018. EL KEHF | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Sun, 01 May 2022 13:14:45 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 018. EL KEHF | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 110. Thuaj: “Unë jam thjesht një njeri, sikurse edhe ju. Mua më është shpallur se Zoti juaj, që meriton të adhurohet, është Një dhe i vetëm. Kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë asnjë!” https://www.tefsirkurani.al/110-thuaj-une-jam-thjesht-nje-njeri-sikurse-edhe-ju-mua-me-eshte-shpallur-se-zoti-juaj-qe-meriton-te-adhurohet-eshte-nje-dhe-i-vetem-kush-shpreson-takimin-me-zotin-e-vet-le-te-beje-ve-2/ https://www.tefsirkurani.al/110-thuaj-une-jam-thjesht-nje-njeri-sikurse-edhe-ju-mua-me-eshte-shpallur-se-zoti-juaj-qe-meriton-te-adhurohet-eshte-nje-dhe-i-vetem-kush-shpreson-takimin-me-zotin-e-vet-le-te-beje-ve-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 13:07:12 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22027 Thuaju, o Muhamed, mohuesve dhe të tjerëve:

– “Thuaj: “Unë jam thjesht një njeri, sikurse edhe ju.” – Unë nuk jam Zot, nuk pretendoj se kam ndonjë pjesë në pushtetin e Zotit, nuk pretendoj se di të fshehtën dhe as se kam në dorë depot e mirësive të Zotit: “Unë jam thjesht një njeri, sikurse edhe ju.” Unë jam një rob dhe adhurues i Allahut:

– “Mua më është shpallur se Zoti juaj, që meriton të adhurohet, është Një dhe i vetëm.” – I vetmi ndryshim dhe veçori e imja është se mua më është dhuruar Shpallja. Urdhri më madhështor dhe i rëndësishëm i kësaj shpalljeje është që t’ju njoftoj se Allahu është i vetmi Zot që meriton të adhurohet; Allahu është i pashoq në këtë drejtim dhe askush tjetër nuk meriton asnjë formë adhurimi. Unë ju ftoj që të punoni dhe jetoni me atë mënyrë që ju afron tek Ai, që ju mundëson të merrni e fitoni shpërblimin e Tij dhe që ju shpëton nga zemërimi dhe ndëshkimi i Tij.

Kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira …” – Punë e mirë është ajo që është në përputhje me ligjin e Zotit, qoftë ajo e detyrueshme, qoftë e pëlqyeshme apo vullnetare.

… dhe në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë asnjë!” – Kushti i dytë është sinqeriteti. Veprat e mira të bëhen jo për t’u dukur para njerëzve, por vetëm për të kënaqur Zotin e Lartësuar. Ata që plotësojnë dy kushtet e pranimit të veprave, zbatimin e Sheriatit dhe sinqeritetin, do të arrijnë gjithçka që shpresojnë dhe kërkojnë nga Zoti. Ndërsa të tjerët do të jenë të dështuar dhe të humbur në këtë botë dhe në ahiret. Ata janë të privuar nga afërsia me Allahun e Mëshirshëm dhe nuk e arrijnë kurrë kënaqësinë e Tij.

Ky është fundi i sures Kehf. Falënderimi i qoftë Allahut!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/110-thuaj-une-jam-thjesht-nje-njeri-sikurse-edhe-ju-mua-me-eshte-shpallur-se-zoti-juaj-qe-meriton-te-adhurohet-eshte-nje-dhe-i-vetem-kush-shpreson-takimin-me-zotin-e-vet-le-te-beje-ve-2/feed/ 0
109. Thuaj: “Sikur deti të ishte bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim, deti do të shterej para se të përfundonin fjalët e Zotit tim, madje edhe sikur të merrnim edhe një tjetër si ai.” https://www.tefsirkurani.al/109-thuaj-sikur-deti-te-ishte-boje-per-te-shkruar-fjalet-e-zotit-tim-deti-do-te-shterej-para-se-te-perfundonin-fjalet-e-zotit-tim-madje-edhe-sikur-te-merrnim-edhe-nje-tjeter-si-ai-2/ https://www.tefsirkurani.al/109-thuaj-sikur-deti-te-ishte-boje-per-te-shkruar-fjalet-e-zotit-tim-deti-do-te-shterej-para-se-te-perfundonin-fjalet-e-zotit-tim-madje-edhe-sikur-te-merrnim-edhe-nje-tjeter-si-ai-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 13:06:57 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22026 – “Sikur deti të ishte bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim, deti do të shterej para se të përfundonin fjalët e Zotit tim, madje edhe sikur të merrnim edhe një tjetër si ai.” – Sikur të gjithë detet e botës të ishin bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim dhe sikur të gjitha pemët e tokës, nga fillimi i botës deri në fundin e saj, të ishin lapsa për të shkruar fjalët, edhe detet do të shteronin, edhe pemët do të harxhoheshin e do të treteshin, përpara se të mbaronin fjalët e Zotit tim.

Kjo është diçka shumë e madhe, që askush nuk mund ta përfshijë me dijen e vet. Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t’i shtohen edhe shtatë dete të tjera, nuk do të mbaronin fjalët e Allahut. Allahu është Ngadhënjimtar i Urtë.” [Lukman 27].

Sigurisht, ky krahasim është sjellë që mendjet njerëzore ta kuptojnë më lehtësisht, që të gjitha këto janë krijesa dhe të gjitha krijesat e kanë një fund, ndërsa fjalët e Zotit janë cilësi të Tij, dhe cilësitë e Tij nuk janë të krijuara, prandaj, si të tilla, nuk kanë kufi dhe as fund. Çfarëdo madhështie dhe pafundësie që të përfytyrojnë krijesat, Allahu qëndron shumë më lart atyre. Të tilla janë të gjitha atributet e Allahut të Lartësuar, si dituria, urtësia, pushteti dhe mëshira.

Sikur të mblidhej dituria e gjithë botës, nga i pari deri tek i fundit, dhe banorët e qiellit dhe të tokës, kjo dituri do të ishte si shembulli i një harabeli, që qëndron në breg të oqeanit dhe merr një pikë ujë me sqepin e tij. Është kështu, sepse Allahu ka cilësitë më të plota dhe më madhështore, më të gjera dhe gjithëpërfshirëse. Vetëm tek Allahu do të kthehen të gjithë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/109-thuaj-sikur-deti-te-ishte-boje-per-te-shkruar-fjalet-e-zotit-tim-deti-do-te-shterej-para-se-te-perfundonin-fjalet-e-zotit-tim-madje-edhe-sikur-te-merrnim-edhe-nje-tjeter-si-ai-2/feed/ 0
108. Aty do të jenë përgjithmonë dhe kurrë nuk do të kërkojnë të largohen nga ai. https://www.tefsirkurani.al/108-aty-do-te-jene-pergjithmone-dhe-kurre-nuk-do-te-kerkojne-te-largohen-nga-ai-2/ https://www.tefsirkurani.al/108-aty-do-te-jene-pergjithmone-dhe-kurre-nuk-do-te-kerkojne-te-largohen-nga-ai-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 13:06:44 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22025 – “Aty do të jenë përgjithmonë dhe kurrë nuk do të kërkojnë të largohen nga ai.” – Ky është kompletimi i të gjitha mirësive, sepse ato nuk do të mbarojnë kurrë. Banorët e Xhenetit nuk do të kërkojnë asnjëherë që të largohen nga ai vend apo që t’u ndryshohen ato mirësi. E si ta kërkojnë këtë, kur ata shohin çdo gjë që u pëlqen dhe i lumturon?! Ata nuk shohin ndonjë që të ketë kënaqësi më të madhe se ata. Ata mendojnë dhe shohin se janë më të lumturit në gjithësi. Për t’u shpjeguar madhështinë e Krijuesit dhe cilësitë e Tij, që krijesat nuk mund t’i kapin plotësisht, thuaju tyre:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/108-aty-do-te-jene-pergjithmone-dhe-kurre-nuk-do-te-kerkojne-te-largohen-nga-ai-2/feed/ 0
107. Nuk ka dyshim se për ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira, vendpritës janë kopshtet e Firdeusit. https://www.tefsirkurani.al/107-nuk-ka-dyshim-se-per-ata-qe-besojne-dhe-bejne-pune-te-mira-vendprites-jane-kopshtet-e-firdeusit-2/ https://www.tefsirkurani.al/107-nuk-ka-dyshim-se-per-ata-qe-besojne-dhe-bejne-pune-te-mira-vendprites-jane-kopshtet-e-firdeusit-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 13:06:31 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22024 Nuk ka dyshim se për ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira, vendpritës janë kopshtet e Firdeusit.” – Janë ata që besojnë drejt dhe punojnë me sinqeritet sipas këtij besimi. Kjo përfshin të gjithë fenë Islame, qoftë çështjet që duhet besuar me zemër, qoftë veprat që kryhen me gjymtyrë, qoftë themelet e saj, ashtu edhe degëzimet e saj, qoftë veprat e dukshme, ashtu edhe ato të fshehtat. Të gjithë atyre që përfshihen në këtë përshkrim, – edhe pse janë të gradave të ndryshme, sipas plotësimit të imanit dhe veprave të tij, – iu premtohet Firdeusi.

Por çfarë është Firdeusi? Sipas një shpjegimi, ai është xheneti më i lartë, më i mirë dhe ai që ndodhet në mes të të gjithë xheneteve. Por ka mundësi që këtu të nënkuptojë të gjitha gradat e Xhenetit, që janë të shumta. Ajeti përfshin të gjitha shpërblimet e besimtarëve, që do të jenë në grada të ndryshme të imanit, si grada e të afërmëve të Zotit (mukarabin), punëmirët (ebrar), ose muktasidin-ët.119

Secili nga këta do të marrë shpërblimin, sipas gradës së vet. Në fakt, shpjegimi i dytë është më i fortë, sepse i përmbledh të gjitha, aq më tepër kur fjala ‘xhenet’ është në numrin shumës. Fjala Firdeus ka edhe kuptimin “kopësht i dendur me bimësi, që degëzohet dhe mbulon gjithçka”, dhe ky përshkrim është për të gjithë Xhenetin. Kështu Firdeusi është pritja dhe mirëseardhja e atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira.

E ku ka mikpritje më të mirë dhe më të bukur sesa ajo që Mëshirëploti ka përgatitur për këta fatlumë. Ajo përmban çdo mirësi që kënaq zemrën, shpirtin dhe trupin. Atje do të kenë çdo gjë që ua dëshiron shpirti dhe kënaq syrin. Atje do të shohin gradat e larta aq të bukura, të këndshme, ato kopshte vezulluese të mrekullueshme, ato pemë plot fruta të shijshme e të këndshme, ata zogj që nuk reshtin së kënduari me zëra qetësues.

Atje do të kënaqen me ushqime të shijshme dhe pije të këndshme. Atje të jenë në shoqërinë e grave të hijshme. Atje do t’u shërbejnë shërbëtore e të rinj. Ata do të shëtisin në anët e lumenjëve, që rrjedhin me ujë të kristaltë, që e zbukurojnë më tepër pamjen e Xhenetit. Bukuritë e Xhenetit janë jo vetëm fizike, por edhe konceptuale, në aspektin e përjetimeve. Mirësitë në të do të jenë të përhershme.

Megjithatë, mirësia më e madhe do të jetë kënaqësia që jep qëndrimi pranë Rrahmanit dhe kënaqësia e Tij ndaj besimtarëve. Kjo është kënaqësia më e madhe e xhenetlinjve. Mbi të gjitha qëndron kënaqësia e shikimit të Zotit, Fytyrës së Tij të ndritshme dhe dëgjimi i fjalës së Atij, që është Mëshiruesi i Dashur. Allahu Ekber! Çfarë mikpritje madhështore! Kjo mirësi është shumë herë më e madhe sesa të mund të përshkruhet nga ndonjë krijesë, ose të përfytyrohet nga ndonjë zemër.

Nëse njeriu do ta njihte realisht ndonjë prej këtyre mirësive, zemra e tij do të fluturonte nga malli dhe shpirti do t’i coptohej nga padurimi për të hyrë në të. Ai do të rrinte larg, i vetmuar, pa pyetur fare për këtë botë të kotë dhe kënaqësitë e saj të parëndësishme e shpërqendruese. Ai nuk do të lejonte asnjë çast që t’i shkonte dëm, pa u përpjekur për ato mirësi.

Çdo çast i humbur në këtë botë do të thotë shekuj mirësish të humbura në Xhenet! Allahu na ndihmoftë dhe na udhëzoftë, sepse pakujdesia ka shtrirë kthetrat e saj, imani na është dobësuar, dituria na është pakësuar, ndërsa ambicia dhe vullneti na janë harxhuar me kohë! Nuk ka forcë dhe as ndryshim të gjendjes ndryshe, por veçse me ndihmën e Allahut, të Lartësuarit e të Madhëruarit!

119 Muktasid quhen ata që janë mesatarë. Këta  janë kufizuar duke kryer veçse urdhërat  dhe duke lënë  ndalesat e Zotit.

]]> https://www.tefsirkurani.al/107-nuk-ka-dyshim-se-per-ata-qe-besojne-dhe-bejne-pune-te-mira-vendprites-jane-kopshtet-e-firdeusit-2/feed/ 0 106. Shpërblimi i tyre është Xhehenemi, për shkak se nuk besojnë dhe i marrin për tallje argumentet dhe të dërguarit e Mi. https://www.tefsirkurani.al/106-shperblimi-i-tyre-eshte-xhehenemi-per-shkak-se-nuk-besojne-dhe-i-marrin-per-tallje-argumentet-dhe-te-derguarit-e-mi-2/ https://www.tefsirkurani.al/106-shperblimi-i-tyre-eshte-xhehenemi-per-shkak-se-nuk-besojne-dhe-i-marrin-per-tallje-argumentet-dhe-te-derguarit-e-mi-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 13:06:14 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22023 Shpërblimi i tyre është Xhehenemi, për shkak se nuk besojnë dhe i marrin për tallje argumentet dhe të dërguarit e Mi.” – Asgjësimi i punëve të tyre është një shpërblim i merituar. Ditën e Gjykimit, veprat e tyre të mira nuk do të kenë asnjë peshë. Ata janë shumë të pështirë dhe të poshtëruar, sepse kanë mohuar ajetet e Allahut dhe janë tallur me shpalljet dhe me profetët.

Është e detyrueshme që shpalljet dhe profetët e Zotit të respektohen dhe të besohen plotësisht. Ato duhen zbatuar e jetuar me sinqeritet, por këta të mjerë bëjnë tërësisht të kundërtën, prandaj shkatërrohen dhe zhyten në ndëshkim. Pasi përmendi përfundimin e mohuesve dhe të veprave që meritojnë këtë përfundim, Allahu i Madhëruar flet në vijim për përfundimin e besimtarëve dhe të veprave të tyre të mira.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/106-shperblimi-i-tyre-eshte-xhehenemi-per-shkak-se-nuk-besojne-dhe-i-marrin-per-tallje-argumentet-dhe-te-derguarit-e-mi-2/feed/ 0
105. Janë ata të cilët nuk i besojnë argumentet e Zotit të tyre e as takimin me Të, prandaj veprat e tyre asgjësohen dhe në Ditën e Gjykimit nuk do t’u japim asnjë peshë atyre. https://www.tefsirkurani.al/105-jane-ata-te-cilet-nuk-i-besojne-argumentet-e-zotit-te-tyre-e-as-takimin-me-te-prandaj-veprat-e-tyre-asgjesohen-dhe-ne-diten-e-gjykimit-nuk-do-tu-japim-asnje-peshe-atyre-2/ https://www.tefsirkurani.al/105-jane-ata-te-cilet-nuk-i-besojne-argumentet-e-zotit-te-tyre-e-as-takimin-me-te-prandaj-veprat-e-tyre-asgjesohen-dhe-ne-diten-e-gjykimit-nuk-do-tu-japim-asnje-peshe-atyre-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 13:06:00 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22022 – “Janë ata të cilët nuk i besojnë argumentet e Zotit të tyre e as takimin me Të …” – Ata i mohojnë me forcë ajetet e Kur’anit dhe argumentet që i shohin me sytë e tyre në krijimin e Zotit, të cilat tregojnë se është detyrë besimi në Zotin dhe Profetin e Tij. Shenjat e Zotit janë argument që njeriu të besojë të gjitha bazat e imanit: të besojë Allahun, melekët, profetët, shpalljet, Ditën e Gjykimit dhe caktimin e të mirës dhe të keqes prej Tij. Për ata që i mohojnë këto themele të besimit dhe i shpërfillin argumentet treguese për to, Allahu thotë:

… prandaj veprat e tyre asgjësohen dhe në Ditën e Gjykimit nuk do t’u japim asnjë peshë atyre.” – Për shkak se mohojnë, asgjësohen veprat e tyre dhe Ditën e Kijametit nuk kemi për t’u dhënë asnjë peshë atyre. Vlera e punëve atë ditë matet në peshore. Atje do të shihet se cilat vepra peshojnë më tepër.

Por këta të mjerë nuk kanë të mira, sepse u mungon kushti kryesor i tyre, imani i vërtetë dhe i saktë, sikurse thotë Allahu: “Kush është besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë cenimi (në shpërblim).” Pra, veprat e tyre do të llogariten të gjitha, pa përjashtim, dhe ata vetë do të thirren të pohojnë veprat e tyre. Kështu, mohuesit do të poshtërohen para gjithë krijesave dhe do të ndëshkohen për to.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/105-jane-ata-te-cilet-nuk-i-besojne-argumentet-e-zotit-te-tyre-e-as-takimin-me-te-prandaj-veprat-e-tyre-asgjesohen-dhe-ne-diten-e-gjykimit-nuk-do-tu-japim-asnje-peshe-atyre-2/feed/ 0
104. Janë ata, veprat e të cilëve asgjësohen që në jetën e kësaj bote, por ata mendojnë se janë duke bërë mirë. https://www.tefsirkurani.al/104-jane-ata-veprat-e-te-cileve-asgjesohen-qe-ne-jeten-e-kesaj-bote-por-ata-mendojne-se-jane-duke-bere-mire-2/ https://www.tefsirkurani.al/104-jane-ata-veprat-e-te-cileve-asgjesohen-qe-ne-jeten-e-kesaj-bote-por-ata-mendojne-se-jane-duke-bere-mire-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 13:05:45 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22021 – “Janë ata, veprat e të cilëve asgjësohen që në jetën e kësaj bote, por ata mendojnë se janë duke bërë mirë.” – Çdo vepër e tyre asgjësohet që në këtë botë, ndërsa ata pandehin se i kanë vepra të mira. Atëherë, si mendon se do të veprohet Ditën e Gjykimit me ato vepra që edhe ata vetë e dinë se janë të kota apo të këqija? Po me ato vepra që janë në kundërshtim me Allahun dhe të Dërguarin e Tij? Cilët janë këta që do t’u zhvlerësohen veprat dhe do të humbasin bashkë me familjet e tyre Ditën e Kijametit? Allahu i Madhëruar thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/104-jane-ata-veprat-e-te-cileve-asgjesohen-qe-ne-jeten-e-kesaj-bote-por-ata-mendojne-se-jane-duke-bere-mire-2/feed/ 0
103. Thuaj: “A t’ju tregoj për më të dëshpëruarit me veprat e tyre?” https://www.tefsirkurani.al/103-thuaj-a-tju-tregoj-per-me-te-deshperuarit-me-veprat-e-tyre-2/ https://www.tefsirkurani.al/103-thuaj-a-tju-tregoj-per-me-te-deshperuarit-me-veprat-e-tyre-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 13:05:31 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22020 – “Thuaj: “A t’ju tregoj për më të dëshpëruarit me veprat e tyre?” – Thuaju njerëzve, o Muhmed, duke i qortuar dhe paralajmëruar: “A t’ju tregoj se cilët janë njerëzit më të dëshpëruar me veprat e tyre?”

]]>
https://www.tefsirkurani.al/103-thuaj-a-tju-tregoj-per-me-te-deshperuarit-me-veprat-e-tyre-2/feed/ 0
102. Vallë, mendonin jobesimtarët se, përveç Meje, mund të merrnin si mbrojtës robërit e Mi?! Ne e kemi përgatitur Xhehenemin si vendpritës të jobesimtarëve. https://www.tefsirkurani.al/102-valle-mendonin-jobesimtaret-se-pervec-meje-mund-te-merrnin-si-mbrojtes-roberit-e-mi-ne-e-kemi-pergatitur-xhehenemin-si-vendprites-te-jobesimtareve-2/ https://www.tefsirkurani.al/102-valle-mendonin-jobesimtaret-se-pervec-meje-mund-te-merrnin-si-mbrojtes-roberit-e-mi-ne-e-kemi-pergatitur-xhehenemin-si-vendprites-te-jobesimtareve-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 13:05:17 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22019 Vallë, mendonin jobesimtarët se, përveç Meje, mund të merrnin si mbrojtës robërit e Mi?!” – Ky është një argument i qartë për kotësinë e besimit të disa mohuesve, të cilët i konsiderojnë disa profetë apo evlija, si shokë e partnerë të Zotit. Ata u përkushtohen atyre me adhurime e përulje, duke besuar se ata kanë për t’i mbrojtur, duke i shpëtuar nga dënimi dhe zemërimi i Allahut, dhe do t’u japin nga shpërblimi i Tij.

Por me këtë besim të kotë, ata, në fakt, e kanë mohuar vetë Zotin dhe profetët e Tij. Kështu, Allahu i Lartësuar u bën një pyetje retorike, që përmban qortim e paralajmërim dhe, në të njëjtën kohë, tregon kotësinë e besimit të tyre për mendjet e shëndosha. Ai thotë: “Vallë, mendonin jobesimtarët se, përveç Meje, mund të merrnin si mbrojtës robërit e Mi?!”

Një i dashur dhe i zgjedhur i Zotit, një profet apo edhe një besimtar i mirë e i devotshëm, kurrë nuk do të bëhej mik apo mbështetës i dikujt që armiqësohet me Zotin dhe profetin e Tij dhe që nuk ka besimin e saktë. Evlijatë e Zotit gjithmonë duan atë që do Zoti dhe e urrejnë atë që Zoti e urren dhe zemërohen me atë që Zoti zemërohet.

Sipas këtij kuptimi, ky ajet i ngjan një ajeti tjetër, ku Allahu thotë: “Ditën kur Ai do t’i tubojë ata të gjithë, do t’u thotë melekëve: “Këta janë ata që ju adhuronin ju?” Ata (melekët) thonë: “I dëlirë je, o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata adhuronin xhindët dhe shumica e tyre besonin në ta”. [Sebe 40, 41].

Kështu, kush pretendon se ka afërsi, mik dhe mbështetës ndonjë nga të dashurit e Zotit, ndërkohë që vetë është kundërshtar dhe armik i Zotit, le ta dijë se është gënjeshtar. Ky është njëri nga kuptimet e ajetit. Ndërsa një kuptim tjetër është: “A mos menduan, vallë, mohuesit e Zotit dhe kundërshtuesit e Profetit se, përveç Zotit, do të gjejnë ndonjë mik e mbështetës që do t’i ndihmojë e t’u sjellë ndonjë dobi apo t’u largojë ndonjë dëm e fatkeqësi?! Kjo është një shpresë e kotë, sepse të gjithë janë krijesa dhe, si të tilla, nuk kanë në dorë asnjë mundësi për dëm apo dobi.

Në këtë formë, ky ajet do t’i ngjasonte ajetit tjetër: “Thuaj: “Thirrini ata, të cilët i mendonit si zota përveç Tij! Ata nuk mund t’jua largojnë fatkeqësitë dhe as nuk mund t’i zhvendosin ato diku tjetër. Edhe vetë idhujt, të cilëve këta u luten, kërkojnë afrimin, shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t’iu ruajtur.” [Isra 56, 57].

Po kështu, edhe në ajete të tjera të ngjashme, ku Allahu e mohon çdo lloj mundësie që ndonjë krijesë të ndihmojë ose dëmtojë dikë. Çdokush që ka këtë lloj shprese ka për t’u zhgënjyer dhe do të dalë i humbur, pa arritur asgjë nga kërkesat dhe shpresat e tij.

Ne e kemi përgatitur Xhehenemin si vendpritës të jobesimtarëve.” – Kjo është pritja e përgatitur për ata të mjerë! Sa e keqe është ajo dhe sa i tmerrshëm është Xhehenemi si vendbanim!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/102-valle-mendonin-jobesimtaret-se-pervec-meje-mund-te-merrnin-si-mbrojtes-roberit-e-mi-ne-e-kemi-pergatitur-xhehenemin-si-vendprites-te-jobesimtareve-2/feed/ 0
101. Atyre që i kishin sytë të verbuar ndaj paralajmërimeve të Mia dhe që nuk dëgjonin. https://www.tefsirkurani.al/101-atyre-qe-i-kishin-syte-te-verbuar-ndaj-paralajmerimeve-te-mia-dhe-qe-nuk-degjonin-2/ https://www.tefsirkurani.al/101-atyre-qe-i-kishin-syte-te-verbuar-ndaj-paralajmerimeve-te-mia-dhe-qe-nuk-degjonin-2/#respond Mon, 13 Dec 2021 13:05:00 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=22018 … atyre që i kishin sytë të verbuar ndaj paralajmërimeve të Mia dhe që nuk dëgjonin.” – Ata i kanë kthyer shpinën mësimeve të urta të Zotit dhe Kur’anit madhështor. Allahu i Madhëruar na i përshkruan kështu: “Ata thonë: “Zemrat tona janë të mbyllura për atë që ti na fton; veshët tanë janë shurdhuar keq dhe ndërmjet nesh dhe teje ka një perde.

Prandaj ti vepro siç do vetë, kurse ne do vazhdojmë me tonën!” [Fusilet 5]. Pra, zemrat tona – thonë ata – janë të vulosura dhe larg asaj që t’i na fton. Edhe në sytë tanë ka perde, që nuk na lejon të shohim shenjat udhëzuese dhe të dobishme të Allahut.

Allahu i Madhëruar na tregon sërish për ta: “Nuk ka dyshim se për ata që mohojnë besimin, është njëlloj: i paralajmërove apo nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë. Allahu ua ka vulosur zemrat dhe të dëgjuarit e tyre dhe në shikimet e tyre ka perde. Ata do të kenë dënim të madh.”[Bekare 6, 7]. Ata nuk arrijnë të dëgjojnë ajetet e Allahut, që fusin iman në zemër, sepse ata e urrejnë Kur’anin dhe Profetin. Ai që urren diçka është i prirur të largohet prej saj.

Kështu, edhe këta të privuar nuk mund t’i dëgjojnë fjalët e Allahut. Duke qenë se rrugët e diturisë dhe të suksesit u janë bllokuar, atëherë përfundimi i tyre dihet. Ata e mohojnë Zotin dhe i kundërshtojnë ajetet dhe profetët e Tij me forcë, prandaj e meritojnë Xhehenemin, që është vendi më i keq.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/101-atyre-qe-i-kishin-syte-te-verbuar-ndaj-paralajmerimeve-te-mia-dhe-qe-nuk-degjonin-2/feed/ 0