013. ER-RA’D | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Tue, 26 Apr 2022 22:43:30 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 013. ER-RA’D | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 43. Ata që mohojnë thonë: “Ti nuk je i dërguar.” Thuaj: “Mjafton që Allahu është dëshmues midis meje dhe jush, por edhe midis meje dhe atyre që kanë njohuri për Librin.”. https://www.tefsirkurani.al/43-ata-qe-mohojne-thone-ti-nuk-je-i-derguar-thuaj-mjafton-qe-allahu-eshte-deshmues-midis-meje-dhe-jush-por-edhe-midis-meje-dhe-atyre-qe-kane-njohuri-per-librin-2/ https://www.tefsirkurani.al/43-ata-qe-mohojne-thone-ti-nuk-je-i-derguar-thuaj-mjafton-qe-allahu-eshte-deshmues-midis-meje-dhe-jush-por-edhe-midis-meje-dhe-atyre-qe-kane-njohuri-per-librin-2/#respond Sun, 12 Dec 2021 13:13:03 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21325 Ata që mohojnë thonë: “Ti nuk je i dërguar.”” – Ata të mohojnë ty dhe e konsiderojnë gënjeshtër Shpalljen që t’u dha nga Zoti. Thuaji atyre, nëse kërkojnë ndonjë dëshmues për këtë fakt:

Thuaj: “Mjafton që Allahu është dëshmues midis meje dhe jush, …” – Allahu i Lartësuar ka dëshmuar për këtë të vërtetë me fjalën, veprat dhe me miratimin e Tij. Me fjalën e Tij, Allahu i Lartësuar dëshmoi përmes asaj që ia shpalli më të sinqertit dhe më besnikut të krijesave të Tij. Ai shpalli mesazhe, përmes të cilave tregoi vërtetësinë dhe besnikërinë e Profetit dhe të Shpalljes. Për sa i përket dëshmisë me vepra, Allahu i Lartësuar e mbështeti Profetin dhe kauzën e tij me një ndihmë, e cila ishte jashtë mundësive njerëzore, jashtë forcës së këtij profeti apo të shokëve dhe pasuesve të tij.

Kjo ishte një dëshmi me veprat e Allahut të Lartësuar, që tregoi për vërtetësinë e Shpalljes dhe të profetit Muhamed a.s. Ndërsa dëshmia përmes pohimit të Tij kuptohet nga fakti se Profeti na ka njoftuar se ishte Zoti Ai që e dërgoi atë. Ai na tregoi se Allahu i Lartësuar i urdhëroi njerëzit për ta pasuar rrugën e drejtë dhe premtoi kënaqësinë dhe begatinë e Tij për çdo pasues të sinqertë të kësaj rruge.

Ndërsa ata që nuk e pasojnë Profetin, Zoti i kërcënon me zjarr në botën tjetër, madje e ka bërë të lejuar për t’u marrë (sipas ligjit) jetën dhe pasurinë e tyre. Për të gjitha këto mesazhe që Profeti solli prej Tij, Allahu i Lartësuar e miratoi atë. Nëse Profeti do të trillonte diçka, Allahu i Lartësuar do ta ndëshkonte menjëherë atë.

por edhe midis meje dhe atyre që kanë njohuri për Librin”! – Kjo përfshin të gjithë dijetarët e dy librave (Teurat dhe Ungjill). Shumë dijetarë të krishterë apo judej, të cilët e pranuan dhe pasuan të vërtetën, dëshmuan haptas për vërtetësinë e profetit Muhamed a.s.111  Edhe ata që e fshehën këtë dëshmi, Allahu i Lartësuar na tregon se e dinin dhe ishin të sigurt për këtë fakt. Dëshmia e Zotit se ata e dinin mirë këtë fakt, por heshtnin, është, në fakt, më e fortë edhe sesa pranimi i vetë atyre, sikur ta bënin.

Nëse nuk do të dëshmonte Allahu i Madhëruar, ata do ta refuzonin diçka të tillë, por heshtja e tyre tregoi se ata e kishin të shkruar dëshminë për vërtetësinë e Profetit. Allahu i Lartësuar urdhëroi që të argumentojmë me dëshmitë që gjenden tek ithtarët e Librit, sepse dëshmia merret nga ata që kanë njohuri.

Në atë kohë, idhujtarët arabë ishin analfabetë e të paditur, prandaj nuk kishte asnjë dobi dëshmia e tyre për vërtetësinë e Profetit dhe të Shpalljes së Zotit. Madje, arabët e asaj kohe, që ishin të paditur, gjithmonë pyesnin ithtarët e Librit për të tilla çështje. Allahu është më i ditur për gjithçka.

Këtu përfundon tefsiri i sures Rad. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!

111 Të tillë ishin Abdullah Ibn Selami, Selman el Farisiu, Temim el Dari etj.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/43-ata-qe-mohojne-thone-ti-nuk-je-i-derguar-thuaj-mjafton-qe-allahu-eshte-deshmues-midis-meje-dhe-jush-por-edhe-midis-meje-dhe-atyre-qe-kane-njohuri-per-librin-2/feed/ 0
42. Edhe ata, që kanë qenë para tyre, thurën intriga, por çdo intrigë është në dorën e Allahut. Ai e di se çfarë vepron çdo njeri dhe mohuesit do ta kuptojnë mirë se për kë do të jetë Fundi i lumtur. https://www.tefsirkurani.al/42-edhe-ata-qe-kane-qene-para-tyre-thuren-intriga-por-cdo-intrige-eshte-ne-doren-e-allahut-ai-e-di-se-cfare-vepron-cdo-njeri-dhe-mohuesit-do-ta-kuptojne-mire-se-per-ke-do-te-jete-fundi-i-lumtur/ https://www.tefsirkurani.al/42-edhe-ata-qe-kane-qene-para-tyre-thuren-intriga-por-cdo-intrige-eshte-ne-doren-e-allahut-ai-e-di-se-cfare-vepron-cdo-njeri-dhe-mohuesit-do-ta-kuptojne-mire-se-per-ke-do-te-jete-fundi-i-lumtur/#respond Sun, 12 Dec 2021 13:12:44 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21323 Edhe ata që kanë qenë para tyre thurën intriga, por çdo intrigë është në dorën e Allahut.Shumë intriga dhe plane thurën popujt e shkuar kundër profetëve dhe kundër të vërtetës, që ata sollën nga Zoti, por nuk arritën asgjë. Ata luftuan kundër rrugës së Allahut, duke dashur të pengonin përhapjen e dritës së Tij. Por, a nuk e dinin ata se: “…çdo intrigë është në dorën e Allahut”?

Askush nuk ka mundësi që të bëjë plane dhe t’i realizojë ato pa lejen e Allahut të Lartësuar apo jashtë përcaktimit dhe krijimit të Tij. Zoti ka krijuar gjithçka dhe ka përcaktuar gjithçka. Ata thurin intriga kundër fesë së Tij, por le ta dinë se përfundimi i tyre është dëshpërimi dhe dështimi. Ata do të zhgënjehen dhe do të mbeten të trishtuar. Allahu i Lartësuar thotë:

Ai e di se çfarë vepron çdo njeri dhe mohuesit do ta kuptojnë mirë se për kë do të jetë Fundi i lumtur.Allahu i Lartësuar i di shumë mirë prirjet, dëshirat dhe punët e njerëzve, si të dukshmet dhe të padukshmet. Edhe thurja e intrigave është një vepër që nuk i fshihet Allahut të Lartësuar, prandaj është e pamundur që ata të planifikojnë kurthe për të dëmtuar të vërtetën dhe pasuesit e saj dhe t’ia arrijnë të përfitojnë diçka. Allahu i Lartësuar thotë: “…mohuesit do ta kuptojnë mirë se për kë do të jetë fundi i lumtur.” Do ta kuptojnë mirë se kujt do t’u takojë e ardhmja: atyre apo profetëve dhe pasuesve të profetëve. Nuk ka dyshim se përfundim i lumtur dhe gjithë mirësia u takon të devotshmëve, dhe jo mohuesve.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/42-edhe-ata-qe-kane-qene-para-tyre-thuren-intriga-por-cdo-intrige-eshte-ne-doren-e-allahut-ai-e-di-se-cfare-vepron-cdo-njeri-dhe-mohuesit-do-ta-kuptojne-mire-se-per-ke-do-te-jete-fundi-i-lumtur/feed/ 0
41. A nuk shohin ata se Ne po ua ngushtojmë tokën nga skajet e saj? Allahu gjykon dhe askush nuk mund ta kundërshtojë gjykimin e Tij. Ai është i Shpejtë në llogari. https://www.tefsirkurani.al/41-a-nuk-shohin-ata-se-ne-po-ua-ngushtojme-token-nga-skajet-e-saj-allahu-gjykon-dhe-askush-nuk-mund-ta-kundershtoje-gjykimin-e-tij-ai-eshte-i-shpejte-ne-llogari-2/ https://www.tefsirkurani.al/41-a-nuk-shohin-ata-se-ne-po-ua-ngushtojme-token-nga-skajet-e-saj-allahu-gjykon-dhe-askush-nuk-mund-ta-kundershtoje-gjykimin-e-tij-ai-eshte-i-shpejte-ne-llogari-2/#respond Sun, 12 Dec 2021 13:12:29 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21321 A nuk shohin ata se Ne po ua ngushtojmë tokën nga skajet e saj? Allahu gjykon dhe askush nuk mund ta kundërshtojë gjykimin e Tij. Ai është i Shpejtë në llogari.Rreth kuptimit të “ngushtojmë tokën” janë dhënë shpjegime të ndryshme nga dijetarët. Një shpjegim thotë se kuptimi është shkatërrimi i mohuesve të së vërtetës, duke i shfarosur ata kudo që ndodhen. Një kuptim tjetër është: çlirimi i vendeve të kufrit nga padrejtësitë e idhujtarëve dhe përhapja e Islamit në ato vende, duke e ngushtuar në këtë mënyrë tokën dhe pushtetin e tyre.

Por ajo që duket qartë, – dhe Allahu e di më mirë -, është se Allahu i Lartësuar ua ngushton tokën dhe pushtetin të padrejtëve dhe refuzuesve të besimit përmes shumë mënyrave. Ai i paralajmëron ata me ndëshkime që godasin rreth e rrotull tyre ose mbi të ngjashmit me ta, që ata të marrin mësim dhe të kthejnë rrugë. Kështu, Allahu i Madhëruar i kërcënon, para se të vijë dita kur ata të ngushtohen dhe t’u vijë një ndëshkim, që nuk do të ketë më kthim dhe që askush nuk do të mund ta ndalë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/41-a-nuk-shohin-ata-se-ne-po-ua-ngushtojme-token-nga-skajet-e-saj-allahu-gjykon-dhe-askush-nuk-mund-ta-kundershtoje-gjykimin-e-tij-ai-eshte-i-shpejte-ne-llogari-2/feed/ 0
40. Edhe nëse do të të mundësojmë ta shohësh (sa je gjallë) një pjesë të asaj që ua kemi premtuar atyre, apo të ta marrim shpirtin (para se të përfundojë e gjitha), detyra jote është vetëm kumtimi i qartë (i shpalljes), kurse gjykimi për ta i Yni. https://www.tefsirkurani.al/40-edhe-nese-do-te-te-mundesojme-ta-shohesh-sa-je-gjalle-nje-pjese-te-asaj-qe-ua-kemi-premtuar-atyre-apo-te-ta-marrim-shpirtin-para-se-te-perfundoje-e-gjitha-detyra-jote-eshte-vetem-kumtimi-i-q-2/ https://www.tefsirkurani.al/40-edhe-nese-do-te-te-mundesojme-ta-shohesh-sa-je-gjalle-nje-pjese-te-asaj-qe-ua-kemi-premtuar-atyre-apo-te-ta-marrim-shpirtin-para-se-te-perfundoje-e-gjitha-detyra-jote-eshte-vetem-kumtimi-i-q-2/#respond Sun, 12 Dec 2021 13:12:12 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21319 Edhe nëse do të të mundësojmë ta shohësh (sa je gjallë) një pjesë të asaj që ua kemi premtuar atyre, apo të ta marrim shpirtin (para se të përfundojë e gjitha), detyra jote është vetëm kumtimi i qartë (i shpalljes), kurse gjykimi për ta i Yni.Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur, Muhamedit a.s, dhe i thotë që të mos nxitohet duke kërkuar përshpejtimin e ndëshkimit të tyre. Një gjë është e sigurt: nëse ata do të vazhdojnë në shfrenimin e tyre dhe në refuzimin e besimit të drejtë, ka për t’i përfshirë ndëshkimi që u premtohet.

Ky ndëshkim është në dorën e Zotit, i Cili mund ta realizojë ose gjatë jetës tënde ose në ahiret. Kjo është çështje që e vendos Zoti dhe nuk është detyra jote. Detyra jote është kumtimi i qartë i të vërtetës dhe i Shpalljes së Zotit për krijesat. Ndërsa llogaria e tyre është në dorën e Zotit: Ai do t’i marrë në llogari krijesat. Në dorën e Tij është shpërblimi ose ndëshkimi i tyre. Në vijim, Allahu i Lartësuar kërcënon ata që mohojnë të vërtetën:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/40-edhe-nese-do-te-te-mundesojme-ta-shohesh-sa-je-gjalle-nje-pjese-te-asaj-qe-ua-kemi-premtuar-atyre-apo-te-ta-marrim-shpirtin-para-se-te-perfundoje-e-gjitha-detyra-jote-eshte-vetem-kumtimi-i-q-2/feed/ 0
39. Allahu fshin çfarë të dojë dhe përforcon çfarë të dojë. Tek Ai është Nëna e Librit. https://www.tefsirkurani.al/39-allahu-fshin-cfare-te-doje-dhe-perforcon-cfare-te-doje-tek-ai-eshte-nena-e-librit-2/ https://www.tefsirkurani.al/39-allahu-fshin-cfare-te-doje-dhe-perforcon-cfare-te-doje-tek-ai-eshte-nena-e-librit-2/#respond Sun, 12 Dec 2021 13:11:57 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21317 Allahu fshin çfarë të dojë dhe përforcon çfarë të dojë.Allahu i Lartësuar fshin prej përcaktimeve të Tij çfarë të dëshirojë dhe e lë çfarë të dëshirojë. Megjithatë, duhet kuptuar se ky ndryshim ndodh jo në çështjet të cilat i ka shkruar lapsi i Zotit, sepse ajo që është shkruar nga lapsi i Zotit, – dhe që, sigurisht, është paraprirë nga dituria e Tij, – nuk ka mundësi të ndryshojë. Në të kundërt, ajo do të ishte mangësi dhe cenim i diturisë së Allahut të Lartësuar, që thotë:

Tek Ai është Nëna e Librit.Tek Allahu është “Leuhi Mahfudh“, në të cilin është baza e të gjitha çështjeve. Ky themel nuk mund të ndryshojë kurrë. Ndryshimet ndodhin në degëzime, sikurse janë veprat e ditës dhe të natës, të cilat i shkruajnë melekët dhe për të cilat Allahu i Lartësuar ka caktuar shkaqe, të cilët bëjnë që ato vepra të krijesave të shkruhen ose të fshihen. Vetëm kur ka shkaqe të caktuara ndodh fshirja ose shkrimi i tyre.

E ilustruar me shembuj, Allahu i Lartësuar e ka bërë bujarinë, mbajtjen e lidhjeve farefisnore dhe bamirësinë, si shkaqe për zgjatjen e jetës dhe shtimin e pasurisë për njeriun. Nga ana tjetër, Ai i ka bërë gjynahet shkaqe për pakësimin e mirësive dhe të jetës. Po kështu, ai njeri që realizon shkaqet e shpëtimit dhe ruajtjes nga shkatërrimi ka për të shpëtuar, ndërsa ai që nuk e bën diçka të tillë ka për t’u sprovuar.

Mbi të gjitha këto, është Allahu i Madhëruar Ai që i administron dhe i rregullon çështjet dhe, sigurisht, që ky rregullim dhe administrim kurrë nuk mund të bien ndesh me diturinë e Tij dhe atë çka Ai e ka shkruar në “Leuhi Mahfudh“, i cili është baza e gjithçkaje e nga i cili degëzohet gjithçka.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/39-allahu-fshin-cfare-te-doje-dhe-perforcon-cfare-te-doje-tek-ai-eshte-nena-e-librit-2/feed/ 0
38. Ne edhe para teje dërguam profetë, të cilëve u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë i dërguar nuk solli argument, përveçse me lejen e Allahut. Çdo kohë ka Librin e vet (ku përcaktohet caku i saj). https://www.tefsirkurani.al/38-ne-edhe-para-teje-derguam-profete-te-cileve-u-mundesuam-te-kene-gra-e-femije-asnje-i-derguar-nuk-solli-argument-pervecse-me-lejen-e-allahut-cdo-kohe-ka-librin-e-vet-ku-percaktohet-caku-i-saj-2/ https://www.tefsirkurani.al/38-ne-edhe-para-teje-derguam-profete-te-cileve-u-mundesuam-te-kene-gra-e-femije-asnje-i-derguar-nuk-solli-argument-pervecse-me-lejen-e-allahut-cdo-kohe-ka-librin-e-vet-ku-percaktohet-caku-i-saj-2/#respond Sun, 12 Dec 2021 13:11:33 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21315 Ne edhe para teje dërguam profetë, të cilëve u mundësuam të kenë gra e fëmijë.  Ti nuk je i pari i dërguar ndër njerëz, që ata të habiten se Zoti të dërgoi ty si profet. Armiqtë e tu nuk kanë pse ta shohin si mangësi faktin që ti ke gra dhe fëmijë. Kjo habi e tyre është e pakuptimtë dhe pa vend, sepse ata e dinë shumë mirë se edhe profetët para teje kanë qenë të tillë.

Atëherë kuptohet se ata kanë qëllime të këqija, duke dashur të justifikojnë ndjekjen e dëshirave të tyre dhe mosnënshtrimin ndaj ligjit të Zotit. Pikërisht për këtë arsye, ata kërkojnë prej teje shenja dhe mrekulli, duke pretenduar se nëse ua shfaq, atëherë do të besojnë. Por ti nuk ke asgjë në dorë, sepse gjithçka është në dorë të Allahut të Lartësuar.

Asnjë i dërguar nuk solli argument, përveçse me lejen e Allahut. Allahu i Lartësuar është Ai që lejon mrekullitë, në kohën kur Ai dëshiron dhe e ka përcaktuar që të ndodhin:

Çdo kohë ka Librin e vet (ku përcaktohet caku i saj).Një çështje që Zoti ka përcaktuar as nuk përshpejtohet dhe as nuk vonohet. Kështu, kërkesa e mohuesve për të përshpejtuar ndëshkimin ose për sjelljen e mrekullive nuk ndikon tek Allahu, që Ai të ndryshojë diçka të cilën e ka shkruar, edhe pse Allahu i Lartësuar vepron çfarë të dojë. Askush nuk mund të ndryshojë atë që Zoti dëshiron.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/38-ne-edhe-para-teje-derguam-profete-te-cileve-u-mundesuam-te-kene-gra-e-femije-asnje-i-derguar-nuk-solli-argument-pervecse-me-lejen-e-allahut-cdo-kohe-ka-librin-e-vet-ku-percaktohet-caku-i-saj-2/feed/ 0
37. Kështu, Ne e kemi shpallur atë (Kur’anin) në gjuhën arabe, për të qenë një Ligj i përkryer. Por, nëse ndjek dëshirat e tyre, pas diturisë së madhe që të ka ardhur, ti nuk do të kesh as ndihmë e as mbrojtje prej Allahut. https://www.tefsirkurani.al/37-keshtu-ne-e-kemi-shpallur-ate-kuranin-ne-gjuhen-arabe-per-te-qene-nje-ligj-i-perkryer-por-nese-ndjek-deshirat-e-tyre-pas-diturise-se-madhe-qe-te-ka-ardhur-ti-nuk-do-te-kesh-as-ndi/ https://www.tefsirkurani.al/37-keshtu-ne-e-kemi-shpallur-ate-kuranin-ne-gjuhen-arabe-per-te-qene-nje-ligj-i-perkryer-por-nese-ndjek-deshirat-e-tyre-pas-diturise-se-madhe-qe-te-ka-ardhur-ti-nuk-do-te-kesh-as-ndi/#respond Sun, 12 Dec 2021 13:11:16 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21313 Kështu, Ne e kemi shpallur atë (Kur’anin) në gjuhën arabe, për të qenë një Ligj i përkryer.  Kuptimi: Ne e kemi shpallur këtë libër që të jetë një ligj i përkryer, i qartë dhe i kuptueshëm. Ne e shpallëm Kur’anin me gjuhën më të pasur dhe të përkryer, më shprehëse dhe më të bukur, që ai të jetë i qartë dhe i kuptueshëm, që nuk shkakton asnjë ngatërresë.

Kur’ani është një ligj që nuk pranon asnjë ndryshim dhe që duhet pasuar rigorozisht. Atë nuk mund ta trazojnë devijimet e njerëzve dhe ai nuk i pranon ato. Kush pason Kur’anin nuk mund të ndjekë dëshirat personale të devijuara, ashtu si dhe kush ndjek dëshirat personale nuk mund të pasojë Kur’anin madhështor.

Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar paralajmëron dhe kërcënon që të jemi të kujdesshëm në pasimin e këtij ligji. Ky kërcënim i drejtohej Profetit, – edhe pse ai ishte i ruajtur nga një gabim i tillë,  – për dy shkaqe: së pari, për të treguar se Profeti ishte i ruajtur dhe, së dyti, që umeti i tij të jetë i kujdesshëm dhe pasues i Profetit në zbatimin e ligjit të Zotit.

Por, nëse ndjek dëshirat e tyre, pas diturisë së madhe që të ka ardhur, ti nuk do të kesh as ndihmë e as mbrojtje prej Allahut.Porosia e Allahut është që të mos ndjekësh dëshirat dhe devijimin e njerëzve, por të pasosh diturinë dhe dritën e Zotit. Nëse njeriu ndjek pasionet e devijuara, që nuk janë të ndriçuara nga drita e udhëzimit të Zotit, atëherë le ta dijë se nuk ka për të gjetur as mik, që ta ndihmojë për të arritur qëllimet e tij, dhe as mbrojtës, që ta ruajë nga të këqijat në dynja dhe në ahiret.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/37-keshtu-ne-e-kemi-shpallur-ate-kuranin-ne-gjuhen-arabe-per-te-qene-nje-ligj-i-perkryer-por-nese-ndjek-deshirat-e-tyre-pas-diturise-se-madhe-qe-te-ka-ardhur-ti-nuk-do-te-kesh-as-ndi/feed/ 0
36. Ata të cilëve Ne u kemi dhënë Librin gëzohen me atë që t’u shpall ty. Por ka grupime që e mohojnë një pjesë të tij. Thuaj: “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Allahun, pa i bërë shok Atij. Unë vetëm tek Ai ftoj dhe vetëm tek Ai është kthimi im. https://www.tefsirkurani.al/36-ata-te-cileve-ne-u-kemi-dhene-librin-gezohen-me-ate-qe-tu-shpall-ty-por-ka-grupime-qe-e-mohojne-nje-pjese-te-tij-thuaj-une-jam-urdheruar-qe-te-adhuroj-vetem-allahun-pa-i-bere-2/ https://www.tefsirkurani.al/36-ata-te-cileve-ne-u-kemi-dhene-librin-gezohen-me-ate-qe-tu-shpall-ty-por-ka-grupime-qe-e-mohojne-nje-pjese-te-tij-thuaj-une-jam-urdheruar-qe-te-adhuroj-vetem-allahun-pa-i-bere-2/#respond Sun, 12 Dec 2021 13:10:59 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21311 Ata të cilëve Ne u kemi dhënë Librin gëzohen me atë që t’u shpall ty.” – Ata të cilëve Zoti u dhuroi mirësinë e diturisë rreth shpalljeve të Tij gëzohen me këtë Shpallje madhështore, që po të dhurohet ty, o Muhamed. Ata janë të bindur se ajo t’u shpall nga Zoti i gjithësisë. Ata lumturohen me dritën e Zotit dhe e besojnë atë.

Ata e pranojnë Shpalljen e re dhe gëzohen kur shohin që ato vërtetojnë njëra tjetrën. Kjo është gjendja e ithtarëve të Librit të cilët e besojnë Shpalljen që iu dhurua Muhamedit a.s. Megjithatë, ka shumë grupime që e refuzojnë një pjesë të Shpalljes së Zotit:

Por ka grupime që e mohojnë një pjesë të tij.Por në këtë mënyrë, ata mohojnë të gjithë Shpalljen, pa e kuptuar. Lum ata që Zoti i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe mjerë mohuesit që e shpërfillën Shpalljen e Tij!

Thuaj: “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Allahun, pa i bërë shok Atij.Ti, o Muhamed, je thjesht një këshillues e paralajmërues, që fton në udhën e drejtë të Zotit, prandaj tregoju atyre se për çfarë je urdhëruar. Thuaju atyre: “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Allahun, pa i bërë shok Atij”. Domethënë, jam urdhëruar që, të gjithë adhurimin e fenë t’ia kushtoj vetëm Allahut me sinqeritet dhe me besnikëri, ashtu siç më ka urdhëruar.

Unë vetëm tek Ai ftoj dhe vetëm tek Ai është kthimi im.” – Unë i ftoj njerëzit në fenë dhe ligjin e Zotit, i ftoj që të përkushtohen në adhurimin e Tij si Një i vetëm dhe të nënshtrohen ndaj ligjit të Tij. Unë vetëm tek Ai shpresoj të më dojë dhe të më shpërblejë për punën dhe lodhjen time në këtë çështje. Vetëm Atë e shpresoj kur kryej urdhëresat e Tij dhe ruaj kufijtë e Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/36-ata-te-cileve-ne-u-kemi-dhene-librin-gezohen-me-ate-qe-tu-shpall-ty-por-ka-grupime-qe-e-mohojne-nje-pjese-te-tij-thuaj-une-jam-urdheruar-qe-te-adhuroj-vetem-allahun-pa-i-bere-2/feed/ 0
35. Xheneti që u është premtuar të devotshmëve është si një kopsht i bukur, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, ku ushqimi dhe hija janë të përhershme. Ky do të jetë fundi i lumtur i atyre që janë të devotshëm, ndërsa fundi i jobesimtarëve do të jetë Zjarri. https://www.tefsirkurani.al/35-xheneti-qe-u-eshte-premtuar-te-devotshmeve-eshte-si-nje-kopsht-i-bukur-neper-te-cilin-rrjedhin-lumenj-ku-ushqimi-dhe-hija-jane-te-perhershme-ky-do-te-jete-fundi-i-lumtur-i-atyre-qe-jane-te-devo-2/ https://www.tefsirkurani.al/35-xheneti-qe-u-eshte-premtuar-te-devotshmeve-eshte-si-nje-kopsht-i-bukur-neper-te-cilin-rrjedhin-lumenj-ku-ushqimi-dhe-hija-jane-te-perhershme-ky-do-te-jete-fundi-i-lumtur-i-atyre-qe-jane-te-devo-2/#respond Sun, 12 Dec 2021 13:10:41 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21309 Xheneti që u është premtuar të devotshmëve është si një kopsht i bukur, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, ku ushqimi dhe hija janë të përhershme.Duke shpresuar këtë Xhenet, besimtarët u largohen atyre gjërave që Zoti dhe Profeti i Tij kanë ndaluar, si dhe i përkushtohen zbatimit të urdhëresave. I Lartësuari Bujar e përshkruan Xhenetin duke thënë: “… është si një kopsht i bukur, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, ku ushqimi dhe hija janë të përhershme.”

Lumenjtë e Xhenetit janë prej mjalti, prej pijesh të këndshme, prej qumështi dhe uji të kristaltë. Këto lumenj rrjedhin gjithmonë dhe nuk janë të kufizuar. Me ujin e pastër të tyre vaditen kopshte të bukura dhe pemë të hijshme me fruta të shijshme. Zoti thotë: “…ushqimi dhe hija janë të përhershme.” Shijet dhe kënaqësia që ato falin janë të vazhdueshme. Të tilla janë edhe hijet e bukura të pemëve, që mbushin me kënaqësi dhe rehatojnë këdo që rri poshtë tyre.

Ky do të jetë fundi i lumtur i atyre që janë të devotshëm, …Ky është përfundimi i atyre që besojnë dhe adhurojnë Zotin përmes ligjeve të Tij: pikërisht këto vendbanime të bukura. Ndërsa përfundimi i mohuesve është ndryshe:

“… ndërsa fundi i jobesimtarëve do të jetë Zjarri.Sa ndryshim të madh ka mes dy grupeve, sepse të tillë janë edhe në këtë jetë, me veprat dhe fjalët e tyre. Kështu do të jetë edhe shpërblimi i tyre, në këtë botë dhe në tjetrën.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/35-xheneti-qe-u-eshte-premtuar-te-devotshmeve-eshte-si-nje-kopsht-i-bukur-neper-te-cilin-rrjedhin-lumenj-ku-ushqimi-dhe-hija-jane-te-perhershme-ky-do-te-jete-fundi-i-lumtur-i-atyre-qe-jane-te-devo-2/feed/ 0
34. Për ata ka dënim në jetën e kësaj bote, por dënimi i botës tjetër është shumë më i rëndë. Ata nuk ka kush t’i mbrojë prej ndëshkimit të Allahut. https://www.tefsirkurani.al/34-per-ata-ka-denim-ne-jeten-e-kesaj-bote-por-denimi-i-botes-tjeter-eshte-shume-me-i-rende-ata-nuk-ka-kush-ti-mbroje-prej-ndeshkimit-te-allahut-2/ https://www.tefsirkurani.al/34-per-ata-ka-denim-ne-jeten-e-kesaj-bote-por-denimi-i-botes-tjeter-eshte-shume-me-i-rende-ata-nuk-ka-kush-ti-mbroje-prej-ndeshkimit-te-allahut-2/#respond Sun, 12 Dec 2021 13:10:24 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21307 Për ata ka dënim në jetën e kësaj bote, por dënimi i botës tjetër është shumë më i rëndë.Ndëshkimi i ahiretit është shumë më i rëndë se ndëshkimi i dynjasë dhe, përveç kësaj, ai është i përjetshëm dhe i pafundmë.

Ata nuk ka kush t’i mbrojë prej ndëshkimit të Allahut.Askush nuk mund t’i ruajë ata nga ndëshkimi i Allahut. Nëse ndëshkimi i Tij e përfshin dikë, askush nuk mund ta pengojë Atë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/34-per-ata-ka-denim-ne-jeten-e-kesaj-bote-por-denimi-i-botes-tjeter-eshte-shume-me-i-rende-ata-nuk-ka-kush-ti-mbroje-prej-ndeshkimit-te-allahut-2/feed/ 0