020. TA HA | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Tue, 05 Apr 2022 12:38:13 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 020. TA HA | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 135. Thuaj: “Të gjithë janë duke pritur. Prisni atëherë edhe ju! Së shpejti ju do ta dini se kush ishin ndjekësit e rrugës së drejtë dhe se kush ishin ata që u udhëzuan në të vërtetën. https://www.tefsirkurani.al/135-thuaj-te-gjithe-jane-duke-pritur-prisni-atehere-edhe-ju-se-shpejti-ju-do-ta-dini-se-kush-ishin-ndjekesit-e-rruges-se-drejte-dhe-se-kush-ishin-ata-qe-u-udhezuan-ne-te-verteten/ https://www.tefsirkurani.al/135-thuaj-te-gjithe-jane-duke-pritur-prisni-atehere-edhe-ju-se-shpejti-ju-do-ta-dini-se-kush-ishin-ndjekesit-e-rruges-se-drejte-dhe-se-kush-ishin-ata-qe-u-udhezuan-ne-te-verteten/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:08:03 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24569 – “Thuaj: “Të gjithë janë duke pritur. Prisni atëherë edhe ju!” – Mohuesit e Profetit e quanin atë gënjeshtar, madje thoshin: “Ai është veçse një poet, prandaj po presim derisa vdekja ta zhdukë!”. Thuaju: “Prisni, sepse edhe unë po pres bashkë me ju!”. [Tur 30, 31]. Ndërsa në këtë ajet thuhet: “Të gjithë janë duke pritur, prandaj prisni edhe ju!” Pra, prisni që unë të vdes, sepse edhe unë po pres që ju t’ju përfshijë ndëshkimi i Zotit.

Por ne presim veç mirësi prej Allahut, siç thotë ajeti kuranor: “Thuaj: “Asgjë nuk do të na ndodhë, përveç asaj që ka caktuar Allahu për ne; Ai është Mbrojtësi ynë”. Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët! Thuaj: “E çfarë prisni për ne, përveçse njërës nga dy të mirat (therori ose fitore)? Ndërsa ne presim për ju që Allahu t’ju godasë me një dënim prej Tij, ose prej duarve tona. Prisni atëherë, sepse edhe ne së bashku me ju po presim!”” [Teube 51, 52].

– “Së shpejti ju do ta dini se kush ishin ndjekësit e rrugës së drejtë dhe se kush ishin ata që u udhëzuan në të vërtetën.”. – Ata që ndjekin rrugën e drejtë të shpallur nga Zoti, ata janë të shpëtuarit dhe njëkohësisht ata që kanë fituar mbarësi në këtë botë dhe në ahiret. Ndërsa ata që e shpërfillin këtë rrugë do të jenë në humbje dhe dëshpërim. Dihet mirë se Profeti i Zotit dhe pasuesit e tij e gjetën rrugën e drejtë dhe do të jenë në kopshtet e mirësisë përjetësisht, ndryshe nga armiqtë e tyre, që do të përfundojnë në Xhehenem pa shpresë për shpëtim. Allahu është më i ditur.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/135-thuaj-te-gjithe-jane-duke-pritur-prisni-atehere-edhe-ju-se-shpejti-ju-do-ta-dini-se-kush-ishin-ndjekesit-e-rruges-se-drejte-dhe-se-kush-ishin-ata-qe-u-udhezuan-ne-te-verteten/feed/ 0
134. Dhe sikur Ne t’i ndëshkonim ata me ndonjë dënim para këtij (Kur’anit), ata do të thoshin: “O Zoti ynë! Sikur të na kishe çuar ndonjë të dërguar, ne do ta kishim ndjekur me siguri shpalljen Tënde, para se të poshtëroheshim e të turpëroheshim. https://www.tefsirkurani.al/134-dhe-sikur-ne-ti-ndeshkonim-ata-me-ndonje-denim-para-ketij-kuranit-ata-do-te-thoshin-o-zoti-yne-sikur-te-na-kishe-cuar-ndonje-te-derguar-ne-do-ta-kishim-ndjekur-me/ https://www.tefsirkurani.al/134-dhe-sikur-ne-ti-ndeshkonim-ata-me-ndonje-denim-para-ketij-kuranit-ata-do-te-thoshin-o-zoti-yne-sikur-te-na-kishe-cuar-ndonje-te-derguar-ne-do-ta-kishim-ndjekur-me/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:07:45 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24568 – “Dhe sikur Ne t’i ndëshkonim ata me ndonjë dënim para këtij (Kur’anit), ata do të thoshin: “O Zoti ynë! Sikur të na kishe çuar ndonjë të dërguar, ne do ta kishim ndjekur me siguri shpalljen Tënde, para se të poshtëroheshim e të turpëroheshim.”. – Ja ku ju erdhi i Dërguari, me argumente të qarta dhe të prera. Nëse vërtet doni të besoni, atëherë besojini këtij profeti dhe pasoni rrugën e tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/134-dhe-sikur-ne-ti-ndeshkonim-ata-me-ndonje-denim-para-ketij-kuranit-ata-do-te-thoshin-o-zoti-yne-sikur-te-na-kishe-cuar-ndonje-te-derguar-ne-do-ta-kishim-ndjekur-me/feed/ 0
133. Ata thonë: “Përse nuk na sjell ai ndonjë Argument nga Zoti i vet? A nuk u erdhi atyre (në Kur’an) Argument i qartë për gjithçka që qe në Librat e mëparshëm të shpalljeve? https://www.tefsirkurani.al/133-ata-thone-perse-nuk-na-sjell-ai-ndonje-argument-nga-zoti-i-vet-a-nuk-u-erdhi-atyre-ne-kuran-argument-i-qarte-per-gjithcka-qe-qe-ne-librat-e-meparshem-te-shpalljeve/ https://www.tefsirkurani.al/133-ata-thone-perse-nuk-na-sjell-ai-ndonje-argument-nga-zoti-i-vet-a-nuk-u-erdhi-atyre-ne-kuran-argument-i-qarte-per-gjithcka-qe-qe-ne-librat-e-meparshem-te-shpalljeve/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:07:30 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24567 – “Ata thonë: “Përse nuk na sjell ai ndonjë Argument nga Zoti i vet?” – Kundërshtuesit e Profetit e pyesnin atë: “Pse nuk na sjell ndonjë shenjë nga Zoti i Tij?” Ata kishin për qëllim mrekullitë që ata propozonin vetë, si për shembull kur thoshin: “Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të na nxjerrësh burime prej tokës; ose të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh që mes e tyre të rrjedhin vazhdimisht lumenj; ose, ashtu sikurse mëton ti (se do të na dënojë Zoti), le të bjerë mbi ne qielli copa-copa; ose derisa të na sjellësh Allahun dhe melekët pranë nesh (t’i shohim haptazi); ose të kesh një shtëpi prej ari, ose të ngjitesh lart në qiell. Madje, edhe sikur të ngjitesh lart në qiell, ne nuk do të të besojmë, derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë.” Thuaju: “I madhëruar qoftë Allahu! A mos jam unë tjetër, përveçse një njeri profet?” [Isra 90-93].

Kjo ishte mendjemadhësi, inat dhe padrejtësi e madhe nga ana e tyre. Si ata, ashtu edhe profetët janë njerëz e robër të Zotit, prandaj edhe ata e dinë se nuk duhet të kërkojnë të tilla shenja e mrekulli sipas dëshirave të tyre. Ai që zgjedh mrekullitë e duhura për t’ia dhënë një profeti është vetëm Allahu i Madhëruar. Me urtësinë e Tij, Ai i jep profetit shenja të mjaftueshme që vërtetojnë atë si profet dhe Shpalljen që ai sjell nga Zoti. Ato shenja janë mëse të mjaftueshme për t’i besuar bindshëm. Ata pyesnin: “Përse nuk na sjell ai ndonjë shenjë nga Zoti i vet? Sipas tyre, Profeti nuk kishte sjellë asnjë shenjë për të provuar vërtetësinë e tij si Profet i Zotit. Kjo ishte një shpifje e paskrupullt, sepse Profeti i zgjedhur u solli atyre mrekulli mahnitëse dhe të pakundërshtueshme. Madje, edhe një pjesë e vogël e atyre mrekullive do të ishin mëse të mjaftueshme për të treguar se ai ishte Profet i Zotit dhe fliste në emër të Tij, prandaj tha:

A nuk u erdhi atyre (në Kur’an) Argument i qartë për gjithçka që qe në Librat e mëparshëm të shpalljeve?”. – Nëse vërtet dëshirojnë të vërtetën me argumente, le të shohin këtë libër dhe faktin se ai është vërtetues dhe garantues i shpalljeve dhe ligjeve të Zotit të sjella në librat më të hershëm. Shiko ngjashmërinë e madhe mes Kur’anit dhe shpalljeve të para, si Teuratit, Ungjillit etj. Ai përmend të njëjta histori ashtu si ata. Madje, edhe në librat e mëhershëm paralajmërohej për Kur’anin dhe ligjin e Zotit, që do të jetë gjithmonë me njerëzit. Në to flitej për Profetin e fundit, që sipas parashikimeve, nuk dinte të shkruante e të lexonte. Përveç këtyre, Kur’ani është mrekullia më e madhe që garanton udhëzimin dhe besimin e njerëzve, siç thotë Allahu i Madhëruar: “Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne të shpallëm një libër, i cili u lexohet atyre (qartësisht)? Nuk ka dyshim se kjo është mëshirë e kujtim për njerëzit që besojnë”. [Ankebut 51].

Mrekullitë u bëjnë dobi vetëm besimtarëve dhe mrekullia më e madhe është vetë Kur’ani. Nëpërmjet shenjave dhe argumenteve, besimtarëve u shtohet besimi dhe u forcohet siguria në premtimet e Zotit. Ndërsa ata që refuzojnë shpalljet e Zotit dhe jetojnë në kundërshtim me to, ata nuk besojnë dhe as që mund të përfitojnë prej Kur’anit dhe shenjave të Zotit, siç thuhet në Kur’an: “Me të vërtetë, ata të cilët e merituan vendimin e Zotit tënd (për ndëshkim), ata nuk do të besonin, edhe sikur t’u vinin të gjitha Shenjat, derisa ta shohin vetë dënimin e rëndë.” [Junus 96, 97]. E vetmja gjë që ndodh kur ata dëgjojnë Kur’anin dhe faktet e Zotit është se ata nuk do të kenë më justifikim para Zotit kur mbi ta të zbresë dënimi. Atë ditë nuk do të mund të thonë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/133-ata-thone-perse-nuk-na-sjell-ai-ndonje-argument-nga-zoti-i-vet-a-nuk-u-erdhi-atyre-ne-kuran-argument-i-qarte-per-gjithcka-qe-qe-ne-librat-e-meparshem-te-shpalljeve/feed/ 0
132. Urdhëroje familjen tënde që të falë namaz, dhe ji i qendrueshëm në këtë! Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (as për ty, as për familjen tënde). Ne të furnizojmë ty (dhe ata). Përfundimi i mirë vjen nga devotshmëria. https://www.tefsirkurani.al/132-urdheroje-familjen-tende-qe-te-fale-namaz-dhe-ji-i-qendrueshem-ne-kete-ne-nuk-kerkojme-prej-teje-ndonje-furnizim-as-per-ty-as-per-familjen-tende-ne-te-furnizojme-ty-dhe-ata-perfundimi-i/ https://www.tefsirkurani.al/132-urdheroje-familjen-tende-qe-te-fale-namaz-dhe-ji-i-qendrueshem-ne-kete-ne-nuk-kerkojme-prej-teje-ndonje-furnizim-as-per-ty-as-per-familjen-tende-ne-te-furnizojme-ty-dhe-ata-perfundimi-i/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:07:15 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24566 – “Urdhëroje familjen tënde që të falë namaz, …” – Nxite familjen tënde për të falur sa më shumë namaz, jo vetëm farzin, por edhe namaze vullnetare. Urdhri për një vepër konsiderohet si urdhër edhe për gjithçka që e plotëson atë vepër, si p.sh. mësimi i rregullave të namazit, çfarë e përkryen namazin, çfarë e prish atë etj.

… dhe ji i qendrueshëm në këtë!” – Bëhu i duruar dhe këmbëngulës në çështjen e namazit, për ta përsosur atë me të gjitha shtyllat, themelet, bazat, detyrat, synetet, si dhe me edukatën dhe frikërespektin që nevojitet për të. Sigurisht që kjo është e rëndë për njeriun, prandaj duhet ta ushtrosh veten, ta nënshtrosh atë e të përpiqesh shumë. Duhet të tregosh durim për plotësimin dhe përsosjen e namazit.

Nëse njeriu e fal namazin në formën e urdhëruar, kjo do ta bëjë që, edhe në çështjet e tjera të fesë, të jetë i kujdesshëm dhe i ruajtur. Nga ana tjetër, nëse ai shkujdeset në çështjen e namazit, për të tjerat do të jetë edhe më i shkujdesur. Pastaj Allahu i Madhëruar i tregon Profetit të Tij se e ka siguruar çështjen e rrizkut të tij. Çështja e furnizimit nuk duhet të të largojë nga çështjet e fesë. Ai thotë:

Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (as për ty, as për familjen tënde). Ne të furnizojmë ty (dhe ata). -Rrizku yt është në dorën Tonë dhe është i siguruar, ashtu siç kemi siguruar rrizkun e të gjitha krijesave. Kur Allahu furnizon të gjithë krijesat, atëherë si do të lërë atë që merret me çështjet e fesë dhe me lavdërimin e Tij?! Rrizku i Zotit është i garantuar për të gjithë, për të devotshmit dhe për të tjerët, prandaj njeriu duhet të angazhohet me gjërat që i japin lumturinë e përjetshme:

Përfundimi i mirë vjen nga devotshmëria.” – Përfundimi i mirë në të dyja jetët është për devotshmërinë, e cila është kryerja e urdhëresave dhe lënia e ndalesave të Zotit. Kush bën këtë, ka përfundim të mirë, siç ka thënë i Madhëruari. “Përfundimi i lumtur u takon të devotshmëve.” [Araf 128].

]]>
https://www.tefsirkurani.al/132-urdheroje-familjen-tende-qe-te-fale-namaz-dhe-ji-i-qendrueshem-ne-kete-ne-nuk-kerkojme-prej-teje-ndonje-furnizim-as-per-ty-as-per-familjen-tende-ne-te-furnizojme-ty-dhe-ata-perfundimi-i/feed/ 0
131. Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (jobesimtarë), për t’i sprovuar me të! Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm. https://www.tefsirkurani.al/131-dhe-mos-ia-ngul-syte-bukurise-se-kesaj-jete-me-te-cilen-i-beme-te-kenaqen-disa-prej-tyre-jobesimtare-per-ti-sprovuar-me-te-shperblimi-i-zotit-tend-eshte-me-i-mire-dhe-eshte-i-perjets/ https://www.tefsirkurani.al/131-dhe-mos-ia-ngul-syte-bukurise-se-kesaj-jete-me-te-cilen-i-beme-te-kenaqen-disa-prej-tyre-jobesimtare-per-ti-sprovuar-me-te-shperblimi-i-zotit-tend-eshte-me-i-mire-dhe-eshte-i-perjets/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:06:56 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24565 – “Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (jobesimtarë), për t’i sprovuar me të!” – Mos u mahnit nga kënaqësitë e kësaj bote, mos u huto pas ushqimeve, pijeve të shijshme, veshjeve luksoze, shtëpive e kështjellave gjigande e grave të bukura, që zotërojnë disa të mashtruar të kësaj bote. Të gjitha ato janë stoli të kësaj bote, pas të cilave mahniten të mashtruarit. Pas tyre jepen tërësisht ata që i kanë kthyer shpinën ahiretit dhe janë treguar të padrejtë.

Ata e shikojnë këtë botë si vendin ku gjejnë kënaqësinë dhe prehjen. Por shumë shpejt ajo do të largohet dhe bashkë me të edhe ata që janë mahnitur pas saj. Ata do të pendohen atëherë kur pendimi nuk do t’iu bëjë më dobi. Ata do të shohin realitetin e kësaj gjendjeje fatkeqe kur të ringjallen Ditën e Kijametit. Allahu e ka bërë këtë jetë thjesht si sprovë, për të dalë në pah ata që mashtrohen pas saj dhe ata që bëjnë vepra të mira, sikurse thotë Allahu: “Gjithçka në tokë, Ne e kemi bërë vetëm si stoli, për t’i provuar se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.” [Kehf 7].

– “Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm.” – Rrizku i Zotit është më i mirë. Në jetën e kësaj bote, nëse Zoti të ka dhënë dituri të pastër rreth besimit, të ka dhënë iman të sinqertë e korrekt dhe të ka mësuar si të bësh vepra të mira, dije se të ka dhënë mirësitë më të mëdha të kësaj jete. Ndërsa në ahiret, ajo që të premtohet është shumë më madhështore sesa të mund të përshkruhet me fjalë: mirësi të përjetshme, jetë në paqe e kënaqësi pranë Zotit Mëshirëplotë.

Kjo është shumë më e mirë se të gjitha ato stoli që u kemi dhënë të mashtruarve me dynjanë. Mirësitë e premtuara nga Zoti janë të përhershme, që nuk shterojnë kurrë. Si ushqimet, ashtu edhe hijet e bukura janë të përjetshme në Xhenet, siç thuhet në Kur’an: “Ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, kur dihet se jeta e botës tjetër është më e mirë dhe e përjetshme.” [El ea’la 17]. Ky ajet na mëson që, nëse njeriu ndien tek vetja tërheqje drejt stolive të kësaj jete mashtruese, le të kujtojë premtimin e Allahut dhe le të bëjë krahasimin e dy

]]>
https://www.tefsirkurani.al/131-dhe-mos-ia-ngul-syte-bukurise-se-kesaj-jete-me-te-cilen-i-beme-te-kenaqen-disa-prej-tyre-jobesimtare-per-ti-sprovuar-me-te-shperblimi-i-zotit-tend-eshte-me-i-mire-dhe-eshte-i-perjets/feed/ 0
130. Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe lavdëroje dhe falenderoje Zotin tënd, para se të lindë dielli dhe para se të perëndojë, edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, që të mund të gjesh kënaqësi. https://www.tefsirkurani.al/130-prandaj-ti-behu-i-durueshem-ndaj-asaj-qe-thone-ata-dhe-lavderoje-dhe-falenderoje-zotin-tend-para-se-te-linde-dielli-dhe-para-se-te-perendoje-edhe-ne-oret-e-nates-dhe-ne-skajet-e-dites-qe-te/ https://www.tefsirkurani.al/130-prandaj-ti-behu-i-durueshem-ndaj-asaj-qe-thone-ata-dhe-lavderoje-dhe-falenderoje-zotin-tend-para-se-te-linde-dielli-dhe-para-se-te-perendoje-edhe-ne-oret-e-nates-dhe-ne-skajet-e-dites-qe-te/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:06:42 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24564 – “Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe lavdëroje dhe falenderoje Zotin tënd, para se të lindë dielli dhe para se të perëndojë, edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, që të mund të gjesh kënaqësi.” – Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin e Tij që të bënte durim ndaj fjalëve fyese në adresë të tij dhe e urdhëroi që ta mësonte veten të ishte i durueshëm. Gjithashtu, Allahu e porositi Profetin (a.s.) që ta qetësonte veten me tesbih dhe tahmid në këto vakte të veçanta: para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, në skajet e ditës.

Momentet para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij janë përmendur në mënyrë të veçantë, edhe pse ato përfshihen “në skajet e ditës”, për të treguar rëndësinë dhe dobinë e madhe të dhikrit në këto kohë. Pastaj përmendet edhe koha e natës. Kuptimi: Nëse e bën këtë, do të kënaqesh me atë që do të të japë Zoti yt që në këtë botë dhe me shpërblimin e përjetshëm në botën tjetër. Zemra jote do të gjejë prehjen dhe qetësinë dhe sytë e tu do të lumturohen me adhurimin e Zotit tënd. Ky do të jetë një ngushëllim i madh kundrejt mundimeve që të sjellin jobesimtarët. Kështu do të kalitet durimi yt, ndërsa shpërblimi për ty do të jetë pa llogari.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/130-prandaj-ti-behu-i-durueshem-ndaj-asaj-qe-thone-ata-dhe-lavderoje-dhe-falenderoje-zotin-tend-para-se-te-linde-dielli-dhe-para-se-te-perendoje-edhe-ne-oret-e-nates-dhe-ne-skajet-e-dites-qe-te/feed/ 0
129. Sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më herët nga Zoti yt, edhe këta do t’i kapte i njëjti dënim (si popujt e shkuar). https://www.tefsirkurani.al/129-sikur-te-mos-ishte-vendimi-dhe-afati-i-caktuar-me-heret-nga-zoti-yt-edhe-keta-do-ti-kapte-i-njejti-denim-si-popujt-e-shkuar/ https://www.tefsirkurani.al/129-sikur-te-mos-ishte-vendimi-dhe-afati-i-caktuar-me-heret-nga-zoti-yt-edhe-keta-do-ti-kapte-i-njejti-denim-si-popujt-e-shkuar/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:06:30 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24563 – “Sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më herët nga Zoti yt, edhe këta do t’i kapte i njëjti dënim (si popujt e shkuar). – Ky ishte një ngushëllim për Profetin dhe, gjithashtu, një porosi për të qenë i duruar, që të mos kërkonte shkatërrimin e mohuesve të së vërtetës. Në fakt, thjesht mohimi i së vërtetës është shkak i mjaftueshëm i dënimit.

Allahu na ka treguar se ndëshkimet shkaktohen nga gjynahet. Edhe ata e kishin mbushur kupën, por ndëshkimi nuk po u vinte sepse nuk ishte plotësuar ende afati që Allahu kishte vendosur për ta. Mbase ata e reflektonin, mbase pendoheshin, dhe kështu Allahu e largonte ndëshkimin që ishte përgatitur për ta. Më pas, nëse vjen koha e zbritjes së dënimit, asgjë nuk e kthen apo pengon atë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/129-sikur-te-mos-ishte-vendimi-dhe-afati-i-caktuar-me-heret-nga-zoti-yt-edhe-keta-do-ti-kapte-i-njejti-denim-si-popujt-e-shkuar/feed/ 0
128. A nuk është paralajmërim për ata (që të kujtojnë) se sa e sa breza para tyre i kemi shkatërruar, nëpër vendbanimet e të cilëve (tani) janë duke ecur? Sigurisht, në këtë ka Argumente për ata që kanë arsye të shëndoshë. https://www.tefsirkurani.al/128-a-nuk-eshte-paralajmerim-per-ata-qe-te-kujtojne-se-sa-e-sa-breza-para-tyre-i-kemi-shkaterruar-neper-vendbanimet-e-te-cileve-tani-jane-duke-ecur-sigurisht-ne-kete-ka-argumente-per-ata-qe-k/ https://www.tefsirkurani.al/128-a-nuk-eshte-paralajmerim-per-ata-qe-te-kujtojne-se-sa-e-sa-breza-para-tyre-i-kemi-shkaterruar-neper-vendbanimet-e-te-cileve-tani-jane-duke-ecur-sigurisht-ne-kete-ka-argumente-per-ata-qe-k/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:06:17 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24562 – “A nuk është paralajmërim për ata (që të kujtojnë) se sa e sa  breza para tyre i kemi shkatërruar, nëpër vendbanimet e të cilëve (tani) janë duke ecur? Sigurisht, në këtë ka Argumente për ata që kanë arsye të shëndoshë.” – Allahu i Madhëruar solli në Kur’an historitë e shumë popujve të shkuar, të cilët Ai i ndëshkoi për mosbesimin dhe për shpërfilljen e të vërtetës. Allahu i Madhëruar shtron një pyetje, që duhet t’i bëjë njerëzit të mendojnë: A nuk nxjerrin mësim këta mohues të së vërtetës nga historia e popujve të ndëshkuar, të cilëve ua njohin mirë historinë dhe vendbanimet? Të tillë ishin populli i Hudit, Salihut, i Lutit etj. A nuk nxjerrin mësime nga ato histori dhe të pasojnë rrugën e Zotit, duke u larguar nga rruga e shkatërrimit?

Të gjithë popujt e shkuar, kur refuzuan të dërguarit dhe iu kthyen shpinën shpalljeve, u dënuan me ndëshkime të dhembshme. Atëherë, pse janë të sigurt këta që nuk i godet i njëjti ndëshkim, siç i goditi ata të tjerët?! Zoti thotë: “Vallë, jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo keni ndonjë premtim shpëtimi në Librat e qiellit? Mos, vallë, po thonë: “Ne jemi një grup, të bashkuar dhe ngadhënjyes?!” Ai grup shpejt do të pësojë disfatë dhe ata do të ikin me të shpejtë (të tmerruar). Por Kijameti është premtim i pakthyeshëm për ta. Kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.” [Kamer 43 – 46].

Këta mohues nuk janë aspak më të mirë se ata të popujve të shkuar, që të mendojnë se mund t’i shpëtojnë ndëshkimit të Allahut. Madje këta të sotmit janë më të këqinj se ata, sepse këta kanë mohuar Profetin më të zgjedhur dhe Librin më të rëndësishëm dhe madhështor të Zotit. Gjithashtu, këta nuk kanë ndonjë premtim të dhënë nga Zoti se do të jenë të ruajtur nga ndëshkimi. As pretendimi i tyre i mjerë se ushtritë dhe aleatët e shumtë që kanë do t’i mbrojnë nga dënimi i Allahut nuk është i vërtetë. Madje, ata janë shumë më të poshtëruar dhe të nënçmuar.

Kështu, shkatërrimi i popujve të shkuar për gjynahet dhe mohimin e tyre konsiderohet si një nga shkaqet e udhëzimit, nëse njeriu do të dinte të nxirrte mësime, sepse ato konsiderohen si shenja treguese për vërtetësinë e shpalljeve të Zotit dhe të profetëve të Tij. Ato tregojnë, gjithashtu, ligësinë dhe humbjen e atyre popujve mohues. Por jo çdo njeri përfiton nga shenjat dhe shpalljet e Allahut. Nga ato përfitojnë veçse të mençurit dhe të diturit, ata që dinë të kuptojnë e të mendojnë me ftohtësi e drejtësi, ata që kanë mendje të shëndoshë dhe natyrë të papërlyer.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/128-a-nuk-eshte-paralajmerim-per-ata-qe-te-kujtojne-se-sa-e-sa-breza-para-tyre-i-kemi-shkaterruar-neper-vendbanimet-e-te-cileve-tani-jane-duke-ecur-sigurisht-ne-kete-ka-argumente-per-ata-qe-k/feed/ 0
127. Dhe kështu e shpërblejmë Ne atë që i tejkalon të gjitha kufijtë dhe nuk beson në Argumentet e Zotit të vet. Por dënimi në Botën Tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm. https://www.tefsirkurani.al/127-dhe-keshtu-e-shperblejme-ne-ate-qe-i-tejkalon-te-gjitha-kufijte-dhe-nuk-beson-ne-argumentet-e-zotit-te-vet-por-denimi-ne-boten-tjeter-eshte-edhe-me-i-ashper-dhe-i-perjetshem/ https://www.tefsirkurani.al/127-dhe-keshtu-e-shperblejme-ne-ate-qe-i-tejkalon-te-gjitha-kufijte-dhe-nuk-beson-ne-argumentet-e-zotit-te-vet-por-denimi-ne-boten-tjeter-eshte-edhe-me-i-ashper-dhe-i-perjetshem/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:06:02 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24561 – “Dhe kështu e shpërblejmë Ne atë që i tejkalon të gjitha kufijtë.” – I tillë do të jetë ndëshkimi edhe për ata që kalojnë kufijtë dhe zhyten në harame dhe, nga ana tjetër:

… dhe nuk beson në  Argumentet e Zotit të vet.” – Mohojnë shenjat dhe udhëzimin e Zotit. Ata mohojnë shpalljet e Zotit, që udhëzojnë në qëllimet më të larta dhe në rrugën e plotësimit të imanit. Shpalljet e Zotit janë shumë të qarta dhe të kuptueshme. Allahu nuk bën padrejtësi dhe kurrë nuk e zbret ndëshkimin në vend të gabuar. Shkaqet e ndëshkimit janë teprimi në padrejtësi, zhytja në mosbesim dhe mospranimi i udhëzimit.

Por  dënimi në Botën Tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm.” – Ndëshkimi në ahiret është shumë herë më i rëndë dhe më i dhimbshëm sesa ndëshkimi i dynjasë. Ai është i përjetshëm dhe kurrë nuk do të ndërpritet, ndryshe nga dënimi i dynjasë, që merr fund një ditë. Për këtë arsye, njeriu duhet të marrë të gjitha masat, që të ruhet nga ndëshkimi i ahiretit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/127-dhe-keshtu-e-shperblejme-ne-ate-qe-i-tejkalon-te-gjitha-kufijte-dhe-nuk-beson-ne-argumentet-e-zotit-te-vet-por-denimi-ne-boten-tjeter-eshte-edhe-me-i-ashper-dhe-i-perjetshem/feed/ 0
126. Ai (Allahu) do të thotë: “Ashtu sikurse i shpërfille ti argumentet Tona kur të erdhën, ashtu edhe ti sot do të jesh i shpërfillur. https://www.tefsirkurani.al/126-ai-allahu-do-te-thote-ashtu-sikurse-i-shperfille-ti-argumentet-tona-kur-te-erdhen-ashtu-edhe-ti-sot-do-te-jesh-i-shperfillur/ https://www.tefsirkurani.al/126-ai-allahu-do-te-thote-ashtu-sikurse-i-shperfille-ti-argumentet-tona-kur-te-erdhen-ashtu-edhe-ti-sot-do-te-jesh-i-shperfillur/#respond Wed, 15 Dec 2021 19:05:46 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24560 – “Ai (Allahu) do të thotë: “Ashtu sikurse i shpërfille ti argumentet Tona kur të erdhën, ashtu edhe ti sot do të jesh i shpërfillur”. – Për shkak se kundërshtove shenjat dhe shpalljet e Zotit, sot do të harrohesh në ndëshkim. Kjo është përgjigjja. Sipas llojit të punës, është edhe shpagimi. Ashtu sikurse në dynja u tregove i verbër, sikur nuk i shihje shpalljet dhe shenjat e Zotit, dhe i shpërfille paralajmërimet e Tij, sot në ahiret Allahu ta heq shikimin, për t’u flakur në zjarr i verbër, shurdh dhe memec. Allahu nuk të sheh më dhe do të jesh i harruar në ndëshkimin që e fitove me punën tënde.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/126-ai-allahu-do-te-thote-ashtu-sikurse-i-shperfille-ti-argumentet-tona-kur-te-erdhen-ashtu-edhe-ti-sot-do-te-jesh-i-shperfillur/feed/ 0