015. EL HIXHR | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Sat, 30 Apr 2022 12:26:16 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 015. EL HIXHR | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 99. Dhe, adhuroje Zotin tënd, derisa të vijë vdekja! https://www.tefsirkurani.al/99-dhe-adhuroje-zotin-tend-derisa-te-vije-vdekja-2/ https://www.tefsirkurani.al/99-dhe-adhuroje-zotin-tend-derisa-te-vije-vdekja-2/#respond Sun, 03 Apr 2022 15:38:43 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=28693 – “Dhe, adhuroje Zotin tënd, derisa të vijë vdekja!” – Adhuroje Zotin me përkushtim, derisa të vijë vdekja! Në çdo kohë e gjendje, përkushtohu me adhurime që të afrojnë te Zoti. Dhe Muhamedi (a.s)e plotësoi vërtet urdhrin e Zotit. Ai iu kushtua adhurimit, derisa i erdhi ajo që quhet “jakin”, domethënë, e vërteta e sigurt, që është vdekja, dhe shkoi te Zoti i tij. Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi profetin Muhamed e mbi pasuesit e Tij!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/99-dhe-adhuroje-zotin-tend-derisa-te-vije-vdekja-2/feed/ 0
98. Por ti madhëroje me lavdërime Zotin tënd e bëhu prej atyre që bien në sexhde! https://www.tefsirkurani.al/98-por-ti-madheroje-me-lavderime-zotin-tend-e-behu-prej-atyre-qe-bien-ne-sexhde-2/ https://www.tefsirkurani.al/98-por-ti-madheroje-me-lavderime-zotin-tend-e-behu-prej-atyre-qe-bien-ne-sexhde-2/#respond Sun, 03 Apr 2022 15:38:21 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=28692 – “Por ti madhëroje me lavdërime Zotin tënd e bëhu prej atyre që bien në sexhde!” – Shpeshtoje kujtimin e Zotit me tesbih e tahmid, me falje namazi e adhurime të tjera. sepse kjo të çliron gjoksin, ta qetëson shpirtin dhe të ndihmon në plotësimin e të gjitha çështjeve të tua!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/98-por-ti-madheroje-me-lavderime-zotin-tend-e-behu-prej-atyre-qe-bien-ne-sexhde-2/feed/ 0
97. Ne e dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht prej gjërave që thonë ata. https://www.tefsirkurani.al/97-ne-e-dime-mire-se-ti-ngushtohesh-shpirterisht-prej-gjerave-qe-thone-ata-2/ https://www.tefsirkurani.al/97-ne-e-dime-mire-se-ti-ngushtohesh-shpirterisht-prej-gjerave-qe-thone-ata-2/#respond Sun, 03 Apr 2022 15:37:49 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=28690 – “Ne e dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht prej gjërave që thonë ata.” – Mohimi e tallja e tyre me të vërtetën e ngushton zemrën tënde, o i Dërguar, dhe Zoti e di mirë këtë. Dije se Zoti është i Plotfuqishëm që t’i shfarosë dhe t’ua përshpejtojë dënimin që e meritojnë. Allahu i Lartësuar vërtet i afatizon, por kurrë nuk ka për t’i lënë në harresë. Por ti, o Muhamed:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/97-ne-e-dime-mire-se-ti-ngushtohesh-shpirterisht-prej-gjerave-qe-thone-ata-2/feed/ 0
96. Kundër atyre që i shoqërojnë Allahut zot tjetër. Dhe së shpejti ata do të arrijnë ta kuptojnë. https://www.tefsirkurani.al/96-kunder-atyre-qe-i-shoqerojne-allahut-zot-tjeter-dhe-se-shpejti-ata-do-te-arrijne-ta-kuptojne-2/ https://www.tefsirkurani.al/96-kunder-atyre-qe-i-shoqerojne-allahut-zot-tjeter-dhe-se-shpejti-ata-do-te-arrijne-ta-kuptojne-2/#respond Sun, 03 Apr 2022 15:37:35 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=28689 – Kundër atyre që i shoqërojnë Allahut zot tjetër. – Ata mjeranë, ashtu sikurse shpifin kundër teje, o i Dërguar i Zotit, po ashtu kanë paturpësinë të shpifin për Zotin, duke trilluar se ka zota të tjerë bashkë me Të. Ata e shpërfillin Zotin e vërtetë, ndërkohë që Ai është Krijuesi i tyre dhe Ai që përkujdeset për çështjet e tyre.

– Dhe së shpejti ata do të arrijnë ta kuptojnë. – Por më vonë, kur të vijë Kijameti, do ta shohin përfundimin e veprave të tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/96-kunder-atyre-qe-i-shoqerojne-allahut-zot-tjeter-dhe-se-shpejti-ata-do-te-arrijne-ta-kuptojne-2/feed/ 0
95. Nuk ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen, https://www.tefsirkurani.al/95-nuk-ka-dyshim-se-ne-te-mjaftojme-ty-kunder-atyre-qe-tallen-2/ https://www.tefsirkurani.al/95-nuk-ka-dyshim-se-ne-te-mjaftojme-ty-kunder-atyre-qe-tallen-2/#respond Sun, 03 Apr 2022 15:37:21 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=28688 – Nuk ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen, – Ne të mjaftojmë kundër atyre që tallen me ty dhe me Shpalljen! Ky ishte një premtim nga Zoti për Profetin e Tij, se kurrë nuk do ta dëmtonin ata që talleshin me të. Mjaftonte Allahu si mbrojtës i tij, sepse Allahu do t’i ndëshkonte tallësit me forma të ndryshme.

Dhe kështu ndodhi në realitet. Sa herë që dikush tallej me Profetin (a.s)e me Shpalljen e tij, Allahu e godiste me ndëshkimin më të dhembshëm e më poshtërues. Pastaj Allahu i Madhëruar i përshkruan ata mjeranë duke thënë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/95-nuk-ka-dyshim-se-ne-te-mjaftojme-ty-kunder-atyre-qe-tallen-2/feed/ 0
94. Prandaj thuaje haptas mesazhin që të është urdhëruar dhe rri larg idhujtarëve! https://www.tefsirkurani.al/94-prandaj-thuaje-haptas-mesazhin-qe-te-eshte-urdheruar-dhe-rri-larg-idhujtareve-2/ https://www.tefsirkurani.al/94-prandaj-thuaje-haptas-mesazhin-qe-te-eshte-urdheruar-dhe-rri-larg-idhujtareve-2/#respond Sun, 03 Apr 2022 15:37:06 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=28687 – Prandaj thuaje haptas mesazhin që të është urdhëruar dhe rri larg idhujtarëve! – Mos iu kushto asnjë rëndësi atyre, madje as mos i shaj e ofendo ata, por përkushtohu tërësisht në çështjen tënde!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/94-prandaj-thuaje-haptas-mesazhin-qe-te-eshte-urdheruar-dhe-rri-larg-idhujtareve-2/feed/ 0
93. Për të gjitha veprat e tyre. https://www.tefsirkurani.al/93-per-te-gjitha-veprat-e-tyre-2/ https://www.tefsirkurani.al/93-per-te-gjitha-veprat-e-tyre-2/#respond Sun, 03 Apr 2022 15:36:49 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=28686 Po, për Zotin tënd! Ne do t’i marrim të gjithë ata në pyetje, për të gjitha veprat e tyre.Të gjithë ata që kanë cenuar madhështinë e Kur’anit, që kanë shpifur ose e kanë keqinterpretuar atë, do t’i marrim në përgjegjësi për fjalët dhe shpifjet e tyre. Ky është një kërcënim e paralajmërim për ata, që të mos vazhdojnë në atë rrugë.

Më pas, Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin që të mos shqetësohet nga trillimet e tyre, por të përkushtohet në plotësimin e misionit, duke përcjellë të vërtetën dhe duke mos e ngadalësuar e penguar asgjë në përhapjen e ftesës së Zotit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/93-per-te-gjitha-veprat-e-tyre-2/feed/ 0
92. Po, për Zotin tënd! Ne do t’i marrim të gjithë ata në pyetje. https://www.tefsirkurani.al/92-po-per-zotin-tend-ne-do-ti-marrim-te-gjithe-ata-ne-pyetje/ https://www.tefsirkurani.al/92-po-per-zotin-tend-ne-do-ti-marrim-te-gjithe-ata-ne-pyetje/#respond Sun, 03 Apr 2022 15:36:36 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=28685 Po, për Zotin tënd! Ne do t’i marrim të gjithë ata në pyetje, për të gjitha veprat e tyre.Të gjithë ata që kanë cenuar madhështinë e Kur’anit, që kanë shpifur ose e kanë keqinterpretuar atë, do t’i marrim në përgjegjësi për fjalët dhe shpifjet e tyre. Ky është një kërcënim e paralajmërim për ata, që të mos vazhdojnë në atë rrugë.

Më pas, Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin që të mos shqetësohet nga trillimet e tyre, por të përkushtohet në plotësimin e misionit, duke përcjellë të vërtetën dhe duke mos e ngadalësuar e penguar asgjë në përhapjen e ftesës së Zotit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/92-po-per-zotin-tend-ne-do-ti-marrim-te-gjithe-ata-ne-pyetje/feed/ 0
91. Ata të cilët e bënë Kur’anin të ndarë në pjesë. https://www.tefsirkurani.al/91-ata-te-cilet-e-bene-kuranin-te-ndare-ne-pjese-2/ https://www.tefsirkurani.al/91-ata-te-cilet-e-bene-kuranin-te-ndare-ne-pjese-2/#respond Sun, 03 Apr 2022 15:36:23 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=28684 – “Ata të cilët e bënë Kur’anin të ndarë në pjesë.” – Ata e përshkruanin Kur’anin sipas dëshirave të tyre, herë duke thënë se është magji, herë duke thënë se është fall, e herë të tjera se është i trilluar. Kështu shpifnin mohuesit, duke e ndarë Kur’anin dhe duke e kategorizuar atë me lloj-lloj trillimesh. Këtë e bënin që të pengonin njerëzit nga udhëzimi që Zoti solli përmes Kur’anit dhe Profetit të mëshirës. Atëherë, le ta dinë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/91-ata-te-cilet-e-bene-kuranin-te-ndare-ne-pjese-2/feed/ 0
90. Ne i ndëshkuam ata që u përçanë në grupe (rreth përshkrimit të Kur’anit). https://www.tefsirkurani.al/90-ne-i-ndeshkuam-ata-qe-u-percane-ne-grupe-rreth-pershkrimit-te-kuranit-2/ https://www.tefsirkurani.al/90-ne-i-ndeshkuam-ata-qe-u-percane-ne-grupe-rreth-pershkrimit-te-kuranit-2/#respond Sun, 03 Apr 2022 15:36:10 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=28683 – “Ne i ndëshkuam ata që u përçanë në grupe (rreth përshkrimit të Kur’anit), …” – Ne e zbritëm ndëshkimin mbi ata që u ndanë në grupe të ndryshme, duke mohuar Shpalljen e Zotit dhe u përkushtuan që të pengonin njerëzit nga udha e drejtë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/90-ne-i-ndeshkuam-ata-qe-u-percane-ne-grupe-rreth-pershkrimit-te-kuranit-2/feed/ 0