011. HUD | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Tue, 26 Apr 2022 21:33:13 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 011. HUD | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 123. Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës dhe vetëm tek Ai kthehet çdo çështje. Atëherë vetëm Atë adhuroje dhe vetëm tek Ai kërko mbështetje! Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj veprave tuaja. https://www.tefsirkurani.al/123-vetem-allahut-i-takon-dija-per-fshehtesite-e-qiejve-dhe-te-tokes-dhe-vetem-tek-ai-kthehet-cdo-ceshtje-atehere-vetem-ate-adhuroje-dhe-vetem-tek-ai-kerko-mbeshtetje-zoti-yt-nuk-eshte-i-shkujdesur-2/ https://www.tefsirkurani.al/123-vetem-allahut-i-takon-dija-per-fshehtesite-e-qiejve-dhe-te-tokes-dhe-vetem-tek-ai-kthehet-cdo-ceshtje-atehere-vetem-ate-adhuroje-dhe-vetem-tek-ai-kerko-mbeshtetje-zoti-yt-nuk-eshte-i-shkujdesur-2/#respond Sat, 11 Dec 2021 17:58:10 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21156 – “Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës dhe vetëm tek Ai kthehet çdo çështje.” – Allahu i Lartësuar i di të gjitha të fshehtat e qiejve dhe të Tokës. Qoftë veprat, qoftë ata që i bëjnë veprat, të gjithë do të dalin para Allahut të Lartësuar, atëherë kur do të dallohet qartë i miri nga i keqi.

– “Atëherë vetëm Atë adhuroje dhe vetëm tek Ai kërko mbështetje!” – Përkushtohu në adhurimin ndaj Allahut. Adhurimi i sinqertë është plotësimi i gjithçkaje që Ai na ka urdhëruar dhe largimi nga gjithçka që Ai na e ka ndaluar. Allahu i Lartësuar na urdhëron që ne të përkushtohemi në adhurimin ndaj Tij, duke kryer të gjitha urdhëresat me sinqeritet ndaj Tij dhe duke u larguar nga të gjitha ndalesat me vazhdimësi. Të përkushtohemi në adhurim duke shpenzuar të gjitha energjitë dhe kapacitetet tona, por duke mos harruar atë që është më e rëndësishmja: mbështetjen tek Allahu dhe jo në forcat tona.

– “Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj veprave tuaja.” – Gjithmonë kujtoni këtë fakt, i cili do t’ju freskojë dhe gjallërojë në rrugën drejt Tij: Allahu i Lartësuar nuk është i pavëmendshëm ndaj punëve tuaja të mira apo të këqija. Ai di gjithçka që ju bëni. Ai ka shkruar çdo vepër tuajën dhe ka për t’ju shpërblyer me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij.

Këtu përfundon tefsiri i sures Hud. Vetëm Allahut i takon falënderimi, lavdia e plotë dhe mirënjohja e thellë! Paqja, bekimet dhe mëshira e Allahut të Madhëruar qoftë mbi Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe pasuesit e rrugës së tij deri në Ditën e Gjykimit!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/123-vetem-allahut-i-takon-dija-per-fshehtesite-e-qiejve-dhe-te-tokes-dhe-vetem-tek-ai-kthehet-cdo-ceshtje-atehere-vetem-ate-adhuroje-dhe-vetem-tek-ai-kerko-mbeshtetje-zoti-yt-nuk-eshte-i-shkujdesur-2/feed/ 0
122. Prisni ju, se edhe ne jemi duke pritur! https://www.tefsirkurani.al/122-prisni-ju-se-edhe-ne-jemi-duke-pritur-2/ https://www.tefsirkurani.al/122-prisni-ju-se-edhe-ne-jemi-duke-pritur-2/#respond Sat, 11 Dec 2021 17:57:54 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21155 – “Prisni ju, se edhe ne jemi duke pritur! – Vazhdoni të prisni atë që na pret ne, se dhe ne do të vazhdojmë të presim atë që do të ngjajë me ju. Allahu i Lartësuar ka bërë dallimin mes dy grupeve dhe u tregon besimtarëve të Tij të sinqertë ndëshkimin e të këqijve dhe shpërblimin e të mirëve. Allahu i Lartësuar i ndihmon besimtarët e Tij të sinqertë dhe u jep sukses atyre që në këtë jetë. Ndërsa jobesimtarët i ndëshkon dhe ata vazhdojnë të jenë të çoroditur në mosbesimin e tyre. Secili do ta marrë shpërblimin të plotë Ditën e Gjykimit, kur të dalë para Allahut të Lartësuar. 

]]>
https://www.tefsirkurani.al/122-prisni-ju-se-edhe-ne-jemi-duke-pritur-2/feed/ 0
121. Thuaju atyre që nuk besojnë: “Bëni çfarë të mundeni në tuajën, se edhe ne do të bëjmë tonën. https://www.tefsirkurani.al/121-thuaju-atyre-qe-nuk-besojne-beni-cfare-te-mundeni-ne-tuajen-se-edhe-ne-do-te-bejme-tonen-2/ https://www.tefsirkurani.al/121-thuaju-atyre-qe-nuk-besojne-beni-cfare-te-mundeni-ne-tuajen-se-edhe-ne-do-te-bejme-tonen-2/#respond Sat, 11 Dec 2021 17:57:33 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21154 “Thuaju atyre që nuk besojnë: “Bëni çfarë të mundeni në tuajën, se edhe ne do të bëjmë tonën.”.” – Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin (a.s.) që t’u thotë atyre të cilët nuk besojnë, edhe pse atyre u kanë ardhur shumë argumente dhe shenja për vërtetësinë e kësaj Shpalljeje: “Bëni çfarë të mundeni në tuajën, se edhe ne do të bëjmë tonën.”. Domethënë, punoni sipas asaj që ju besoni, sepse edhe ne do të punojmë sipas asaj që na urdhëron Zoti ynë.  

]]>
https://www.tefsirkurani.al/121-thuaju-atyre-qe-nuk-besojne-beni-cfare-te-mundeni-ne-tuajen-se-edhe-ne-do-te-bejme-tonen-2/feed/ 0
120. Gjithçka që po ta rrëfejmë nga historitë e profetëve – me të forcojmë zemrën tënde. Në këtë Shpallje të ka ardhur e vërteta, këshilla dhe kujtimi për ata që besojnë. https://www.tefsirkurani.al/120-gjithcka-qe-po-ta-rrefejme-nga-historite-e-profeteve-me-te-forcojme-zemren-tende-ne-kete-shpallje-te-ka-ardhur-e-verteta-keshilla-dhe-kujtimi-per-ata-qe-besojne-2/ https://www.tefsirkurani.al/120-gjithcka-qe-po-ta-rrefejme-nga-historite-e-profeteve-me-te-forcojme-zemren-tende-ne-kete-shpallje-te-ka-ardhur-e-verteta-keshilla-dhe-kujtimi-per-ata-qe-besojne-2/#respond Sat, 11 Dec 2021 17:57:21 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21153    Pasi përmendi disa nga historitë e profetëve, Allahu i Lartësuar tregon qëllimin dhe urtësinë e tyre:

– “Gjithçka që po ta rrëfejmë nga historitë e profetëve – me të forcojmë zemrën tënde.” – Allahu i Lartësuar i tregoi të gjitha këto histori që zemra jote të forcohet, të qetësohet dhe të jetë e qëndrueshme në rrugën e drejtë, ashtu sikurse ndodhi me më të përzgjedhurit e profetëve të Zotit. Nuk ka dyshim se shpirti qetësohet duke marrë si shembull të ngjashmin e tij dhe bëhet më optimist për të kryer punë të mira, që të garojë dhe të afrohet tek Allahu. Duke përmendur gjithë këto histori, e vërteta qartësohet dhe pasuesit e saj shtohen.

– “Në këtë Shpallje të ka ardhur e vërteta, këshilla dhe kujtimi për ata që besojnë.” – Në këto ajete të ka ardhur e vërteta e sigurt. Ngjarjet e përmendura këtu nuk kanë asnjë lloj dyshimi. E vërteta e sigurt është ndër mirësitë më të mëdha që mund t’i dhurohet njeriut. Nga ana tjetër, këto ajete janë këshilla dhe kujtim për besimtarët, sepse ata qortohen dhe këshillohen, nxjerrin mësime dhe përvojë. Në këtë mënyrë, ata largohen nga punët e ndaluara dhe nxiten për të kryer punë të mira, në bindje ndaj Allahut të Lartësuar.

Nëpërmjet këtyre historive ata mësojnë se cilat janë punët e dashura për Allahun e Lartësuar dhe cilat janë ato që Ai i ka ndaluar. Edhe ata mund të sprovohen, prandaj vazhdimisht kanë nevojë t’i kujtojnë këto vepra të mira, të cilat Zoti i do dhe ato vepra të këqija që Zoti nuk i do. Kjo është një ndihmë e madhe për të jetuar sipas porosive të Allahut të Lartësuar. Por nga këto ajete mund të përfitojnë veçse ata që e besojnë Allahun e Lartësuar dhe Shpalljen e Tij. Ndërsa jobesimtarët nuk mund të përfitojnë kurrsesi nga këshillat dhe paralajmërimet e Kur’anit madhështor, prandaj Allahu i Lartësuar thotë më pas: 

]]>
https://www.tefsirkurani.al/120-gjithcka-qe-po-ta-rrefejme-nga-historite-e-profeteve-me-te-forcojme-zemren-tende-ne-kete-shpallje-te-ka-ardhur-e-verteta-keshilla-dhe-kujtimi-per-ata-qe-besojne-2/feed/ 0
119. Përveç atyre të cilët i ka mëshiruar Zoti yt. Për këtë edhe i krijoi ata. Vendimi i Zotit tënd do të përmbushet: “Unë do ta mbush Xhehenemin me xhinde dhe njerëz bashkë.“ https://www.tefsirkurani.al/119-pervec-atyre-te-cilet-i-ka-meshiruar-zoti-yt-per-kete-edhe-i-krijoi-ata-vendimi-i-zotit-tend-do-te-permbushet-une-do-ta-mbush-xhehenemin-me-xhinde-dhe-njerez-bashke-2/ https://www.tefsirkurani.al/119-pervec-atyre-te-cilet-i-ka-meshiruar-zoti-yt-per-kete-edhe-i-krijoi-ata-vendimi-i-zotit-tend-do-te-permbushet-une-do-ta-mbush-xhehenemin-me-xhinde-dhe-njerez-bashke-2/#respond Sat, 11 Dec 2021 17:57:04 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21152 – “… Përveç atyre të cilët i ka mëshiruar Zoti yt.” – Këta janë ata të cilët i udhëzon Allahu te njohja e të vërtetës dhe në veprat e sinqerta sipas kësaj të vërtete. Këtyre u paraprin mirësia dhe përkujdesi nga Allahu i Gjithëmëshirshëm, i Cili u ka dhënë sukses të plotë. Ai u mundëson sukses qoftë në mësimin e të vërtetës, qoftë në punën e sinqertë sipas kësaj të vërtete, të sjellë me Shpallje dhe profetë. Ndërsa të tjerët janë ata që mbështeten tërësisht në forcat e veta dhe aspak tek Allahu, duke mos kërkuar udhëzimin prej Tij, prandaj e meritojnë devijimin dhe largimin nga rruga e drejtë. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë:

  “Për këtë edhe i krijoi ata. “.” – Me urtësinë e Tij, Allahu i Lartësuar i krijoi njerëzit në atë mënyrë që prej tyre të ketë fatbardhë dhe të tjerë që meritojnë të jenë fatzinj, që disa të ndjekin rrugën e drejtë dhe disa të kundërshtojnë të ndjekin rrugën e drejtë. Allahu i Lartësuar e udhëzon grupin e parë, sepse ata i mbështeten Atij dhe e kërkojnë udhëzimin e Tij. Ndërsa të tjerët e meritojnë devijimin nga e vërteta, sepse ata vetë e shpërfillin udhëzimin e sjellë prej Tij përmes profetëve dhe shpalljeve.

Kështu do t’u bëhet e qartë robërve  drejtësia dhe urtësia e Allahut të Lartësuar. Kështu do të dalë haptaz gjithçka që është mbajtur e fshehtë në zemër, e mirë apo e ligë qoftë. Të gjithë do të paraqesin atë çka fshehin përbrenda vetes në tregun e xhihadit dhe të ibadeteve, në tregun e përpjekjes për ta adhuruar Allahun dhe për të jetuar me devotshmëri. Këto nuk mund të zbuloheshin, nëse ata nuk do të sprovoheshin. Allahu i Lartësuar i krijoi për t’i sprovuar, në mënyrë që të dalë qartë ajo çfarë fshehin brenda vetes dhe ajo çfarë shfaqin.

– “Vendimi i Zotit tënd do të përmbushet: “Unë do ta mbush Xhehenemin me xhinde dhe njerëz bashkë.” – Zjarri do të mbushet me ata që e meritojnë të hyjnë në të. Po ashtu, edhe Xheneti do të mbushet me ata që e meritojnë të hyjnë në të. Secili grup do të bëjë në këtë botë ato vepra që i përputhen atij vendi ku ata do të përfundojnë. Xhenetlinjtë bëjnë punë të banorëve të Xhenetit. Ata janë të bindur, të nënshtruar dhe të përkushtuar në adhurimin e Allahut. Ndërsa të tjerët bëjnë punët e banorëve të Zjarrit dhe do ta meritojnë ndëshkimin e atjeshëm.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/119-pervec-atyre-te-cilet-i-ka-meshiruar-zoti-yt-per-kete-edhe-i-krijoi-ata-vendimi-i-zotit-tend-do-te-permbushet-une-do-ta-mbush-xhehenemin-me-xhinde-dhe-njerez-bashke-2/feed/ 0
118. Sikur të dëshironte Zoti yt, do ta bënte njerëzinë të një feje, por ata do të jenë vazhdimisht duke kundërshtuar. https://www.tefsirkurani.al/118-sikur-te-deshironte-zoti-yt-do-ta-bente-njerezine-te-nje-feje-por-ata-do-te-jene-vazhdimisht-duke-kundershtuar-2/ https://www.tefsirkurani.al/118-sikur-te-deshironte-zoti-yt-do-ta-bente-njerezine-te-nje-feje-por-ata-do-te-jene-vazhdimisht-duke-kundershtuar-2/#respond Sat, 11 Dec 2021 17:56:51 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21151 “Sikur të dëshironte Zoti yt, do ta bënte njerëzinë të një feje, por ata do të jenë vazhdimisht duke kundërshtuar, …” – Allahu i Lartësuar na tregon se, po të dëshironte, do t’i bënte njerëzit të gjithë të një feje, pra, të fesë Islame. Askush nuk do të mund ta ndryshonte dëshirën e Tij dhe nuk do të mund t’i dilte Atij përpara, nëse Ai do ta dëshironte një gjë të tillë.

Por urtësia e Tij e deshi që njerëzit të jenë vazhdimisht në kundërshtim me njëri-tjetrin dhe me rrugën e drejtë, të cilën Ai e përcaktoi. Njerëzit do të ndjekin vazhdimisht dëshirat e tyre dhe rrugët që të çojnë në Zjarr. Secili grup do të pretendojë se e vërteta është me të, ndërsa e pavërteta është ajo që thonë të tjerët, sepse ata ndjekin dëshirat e tyre dhe nuk ndjekin udhëzimin e Allahut. Këtu përjashtohen vetëm ata që Zoti ka thënë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/118-sikur-te-deshironte-zoti-yt-do-ta-bente-njerezine-te-nje-feje-por-ata-do-te-jene-vazhdimisht-duke-kundershtuar-2/feed/ 0
117. Zoti yt kurrë nuk do t’i shkatërronte ato vende, nëse banorët e tyre do të ishin vepërmirë. https://www.tefsirkurani.al/117-zoti-yt-kurre-nuk-do-ti-shkaterronte-ato-vende-nese-banoret-e-tyre-do-te-ishin-vepermire-2/ https://www.tefsirkurani.al/117-zoti-yt-kurre-nuk-do-ti-shkaterronte-ato-vende-nese-banoret-e-tyre-do-te-ishin-vepermire-2/#respond Sat, 11 Dec 2021 17:56:39 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21150 Allahu i Lartësuar nuk do t’i shkatërronte popujt, po të ishin vepërmirë, domethënë të vazhdueshëm në punë të mira dhe të përqendruar në rrugën e drejtë. Allahu i ka ndëshkuar vetëm sepse ata dilnin jashtë kufijve të Tij, pa pasur asnjë justifikim. Kështu ndëshkohen ata që e dinë të vërtetën dhe nuk e zbatojnë atë. Kurse kuptimi tjetër është: Allahu i Lartësuar kurrsesi nuk do të shkatërronte njerëzit për padrejtësitë që kanë bërë në të shkuarën, nëse ata i kthehen të penduar, duke ndrequr besimin dhe veprat e tyre. Pendimi i sinqertë i fshin dhe i mbulon gjynahet. Punët e mira që pasojnë të këqijat të shpëtojnë nga ndëshkimi i ashpër.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/117-zoti-yt-kurre-nuk-do-ti-shkaterronte-ato-vende-nese-banoret-e-tyre-do-te-ishin-vepermire-2/feed/ 0
116. Përse të mos kishte nga brezat para jush, të mençur e të nderuar që ta ndalonin shkatërrimin në Tokë?! Përveç një pakice, të cilët i shpëtuam (nga e keqja), të gjithë të tjerët ishin keqbërës. Ata u dhanë pas kënaqësive si të shfrenuar e ngulmuan në gjynahe. https://www.tefsirkurani.al/116-perse-te-mos-kishte-nga-brezat-para-jush-te-mencur-e-te-nderuar-qe-ta-ndalonin-shkaterrimin-ne-toke-pervec-nje-pakice-te-cilet-i-shpetuam-nga-e-keqja-te-gjithe-te-tjeret-ishin-keqberes-at-2/ https://www.tefsirkurani.al/116-perse-te-mos-kishte-nga-brezat-para-jush-te-mencur-e-te-nderuar-qe-ta-ndalonin-shkaterrimin-ne-toke-pervec-nje-pakice-te-cilet-i-shpetuam-nga-e-keqja-te-gjithe-te-tjeret-ishin-keqberes-at-2/#respond Sat, 11 Dec 2021 17:56:26 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21149   Allahu i Lartësuar përmendi më lart shkatërrimin e popujve që kundërshtuan profetët e tyre dhe u larguan nga rruga e drejtë. Ata nuk pranuan që t’u nënshtroheshin porosive të Allahut të Lartësuar në Shpalljet e Tij. Edhe popujt të cilëve iu dhuruan libra hyjnorë devijuan nga rruga e drejtë, përveç një pakice, të cilët i ruajti Zoti i Madhëruar. Nëse devijimi do të vazhdonte, ata do të ishin larguar tërësisht nga e vërteta, aq sa nuk do të mbetej më asnjë gjurmë prej tyre. Megjithatë, Allahu i Lartësuar na tregon se ka pasur një grup besimtarësh, edhe pse të pakët, të cilët i qëndruan besnikë besimit të drejtë, të mësuar nga profetët e tyre. Ata pasuan profetët, prandaj e merituan që Allahu i Lartësuar t’i shpërblente.

Gjithashtu, ndër mirësitë e tyre ishte edhe vijimësia e fesë së drejtë, që kishte mbetur prej profetëve. Megjithatë, ata ishin shumë të pakët, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në këtë ajet. Nëpërmjet kësaj pakice, shkoi në vend rregulli i pandryshueshëm i Allahut të Lartësuar, që: “çdo njeri, ose të jetojë si besimtar me argument të qartë nga Zoti i Lartësuar, ose të jetojë në mosbesim, duke mohuar argumentet e Allahut të Madhëruar.” Domethënë, si ata që besojnë, edhe ata që nuk besojnë të jenë të qartë për lirinë e zgjedhjes së tyre. Ndjekësit e rrugës së drejtë jetojnë të qartë në besimin e tyre, prandaj meritojnë shpërblimin e Allahut të Lartësuar.

Kurse për ata që tregohen të padrejtë, Allahu thotë: “Ata u dhanë pas kënaqësive si të shfrenuar e ngulmuan në gjynahe.” Pra, ata që bëjnë padrejtësi dhe nuk pasojnë rrugën e besimit, thjesht argëtohen me mirësitë e shumta që u dhuron Allahu i Lartësuar në këtë botë, duke braktisur tërësisht jetën e ahiretit, prandaj meritojnë të quhen ‘muxhrimin’ – kriminelë. Ata përkushtohen plotësisht pas kësaj dynjaje të shkurtër dhe mashtruese, duke shpërfillur besimin e vërtetë në Allahun e Lartësuar dhe të jetuarit sipas tij. Shumë prej tyre Allahu i Lartësuar i ka shfarosur që në këtë botë.

Ky ajet është nxitje për muslimanët, që mes tyre të kenë vazhdimisht një grup njerëzish bamirës, të cilët rregullojnë veten e tyre dhe ato që prishin të padrejtët. Le të jetë gjithmonë një grup që e praktikon me korrektësi fenë e Allahut të Lartësuar dhe që fton të devijuarit e të humburit në rrugën e drejtë, duke bërë durim përballë çdo mundimi që ata u sjellin. Ata duhet të jenë të qëndrueshëm e të durueshëm në përhapjen e së mirës, duke u hapur sytë e shpirtit atyre që u janë verbuar nga dashuria për këtë botë. Pa dyshim që kjo është grada më e lartë, të cilën e synon çdokush që dëshiron mirësinë e Allahut të Lartësuar. Të tillët janë udhëheqësit e kësaj feje, sepse ata ia përkushtojnë çdo vepër me sinqeritet vetëm Allahut të Lartësuar dhe vetëm për kënaqësinë e Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/116-perse-te-mos-kishte-nga-brezat-para-jush-te-mencur-e-te-nderuar-qe-ta-ndalonin-shkaterrimin-ne-toke-pervec-nje-pakice-te-cilet-i-shpetuam-nga-e-keqja-te-gjithe-te-tjeret-ishin-keqberes-at-2/feed/ 0
115. Bëj durim, se, me të vërtetë, Allahu nuk ua humb shpërblimin vepërmirëve. https://www.tefsirkurani.al/115-bej-durim-se-me-te-vertete-allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-vepermireve-2/ https://www.tefsirkurani.al/115-bej-durim-se-me-te-vertete-allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-vepermireve-2/#respond Sat, 11 Dec 2021 17:56:10 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21148 – “Bëj durim, …” – Bëj durim, detyroje, përqëndroje veten tënde në bindje ndaj Allahut të Lartësuar. Bëhu i duruar dhe këmbëngulës për t’u larguar nga poshtërsitë dhe mosbindja ndaj Tij, për t’u larguar nga gjithçka që Allahu e ka ndaluar. Ji i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm në këtë rrugë dhe kurrë mos devijo prej saj! Kurrë mos u qaj dhe mos u trego i dobët dhe i pafuqishëm! Përkundrazi, ji i gjallë dhe sistematik në rrugën e Allahut! Asnjëherë mos harro një fakt, i cili do të të ndihmojë në këtë rrugë:

“… se, me të vërtetë, Allahu nuk ua humb shpërblimin vepërmirëve!” – Allahu i Lartësuar nuk e humbet kurrë punën dhe shpërblimin e bamirësve. Përkundrazi, Ai ka për t’ua pranuar veprat dhe do t’i shpërblejë sipas tyre. Allahu i Lartësuar, me bujarinë e Tij, do të marrë si shembull punën më të mirë dhe më të plotë që ata kanë bërë. Sigurisht, këto ajete janë nxitje e fortë për besimtarin për të kultivuar dhe forcuar durimin e tij.

Duke përmendur shpërblimin, Allahu i Madhëruar i bën shpirtrat më të gjallë dhe ambiciozë dhe u jep një vullnet të fortë për të vazhduar në rrugën e bindjes ndaj Tij. Sa herë që shpirtrat lodhen dhe dobësohen, kujtimi i shpërblimit të Allahut të Lartësuar u jep fuqi për të vazhduar më tej, derisa ta takojnë Atë e ta marrin shpërblimin të plotë nga bujaria e Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/115-bej-durim-se-me-te-vertete-allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-vepermireve-2/feed/ 0
114. Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, edhe në orët e afërta të natës! Sigurisht që veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Ky është kujtim për ata që kujtojnë (Zotin e tyre) https://www.tefsirkurani.al/114-dhe-fale-namazin-ne-dy-skajet-e-dites-edhe-ne-oret-e-aferta-te-nates-sigurisht-qe-veprat-e-mira-i-shlyejne-ato-te-keqijat-ky-eshte-kujtim-per-ata-qe-kujtojne-zotin-e-tyre-2/ https://www.tefsirkurani.al/114-dhe-fale-namazin-ne-dy-skajet-e-dites-edhe-ne-oret-e-aferta-te-nates-sigurisht-qe-veprat-e-mira-i-shlyejne-ato-te-keqijat-ky-eshte-kujtim-per-ata-qe-kujtojne-zotin-e-tyre-2/#respond Sat, 11 Dec 2021 17:55:55 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=21147 “Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, edhe në orët e afërta të natës!” – Allahu i Lartësuar urdhëron për faljen e namazit në dy skajet e ditës, domethënë, në fillim dhe në fund të saj. Këtu përfshihen tre namazet: i sabahut, i drekës dhe ai i ikindisë. Më pas, i Lartësuari thotë: “edhe në orët e afërta të natës”.

Këtu bëhet fjalë për namazin e akshamit dhe të jacisë, sepse akshami është menjëherë pas perëndimit të diellit, ndërsa jacia është pranë me sabahun. Sigurisht, përfshihet edhe namazi i natës, sepse edhe ai është afër sabahut. Janë quajtur ‘zulefen’ – ‘të afërta ose afruese’ edhe për një qëllim tjetër: sepse e afrojnë robin tek Allahu i Lartësuar.

– “Sigurisht që veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat.” – Pesë namazet e detyrueshme si dhe ato vullnetare, që u bashkëngjiten, konsiderohen si veprat më të mira dhe më të shpërblyeshme. Ato kanë një shpërblim shumë të madh prej Allahut të Lartësuar dhe Bujar. Përveçse sjellin mirësi të shumta në dynja dhe ahiret, namazet, – sikurse thotë Allahu i Lartësuar, – i fshijnë dhe i largojnë të këqijat.

Sigurisht, këtu bëhet fjalë për gjynahet e vogla, sikurse përcaktohet edhe në hadithe të sakta nga Profeti (a.s.). Nga këto hadithe mund të përmendim: “Pesë namazet, nga xhumaja deri në xhuma, nga Ramazani deri në Ramazan, janë falëse dhe shuajtëse të atyre gjynaheve që veprohen mes tyre, nëse robi u largohet gjynaheve të mëdha”. Kështu që bëhet fjalë për gjynahet e vogla.

Një argument tjetër që tregon për këtë është edhe ajeti në suren Nisa, ku thotë Allahu i Lartësuar: “Nëse largoheni prej gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gjynahet e vogla dhe do t’ju shpiem në një vend të nderuar.” [Nisa 31]. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë:

– “Ky është kujtim për ata që kujtojnë (Zotin e tyre).” – Ky është një kujtim i mrekullueshëm për ata që kujtojnë mësimet e Zotit. Përemri “ky” ndoshta ka për qëllim gjithçka që u përmend pak më sipër, si:

– qëndrueshmëria në rrugën e drejtë dhe përkushtimi për të mos dalë nga kufijtë që ka vendosur Allahu i Lartësuar;

– mosanimi nga ata që bëjnë padrejtësi dhe mosmiratimi i tyre;

– urdhri për faljen e namazit dhe qartësimi se të gjitha veprat e mira i fshijnë të këqijat. Të gjitha këto vlejnë për ata që duan të dinë se çfarë u ka urdhëruar dhe çfarë u ka ndaluar Allahu i Lartësuar. Për këtë arsye, ata përkushtohen me sinqeritet për t’i zbatuar ato, se kështu fitojnë mirësi dhe begati dhe u largohen fatkeqësitë e sprovat në dynja dhe ahiret. Sigurisht, urdhrat e Allahut të Lartësuar kanë nevojë për përpjekje dhe durim të madh, që të vihen në jetë, prandaj i Lartësuari thotë më pas:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/114-dhe-fale-namazin-ne-dy-skajet-e-dites-edhe-ne-oret-e-aferta-te-nates-sigurisht-qe-veprat-e-mira-i-shlyejne-ato-te-keqijat-ky-eshte-kujtim-per-ata-qe-kujtojne-zotin-e-tyre-2/feed/ 0