thuhet: “Ata (të Xhenetit) do të thonë: “Lavdëruar qoftë Allahu, i cili e përmbushi premtimin e Vet dhe na bëri trashëgimtarë të xhenetit. Ne mund vendosemi ku të duam në të. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që bëjnë punë të mira!”.”. [Zumer 74]. Megjithatë, ka mundësi që kuptimi i ajetit të jetë se: Zoti do t’i bëjë besimtarët që të sundojnë në Tokë.

Dhe, vërtet, besimtarëve të mirë dhe të devotshëm Zoti u bën vend në tokë dhe i bën sundimtarë të saj, siç thuhet në ajetin tjetër: “Allahu u premton atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira se do t’i bëjë sundues në tokë, ashtu siç bëri sundues edhe ata (besimtarë të mirë) që ishin para tyre. Ai do ta forcojë fenë, të cilën e pëlqeu për ta, dhe në vend të frikës, do t’u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. Por kushdo që mohon pas kësaj është nga më të prishurit. Përkryejeni namazin, jepni zekatin dhe bindjuni të Dërguarit që të mëshiroheni!” [Nur 55, 56].

]]>
https://www.tefsirkurani.al/105-ne-e-kemi-shenuar-ne-zebur-sipas-shenimit-ne-leuhi-mahfudh-se-token-do-ta-trashegojne-roberit-e-mi-te-mire-2/feed/ 0
104. Atë Ditë, Ne e palosim qiellin, siç palosen fletët e një libri. Ashtu siç e filluam krijimin, ashtu e rikthejmë atë. Ky është premtimi Ynë dhe Ne do ta përmbushim atë.” https://www.tefsirkurani.al/104-ate-dite-ne-e-palosim-qiellin-sic-palosen-fletet-e-nje-libri-ashtu-sic-e-filluam-krijimin-ashtu-e-rikthejme-ate-ky-eshte-premtimi-yne-dhe-ne-do-ta-permbushim-ate-2/ https://www.tefsirkurani.al/104-ate-dite-ne-e-palosim-qiellin-sic-palosen-fletet-e-nje-libri-ashtu-sic-e-filluam-krijimin-ashtu-e-rikthejme-ate-ky-eshte-premtimi-yne-dhe-ne-do-ta-permbushim-ate-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 18:06:54 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22926 Atë Ditë, Ne e palosim qiellin, siç palosen fletët e një libri. – Allahu i Madhëruar na tregon se, Ditën e Kijametit, Ai do t’i shpalosë qiejt si fletët e një libri, edhe pse ata janë aq të mëdhenj dhe të gjerë. Atëherë do të shpërndahen yjet e qiellit, ndërsa dielli e hëna do të mbështillen, do të errësohen dhe do të lëvizin nga vendi i tyre.

Ashtu siç e filluam krijimin, ashtu e rikthejmë atë. – Rikthimi i krijimit është i njëjtë për Ne, ashtu si fillimi i tij. Ne e filluam krijimin e tyre, kur ata nuk ishin gjë, dhe kështu do t’i rikthejmë ata të gjallë, për t’i marrë në llogari.

Ky është premtimi Ynë dhe Ne do ta përmbushim atë.” – Ne do ta bëjmë atë që premtuam. Allahu është i Plotfuqishëm dhe asgjë nuk është e pamundur për Të.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/104-ate-dite-ne-e-palosim-qiellin-sic-palosen-fletet-e-nje-libri-ashtu-sic-e-filluam-krijimin-ashtu-e-rikthejme-ate-ky-eshte-premtimi-yne-dhe-ne-do-ta-permbushim-ate-2/feed/ 0
103. Frika e Madhe nuk do t’i shqetësojë ata. Dhe melekët do t’i presin (duke i uruar): “Kjo është dita juaj që ju qe premtuar.” https://www.tefsirkurani.al/103-frika-e-madhe-nuk-do-ti-shqetesoje-ata-dhe-meleket-do-ti-presin-duke-i-uruar-kjo-eshte-dita-juaj-qe-ju-qe-premtuar-2/ https://www.tefsirkurani.al/103-frika-e-madhe-nuk-do-ti-shqetesoje-ata-dhe-meleket-do-ti-presin-duke-i-uruar-kjo-eshte-dita-juaj-qe-ju-qe-premtuar-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 18:06:31 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22922 Frika e Madhe nuk do t’i shqetësojë ata. – Kur të gjithë njerëzit të jenë të tmerruar nga ngjarjet e asaj dite, ata nuk do të shqetësohen aspak. Kur zjarri të afrohet dhe të vlojë me urrejtje për qafirët dhe gjynahqarët, këta fatlumë do të jenë të qetë, sepse e dinë mirë se çfarë kanë bërë për këtë ditë dhe janë të sigurt se Zoti i ka ruajtur nga çdo gjë e frikshme.

Dhe melekët do t’i presin (duke i uruar): “Kjo është dita juaj që ju qe premtuar.”. – Kur të dalin nga varret e tyre, melekët do t’i presin si një delegacion i nderuar, duke u dhënë lajme të bukura: Kjo është dita që ju premtohej. Kënaquni me mirësitë që Zoti ju premtoi! Kënaqësia juaj ka për të qenë e madhe dhe e ardhmja që ju pret tashmë para jush është e pashembullt në kënaqësitë dhe lumturinë që do të përjetoni. Gëzohuni e lumturohuni tani me sigurinë që Zoti ju fali!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/103-frika-e-madhe-nuk-do-ti-shqetesoje-ata-dhe-meleket-do-ti-presin-duke-i-uruar-kjo-eshte-dita-juaj-qe-ju-qe-premtuar-2/feed/ 0