016. EN-NAHL | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Sat, 30 Apr 2022 14:17:43 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 016. EN-NAHL | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 128. Allahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës. https://www.tefsirkurani.al/128-allahu-eshte-me-ata-qe-jane-te-devotshem-qe-ruhen-prej-te-keqijave-dhe-me-ata-qe-jane-bamires/ https://www.tefsirkurani.al/128-allahu-eshte-me-ata-qe-jane-te-devotshem-qe-ruhen-prej-te-keqijave-dhe-me-ata-qe-jane-bamires/#respond Mon, 13 Dec 2021 18:43:32 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23120 – “Allahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës. – Allahu është me të devotshmit e bamirësit. Kjo do të thotë se Ai u jep sukses për çdo mirësi, i udhëzon në rrugën e drejtë dhe në veprat e fjalët më të mira. Kështu kujdeset Zoti për të dashurit e Tij, të cilët janë larg mohimit dhe poshtërsive.

Ata që janë bamirës edhe ndaj krijesave të Zotit, siç e ka shpjeguar Profeti kur thotë: “Ihsan-i është që ta adhurosh Zotin sikur ta shihje haptazi, sepse edhe nëse nuk e sheh (në këtë botë), Ai të sheh ty”. Kështu, ata e adhurojnë Zotin duke ndier gjithmonë mbikëqyrjen e Tij të vazhdueshme. Nuk ka njerëz më të mirë se ata që pajisen me takua dhe ihsan, devotshmëri dhe bamirësi. E lusim Zotin të na bëjë të tillë!

Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Nahl, dhe për këtë falënderimi e lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/128-allahu-eshte-me-ata-qe-jane-te-devotshem-qe-ruhen-prej-te-keqijave-dhe-me-ata-qe-jane-bamires/feed/ 0
127. Bëj durim dhe durimi yt të jetë vetëm për hir të Allahut! Mos u pikëllo për ata e as mos u brengos për dredhitë e tyre! https://www.tefsirkurani.al/127-bej-durim-dhe-durimi-yt-te-jete-vetem-per-hir-te-allahut-mos-u-pikello-per-ata-e-as-mos-u-brengos-per-dredhite-e-tyre/ https://www.tefsirkurani.al/127-bej-durim-dhe-durimi-yt-te-jete-vetem-per-hir-te-allahut-mos-u-pikello-per-ata-e-as-mos-u-brengos-per-dredhite-e-tyre/#respond Mon, 13 Dec 2021 18:43:16 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23119 – “Bëj durim dhe durimi yt të jetë vetëm për hir të Allahut!” – Është Allahu Ai që të ndihmon të jesh i vazhdueshëm e këmbëngulës në durim.

– “Mos u pikëllo për ata …” – Mos u trishto nëse i fton ata dhe nuk sheh reagim prej tyre ose kur nuk e pranojnë ftesën tënde! Ky trishtim nuk të ndihmon aspak në rrugën tënde.

Mos u pikëllo për ata e as mos u brengos për dredhitë e tyre!” – Mos u ngushto në shpirt dhe as mos u frikëso nga kurthet dhe intrigat që ata thurin. Kurthet dhe intrigat e tyre dëmtojnë veçse ata të mjerë, sepse ti je prej atyre që kanë takua (devotshmëri) dhe ihsan (grada më e lartë e besimit):

]]>
https://www.tefsirkurani.al/127-bej-durim-dhe-durimi-yt-te-jete-vetem-per-hir-te-allahut-mos-u-pikello-per-ata-e-as-mos-u-brengos-per-dredhite-e-tyre/feed/ 0
126. Nëse zgjidhni të ndëshkoni (sipas ligjit), atëherë bëjeni po në atë masë sa jeni dëmtuar ju! E nëse duroni (dhe falni), pa dyshim që kjo është më e mira për durimtarët. https://www.tefsirkurani.al/126-nese-zgjidhni-te-ndeshkoni-sipas-ligjit-atehere-bejeni-po-ne-ate-mase-sa-jeni-demtuar-ju-e-nese-duroni-dhe-falni-pa-dyshim-qe-kjo-eshte-me-e-mira-per-durimtaret/ https://www.tefsirkurani.al/126-nese-zgjidhni-te-ndeshkoni-sipas-ligjit-atehere-bejeni-po-ne-ate-mase-sa-jeni-demtuar-ju-e-nese-duroni-dhe-falni-pa-dyshim-qe-kjo-eshte-me-e-mira-per-durimtaret/#respond Mon, 13 Dec 2021 18:43:02 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23118 Allahu i Madhëruar na mëson se drejtësia është e lejuar, por nga ana tjetër, Ai na nxit për falje e tolerancë, që është më e pëlqyeshme. Ai thotë:

– “Nëse zgjidhni të ndëshkoni (sipas ligjit), atëherë bëjeni po në atë masë sa jeni dëmtuar ju!”  Nëse i ndëshkoni ata që ju kanë dëmtuar me fjalë ose me vepra, bëjeni këtë, por vetëm në atë masë sa jeni dëmtuar ju, aspak më tepër.

– “E nëse duroni (dhe falni), pa dyshim që kjo është më e mira për durimtarët.” – Nëse përmbaheni dhe e falni tjetrin për padrejtësitë që të ka bërë, kjo është më e mirë sesa marrja e hakut tërësisht, duke kërkuar barazinë. Sigurisht, shpërblimi që gjendet tek Zoti është shumë më i mirë dhe është përfundim më i lumtur, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ndëshkimi i së keqes (lejohet të) bëhet me një të keqe në të njëjtën masë.

Megjithatë, kush fal e përmirëson, shpërblimin e ka tek Allahu. Vërtet, Ai nuk i do të padrejtët.” [Shura 40]. Në vijim, Allahu i Madhëruar urdhëron Profetin e Tij që të bëjë durim dhe të jetë këmbëngulës e i vazhdueshëm në thirrjen e krijesave për në fenë e Tij, duke iu mbështetetur vetëm Allahut në këtë mision. Profeti porositet që kurrë të mos mbështetet tek vetja, por vetëm tek Zoti.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/126-nese-zgjidhni-te-ndeshkoni-sipas-ligjit-atehere-bejeni-po-ne-ate-mase-sa-jeni-demtuar-ju-e-nese-duroni-dhe-falni-pa-dyshim-qe-kjo-eshte-me-e-mira-per-durimtaret/feed/ 0
125. Thirr për në Rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me mënyrën më të mirë! Zoti yt e di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit. https://www.tefsirkurani.al/125-thirr-per-ne-rrugen-e-zotit-tend-me-urtesi-e-keshille-te-mire-dhe-polemizo-me-ata-kundershtaret-me-menyren-me-te-mire-zoti-yt-e-di-me-se-miri-per-ate-qe-eshte-larguar-nga-rruga-e-tij-dhe-ai-e/ https://www.tefsirkurani.al/125-thirr-per-ne-rrugen-e-zotit-tend-me-urtesi-e-keshille-te-mire-dhe-polemizo-me-ata-kundershtaret-me-menyren-me-te-mire-zoti-yt-e-di-me-se-miri-per-ate-qe-eshte-larguar-nga-rruga-e-tij-dhe-ai-e/#respond Mon, 13 Dec 2021 18:42:45 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23117 – “Thirr për në Rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me mënyrën më të mirë!” – Ajo në të cilën ti i fton njerëzit, si besimtarët, ashtu edhe mohuesit, është dituria e dobishme e vërtetë dhe puna e sinqertë dhe korrekte sipas kësaj diturie. Por le të jetë ftesa jote në këtë rrugë të mrekullueshme me urtësi e maturi.

Ftoji ata me urtësi, domethënë duke i folur çdokujt në varësi të gjendjes, aftësisë intelektuale dhe në varësi të përkushtimit e gatishmërisë së tij për t’u përgjigjur, e për t’u nënshtruar ndaj së vërtetës. Urtësia kërkon që ftesa të bëhet me dituri e jo me injorancë, si dhe duke filluar me çështjet më të rëndësishme, e pastaj me ato poshtë tyre. Disa rregulla të tjera të urtësisë janë gjithashtu:

– Të fillosh me ato gjëra që janë më të kapshme dhe të kuptueshme nga njerëzit, domethënë, më pranë mendjes dhe realitetit të tyre.

– T’ia nisësh me ato çështje që pranohen më lehtë dhe më shpejt.

– Të fillosh me butësi e ngrohtësi, e jo me ashpërsi. Nëse njerëzit binden në këtë mënyrë, kjo është mirësi; në të kundërt, vazhdo me qortime të matura, duke ua mësuar atyre urdhëresat e ndalesat, por të shoqëruara edhe me përmendjen e shpërblimit e ndëshkimit për to, në mënyrë që të ngjallësh frikën e shpresën në zemrat e tyre. Përmend mirësitë e shumta që sjell zbatimi i urdhëresave e largimi nga ndalesat. Trego të këqijat që sjell rendja pas haramit.

Le ta dinë nderimin dhe shpërblimin e rezervuar për të bindurit, që kryejnë urdhëresat, si dhe poshtërimin e ndëshkimin e atyre që e braktisin fenë e Zotit. Fol për llojet e shumta të shpërblimit që Zoti ka përgatitur për të bindurit. Kujtoju se shpërblimi jepet që në këtë jetë e vazhdon në përjetësi në jetën tjetër. Po ashtu edhe ndëshkimi i të pabindurve fillon që në këtë jetë e vazhdon në përjetësi.

Nëse tjetri mendon se është vetë në rrugë të drejtë, ndërsa ti je në rrugë të gabuar, atëherë me të duhen përdorur rrugët më të mira dhe të përshtatshme të ftesës. Duhen ndjekur rrugët më shpresëdhënëse për pranimin e ftesës, qoftë në aspektin logjik, qoftë në atë fetar. Fillimisht argumenton me fakte që tjetri i pranon dhe i quan të besueshme, sepse kështu do të arrihet më lehtë qëllimi.

Duhet vepruar gjithnjë me maturi, në mënyrë që dialogu të mos përfundojë me grindje e urrejtje, duke mos arritur qëllimin kryesor, i cili është udhëzimi i krijesave tek e vërteta e jo triumfi mbi kundërshtarin e lëvdatat në sytë e njerëzve. Allahu i Madhëruar thotë:

– “Zoti yt e di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe për të udhëzuarit …” – Allahu e di mirë çdo shkak që e çon njeriun në humbje dhe po ashtu i di mirë edhe veprat që ai kryen, të cilat e çojnë në atë humbje. Për këtë arsye, Allahu do ta ndëshkojë për to.

“Ai e di më së miri për të udhëzuarit.” – Allahu e ka ditur mirë se ata ishin më të përshtatshmit për udhëzimin në rrugën e drejtë, prandaj i dalloi dhe i veçoi mbi të tjerët.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/125-thirr-per-ne-rrugen-e-zotit-tend-me-urtesi-e-keshille-te-mire-dhe-polemizo-me-ata-kundershtaret-me-menyren-me-te-mire-zoti-yt-e-di-me-se-miri-per-ate-qe-eshte-larguar-nga-rruga-e-tij-dhe-ai-e/feed/ 0
124. Rregulli i së shtunës (Sabathit) iu bë detyrë vetëm atyre që ranë në kundërshtime. Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Gjykimit për çështjet që ata kundërshtoheshin. https://www.tefsirkurani.al/124-rregulli-i-se-shtunes-sabathit-iu-be-detyre-vetem-atyre-qe-rane-ne-kundershtime-zoti-yt-do-ti-gjykoje-ata-ne-diten-e-gjykimit-per-ceshtjet-qe-ata-kundershtoheshin/ https://www.tefsirkurani.al/124-rregulli-i-se-shtunes-sabathit-iu-be-detyre-vetem-atyre-qe-rane-ne-kundershtime-zoti-yt-do-ti-gjykoje-ata-ne-diten-e-gjykimit-per-ceshtjet-qe-ata-kundershtoheshin/#respond Mon, 13 Dec 2021 18:42:24 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23116 Respektimi i sabathit, ose i rregullave të së shtunës, u bë detyrë për ata që kishin patur kundërshtime kundër profetëve të tyre dhe kishin humbur rrugën, domethënë, për judejtë, të cilët u shmangën nga e vërteta. Për shkak të kundërshtimeve ndaj urdhëresave, ata u privuan nga mirësia e ditës së xhuma dhe u ngarkuan me detyrimin e respektimit të së shtunës (sabathi).

Megjithatë, nderimi dhe mirësia e vërtetë i takon ditës së xhuma, tek e cila Zoti drejtoi umetin e Muhamedit. Allahu i Madhëruar thotë: “Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Gjykimit për çështjet që ata kundërshtoheshin.” Ai do t’ua qartësojë atyre të vërtetën dhe ata do ta dallojnë qartë të drejtën nga e kota, atë që meriton shpërblim nga ajo që meriton ndëshkim.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/124-rregulli-i-se-shtunes-sabathit-iu-be-detyre-vetem-atyre-qe-rane-ne-kundershtime-zoti-yt-do-ti-gjykoje-ata-ne-diten-e-gjykimit-per-ceshtjet-qe-ata-kundershtoheshin/feed/ 0
123. Prandaj, Ne të shpallëm ty “Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit! Ai nuk ka qenë kurrë prej idhujtarëve. https://www.tefsirkurani.al/123-prandaj-ne-te-shpallem-ty-ndiqe-fene-e-drejte-te-ibrahimit-ai-nuk-ka-qene-kurre-prej-idhujtareve/ https://www.tefsirkurani.al/123-prandaj-ne-te-shpallem-ty-ndiqe-fene-e-drejte-te-ibrahimit-ai-nuk-ka-qene-kurre-prej-idhujtareve/#respond Mon, 13 Dec 2021 18:42:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23115 Ndër mirësitë më të mëdha që iu dhurua Ibrahimit (a.s.) është edhe fakti që Allahu i Madhëruar i shpalli më të mirit të krijesave, Muhamedit a.s, që të pasonte fenë dhe besimin e pastër të Ibrahimit, duke e marrë atë si shembull për veten dhe për popullin e tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/123-prandaj-ne-te-shpallem-ty-ndiqe-fene-e-drejte-te-ibrahimit-ai-nuk-ka-qene-kurre-prej-idhujtareve/feed/ 0
122. Ne e bekuam atë me shumë të mira në këtë botë dhe në Botën Tjetër ai është me më të mirët. https://www.tefsirkurani.al/122-ne-e-bekuam-ate-me-shume-te-mira-ne-kete-bote-dhe-ne-boten-tjeter-ai-eshte-me-me-te-miret/ https://www.tefsirkurani.al/122-ne-e-bekuam-ate-me-shume-te-mira-ne-kete-bote-dhe-ne-boten-tjeter-ai-eshte-me-me-te-miret/#respond Mon, 13 Dec 2021 18:41:56 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23114 Në këtë jetë, Zoti i dhuroi pasuri me bollëk, një grua të bukur, të pastër e besnike, fëmijët e pasardhrës të mirë e punëmbarë, me moral të lartë. Ndërsa në ahiret, ai është me më të mirët, të cilëve do t’u jepen gradat më të larta dhe do të jenë pranë Allahut të Madhëruar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/122-ne-e-bekuam-ate-me-shume-te-mira-ne-kete-bote-dhe-ne-boten-tjeter-ai-eshte-me-me-te-miret/feed/ 0
121. Ai ishte mirënjohës për të mirat e Tij (e Allahut). Allahu e dalloi atë (si profet) dhe e udhëzoi në Rrugën e Drejtë. https://www.tefsirkurani.al/121-ai-ishte-mirenjohes-per-te-mirat-e-tij-e-allahut-allahu-e-dalloi-ate-si-profet-dhe-e-udhezoi-ne-rrugen-e-drejte/ https://www.tefsirkurani.al/121-ai-ishte-mirenjohes-per-te-mirat-e-tij-e-allahut-allahu-e-dalloi-ate-si-profet-dhe-e-udhezoi-ne-rrugen-e-drejte/#respond Mon, 13 Dec 2021 18:41:39 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23113 Ibrahimi ishte mirënjohës për mirësitë e Zotit. Allahu i Madhëruar i dhuroi atij të mira në këtë botë, qofshin ato të shfaqura apo të fshehta. Ai u përkushtua të ishte gjithnjë mirënjohës ndaj Zotit. Për të gjitha këto cilësi të mrekullueshme, Allahu i Madhëruar e zgjodhi atë dhe e dalloi mbi të gjithë, duke e bërë prej më të afërmve të Tij. Allahu e dalloi duke i falur dashurinë më të madhe që mund t’i falë ndonjë krijese: atë që quhet el hul-letu, që është grada më e lartë e dashurisë.

Allahu i Madhëruar e udhëzoi Ibrahimin (a.s.) në rrugën e drejtë, duke i dhuruar dituri të saktë dhe të vërtetë dhe duke i dhënë forcë e inspirim të bënte vepra të mira e të sinqerta sipas asaj diturie. Ai ia mësoi të vërtetën dhe e bëri që t’i japë përparësi të vërtetës mbi çdo gjë tjetër.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/121-ai-ishte-mirenjohes-per-te-mirat-e-tij-e-allahut-allahu-e-dalloi-ate-si-profet-dhe-e-udhezoi-ne-rrugen-e-drejte/feed/ 0
120. Vërtet, Ibrahimi ishte shembull i së mirës, adhurues i Allahut, besimtar i drejtë (monoteist) dhe nuk ka qenë kurrë nga idhujtarët. https://www.tefsirkurani.al/120-vertet-ibrahimi-ishte-shembull-i-se-mires-adhurues-i-allahut-besimtar-i-drejte-monoteist-dhe-nuk-ka-qene-kurre-nga-idhujtaret/ https://www.tefsirkurani.al/120-vertet-ibrahimi-ishte-shembull-i-se-mires-adhurues-i-allahut-besimtar-i-drejte-monoteist-dhe-nuk-ka-qene-kurre-nga-idhujtaret/#respond Mon, 13 Dec 2021 18:41:20 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23112 Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na njofton për mirësitë e mëdha që i kishte dhuruar Ibrahimit dhe për virtytet e larta me të cilat e dalloi atë. Ai thotë: “Vërtet, Ibrahimi ishte shembull i së mirës, adhurues i Allahut, besimtar i drejtë dhe nuk ka qenë kurrë idhujtar.” Ibrahimi (a.s.) ishte një imam i madh, një njeri me cilësitë më të larta. Ai ishte i udhëzuar nga Zoti në rrugën e drejtë dhe ishte udhëzues i të tjerëve në këtë rrugë. Ai ishte “kaniten lil-lahi’ – i përkushtuar në adhurime të vazhdueshme ndaj Zotit dhe me sinqeritet të plotë për Të. Ai ishte i përulur në adhurimin ndaj Zotit dhe i larguar nga çdo gjë tjetër veç Zotit. Ai kurrë nuk u bë idhujtar, as me fjalët e as me veprat e tij. Ibrahimi ishte prijësi i të gjithë njësuesve të Zotit, që pasojnë fenë e drejtë dhe besimin e saktë monoteist.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/120-vertet-ibrahimi-ishte-shembull-i-se-mires-adhurues-i-allahut-besimtar-i-drejte-monoteist-dhe-nuk-ka-qene-kurre-nga-idhujtaret/feed/ 0
119. Zoti yt është Falës i Madh e Mëshirëplotë për të gjithë ata, të cilët, nga padituria, bëjnë punë të këqija e pastaj pendohen dhe përmirësohen (duke bërë punë të mira). https://www.tefsirkurani.al/119-zoti-yt-eshte-fales-i-madh-e-meshireplote-per-te-gjithe-ata-te-cilet-nga-padituria-bejne-pune-te-keqija-e-pastaj-pendohen-dhe-permiresohen-duke-bere-pune-te-mira/ https://www.tefsirkurani.al/119-zoti-yt-eshte-fales-i-madh-e-meshireplote-per-te-gjithe-ata-te-cilet-nga-padituria-bejne-pune-te-keqija-e-pastaj-pendohen-dhe-permiresohen-duke-bere-pune-te-mira/#respond Mon, 13 Dec 2021 18:41:05 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=23111 Kjo është një thirrje e qartë, që Zoti ua drejton robërve  të Tij për një pendim të sinqertë. Ajo është një ftesë e mrekullueshme, që ata të kthehen tek Ai të penduar e të përulur. Allahu i Madhëruar njofton se kushdo që bën një vepër të keqe, duke mos ditur përfundimin e saj të keq, ka këtë premtim të mrekullueshëm. Edhe kur njeriu e bën me vetëdije gjynahun, në zemrën e tij pakësohet dituria gjatë kohës kur e kryen atë vepër.

Atëherë, nëse pas gjynahut, robi pendohet, duke ndier keqardhje për çfarë ka bërë dhe pastaj heq dorë nga ajo vepër dhe vijon të përmirësohet e të rregullojë punët e tij, atëherë Allahu ia mbulon dhe ia fal gjynahet. Ai e mëshiron dhe ia pranon keqardhjen dhe pendimin të sinqertit. Allahu e kthen të penduarin në të njëjtën gjendje si para se ta kryente gjynahun ose në gjendje edhe më të mirë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/119-zoti-yt-eshte-fales-i-madh-e-meshireplote-per-te-gjithe-ata-te-cilet-nga-padituria-bejne-pune-te-keqija-e-pastaj-pendohen-dhe-permiresohen-duke-bere-pune-te-mira/feed/ 0