Select Page

101. “O Zoti im! Ti më dhurove mua pushtet të madh dhe më mësove shpjegimin e ëndrrave. O Krijues i qiejve dhe i tokës! Ti je Mbrojtësi im në dynja e në ahiret. Më bëj të vdes si musliman dhe më bashko me të mirët!

Allahu i Madhëruar e plotësoi bamirësinë e Tij ndaj Jusufit duke i bërë vend në tokë dhe duke i dhuruar pushtet e sundim të gjerë. Pas gjithë atyre sprovave, Allahu ia qetësoi shpirtin dhe sytë e tij, duke ia sjellë pranë prindërit dhe vëllezërit e vet, që aq shumë i...