017. EL ISRA | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Fri, 24 Nov 2023 07:29:41 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 017. EL ISRA | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 111. Dhe thuaj: “I Lavdëruar qoftë Allahu, i Cili nuk ka fëmijë dhe nuk ka shok në sundim! Ai nuk ka nevojë për ndihmëtarë. Dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon!” https://www.tefsirkurani.al/111-dhe-thuaj-i-lavderuar-qofte-allahu-i-cili-nuk-ka-femije-dhe-nuk-ka-shok-ne-sundim-ai-nuk-ka-nevoje-per-ndihmetare-dhe-madheroje-ate-me-madherine-qe-i-takon/ https://www.tefsirkurani.al/111-dhe-thuaj-i-lavderuar-qofte-allahu-i-cili-nuk-ka-femije-dhe-nuk-ka-shok-ne-sundim-ai-nuk-ka-nevoje-per-ndihmetare-dhe-madheroje-ate-me-madherine-qe-i-takon/#respond Sun, 19 Dec 2021 14:43:31 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25313 – “Dhe thuaj: “I Lavdëruar qoftë Allahu, …” – Të gjitha lavdërimet dhe përlëvdimet i qofshin Allahut! Ai është i Ploti në çdo aspekt. Allahu është i pastër dhe i dëlirë nga çdo mangësi e defekt.

– “i Cili nuk ka fëmijë dhe nuk ka shok në sundim!” – I gjithë pushteti, sundimi e mbretërimi i takon Allahut, të vetmit që sundon gjithçka. Bota e sipërme dhe e poshtme, të gjithë janë pronë e Allahut dhe nën mbretërimin e Tij. Askush tjetër nuk ka pushtet dhe fuqi të pavarur.

– “Ai nuk ka nevojë për ndihmëtarë.” – Allahu nuk ka nevojë për t’u mbështetur nga ndonjë krijesë, që të forcojë pozitat e Tij, sepse Ai është El Ganij – i Pasuri dhe i Vetëmjaftueshmi. Allahu është El Hamid – i Lavdëruari, i Përlëvduari, i Lavdishmi. Ai nuk ka nevojë për asnjë e asgjë nga krijesat e Tij, as ato tokësore e as ato qiellore.

Nëse Allahu zgjedh ndonjë prej krijesave të Tij si uelij – të dashur, këtë e bën si bamirësi e ndihmë për të, si mëshirë e butësi për të zgjedhurit e Tij, sikurse thotë: “Allahu është Mbrojtësi (i dashur) i atyre që besojnë dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë. Për ata që nuk besojnë kujdestarë janë shejtanët, të cilët i nxjerrin ata prej drite për t’i futur në errësira. Këta janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht.” [Bekare 257].

– “Dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon!”. – Madhëroje Allahun duke përmendur emrat dhe cilësitë e Tij madhështore, duke e përlëvduar shumë e duke shprehur mirënjohjen për veprat e Tij të mrekullueshme. Madhëroje duke e adhuruar si Një të vetëm, përmes atyre adhurimeve që Ai të ka mësuar përmes Shpalljes! Madhëroje Allahun, duke ia përkushtuar besimin, fenë dhe çdo adhurim vetëm Atij dhe me sinqeritet të plotë!

Këtu përfundon dhe tefsiri i sures Isra.

Allahut i takojnë  të gjitha Falënderimet e lavdërimet!

Paqja, bekimet dhe të gjitha begatitë qofshin mbi Muhamedin (a.s)!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/111-dhe-thuaj-i-lavderuar-qofte-allahu-i-cili-nuk-ka-femije-dhe-nuk-ka-shok-ne-sundim-ai-nuk-ka-nevoje-per-ndihmetare-dhe-madheroje-ate-me-madherine-qe-i-takon/feed/ 0
110. Thuaj: “Lutuni (me emrin) Allah ose lutuni (me emrin) Er Rahman – me cilindo (prej emrave) që t’i luteni, emrat e Tij janë më të bukurit. E ti mos e ngri zërin (duke kënduar) në namazin tënd dhe as mos e ul tepër në të, por kërko mes kësaj një rrugë mesatare.” https://www.tefsirkurani.al/110-thuaj-lutuni-me-emrin-allah-ose-lutuni-me-emrin-er-rahman-me-cilindo-prej-emrave-qe-ti-luteni-emrat-e-tij-jane-me-te-bukurit-e-ti-mos-e-ngri-zerin-duke-kendu-2/ https://www.tefsirkurani.al/110-thuaj-lutuni-me-emrin-allah-ose-lutuni-me-emrin-er-rahman-me-cilindo-prej-emrave-qe-ti-luteni-emrat-e-tij-jane-me-te-bukurit-e-ti-mos-e-ngri-zerin-duke-kendu-2/#respond Sun, 19 Dec 2021 14:43:03 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25310 – “Thuaj: “Lutuni (me emrin) Allah ose lutuni (me emrin) Er Rahman – me cilindo (prej emrave) që t’i luteni, emrat e Tij janë më të bukurit.” – Me cilindo emër që ta lusni Allahun, emrat e Tij janë të gjithë të bukur. Allahu thotë: “…emrat e Tij janë më të bukurit.”

Ai nuk ka asnjë emër jo të bukur ose të tillë që të jetë e ndaluar ta thërrasësh me të. Të gjithë emrat e Tij janë të bukur, prandaj me cilindo emër t’i drejtoheni Atij, ka për t’u realizuar qëllimi. E mira është që për çdo rast të përzgjedhësh emrin më të përshtatshëm me lutjen.

– “E ti mos e ngri zërin (duke kënduar) në namazin tënd dhe as mos e ul tepër në të, …” – As mos e ngre lart zërin gjatë leximit të Kur’anit dhe as ta ulësh fare atë. Të dyja rastet janë të qortueshme.

Ngritja e zërit gjatë leximin e Kur’anit ndoshta i bën mohuesit e Kur’anit të tallen me të, me fenë dhe me Profetin (a.s). Por edhe nëse e ul zërin fare, atëherë nuk arrijnë të përfitojnë ata që duan ta dëgjojnë e të udhëzohen prej tij. Prandaj Allahu thotë:

“… por kërko mes kësaj një rrugë mesatare”. – Gjej një rrugë të ndërmjetme mes dy rasteve!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/110-thuaj-lutuni-me-emrin-allah-ose-lutuni-me-emrin-er-rahman-me-cilindo-prej-emrave-qe-ti-luteni-emrat-e-tij-jane-me-te-bukurit-e-ti-mos-e-ngri-zerin-duke-kendu-2/feed/ 0
109. Ata lëshohen me fytyrë në tokë duke qarë dhe ai (Kur’ani) ua shton edhe më shumë përuljen. https://www.tefsirkurani.al/109-ata-leshohen-me-fytyre-ne-toke-duke-qare-dhe-ai-kurani-ua-shton-edhe-me-shume-peruljen/ https://www.tefsirkurani.al/109-ata-leshohen-me-fytyre-ne-toke-duke-qare-dhe-ai-kurani-ua-shton-edhe-me-shume-peruljen/#respond Sun, 19 Dec 2021 14:42:40 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25308 – “Ata lëshohen me fytyrë në tokë duke qarë dhe ai (Kur’ani) ua shton edhe më shumë përuljen.” – Ata lëshohen me fytyrë në sexhde duke qarë. Kur’ani, kur e lexojnë dhe e dëgjojnë, ua shton edhe më shumë imanin e frikërespektin. Ky është një përshkrim për ata besimtarë të devotshëm që pranuan Islamin pasi kishin qenë ndjekës të Librave të parë, si Abdullah Ibn Selami etj., por edhe për ata që do të besonin më pas e do të hynin në Islam grupe-grupe.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/109-ata-leshohen-me-fytyre-ne-toke-duke-qare-dhe-ai-kurani-ua-shton-edhe-me-shume-peruljen/feed/ 0
108. Dhe thonë: “I Lartësuar qoftë Zoti ynë! Premtimi i Zotit tonë është përmbushur.” https://www.tefsirkurani.al/108-dhe-thone-i-lartesuar-qofte-zoti-yne-premtimi-i-zotit-tone-eshte-permbushur/ https://www.tefsirkurani.al/108-dhe-thone-i-lartesuar-qofte-zoti-yne-premtimi-i-zotit-tone-eshte-permbushur/#respond Sun, 19 Dec 2021 14:42:15 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25306 – “Dhe thonë: “I Lartësuar qoftë Zoti ynë! Premtimi i Zotit tonë është përmbushur.” – I pastër dhe i dëlirë është Allahu nga çdo mangësi, me të cilën e përshkruajnë idhujtarët. Ata thonë: “Premtimi i Zotit tonë për ringjalljen, llogarinë dhe shpërblimin me drejtësi për veprat është i vërtetë”. Ky premtim është i pakthyeshëm, dhe nuk ka dyshim që do të plotësohet.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/108-dhe-thone-i-lartesuar-qofte-zoti-yne-premtimi-i-zotit-tone-eshte-permbushur/feed/ 0
107. Thuaj: “Besoni në atë (Kur’anin) apo jo, atyre që u është dhënë dituri (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet (Kur’ani) lëshohen me fytyrë përdhe, duke bërë sexhde.” https://www.tefsirkurani.al/107-thuaj-besoni-ne-ate-kuranin-apo-jo-atyre-qe-u-eshte-dhene-dituri-nga-librat-e-pare-para-tij-kur-u-lexohet-kurani-leshohen-me-fytyre-perdhe-duke-bere-sexhde/ https://www.tefsirkurani.al/107-thuaj-besoni-ne-ate-kuranin-apo-jo-atyre-qe-u-eshte-dhene-dituri-nga-librat-e-pare-para-tij-kur-u-lexohet-kurani-leshohen-me-fytyre-perdhe-duke-bere-sexhde/#respond Sun, 19 Dec 2021 14:41:50 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25304 Pasi është bërë e qartë se Kur’ani është i vërtetë dhe i tillë që nuk ka asnjë dyshim rreth tij, atëherë thuaju atyre që nuk besojnë dhe e konsiderojnë atë të kotë:

– “Thuaj: “Besoni në atë (Kur’anin) apo jo …” – Dijeni, o jobesimtarë, se Allahu nuk ka asnjë nevojë për ju dhe besimin tuaj. Dijeni se ju nuk mund të dëmtoni kurrë Atë. Të vetmit të dëmtuar në këtë mes jeni ju. Allahu ka besimtarë dhe të devotshëm, të cilët kanë cilësi të mrekullueshme. Këtyre Allahu u ka dhënë diturinë e dobishme.

– “… atyre që u është dhënë dituri (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet (Kur’ani) lëshohen me fytyrë përdhe, duke bërë sexhde.”. – Nga kjo dituri e madhe, kur lexojnë ajetet e Allahut, ata ndikohen shumë e bien në sexhde. Ata e besojnë Allahun dhe nënshtrohen për të jetuar sipas Shpalljes së tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/107-thuaj-besoni-ne-ate-kuranin-apo-jo-atyre-qe-u-eshte-dhene-dituri-nga-librat-e-pare-para-tij-kur-u-lexohet-kurani-leshohen-me-fytyre-perdhe-duke-bere-sexhde/feed/ 0
106. Ne e shpallëm Kur’anin si dallues (të së vërtetës nga e kota), për t’ua lexuar njerëzve dalëngadalë, dhe ashtu e shpallëm atë, pjesë pas pjese. https://www.tefsirkurani.al/106-ne-e-shpallem-kuranin-si-dallues-te-se-vertetes-nga-e-kota-per-tua-lexuar-njerezve-dalengadale-dhe-ashtu-e-shpallem-ate-pjese-pas-pjese/ https://www.tefsirkurani.al/106-ne-e-shpallem-kuranin-si-dallues-te-se-vertetes-nga-e-kota-per-tua-lexuar-njerezve-dalengadale-dhe-ashtu-e-shpallem-ate-pjese-pas-pjese/#respond Sun, 19 Dec 2021 14:41:26 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25302 – “Ne e shpallëm Kur’anin si dallues (të së vërtetës nga e kota) …” – Ne e kemi zbritur Kur’anin mufer-rikan – si dallues mes të vërtetës dhe të kotës, mes udhëzimit në rrugën e drejtë dhe devijimit.

– “… për t’ua lexuar njerëzve dalëngadalë …” – Që t’ua lexosh dalëngadalë, në mënyrë të tillë që ata të mund të meditojnë rreth domethënieve dhe kumteve të tij, si edhe të nxjerrin mësime e urtësi.

– “… dhe ashtu e shpallëm atë, pjesë pas pjese.” – E shpallëm atë pjesë-pjesë, për 23 vjet rresht.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/106-ne-e-shpallem-kuranin-si-dallues-te-se-vertetes-nga-e-kota-per-tua-lexuar-njerezve-dalengadale-dhe-ashtu-e-shpallem-ate-pjese-pas-pjese/feed/ 0
105. Ne e zbritëm atë (Kur’anin) plot urtësi dhe me të vërtetën (e besnikërisht) është zbritur. Ne të dërguam ty veçse si përgëzues dhe qortues. https://www.tefsirkurani.al/105-ne-e-zbritem-ate-kuranin-plot-urtesi-dhe-me-te-verteten-e-besnikerisht-eshte-zbritur-ne-te-derguam-ty-vecse-si-pergezues-dhe-qortues/ https://www.tefsirkurani.al/105-ne-e-zbritem-ate-kuranin-plot-urtesi-dhe-me-te-verteten-e-besnikerisht-eshte-zbritur-ne-te-derguam-ty-vecse-si-pergezues-dhe-qortues/#respond Sun, 19 Dec 2021 14:40:28 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25300 – “Ne e zbritëm atë (Kur’anin) plot urtësi …” – Kur’ani ka zbritur me të vërteta të mëdha. Ai u shpall për t’u mësuar njerëzve urdhëresat dhe ndalesat e Zotit, rregullat dhe ligjet e Tij. Ai u shpall për t’u treguar atyre, gjithashtu, shpërblimet dhe ndëshkimet që meriton secili grup, në varësi të plotësimit ose jo të porosive të tij.

– “… dhe me të vërtetën (e besnikërisht) është zbritur.” – Pra, edhe mënyra si u shpall ky Kur’an është e vërtetë e sigurt, e ruajtur nga çdo shejtan i mallkuar. Ai u shpall përmes Xhibrilit, melekut besnik, te Muhamedi – profeti besnik.

– “Ne të dërguam ty veçse si përgëzues dhe qortues.” – Profeti është përgëzues dhe sjell lajmin e mirë për këdo që i bindet Allahut. Ai i përgëzon besimtarët se do të kenë shpërblime të përshpejtuara që në këtë botë, por edhe shpërblimet e pafundme dhe të pashembullta në jetën tjetër. Profeti (a.s) u dërgua edhe si qortues e paralajmërues për të gjithë ata që nuk i binden Allahut, se ata i pret një ndëshkim i rëndë jo vetëm në këtë botë, por edhe në jetën tjetër, që është e përjetshme.

Që një profet të meritojë cilësimin “përgëzues e qortues”, duhet sigurisht që t’u sqarojë njerëzve ato vepra për të cilat premtohet shpërblim dhe rrugët e realizimit të tyre. Edhe për të qenë qortues i mirë, ai duhet të sqarojë veprat e qortueshme, rrugët për t’u larguar prej tyre dhe ndëshkimet për to. Sigurisht, Profeti i sqaroi të gjitha këto në formën më të plotë, të kuptueshme e të thjeshtë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/105-ne-e-zbritem-ate-kuranin-plot-urtesi-dhe-me-te-verteten-e-besnikerisht-eshte-zbritur-ne-te-derguam-ty-vecse-si-pergezues-dhe-qortues/feed/ 0
104. Pas tij (Musait) Ne u thamë bijve të Izraelit: “Banoni në këtë vend! Por, kur të vijë Dita e Fundit, Ne do t’ju sjellim të gjithëve në një turmë të përzierë.” https://www.tefsirkurani.al/104-pas-tij-musait-ne-u-thame-bijve-te-izraelit-banoni-ne-kete-vend-por-kur-te-vije-dita-e-fundit-ne-do-tju-sjellim-te-gjitheve-ne-nje-turme-te-perziere/ https://www.tefsirkurani.al/104-pas-tij-musait-ne-u-thame-bijve-te-izraelit-banoni-ne-kete-vend-por-kur-te-vije-dita-e-fundit-ne-do-tju-sjellim-te-gjitheve-ne-nje-turme-te-perziere/#respond Sun, 19 Dec 2021 14:40:02 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25298 – “Pas tij, Ne u thamë bijve të Izraelit: “Banoni në këtë vend! Por kur të vijë Dita e Fundit, Ne do t’ju sjellim të gjithëve të përzier”. – Banoni në këtë vend, por dijeni se kur të vijë koha e premtimit të fundit, pra, koha e ringjalljes, çdokush do të shpërblehet për atë që ka bërë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/104-pas-tij-musait-ne-u-thame-bijve-te-izraelit-banoni-ne-kete-vend-por-kur-te-vije-dita-e-fundit-ne-do-tju-sjellim-te-gjitheve-ne-nje-turme-te-perziere/feed/ 0
103. Ai (faraoni) deshi t’i dëbonte ata nga vendi (Egjipti), por Ne i përmbytëm atë dhe të gjithë ata që ishin me të. https://www.tefsirkurani.al/103-ai-faraoni-deshi-ti-debonte-ata-nga-vendi-egjipti-por-ne-i-permbysem-ate-dhe-te-gjithe-ata-qe-ishin-me-te/ https://www.tefsirkurani.al/103-ai-faraoni-deshi-ti-debonte-ata-nga-vendi-egjipti-por-ne-i-permbysem-ate-dhe-te-gjithe-ata-qe-ishin-me-te/#respond Sun, 19 Dec 2021 14:39:21 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25296 – “Ai deshi t’i dëbonte ata nga vendi, por Ne e përmbytëm atë dhe të gjithë ata që ishin me të.” – Faraoni tentoi që t’i dëbonte nga vendi, por Allahu thotë: “…Ne e përmbytëm atë dhe të gjithë ata që ishin me të.” Kështu Zoti ua la në trashëgim bijve të Israelit tokën dhe pasuritë e Faraonit:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/103-ai-faraoni-deshi-ti-debonte-ata-nga-vendi-egjipti-por-ne-i-permbysem-ate-dhe-te-gjithe-ata-qe-ishin-me-te/feed/ 0
102. Ai (Musai) tha: “Ti e di me siguri të plotë se ato (mrekullitë) nuk i zbriti askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të Tokës. Ai i zbriti ato të dukshme, e unë besoj, o faraon, se ti je i shkatërruar.” https://www.tefsirkurani.al/102-ai-musai-tha-ti-e-di-me-siguri-te-plote-se-ato-mrekullite-nuk-i-zbriti-askush-tjeter-pervec-zotit-te-qiejve-e-te-tokes-ai-i-zbriti-ato-te-dukshme-e-une-besoj-o-faraon-se-ti-je-i/ https://www.tefsirkurani.al/102-ai-musai-tha-ti-e-di-me-siguri-te-plote-se-ato-mrekullite-nuk-i-zbriti-askush-tjeter-pervec-zotit-te-qiejve-e-te-tokes-ai-i-zbriti-ato-te-dukshme-e-une-besoj-o-faraon-se-ti-je-i/#respond Sun, 19 Dec 2021 14:38:44 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25293 – “Ai (Musai) tha: “Ti e di me siguri të plotë se ato (mrekullitë) nuk i zbriti askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të Tokës.” – Ju e dini shumë mirë dhe jeni plotësisht të sigurt se këto mrekulli i zbriti Zoti i qiejve dhe i Tokës, që sytë e njerëzve të hapen dhe ata të pranojnë të vërtetën.

Këto fjalë që thua, as ti vetë nuk i beson si të vërteta, por i thua për të justifikuar vendimin dhe mosbesimin tënd, me qëllim për ta bërë atë të besueshëm para popullit tënd, të cilët po i përçmon dhe po i devijon nga e vërteta.

– “Ai i zbriti ato të dukshme, e unë besoj, o faraon, se ti je i shkatërruar.”. – Ti do të jesh i urryer dhe do të flakesh në ndëshkim. Mjerë ti për mallkimin vuajtjet dhe dënimin që të pret!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/102-ai-musai-tha-ti-e-di-me-siguri-te-plote-se-ato-mrekullite-nuk-i-zbriti-askush-tjeter-pervec-zotit-te-qiejve-e-te-tokes-ai-i-zbriti-ato-te-dukshme-e-une-besoj-o-faraon-se-ti-je-i/feed/ 0