014. IBRAHIM | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Thu, 28 Apr 2022 17:32:17 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 014. IBRAHIM | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 52. Ky është një mesazh për njerëzit, që ata të marrin këshillë dhe ta dinë mirë se Ai është i Vetmi i Adhuruar, dhe që të nxjerrin mësim ata që kuptojnë. https://www.tefsirkurani.al/52-ky-eshte-nje-mesazh-per-njerezit-qe-ata-te-marrin-keshille-dhe-ta-dine-mire-se-ai-eshte-i-vetmi-i-adhuruar-dhe-qe-te-nxjerrin-mesim-ata-qe-kuptojne-2/ https://www.tefsirkurani.al/52-ky-eshte-nje-mesazh-per-njerezit-qe-ata-te-marrin-keshille-dhe-ta-dine-mire-se-ai-eshte-i-vetmi-i-adhuruar-dhe-qe-te-nxjerrin-mesim-ata-qe-kuptojne-2/#respond Sun, 12 Dec 2021 13:29:26 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21396 – ”Ky është një mesazh për njerëzit, që ata të marrin këshillë …” – Nëpërmjet Kur’anit, njerëzit pajisen me gjithçka që u nevojitet në udhëtimin e tyre drejt gradave më të larta, sepse ai përmban bazat e urtësisë dhe hollësitë e udhëzimit të Zotit. Në Kur’an përmblidhen të gjitha njohuritë për të cilat kanë nevojë krijesat. Përveç këtyre, Kur’ani shërben edhe si paralajmërues, sepse ai përmban kërcënime për t’u larguar nga të gjitha veprat e këqija dhe na tregon hollësisht për ndëshkimin e atyre që i kryejnë ato. Por mbi të gjitha, Kur’ani u shpall nga Zoti për t’u mësuar njerëzve një të vërtetë shumë të rëndësishme:

dhe ta dinë mirë se Ai është i Vetmi i Adhuruar, …” – Në Kur’an, Allahu i Lartësuar ka sjellë dhe ka shtjelluar argumente të qarta, që tregojnë njëshmërinë e Tij dhe faktin se Ai është i vetmi që meriton adhurimin e krijesave. Këto argumente janë aq të shumta, saqë e ndihmojnë njeriun të arrijë në gradën “hakul jakin”, domethënë të vërtetës së sigurt. Allahu i Lartësuar e shpalli këtë Kur’an që:

dhe që të nxjerrin mësim ata që kuptojnë.” – Domethënë, që të përfitojnë njerëzit që kanë logjikë të saktë dhe mendje të kthjellët. Këta përfitojnë nga ky libër çdo njohuri të dobishme, që mund të jetojnë sipas saj. Gjithashtu, ata mund të kuptojnë gjithçka që u bën dëm, që të mund t’i ruhen. Pikërisht me këtë dituri madhështore, sqaruese të gjithçkaje, dhe të jetuarit sipas saj, ata meritojnë të quhen të mençur.

Nëpërmjet Kur’anit, atyre iu shtuan njohuritë, iu zhvillua arsyetimi, iu ndriçua mendja dhe fituan urtësinë. Kjo ndodh, sepse ata e shuajnë etjen e tyre për dituri me Kur’anin e pastër, i cili fton veçse në moralin më të lartë dhe në veprat më të mira. Kur’ani përmban argumentet më të forta dhe më të qarta, mbi të cilat mund të bazohet njeriu. Është një rregull i mrekullueshëm, që e udhëzon njeriun të ngrihet në gradat më të larta dhe ta shtojë dhe kultivojë më shumë diturinë, urtësinë dhe mprehtësinë e tij. Ky rregull ka një emër: ai quhet meditim i thellë në njohuritë e Kur’anit madhështor.

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve! Këtu përfundon tefsiri i sures Ibrahim el Halil (a.s).

]]>
https://www.tefsirkurani.al/52-ky-eshte-nje-mesazh-per-njerezit-qe-ata-te-marrin-keshille-dhe-ta-dine-mire-se-ai-eshte-i-vetmi-i-adhuruar-dhe-qe-te-nxjerrin-mesim-ata-qe-kuptojne-2/feed/ 0
51. Kështu Allahu ka për ta shpërblyer çdo shpirt për gjithçka që ka bërë. Vërtet, Allahu është i Shpejtë në llogari. https://www.tefsirkurani.al/51-keshtu-allahu-ka-per-ta-shperblyer-cdo-shpirt-per-gjithcka-qe-ka-bere-vertet-allahu-eshte-i-shpejte-ne-llogari-2/ https://www.tefsirkurani.al/51-keshtu-allahu-ka-per-ta-shperblyer-cdo-shpirt-per-gjithcka-qe-ka-bere-vertet-allahu-eshte-i-shpejte-ne-llogari-2/#respond Sun, 12 Dec 2021 13:29:09 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21394 – ”Kështu Allahu ka për ta shpërblyer çdo shpirt për gjithçka që ka bërë.” – Allahu i Lartësuar do t’u japë atë që meritojnë, për veprat e mira ose të këqija, me drejtësi dhe barazi. Drejtësia e Zotit nuk cenon asnjë.

Vërtet, Allahu është i Shpejtë në llogari.” – Një kuptim i këtij ajeti është se llogaria e Zotit do të vijë shumë shpejt. Ky kuptim është i ngjashëm me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Gjithnjë e më shumë po u afrofet njerëzve Dita e Llogarisë, por ata nuk i kushtojnë vëmendje dhe i shmangen (besimit të vërtetë)..” [Enbija 1].

Një kuptim tjetër është se Allahu i Lartësuar e ka llogarinë të shpejtë. Ai do t’i llogarisë të gjithë në një orë të vetme, ashtu sikurse i furnizon dhe rregullon çështjet e tyre në një orë ose ashtu sikurse përkujdeset për ata në një çast të vetëm. Kujdesi ndaj diçkaje nuk e pengon Allahun për t’u kujdesur ndaj diçkaje tjetër. Asgjë nuk del jashtë përkujdesit të Tij, dhe kjo nuk është aspak e vështirë për Të. Më pas, Allahu i Lartësuar, duke e lavdëruar Kur’anin, thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/51-keshtu-allahu-ka-per-ta-shperblyer-cdo-shpirt-per-gjithcka-qe-ka-bere-vertet-allahu-eshte-i-shpejte-ne-llogari-2/feed/ 0
50. Rrobat e tyre janë prej katrani, kurse fytyrat e tyre do t’i mbulojë Zjarri. https://www.tefsirkurani.al/50-rrobat-e-tyre-jane-prej-katrani-kurse-fytyrat-e-tyre-do-ti-mbuloje-zjarri-2/ https://www.tefsirkurani.al/50-rrobat-e-tyre-jane-prej-katrani-kurse-fytyrat-e-tyre-do-ti-mbuloje-zjarri-2/#respond Sun, 12 Dec 2021 13:28:54 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21392 – ”Rrobat e tyre janë prej katrani, kurse fytyrat e tyre do t’i mbulojë Zjarri.” – Rrobat e tyre do të jenë prej katrani, për shkak të zjarrit të ndezur dhe erës jashtëzakonisht të keqe të tyre. Fytyrat e tyre do t’i mbulojë zjarri. Pjesa më e nderuar e trupit, fytyra, do të jetë e përfshirë nga zjarri, dhe po kështu do të ndizet i gjithë trupi i tyre. Kjo, sigurisht, nuk është padrejtësi nga Allahu i Lartësuar ndaj tyre, por është një shpagim i drejtë për gjithçka që kanë bërë me duart e tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/50-rrobat-e-tyre-jane-prej-katrani-kurse-fytyrat-e-tyre-do-ti-mbuloje-zjarri-2/feed/ 0
49. Dhe ti do t’i shohësh keqbërësit atë ditë të lidhur në pranga. https://www.tefsirkurani.al/49-dhe-ti-do-ti-shohesh-keqberesit-ate-dite-te-lidhur-ne-pranga-2/ https://www.tefsirkurani.al/49-dhe-ti-do-ti-shohesh-keqberesit-ate-dite-te-lidhur-ne-pranga-2/#respond Sun, 12 Dec 2021 13:28:40 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21390 – ”Dhe ti do t’i shohësh keqbërësit atë ditë të lidhur në pranga.” – El muxhrimin janë ata që bëjnë krime, padrejtësi dhe gjynahe të shumta. Këtë kategori do ta shohësh atë ditë tek marrin ndëshkim të tmerrshëm. Çdo kriminel dhe i padrejtë do të lidhet me zinxhirë të zjarrtë dhe do të tërhiqet zvarrë drejt ndëshkimit. Ata do të jenë në gjendjen më poshtëruese, më të shëmtuar dhe më torturuese.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/49-dhe-ti-do-ti-shohesh-keqberesit-ate-dite-te-lidhur-ne-pranga-2/feed/ 0
48. Një ditë Toka do të shndërrohet në tjetër Tokë, e po kështu edhe qiejt dhe të gjithë do të dalin para Allahut, të Vetmit Ngadhënjimtarit. https://www.tefsirkurani.al/48-nje-dite-toka-do-te-shnderrohet-ne-tjeter-toke-e-po-keshtu-edhe-qiejt-dhe-te-gjithe-do-te-dalin-para-allahut-te-vetmit-ngadhenjimtarit-2/ https://www.tefsirkurani.al/48-nje-dite-toka-do-te-shnderrohet-ne-tjeter-toke-e-po-keshtu-edhe-qiejt-dhe-te-gjithe-do-te-dalin-para-allahut-te-vetmit-ngadhenjimtarit-2/#respond Sun, 12 Dec 2021 13:28:24 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21388 – ”Një ditë Toka do të shndërrohet në tjetër Tokë, e po kështu edhe qiejt …” – Atë ditë, qiejt dhe toka do të ndryshohen. Këtu bëhet fjalë për ndryshim cilësor të tyre. Ditën e Gjykimit, toka do të sheshohet dhe hapet, ashtu siç bëhet me lëkurën e tharë, duke u zhdukur malet dhe çdo lloj relievi. Ajo do të kthehet, ashtu sikurse thotë Zoti: “Të pyesin ty për malet. Thuaj: “Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t’i shpërndajë si pluhur.”. Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh e pa kurfarë bimësie. As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre.” [Ta Ha 105 – 107].

Ndërsa qielli do të bëhet, siç thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Ditën, kur qielli të bëhet si plumb i shkrirë…” [Mearixh 8]. Kështu do të ndodhë, sepse atë ditë gjendja është e vështirë. Pastaj Allahu i Lartësuar do t’i palosë qiejt me të djathtën e Tij, sikurse thotë: “Atë Ditë, Ne e palosim qiellin, siç palosen fletët e një libri. Ashtu siç e filluam krijimin, ashtu e rikthejmë atë. Ky është premtimi Ynë dhe Ne do ta përmbushim atë.” [Enbija 104].

– ”… dhe të gjithë do të dalin para Allahut, të Vetmit Ngadhënjimtarit.” – Krijesat do të dalin nga varret e tyre dhe do të grumbullohen të gjithë në “Mahsher“, në vendin e tubimit. Askush nuk mund t’i fshihet Allahut të Madhëruar, as njerëzit dhe as veprat e tyre. Të gjithë do të zbulohen përpara Allahut, që është i Vetëm dhe Ngadhënjimtar mbi gjithçka.

Allahu është i Vetëm dhe Absolut në madhështinë e Tij, në emrat dhe cilësitë e Tij, në veprat e Tij madhështore dhe në faktin se Ai është Sunduesi dhe Nënshtruesi i të gjitha botëve. Gjithçka është nën sundimin dhe mbretërimin e Allahut; Ai rregullon dhe administron të gjitha çështjet. Gjithçka lëviz apo qëndron në prehje veçse me lejen e Zotit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/48-nje-dite-toka-do-te-shnderrohet-ne-tjeter-toke-e-po-keshtu-edhe-qiejt-dhe-te-gjithe-do-te-dalin-para-allahut-te-vetmit-ngadhenjimtarit-2/feed/ 0
47. Kurrsesi mos mendo se Allahu nuk do ta mbante premtimin që u dha të dërguarve të Tij. Allahu është Ngadhënjimtar dhe ka ndëshkim të ashpër. https://www.tefsirkurani.al/47-kurrsesi-mos-mendo-se-allahu-nuk-do-ta-mbante-premtimin-qe-u-dha-te-derguarve-te-tij-allahu-eshte-ngadhenjimtar-dhe-ka-ndeshkim-te-ashper-2/ https://www.tefsirkurani.al/47-kurrsesi-mos-mendo-se-allahu-nuk-do-ta-mbante-premtimin-qe-u-dha-te-derguarve-te-tij-allahu-eshte-ngadhenjimtar-dhe-ka-ndeshkim-te-ashper-2/#respond Sun, 12 Dec 2021 13:28:08 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21386 – ”Kurrsesi mos mendo se Allahu nuk do ta mbante premtimin që u dha të dërguarve të Tij.” – Allahu i Lartësuar ka premtuar se do t’i shpëtojë e dhurojë fitore profetëve dhe pasuesve të denjë të tyre. Ai do t’u dhurojë atyre lumturi në këtë jetë dhe në tjetrën. Nga ana tjetër, Ai ka dhënë fjalën se do t’i shkatërrojë armiqtë e profetëve dhe të së vërtetës me dënim të rëndë në këtë jetë dhe në ahiret. Kështu, kurrë mos mendoni se Allahu do ta shkelë premtimin e Tij.

Ai do të realizohet patjetër, sepse është fjala e vërtetë e Zotit, e sjellë përmes profetëve, besnikëve më të zgjedhur mes krijesave të Tij. Kjo është grada më e lartë e saktësisë dhe vërtetësisë së lajmit. Gjithashtu, kjo është në përputhje të plotë me urtësinë e Krijuesit dhe rregullat e krijimit të Tij. Kjo përputhet, po ashtu, edhe me logjikën e saktë dhe të shëndetshme, që e do drejtësinë. Allahut nuk mund t’i shpëtojë asgjë. sepse:

– ”Allahu është Ngadhënjimtar dhe ka ndëshkim të ashpër. …” – Nëse Allahu i Lartësuar dëshiron të ndëshkojë dikë, ai person kurrsesi nuk mund t’i shpëtojë dhe nuk mund t’i fshihet Allahut dhe dhënies së llogarisë në Ditën e Gjykimit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/47-kurrsesi-mos-mendo-se-allahu-nuk-do-ta-mbante-premtimin-qe-u-dha-te-derguarve-te-tij-allahu-eshte-ngadhenjimtar-dhe-ka-ndeshkim-te-ashper-2/feed/ 0
46. Të fuqishme qenë, vërtet kurthet që përgatitën ata; por kurthet e tyre ishin në dorë të Allahut, edhe sikur të ishin të tilla që të shkulin malet. https://www.tefsirkurani.al/46-te-fuqishme-qene-vertet-kurthet-qe-pergatiten-ata-por-kurthet-e-tyre-ishin-ne-dore-te-allahut-edhe-sikur-te-ishin-te-tilla-qe-te-shkulin-malet-2/ https://www.tefsirkurani.al/46-te-fuqishme-qene-vertet-kurthet-qe-pergatiten-ata-por-kurthet-e-tyre-ishin-ne-dore-te-allahut-edhe-sikur-te-ishin-te-tilla-qe-te-shkulin-malet-2/#respond Sun, 12 Dec 2021 13:27:53 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21384 – ”Të fuqishme qenë, vërtet kurthet që përgatitën ata; por kurthet e tyre ishin në dorë të Allahut, …” – Kundërshtuesit e profetëve thurnin kurthe dhe intriga kundër profetëve dhe pasuesve të tyre. Ata përpiqeshin me të gjitha mundësitë dhe aq sa Zoti i lejonte të bënin. Por çdo plan i thurur prej tyre nuk mund t’i fshihej Zotit të botëve, sepse Ai është i Gjithëditur dhe i Plotpushtetshëm për gjithçka. Asgjë nuk mund t’i shpëtojë e fshihet diturisë dhe pushtetit të Zotit, prandaj çdo kurth i këtyre të mjerëve u kthehet mbrapsht mbi kokat e tyre: “Por, dredhia për të keqen nuk godet askënd tjetër veç atyre që e kurdisën.” [Fatir 43].

– ”… edhe sikur të ishin të tilla që të shkulin malet.” – Intrigat e mohuesve të Zotit, profetëve e të shpalljeve të Tij ishin shumë mëdha. Ato ishin, ashtu siç i përshkruan Zoti, të tilla që edhe malet mund t’i lëviznin nga vendi. Allahu thotë në një sure tjetër. “…kurdisnin kurthe shumë të mëdha.” [Nuh 22]. Askush, veç Zotit, nuk mund ta përkufizojë madhësinë e intrigave të tyre.

Por Ai është Zoti i gjithçkaje, që e kthen atë intrigë kundër tyre. Në këtë kategori bëjnë pjesë të gjithë ata kundërshtues së rrugës së profetëve, të cilët përkrahin rrugën e të kotës dhe luftojnë me çdo mjet për të penguar dhe mbuluar të vërtetën e Zotit. Por le ta dinë se, lufta dhe planet e tyre nuk kanë për t’u sjellë asnjë dobi. Ata nuk mund ta dëmtojnë aspak Allahun, por dëmtojnë veç veten e tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/46-te-fuqishme-qene-vertet-kurthet-qe-pergatiten-ata-por-kurthet-e-tyre-ishin-ne-dore-te-allahut-edhe-sikur-te-ishin-te-tilla-qe-te-shkulin-malet-2/feed/ 0
45. Ju banuat në vendbanimet e atyre që shkatërruan vetveten dhe e mësuat qartë se si vepruam me ta. Ne ju sollëm shembuj të qartë. https://www.tefsirkurani.al/45-ju-banuat-ne-vendbanimet-e-atyre-qe-shkaterruan-vetveten-dhe-e-mesuat-qarte-se-si-vepruam-me-ta-ne-ju-sollem-shembuj-te-qarte-2/ https://www.tefsirkurani.al/45-ju-banuat-ne-vendbanimet-e-atyre-qe-shkaterruan-vetveten-dhe-e-mesuat-qarte-se-si-vepruam-me-ta-ne-ju-sollem-shembuj-te-qarte-2/#respond Sun, 12 Dec 2021 13:27:38 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21382 – ”Ju banuat në vendbanimet e atyre që shkatërruan vetveten dhe e mësuat qartë se si vepruam me ta. Ne ju sollëm shembuj të qartë.” – Ju e kishit të qartë dhe e dinit mirë se çfarë bëri Zoti me ta dhe se si i ndëshkoi. Kur ata mohonin shpalljet dhe profetët, Zoti i ndëshkonte me shumë forma. Kjo duhet t’ju mjaftonte juve, që të pranonit dhe të pasonit të vërtetën.

Përveç kësaj, Zoti solli shembuj të shumtë e të qartë, që ta kuptonit mirë e lehtësisht të vërtetën. Shembujt largonin çdo dyshim nga zemra e atij që kërkon të vërtetën. Megjithatë, juve asgjë nga këto nuk ju bëri dobi. Ju, thjesht kthyet shpinën, për të vazhduar në të kotën ku ishit zhytur. Kështu vazhduat, derisa ndodhi ajo që ndodhi dhe ju arritët këtë ditë ndëshkimi. Sot nuk vlen justifikimi juaj i kotë dhe i pabazë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/45-ju-banuat-ne-vendbanimet-e-atyre-qe-shkaterruan-vetveten-dhe-e-mesuat-qarte-se-si-vepruam-me-ta-ne-ju-sollem-shembuj-te-qarte-2/feed/ 0
44. Prandaj paralajmëroji njerëzit për Ditën kur do t’u vijë Dënimi dhe kur keqbërësit do të thonë: “O Zoti ynë! Na lër edhe për pak kohë që t’i përgjigjemi thirrjes Sate dhe t’i pasojmë të dërguarit!” Po, a nuk e kishit zakon të betoheshit më parë se nuk kishit për t’u larguar kurrë (nga kjo botë)? https://www.tefsirkurani.al/44-prandaj-paralajmeroji-njerezit-per-diten-kur-do-tu-vije-denimi-dhe-kur-keqberesit-do-te-thone-o-zoti-yne-na-ler-edhe-per-pak-kohe-qe-ti-pergjigjemi-thirrjes-sate-dhe-t-2/ https://www.tefsirkurani.al/44-prandaj-paralajmeroji-njerezit-per-diten-kur-do-tu-vije-denimi-dhe-kur-keqberesit-do-te-thone-o-zoti-yne-na-ler-edhe-per-pak-kohe-qe-ti-pergjigjemi-thirrjes-sate-dhe-t-2/#respond Sun, 12 Dec 2021 13:27:25 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21380 Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur, Muhamedit a.s, dhe i thotë:

Prandaj paralajmëroji njerëzit për Ditën kur do t’u vijë Dënim …” – Përshkruajua qartë ndëshkimin që i pret dhe paralajmëroji, që të largohen nga veprat e dënueshme. Le ta dinë se, kur të vijë tmerri i atij ndëshkimi, ata që kanë qenë të zhytur në padrejtësi, duke mohuar Zotin, Shpalljen, Profetin dhe duke bërë gjynahe, do të bërtasin të penduar për çfarë kanë vepruar dhe do të kërkojnë që të kthehen. Por këto lutje dhe përgjërime nuk kanë efekt, sepse tashmë ka kaluar koha e tyre.

dhe kur keqbërësit do të thonë: “O Zoti ynë! Na lër edhe për pak kohë që t’i përgjigjemi thirrjes Sate dhe t’i pasojmë të dërguarit!” – Ata do të luten: “O Zoti ynë, na kthe në jetën e parë, se ne tashmë po shohim qartë. Na kthe në atë botë, që ne t’i përgjigjemi ftesës Tënde!” Dhe dihet se Allahu gjithmonë ka ftuar për në vendin e përjetshëm të paqes, për në Xhenetin e Tij.

Ata do të luten gjithashtu: “Na kthe në dynja, që të pasojmë të dërguarit e Tu!” Por të gjitha këto ata i thonë thjesht për të shpëtuar nga ndëshkimi i dhembshëm, sepse, në fakt, ata janë mashtrues dhe kurrë nuk do ta mbanin këtë premtim, sikurse thotë Allahu i Lartësuar. Edhe nëse do të ktheheshin në dynja, ata do të zhyteshin përsëri në harame, prandaj Allahu i Lartësuar, duke i qortuar, u thotë atyre:

– ”Po, a nuk e kishit zakon të betoheshit më parë se nuk kishit për t’u larguar kurrë (nga kjo botë)? – Kuptimi: A nuk betoheshit ju se nuk do të largoheshit asnjëherë nga dynjaja për t’u ringjallur në ahiret? Tani doli në pah kotësia e betimeve dhe pretendimet tuaja të gënjeshtërta. Mosbesimi i ringjalljes dhe mosnënshtrimi ndaj Zotit nuk ishin për shkak të ndonjë mangësie dhe pamjaftueshmërie në argumentet e Zotit, pasi ato ishin shumë të qarta. Kësaj qartësie i shtohet edhe një fakt tjetër.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/44-prandaj-paralajmeroji-njerezit-per-diten-kur-do-tu-vije-denimi-dhe-kur-keqberesit-do-te-thone-o-zoti-yne-na-ler-edhe-per-pak-kohe-qe-ti-pergjigjemi-thirrjes-sate-dhe-t-2/feed/ 0
43. Ata janë duke vrapuar me kokat lart, me sytë e tyre të hapur e të papulitur me zemrat e tyre të zbrazëta. https://www.tefsirkurani.al/43-ata-jane-duke-vrapuar-me-kokat-lart-me-syte-e-tyre-te-hapur-e-te-papulitur-me-zemrat-e-tyre-te-zbrazeta-2/ https://www.tefsirkurani.al/43-ata-jane-duke-vrapuar-me-kokat-lart-me-syte-e-tyre-te-hapur-e-te-papulitur-me-zemrat-e-tyre-te-zbrazeta-2/#respond Sun, 12 Dec 2021 13:27:08 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21378 – ”Ata janë duke vrapuar me kokat lart, me sytë e tyre të hapur e të papulitur me zemrat e tyre të zbrazëta.” – Sytë e tyre nuk puliten, nga tmerri dhe frika e asaj që shikojnë. I sheh ata të nxitojnë drejt zërit, që i thërret ata për të dalë para Allahut, për të dhënë llogari, dhe ata kurrë nuk mund t’i shmangen apo të gjejnë vend ku të fshihen. Kokat e tyre janë të ngritura lart, sepse duart i kanë të prangosura dhe të lidhura pas qafës. Kraharorin e kanë të zbrazët, sepse zemra iu shkon në grykë, nga frika. Gjoksi i tyre mbushet me ankth, frikë, dëshpërim dhe tmerr.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/43-ata-jane-duke-vrapuar-me-kokat-lart-me-syte-e-tyre-te-hapur-e-te-papulitur-me-zemrat-e-tyre-te-zbrazeta-2/feed/ 0